Aktualitet

Paralajmërimi i ambasadorit të OSBE: Mund të shohim një grua Kryeministre të Shqipërisë

Bernd Birchardt, ambasadori i OSBE-së në Tiranë duke folur në një konferencë për gratë në politikë u shpreh:

“Kodi Zgjedhor i mëparshëm përmbante një dispozitë, që lejonte refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësonin kuotën gjinore ligjore. Kjo dispozitë është hequr në Kodin e tanishëm. Ne rekomandojmë fuqimisht rivendosjen e dispozitës që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore.

Thjesht vendosja e një gjobe për partitë politike, listat zgjedhore të të cilave nuk plotësojnë kuotën gjinore, nuk e çon përpara kauzën e grave në politikë po aq mirë sa refuzimi i listave. Partitë politike duhet të bëjnë më shumë për të siguruar kushtet për pjesëmarrje të hapur dhe të drejtë të grave në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda partive.”

Ndër të tjera ambasadori Borchardt theksoi se pjesëmarrja e grave në politikë në vitet e fundit duhet të ruhet dhe të çohet më tej.

“Ndoshta dikur në të ardhmen mund të shohim një grua kryeministre në Shqipëri, duke ndjekur kështu prirjet evropiane dhe rajonale. Deri atëherë, ne punojmë në mënyrë të përkushtuar që të shohim më shumë gra këshilltare vendore, deputete dhe në poste të larta shtetërore”, tha ai.

Fjala e plotë e ambasadorit të OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhënë kontributin e saj përgjatë viteve, duke punuar nga afër me gratë politikane, organizatat e shoqërisë civile në nivel vendor dhe kombëtar, me organet vendimmarrëse dhe me institucionet shtetërore, për të ndihmuar dhe mbështetur konkurrimin e sa më shumë grave në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme, si dhe zgjedhjen e tyre në poste publike.

Përgjatë viteve, ne kemi mbështetur krijimin dhe funksionimin e Aleancës së Grave Deputete. Për më shumë se tetë vjet, me anë të Platformës Kombëtare të Gruas, ne kemi mbështetur shumë veprimtari që forcojnë pozicionin e grave nga e gjithë Shqipëria në politikë. Gjithashtu kemi organizuar trajnime për gratë këshilltare vendore, pra bazën e elitës politike të grave në të ardhmen, dhe këtë vit po zhvillojmë një program trajnimi më sistematik dhe të plotë sipas konceptit të “Akademisë për Gratë Këshilltare”, duke fuqizuar gratë që në bazë.

Së fundmi, Prezenca ka filluar të punojë në nivel rajonal për barazinë gjinore në politikë, përmes organizimit të seminareve tematike në Budva të Malit të Zi, në maj, si dhe ka mbështetur pjesëmarrjen e tri grave deputete në Takimin Rajonal për Barazinë Gjinore dhe Korrupsionin, organizuar nga misioni ynë simotër në Bosnjë-Hercegovinë.

Po ashtu, Prezenca drejton Grupin e Punës për Çështjet Gjinore dhe Gratë në Vendimmarrje, i cili bashkon grupet e interesit dhe luan rol aktiv për përparimin e pozicionit të grave në shoqëri. Grupi i Punës ka mbledhur rekomandime në lidhje me çështjet gjinore në politikë, të cilat do t’i paraqiten Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Edhe në këtë fushë, arritjet janë të pamohueshme. Shqipëria është e pajisur me legjislacionin e duhur për barazinë gjinore në organet vendimmarrëse dhe në institucionet shtetërore. 41 deputetë të legjislaturës aktuale janë gra dhe ky është numri më i lartë i arritur që nga viti 1990, madje edhe krahasuar me disa vende të Bashkimit Evropian nuk është shumë keq. Kodi Zgjedhor përcakton kuotë prej 30% për gratë që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme dhe, çka është padyshim akoma më mirë, një kuotë prej 50% për zgjedhjet vendore. Sidoqoftë, këto arritje nuk duhet të merren për të mirëqena dhe përpjekjet tona të përbashkëta duhet të bëjnë që prirja pozitive të vijojë dhe të mos ketë kthim prapa.

Diçka shumë konkrete në këtë kontekst: Kodi Zgjedhor i mëparshëm përmbante një dispozitë, që lejonte refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësonin kuotën gjinore ligjore. Kjo dispozitë është hequr në Kodin e tanishëm. Ne rekomandojmë fuqimisht rivendosjen e dispozitës që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore. Thjesht vendosja e një gjobe për partitë politike, listat zgjedhore të të cilave nuk plotësojnë kuotën gjinore, nuk e çon përpara kauzën e grave në politikë po aq mirë sa refuzimi i listave. Partitë politike duhet të bëjnë më shumë për të siguruar kushtet për pjesëmarrje të hapur dhe të drejtë të grave në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda partive. Kjo tregon se mund të bëhet akoma më shumë.

Megjithatë, përparimet e viteve të fundit më bëjnë të jem optimist. Shpresoj sinqerisht se arritjet për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në jetën publike do të ruhen dhe do të çohen përpara. Ndoshta dikur në të ardhmen mund të shohim një grua Kryeministre në Shqipëri, duke ndjekur kështu prirjet evropiane dhe rajonale. Deri atëherë, ne punojmë në mënyrë të përkushtuar që të shohim më shumë gra këshilltare vendore, deputete dhe në poste të larta shtetërore.

Uroj që ky aktivitet të jetë i suksesshëm, që gjetjet e raportit të merren parasysh nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe që Shqipëria të ketë më shumë gra në politikë dhe në poste të larta!

Paralajmërimi i ambasadorit të OSBE: Mund të shohim një grua Kryeministre të Shqipërisë Read More »

LAJMI I FUNDIT: QEVERIA GJERMANE GATI TË MBËSHTESË SHQIPËRINË, NDËRSA HOLLANDA JO! MËSOHET SOT FATI I VENDIT TONË

Në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Përgjithshme, pjesë e Bashkimit Evropian do të diskutohet mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe mbi kërkesën e Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Gjermania e gatshme të japë dritën jeshile

Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth, deklaron: “Demokracia dhe paqja e qëndrueshme  në Ballkanin Perëndimor luajnë një rol të rëndësishëm për të gjithë ne në, kjo është arsyeja që vlerësojmë shumë përpjekjet e të dy shteteve për të forcuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit.

Qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, jemi gati të japim dritën jeshile dhe dua të inkurajoj miqtë tanë holandeze dhe francezë të na bashkohen”.

Ministri gjerman shtoi: “Unë pres një dritë jeshile për sot, nuk dua të spekuloj për ditë të  tjera. Është një kompromis sepse ne duhet të bëjmë qartë se Shqipëria duhet të përmbushë disa parakushte për të hapur kapitullin e negociatave. Kjo mund të jetë një mënyrë pragmatike për të kapërcyer mosmarrëveshjet në këshill”.

Holanda kërkon më shumë progres nga Shqipëria dhe Maqedonia

Ministri holandez i Punëve të Jashtme deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë progres.

Stef Blok tha se në mbledhjen e sotme do të diskutohet mbi çështjen e negociatave dhe për dy ditë do të sqarojnë të gjithë pikëpyetjet që kanë mbi progresin.

Blok: Dy vendet kanë bërë progres por jo mjaftueshëm, duhen rezultate konkrete mbi korrupsionin.

E rëndësishme është që të dy vendet kanë treguar këmbëngulje në luftën kundër korrupsionit por duhet të shohim më shumë.

Pyetjes: Atëherë në dhjetor?

Blok u përgjigj: Nuk e di mund të jetë në shtator, ne duhet të shikojmë progres të mjaftueshëm. Në një anë ne mbështesim progresin që kanë bërë por nuk mund të injorojmë faktin që duhet të shohim rezultate konkrete

LAJMI I FUNDIT: QEVERIA GJERMANE GATI TË MBËSHTESË SHQIPËRINË, NDËRSA HOLLANDA JO! MËSOHET SOT FATI I VENDIT TONË Read More »

Vjeshta i hap rrugën e arrestimeve VIP, në shtator ngrihet KLGJ dhe KLP. SPAK zyrtarizohet në nëntor

Organet e reja të drejtësisë në vjeshtë pritet të jenë gati. Sipas ”SOT” në fillim të muajit shtator kandidatët për KLGJ e KLP janë gati dhe menjëherë kryetari i Gjykatës së Lartë do të thërrasë Mbledhjen e Gjyqtarëve ndërsa Kryeprokurorja do thërrasë Këshillin e Prokurorëve, të cilët do të zgjedhin nga 6 kandidatë secili, pra 6 për KLGJ dhe 6 për në KLP.

Deri më tani ka pasur shumë debate mbi këtë zvarritje të reformës, por ajo do të përshpejtohet, kjo dhe për shkak të kushteve të vëna nga BE. Reforma në drejtësi është kusht për hapjen e negociatave dhe ky vit është vendimtar për Shqipërinë. Por ngritja e KLGJ dhe e KLP do të hapë rrugën për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas ligjit, SPAK dhe BKH ngrihen dy muaj nga ngritja e KLP. Kjo e fundit pritet që të ngrihet në nëntor sipas afateve. Pra sinjalet janë se ky vit do sjellë dhe arrestime në nivele të larta dhe luftë të fortë kundër korrupsionit.

Shkrirja e KLD dhe Arta Marku

Ngritja e KLGJ, e KLP dhe e SPAK do të sjellin ndryshime të forta në arenën e drejtësisë shqiptare. I pari që do të largohet është Ilir Meta, kryetari i KLD. Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shkrihet si institucion dhe të gjithë anëtarët do jenë gjyqtarë të thjeshtë. Kjo do të thotë se Presidenti i Republikës nuk do ketë më rol në sistemin gjyqësor apo atë të prokurorisë. Një tjetër emër që largohet është Arta Marku. Kryeprokurorja është me mandat të përkohshëm, pra deri në ngritjen e KLP.

Në momentin ky organ ngrihet ajo do e dorëzojë detyrën. Pas kësaj, do jetë po KLP që do të nisë procedurat për të zgjedhur kryeprokurorin me mandat 7 vjeçar. Mbetet të shihet nëse Arta Marku do të garojë, ndërkohë që ajo është dhe kandidate për në KLP. Pak ditë më parë shumë zëra ndërkombëtarë kërkuan përshpejtim të vetingut dhe KPK ka dhënë sinjale se janë të shumtë ata që do të japin sqarime për aferat dhe pasuritë e dyshimta.

Vjeshta i hap rrugën e arrestimeve VIP, në shtator ngrihet KLGJ dhe KLP. SPAK zyrtarizohet në nëntor Read More »

Çfarë ndodh nëse nuk hapen negociatat? Thirrja e Johannes Hahn për vendet e BE-së

Komisioneri për zgjerimin në Ballkanin perëndimor, Johannes Hahn i bën thirrje BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Thirrja e tij vjen në të njëjtën ditë kur ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian do të takohen në Luksemburg për t’i paraprirë vendimit të Këshillit të Europës më 28-29 qershor.

Burime  zyrtare nga Komisioni Europian bëjnë me dije se Johannes Hahn i bëri apel të hënën (25.06.2018) vendeve anëtare të BE t’i japin dritën e gjelbër fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë duke theksuar rëndësinë e dhënies së “një sinjali pozitiv” për  gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Arritjet në Ballkanin Perëndimor – rezultat i perspektivës europiane

Në një intervistë për ”Deutsche Welle” ai thotë se Shqipëria dhe Maqedonia kanë shpresë që në takimin e sotëm në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE do të bien dakort për rëndësinë e dhënies së sinjalit pozitiv dhe të hapin rrugën për miratimin nga Këshilli Europian në Samitin e kësaj fundjave.

Por kjo dakortësi nuk shfaqet e lehtë për t’u arritur. Franca dhe Hollanda kërkojnë më shumë reforma për të luftuar  krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe mund të kërkojnë fillimin e bisedimeve me kushte për të dyja vendet. Përveç kësaj, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, kërkon që BE të reformohet dhe pastaj të zgjerohet, ide e cila nuk ka gjetur mbështetje nga  Gjermania dhe vendetë tjera të BE.

” Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm  – dhe shpresoj që ky është më në fund rasti – sesa e rëndësishme është dhënia e një sinjal pozitiv  në rajon. Kemi arritur shumë dhe nëse shihni arritjet në rajon,  edhe vetëm në muajt e kaluar ..të gjitha janë rezultat i perspektivës europiane. Nëse kjo nuk shihet, kuptohet dhe përgjigjet në mënyrë adekuate , nuk do të mund ta kuptoja” tha Hahn dje në Luksemburg, gjatë zhvillimit të konferencës ndërqeveritare .

Si arritje kryesore për Maqedoninë Hahn veҫoi nënshkrimin, në fillim të këtij muaji, të  marrveshjes me Greqinë për ta riemëruar “Republika e Maqedonisë Veriore ” ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë , duke përfunduar kështu një grindje 27 vjeçare mes dy vendeve, për të cilën Maqedonia” duhet të shpërblehet” me  hapjen e negociatave. Ndërsa për Shqipërinë arritja kryesore është reforma në drejtësi dhe zbatimi i procesit të vettingut.

Çfarë mund të ndodhë nëse negociatat nuk hapen?

“Nëse kjo nuk do të shpërblehet në një mënyrë kuptimplote, mendoj se do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të menjëhershëm në stabilitetin e rajonit” paralajmëroi Hahn, Këshillin Europian.

Politikanë të lartë të Shqipërisë mendojnë se nëse Këshilli Europian nuk voton pro hapjes së negociatave, shqiptarët mund të humbin besimin në perspektivën europiane. Kryeministri Rama është shprehur se lënia mënjanë e Ballkanit mund të krijojë një zonë gri në mes të Europës që mund të përfundojë nën ndikimin e huaj dhe nga kjo nuk do të përfitonte Europa.

Çfarë ndodh nëse nuk hapen negociatat? Thirrja e Johannes Hahn për vendet e BE-së Read More »

Negociatat/ Raportuesit e Ballkanit Perëndimor letër liderëve të BE-së, çfarë shkruajnë

Në prag të vendimit për negociatat 6 vendet e Ballkanit Perëndimor i dërgojnë një një letër të hapur Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk si dhe Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të BE-së.

“I nderuar zoti President, Ne, Anëtarët e nënshkruar të Parlamentit Europian, Raportuesit dhe Kryetarët e Delegacioneve për marrëdhëniet me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i bëjnë thirrje shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së të bien dakord për një hap vendimtar përpara në politikën e zgjerimit të BE-së kur të takohet për Këshilli Evropian më 28 dhe 29 qershor. Koha është ‘pjekur’ për një vendim të guximshëm që vërtet hap rrugën drejt integrimit të suksesshëm të gjashtë vendeve dhe 18 milionë qytetarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën e hapur drejtuar shteteve të BE ndërsa përmendet edhe marrëveshja mes Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për çështjen e emrit “si një hap emocionues” .

“Kjo zgjedhje për një jetë në paqe dhe prosperitet, të qeverisur nga sundimi i ligjit dhe nga institucionet demokratike efektive, bashkon qytetarët nga të gjashtë kombet në Ballkanin Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje -Herzegovinën, Kosovën, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi dhe Serbinë.

Një brez i të rinjve shqiptarë, boshnjakë dhe Herzegovinas, kosovarë, maqedonas të veriut, malazezëve dhe serbëve është rritur me pikëpamjen e dëshpëruar se mosmarrëveshjet dypalëshe, kujtimet e hidhura të luftrave ku ata nuk ishin pjesë dhe versione të historisë keqdashëse përcaktonin pafundësisht lidhjen e tyre me fqinjët e tyre evropianë. Me vullnet të mirë, vendosmërinë e nevojshme dhe një pikëpamje të qartë politike, kjo pikëpamje e zymtë mund të jetë së shpejti një gjë e së kaluarës”, thuhet më tej në letër.

“Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Bashkimit Evropian që të kuptojnë këtë mundësi një herë në jetë. Njerëzit e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një shenjë të qartë se Bashkimi po mbështet përpjekjet e tyre për të ndërtuar shtete moderne, me institucione të forta dhe të pavarura, ekonomi të qëndrueshme dhe shoqëri solidare. Disa kompetenca rajonale dhe globale kanë një interes politik dhe financiar në prishjen e ambicieve evropiane të të gjithë gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk duhet të ndodhë.

Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve evropianë që të demonstrojnë angazhimin e tyre të qartë ndaj perspektivës evropiane të të gjithë rajonit, duke rënë dakord për hapjen e negociatave të pranimit të Shkupit dhe Tiranës në Këshillin e ardhshëm evropian më 28 dhe 29 qershor. Në negociatat e vazhdueshme të pranimit me Malin e Zi dhe Serbinë, duhet të hapen kapituj të rinj. Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të zbatohet. Përpjekjet e reformës së Bosnje-Hercegovinës duhet të shpërblehen, varësisht nga rezultati dhe pasojat e zgjedhjeve të përgjithshme më 7 tetor. BE duhet të mbetet një partner i besueshëm për shkak se kushtet për hapat përpara janë përmbushur, siç vuri në dukje Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian, në sundimin e ligjit, në demokracinë liberale, në drejtësinë sociale dhe në fuqinë inovative të një shoqërie të hapur. Bisedimet e plota dhe ambicioze për rrugën drejt anëtarësimit në BE ofrojnë garancinë më të fortë të mundshme që qytetarët e gjashtë vendeve do të përfitojnë nga këto përfitime në të ardhmen jo shumë të largët. Evropa nuk duhet t’i zhgënjejë”, thuhet në letrën e hapur shkruar nga Tanja Fajon, Raportuese për liberalizimin e vizave BE-Kosovë (S & D, Slloveni), Knut Fleckenstein, Raportues për Shqipërinë, Koordinator i S & D për Punë të Jashtme (S & D, Gjermani), Eduard Kukan, Kryetar i Delegacionit në Komisionin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Serbi (PPE, Sllovaki), Monica Macovei, Kryesuese e Delegacionit të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit të BE-AIBAIA (ECR, Rumania), David Martin, Kryetar i Delegacionit të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit të BE-Malit të Zi (S & D, Mbretëria e Bashkuar), Alojz Pedelle, Kryetar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të BE-FYROM (EPP, Slloveni), Tonino Picula, Kryetar i Delegacionit për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën (S & D, Kroaci), Cristian Dan Preda, Raportues për Bosnje-Hercegovinën, Koordinator i PPE për Çështjet e Jashtme (PPE, Rumani), lgor Soltes, Raportues për Kosovën (Greens, Slloveni), Charles Tannock, Raportues për Malin e Zi (ECR, Mbretëria e Bashkuar), Lvo Vajgl, Raportues për Republikën e Maqedonisë Veriore (ALDE, Slloveni)

Kjo letër do i adresohet edhe Antonio Tajani, President i Parlamentit Europian, Jean-Ciaude Juncker, Kryetar i Komisionit Evropian, Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit për Punë të Jashtme.

Negociatat/ Raportuesit e Ballkanit Perëndimor letër liderëve të BE-së, çfarë shkruajnë Read More »

Një lajm i keq për të gjithë! Mos rrini vetëm në shtëpi, sinoptikantët tregojnë se çfarë do ndodhë këto ditë

Edhe pse është fundi i muajit Qershor, moti i paqëndrueshëm i cili prej më shumë se dy javë ka përfshirë vendin, vazhdon ende.

Dita e cila nis me diell, shoqërohet pasditeve me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta. Kjo situatë, e cila u përmirësua fundjavën që lamë pas, duket se do të na shoqërojë deri në fund të kësaj jave.

Sakaq sipas parashikimeve vetëm ditën e diel, moti do të jetë me diell, dhe temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë celsius.

Dhe gjithë java në vazhdim, pritet të jetë me shi dhe me bubullima të forta, ndërsa e diela paraqet një përmirësim të dukshëm të motit, me temperatura normale për stinën, të cilat gjatë kësaj jave nuk do e kalojnë 25 gradë celsius.

Një lajm i keq për të gjithë! Mos rrini vetëm në shtëpi, sinoptikantët tregojnë se çfarë do ndodhë këto ditë Read More »

E turpshme! Del sms-ja, shihni si japin urdhra demokratët për prishjen e dëgjesës së teatrit

Në dëgjesën e sotme me artiste dhe arkitekte organizuar nga kryebashkiaku Veliaj, janë zbuluar disa mesazhe se si drejtues të Sindikatës së Artistëve, që pretendojnë se janë të pavarur, marrin urdhra direkt nga zyrtare te PD, lidhur me kohen se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.

Nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës.

Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën.

E turpshme! Del sms-ja, shihni si japin urdhra demokratët për prishjen e dëgjesës së teatrit Read More »

SHBA dhe BE vënë kushte: Burg për kupolën politike që qeverisi vendin për 28 vite me radhë dhe gjyqtarët e prokurorët e korruptuar

Nuk ka ndodhur asnjëherë që partnerët tanë ndërkombëtarë të jenë kaq të hapur, të flasin kaq troç dhe “shqip” sa kanë folur këto kohët e fundit.

Nuk e kemi fjalën për gjuhën shqipe që e kanë mësuar shumë ambasadorë të akredituar në Tiranë, duke filluar nga ambasadori amerikan Donald Lu e duke vijuar me ambasadorin austriak dhe të tjerë.

Nuk e kemi fjalën për gjuhen e folur shqipe të ambasadorëve apo partnerëve tanë ndërkombëtarë, që dhe kjo është një shenjë respekti e tyre ndaj detyrës që kryejnë por dhe popullit shqiptar në rastin konkret.

Fjala është për mesazhin që kanë përcjellë partnerët tanë ndërkombëtarë, mesazh që e kanë dhënë në mënyrë shumë direkte dhe të kuptueshme për qytetarët shqiptarë.

Mesazhe që nuk kanë pasur asnjë mundësi të përkthehen ndryshe nga ana e kupolës politike shqiptare, për t’ia servirur pupullit që qeverisin sipas dëshirës dhe volisë së tyre.

Tashmë kur Vettingu është në hapat e para dhe ku më shumë se 30 gjyqtarë dhe prokurorë kanë mbetur në “rrjetën” e tij, partnerët tanë ndërkombëtarë veçanërisht SHBA dhe BE nuk janë aspak të kënaqur me ritmet e deritanishme.

Dhe ambasadori amerikan Donald Lu që deklaroi se Vettingu ka funksionuar dhe nuk ka dështuar, është shprehur se duhet të vijohet më me shpejtësi dhe ashpërsi që për prokurorët dhe gjyqtarët të ketë jo vetëm përjashtim nga sistemi i drejtësisë por dhe përgjegjësi penale.

E thënë shqip: duhet të provojnë burgun për krimet, korrupsionin dhe shkatërrimin e drejtësisë që kanë realizuar gjatë tërë këtyre viteve.

Një gjë të tillë e kanë deklaruar dhe zyrtarë të lartë të vendeve anëtare të BE, veçanërisht ministrat dhe deputetët gjermanë që kërkojnë veprime konkrete.

Dhe sidomos SHBA kur kërkon veprime të shpejta ndaj të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, që kanë pastruar para dhe kanë bashkëpunuar me krimin, ka parasysh ngecjen e hetimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Por nga ana tjetër partnerët tanë ndërkombëtarë veçanërisht SHBA dhe BE, kanë kërkuar me insistim dhënien fund të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe politikanëve shqiptarë që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë krijuar lidhje me krimin.

Pra kanë kërkuar me insistim zbatimin e reformës në drejtësi sa më parë dhe pa asnjë dallim.

Ambasadori amerikan Donald Lu, zyrtarët e lartë austriakë dhe gjermanë, madje së fundmi dhe deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në një intervistë për DW kanë deklaruar se zyrtarët e lartë të korruptuar duhet të përfundojnë në burg. Pa asnjë dallim partiak dhe niveli.

Njëherësh qëndrimi ndaj korrupsionit, krimit dhe abuzimit me pushtetin do të shërbejnë dhe si kushte  nëse hapen negociatat e Shqipërisë me BE, ku gjasat janë shumë shumë të pakta që të ndodhin se afërmi.

Partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE kanë qënë të qartë dhe në një qëndrim të përbashkët mes tyre, se integrimi i Shqipërisë në familjen e madhe evropiane varet verëm nga dërgimi në burg i zyrtarëve, politikanëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar.

Madje sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndaj s’ka “pirueta” për këtë qëllim./Pamfleti

SHBA dhe BE vënë kushte: Burg për kupolën politike që qeverisi vendin për 28 vite me radhë dhe gjyqtarët e prokurorët e korruptuar Read More »