Aktualitet

Vettingu, gjyqtarja e Apelit Vlorë po hetohet për një apartament e një makinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një seancë dëgjimore me gjyqtaren e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja), vendimi i cili do të merret në 25 qershor.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja do të shqyrtojnë dosjen e gjyqtares bazuar në tre kritere, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësimin profesional.

Brikena Ukperaj (Lubonja) është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Relatorja Etleda Çiftja tha se ILDKPKI ka paraqitur raport pozitiv dhe se gjyqtarja nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka deklarim të rremë.

“Hetimi u përqendrua në një apartament në Tiranë të blerë në vitin 2012 në Selitë dhe një makinë”, tha realtorja.

Po ashtu është hetuar edhe bashkëshorti për pjesën që i takon prej 50%.

Relatorja Etleda Çiftja tha se “Ka pasur 12 denoncime nga qytetarët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”. Por sipas relatores, komisioni ka arritur në konkluzionin se denoncimet mund të zgjidhen në rrugë gjyqësore.

Nga ana e saj gjyqtarja Ukperaj tha se është njohur me materialet dhe se i qendron te gjitha atyre qe ka shpjeguar.

“Mendoj se bej pjesen e shendoshe te sistemit”, ka thënë Ukperaj përpara KPK.

Vendimi do te jepet me 25 qershor.

Ukperaj e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës. Ajo ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjes dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Ukperaj zotëronte rreth 247 mijë lekë pasuri përpara fillimit të detyrës në vitin 2006. Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e saj kap vlerën e 7.7 milionë lekëve ku pjesën kryesore të rritjes e përbën blerja e një apartamenti.

Në vitin 2012, gjyqtarja ka blerë një apartament në Selitë të Tiranës me vlerë 44 877 euro. Burimi i kësaj pasurie është një kredi bankare prej 5 milionë lekësh si dhe 9 mijë euro hua të marrë nga prindërit, shumë e cila rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2016.

Paralelisht me apartamentin, gjyqtarja e Apelit zotëron likujditete në bankë në vlerën e rreth 400 mijë lekëve si dhe pasuri të luajtshme në rreth 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) për periudhën deklaruese kapin vlerën e 13.7 milionë lekëve, ku pjesa dërrmuese përbëhet nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 11 deklarata pasurie, të cilat rezultuan të gjitha pa probleme./gjurma

Vettingu, gjyqtarja e Apelit Vlorë po hetohet për një apartament e një makinë Read More »

Plasin midhjet mbi eskortën e Kryeministrit

Gjatë vizitës së tij në Sarandë Edi Rama është pritur me protesta nga të rinjtë e PD dhe LSI.

Para se Rama të zhvendosej në Karahaxh për turin e llogaridhënies protestuesit ishin vendosur në rrugë.

Të rinjtë e dy forcave politike opzitare kanë qëlluar me midhje eskortën e Kryeministrit, ku në dorë mbanin pankarta ‘’Rama ik ose largohu’’.

Edhe më herët, të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar para takimeve të Ramës. Kështu ka ndodhur së fundmi në Fier, Vlorë, dhe vende të tjera ku Rama ka zhvilluar takime me komunitetin.Plasin midhjet mbi eskortën e Kryeministrit (Video)

Plasin midhjet mbi eskortën e Kryeministrit Read More »

“Diçka ka luajtur”, Spartak Ngjela flet për lojën me refugjatët: A do t’ia pranojë Uashingtoni?

Rama: nga pranimi i armëve kimike të Sirisë, te kërkesa për refugjatët e Sirisë. Është krejt e njëjta gjë, se dhe armët i kërkoi vetë Rama.
Shkruan Spartak Ngjela

l. Janë shumë ata që më pyesin: vërtet do të pranojë refugjatë sirianë ky kaqoli që kemi sot kryeministër?Pse më pyesni mua – iu them unë- mgrihuni dhe rrëzoheni. Shenjat janë se këta refugjatë i ka kërkuar ky. Njëlloj sikurse kërkoi armët kimike të Sirisë.

Po, a do t’ia pranojë Uashingtoni? E rëndësishme për shqiptarët është që politika amerikane t’ia denoncojë kërkesën e tij. Se pastaj ia gjejnë vendin shqiptarët. Por lajmi ka ngërç logjik, se numuri prej 600 mijë refugjatësh krijon një shtet të ri në Ballkan. Pse, këta që flasin qesim për 600 mijë refugjatë, sa banorë e dinë Malin e Zi ? Mali i Zi sot është 650 mijë banorë.

Po nuk ka nevojë se Rama është i ikur. Po pyetja është kjo: pse nuk ikën vetë ky pafille, vërtet mendon se mund të fitojë mbijetesën me paratë e korrupsionit edhe pse është krejt i paaftë? Jo, ai po kërkon destabilizimin e Shqipërisë me çdo kusht. Që të ikë nga Shqipëria në Stamboll si i përndjekur.
Por, a do ta realizojë. Destabilizimin e Shqipërisë? Kjo është pamundësi absolute

ll.Gjithë shpresa e Ramës dhe Saliut ka qenë mos-hapja e negociatave. Për këtë i kanë luajtur të gjithë gurët. Po ndërkohë e shohim se kanë dështuar. Hapja e negociatave është një akt politik i Komisionit Europian, dhe nuk është votim në parlamentet përkatëse të vendeve të BE. Votimi parlamentar vjen në çastin e pranimit të anëtarësisë.

Menjëherë vendi negociator nënshkruan një marrëveshje me Komisionin për të pranuar 35 kapitujt që përbëjnë negociatat, dhe për këta kapituj negociohet vazhdmisht. Të 35 kapitujt, janë në fakt ato që po presin shqiptarët sot: drejtësia, tregu dhe administrata shtetërore. Domethënë, për faktin që ligjet e reformës në drejtësi kanë përfunduar, kapitujt e negociatave skartojnë korrupsionin shqiptar duke vendosur drejtësinë.

Kjo është arsyeja që Sot të korruptuarit e mëdhenj po duan me çdo kusht destabilizimin e Shqipërisë. Dhe, në këtë kontekst, sigurisht që janë edhe refugjatët sirianë.Por nuk shoh asnjë mundësi për këta refugjatë, se koncepti e rrëzon numri 600 mijë.Është për të qeshur: 600 refugjatë nuk i akomodon dot as Amerika.

Po pse ka dalë shifra? Diçka ka luajtur… por jam i bindur se këtu ka ndërhyrë edhe mëndjengushtësia ë kryeministrit shqiptar. Gjithsesi këta të korruptuar të dy krahëve të politikës në çdo çast mendja iu punon për të krijuar destabilizim në Shqipëri. Por e kanë nga e keqja, prandaj le të notojnë dhe ca pak kohë në ujrat e tyre…

Negociatat do të hapen domosdoshmërisht.

“Diçka ka luajtur”, Spartak Ngjela flet për lojën me refugjatët: A do t’ia pranojë Uashingtoni? Read More »

Deklarata e fortë e Izet Haxhisë: Berisha bëri një marrëveshje për të vrarë disa njerëz, disa i vranë mua jo

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit doli sot para gjykatës dhe ka bëri një kërkesë të fortë.

Ai ka kërkuar në gjykatë përballjen me ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, për t’ia thënë të gjitha të vërtetat në sy dhe për ta gjykuar më pas drejtësisë se kush ka të drejtë.

“Berisha beri nje marreveshje per te vrare disa njerez, disa i vrane mua jo. Dua të përballem në gjyq me Saliun”, ka qënë deklarata e fortë e ish truprojës së Sali Berishës.

Më herët ai e ka akuzuar më shumë krime, mes të cilave për vrasjen e djemve të Tropojës, urdhërimin për vendosjen e ekspozivit në ambasadën amerikane, eleminimin e ambasadores së SHBA Mariza Lino dhe një sërë akuzash të tjera.

Deklarata e fortë e Izet Haxhisë: Berisha bëri një marrëveshje për të vrarë disa njerëz, disa i vranë mua jo Read More »

KPK e nxjerr të pastër, familjarët shpërthejnë në akuza ndaj gjyqtares së Vlorës (Video)

Brikena Ukperaj (Lubonja) ka dalë sot para KPK-së për t’u përballur me provën e Vettingut. Teksa ajo qendronte brenda sallës, jashtë ambienteve ka ardhur një ankesë në drejtim të gjyqtares së Apelit të Vlorës. Familja Bodo e ka akuzuar gjyqtaren se prej vitesh nuk i ka dhënë tokën që atyre u takon dhe sa sipas tyre ajo ka dhënë një vendim të padrejtë në shkelje të ligjit.

“Babai im është i sëmurë. Çështja Karaburuni është çështja më sensitive. Me prova të falsifikuara janë marrë pasuri dhe i janë marrë njerëzve që e gëzojnë. Zonja Ukperaj mori një vendim që ishte haptas në kundërshtim me ligjin.

Ne po presim vendimin e gjykatës dhe do shkojmë më lart.

KLD më ka dhënë të drejtë, më ka thënë që po ka bërë një shkelje por nuk e përjashton nga procesi. Babai im është 75 vjeç edhe xhaxhai im po aq. Sa do presim për drejtësi ne njerëzit e ndershëm të këtij vendi. KPK e dha vendimin e saj. E konsideroj selektiv procesin dhe jo të rregullt”, tha Vjosa Bodo.

KPK e nxjerr të pastër, familjarët shpërthejnë në akuza ndaj gjyqtares së Vlorës (Video) Read More »

Shpërthen politikani grek: Ja sa miliardë euro përfiton Shqipëria nga marrëveshja e “Detit”

Gazetari dhe ish-politikani grek Kiriakos Belopoulos ka zbardhur dje marëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në emisionin e tij ‘Kontra kai Riksi’ ai shprehet se janë zonat ekonomike sipër Korfuzit, që po gllabërohen nga Shqipëria.

Sipas tij, nga marrëveshja, pritet ‘ti kalojnë Shqipërisë, e cila do të përfitojë 300 miliardë dollarë nga nafta.Belopoulos shprehet se Shqipëria po grabit tokat dhe naftën e grekeve pasi ka urdhëruar Gjermania dhe Xhorxh Soros.

Ai shton se qeveria shqiptare ka lidhur kontratë me kompaninë ‘Shell’ ku pas saj fshihet Xhorxh Soros.
Belopoulos paralajmëron se edhe çamët do të dëmshpërblehen për tokat e tyre.

Shpërthen politikani grek: Ja sa miliardë euro përfiton Shqipëria nga marrëveshja e “Detit” Read More »

Problemi me pronat, i moshuari nga Vlora në lot para KPK-së: As Vettingu nuk bëri Drejtësi. Çfarë thotë për një ministër dhe një deputet (Video)

Isuf Bodo, një i moshuar nga Vlora ka mbërritur sot në Tiranë për të ndjekur seancën dëgjimore në KPK me gjyqtaren Brikena Ukperaj (Lubonja).

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh  se as Vettingu nuk po bën Drejtësi, pasi për shkak të kësaj gjyqtareje por edhe të disa falsifikatorëve që i denoncoi me emra, familja e tij nuk po gjen qetësi.

“90% të jetës ne i kemi kaluar pa gjumë për pronësinë në Kaburun. përballë nesh janë falsifikatorët, Pëllumb Petriti ka gjetur një varrmihës në Vlorë dhe i thotë hajde se ke prona, e çon tek noterja që quhet Blerina Serja, JO merr firma nga qytetarët. Unë nga natyra nuk kam vrarë asnjë mizë, por as nga vettingu nuk mora drejtësi.

Në vitin 2012 me falsifikim Pëllumb Petriti më mori 220 hektarë tokë në Karaburun dhe u dënua vetëm me 4 vjet burg, prokuroria kërkoi 21 vjet, dhe ai akoma vazhdon si sekser. Edhe kjo gjyqtare nuk dha asnjë vendim të drejtë për ne”,- shtoi i moshuari me zërin që i dridhej.

Ndër të tjera ai theksoi faktin se një deputet dhe një ministër në qever të cilëve nuk ua përmnendi emrat janë nxitësit e gjithë këtij falsifikimi, ndonëse nuk ua përmendi emrat.

“ E gjeni fare mirë juve se kush janë. Mua më ka ndodhur një fatkeqësi dhe nuk do vazhdoj t’i sjell fatkeqësi familjes time”,- shtoi ai.

HISTORIA E FAMILJES BODO

Isuf Bodo dhe vëllezërit e tij janë një nga 12 familjet pronarë në Karaburun të cilëve iu është falsifikuar prona. Ata kërkojnë t’ju kthehen 220 hektarët e grabitura përmes falsifikimit. Prokuroria hetoi dhe gjykata i shpalli fajtorë falsifikuesit, ndërkohë që familja kërkon t’i kthehet prona. Kur çështja shkoi në Apel, gjyqtarja Ukperaj, figura e së cilës po vlerësohet sot nga KPK, vendosi ta rikthejë çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Problemi me pronat, i moshuari nga Vlora në lot para KPK-së: As Vettingu nuk bëri Drejtësi. Çfarë thotë për një ministër dhe një deputet (Video) Read More »

“E xanun”, ambasadorja Vllahutin e tronditur nga shqiptarët

Opozita ka pritur që ajo të deklarohej mbi drogën, por znj. Vllahutin ka zgjedhur të shprehet mbi pronën, një problem edhe në përmasa tragjedie, përgjatë gjysmëshekulli tranzicion shqiptar.

“Ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde. Korrupsioni dhe vonesat në gjykata kanë shkaktuar konflikte në shoqëri”, tha gruaja e Brukselit në Tiranë.

Znj. Vllahutin tha se Shqipëria e ka imperative zgjidhjen e çështjes së pronës.

“Çdo qytetar nuk mund të privohet nga e drejta për të gëzuar pronën e tij. Bashkim Europian nuk negocion me këtë të drejtë themelore të njeriut”, tha ambasadorja e BE-së në Tiranë.

Qëndrimet e saj u shprehën gjatë një konference për pronën në Shqipëri.

“E xanun”, ambasadorja Vllahutin e tronditur nga shqiptarët Read More »