Aktualitet

Skandali/ Tronditet drejtësia, zbulohet grup i strukturuar kriminal në prokurori

Institucioni i organit të akuzës ka degraduar. Faktet po e vërtetojnë çdo ditë e më shumë.

Së fundmi, opinioni publik është shokuar, pasi flitet për një grup të strukturuar kriminal brenda prokurorisë.

Kjo u zbulua nga Komisioni i Vettingut, gjatë seancës dëgjimore për Prokurorin e Apelit, Gentjan Trenova.

Ky i fundit, ka amnistuar hetimet për një prokuror, i cili ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Gjithçka  ishte zbuluar nga një përgjim.

Prokuroria pretendohet se është institucioni që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, por  kjo duket se është vetëm në deklarata. Pasi realisht  është krijuar një aleancë mes prokurorëve të korruptuar dhe të inkriminuar që mbrojnë një tjetrin.

Ndryshe kjo aleancë me gjuhën e prokurorëve quhet grup  i strukturuar kriminal. Vërtet në skenë ka dalë prokurori A.K, por edhe sa të tjerë janë në këtë zinixhir nuk dihet.

Zbulimi i frikshëm i KPK -së

Prokurori Gentjan Trenova ka pushuar hetimin pasuror për shtetasin me inicialet V.L., këtë kallëzim e kishte bërë policia e Gjirokastrës.

V.L. ishte ndaluar nga policia greke me kanabis dhe pistoletë. Sipas policisë së Gjirokastrës ai kishte pasuri nga veprimtaria kriminale e drogës.

Sipas policisë ai kishte shumë para në banka dhe prona. Policia e kallëzoi tek krimet e renda, Trenova pushoi hetimin.

Më 30.3.2015 Trenova vendosi mos fillim hetimi pasuror. Sipas KPK –s,  Trenova nuk ka bërë asnjë veprim por ka shkelur ligjin. Nuk ka verifikuar as në bankë as në QKR as tek noteri asngjëkundi për shtetasin V.L. procedimi penal nr.287, viti 2014. Trenova ishte prokuror për të ndjekur këtë hetim.

Në këtë procedim kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K. Kjo çështje u ndoq fillimisht nga dy prokurë.

Por në janar 2016 i kaloi Trenovës. Por në mars 2016 Trenova mbylli hetimin më pasi gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim, hetimi i kryer nga Trenova për këtë procedim ka qënë të pa plota dhe nuk kanë zbardhur të vërtetën.

Kolegia e Trenovës e cila u zëvendësua kishte vendosur të pyeste prokurorin e dyshuar të sekuestronte telefonat, të kontrollonte makinën.

Por, këto veprime Trenova as i ndoqi. Prokurorja e cila kishte këtë procedim është prokurorja E.M. por e zevëndësuan. Nuk është verifikuar as telefoni i dyshuar A.L që fliste me prokurorin për aktin korruptiv./CNA.

Skandali/ Tronditet drejtësia, zbulohet grup i strukturuar kriminal në prokurori Read More »

“Tronditja më e madhe në jetë”, rasti i dhimbshëm kur qau Rama

Edhe pse përgjithësisht Rama i ka tregua medias anën e tij të vrazhdë, rrëfimet e tij kanë treguar se edhe kryeministri ka kaluar distfatat e tij në jetë që i ka kaluar me shumë dhimbje.

Vetë ai ka rrëfyer kohë më parë se qan se ka ndodhur disa herë të qajë, por tronditjen më të madhe e ka pësuar në humbjen e babait.

“Është shumë e vështirë të flas për këtë gjë, por nuk kam pse të mos ua tregoj! Pati një sëmundje shumë të rëndë dhe shumë të papritur. Ishte shumë e papritur për të, shumë e papritur për të gjithë ne, dhe dëshpërim shumë i madh, sepse sëmundja ishte shumë e avancuar dhe shpresat nuk ishin shumë të mëdha.

Megjithatë ishte një betejë që duhej bërë dhe, si në çdo sfidë të njeriut, edhe në një sëmundje shumë të rëndë.

I thanë që kishte këtë sëmundje, por luftoi shumë dhe e mposhti sëmundjen. Hërë pas here bënte analizat dhe dukej sikur po përmirësohej, pastaj pati një moment kur u duk se nuk kishte më përmirësim. Pastaj u kapërcye ai moment, dhe kur kemi marrë përgjigjen që analizat dolën shumë mirë, ka qenë momenti më i lumtur dhe gëzimin ma ka dhënë ai.

Dhe një mësim shumë i madh që mora prej tij. Nuk ka gjë më të bukur sesa kur je i madh dhe mëson nga një i vogël, është një mësim që të mbreson për gjithë jetën!” /albeu.com/

“Tronditja më e madhe në jetë”, rasti i dhimbshëm kur qau Rama Read More »

Miku i Izet Haxhisë paralajmëron surpriza të mëdha, lidhja e kryegjyqtarit të Apelit Hysni Demiraj me vrasjen e Azem Hajdarit

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara i ftuar në studion e Report Tv pas vendimit të gjykatës për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’ ka paralajmëruar surpriza në vijim të procesit. I njohur si mik i Izet Haxhisë, ai u shpreh se ish-bodigardi i Berishës e fitoi betejën e parë, ndërsa tashmë vëmendja zhvendoset në apel. Në këtë shkallë të drejtësisë Kara thotë se në krye të Apelit të Tiranës ndodhet një person që ka konflikte të hapura interesi, pasi dy kushërinj të tij të parë janë të vrarë në këtë ngjarje, ndërsa Berisha shton ai tha mesazhin për të vepruar kundër Haxhisë.

Përsa i përket dosjes me mbi 700 faqe, Kara thekson se nga ajo që ka parë ai dhe avokati është lemeri dhe për të vendosur duart në kokë. Pas dy dekadash procesi i vrasjes së deputetit të PD-s Azem Hajdari njohur si vrasja e shekullit shkon drejt rihapjes. Gjykata e Tiranës i ka pranuar Izet Haxhisë të drejtën për të rivendosur në afat dënimin me 25 vite burg në mungesë ndaj tij si një ndër autorët e vrasjes së Hajdarit në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Vendimi i sotëm i gjykatës
Nga sot Izet Haxhia ka të drejtë për të dërguar kërkesën në Apel për të kontestuar dënimin me 25 vite në mungesë. Është një fitore e tij personale. Ai u vetëdorëzua duke rrezikuar 25 vite burg vetëm që të dëgjohet, të fitojë të drejtën e tij dhe duket një çudi e madhe që njerëzit mund të gjejnë drejtësi, kjo është një shkëndijë. Të sakrifikojë jetën për të gjetur drejtësi. Izeti nuk ka të bëjë vetëm me një person si Berisha, por me një sistem të ideuar nga ky arkitekt nga 1991, nga prokuroria, gjykata etj. Kemi të bëjmë me një luftë të madhe.

Vendimi i gjykatës së Apelit
Në krye të Apelit të Tiranës ndodhet një person që ka konflikte të hapura interesi, pasi dy kushërinj të tij të parë janë të vrarë në këtë ngjarje, mund të shikohet një gjykatë tjetër. Ne do të jemi të kujdesshëm dhe nuk do të lejojmë që të ndodhë mohimi i drejtësisë. Dalja dhe shfryrja e Berishës dje, është e njëjta sikur bëri me Metën, para se të merrte pafajësinë nga gjykata e Lartë. Hëngri një darkë dhe u dha mesazhin veglave të tij të drejtësisë. Dje në daljen në media hapi gojën ndaj Izetit. Berisha sa herë hap gojën ndyn të tjerët.

Provat e reja
Është gabim profesional të flas për prova tani. Ajo që pashë është për të vendosur duart në kokë. Dje është marrë kjo dosje, habitem që strukturat e shtetit nuk japin dokumentet. Dosja 700 faqe është parë nga avokati, dhe ka parë lemeri me sy. Po marrim rastin e bllokut të Perikli Tetës, janë 21 politikanë nga PD; Berisha, Pollo, Memia, Topalli, Gjana, etj, të cilët nuk janë paraqitur në proces, dosja është dëmtuar. Që në hetim është shkallmuar cdo gjë. Është i njëjti prokuror që e kam në gjyqet e mia me Berishën.

Bisedat me Izet Haxhinë
Frikrat suporhtoen në mënyrë të ndryshme, nuk ka vend për frikë, është i interesuar që të shkojë në një përballje jo vetëm me Berishën, por edhe më të tjerët. Ai ka frikë mos humbasë, edhe unë kërkoj që të përballem me Berishën, ai është një nga njerëzit më të korruptuar, që ka ndikuar në dëm të ekonomisë tonë. Është arkitekti i këtij sistemi, deri tani nuk është përballur me asnjë. Nëse nuk përballet në gjykatë do të përballet me protesta, nuk ka vend për tërheqje.

Vendimi i Strasburgut
Gjykata i hapi rrugë rishqyrtimit, ashtu sikur i dha qeveria Berisha në 2007. Nuk kemi drejtësi në Shqipëri, jemi një popull i marrë peng, ky proces do të jetë një tërmet, sikur edhe proceset e tjera.

Miku i Izet Haxhisë paralajmëron surpriza të mëdha, lidhja e kryegjyqtarit të Apelit Hysni Demiraj me vrasjen e Azem Hajdarit Read More »

Berisha zhduk ose çon në azil ata me të cilët bëri krimet: Nga Gazidede, vrasësit e Remzi Hoxhës, Izet Haxhia, Luan Hoxha i Gërdecit e deri te Ndrea Prendi i 21 janarit

Sali Berisha me sa duket ka “dorën e rëndë” pasi të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar për të realizuar të gjithë krimet dhe punët e pista kanë pasur një fat të keq. Pjesa më e madhe e tyre nuk jeton më dhe janë ndarë nga kjo botë ose nga ndonjë sëmundje e ngadaltë ose nga ndonjë sëmundje e papritur, për të zhytyr në mister gjithçka që ka pasur lidhje me ta dhe kupolën qeverisëse të vendit.

Të përdorurit prej tij në krimet monstruoze që ka bërë në Shqipëri në kurriz të shqiptarëve për vite e vite me radhë janë përballur me humbje jete dhe shkatërrim familjar. Nuk mund të harrohet përdorimi që i bëri ish kreut të SHIK Bashkim Gazidede, nga përgjimi, survejimi dhe shkatërrimi i opozitës së atëhershme e deri tek zhdukja e veprimtarit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, varri i të cilit nuk është gjetur as sot e kësaj dite.

Sapo Remzi Hoxha rrezikoi dekonspirimin e ish Presidentit Sali Berisha si shërbëtor besnik i serbëve dhe Milosheviçit në atë kohë, thuhet se ka pasur dhe një filmim për takimet e Berishës me Milosheviçin dhe Gligorovin në Shën Naum apo me Arkanin në Shkodër dhe Tetovë, Berisha urdhëroi Gazideden që të zhduket Remzi Hoxha autori i filmimit të takimeve.

Një skenar mafioz që solli dhe pastrimin e tërë skenës, përfshirë dhe realizuesit. Ku njëri nga ish shefat e SHIK-ut Avni Koldashi është në çmendine, tjetri Ilir Kumbaro është në arrati në Britani dhe mbrohet nga njerëz të Berishës, Arben Sefgjini është në Shqipëri, por nën monitorim të rreptë nga ana e njerëzve të Berishës.

Ndërsa shefi i tyre Bashkim Gazidede është shuar dalëngadalë pas azilit në Turqi dhe ftesës për “kthim” në Shqipëri më 2005 ku menjëherë pas emërimit nëndrejtor i Hipotekave, shëndeti i tij mori tatëpjetën dhe tashmë prehet në banesën e fundit.

Pasi me sa duket dinte shumë, që nga survejimi i opozitës dhe njerëzve kundërshtarë ndaj Berishës, involvimit të shërbimit sekret serb tek Berisha, priramidat mashtruese financiare e deri në shkatërrimin e shtetit më 3 ditë në mars 1997.

Por Berisha nuk është ndalur këtu, në shkatërrimin e të gjithë njerëzve që i kishin shërbyer dhe që dinim shumë për të. Për të vijuar më pas me Azem Hajdarin, Pjetër Arbnorin, i cili pavarësisht se i shpëtoi vdekjes në vitin 2000 kur e përdorën si në kohën para mesjetës si “dash” për të hapur derën e kryeministrisë, gjeti vdekjen në një spital në Itali pa qënë sëmurë. Për të mos përmendur më pas ish truprojën e tij Izet Haxhia, të cilin e përdori për grushtin e dështuar të shtetit më 14 shtator pas vrasjes së Azem Hajdarit, njëherësh i bëri puçin për ta eleminuar ose futur në burg duke e akuzuar si vrasës të liderit të dhjetorit.

Falë informacioneve dhe shkathtësisë së tij, e ka pranuar vetë Izeti, ish truproja e Berishës mundi të largohej jashtë vendit dhe të kërkonte strehim politik në Turqi, duke shpëtuar jetën e tij. Tashmë është në Shqipëri dhe pritet të rrëfejë të gjitha krimet e Berishës, madje ka kërkuar dhe ballafaqim sy për sy me ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Ndërkohë që fati i Luan Hoxhës ish shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare dihet tashmë, pasi kërcënimi i Sali dhe Shkëlzen Berishës për të mos folur për Gërdecin bëri që ai të largohej dhe të kërkonte azil politik në SHBA.

Humbi atdheun, por fitoi jetën gjeneral Luan Hoxha, dhe për këtë i është mirënjohës ambasadës së SHBA dhe “këmbëve të lehta” për të ikur sa më shpejt nga vendi. Pasi Kosta Trebicka vetëm pak dinte dhe e “dërguan” për “gjueti” në Korçë për t’u kthyer i vdekur në mënyrë misterioze në shtëpi. Dhe po në mënyrë misterioze dhe familja e tij dhe të afërmit kanë mbyllur gojën dhe as guxojnë të përmendin vdekjen e tij.

Vijojnë biznesin me Odeta Nishanin, gruan e ish ministrit të Brendshëm dhe ish Presidentit Bujar Nishani. Për të ardhur tek ngjarja e 21 janarit të vitit 2011, ku me urdhër të Berishës u vranë nga Garda e Republikës katër demonstrues të pafajshëm të opozitës së atëhershme të udhëhequr nga Edi Rama, mu në mes të Bulevardit përballë kryeministrisë.

Askush nuk e heq nga vëmendja atë kohë, por nuk harron as syrin e nxirë të ish kreut të Gardës së Republikës Ndrea Prendi, nxirje që i erdhi në rrethana misterioze nga brenda godinës së Kryeministrisë ku gjendeshin Berisha dhe Basha brenda. Dhe shoqëruesit e tyre kuptohet. Pasi mori një dënim qesharak, Ndrea Prendi dhe gardisi Agim Llupo janë zhdukur nga qarkullimi. Prendi mësohet se është jashtë vendit, ndërkohë që Llupo herë pas herë rikthehet në Shqipëri./Pamfleti

Berisha zhduk ose çon në azil ata me të cilët bëri krimet: Nga Gazidede, vrasësit e Remzi Hoxhës, Izet Haxhia, Luan Hoxha i Gërdecit e deri te Ndrea Prendi i 21 janarit Read More »

Kryemadhi lojë me “dy porta”, përmes Luanit sulmon Bashën se po bllokon Parlamentin. Nxjerr Vasilin për të akuzuar Ramën e Ruçin

Lojë me dy porta e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në raport me PD dhe Lulzim Bashën në opozitë dhe PS e Edi Ramën në mazhorancë.

Kjo është vënë re në seancën e sotme parlamentare, kur teksa Basha kishte bllokuar foltoren dhe nuk lejonte asnjë deputet të merrte fjalën, numri dy i LSI Luan Rama ka akuzuar kryetarin e PD se ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe për pasojë dhe seancën parlamentare.

Një shpërthim i tillë i nënkryetarit Luan Rama ka ardhur pasi me sa duket LSI është revoltuar nga protagonizmi i përjavshëm i Lulzim Bashës, që duke bllokuar foltoren, njëherësh ka nxjerrë jashtë loje dhe Monika Kryemadhin dhe deputetët e tjerë të kësaj partie, që nuk kanë mundësi të flasin dhe të bëjnë opozitë.

Kështu, ditën e sotme LSI është revoltuar me Lulzim Bashën, pasi kreu demokrat për të disatën seancë parlamentare me radhë, ka zaptuar foltoren e Kuvendit dhe nuk pranon të largohet.

Për këtë arsye, shumë deputetë kanë tërhequr fjalimet e tyre, të parashikuara për seancën e kësaj të enjte, duke filluar nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, por dhe të LSI.

Luan Rama, nënkryetari i LSI, që kishte për të folur, është ngritur nga vendi i revoltuar, duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, që të lirojë foltoren e zënë nga Lulzim Basha.

“Zoti kryetar i Kuvendit krijoni normalitetin dhe lironi foltoren siç mund të flitet në normalitet. Jemi këtu që të demonstrojmë që parlamentarizmi është institucion.

Ndaj çdo sjellje që cënon parlamentarizmin dhe cënon atë pjesë të etikës, që të sigurojë bashkëveprimin reciprok, s’mund të vazhdojë më tej.

Jemi përballë vendimit të BE, dhe kjo shfaqje e shëmtuar se meriton që Shqipërisë t’i çelen negociatat. Këtë vërejte e kam për ju zoti Ruçi, që vijon për disa javë. Kam qëndrimin tim dhe të grupit që përfaqësoj.

Nuk mund të vazhdohet më kështu, ky nuk është një parlament normal. Unë s’mund të dal e të flas, kur foltorja mbahet e mbllokuar. Merrni masa që kjo të mos ndodhë”, iu drejtua Luan Rama kryeparlamentarit.

Një goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Lulzim Bashës i cili që nga podiumi i Kuvendit po dëgjonte e shikonte numrin dy të partisë që pretendohet të jetë aleate me të, LSI, që të sulmojë pa mëshurë aksionin politik të PD për të bllokuar punimet e Kuvendit./Pamfleti

Kryemadhi lojë me “dy porta”, përmes Luanit sulmon Bashën se po bllokon Parlamentin. Nxjerr Vasilin për të akuzuar Ramën e Ruçin Read More »

Fatos Nano “plas” bombën, flet për politikanët mosmirënjohës në Shqipëri

Ish kryeministri Fatos Nano është një nga figurat më të rëndësishme të jetës politike në vend. Edhe pse në virtualitet, çdo postim i tij, tërheq mjaft vëmendje. Këtë herë ish kryeministri ka zgjedhur të denoncojë fenomenet e shëmtuara brenda politikës shqiptare.

Nano nuk ka ngurruar as të zbulojë se shumë personazhe të njohura, janë treguar mosmirënjohës ndaj tij, pavarësisht ndihmës që i ka dhënë.

“Shumë personazhe të politikës dhe që janë futur aty prej meje, janë treguar cinikë dhe mosmirënjohës.Madje që ka disa nga ata që kanë kërkuar falje, por se cinizmi dominon sot në arenën politike shqiptare.

Politika shihet si biznes, por për diçka deri më sot nuk pendohem, për angazhimin tim në politikë. Sepse për aq kohë sa isha në krye të PS dhe qeverisë ,bëra shumë mirë detyrën…. Me respekt #fatosnano #tiran”, shkruan ai.

Fatos Nano “plas” bombën, flet për politikanët mosmirënjohës në Shqipëri Read More »

Miku i Izet Haxhisë paralajmëron surpriza të mëdha, lidhja e kryegjyqtarit të Apelit Hysni Demiraj me vrasjen e Azem Hajdarit

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara i ftuar në studion e Report Tv pas vendimit të gjykatës për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’ ka paralajmëruar surpriza në vijim të procesit. I njohur si mik i Izet Haxhisë, ai u shpreh se ish-bodigardi i Berishës e fitoi betejën e parë, ndërsa tashmë vëmendja zhvendoset në apel. Në këtë shkallë të drejtësisë Kara thotë se në krye të Apelit të Tiranës ndodhet një person që ka konflikte të hapura interesi, pasi dy kushërinj të tij të parë janë të vrarë në këtë ngjarje, ndërsa Berisha shton ai tha mesazhin për të vepruar kundër Haxhisë.

Përsa i përket dosjes me mbi 700 faqe, Kara thekson se nga ajo që ka parë ai dhe avokati është lemeri dhe për të vendosur duart në kokë. Pas dy dekadash procesi i vrasjes së deputetit të PD-s Azem Hajdari njohur si vrasja e shekullit shkon drejt rihapjes. Gjykata e Tiranës i ka pranuar Izet Haxhisë të drejtën për të rivendosur në afat dënimin me 25 vite burg në mungesë ndaj tij si një ndër autorët e vrasjes së Hajdarit në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Vendimi i sotëm i gjykatës
Nga sot Izet Haxhia ka të drejtë për të dërguar kërkesën në Apel për të kontestuar dënimin me 25 vite në mungesë. Është një fitore e tij personale. Ai u vetëdorëzua duke rrezikuar 25 vite burg vetëm që të dëgjohet, të fitojë të drejtën e tij dhe duket një çudi e madhe që njerëzit mund të gjejnë drejtësi, kjo është një shkëndijë. Të sakrifikojë jetën për të gjetur drejtësi. Izeti nuk ka të bëjë vetëm me një person si Berisha, por me një sistem të ideuar nga ky arkitekt nga 1991, nga prokuroria, gjykata etj. Kemi të bëjmë me një luftë të madhe.

Vendimi i gjykatës së Apelit
Në krye të Apelit të Tiranës ndodhet një person që ka konflikte të hapura interesi, pasi dy kushërinj të tij të parë janë të vrarë në këtë ngjarje, mund të shikohet një gjykatë tjetër. Ne do të jemi të kujdesshëm dhe nuk do të lejojmë që të ndodhë mohimi i drejtësisë. Dalja dhe shfryrja e Berishës dje, është e njëjta sikur bëri me Metën, para se të merrte pafajësinë nga gjykata e Lartë. Hëngri një darkë dhe u dha mesazhin veglave të tij të drejtësisë. Dje në daljen në media hapi gojën ndaj Izetit. Berisha sa herë hap gojën ndyn të tjerët.

Provat e reja
Është gabim profesional të flas për prova tani. Ajo që pashë është për të vendosur duart në kokë. Dje është marrë kjo dosje, habitem që strukturat e shtetit nuk japin dokumentet. Dosja 700 faqe është parë nga avokati, dhe ka parë lemeri me sy. Po marrim rastin e bllokut të Perikli Tetës, janë 21 politikanë nga PD; Berisha, Pollo, Memia, Topalli, Gjana, etj, të cilët nuk janë paraqitur në proces, dosja është dëmtuar. Që në hetim është shkallmuar cdo gjë. Është i njëjti prokuror që e kam në gjyqet e mia me Berishën.

Bisedat me Izet Haxhinë
Frikrat suporhtoen në mënyrë të ndryshme, nuk ka vend për frikë, është i interesuar që të shkojë në një përballje jo vetëm me Berishën, por edhe më të tjerët. Ai ka frikë mos humbasë, edhe unë kërkoj që të përballem me Berishën, ai është një nga njerëzit më të korruptuar, që ka ndikuar në dëm të ekonomisë tonë. Është arkitekti i këtij sistemi, deri tani nuk është përballur me asnjë. Nëse nuk përballet në gjykatë do të përballet me protesta, nuk ka vend për tërheqje.

Vendimi i Strasburgut
Gjykata i hapi rrugë rishqyrtimit, ashtu sikur i dha qeveria Berisha në 2007. Nuk kemi drejtësi në Shqipëri, jemi një popull i marrë peng, ky proces do të jetë një tërmet, sikur edhe proceset e tjera.

Miku i Izet Haxhisë paralajmëron surpriza të mëdha, lidhja e kryegjyqtarit të Apelit Hysni Demiraj me vrasjen e Azem Hajdarit Read More »

Adoleshentja shqiptare largohet nga shtëpia, lë letrën për prindërit: Nuk dua të jetoj si çdo vajzë…

Tri ditë pasi i kishte mbushur 18 vjet, Donjeta Cenaj, nga fshati Jagodë i komunës së Klinës, kishte dalë nga shtëpia e saj. Ajo i kishte njoftuar prindërit përmes një letre se po largohej nga shtëpia për të filluar një jetë të re, e vetme. Ua kishte sqaruar se nuk po martohej, por po planifikonte të jetonte jetën që ajo e do, mirëpo pa dhënë ndonjë detaj se çfarë. E krejt në fund, u kishte thënë se i do shumë.

Donjeta është larguar mëngjesin e ditës së djeshme nga shtëpia. Prindërit dhe familjarët nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj. Prindi i saj, Lumni Cenaj, e ka raportuar vajzën të zhdukur në polici.Për Gazetën Express, Lumni Cenaj, vajzën e tij e përshkruan si të qetë, shumë serioze dhe të vetëdijshme. Ai thotë se Donjeta ka dalë rrallë në qytet dhe nuk ka qenë shumë e shoqëruar, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke shikuar filma dhe seriale në laptopin e saj.Tri ditë pasi i kishte mbushur 18 vjet, Donjeta Cenaj, nga fshati Jagodë i komunës së Klinës, kishte dalë nga shtëpia e saj. Ajo i kishte njoftuar prindërit përmes një letre se po largohej nga shtëpia për të filluar një jetë të re, e vetme. Ua kishte sqaruar se nuk po martohej, por po planifikonte të jetonte jetën që ajo e do, mirëpo pa dhënë ndonjë detaj se çfarë. E krejt në fund, u kishte thënë se i do shumë.

Donjeta është larguar mëngjesin e ditës së djeshme nga shtëpia. Prindërit dhe familjarët nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj. Prindi i saj, Lumni Cenaj, e ka raportuar vajzën të zhdukur në polici.

Për Gazetën Express, Lumni Cenaj, vajzën e tij e përshkruan si të qetë, shumë serioze dhe të vetëdijshme. Ai thotë se Donjeta ka dalë rrallë në qytet dhe nuk ka qenë shumë e shoqëruar, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke shikuar filma dhe seriale në laptopin e saj.

Letra qe Donjeta ua la familjes para se te largohej nga shtepia
Letra qe Donjeta ua la familjes para se te largohej nga shtepia
Donjeta nuk shkonte në shkollë pasi ajo vitin e kaluar bashkë me familje ishte kthyer nga Gjermania dhe këtu nuk kishte mundur të regjistrohej në gjimnaz.

“Donjeta ka qenë në shkollë deri në klasën e shtatë këtu në fshat. Ne kemi shkuar në Gjermani në vitin 2014, atje ka kryer edhe tri vite shkollë. Jemi kthy vitin e kaluar në muajin tetor, kom tentu me regjistru në gjimnaz, po skom mujt. U kanë shumë e vetëdijshme, e qëte, serioze”, thotë prindi i saj për Gazetën Express.

Ai thotë se vajza e tij s’ka bërë fjalë me askënd, ndërsa para tri ditësh më 18 qershor i ka mbushur 18 vjet.

“Ajo nuk ka shku askund, shumë rrallë ka dalë në qytet. Ka nejt te shpija në laptop të vetin. Ka kqyrë filma, seriale, nashta ka shkru edhe me dikon nuk e di. Ka qenë shumë serioze”, thotë Cenaj.

Rastin e ka raportuar edhe në polici. Driton Rugova nga policia rajonale e Pejës ka konfirmuar rastin për Express.

“Prindi ka raportuar vajzën në polici, nga data 20 ajo nuk ndodhet në shtëpi. Janë njoftuar prokurori dhe njësitë e hetimeve që po merren me rastin”, tha Rugova./lexo.al

Adoleshentja shqiptare largohet nga shtëpia, lë letrën për prindërit: Nuk dua të jetoj si çdo vajzë… Read More »