Aktualitet

Gafur Mazreku ”Qytetar Nderi”, Prefekti i Kukësit merr vendimin final pas urdhërit të Ramës

Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana ka vendosur që të rrëzojë vendimin e bashkisë së Hasit për ta shpallur ‘’Qytetar Nderi’’ ish-zyrtarin dhe ish-deputetin e Partisë Socialste, Gafur Mazreku.

Ai thotë se distancohet nga vendimi i Bashkisë Has dhe se nuk e miraton.

“Nuk konfirmoj dhënien e këtij titulli. Personi në fjalë, Gafurr Mazreku, ka qenë i dënuar më herët nga Gjykata shqiptare.”-ka thënë Kuçana.

Sipas legjislacionit shqiptar, personat që marrin tituj nderi nuk duhet të jenë të dënuar më herët, prandaj Mazrekut i hiqet e drejta për të marrë këtë titull.

Pas vendimit të këshillit bashkiak, pati një valë reagimesh politike nga opozita dhe qeveria.

Mazreku njihet si atentatori që plagosi në parlament Azem Hajdarin në vitin 1997.

Gafur Mazreku ”Qytetar Nderi”, Prefekti i Kukësit merr vendimin final pas urdhërit të Ramës Read More »

E pazakontë/ Ahmet Premçi “i nis” letër komisarit të ndjerë, çfarë shkruan

Ahmet Premçi, ish drejtori i Përgjithshëm i i shkruan një letër të pazakontë ish drejtorit të ndjerë të Vlorës Artan Cuku i vrarë në derën e shtëpisë mbrëmjen e 8 Prillit 2017 në Tiranë.
Premçi lëshon akuza të forta ndaj ish-zyrtarëve e zyrtarëve të shtetit ndërsa meritat për zbardhjen e vrasjes ia atribuon miqve të tij në polici.

LETRA E PLOTË:

Letër Artan Cukut nga Ahmet Premci

I dashur Artan,

Kjo është një letër e pazakontë, kur nga bota e të gjallëve i shkruhet dikujt në botës e përtejme; pa adresë, pa emër qyteti, lagjeje, rruge… Një i gjallë po i shkruan një të vdekuri… Unë vendosa të të shkruaj ty, kur ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja jote. Ti ke zënë vend në panteonin e përjetshëm dhe siç thonë librat e shenjtë, heronjtë zënë vend të merituar pas shenjtorëve në atë botë. Sakrifikove shumë për ligjin, Artan, dhurove gjithçka për rendin në këtë vend me plot halle e derte; njerëz si ti ishin të rrallë, por njerëz si ti ngjallnin besimin për një të ardhme më të sigurt, më të mirë. Sa shpresa kishim, Artan, sa ëndrra, të cilat janë tretur e janë harruar tashmë. Unë si ish-shoku dhe kolegu yt dua të të njoftoj me anën e kësaj letre se çfarë çudirash ndodhin në vendin tënd, në vendin tim para dhe pas një Vetingu, para dhe pas një reforme, para dhe pas një ëndrre, para dhe pas një shprese…

Ti e mban mend, i dashuri ynë, kur në vitin 2015, Njëri nga vëllezërit Habilaj i revoltuar hakmerrej në televizor se ti e kishe akuzuar kur punoje si drejtor policie në Vlorë. E kishe akuzuar për pengmarrje “me të pa drejtë”, sepse ti nuk u bëre palë me të, nuk u bëre mik me të, nuk bashkëjetove me krimin, nuk mund të bëje marrëveshje me të, aq më tepër kompromise. Vendi kishte dhe ka nevojë jo për Habilajt, as për Balilajt as për trafikantët dhe grupeve të organizuara që bashkëqeverisin me pushtetin, vendi kishte dhe ka nevojë për njerëz si ti Artan, të përkushtuar, të vendosur, vetëm në anën e ligjit dhe të njerëzve të thjeshtë e hallexhinj të vendit tim, të vendit tënd.

Pikërisht këta, Habilajt, Balilajt, e bashkëpunëtorët e tyre në të gjitha qytetet e vendit bëjnë ligjin dhe vendosin tashmë për çdo gjë. Duhet ta dish se këta Habilajt tashmë janë dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe se ti “nuk u paske rënë në qafë kot”. Janë dënuar në Itali, sepse këtu nuk mund të arrestohen e dënohen. Atëherë, kushëriri i Habilajve, Samir Tahiri, ishte Ministër i Brendshëm me plot fuqi sikurse atëherë kur të largoi nga policia me motivacione e argumente qesharake, siç ndodhi me shumë drejtues e specialistë të tjerë të përkushtuar, që kishin dhënë gjithçka nga vetja e tyre për sigurinë e qytetarëve në këtë vend.

Kjo bota jonë e të gjallëve kështu e paska, i dashuri im. Është për të ardhur keq, por realiteti që le pas vazhdon, disi më i kamufluar, por më i rrezikshëm, më i egër. Rreth dy javë pasi ministri Tahiri u detyrua të largohej nga detyra, ty të vranë mu pranë shtëpisë tënde. E çfarë nuk u tha, çfarë nuk u zhbë, në media, në rrugë, në kafene, në sallone zyrash, në shkresa burokratësh për ty, miku im! Çështjen e vrasjes tënde të pabesë, ta regjistruan në prokurori për gjakmarrje a hakmarrje, kush e mori vesh, e dinë vetëm paskuintat e salloneve të zyrave të shtetit tim, të shtetit tënd, sikur ti nuk kishe punuar e sakrifikuar asnjë ditë, asnjë orë, asnjë minutë, sikur ti e njerëz si ti do të përfundonin në prita cubash e kriminelësh të panginjur, si tribu, pa shtet, pa rend, pa ligj. Për atentatin ndaj teje punuan disa oficerë shumë të përkushtuar, që meritojnë falënderime e mirënjohje, jo vetëm nga miqtë, kolegët e familjarët e tu, por nga gjithë shoqëria.

Ata i zbuluan dy armët e krimit makabër kundër teje, dy armë që u zbrazën atë natë të zezë; u zbuluan gëzhojat, një bluzë e atentatorit që e kishte hedhur në një kosh plehrash… U analizuan kampionet e AND-së së gjetur në bluzën e autorit në një laborator kriminalistik në Zvicër dhe kjo provë shkencore vërtetoi katërçipërisht emrin atentatorit tënd. U angazhuan kolegë gjerma e italian, kërkuan në Gjermani, në Itali e kudo, ku kishte bredhur ky vrasës ordiner.

Ata e vlerësojnë dhe e dinë se ç’është të vrasësh një drejtor policie! Së fundmi ai u kap dhe e arrestuan. E arrestuan me prova të pakundërshtueshme, me akte ekspertimi shkencor, biologjik e balistik, me pamje të kamerave që tregonin lëvizjet e atentatorit mbrëmjen e ngjarjes, u ndërtua më së miri nga ish-kolegët e tu të pakët, që kanë ideal misionin e tyre fisnik, mbrojtjen e ligjit dhe rendit kushtetues, ndërtuan pra mekanizmin e asaj ngjarje makabre. U mbajt atentatori në hetim rreth një vit e dy muaj nga prokuroria. Kanë shkruar gazetat, mbushën faqe të tëra me interpretime e analiza e unë s’para i lexoja versionet pa fund e pa krye që shfaqeshin në faqet e tyre dita-ditës. Isha i neveritur. Por dua të dish që disa nga gazetarët më të mirë të kronikës, më të spikaturit, realistët, kurajozët nuk kanë hedhur baltë mbi ty, ishin në anën tënde dhe besonin në atë çka rezultoi në fund të hetimeve. Të kishin njohur mirë, Artan.

Këto ditë mësova nga bota jonë e të gjallëve se atentatori paska bërë një marrëveshje! Qenka dënuar me 10 vjet burg! (Ligji penal e kërkon nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm).U trondita shumë, po ashtu dhe familjarët e tu dhe gjithkush që të ka njohur. Familja e atentatorit që të mori jetën është marrë në mbrojtje dhe gjithçka ia siguron shteti. Kështu e thënka ligji, Artan! Ti e din, ligji është ligj e duhet zbatuar! Këtë marrëveshje e parashikoka Kodi i Ri i Procedurës Penale; paketë e re e reformës në drejtësi!

Thonë me të madhe çdo ditë se këtë reforme e kanë udhëhequr amerikanët! Nuk kam dëgjuar kurrë që të vritet një drejtor policie në Amerikë e autori të mos dënohet me vdekje! Askush nuk foli për rastin tënd, e ka parashikuar ky ligji i ri, dhe pikë. Më thanë, gjithashtu, se nuk ka seancë tjetër gjyqësore, as ankimim, as rishqyrtim. Është një vendim i formës së prerë, i marrë në një seancë të vetme gjyqësore, me marrëveshje! Gjithçka që themi tani është e kotë. Familjarët e atentatorit mund të jenë në plazh.

E ka detyrim shteti t’u sigurojë jetën normale, me roje që paguhen po nga shteti dhe me të gjitha kushtet e një jete normale, të paguara nga taksapaguesit shqiptarë, sepse familjari i tyre ka vrarë një Drejtor Policie dhe për 10 vjet i bie të dalë nga burgu! Mund të dalë dhe për 5 ose 6 vjet për sjellje të mira! E parashikon ligji, Artan! Është dënuar me marrëveshje pas kuintave!
Familja jote nuk është e siguruar as me roje as me të ardhura nga shteti, dhe pensioni qesharak që iu takon fëmijëve, shpresoj të dalë, por akoma nuk është realizuar se ashtu janë procedurat, ç’të bësh! Kështu thotë ligji! Në labirintet e shtetit tim nuk mund të dalë në krye të së drejtës i ndershmi; del krimi, krimineli, dreqi dhe i biri!

Artan, të gjithë ish-kolegët e tu janë në ankth me këtë precedent, pasi gjithkush që mund të ketë fatin tënd (qoftë larg!) po prej cubash në prita e pusi, e pikërisht për shkak të detyrës,(mos ndodhtë kurrë më!), do ketë fatin tënd dhe të familjes tënde! Kur u vrave ti, i dashuri dhe i paharruari ynë, Kryeministri i vendit nuk e tha asnjë fjalë, as në ceremoninë mortore, as kur u dha versioni zyrtar që ishe vrarë për shkak të detyrës si Drejtor i Policisë Vlorë, e jo për “gjakmarrje” apo “hakmarrje” e as tani që atentatori u dënua me 10 vjet burg dhe as para ca ditësh që ishte në Lurë, aty pranë shtëpisë tënde në një dëgjesë publike për punët e “mëdha” te vendit që vetëm i reklamon, por kurrë nuk i bën. E prapë heshtje varri nga Kryeministri i vendit tim, i vendit tënd!

Asnjë fjalë, Artan! Qëmoti, kur nuk kishte shtet dhe ligj në së vritej një shërbëtor i një agai, hakun nuk ia merrnin familjarët, por agai, për të cilin punonte shërbyesi. Dhe ti ishte një shërbëtor i shtetit e hakun ta mori shteti(!), ta mori me marrëveshje, Artan! Në marrëveshje me vrasësin! Një marrëveshje e turpshme, kapitulluese, shokuese për mbarë opinionin publik, për botën e të gjallëve dhe të vdekurve bashkë. Atentatori, kam mësuar se ka bërë më parë një marrëveshje për të të vrarë ty, marrëveshje kundrejt shpërblimit me para. Tashme ka bërë një tjetër marrëveshje me Prokurorin, për të shpëtuar me 10 vjet burg për veprën penale makabre që kreu, duke të vrarë.

Ti Artan nuk bëje marrëveshje, ndaj e pësove. Atentatori nuk u paraqit vetë në polici ose prokurori, për të treguar se ai ishte autori i vrasjes, të paraqiste pendesë dhe të kërkonte mëshirë. Jo, ai mezi u identifikua nga provat shkencore, mezi u vërtetua mekanizmi i vrasjes, mezi u arrestua e pas një viti kërkoi këtë marrëveshje turpi me shtetin, me Prokurorin që ka prokurën e shtetit për të mbrojtur interesat e tua dhe të fëmijëve tu. Kjo marrëveshje ishte e diktuar nga krimineli, e imponuar prej tij dhe ia arriti. Familjarët e tij tashmë janë të sigurt nën mbrojtjen e shtetit, ndërsa familjarët e tu nuk kanë asnjë mbrojtje e asnjë ndihmë nga shteti, as fëmijët nuk gëzojnë të paktën pensionin tënd, siç e parashikon ligji.

Ky është precedent që demoralizon, demotivon punën e strukturave të policisë dhe nxit dhe jep siguri krimit dhe kriminelëve.

Mos u çudit, Artan, dhe autori që vrau 4 oficerë policie në vitin 2009 akoma është në proces gjykimi… Po bëhen 10 vjet (një dekadë, Artan!) dhe akoma s’ka folur përfundimisht drejtësia. Mblidhen e derdhen togat e zeza, shtyjnë e pështyjnë njerëzit e ligjit, dridhen e përdridhen korifenjtë e drejtësisë së vendit tim, të vendit tënd! Kjo nuk ndodh askund në botë, por këtu te ne ka procedura e ato duhen zbatuar! Është bërë shtet, Artan. Kanë dalë e janë liruar nga burgu shumë persona të dënuar me burg të përjetshëm e dënime të rënda, e janë rehabilituar. Tashmë merren me biznes, me kanabis, me kokainë, me zgjedhje dhe fushata zgjedhore, me punësime në administratë, emërojnë drejtorë hipotekash, drejtorë doganash, tatimesh, edhe zëvendësministra e ministra! Janë punëmbaruar ata, Artan, se bëjnë marrëveshje. Po të kishe bërë marrëveshje, ti do të ishe në detyrë sot dhe fëmijët s’do ishin jetim në mëshirën e fatit.

Ka filluar Vetingu për të gjithë punonjësit e policisë dhe janë në një ankth të madh. Kjo ka marrë një rëndësi të madhe pasi iniciatori, drejtuesi dhe frymëzuesi i këtij procesi është vetë ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, udhëheqësi i reformës historike në drejtësi! Sikur është stopuar pak ky proces, se ka dalë një “problem i vogël”, krejt i parëndësishëm! Saimiri, ish-ministri është nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa Fatmirit i ka rezultuar vëllai i dënuar nga Gjykata e Lartë Italiane me 7.2 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Nuk di, Artan, se si do shkojë kjo punë! Nëse një punonjësi policie i gjejnë një foto ose takim të papërshtatshëm me një trafikant, si p.sh. me vëllain e Fatmirit, automatikisht duhet të largohet nga detyra. Kështu thotë një nga pikat e formularit 40 faqesh të Vetingut. Kanë vendosur procedura strikte ndaj janë në ankth të gjithë punonjësit e policisë, s’kanë faj, ligji është ligj e procedurat procedura! Kështu bëhet shtet! Vetingu në drejtësi vazhdon. Për një vit e kanë përfunduar Vetingun ndoshta 10 gjyqtarë e prokurorë. E po vazhdoi me këto ritme duhen 8 dekada që të shikojmë drejtësinë tonë “të vetinguar” plotësisht! E Kryeministri e ka refren përfundimin e plotë të Vetingut!

Prokurori, që bëri marrëveshjen me atentatorin tënd do shkojë para komisionit të Vetingut dhe do krenohet me rastin tënd, sepse, së pari, ka zbuluar vrasjen e një drejtori policie dhe, së dyti, është implemntuesi i dispozitave të reformës së re në drejtësi! Sigurisht, do ketë përparësi, pa dyshim që do vlerësohet nga komisioni i Vetingut! Kemi mësuar në histori se burrat e shtetit e të nderit, me sjellje dhe emër të mirë kanë bërë marrëveshje të ndritura në interes të kombeve e shoqërive që ju përkasin dhe mbahen mend në shekuj. Kjo marrëveshje turpi e prokurorit të shtetit tonë është e paimagjinueshme, e pakonceptueshme dhe krejt e pandershme për ata që i bëjnë dhe për shoqërinë që pranon këto turpe në emër të shtetit dhe të ligjit.

Vdekatarë jemi të gjithë në këtë botë, por kur ikën në atë botë me nder, prosperitet e dinjitet, të gjallët kanë ç’të thonë, kanë ç’të shkruajnë, kanë ç’të kujtojnë. Ti e mbylle me nder dhe ne shpresojmë të mos turpërohemi, Artan, deri sa të kemi frymën e deri sa të vijmë atje, në botën e paqtë. Thonë se burri ka kohë të turpërohet edhe pak sekonda para vdekjes. Këto soj burra shtetarësh që na drejtojnë sot, nuk e kanë këtë merak Artan.

E pazakontë/ Ahmet Premçi “i nis” letër komisarit të ndjerë, çfarë shkruan Read More »

E akuzuan për dhunë ndaj fëmijëve, drejtoresha e shkollës nuk i mban lotët para kamerave (Video)

Saime Hegrepi Drejtoresha e shkollës “Osman Llampiraj” në Shtoj i Ri, Shkodër ka dalë në një komunukim për media duke e cilësuar akuzën për dhunë ndaj nxënësve dhe stafit pedagogjik si shpifje. Sipas saj, dy nxënësit janë manipuluar nga mësuesja Luljeta Shyti të cilën drejtoresha e ka paditur tashmë në prokurori.

Saime Hagrepi nuk i ka mbajtur dot lotët para kamerave kur përmendi fëmijët e familjen që siç u shpreh ajo janë ndjerë shumë të fyer nga kjo ngjarje.

“Më datë 6 qershor 2016, mësuesja Luljeta Shyti ka bërë një intervistë në disa media duke pretenduar se nga unë është ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi nxënësit dhe stafin gjë e cila nuk është aspak e vërtetë ndaj sot kam bërë një kallëzim penal në Prokurori dhe kam akuzuar Luljeta Shytin për shpifje ndaj meje e familjes “, tha drejtoresha.

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Saime Hegrepi, ka përfunduar në polici disa ditë më parë pasi është akuzuar nga kolegët dhe nxënësit për dhunë psikologjike e fizike, gjatë një incidenti në ambientet e shkollës.

E akuzuan për dhunë ndaj fëmijëve, drejtoresha e shkollës nuk i mban lotët para kamerave (Video) Read More »

Sherri tek komisioni i mediave, Balla: Inspirohen nga Berisha, jo ‘Luli pulë”, çfarë fshihte deputeti në panatallona

Kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla në një deklaratë për gazetaret sot nga ambientet e Kuvendit tha se kryetarja e Komisionit te Medias Albana Vokshi ka shpërdoruar detyren. Ai ka kërkuar që “Basha te frenoje deputetet e tij nga keto akte dhune. Një deputet ka pasur veze në pantallona”, është shprehur ai.

“Të gjthë e dimë që kjo është një fjie bari e radhës për të treguar kush është më i paepuri në sytë e Saliut se këto janë skena që inspirohen nga Saliu jo nga Luli pulë.

Në rregullore s’ka nen të parashikuar për akte vandalizmi e dhunë jashtë sallës së seancave plenare. Unë do i kërkoja Gardës së Republikës që punonjësit e Gardës të dhunuar nga deputetët të kallëzohen penalisht se në fund të fundit taksapaguesit e pagujanë punonjësin e gardës të ruajë qetesine e s’ka të drejtë Noka e Salianji të godasë një djalë shqiptar që kryen një detyrë. Të vlerësojnë dëmet e infrastrukturës në foni që janë kryer nga vandalët e SHQUP-it.

Veliaj ka qenë i ftuar nga 2/3 e komisionit, zonja Vokshi ka shpërdoruar në mënyrë të padrejtë pozicionin e kryetarës së komisionit për të mos hedhur në votim propozimin e anëtarëve. PD po e përdor teatrin për interesat e tyre. Kishte hezitim dhe ndoshta frikë nga deputetet e PD që të gjendur pa asnjë argument tentuan të bllokojnë seancën dëgjimore” tha Balla.

Sherri tek komisioni i mediave, Balla: Inspirohen nga Berisha, jo ‘Luli pulë”, çfarë fshihte deputeti në panatallona Read More »

Aktualitet, Kryesore ISUV-i, “tenxherja ku ziejnë” analizat false të ushqimeve kancerogjene që hanë shqiptarët, çdo alarm ka dalë “pa gjë”

LSI ka “bunkerin” e kontrollit ushqimor,  po na dëndin me shiringa
Sikur shqiptarët ta dinim realisht se çfarë hanë, se me çfarë produktesh false, kalbësira, sëmundje e kimikate ushqejnë veten dhe fëmjët, do shkonin të kapnin “për fyti”, ata që nxjerrin në treg ushqime vrasëse, së pari “bluzë-bardhët” laborantë shtetëror ushqimor të nxirë nga korrupsioni, që certifikojnë këto ushqime me analiza false, me logon zyrtare “ISUV”.

Për shkak të mos kontrollit dhe kontrollit fiktiv, që bëjnë në treg pazarxhinjt e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) të “Gimes” në shkëmbim të rryshfeteve dhe biznesve të njeri-tjetrit në sektorin ushqimor, në organizmin tonë po futet përditë krimi ushqimor që na ofrojnë prodhuesit, importuesit dhe AKU, në bashkëpunim me Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), që ka për detyrë parësore të garantoj gjithë zinxhirin e sigurisë dhe cilësisë ushqimore, por që e bën me klientelizëm, institucion që vazhdon ta komandojë akoma “banda” LSI, nëpërmjet një juristi që më shumë bën “analizat se më cilën parti duhet të shkojë” para e pas çdo palë zgjedhjeve poltike, sesa analizat e produkteve ushqimore.

Ky shërbim qendror kontrolli laboratorik, vazhdon të funksionojë si “bunker” i analizave të ushqimeve që konsumojnë njerëzit dhe kafshët, e që janë të lidhura, mbasi sëmundjet dhe falsitetet në ushqimet e kafshëve, përcillen tek ushqimi njerëzor nëpërmjet mishit, qumështit, bulmetarve, shpendëve, vezëve, prodhimeve të detit e vaskave, gjë të cilën drejtori i ISUV Taulant Kalo e di mirë, sepse ka edhe vetë biznes me rrjet tregu e restorantesh prodhime deti e vaskash.

Kjo qendër kombëtare laboratori, që ka nën kontroll edhe laboratorët veterinar në mbarë vendin, që verifikon kontrollet e analizon edhe analizat e AKU së “Gimes”, po lejon të futen në treg ushqime që “vrasin” shëndetin dhe jetën e konusmatorit, lejon të përdoren në ferma bagëtish ushqime kimkisht të përpunuara e kancerogjene, lejon të futen e të shiten në treg farëra e pesticide që helmojnë perimet, zarzavatet, frutat, bazën ushqimore të bagëtive.

Ky ISUV-i “bunker” i LSI, lejon të importohen dhe shiten në farmacitë bujësore e veterinare, barna dhe medikamente që stimulojnë fiktivisht pjekjen e përshpejtuar, peshën, sasinë, formën dhe “zbukurimin” e produktit, fakte që ndeshen në peshën e bagëtive të trasha e të imëta, perimeve, zarzavateve frutave,
peshkut, derrave, pulave, shumica e të cilave ushqehen me vitamina të hedhura në ushqim.

Në Shqipëri, lejohen falsitetet dhe përbërësit kimikë në fabrikat e bulmetrave, të ëmbëlsirave, fabrikat e miellit, bukës, prodhimeve të brumit ushqimeve për fëmijë, cokollatat, akulloret, “Fast-Food”, byrektoret, biskotat e sidomos fabrikat e sallamrave, të cilat sipas analizave të ISUV-it të LSI-së, hedhin në treg sallamra “me mish viçi vendi të freskët” me çmim 300-500 lekë kilogrami, kur mishi i viçit në treg është minimalisht… 800 lekë/kg!

Ka shumë produkte vendi e importi, që jo vetëm prodhohen, ambalazhohen, certfikohen e tregtohen me etiketa, marka, letra kontrolli e importi, analiza false në dogana e në laboratorët e AKU dhe të Shëndetit Publik, por çuditërisht marrin edhe nga ISUV-i i LSI, “vulën” zyrtare: “Ka siguri dhe cilësi sipas standardeve të lejuara prej BE”. A është realiteti i sigurisë dhe cilësië ushqimore në Shqipëri, siç deklaron ky “bunker” kontrolli e analizash? (Vijon)./Pamfleti

Aktualitet, Kryesore ISUV-i, “tenxherja ku ziejnë” analizat false të ushqimeve kancerogjene që hanë shqiptarët, çdo alarm ka dalë “pa gjë” Read More »

Noka i “qepet nga pas”, Veliaj: Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth

Kryebashkiaku Erion Veliaj pasi iku nga mbledhja e komisionit të medias ka dhënë një prononcim për mediat. Por as këtu, deputeti demokrat Flamur Noka nuk e ka lënë rehat duke iu qepur nga pas dhe ndërhyrë në fjalën e tij.

“Po ta keni vënë re e kam me pasion këtë punë e sa është mundësia për ta lartësuar Tiranën, e kam bere por nesër do jemi në Barcelonë dhe u ftova nga 2/3 e komisionit dhe thashe po i bejme sot te dyja degjesat. Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth dhe jo seancë për tu dëgjuar. …ky ligj s’është që prish teatrin as që e ndërton por që hap një negociatë dhe thotë të bëjmë një teatër që ndoshta xhepi nuk na e mban por si rasti i stadiumit të kemi nje Teater te ri.

PD themela në një shpi te zona e Kavajës, sot ëstë te SHQUP, atyre personazheve që po silleshin si vandalë që se dinë ku është teatri jo më të kenë parë një shfaqje nga fillimi në fund, pra kishin nevojë për zgjerim. Zaptoi SHQUP-in sa humbi zgjedhjet”, tha Veliaj ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

Noka i “qepet nga pas”, Veliaj: Që në fillim e kuptova që ky ishte një kurth Read More »

Marin Mema: Nuk jam çam, jam shqiptar, ndaj të gjithë jemi çamë

Me mjetin e vetëm që ka pasur në dorë, me fjalën, ai ka bërë jo pak për Çështjen Çame. Ndaj Marin Mema ka qenë një nga figurat e vlerësuara sot nga PDIU dhe Shoqata Çamëria për kontributin e dhënë për këtë çështje.
“Për mua ky çmim ka një vlerë shumë të veçantë sepse vlerësime të tilla janë ngjyer me gjakun e të pafajshmëve. Brenda këtyre vlerësimeve është shpirti dhe zëri i këtyre njerëzve që nuk duhen harruar kurrë. Ne duhet ta risjellim, e ta risjellim, e ta risjellim përditë zërin e tyre.
Ne duhet të sjellim gjithçka që ata kanë vuajtur, që kjo çështje të gjejë zgjidhje. Për shkak të emisioneve të shumta që kam bërë në Çamëri shumë njerëz më pyesin: “Marin, ti je çam”? Jo nuk jam çam, por jam shqiptar. Kur je shqiptar, je shqiptar edhe çam, shqiptar i Kosovës, i Iliridës, i Malit të Zi, i çdo krahine.
Kështu duhet të ndihet çdo shqiptar. Duhet ta duam vendin tone sepse ky vend mund dhe duhet te behet nga ata që e duan vërtetë”, tha Mema./njekomb

Marin Mema: Nuk jam çam, jam shqiptar, ndaj të gjithë jemi çamë Read More »

Salianji rreh punonjësit e gardës

Një debat i ashpër mes Erion Veliajt dhe Albana Vokshit u zhvillua në Komisionin e Medias, gjatë një seance dëgjimore me kreun e Bashkisë së Tiranës për çështjen e teatrit.

Ervin Salinji është përplasur keq me gardën, e cila po mbron kryebashkiakun Veliaj. Deputetët demokratë kërkojnë largimin e kryebashkiakut Veliaj nga komisioni, gjë e cila ka sjellur përplasje mes dy kampeve në komision.

Noka, Balliu dhe Salianji po bëjnë rolin e badigardit të Vokshit, duke dhënë një shfaqje të shëmtuar.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1358040387654413/?t=0

Salianji rreh punonjësit e gardës Read More »