Aktualitet

U mori jetën prindërve, i riu nga Dibra në polici: Viktima tjera nëse nuk do më kapnit

Një javë pas krimit të dyfishtë që tronditi Peshkopinë, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me 26-vjeçarin Qemal Sela, i cili pak orë pas kthimit nga Anglia, ekzekutoi me breshëri kallashnikovi nënën dhe babain.

Vetem pak pas krimit te rende, kur policia e ka arrestuar dhe po e shoqeronte ne komisariat, ai eshte pyetur se po po shkonte me arme ne dore. Ai u ka thënë se ai po shkonte të vriste vëllain dhe dajën e tij. “Nëse nuk do më kapnit ju, unë do vrisja dhe këta dy të tjerët”, – është shprehur Qemal Sela.

Bëhet fjalë për bashkëshortët Flamur dhe Zeqimete Sela, përkatësisht 55 dhe 50 vjeç, mbi të cilët i riu zbrazi një karikator me plumba. Burime të sigurta nga policia e Dibrës dje bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “Llixha” të qytetit të Peshkopisë ka deklaruar në momentin e arrestimit se do të vriste edhe vëllain dhe dajën e tij.

Mësohet se ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë, e cila ishte afër hotelit 4-katësh ku u vranë burrë e grua, ka shmangur vrasjen e dy familjarëve të viktimave.

Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se Qemal Sela ka debatuar ashpër me të atin sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Sipas bluve, emigranti ka refuzuar të udhëtojë me babain që kishte dalë ta priste në aeroport me një taksi të prenotuar që në Peshkopi. Kjo për faktin se ai akuzonte prindërit e tij se kishin prishur të gjitha paratë që ai kishte dërguar nga Anglia përgjatë 7 viteve emigracion për të ndërtuar 2 hotele që shërbenin për personat që frekuentojnë llixhat e Peshkopisë.

Më 11 qershor, Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë caktoi masën e sigurisë “Shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik” ndaj 26-vjeçarit Qemal Sela, pasi dyshohet se ai vuan nga probleme mendore. Aktualisht autori vrasjes së prindërve të tij ndodhet në spitalin e burgut në kryeqytet.

KONFLIKTI BABË E BIR
Mbrëmjen e 6 qershorit, Qemal Sela ka mbërritur nga Londra në aeroportin e Rinasit. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë “përplasjen” mes babë e bir në aeroport, përplasje kjo që pak orë më vonë degjeneroi në vrasje. Sipas bluve, 55-vjeçari Flamur Sela kishte prenotuar një taksi që nga Peshkopia për të marrë të birin emigrant. Në momentin që 26-vjeçari ka zbritur nga avioni, babai i ka dalë para dhe i ka thënë: “Eja bir se kam marrë taksi për të shkuar në shtëpi”.

U mori jetën prindërve, i riu nga Dibra në polici: Viktima tjera nëse nuk do më kapnit Read More »

Ishulli Sazanit dhe Karabrunit pushtohet nga delfinet

Një delfin është gjetur në ujrat e qytetit të Vlorës. Ky është rasti i dytë brenda një muaji që rryma e detit nxjerr në sipërfaqe.

Delfini u pa mëngjesin e sotëm në zonën e “Ujit të Ftohtë” nga disa tursta . Delfini ka një gjatësi tre metra

Sipas specialistëve, delfinët janë afruar se tepërmi në vitet e fundit në bregdetin e Vlorës, për shkak edhe të ngrohjes globale, ndërkohë që shpesh bëhen viktima të goditjes aksidentale nga mjetet lundruese.

 

Ishulli Sazanit dhe Karabrunit pushtohet nga delfinet Read More »

Çdo kompromis për Europën, Edi Rama: Për hapjen e negociatave pranojmë kthimin e shqiptarëve nga BE-ja

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për portalin austriak Profil.at, ku ka folur për vendimin e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave në datën 28 qershor.

I pyetur nga gazetari austriak, Otmar Lahodynsky, Rama ka thënë se Shqipëria ka bërë çdo gjë që BE ka kërkuar, që prej ndryshimeve kushtetuese në kompromis me opozitën e deri tek zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Rama është ndalur edhe tek çështja e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, si një problem i ngritur nga vendet skeptike dhe ka thënë se Shqipëria është gati t’i kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatave.

Intervista e plotë në shqip:
Gazetari: Në fund të qershorit, Këshilli Evropian në Bruksel do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për momentin kjo gjë nuk duket shumë mirë.

Rama: Nëse vonesa e hapjes së negociatave për Shqipërinë, do ta ndihmonte Bashkimin Europian të frenonte rritjen e populizmit në BE atëherë unë jam gati.

Por ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam kushtetutën në kompromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje.

Tani po vendosim në punë një sistem të ri emërimi për gjykatësit dhe prokurorët. Natyrisht, Shqipëria ka nevojë ende për shumë kohë për t’u bërë anëtare e BE-së, por ne nuk jemi aktualisht të interesuar për anëtarësim. Nisja e negociatave për pranimin do na ndihmonte për zbatimin e reformave.

Gazetari: Disa shtete si Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Rama:Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen.

Nëse numri i refugjatëve rritet, ne presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal Kurz në Vjenë.

Gazetari: Sipas kancelarit austriak Sebastian Kurz ekziston një rrugë e re kalimi në Ballkan për refugjatët nga Shqipëria dhe Bosnja.

Rama:Ne kemi të regjistruar rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Ka rritje, por ende është një numër i vogël.

Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëve, ne do presim ndihmë nga BE.

Gazetari: Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai ka mbrojtur të vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.

Rama: Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij. Çfarë duhet të bëjmë?

Gazetari: E ndaluat dot ju kultivimin në shkallë të gjerë të kanabisit në Shqipëri gjatë vitit 2016?

Rama: Ne e luftuam në mënyrë efektive. Por kush flet për problemet e drogës në Holandë apo në Francë? Gjithmonë të akuzuar jemi ne shqiptarët.

Çdo kompromis për Europën, Edi Rama: Për hapjen e negociatave pranojmë kthimin e shqiptarëve nga BE-ja Read More »

Akuzat e PD, reagon bashkëpronari i Air Albania, Idrizi: Do t’ju hedh në gjyq. I kam votuar, por “Babalja” iu ka marrë partinë

Biznesmeni Sinan Idrizi ka reaguar për herë të parë pas akuzave të Partisë Demokratike se është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të qenë pronar i kompanisë së parë shqiptare të fluturimeve “Air

Albania”.

PD hedh dyshime se pas Idrizit fshihen para me origjinë të pistë, të vetë kryeministrit Edi Rama. Por biznesmeni nga Vlora deklaron se do të padisë në gjyq Jorida Tabakun, e cila lexoi deklaratën për shtyp nga selia e PD-së.

Më tej Idrizi shprehet se i ka dhënë votën kësaj partike kohë më parë, por tashmë kjo parti është marrë nga “Babalja”.

Në fund të reagimit të tij, biznesmeni Idrizi e mbyll me disa vargje për origjinën e tij vlonjate.

Reagimi i plotë:
Kam kohë që nuk kam më asnje iluzion për partinë e ashtuquajtur demokratike, të cilës i kam dhënë votën disa herë. Por jam i lumtur që nuk prita ditën kur atë parti e mori Babalja, për të hequr cdo iluzion të viteve të para të ndryshimit demokratik të Shqiperisë.

Kështu që kam vetëm keqardhjen që në gjykatë për shpifje dhe për cënim publik të emrit tim, jam i detyruar të coj zonjën që mori përsipër dje të lexojë një fletërrufe qesharake kundër meje në emër të Partisë Demokratike.

Edhe pse përseritja sot e te njejtave gomarrlleqe nga nje politikan i nje rangut me te ulet se Babalja eshte per te qeshur me te madhe.

Po nuk do te terhiqem nga cuarja ne gjyq e zonjes po vetem do te shtoj edhe kete firaunin tjeter ne liste dhe cdo shok apo shoqe tjeter te Babales qe do te dale neser per te rilexuar fleterrufene.

Per te tjerat nuk jam as i pari dhe as i fundit qe i del emri ne ate foltoresh turpesh publike,vetem e vetem se i perkas asaj kategorie shqiptaresh qe jetojne dhe bejne sukses me punen e tyre.

As qe e marr mundimin te sqaroj idiotesirat e thena ne adresen time nga nje grupim politik keqberesish te mbushur me ligesi dhe bosh nga koka e shpirti.

Po jam bashkaksioner i kompanise Air Albania ne baze te ligjeve te ketij vendi dhe fale perpjekjes sime per te qene pjese e nje historie te re te aviacionit shqiptar.

Do te investoj nga kapitali im te gjithe pjesen qe me takon ne ate kompani. Transparencen e pasurise sime e kane bere dhe do ta bejne institucionet financiare dhe autoritetet mbikqyrese,brenda e jashte vendi,ndersa vleren e investimit tim dhe te partnereve te tjere per t’u ngritur koken permes Air Albania shqiptareve te poshteruar ne gjithe keto vite me cmime te kripura per fluturime poshteruese ,le t’ua leme qytetareve shqiptare qe t’a vleresojne.

Sa per leket e shtetit qe babalet e asaj partie jane mesuar t’i bejne rrush e kumbulla kur kishin pushtetin dhe prandaj kudo ku shikojne investime u vete mendja vetem per kusarira,shteti shqiptar nuk do te paguaj asnje qindarke per kompanine e flamurit shqiptar.

Pjesmarrja e shtetit ne kete kompani eshte brenda te gjitha normave te Bashkimit Evropian nga pikepamja e aksioneve.

Dhe se fundi,po jo nga rendesia,meqenese e perdorni shpesh ”vlonjati Sinan İdrizi” ju rikujtoj ”vajzjotin primatvlonjat”

Jam vlonjat e jam vlonjat

e kam shkaben mem’e ate

shkaba trime dykrenore

fron’e saj e ka ne Vlore!

Akuzat e PD, reagon bashkëpronari i Air Albania, Idrizi: Do t’ju hedh në gjyq. I kam votuar, por “Babalja” iu ka marrë partinë Read More »

Bujar Asqeriu bën ironi me Veliajn: Pres të më ftojë për ndonjë ndeshje Botërorin tjetër

Me ironi ai tha se fjalën e tij dje e kanë censuruar televizionet edhe pse kishte qenë i të njëjtin mendim me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj për tolerancë 0 kundër korrupsionit.

“Sa dola unë, u censurua televizioni, askush nuk e dha fjalën time. I rashë mu në zemër korrupsionit, luftova korrupsionin deri në zemër, se kështu jam unë.

Këtë që tha kryetari i Bashkisë, tolerancë 0 kundër hajdutëve , kështu thashë dhe unë.

Të krijohemi një front total bashkë me qytetarët për ta luftuar korrupsionin, por qytetarët kanë frikë, se po tha ai që për shkollën kam paguar, atë e heqin nga puna, apo nga shkolla.

Duhet zhdukur frika, të rritet kurajo qytetare, të denoncojmë hajdutët. Mua m’u pre fjala. Thashë të ruajmë trashigiminë kulturore, m’u pre fjala.

Dua t’i them, Veliajt, që pas katër vitesh të më ftojë të shohim një ndeshje botërori, se këtë kampionat nuk do të më ftojë se është i zemëruar me mua,” tha Asqeriu./Balkanweb

Bujar Asqeriu bën ironi me Veliajn: Pres të më ftojë për ndonjë ndeshje Botërorin tjetër Read More »

Shqipëria mrekullia verore e Ballkanit !

Në Europë ka filluar zyrtarisht vera dhe temperaturat e larta do të bëjnë që profilet tuaja në median sociale të jenë shumë shpejt të mbushura me foto të pishinave të Santorinit, të fshatrave në majë të shkëmbinjve në Cinque Terre dhe të fushave të mbushura me livando të Provences. Por, nëse miqtë tuaj e ndjekin trendin, atëherë fotot mund të jenë nga mrekullitë e Ballkanit, shkruan revista neozelandeze “nzherald.co.nz”.

Në një përshkrim që u bën mrekullive të Ballkanit një vend të rëndësishëm zë edhe rajoni i Alpeve të Shqipërisë.

Më e mira për udhëtimet në mal: Bjeshkët e Namuna, Shqipëri

Alpet e Shqipërisë që ndodhen në pjesën veriperëndimore të vendit, duken kaq shumë të paarritshme, saqë banorët e zonës i quajnë Bjeshkët e Namuna. Por, eksploruesit kanë gjetur një kulturë antike dhe bukuri natyrore të pazbuluara, duke e bërë Shqipërinë një prej destinacioneve të reja më të kërkuara në listën e kompanisë prestigjoze për udhëtime “Exodus Travels”.

Çfarë të shihni dhe bëni?

Filloni duke shijuar jetën e përditshme në Shkodër, qytet antik dhe i mbushur ma xhami, pranë kufirit me Malin e Zi. Atje, të moshuarit luajnë me letra nën hijen e parqeve të qytetit, ndërsa të rinjtë pijnë kafe turke. Më pas, me një varkë shkoni në fshatin piktoresk të Valbonës dhe ecni përmes maleve që lidhin fshatrat e vetmuar nëpërmjet pyllit të dendur të Thethit dhe shtigjeve ende funksionale. Nëpërmjet një lugine rreth 1 800 metra mbi nivelin e detit, do të arrini në qafën e Valbonës. Nga aty fillon një zbritje e butë nëpërmjet një pylli me pisha dhe përfundon në fshatin e vogël katolik të Thethit, nga i cili merr emërtimin edhe pylli.

Një grup bujtinash tradicionale në fshatin e Valbonës ju lejojnë të dilni menjëherë nëpër shtigje. Më e rehatshmja është “Rezidenca”, një shtesë e kohëve të fundit të bujtinës së vogël 13 vjeçare “Rilindja”./ atsh

Shqipëria mrekullia verore e Ballkanit ! Read More »

Detajet nga dosja “Habilaj”, roli i policëve në trafikun e kanabisit

Është zbardhur një pjesë nga dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen “Habilaj-Tahiri”, në të cilën përmenden emrat e tre zyrtarëve të policisë në arrati Gjergj Kohila, Jaeld Cela dhe Sokol Bode, si dhe rolet që kishin ata në grupin e trafikut të drogës. Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Lala, thuhet se Sokol Bode iu ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

“Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrës të këtij grupi kriminal janë edhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke ju ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal me qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë”,- thuhet në dosje.

Nga ana tjetër një rol aktiv siç thuhet në dosje rezulton të ketë pasur edhe shefi i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët.

“Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë Shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj”,- sqarohet në dosje.

Detajet nga dosja “Habilaj”, roli i policëve në trafikun e kanabisit Read More »

Guximi i grekut ka dalë përtej parashikimeve, i bën namin oficerit!

Raportohet se ish-polici grek, Efthymios Efthymious, i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë më 29 janar, është marrë në pyetje tre ditë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Një oficer i policisë gjyqësore ka shkuar në mjediset e burgut të Bradasheshit në Elbasan, për të marrë në pyetje për rreth 4 orë shtetasin grek, i cili mbahet aty nën akuzë për vrasjen e Devi Kasmit.

Bëhet me dije se gjatë seancës së marrjes në pyetje, në prani të avokates dhe përkthyesit, Efthymious ka debatuar me oficerin gjyqësor, duke i kërkuar që të paraqitet një provë ndaj tij.

Sipas Prokurorisë, ka dyshime se shtetasi grek është vrasës me pagesë dhe ka ekzekutuar Devi Kasmin me porosi të Aurel Hoxhallarit, i cili është ende në kërkim, por Efthymious ka mohuar që të ketë qenë ai përfshirë në vrasje.

Ai thotë se emrin e Devi Kasmit e ka mësuar pas ngjarjes së rëndë, në polici, ndërsa thotë se në Shqipëri erdhi së bashku me një mikun e tij Apostol, i cili donte të blinte një qen.

“Erdha në Shqipëri me mikun tim Apostol. Ai kërkonte të blinte një qen. Apostoli qëndroi 5 ditë në Shqipëri, ndërsa unë do qëndroja më gjatë. Hoxhallarin e kam mik, jam njohur me të në Greqi. Edhe me të dyshuarit e tjerë njihem, jam prezantuar përmes Hoxhallarit. Ndërsa Marion Meshinin nuk e njoh”, tha ai para oficerit që e mori në pyetje.

Ai ka debatuar edhe për faktin se përse u mor në pyetje 5 muaj pas ngjarjes për të cilët akuzohet.

Guximi i grekut ka dalë përtej parashikimeve, i bën namin oficerit! Read More »