Aktualitet

Shqipëria në 10 destinacionet kryesore turistike, Rama publikon artikullin e medias franceze

Kryeministri Rama e ka nisur dites sot duke ndare me ndjekesit e tij ne Facebook nje artikull te medias frenceze, qe e klasifikon vendin tonë në 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë artikull të francezes Journal de Dimanche, që e klasifikon vendin tonë në 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë këtë vit dhe e quan “rivalin e ri të Kroacisë”, ju uroj një javë të mbarë 😉”- shkruan Rama.

Shqipëria në 10 destinacionet kryesore turistike, Rama publikon artikullin e medias franceze Read More »

Bregdeti i Vlorës “pushtohet” nga rusët !

Edhe pse ende në qershor, të shumtë janë turistët që zgjedhin bregdetin e Vlorës për të kaluar pushimet.

Një pjesë e mirë e tyre janë rusë. Sipas operatorëve turistikë, cdo ditë në Vlorë vijnë rreth 250 pushues rusë dhe disa hotele, por edhe shtëpi me qira përgjatë bregdetit, janë të prenotuara prej tyre edhe për dy muajt e ardhshëm.

Në intervistat për Top Channel ata shprehen të kënaqur me vendin që kanë zgjedhur. Sipas tyre, turizimi në Shqipëri është ende në hapat e parë, por natyra që ofron Shqipëria dhe Vlora në veçanti është e mrekullueshme dhe ushqimi që ofrohet i bën edhe më të këndshme pushimet.

“Jam nga Rusia, Moska. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Ushqimi është shumë i mirë, ka shumë restorante me kuzhinë italiane dhe me çmim të lirë mendoj”, thotë një turiste.

“Është vërtet fantastik, kaq pastër, kaq e mirorganizuar, plazhi është fantastik, me të vërtetë këndshëm”, shprehet një tjetër.

Përveç turistëve nga Rusia, ka edhe shumë nga Polonia, por edhe Suedia. Madje, disa prej tyre kanë blerë shtëpi në Vlorë. Ata thonë se për të tretin vit vijnë sërish në këtë qytet të preferuar për të kaluar pushimet, ndaj dhe menduan të blinin një shtëpi këtu.

“Po qëndroj te shtëpia e vëllait tim, aty në kodër. Ne kemi blerë një shtëpi në Shqipëri. Është shumë këndshëm këtu, ka disa plazhe shumë të bukur, të përshtatshem si për të rritur edhe për fëmijë, vend i përkryer”, deklaron një turiste ruse./arbresh.info

Bregdeti i Vlorës “pushtohet” nga rusët ! Read More »

“E vërteta e madhe do dalë. Ata që vënë lule në memorialin e Hajdarit të japin sqarime”

Bashkim Nikolla, avokati i Izet Haxhisë, ka treguar për pritshmëritë e tij nga drejtësia dhe ajo se çfarë do të ndodhë me të ashtuquajturën “dosje e shekullit”. Avokati tregon se dosja “Hajdari” do jeta ajo që do ndryshojë imazhin për drejtësinë shqiptare. Sipas tij, ka ardhur koha që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

Sipas avokatit, ata që sulmojnë dhe që flasin për figurën e Azem Hajdarit ka ardhur koha që të dalin para drejtësisë dhe të japin sqarime se çfarë informacionesh kanë për këtë ngjarje. Avokati u shpreh i bindur se një epokë e re do vijë.

-Zoti Nikolla, duke qenë se ju anët teknike për rastin e Izet Haxhisë i keni deklaruar. Çfarë mendoni se do sjellë kjo dosje për shqiptarët, duke qenë se të gjithë po e ndjekin me interes?

Çështja “Hajdari” nuk është problemi im personal, apo i mediave, por është i të gjithë shoqërisë shqiptare. Gjithmonë ka ndodhur që tipizohet me një person që pastaj të fillojë një epokë tjetër. Rasti i Izet Haxhisë nuk është i sotëm. Ka mbi 20 vite që pret dhe thërret për të vërtetën. Po kështu janë me mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë që kanë pasur shpërfilljen e mbrojtjes së njeriut, të bashkëkombasit apo të shtetasit shqiptar. Mesa duket rruli politik është bërë ashtu siç shtrohen rrugët dhe ju duket grimcë jeta e njerëzve.

Për këtë arsye kemi një shoqëri që secili për veten e tij sheh në mënyrë individuale sepse dhe ata që marrin pushtete shohin vetëm veten e tyre dhe nuk sillen si kujdestarë dhe si shërbëtorë të atyre që i votojnë, por gënjejnë sërish e sërish. Mendojnë se populli gënjehet kaq lehtë. Çfarë kemi në realitet sot? Gjysma e popullit është në burg, pra pavarësisht hiperbolës që po bëj, pasi ka shifra ekzakte, dhe gjysma e popullit me lekët që u kanë mbetur shkon e çon ushqime në burg.

Gjysma tjetër e popullit që ka ikur nxjerr lekë nga puna e tyre dhe ushqen këta dy “lloje popujsh” të tjerë. Kjo është historia dhe e vërteta më katastrofike. Ne merremi me hënën e diellin, por nuk merremi me njeriun. Kjo bën që shtetasi e sheh shtetin si armik. Kjo është gjëja më e keqe, pasi shtetin duhet ta duam të gjithë sepse investohemi për të përmes detyrimeve dhe kërkojmë që të na kthehet edhe mbrojtja sociale, edhe mbrojtja juridike, edhe mbrojtja e dinjitetit edhe të gjitha vlerat që së bashku bëjnë një shoqëri të civilizuar.

Kjo nuk bëhet brenda një dite, por po them se dikur një gjeneral në krye të ushtrisë kalonte në një plantacion me mollë dhe ai zgjati dorën i pari dhe këputi një kokërr, pasi ktheu kokën mbrapa pa se të gjitha mollët ishin vjedhur nga ushtarët e tij. Ky është shembulli kryesor. Nuk mund të bëjë moral ai që është në krye të krimit, apo ai që është në krye të hajdutërisë dhe ai që gabimisht ka shkuar për drejtësi.

Kur që në inkubatorin e Plepave dhe jo të Plepave është i rritur për të të dhënë padrejtësinë. Ka vajtur në garë për të bërë pasuri miliardash që tua lërë brez pas brezi, por që gjenetikisht nuk kanë asnjë brez që t’i japin vendit. Vjedhja më e madhe është vjedhja e dinjitetit të shqiptarëve brenda dhe jashtë. Kemi një situatë multidimensionale prandaj dhënia e drejtësisë është dhënia e asaj që quhet e shenjtë, për të krijuar gjithë këtë anomali duke thënë se ligji është i barabartë për të gjithë. Nëse do të bëjmë kështu, do të kemi të ardhme, në të kundërt njëra etapë mbulon tjetrën, por e vërteta bërtet dhe kur bërtet do shpërthejë dhe askush nuk do ketë jetë të mirë. Gjithë këto i them si shtetas i këtij vendi dhe jo si avokat i Haxhisë. Siç jam unë, mund të ishte kushdo. Ne kemi asgjësimin e gjërave të mira të njëri tjetrit. Kjo hakmarrje primitive: Pse më kundërshton, nuk shkon. Ai që të kundërshton duhet dëgjuar dhe respektuar.

-Mendoni se në rastin e Izet Haxhisë do ketë drejtësi?

Unë mendoj që të bësh drejtësi duhet që të notosh në kulturë. Nuk mundet që një njeri që kapet me një gram apo me dy gram kanabis ta dënojë në mënyrë ekstreme, ndërsa ai që bën si Eskobari, ai të bën dhe moral, të kapardiset me pushtet dhe të shtyp e të thotë mos fol, por njëra do bëhet. Unë mendoj se e vërteta është me e fortë se të gjitha këto mjete të dhunshme dhe intrigash të labirinteve të mistereve, ndaç të Parisit, ndaç të çdo anë këndi. Ne vijojmë të bëjmë politika krahinore dhe principata imagjinare në kokën e secilit dhe nuk bëjmë ato që figura kryesore të këtij kombi kanë bërë. Ata që janë baballarët e kombit, në lëmin e kulturës, në lëmin e qëndresës dhe të të gjitha të mirave që na dallojnë, por këto vite janë bërë të gjitha shëmtime sepse boshti që quhet drejtësi nuk funksionon. Përmes kaotizmit, anarkisë dhe shpërbërjes së vëmendjes me gjëra të vogla apo skandale shumëngjyrëshe, mendojnë se do gënjejnë popullin. Ky popull është shumë i lashtë dhe me shumë kulturë se këta që janë e keqja e fundit e këtij vendi. Këtë zhbërje të vlerave që kanë bërë këta, nuk e ka bërë asnjë pushtues.

-Si i shihni akuzat ndaj Haxhisë dhe pse mendoni se ai është i pafajshëm?

Ky proces ka të bëjë me atë që quhet vrasja e shekullit dhe nëse ne këtë nuk e futim në shqyrtimin gjyqësor dhe të gjitha të vërtetat nuk dalin në shesh, merre me mend se sa dosje ka që bërtasin dhe ulërasin. Vetingu do të nisë që nga dosjet pastaj autorët kanë punë të tjera, që janë të ndara. E vërteta e madhe do dalë. Rasti një, precedenti apo shkaku hedh dritë dhe gjithë të tjerat bëhen. Këtu bëhet fjalë për jetën e një njeriu që guxoi i pari të thotë se kështu nuk mundet të vazhdohet dhe kjo është epoka e Azem Hajdarit. Për respekt të gjërave dhe për këtë figurë, kërkoj të di të vërtetën, ashtu si dhe ata që e kanë njohur.

Unë nuk e kuptoj se përse nuk thonë: Nuk di gjë. Por të vijë në gjykatë dhe të thotë që nuk di gjë. Shumë bukur në Gazetën “SOT” në artikullin hapës ju keni vënë një foto mjaft ilustruese. Çfarë po i bën Izeti, Hajdarit? I ka hedhur dorën si vëlla dhe si mbrojtës. Kështu ja ka bërë dhe atij të parit, zotit Sali. Unë nuk kuptoj, si në anën formale ashtu dhe në atë esenciale të problemit. Nuk ka motiv. Nuk ka motiv fare Izet Haxhia. Ai rrinte çdo ditë me ta. Ai nuk kishte dalë si një njeri i pamend, ai ishte si intelektual, kishte mbaruar për mjek, i arsimuar, etj. Nuk kishin zgjedhur një njeri që nuk di të respektojë rregullat. Pra që të zgjedhësh një njeri që të të mbrojë kokën duhet të tregosh shumë vëmendje. Aq më tepër që, në momentin e parë ti thua që janë këta e këta autorë dhe vetë t’i thua që emri i tij mungonte. Po tani pse ju shtua ky emër listës?

Provoje se përse ju shtua listës dhe pastaj jemi dakord. Dhe ke shans të thuash se kjo provohet me këtë, me këtë, me këtë. Në këtë kuptim, edhe të reflektimit, mirë në atë kohë që ishin gjëra e nxehta, por reflekton njeriu. Duket qartë që i kanë rënë në qafë. E vërteta është kështu: Nuk mundet që vit për vit të vësh lule mbi varrin apo memorialin e heroit dhe nuk ke kohë të vesh te organi i akuzës. Ma provo këtë që thua. Tani e thua në ambasadën amerikane, por ambasada amerikane është institucionalisht. Është nga më miqësoret në vendin tonë, por respekto vendin tënd, institucionet ku ti je.

-Si avokat dhe shumë çështje të tjera, nga ana juridike sa e lehtë është të trajtosh një çështje në vendin tonë, përfshirë dhe rastin “Haxhia”?

Pesha juridike lidhet me gjithë sistemin. Që sistemi të funksionojë duhet të bëhet ashtu siç faktorët e rekomandojnë. Por ka edhe një gjë. Të gjithë trupat gjyqësore apo avokatia, apo të gjitha palët që japin kontribute në doktrinën juridike, për pasurimin e saj, duhet të themi se përveç përvojave, të kemi dhe veçoritë e vendi tonë. Ne mund t’i marrim dispozitat me radhë. Marrim një dispozitë për shembull për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Këtu është përcaktuar nga 5-15 vite. E njëjta dispozitë është edhe në Itali, në Gjermani, apo Greqi.

T’i marrim dhe t’i lexojmë ato. Ata përdorin edhe kushtin apo dënimet alternative, sepse në radhë të parë thonë është njeriu. I japin shansin që të dali dhe një herë dhe të mos ta bëjë më atë që ka pasur ndër mend të bëjë. Te ne nuk ka shans. Marrim armëmbajtjen pa leje. Një rast tjetër që kam unë, rasti i Ruhan Hiraj për çështjen “Lazarati”. Tre herë dispozita jepet 12 vjet, sepse këtu ndodhin shumë gjëra me procedurën. Kjo sepse me të marrë vesh ministri i Drejtësisë, propozon radikalizmin e një dispozite, të cilat bëjnë fjalë për një çakordim të problemit. Çdo dispozitë duhet të jetë në harmoni me urdhërimet e Kushtetutës dhe në harmoni me përparësitë perëndimore. Nëse bëhet një vrasje me armë zjarri, ai thotë të shtohen dhe disa vite. Kjo i bie që kur bëhen vrasje me pirun të heqim pirunin nga qarkullimi. Tani ka ardhur një klimë e re. Ka ardhur një kohë e re, që duhet lënë të rrjedhë drejtësia në binarët që nuk i kemi shpikur ne.

-A keni besim se me rastin e Izet Haxhisë do ndryshojë imazhi i drejtësisë shqiptare?

Unë di që në Amerika ka një rregull që prindi e mëson fëmijën se ka dy Zot: Në tokë Zot është gjykatësi dhe një është Zoti lart. Pra këtu të mos kemi hallakatje, atij do i falemi të gjithë, ndërsa gjykatësit nuk mund të jenë horra dhe të bëjnë horror. Nuk ka vrasje më të madhe se kur jep padrejtësi. Këto mendoj dhe besoj dhe duhet të bëhen me iniciativa. Duhet të kesh dëshirë të kontribuosh për vendin tënd. Nuk mundet të vijojmë në këtë mënyrë. Ne nuk jemi qenie që vetëm konsumojmë apo jemi pa ndërgjegje. Për mëkatet që ke bërë, rrëfehu të paktën. Trego. A

jo e keqe që i shkon tjetrit, nesër mund të të vijë mbi kokë ty. Kjo është ajo kurajoja civile që neve nuk e marrim sepse dikush thotë se jo do më ndikojë keq, jo për fëmijën tim, jo kështu, po ashtu. Pra domethënë se ne jemi të lirë të flasim. Ne duam rregull dhe që zbatimi i ligjit të jetë për të gjithë. Të heqim dorë nga pjesët klanore, sepse nuk mund të përdorësh pushtetin vetëm për farë e fis. Nëse shohim Ismail Qemalin, i zgjodhi nga gjithë Shqipëria përfaqësuesit e vet. Edhe kjo është në vëmendje të njerëzve.

Ne jemi popull i vogël dhe e dimë se kush është njëri dhe kush është tjetri. Nuk kemi ndonjë gjë që të mos duket. E dimë se kush ka dhënë drejtësi me kushte me favore dhe me korrupsion, para se të hynte termi veting. Ka ardhur një kohë që të gjithë të jenë të vëmendshëm për atë që bëjnë sepse s’ka më pa mbajtur përgjegjësi dhe kjo do ndikojë shumë mirë. Edhe çështja “Izet Haxhia” nuk është më çështja “Izet Haxhia”, është çështja “drejtësia”. Është çështja e besimit te një drejtësi ndryshe, për të ardhmen. Askujt nuk i vjen dëm nga kjo dosje, por është një vështrim i gjithkujt me një start të ri, pa hakmarrje bizantine dhe jo erdhi ai qëllimisht, po jo ju shtua në krah një kriminel, etj. Hajde e vërtetoje se ky është krimineli.

Nëse ke gjë me çështjen që është aty, secili kthehet dhe thotë po kishte të drejtë. Kjo dosje dhe hapja e saj është shpresë për një drejtësi ndryshe në Republikën e Shqipërisë. Për rivendosjen e gjërave kah një rruge më shumë premtuese për ne. Është një e mirë për të gjithë. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër përveç asaj që kemi deklaruar: Rigjykim. Mendoj se i shërben gjithë gjërave të mira për drejtësinë.

“E vërteta e madhe do dalë. Ata që vënë lule në memorialin e Hajdarit të japin sqarime” Read More »

Skandali, Spitali Amerikan do pushtojë Spitalin Ushtarak deri në vitin 2026

Spitalit Amerikan nuk i mjaftuan 15 mijë m2, rrëmbeu ambientet të tjera të Spitalit Ushtarak, prokuroria hesht për shkeljen e kontratës në dëm të pronës publike

Spitali Amerikan është një instrument i rrezikshëm interesash të errëta, i cili ka zaptuar prona dhe ambiente publike, në shkelje të kontratave, ka futur duart në buxhetin e shtetit si dhe ka kapur zyrtarë të të gjitha qeverive, për interesat e veta financiare. Një vit pasi kishte ardhur në pushtet, Sali Berisha, në tetor të vitit 2006, vendosi t’i japë Spitalit Amerikan një pjesë të ambienteve dhe sipërfaqes së tokës së Spitalit publik Ushtarak, me çmim qesharak.

Me vendim nr. 729 datë 18.10.2006, Berisha i dha Spitalit Amerikan disa mjedise dhe truall të Spitalit Ushtarak me sipërfaqe 15 638 m2. Këto mjedise Spitali Amerikan, sipas vendimit, do t’i përdore për interesat e veta private, deri në vitin 2026. Mjediset iu dhanë pa konkurrim. Në këtë truall Spitali Amerikan ndërtoi edhe një godinë. Kjo është njëra anë e historisë, ku shteti favorizon pa garë një subjekt privat, në dëm të interesit publik.

Historia e shkeljeve dhe aferave vijon pas lidhjes së kontratës. Spitali Amerikan zgjeron territorin e tij në Spitalin Ushtarak jashtë sipërfaqes prej 15 638 m2 dhe bën edhe ndërtime të tjera pa leje. Këto shkelje tolerohen nga qeveria e Sali Berishës, por me pas edhe nga qeveria e Edi Ramës, pasi Spitali Amerikan kishte lidhje me të dy pushtetet.

Në një raport të posaçëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit, konstaton se Spitali Amerikan kishte pushtuar ambiente të tjera të Spitalit Ushtarak jashtë kontratës si dhe kishte bëtë ndërtime të paligjshme, përfshirë edhe një urë. Në raport thuhet: “Nga auditimi konstatohet se, nga SUT janë kryer matje të sipërfaqeve, të cilat përdoren nga “S…… A”, referuar kontratës së qirasë së lidhur më datë 28.08.2013, duke konkluduar që ky subjekt përdor ambiente brenda spitalit gjithsej 1963.7 m2 , nga të cilat vetëm 496 m2 i janë dhënë me qira.

Nga auditimi konstatohet se, subjekti “S.. A” përdor dhe një sipërfaqe prej 222.3 m2 , të cilën e ka ndërtuar mbi ambientet ekzistuese të spitalit, për të cilin institucioni nuk ka dokumentacion, si leje ndërtimore apo kontratë. Po kështu ka ndërtuar dhe një urë lidhëse ndërmjet godinës së tij dhe spitalit, me sipërfaqe 45 m2 , për të cilën nuk ka dokumente në SUT, çka konfirmohet dhe nga kartela e pasurisë bashkëlidhur Certifikatës së pasurisë së 6 datës 07.04.2015, ku përshkruhen 3 objekte pa leje apo “ndërtime të paligjshme”. Për këto ambiente ky subjekt nuk paguan qira”.

Për këtë abuzim flagrant përgjegjës janë përfaqësuesit e Spitalit Amerikan, ministrat përkatës të Shëndetësisë dhe ministrat përkatës të Ekonomisë. Pavarësisht vjedhjes flagrante, duke përdorur pronat dhe ambientet publike, prokuroria nuk ka çuar asnjë zyrtarë të shtetit dhe as përfaqësuesit e Spitalit Amerikan para gjykatës.

Për të çuar përgjegjësit e kësaj afere para drëjtësisë, prokuroria mjafton të administrojë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të shqyrtojë kontratën e Spitalit Amerikan me Ministrinë e Ekonomisë si dhe zbatimin e kontratës. Gjithashtu, mjafton të marrë në pyetje mjekët e Spitalit Ushtarak për zaptimin e ambienteve nga Spitali Amerikan jashtë kontratës së lidhur me Ministrinë e Ekonomisë./Pamfleti

Skandali, Spitali Amerikan do pushtojë Spitalin Ushtarak deri në vitin 2026 Read More »

Transportoi thasët me miliona euro, flet pronari i firmës

Gjatë marrjes në pyetje pas shoqërimit në Policinë e Durrësit, ai ka thënë se makinat po i transportonte për llogari të një biznesmeni, por pa dhënë emrin e tij.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjesht transportin. Ishim kontraktuar nga biznesmenë kundrejt pagesës për të bërë transportin”, mësohet të jetë shprehur shkurtimisht Lika. Ndërsa ende mbetet mister se cili ka qenë biznesmeni nga Kosova që ka porositur 9 makinat, 7 prej të cilave “Toyota Yaris”.

Për të shkuar tek emri i biznesmenit, Policia po kryen verifikimin e dokumentacionit të makinave për të parë se cili është personi apo firma, për llogari të të cilit është kryer blerja e automjeteve nga vendi ku janë nisur për t’u dërguar për qëllime tregtie në vendin tonë.

Përveç administratorit, Policia ka shoqëruar dhe dy shoferët e trajlerit, Klevis Lika, 19 vjeç, i cili është dhe djali i pronarit të firmës dhe Agim Ceka, 61 vjeç.

Sipas ‘’Panorama’’ ata kanë deklaruar në Polici se nuk kanë lidhje me shumën e eurove pasi kanë kryer thjesht transportin e makinave, siç edhe kanë bërë në shumë raste të tjera. 19-vjeçari Lika rezulton se ka kryer një itinerar të tillë të paktën 4 herë nga periudha shkurt-qershor, për të transportuar makina nga Italia për në Shqipëri.

Kurse 61-vjeçari, nga verifikimi në sistemin TIMS, rezulton se ka kryer një proces të tillë dy herë. Policia po vijon hetimet për të zbuluar biznesmenin. Ndërkohë që makinat dhe shuma e eurove janë sekuestruar nga Prokuroria për llogari të hetimeve.

Transportoi thasët me miliona euro, flet pronari i firmës Read More »

Akuzohet për zaptim pronash, gjyqtarja e dosjes ”Karaburuni” del e pastër nga Vettingu

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës Brikena Ukperaj (Lubonja) është konfirmuar ditën e sotme në detyrë nga Komisioni i Vettingut.

“Sipas raportit të ILDKPI, Brikena Ukperaj justifikon pasurinë. Ukperaj ka apartament me vlerë 44 mijë euro në Selitë. Edhe sipas DSIK, Brikena Ukperaj e përshtatshme për detyrën”, tha relatorja e çështjes.

Ndaj gjyqtares kishte disa ankesa nga qytetarët për vendimet e dhëna prej saj, por në fund ajo u konfirmua në detyrë. Gjyqtarja Ukperaj është bërë e njohur për shkak të dosjes së pronave, “Karaburuni” e gjykuar prej saj.

Gjyqtarja Brikena Ukperaj (Lubonja) e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës. Ajo ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjes dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Akuzohet për zaptim pronash, gjyqtarja e dosjes ”Karaburuni” del e pastër nga Vettingu Read More »

Njihuni me motin si do jetë për këtë javë që mos të përballeni me të paprituara

Kjo javë e fundit e qershorit do të mbyllet me shi. Ashtu siç ishte parashikuar, ditët e fundit të qershorit do të jenë me shi. Kështu që mos t’ju bëjë çudi nëse do të ketë sërish rrufe e shkreptima si mbrëmjen e së premtes. Temperaturat në kryeqytet do të variojnë nga 15 radë minimalja në 24 gradë maksimalja.

Por pritet që muaji korrik të vijë me diell, ashtu siç i ka hije.

Njihuni me motin si do jetë për këtë javë që mos të përballeni me të paprituara Read More »

5 milionë euro “cash” në ‘Toyotën Yaris’, vëllai i ish-Presidentit prokuror i çështjes

Sekuestrimi i sasisë rekord të mbi 4 milionë eurove sot në portin e Durrësit në dy makina ‘Toyota Yaris’ ka vendosur në lëvizje autoritetet shqiptare, ndërsa pritet që të ngjallë edhe debat të fortë politik, pasi ishte Basha ai që e dekonspiroi operacionin tre ditë përpara.

Në kuadër të hetimeve mësohet se prokuror i dosjes është Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike.

Bujar Nishani ndonëse nuk ka post në Partinë Demokratike, vijon të jetë mjaft afër kryesisë dhe një zë i fortë kundër qeverisë Rama në shumë çështje. Angazhimi i Bujar Nishanit në strukturat e PD është intensifikuar kohët e fundit.

Ndërsa mbetet për t’u zbuluar pse lideri i opozitës Lulzim Basha e ka dekonspiruar operacionin në Kuvend tre ditë më parë duke shkatërruar hetimet dhe njoftuar porositësit e mjetit.

Në fakt nëpërmjet deklaratës së Lulzim Bashës, destinuesi i shumës së parave, që me shumë mundësi ka origjinën nga trafiku i drogës është lajmëruar dhe ka marrë masa për të shmangur drejtësinë duke mos shkuar për t’i tërhequr.

Një skandal që patjetër do të prodhojë debat të ashpër politik por edhe hetimet nga autoritet për të identifikuar burimin e informacionit që ka rrjedhur në duart e Lulzim Bashës.

5 milionë euro “cash” në ‘Toyotën Yaris’, vëllai i ish-Presidentit prokuror i çështjes Read More »