Aktualitet

Skandali, Spitali Amerikan do pushtojë Spitalin Ushtarak deri në vitin 2026

Spitalit Amerikan nuk i mjaftuan 15 mijë m2, rrëmbeu ambientet të tjera të Spitalit Ushtarak, prokuroria hesht për shkeljen e kontratës në dëm të pronës publike

Spitali Amerikan është një instrument i rrezikshëm interesash të errëta, i cili ka zaptuar prona dhe ambiente publike, në shkelje të kontratave, ka futur duart në buxhetin e shtetit si dhe ka kapur zyrtarë të të gjitha qeverive, për interesat e veta financiare. Një vit pasi kishte ardhur në pushtet, Sali Berisha, në tetor të vitit 2006, vendosi t’i japë Spitalit Amerikan një pjesë të ambienteve dhe sipërfaqes së tokës së Spitalit publik Ushtarak, me çmim qesharak.

Me vendim nr. 729 datë 18.10.2006, Berisha i dha Spitalit Amerikan disa mjedise dhe truall të Spitalit Ushtarak me sipërfaqe 15 638 m2. Këto mjedise Spitali Amerikan, sipas vendimit, do t’i përdore për interesat e veta private, deri në vitin 2026. Mjediset iu dhanë pa konkurrim. Në këtë truall Spitali Amerikan ndërtoi edhe një godinë. Kjo është njëra anë e historisë, ku shteti favorizon pa garë një subjekt privat, në dëm të interesit publik.

Historia e shkeljeve dhe aferave vijon pas lidhjes së kontratës. Spitali Amerikan zgjeron territorin e tij në Spitalin Ushtarak jashtë sipërfaqes prej 15 638 m2 dhe bën edhe ndërtime të tjera pa leje. Këto shkelje tolerohen nga qeveria e Sali Berishës, por me pas edhe nga qeveria e Edi Ramës, pasi Spitali Amerikan kishte lidhje me të dy pushtetet.

Në një raport të posaçëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit, konstaton se Spitali Amerikan kishte pushtuar ambiente të tjera të Spitalit Ushtarak jashtë kontratës si dhe kishte bëtë ndërtime të paligjshme, përfshirë edhe një urë. Në raport thuhet: “Nga auditimi konstatohet se, nga SUT janë kryer matje të sipërfaqeve, të cilat përdoren nga “S…… A”, referuar kontratës së qirasë së lidhur më datë 28.08.2013, duke konkluduar që ky subjekt përdor ambiente brenda spitalit gjithsej 1963.7 m2 , nga të cilat vetëm 496 m2 i janë dhënë me qira.

Nga auditimi konstatohet se, subjekti “S.. A” përdor dhe një sipërfaqe prej 222.3 m2 , të cilën e ka ndërtuar mbi ambientet ekzistuese të spitalit, për të cilin institucioni nuk ka dokumentacion, si leje ndërtimore apo kontratë. Po kështu ka ndërtuar dhe një urë lidhëse ndërmjet godinës së tij dhe spitalit, me sipërfaqe 45 m2 , për të cilën nuk ka dokumente në SUT, çka konfirmohet dhe nga kartela e pasurisë bashkëlidhur Certifikatës së pasurisë së 6 datës 07.04.2015, ku përshkruhen 3 objekte pa leje apo “ndërtime të paligjshme”. Për këto ambiente ky subjekt nuk paguan qira”.

Për këtë abuzim flagrant përgjegjës janë përfaqësuesit e Spitalit Amerikan, ministrat përkatës të Shëndetësisë dhe ministrat përkatës të Ekonomisë. Pavarësisht vjedhjes flagrante, duke përdorur pronat dhe ambientet publike, prokuroria nuk ka çuar asnjë zyrtarë të shtetit dhe as përfaqësuesit e Spitalit Amerikan para gjykatës.

Për të çuar përgjegjësit e kësaj afere para drëjtësisë, prokuroria mjafton të administrojë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të shqyrtojë kontratën e Spitalit Amerikan me Ministrinë e Ekonomisë si dhe zbatimin e kontratës. Gjithashtu, mjafton të marrë në pyetje mjekët e Spitalit Ushtarak për zaptimin e ambienteve nga Spitali Amerikan jashtë kontratës së lidhur me Ministrinë e Ekonomisë./Pamfleti

Skandali, Spitali Amerikan do pushtojë Spitalin Ushtarak deri në vitin 2026 Read More »

Përmbytja e Biblotekës Kombëtare, Erion Kristo hedh dyshime: Ku është Prokuroria?

Pedagogu Erion Kristo ka reaguar lidhur me përmbytjen e Biblotekës Kombëtare ku rReth 12 mijë libra ishin prekur nga uji.

Ai thotë se është jashtëzakonist i zemëruar për “sulmin e dyte terrorist ndaj trashegimise tone kulturore”.

Nga ana tjetër ai shprehet se më e rendë është mungesa e reagimit shoqëror dhe papërgjegjshmëria institucionale.

“Dhe propaganda pa piken e turpit ben deklarata devijuese. “Nuk jane lagur librat e vyer”. Me nje fjale, jane lagur librat e pavyer, botuar ne cerek shekullin e fundit. Jane lagur librat e shkruar prej meje dhe kolegeve te mi. Po a ka papergjegjshmeri me te madhe se sa kjo?”- shkruan ai.

Kristo nga ana tjetër i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë, ndërsa hedh dyshime se e gjitha kjo nuk është aksidentale dhe po bëhet për të krijuar mjergullën e duhur ku “ujku të bëjë kërdinë”.

“Ku eshte prokuroria?”- pyet ai.

Postimi i plotë:

Jam jashtezakonisht, jashtezakonisht i zemeruar per sulmin e dyte terrorist ndaj trashegimise tone kulturore. Ne nje kohe kaq te shkurter, Biblioteka Kombetare u dogj dhe u permbyt. 12 mije libra u ujiten, si per tua kujtuar faktin e celulozes. Po kjo nuk eshte gje. Me tremb me shume mungesa e reagimit shoqeror dhe e pergjegjshmerise institucionale. Nuk ka pergjegjes per kete. Dhe propaganda pa piken e turpit ben deklarata devijuese. “Nuk jane lagur librat e vyer”. Me nje fjale, jane lagur librat e pavyer, botuar ne cerek shekullin e fundit. Jane lagur librat e shkruar prej meje dhe kolegeve te mi. Po a ka papergjegjshmeri me te madhe se sa kjo? Le ti leme librat te lagen, se ata ne fakt po thahen. Po shteti ku eshte?
Ku eshte prokuroria?
A vleresohet ky dem?
Ku eshte qeveria e vendit tone?
Pse nuk ka ndodhur kjo gje me pare?
A ka lidhje ngjarja me punimet shumemilion euroshe te kompanive te privilegjuara te qeverise?
A do ta hetoje prokurori perkates firmen e vet?
A do kete persona qe ligji do ti ngarkoje me pergjegjesi?
Jam i prire te besoj se keto ngjarje nuk jane aksidentale, por te projektuara me qellim per te krijuar mjegullen e duhur ku ujku te beje kerdine. E kush mund te ma ndaloje kete hamendesim. Aq me teper qe jane situata te perseritura.
Fuqia ime eshte vetem te protesta ime. Po une mund te bej dic me teper. Une mund te refuzoj te coj kopje te librave te mi ne kete institucion te papergjegjshem. Dhe ti ftoj gjithe njerezit qe mendojne si une, te bejne te njejten gje. Nuke di si do duket kjo. Por kur ndien dhembje, lejohet bertima.
Por nese jeni dakord me mua, e beni bertimen time te kaperceje dyllin e veshit te shtetit.

Përmbytja e Biblotekës Kombëtare, Erion Kristo hedh dyshime: Ku është Prokuroria? Read More »

Blogerja britanike miqve të saj: Ja pse duhet të vini në Shqipëri këtë verë!

Përveç që thuajse të gjithë duan të emigrojnë nga ky vend, po t’i pyesësh shqiptarët se ku do kalojnë pushimet apo ku do të donin t’i kalonin me gjasë përgjigja do jetë “jashtë shtetit”.

Mirëpo, të huajt që kanë pasur mundësi për të eksploruar Shqipërinë shprehen se vendi ynë është ideal për të kaluar pushimet. Mjaft blogje, revista dhe gazeta ndërkombëtare shkruajnë për Shqipërinë, duke e cilësuar si “perla e Ballkanit.”

Por, pse të huajt duhet të vijnë në Shqipëri? Blogerja angleze, e vetëquajtur “theBalkanista”, e cila është shtetase britanike, por prej disa kohësh jeton në Shqipëri, ka renditur 10 arsye se pse Shqipëria duhet të jetë në listën tuaj të pushimeve.

Me anë të një letre të hapur për miqtë e saj që blogerja e titullon “Pse duhet të vini në Shqipëri këtë verë!”, ajo arrin të nxjerrë në pah veçoritë më të mira të vendit tonë.

Nuk është një pistë e rrahur nga turistët
Ndryshe nga shumë destinacione të tjera turistike të Mesdheut (Maltë, Kretë, Qipro, Spanjë), Shqipëria ende nuk është “ngopur” edne me turistët dhe nuk duhet të prisni me orë të tëra për të hyrë në atraksionet turistike, as nuk duhet të bësh luftë me gjermanët për të zënë vendin perfekt në plazh dhe nuk është e mbingarkuar me komercializëm.

Ka plazhet më të mira në të gjithë Europën
Të nderuar pushues që dëshironi Italinë, Kroacinë dhe Greqinë, më vjen keq t’ju zhgënjej, por Riviera e Shqipërisë është në krye të çdo bregdeti që duhet të shikoni. Ndonëse kjo mund të jetë një deklaratë mjaft e diskutueshme, unë i qëndroj asaj, ashtu si shumica e shqiptarëve. Shkoni në Ksamil, Sarandë, Himarë dhe Dhërmi dhe pyesni veten në ujërat tepër të kaltra, rërën e argjendtë dhe pamjet e majme malore, të cilat në mënyrë të përkryer e formojnë bregdetin. Ka diçka të egër dhe të mrekullueshme për bregdetin shqiptar dhe unë ju sfidoj të gjeni diçka të krahasueshme kudo në kontinentin europian.

Koha është e mrekullueshme
Shqipëria gëzon klimën e përsosur mesdhetare me verë të gjatë të nxehtë dhe vjeshtë, dimër dhe pranverë. Nga maji e tutje, temperaturat mbesin vazhdimisht mbi 22 gradë gjatë ditës dhe arrijnë mbi 35 gradë gjatë muajit korrik dhe gusht. Temperatura mesatare vetëm zvogëlohet nën 20 gradë kur vijmë në nëntor, gjë që nënkupton që ju keni kohë të mjaftueshme për të eksploruar vendin dhe për të ‘gllabëruar’ diellin e tij të lavdishëm.

Vendasit janë miqësor
Populli shqiptar është miqësor, kureshtar, mikpritës dhe i sjellshëm. Shumë vendas janë të prirë që të shkundim imazhin negativ të padrejtë që është propaganduar për to gjatë viteve. Ata nuk janë të gjithë mafiozë dhe gangsterë, personalisht mund të them që kurrë nuk kam ndier më shumë siguri, se sa kam pasur në Shqipëri. Jini të përgatitur për t’iu përgjigjur 100 pyetjeve se kush jeni, prej nga jeni dhe pse jeni këtu – vendasin duan të dinë shumë detaje.

Ushqimi është mahnitës
Nëse jeni në bregdet, ju do të gjeni ushqim deti shumë të shijshëm, me çmime tepër të ulëta. Kuzhina ka një ndikim të madh nga Italia dhe çdo gjë, nga pica deri te makarona, është e krahasueshme me atë që do të gjesh atje. Ndërsa udhëtoni për në brendësi të vendit, kuzhina është më e bazuar në pjata mishi, por me prodhimet më të freskëta të mundshme. Për sa kohë kam qëndruar, koncepti i ushqimit të ngrirë nuk ekziston dhe gjithçka është tërësisht e freskët, e pastër dhe e përgatitur mirë.

Gjuha nuk i ngjan asgjëje që ju keni dëgjuar më parë
Shqipja është një nga gjuhët më të vjetra të gjalla dhe është krejtësisht ndryshe nga çdo gjuhë tjetër euopiane. Është shumë e vështirë të arrish të flasësh, por mund të provosh të mësosh disa fjalë pasi banorët e pëlqejnë kur të huajt përpiqen të flasin në gjuhën shqipe.

Ju mund të udhëtoni me lehtësi në disa vende të tjera
Shqipëria konsiderohet si një bazë e shkëlqyer për ata që duan të eksplorojnë zona të tjera të rajonit. Nga Pogradeci mund të kaloni në kufirin me Maqedoninë, nga Shkodra ju mund të udhëtoni në Mal të Zi dhe Kroaci, nga jugu mund të vizitoni Greqinë dhe Korfuzin, dhe nga veriu pse jo, shikoni Kosovën dhe Serbinë përtej. Ju mund të merrni me qira një makinë ose të merrni një autobus dhe të jeni në destinacionin tuaj brenda disa orëve. Italia është rreth 1 orë në një aeroplan ose ndryshe mund të merrni një traget nga Durrësi dhe të jeni atje brenda disa orëve.

Ka më shumë histori se sa duket në sipërfaqe
Nëse je një fans i historisë dhe i kulturës, atëherë mund të rezervosh një zgjatje të qëndrimit tënd në Shqipëri. Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, rrënojat romake, kështjellat mesjetare, muzeumet e bunkerëve komunistë dhe reliket e mbetura nga sundimi otoman, këtu i gjeni të gjitha.. Ja vlen të vizitohet qyteti i Butrintit në jug, ashtu siç është Berati, dhe qyteti i Shkodrës. Nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të shkruar këtu të gjitha vendet historike që ju duhet t’i shihni.

Është një vend me tolerancë fetare
Edhe pse Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, ju nuk keni nevojë të ndrydhni besimin tuaj siç mund të duhet të bëni në vende tjera myslimane. Shqiptarëve realisht nuk u intereson se cilit besim i përkisni, për sa kohë që jeni një person i mirë dhe miqësor dhe i ndershëm.

Vizitoni liqenet e saj dhe burimet natyrore
Ashtu siç ka vijën bregdetar shumë të lakmuar, Shqipëria është shtëpia e disa liqeneve më të bukura, madje edhe burimeve natyrore. Liqeni i Komanit, Liqeni i Shkodrës, Liqeni i Butrintit dhe Liqeni i Ohrit janë të gjithë të vlefshëm për t’u vizituar. Burimet e saj natyrale si Syri i Kaltër dhe një i ngjashmi i tij në Thethi janë perfekte për notim dhe relaksim dhe nëse jeni me fat ju mund të pengoheni nëpër disa ujëvarat për ato momente të përsosura Instagram.

         

Blogerja britanike miqve të saj: Ja pse duhet të vini në Shqipëri këtë verë! Read More »

12 mijë materiale të lagura, Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës

Biblioteka Kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës pas përmbytjes së katit të parë të godinës nga reshjet e së shtunës.

Sipas Bibliotekës, plot 12 mijë materiale rezultojnë të lagura nga shiu.

Biblioteka Kombëtare njofton se në orët e para të datës 23 qershor 2018, mbas reshjeve të vrullshme të shiut, është konstatuar prani uji në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme të hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar/lagur materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulëta të sallës.

Institucioni shpalli gjendjen e emergjencës për trajtimin e materialeve bibliotekare të lagura ose pjesërisht të lagura me qëllim tharjen dhe restaurimin e tyre të plotë.

Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip.

Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre.

Mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të cilat për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave depozituese nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve tekniko-profesionale.

Në funksion të kësaj emergjence dhe në respektim të protokolleve profesionale, njoftojmë se Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.

12 mijë materiale të lagura, Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës Read More »

Karikatura me shqiponjën që çmend grekët (Foto)

Një rrjetet sociale në Greqi ka nisur të qarkullojë një karikaturë e dy heronjve grekë të luftës për pavarësi, Marko Boçari dhe Kollokotroni duke bërë shqiponjën.

Mediat greke e cilësojnë këtë karikaturë si provokative dhe të bërë nga “neonazistë” shqiptarë.

Po ashtu, edhe disa medie të tjera në vendin fqinj kanë dhënë alarmin për karikaturën që përdhor heronjtë helenë të pavarësisë.

Image

Karikatura me shqiponjën që çmend grekët (Foto) Read More »

Parashikimi më i fundit për motin, meterologët sapo na dhanë lajmin më të keq

Edhe pse është fundi i muajit Qershor, moti i paqëndrueshëm i cili prej më shumë se dy javë ka përfshirë vendin, vazhdon ende.

Dita e cila nis me diell, shoqërohet pasditeve me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta. Kjo situatë, e cila u përmirësua fundjavën që lamë pas, duket se do të na shoqërojë deri në fund të kësaj jave.

Sakaq sipas parashikimeve vetëm ditën e diel, moti do të jetë me diell, dhe temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë celsius.

Dhe gjithë java në vazhdim, pritet të jetë me shi dhe me bubullima të forta, ndërsa e diela paraqet një përmirësim të dukshëm të motit, me temperatura normale për stinën, të cilat gjatë kësaj jave nuk do e kalojnë 25 gradë celsius

Parashikimi më i fundit për motin, meterologët sapo na dhanë lajmin më të keq Read More »

Pa koment/Bosi i 3.4 milionë eurove Alban Mollaymeri, qenka mik profili me Presidentin Ilir Meta

“Pamfleti” zbulon “porositësin” e parë

Prej dy ditësh, po flitet për kapjen e 3.4 milionë eurove, të parlajmëruar nga “njohësi ekspert” i eurove, kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzoi si porositës të tyre, deputetin socialist Taulant Balla, mirëpo po del se transportuesi i “trajlerit” me euro, “xheneriku” Alban Mollaymeri, qenka mik profili krahë-qafë, me sportistin e hekurave, Presidentin e Republikës Ilir Meta, aleatë politik i Lulit.

Madje aq miq të afërt qenkan me njeri-tjetrin dy “hekuraxhinjtë” Meta-Mollaymeri, sa pasi kanë pozuar të buzqeshur e të lumtur bashkë, Alban Mollaymeri e ka vendosur si foto profili, aq sa shokët e tij në “FB”, janë habitur për shoqërinë e ngushtë të tij me Presidentin e Republikës

Fotografia që po publikon “Pamfleti”, nuk është e vjetër, por është “taze”, publikuar 1 vit më parë, fiks si sot datë 25 qershor 2017, ose 1 muaj para se Likja të kurorëzohej në postin “President Republike”, më 24 korrik 2017./Pamfleti

Pa koment/Bosi i 3.4 milionë eurove Alban Mollaymeri, qenka mik profili me Presidentin Ilir Meta Read More »

Lajmi më i fundit: Kaq lekë duhet të paguani kur shkoni në gjykatë sipas ligjit të ri që sapo është miratuar

Nga 1 qershori i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar një vit më parë nga Kuvendi dhe që përcakton tarifat e reja që duhet të paguhen tashmë nga palët sa herë paraqesin një çështje në gjykatë.

Ligji klasifikon tarifat në tre kategori ku së pari janë tarifat e përgjithshme për paraqitjen e çëshjeve në gjykatë, së dyti ato për kryerjen e vpeimeve procedural në gjykata dhe shërbimet administrative në to dhe së treti tarifat gjyqësore shtesë. Tarifat gjyqësore të përcaktuara në këtë ligj zbatohen për të gjitha çështjet gjyqësore civile dhe administrative të paraqitura për shqyrtim në gjykatë dhe në të gjitha shkallët e gjykimit.

Tarifat gjyqësore të përgjithshme

Në nenin 5 të ligjit sanksionohet mënyra sesi përcaktohen tarifat që paguhen nga palët që paraqesin një çështje në gjykatë duke kërkuar zgjidhje. Në një permbledhje prej tetë pikash saktësohet kufiri i poshëm dhe i sipërm i një tarife si dhe raste të veçanta për çëshjet në rigjykim.

“1. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesëpadisë përllogaritet mbi bazën e vlerës së padisë për çështje gjyqësore civile dhe administrative.

  1. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme, sipas pikës, 1 të këtij neni, është jo më e ulët se 1 000 (një mijë) lekë dhe jo me e lartë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë.

  2. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme për gjykimet në gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë është jo më e ulët se 2 000 (dy mijë) lekë dhe jo më e lartë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.

  3. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese është 5 000 (pesë mijë) lekë, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 9 të këtij ligji.

  4. Përcaktimi i vlerës së padisë bëhet nga personi, i cili ka ngritur padinë përpara gjykatës.

  5. Në rast se përllogaritja e vlerës së padisë mungon ose nuk është llogaritur në mënyrë të saktë, veprohet ne përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.

  6. Kur çështja gjyqësore kthehet për rigjykim nga gjykatat më të larta, nuk paguhet tarifë gjyqësore e përgjithshme.

  7. Llojet dhe masat përkatëse të tarifave gjyqësore të përgjithshme, sipas këtij neni, për çdo shkallë gjykimi, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi bazën e natyrës së çështjes, parimeve të proporcionalitetit dhe progresivitetit” thuhet në nenin 5.

Pothuajse në të gjitha rastet pagesa e tarifave gjyqësore të përgjithshme bëet në momentin e regjistrimit të çështjes në gjykatë me përjashtim të rasteve kur çështja përfshin pensionin ushqimor apo padi për marrdhënie pune me vlerë deri në 700 mijë lekë.

Tarifat gjyqësore shtesë

Ligji përcakton se ka edhe tarifa gjyqësore shtesë. Këto të fundit caktohen në rastet kur pala ndërgjyqëse ose përfaqësuesi i saj ka shkaktuar pa shkaqe të arsyeshme vonesa në gjykim e çështjes. Kjo tarifë brenda 21 ditëve kalendarike nga data e njoftimit të vendimit të gjykatës, është një tarifë fikse dhe është në propocion me tarifat gjyqësore të përgjithshme.

Tarifa gjyqësore e veçantë

Në nenin 8 të ligjit përcaktohet edhe kategoria e tretë që janë tarifat gjyqësore shtesë. Kjo tarifë caktohet për shqyrtimin e kërkesave të veçanta procedurale gjatë zhvillimit të gjykimit në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në të gjitha juridiksionet gjyqësore, si dhe për shërbime të administratës gjyqësore.

Tarifa gjyqësore e veçantë paguhet në kohën e paraqitjes së kërkesës në gjykatë. Tarifat gjyqësore të veçanta janë jo më e ulëta se 50 (pesëdhjetë) lekë dhe jo më të larta se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë. Masa për llojet e tarifave gjyqësore të veçanta përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas parimeve të proporcionalitetit dhe progresivitetit” përcakton ligji.

Lajmi më i fundit: Kaq lekë duhet të paguani kur shkoni në gjykatë sipas ligjit të ri që sapo është miratuar Read More »