Aktualitet

Imazh ky sa për të qeshur, aq edhe për të qarë! Fotoja e Velipojës ka bërë namin dhe po na shkatërron imazhin

Plazhi i Velipojës është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në vend gjatë sezonit të verës.

Por aty mund të gjesh çudi nga më të ndryshmet!

Kjo pamje është marrë sot në qendër të Velipojës, tek shatervani në qendër të plazhit.

Siç duket qartë nga fotoja, një shofer automjeti ka hapur krahun dhe ka vendosur të lajë makinën me ujin e shatërvanit.

Imazh ky sa për të qeshur, aq edhe për të qarë! Këto episode dëmtojnë imazhin turistik të zonës dhe largojnë pushuesit.

Imazh ky sa për të qeshur, aq edhe për të qarë! Fotoja e Velipojës ka bërë namin dhe po na shkatërron imazhin Read More »

Ministri Ditmir Bushati jep lajmin e mirë, ja çfarë është vendosur në BE për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ishte sonte i ftuar në emisionin “Provokacija” Abc News, ku foli rreth çështjes për hapjen e negociatave me BE-në.

Dhe i pyetur nga drejtuesi i emisionit, Mustafa Nano, nëse do të vinte bast me njeri për ratifikimin e rekomandimit të Komisionit Europian, Bushati u përgjigj se beson se vendet anëtare të BE-së do t’i japin mundësi Shqipërisë për të nisur bisedimet.

Ama Bushati shtoi se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që bisedimet do të nisin direkt, duke marrë parasysh, sipas tij, praktikën që është ndjekur me Malin e Zi dhe Serbinë.

Mustafa Nano: “Ju mund të vini bast me dikë që vendimi do të ratifikohet”?

Bushati: “Besojmë se vendet anëtare do t’i hapin një dritare Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që bisedimet do të nisin të nesërmen. Kam parasysh këtu praktikën që është ndjekur më Malin e Zi dhe Serbinë, ku nga momenti që u mor vendimi u desh një periudhë gjashtë muaj a diçka më shumë për të nisur bisedimet për anëtarësim. Besoj që vendet anëtare do të miratojnë logjikën e propozuar nga Komisioni Europian”.

Ministri Ditmir Bushati jep lajmin e mirë, ja çfarë është vendosur në BE për Shqipërinë Read More »

Raiffeisen Bank masakron shqiptarët, ja si na mban jashtë Evropës banka më e madhe në Shqipëri, operon me dy standarde me bankën “mëmë”

“Raiffeisen” është e para bankë europiane që ka hyrë në vendit tonë, duke ngjallur shpresa të mëdha tek shqiptarët se do të ofronte një shërbim po aq europian sa në vendin e origjinës së saj. Mirëpo a e vendosi kjo bankë standartin dhe çfarë shërbimi ofron aktualisht? Përgjigjen e jep gazetari i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ja çfarë përcjell Sejdarasi nëpërmjet tekstit të mëposhtëm:

“…Ndonjë dekadë e ca më parë, me kolegë gazetarë vizituam selitë e dy prej bankave të njohura europiane: OTE dhe RZB, pra “Raiffeisen Bank”. Ishte koha kur shitej banka me e madhe shqiptare, Banka e Kursimeve, dhe qeveria e kohës kërkonte një blerës!

Ne, gazetarëve na u duk më “europiane” RZB dhe shkruam për këtë në mediat ku punonim.
Po në fakt banka që spikatëm nuk e di se sa europiane u bë në Shqipëri! Unë jam klient i hershëm i saj, madje me status “gold” ose Premium! Që do të thotë se kam disa favore!

Jam jashtë vendit! Shkoj të ushqehem dhe dua të paguaj si europianët, me kartë krediti! Por RZB ime nuk funksionon! PIN gabim thotë ATM portative?! Kontrolloj zarfin, ku RZB më kishte shënuar kodin sekret! Isha ekzakt, nuk kisha gabim! Njeriu përballë po me shihte me dyshim! Isha shqiptar, karta e kreditit nuk paguante dot!? Vij Në Shqipëri, shkoj në bankë dhe provoj PIN. Gabim thotë RZB! E provoj pas pak: tani tjetër gjë: limiti për futjen e PIN u tejkalua!

E pamundur të kuptohesh me RZB dhe të marrësh paratë e tua!? Shikoj zarfin e RZB, PIN i ri ishte shënuar në 27 Mars 2018! Tani RZB kërkon PIN të ri tjetër, dmth 7 mijë lekë të tjera shërbim për të marrë PIN tjetër. Dhe duhet të shkosh ku ke nxjerrë kartën e kreditit për herë të parë! Askund tjetër! Mendo psh të kesh ndryshuar vendbanim! Nuk do t’ia dijë RZB e Shqipërisë!

Një njësi e re në rrugën Teodor Keko! Një shërbim mjeran! As një kasë e thjeshtë për të prerë kuponin e rradhës, por ose shty me bryla, nëse ke fuqi, ose miqesohu me rojen të përfitosh! Paçka se je klient “gold” me demek!

Kjo bankë që fiton miliarda (për shkak të profesionit, unë e di se sa) nuk arrin të blejë një kasë kuponash për të mbajtur rradhën…

Raiffeisen Bank Albania, çfarë keqardhje për një shërbim të munguar, madje edhe abuzues! Imagjino çfarë ndodh me “jo goldët!?”

RZB europiane po bëhet dalëngadalë thjesht RZB shqiptare! Ndjehem keq kur kujtoj se çfarë pashë në RZB mëmë dhe çfarë shoh sot e gjithë ditën në RZB bijë! Në Tiranë! Fuck RZB!”./Pamfleti

Raiffeisen Bank masakron shqiptarët, ja si na mban jashtë Evropës banka më e madhe në Shqipëri, operon me dy standarde me bankën “mëmë” Read More »

Spartak Ngjela: Berisha- Rama të zhytur në korrupsion, duan të pengojnë reformën në drejtësi. Kryeministri i implikuar në çëshjen ‘Babalja

Shkruan Spartak NgjelaKorrupsioni kryeministror shqiptar Berisha-Rama duhet të eliminohet sa më shpejt që të jetë e mundur; sepse është pengesë reale kundrejt reformës në Shqipëri.Të gjithë fqinjët e Shqipërisë në Ilirikumin Perëndimor janë hedhur në sulm për të mbrojtur korrupsionin shqiptar. Se te ky i kanë shpresat për të mos lejuar forcimin reformator të Shqipërisë sipas përkrahjes së politikës amerikane.Edhe manipulimi i çështjes Babalja, dhe kërkimi i “fakteve të reja” gjithashtu, një përpjekje e tillë është, dhe e koordinuar edhe me politikat e trembura nga aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor.Po tani që është vërtetuar se Çështja Babale është e manipuluar, a do t’i arrestojnë pinjollët e Beogradit?Ç’do bëjë prokuroria e Krimeve të Rënda: me shqiptarët do jetë, apo me korrupsionin që ka vjedhur Shqipërinë dhe vetë shqiptarët?Sipas të dhënave të perëndimorëve, në çështjen Babalja ka qenë edhe Rama i implikuar.I.Edhe pse aktualisht ky korrupsion nuk ka fare forcë, nëse do ta zgjerojmë analizën në funksion të kohës, atëherë na duhet të themi se korrupsioni kryeministror shqiptar krijon pengesë të madhe në synimet e politikës së ardhëshme të Shqipërisë.Tani është e kuptueshme për këdo se Rama dhe Berisha do të penalizohen për nga reforma në drejtësi. Por pikërisht për këtë, të bashkuar siç janë, këta do të mundohen të krijojnë pengesa dhe trazira në Shqipëri, në mënyrë që të bllokojnë Reformën në Drejtësi dhe politikën aktive amerikane.Gjithmonë do të mundohen të nxjerrin fakte kundër njëri-tjetrin, por vetëm me një qëllim: destabilizimin e Shqipërisë.Gjithsesi, në këtë linjë nuk janë vetëm, sepse janë të përkrahur edhe nga Moska, Beogradi dhe Stambolli.Të tre këta shtete, bashkë me korrupsionin kryeministror shqiptar, nuk mund ta pranojnë forcimin e Shqipërisë sipas skemës së politikës amerikane dhe gjermane.Forcimi i Shqipërisë dhe Kosovës sigurisht që nuk mund të jetë i pranueshëm nga Rusia, Serbia dhe Turqia, por ky forcim është vetë qëllimi amerikan në këtë zonë.Qëllimi i politikës amerikane në çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor, që tani është kuptuar, ka ngritur tensionin në Beograd; sepse Beogradi është aneksuesi i trritoreve të gjëra shqiptare; Rusia sepse nuk mund të lejojë forcimin e Amerikës me anë të botës Shqiptare në Ballkanin Perëndimor, i cili sigurisht që bëhet me një Shqipëri të fortë; kurse Turqia e Edoganit ka frikën nga rreth 9 milionë shqiptarë që janë në Turqi, por sidomos për mospranimin absolut të islamit radikal në Shqipëri.E gjithë kjo tablo kundërshtuese e ka shpresën te çifti korruptiv Rama-Berisha që të mposhtë reformën shqiptare. Po është përpjekje e kotë.Është pamundësi absolute të mendosh që një skemë amerikane force të mundet sot. Amerika kërkon një shtet bilateral Shqipëri-Kosovë të fortë dhe do ta bëjë. Po Si?Hapi i parë është çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Prandaj kjo është një gjë e sigurt më 28 qershor.Hapi i dytë është eliminimi i të gjithë klasës politike të korruptuar të Shqipërisë.Hapi i tretë është eliminimi i të gjithë klasës politike të korruptuar në Kosovë.Hapi i katërt është ngritja e shpejtë e ushtrisë si armatë moderne në Shqipëri dhe në Kosovë.Hapi i pestë është ristrukturimi modern i shtetit dhe i tregut shqiptar në Ballkanin Perëndimor, pasi të jetë strukturuar tregu i përbashkët Shqipëri-KosovëIl.Kjo është arsyeja që sot janë të shqetësuar të gjithë krahët e reaksionit antishqiptar edhe në Beograd, edhe në Athinë. Si pasojë e këtij shqetësimi gazeta dhe ministra, akuzojnë se po kërkohet të krijohet Shqipëria e Madhe.Në fakt këta e thonë këtë si tezë, sepse kjo ka qenë teza gjermane e Luftës së Dytë Botërore. Dhe me këtë kërkojnë të evokojnë nazizmin.Veçse, pikërisht për këtë po bëhen qesharakë, sepse këtu lindin këto pyetje:a mund të ketë Shqipëri të Madhe pa shqiptarë? Jo, kjo nuk mund të mendohet.Por: atëherë, a ka shqiptarë dhe toka shqiptare të aneksuara nga sllavët dhe grekët? Po ka, dhe këta janë territore që kapin një sipërfaqe rreth 50 mijë km2 dhe një popullsi disa milionëshe shqiptarësh.Po atëherë, kuptohet se nuk po kërkohet një Shqipëri e madhe pa shqiptarë, por një Shqipëri me kufijtë e saj etnikë në ringritjen e botës shqiptare. Dhe kjo sigurisht që do të bëhet, sepse atëherë përse shqetësohet reaksioni antishqiptar sllav dhe grek?Gjithsesi hapat e sotëm janë një politikë e re në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar një politikë të re perëndimore me anë të dy shteteve shqiptarë në Ballkanin Perëndimor.lll.Poltika angleze gaboi kur ndihmoi në prishjen e Austro-Humgarisë dhe në krijimin Jugosllavinë. Tani kjo politikë është goditur dhe politika amerikane ka ndërruar kahjen e saj drejt shqiptarëve.Është arsye shumë e madhe kjo sepse shqiptarët janë sot shumica e popullsisë së Ballkanit Perëndimor. Por nuk janë sllavë; dhe i kanë brenda vetes të tri fetë e mëdha dhe resurse të mëdha ekonomike.Përderisa politika amerikanë në këtë zonë sot është synim ballkanik, ky synim arrihet vetëm me shqiptarët.Po korrupsion i shqiptar?Ky ka qënë pengesa, por kjo pengesë tani për politikën amerikane është tejkaluar.Prandaj na duhet të theksojmë se në 28 qershor fillon marshi funebër që çon në varrim korrupsionin kryeministror shqiptar. Përpjekjet e tyre drejt politikave të tjera janë të kota.Megjithatë po kuptohet se korrupsioni shqiptar në pushtet është i grupuar dhe punon nëpër politikat antishqiptare. Ka shenja që gazetaria dhe politika e ekstremit antishqiptar në rajon, kërkon destabilizimin e Shqipërisë.Nuk kanë krijua asnjë rrezik deri tani, por fakti që lëvizin duhet ta shtyjë politikën amerikane që të veprojë sa më shpejt kundër korrupsionit shqiptar.

Spartak Ngjela: Berisha- Rama të zhytur në korrupsion, duan të pengojnë reformën në drejtësi. Kryeministri i implikuar në çëshjen ‘Babalja Read More »

Një situatë alarmante është ngritur në Shqipëri: Asnjë nuk do të rrijë më këtu, këto shifra po e tejkalojnë limitin!

Nuk jemi në luftë, ama në Shqipëri kemi një luftë tjetër: atë të mbijetesës!

Kjo ndoshta është edhe arsyeja pse vendi ynë renditet i 7-ti në botë për numrin e lartë të azilkërkuesve në shtetet e BE-së, kjo për vitin 2017.

Para Shqipërisë renditet Siria, Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Eritrea, më 26 mijë aplikime. Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n (shih grafikun në fund).

Shifrat janë bërë të ditura në Raportin vjetor të situatës së azilantëve, të sapo publikuar nga Bashkimi Europian dhe të përpunuara në shqip nga revista “Monitor”. Raporti i referohet periudhës 1 janar -31 dhjetor 2017. Edhe pse me normën më të ulët të pranimeve dhe numrin më të lartë të tërheqjeve nga procedura, Shqipëria vijon të renditet në 10 shtetet me numrin më të lartë të azil kërkuesve (4% e totalit). Bazuar në të dhënat e raportit në 2017-n 10% e aplikantëve ishin tërhequr nga kërkesa e tyre, ndërsa norma e pranimit vijon të mbetet ndër më të ulëtat.  Nisur nga kriteret e forta për pranimin e kërkesës për azil pjesa më e madhe e azilkërkuesve shqiptar heqin dorë nga procedurat e azilit. Franca, Luksemburgu dhe Norvegjia kanë përqindjen më të lartë.

Referuar raportit vjetor që prej 2013-s, Siria, Iraku dhe Afganistani janë tre shtetet kryesore të origjinës së aplikantëve për azil. Afërisht 15% e të gjithë azilkërkuesve ishin me origjinë nga Siria, me Irakun të renditur të dytin dhe Afganistanin të tretin, ku secili përfaqësonte rreth 7% të origjinës së azilkërkuesve në BE. Këto vende ndiqeshin nga Nigeria, Pakistani, Eritrea, Shqipëria, Bangladeshi, Guinea dhe Irani.

Në raport thuhet se vendet me normë më të ulët të pranimit të kërkesës për azil janë vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova apo Serbia.

Në 2017-n, 29% e pranimeve të kërkesave të azilkërkuesve në Francë iu dhanë shtetasve shqiptarë, një vend që ka një normë shumë të ulët të pranimit të kërkesave të përgjithësi.

Shqipëria vijon të listohet në top 10 vendet me numrin më të lartë të aplikantëve për azil në Bashkimin Europian, ku sipas të dhënave 4% e azilkërkuesve ishin me origjinë nga Shqipëria. Megjithatë numri i aplikantëve për herë të parë ka ardhur në rënie. Në 2016-n sipas raportit numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 32985, ndërsa në 2017-n numri i aplikantëve shënoi 26060. Shqiptarët u renditën të shtatë pas vendeve ku konfliktet civile vijojnë.

Shtete me popullsi shumë më të madhe se Shqipëria, si Rusia dhe Turqia kishin rreth 16-17 mijë aplikime në 2017-n. Serbia kishte 8305 aplikime, Kosova rreth 7600 dhe Maqedonia rreth 6900.

Tërheqja e aplikimeve

Individët që aplikojnë për azil mund të tërheqin kërkesën e tyre gjatë procedurave të shqyrtimit (përpara se të jepet vendimi final për kërkesën).  Tërheqja e kërkesës mund të jetë e qartë, ose në mënyrë të nënkuptuar (kur një aplikant nuk dihet se ku është ose nuk paraqitet më në intervistë).

Në mesin e shteteve  që kanë numrin më të madh të tërheqjeve nga aplikimet është Shqipëria. Nga totali i aplikimeve, 10% e tyre u tërhoqën.

Megjithatë pjesa më e madhe e tërheqjeve nga kërkesa për azil nga individët nga Shqipëria u bë në mënyrë të qartë (direkte, ku individi e bën zyrtare vendimin për t’u tërhequr nga aplikimi). 66% e aplikantëve të tërhequr nga Shqipëria e morën vendimin në mënyrë zyrtare. Pjesa tjetër e të tërhequrve rreth 34% nuk u paraqitën në fazat e mëtejshme të procedurave. Vetëm në Francë (vendi me nr. më të lartë të aplikimeve nga shqiptarët në 2017-n) u regjistruan rreth 1400 raste të tërhequra nga procedurat. Përqindje të lartë të tërheqjeve kishte edhe në Luksemburg dhe Norvegji. Në total janë rreth 2600 kërkesa janë tërhequr.

Vendi me përqindjen më të lartë të kërkesave të tërhequra është Gjermania.

Ndërsa për sa i përket çështjeve të bllokuara 9% (më e larta) e çështjeve për kërkesë për azil në Angli janë të shtetasve shqiptarë.

Një situatë alarmante është ngritur në Shqipëri: Asnjë nuk do të rrijë më këtu, këto shifra po e tejkalojnë limitin! Read More »

Kjo letër po trondit drejtësinë shqiptare! Sapo është publikuar nga gazetarja e njohur e Top Channel

Nje leter nga qelia …..

Janaq Kaceli po mbahet ne burgun e Fierit. Ai u arrestua gjate sekuetstrimit te 570 kg canabis se bashku me Ben Camin. Qe te dy ata te dyshuar per trafik nderkombetar droge . Ne flagrance u prangos edhe shoferi i kamionit Eldi Zahiri. Por gjate gjykimit Ben Camit i ra akuza. Ai na ishte prezantuar me heret nga prokuroria dhe policia si pronar i droges . Ben Camit nga trafik droge , i ngeli vepra e mos kallzimit te krimit. Pavaresisht emrit te madh nga bota e narkotrafikut, ai u denua me 2 vjet burg dhe per kete pa driten e lirise . I dyti, Zahiri , perfitoi gjykim te shkurtuar. I treti Kaceli , ishte i vetmi qe kerkoi gjykim te zakonshem , kerkoi te shikoheshin leter per leter pergjimet e provat. Sepse ai pretendon pafajesine. Ne perfundim u denua me 12 vjet burgim. Atehere u perfol se diku ishte paguar. Por mos u merrni me fjale, thashetheme…. Qe mos te harroj. Ne dosje flitet edhe per nje te katert , qe quhet Lenci. Por ai nuk eshte identifikuar ende , dhe pavaresisht hetimit te paplote , rrofte gjykimi i shkurtuar. Janaqi rrefen se i ka shkruar kryeministrit, ministres se drejtesise dhe prokurores se pergjithshme Arta Marku. Por ai thote ne leter se nuk ka marre asnje pergjigjje. letra eshte e gjate, une po shkepus disa fragmente :

“… Dua te shpreh nje keqardhje te madhe per gjyqtaret pjesemarres ne procesin penal 36\ 1 te vitit 2016. Edhe pse me eksperience shume vjecare arriten ta injorojne ligjin per te mos thene qe e kane perdorur ligjin si llastik brekesh. Do tju tregoj me prova se si trajtohen ceshtjet penale ne ngarkim te shtetasve te thjeshte shqiptare, nga individe ne sektorin e hetimeve paraprake , OPGJ, nga prokuroria dhe gjyqtaret. Ndarja e ceshtjes penale nga te bashkepandehurit e tjere eshte marre ne mos respektim te ligjit. Kushti baze e i padiskutueshem per te vendosur ndarjen e ceshtjeve , eshte mos demtimi i vertetimit te fakteve. , per me teper qe perjashtohet ndarja e ceshtjeve ne rastet kur akuza eshte ngritur per kryerjen e vepres penale ne bashkepunim. Ky mos respektim i ligjit procedurial tregon mungesen e vullnetit te organeve per zbulimin e autoreve te vertete . Organizatori i kesaj vepre , personi me emrin Lenci, ka lene gjurme te dukshme , plotesisht te mjaftueshme per ta identifikuar , jo vetem persa i perket moshes por edhe pershkrimit fizik.

  1. Me akuzojne se se kam folur mes te tjerash me te akuzuarin tjeter Eldi Zahiri, diten kur ai po udhetonte drejt Kapshtices. Ritheksoj se e kam njohur me pare Eldi Zahirin, dhe nuk ka asgje kompromentuese ne ato biseda. Une kam patur 3 numra telefoni. por nderkohe prokuroria dhe te dyja gjykatat me akuzojne se kam folur me Eldin duke perdorur edhe nje numer tjeter (0694588386) . Une nuk e kam patur kurre nje numer te tille. Nga hetimi ka rezultuar se ky numer eshte i rregjistruar ne emer te I. Cemcja, banues ne Elbasan, qe eshte deshmitar. U pretendua se eshte sekueysruar edhe telefoni qe ka perdorur kete numer , por nje procesverbal i tille nuk eshte administruar asnjehere megjithe kembenguljen time. Eldi Zahirin e noh sepse ai me pare ka punuar si shofer ne firmen time. Eshte e vertete qe mua Janaq Kacelit me eshte kerkuar dhe kam dhene nje mendim pozitiv per gjendjen autoteknike te kamionit , i cili ishte nxjerre ne shitje ne internet nga pronari i tij , deshmitari Alfred Shkreta dhe menaxheri i ketij te fundit. Kam dhene mendim per mjetin si nje profesionist dhe tek noterja kur u be pagesa pervec te siperpermendurve ishte edhe personi i interesuar per kete blerje dhe njekohesisht investitori i saj, nje subjekt i paidentifikuar akoma , dhe i prezantuar me emrin LENCI. Eshte e vertete qe me kerkesen e Eldi Zahirit kam blere siguracionin nderkombetar 30 ditor per kete kamion. Por kaq dhe vetem kaq persa i perket bisedave te pergjuara ne stacionin policor Korce , vete gjykata ka konstatuar parregullsi sepse nuk percaktohet se cilet jane folesit a,b,c . Une jam i gatshem qe te me bejne analizen e zerit dhe nese del qe eshte zeri im, me denoni maksimalisht

3.hetimi dhe gjykimi ne ngarkimin tim nuk u ka dhene pergjigjje ceshtjeve kryesore qe duhet te zgjidheshin

a) a kam lidhje une me sigurimin e droges qe u tentua te trafikohej?

b) a kam lidhje une me fshehjen e droges ne kamion?

c) a kam investuar une ne blertjen e kamionit?

I bashkepandehuri Eldi Zahiri shpjegoi ne gjykim se:

a- organizator dhe sponsor eshte Lenci

b- me kete shtetas e ka prezantuar i bashkepnadehuri tjeter Lutfi Shabani( Ben Cami) , Lenci ka paguar parate dhe e ka nisur per ne Turqi

c- nuk e dinte sa droge kishte ne kamion, ate e dinte vetem Lenci

d- te gjitha kontaktet me punonjes policie apo te doganes per kalimin pa probleme do te ishin te garantuara nga Lenci

e- Janaq Kaceli nuk kishte dijeni per drogen

Ne menyren me naive me lind pyetja : ku ndodhet Lenci edhe sot e kesaj dite ? Nuk eshte arrestuar kurre. Sa keq , ne dore te kujt kam rene. Edhe nje fillestar ne fakultetin e drejtesise nuk do ta bente nje gafe te tille …..”

Kjo letër po trondit drejtësinë shqiptare! Sapo është publikuar nga gazetarja e njohur e Top Channel Read More »

Plazh në korrik apo në gusht? Meteorologia Tania Porja tregon si do të jenë temperaturat këtë verë

Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, ç’ka mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e planeve.

Por si do të jenë temperaturat gjatë muajve Korrik dhe Gusht? Pikërisht për këtë ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, meterologia Tanja Porja.

Fillimisht ajo foli për parashikimin e motit për ditët e mbetura për muajin Qershor dhe paralajmëroi që çadrat të mbahen me vete.

“Deri në fund të muajit parashikohen reshje shiu, por kjo nuk i prish planet e pushuesve sepse zonat bregdetare kanë qenë kryesisht me diell gjatë gjithë muajit Qershor dhe do të vijojnë të jenë me diell. Edhe sot pjesa më e madhe e bregdetit ka qenë me diell.

Nesër rrezikohet nga shirat Saranda, ndërkohë Vlora, Durrësi, Velipoja dhe Shëngjini janë mundësitë pothuajse zero që të bjerë shi. Por ditët e fundit të Qershorit, përjashtuar ndonjë ditë ku Saranda mund të ketë shira të përkohshëm, pjesa tjetër e territorit, kryesisht zonat lindore dhe qendrore do të kenë shira të përkohshëm.

Fundjavën e ardhshme i gjithë bregdeti do të jetë favorizues për pushuesit.

Temperaturat e natës dhe mëngjesit janë pak më të larta se sa temperaturat tipike të Qershorit dhe të mesditës janë normale.

Katër vitet e fundit stina e Verës ka qenë më e nxehta. Muaji Qershor në këto 4 vite ka patur valë të të nxehtit afrikan. Kjo verë do të jetë lehtësisht më e nxehtë se një Verë normale. Por shirat do të jenë prezente deri në fund të muajit. Këtë muaj është mirë të jemi me çadër me vete. Në fund të muajit, 3-4 ditë do të shkojnë temperaturat deri në 37 gradë”, tha Porja.

Meterologia po ashtu zbuloi parashikimin e motit për muajin Korrik dhe Gusht.

“Në linja të përgjithshmë muaji Korrik është më i favorizuar. Temperaturat do të jenë lehtësisht mbi normën, do shënojnë temperatura mbi 31 gradë celsius në zonat Bajram Curr, Has, Pukë, Fier, Berat e deri në Vlorë e Sarandë. Nuk presim temperatura që të shkojnë mbi 36-37 gradë. Gushti do të jetë diçka më i freskët se Korriku. Temperaturat do të jenë tipike të Gushtit. Do të jenë shumë pranë njëri-tjetrit në aspektin e temperaturave Korriku dhe Gushti. Kjo verë do të jetë komode”, tha Porja. /Tv Klan.

Plazh në korrik apo në gusht? Meteorologia Tania Porja tregon si do të jenë temperaturat këtë verë Read More »

42 mijë të punësuar në sektorin e turizmit

Zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen informoi sot se, aktualisht janë 42 mijë persona të punësuar në sektorin e turizmit ndërkohë që sipërmarrësit e rinj dhe hoteleritë, po krijojnë vende të reja pune në këtë sektorin për shumë të rinj e të reja.

E pranishme në takimin mbi turizmin që u zhvillua sot në Durrës, Sorensen a theksoi se, për çdo vend të ri pune që krijohet në sektorin e turizmit, krijohen edhe 1.5 vende pune të tjera në sektor që janë mbështetës të turizmit.

Ajo vuri theksin në kërkesën në rritje të biznesit dhe veçanërisht të bizneseve të sektori të turizmit për vende të lira pune, por që siç u shpreh Shkurta, kësaj kërkese i përgjigjet çdo individ që ka kryer arsimimin profesional.

“Shumë është bërë për të promovuara arsimi profesional që lehtëson integrimin e të rinjve në tregun e punës. Nga 35 shkolla të arsimit profesional që ndodhen në Shqipëri 11 janë ato që ofrojnë profile të hotelerisë ku studiojnë 2800 nxënës”, tha zv.ministrja.

Sipas saj, 66% e atyre që përfundojnë arsimin profesion sigurojnë punësim brenda një periudhe 6-mujore. Ndërkohë 80% e nxënësve që studiojnë ne hoteleri turizëm sigurojnë punësim të menjëhershëm.

“Turizmi është sektori që siguron punësim të garantuar”, tha zv.ministrja./atsh

42 mijë të punësuar në sektorin e turizmit Read More »