Aktualitet

Arta Marku në ”filtrat” e Vettingut, zbardhet pasuria e plotë e Prokurores që u kthye në ’mollë sherri’ mes maxhorancës dhe opozitës

Prokurorja e Përkohshme Arta Marku do të dalë para Komisionit të Vettingut më 3 korrik. Ajo ka rezultuar e rregullt në raport me ligjin. Trupa gjykuese që po shqyrton dokumentacionin e zonjës Marku përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Znj. Marku e cila në fund të vitit të kaluar u kthye në ‘’mollë sherri’’ mes maxhorancës dhe opozitës është një hap larg konfirmimit në detyrë si pjesë e drejtësisë së re. Kjo për 2 arsye:

Së pari, për zonjën Marku, para se të votohej nga Parlamenti në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, zyrat e Tatimeve dhe Hipotekave kanë informuar Kuvendin për veprimtarinë se kryeprokurores.

Së dyti, nga verifikimi i deklaratave të pasurisë, zonja Marku rezulton me një pasuri modeste.

Por ‘’Shqiptarja.com’’ ka publikuar pasurinë e plotë të deklaruar nga zonja Marku pranë ILDKPKI që nga viti 2004. Sa i takon pasurive të paluajtshme, kryeprokurorja posedon 1/3 e një shtëpie banimi me sipërfaqe 55 m2, ku siç duket është banesa e prindërve.

Pasuria e plotë e Arta Markut që nga viti 2004

Viti 2004

Të ardhura nga paga 900 000 lekë nga pozicioni i prokurores.

Të ardhura prej 108 000 lekë nga pensioni i babit.

Vlera 60 000 lekë të përfituara të mamasë nga depozita bankare

Së bashku me prindërit zotëruese e një shtëpie banimi me sipërfaqe 55 m2, pjesa 1 e 3-ta.

Depozitë bankare në emër të nënës 2 000 000 lekë. Depozita është formuar nga të ardhurat e punës së saj në një dyqan i marrë me qira nga një shtetas që nga viti 2000.

Viti 2005

Të ardhura prej 930 600 lekë bruto nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 651 420 lekë të bashkëshortit pranë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Viti 2006

Të ardhura nga paga në vlerën 952 560 lekë për vitin 2006 (77 550 lekë muaji për 6 muajt e parë, dhe 81 210 lekë për 6 muajt e dytë).

Viti 2007

Të ardhura prej 1 003 506 lekë nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 585 790 lekë të bashkëshortit nga pozicioni oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Bashkëshortët kredi, në vlerën 6 732 704.51 lekë, me afat 15 vjeçar.

Bashkëshortët kanë konsumatore në vlerën 916 457.74 lekë.

Bashkëshortët kanë kursyer vlerën 300 000 lekë me të ardhura nga paga, të cilat u përdorën për blerjen e apartamentit.

Bashkëshortët 5 000 000 lekë për blerjen e një apartament banimi me sipërfaqe 103 m2. Çmimi i blerjes u përftua nga një kredi dhe nga kursime të bashkëshortëve .

Bashkëshortët kanë paguar 149 526.52 lekë për shlyerje të kredisë.

Bashkëshortët kanë paguar vlerën 15 277.36 lekë për shlyerje të kredisë.

Viti 2008

Të ardhura prej 817 774 lekë nga paga si prokurore.

Të ardhura prej 574 984 lekë nga paga e bashkëshortit si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

473 400 lekë për shlyerje të kredisë bankare.

183 324 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2009

Të ardhura 1 234 127 lekë nga paga në pozicionin e prokurores.

42 000 lekë dieta nga OPDAT.

Të ardhura 787 732 lekë nga paga e bashkëshortit.

Bashkëshortët kanë kursyer 200 000 lekë nga paga.

516 000 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

324 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2010

Të ardhura 1 057 715 lekë nga paga në pozicionin e prokurores.

42 000 lekë dieta nga OPDAT

Të ardhura prej 587 693 lekë neto të bashkëshortit

Bashkëshortët kanë kursyer 100 000 lekë nga paga.

Bashkëshortët kanë paguar 503 932 lekë për shlyerje të kredisë bankare.

Bashkëshortët kanë paguar 192 863 lekë për shlyerje të kredisë konsumatore.

Viti 2011

Të ardhura nga paga 1 322 836 lekë.

125 000 lekë dhe 152.54 dollarë lekë dieta nga OPDAT.

Të ardhura prej 10 152 lekë nga paga si pedagoge e jashtme në Universitetin “Gjon Buzuku”, Shkodër.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 721 223 lekë

Bashkëshortët kanë kursyer 200 000 lekë nga paga.

499 200 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë

84 800 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore.

Viti 2012

Të ardhura nga paga 1 400 461 lekë.

Të ardhura prej 61 560 lekë nga paga si pedagoge e jashtme.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 886 724 lekë.

Bashkëshortët kanë 100 000 lekë kursime cash me të ardhurat nga pagat.

Kredi 109 600 lekë për blerjen e një kondicioneri.

479 557.5 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë

173 089.72 lekë për shlyerje të kredisë bankare konsumatore

55 400 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë Union Bank.

Viti 2013

Të ardhura nga paga1 450 786 lekë.

Të ardhura 142 920 lekë nga paga si pedagoge e jashtme.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 812 154 lekë.

Bashkëshortët kanë 250 000 lekë kursime.

403 300 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë.

54 850 lekë duke shlyer totalisht kredinë e marrë në vitin 2012.

Viti 2014

Të ardhura nga paga 1 567 868 lekë.

Paga si pedagoge e jashtme 127 797 lekë.

21 084 lekë dieta për pjesëmarrje në takime me OPDAT-in.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit 866 279 lekë.

Kredi bankare në vlerën 263 630 lekë për blerjeje pajisjesh kondicioner, frigorifer dhe shtrydhëse frutash.

Çaku, si përfaqësues me prokurë i një personi, ka tërhequr në datë 25.07.2014 këstin në vlerën 427 500 lekë si pjesë e pagesës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë i njoftuar me shkresë të datës 15.07.2014. Pas tërheqjes përfaqësuesi i ka dorëzuar personit që i takonte shumën.

422 200 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga 1 592 541 lekë.

Të ardhura prej 885 259 lekë të bashkëshortit.

Kredi bankare afatgjatë për shtëpi në vlerën 2 700 000 lekë.

Bashkëshorti deklaron regjistrimin e një apartamenti me sipërfaqe 60 m2.

Apartamenti është fituar nga privatizimi i banesës shtetërore dhe z. Çaku është zotërues i 25% të tij.

2 507 128.82 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

153 000 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë Union Bank.

259 000 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

Viti 2016

Të ardhura nga paga 1 238 813 lekë

Paga e bashkëshortit 885 773 lekë

Çaku, si përfaqësues me prokurë i një personi, ka tërhequr në datë 04.05.2016 këstin me vlerë 96 700 lekë si pjesë e pagesës së AKKP Tiranë.

153 600 lekë për kredinë e marrë pranë Union Bank gjatë vitit 2014.

440 824 lekë për shlyerje të kredisë bankare afatgjatë për shtëpi.

Arta Marku në ”filtrat” e Vettingut, zbardhet pasuria e plotë e Prokurores që u kthye në ’mollë sherri’ mes maxhorancës dhe opozitës Read More »

Shtyrja e negociatave, reagon Rama: “Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”.

Pas vendimit të Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë, ka ardhur edhe reagimi nga Edi Rama.

Në një Postim të shkurtër në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se lufta vijon drejt rrugës për në Evropë.

Pas 72orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon.

Shtyrja e negociatave, reagon Rama: “Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”. Read More »

10 ngjarje të tmerrshme në 2 javë! A i jepni dot një shpjegim kësaj hataje të madhe që po ndodh?

3 persona të pajetë u gjetën në zonën e shkëmbinjve në Beachy Head, në Sussex-in lindor, të Britanisë së Madhe. Bashkë me ta, në vetëm dy javë numri i viktimave në këtë vend shkon në 10.

Kurse javën e shkuar autoritetet gjetën 7 persona në total, përfshirë një nënë dhe djalin e saj.

Policia e Sussex tha se 3 personat të seksit mashkull u gjetën rreth 152 metra poshtë, pranë Eastbourne, mëngjesin e së hënës.

Policia shkoi në vendngjarje pasi u njoftua për një person që kishte rënë nga Beachy Head. Roja bregdetare gjeti trupin e një burri rreth të 40-ve, në fund të shkëmbinjve.

E po në të njëjtën zonë u gjetën edhe dy trupat e tjerë, gjatë ditës.

Vdekja e tyre nuk po trajtohet si e dyshimtë nga policia dhe ata nuk besohet se kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Javën e kaluar, 2 të rinj të moshës 20-vjeçare u gjetën në fund të shkëmbinjve. Edhe vdekjet e tyre nuk besohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Në mesin e viktimave besohet se është edhe një turist që mund të ketë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për t’i dhënë fund jetës në një prej shkëmbinjve më të famshëm në botë.

Po gjatë javës së shkuar, 42-vjeçarja Cheryl Tompsett dhe djali i saj 5-vjeçar Leo u gjetën të pajetë në fund të shkëmbinjve dhe dyshimet janë se gruaja ishte hedhur qëllimisht sëbashku me të birin.

E sa i përket viktimave të tjera, mbetet e paqartë nëse ata kanë rënë pasi kanë humbur ekuilibrin, janë hedhur nga dikush, apo qëllimisht.

Më shumë se 350 mijë persona vizitojnë shkëmbinjtë në Birling Gap dhe Seven Sisters çdo vit.

10 ngjarje të tmerrshme në 2 javë! A i jepni dot një shpjegim kësaj hataje të madhe që po ndodh? Read More »

Bushati reagon sërish pas vendimit nga BE: Spekulantë politik dhe mediatik humbën bastin, sot një ditë e gëzuar

Pas bërjes publike të vendimit për shtyrjen e negociatave Ministri Bushati ka dalë në një konferencë për shtyp ku është shprehur si më poshtë

“Këshilli ka përcaktuar një afat kohor, brenda të cilit do të ndodh i gjithë procesi përgatitor për tryezën e negociatave.
Komisioneri për zgjerim është shprehur shumë qartë, gjithashtu presidenca e Bashkimit Evropain është shprehur në të mirë të këtij procesi.

Shqipëria është në rrugën pa kthim drejt Bashkimit Evropian. Kursi i reformave që ka marrë Shqipëria, është një kurs impresionues, i cili natyrisht duhet të thellohet më tej në ditët dhe në muajt në vijim. Ne do të ulemi me komisionin evropian pa humbur kohë, në mënyrë që qershori i vitit të ardhshëm, ta gjej Shqipërinë në pozicion sa më solid.

Tre ditët e fundit kanë qenë orë të vështira, na është dashur të komunikojmë me të gjitha nivelet vendimmarrësve, për të komunikuar në detaje procesin e reformave dh atë që do të vij më pas. Në emër të qeverisë Shqiptare dhe qeverisë Shqiptare, për Mogerinin, Hahr, Junkerin dhe të gjithë drejtuesit e tjerë punuan dhe ja arritëm që të jemi një vend që ka marrë rekomandimin pa kushte.

E fundit që kam për të thënë ka të bëjë mesazhin që dha Evropa sot. Për fat të keq këto ditë politika shqiptare dhe media kishin vendosur 28 qershorin si një ditë për bast apo larjen e hesapeve me qeverinë e Edi Ramës.
Ky është një proces që nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe Shqiptarët dhe jo me një qeveri. Më vjen mirë që ky bast politikë dhe mediatik nuk u përmbush sot. Sot është një ditë e gëzuar për të gjithë popullin shqiptar”.

Bushati reagon sërish pas vendimit nga BE: Spekulantë politik dhe mediatik humbën bastin, sot një ditë e gëzuar Read More »

Intrigat politike të Tiranës: Shkarkohen Arta Marku dhe Fatmir Xhafaj? Emrat që do marrin drejtimin e institucioneve kyçe

Arta Marku e Fatmir Xhafaj-kurbani i Ramës në ditët që vijojnë?!

Arta Marku pritet  të shkarkohet me urgjencë nga Parlamenti si dhe ministri Xhafaj do detyrohet të japë dorëheqjen në ditët e para të korrikut. Arta Marku jo vetëm nuk është në afate kohore Kushtetuese, por ka rezultuar të jetë zhgënjim total i pritshmerisë se partnerëve, sidomos atyre amerikanë, ndërsa Xhafaj është po ashtu e ka pa kthim në dorëheqjen nga qeveria për arsye tashme të njohura.

Ndërsa për Xhafën përflitet të zëvendësohet nga një jurist i njohur mik i Ramës i papërfolur politikisht për Arta Markun ka përfunduar kërkimi. Lobi dibran të cilit i prin Ulsi Manja tashmë i ka venë në tavolinë kryeministrit një tjetër emër për prokuror të përkohshëm konsensual. Ai është Adnan Xholi.

Në prokurori mban nofkën “mola” pasi pa u dëgjuar në dy dekada mban poste kyçe pa u ndjerë fare. Marku do të rikthehet në Shkodër prokurore e thjeshtë deri në Vetting. Është vetë Ambasadori Lu i cili thuhet se nuk ka qenë aspak i kënaqur me performancën e znj.Marku dhe vartësve të saj të rinj të cilët nuk ishin asgjë me tepër se të ricikluarit e preferuar të Adriatik Llallës./Pamfleti

Intrigat politike të Tiranës: Shkarkohen Arta Marku dhe Fatmir Xhafaj? Emrat që do marrin drejtimin e institucioneve kyçe Read More »

Harrojeni diellin deri në këtë datë! Sinoptikanët sapo bënë parashikimin e fundit

Vijojnë reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta në të gjithë vendin.

Të paktën edhe gjatë ditës së sotme, situata e kohës do të jetë e njëjta si sot, pa ndonjë ndryshim.

Kështu thuhet në parashikimi e motit të bërë publik nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Ja era:

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë).

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër s’ka rrezik për zjarre në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ja reshjet:

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve reshjet priten të jenë mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Korçë pritet të ketë reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarkun Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore kryesisht nesër pasdite dhe në mbrëmje.

Ja temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 23 °C

në vendet e ulëta: 17 / 22 °C

në vendet malore: 10 / 18 °C

Harrojeni diellin deri në këtë datë! Sinoptikanët sapo bënë parashikimin e fundit Read More »

Tonight Ilva Tare në Vlorë, investimet e kanë shndërruar një qytet turistik europian

Në këtë sezon turistik, emisioni “Tonight Ilva Tare” ishte në qytetin e Vlorës për të diskutuar zhvillimin që kanë sjellë investimet në këtë qytet dhe nevojat për të përballuar sezonin turistik. Të ftuarit vlerësuan investimet e kryera si dhe nxorën nevojën e ndërtimit të një aeroporti, porti funksional si dhe nevojën për një masterplan kombëtar për turizmin.

Emisioni “Tonight Ilva Tare” vizitoi në këtë sezon turistik qytetin e Vlorës për të folur për investimet dhe nevojat që ky qytet ka për të përmbushur nevojat e turistëve.

Presidenti i Cipa Turs, Arben Çipa, vlerësoi ndërtimin e lungomares duke thënë se ky investim risolli operatorët turistik të huaj që u larguan nga Vlora vite më parë.

Çipa: Lungomaro risolli opeeratorët e huaj turistikë, të cilët në Vlorë kanë qenë para katër vitesh. Flasim për operatorë të huaj. Nga viti i kaluar janë rikthyer.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, i përshkroi gjithë investimet që Fondi ka bërë në Vlorë, duke i dhënë një fytyrë europiane qytetit.

Beci: Dukshëm rritja e vlerës së pronave pranë tyre, i shërbimit dhe punësimit në zonën e Lungomares. Sot ka dy linja të kalimit që janë krejtësisht normale në trafik gjatë kohës së sezonit sepse janë kompensuar me një investim shumë të madh dhe të rëndësishëm që është pjesa e rrugës “Dhimitër Konomi” dhe pjesa e Unazës së Vlorës. Bulevardi i Vlorës ka një komponent të fortë të një lloj ambjenti natyral të gjelbëruar për banorët. Vlora ka një hyrje jashtëzakonisht të përshtatshme të një qyteti turistik europian.

Çdo vit turizmi në Vlorë dhe në Shqipëri po shënon progres
Edhe drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, vlerësoi progresin në turizëm të Shqipërisë dhe parashikoi se në të ardhmen do të ketë më shumë sukses.

Islami: Jo vetëm Vlora, gjithë Shqipëria që nga viti ’90 dhe këtej gjithmonë ka progres në turizëm, kushdoqoftë rrotacioni politik, vitet bëjnë të veten, turizmi bën të veten. Tani po priten frytet e asaj pune që është bërë 10 vitet e mëparshme.

Shqipëria ka nevojë për një masterplan kombëtar për turizmin
Ralf Gjoni theksoi nevojën e një masterplani kombnëtar për të zhvilluar turizmin dhe sugjeroi krijimin e një Ministrie të veçantë të turizmit.

Gjoni: Shqipëria siç e ka Mali i Zi, siç e ka Kroacia dhe vendet e zhvilluara, ka nevojë për një masterplan kombëtar. E dyta është roli i kapaciteteve shtetërore. Deri dje kemi pasur Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Po flasim për turizmin si sektor strategjik, turizmi ka nevojë për një Ministri të dedikuar, madje edhe sot Turizmi dhe Mjedisi për mua personalisht do të isha dhe për ndarjen në të ardhmen.

Vlorës i duhet një aeroport që do t’i shërbejë jugut

Administratori i Hotel Internacional në Vlorë, Fatmir Hanxhari, kërkoi ndërtimin e aeroportit që më shumë sesa Vlorës do i shërbente 700 mijë banorëve të jugut të Shqipërisë.

Hanxhari: Vlorës i duhet një aeroport dhe jo Vlorës, jugut. Pse? Së bashku me qytetet e jugut ne bëjmë 700 mijë banorë.

Vlora ka nevojë për port funksional për krocera

Ndërsa eksperti i guidave turistike, Migel Xhelo, theksoi nevojën e një porti funksional që do të shërbente për të ankoruar krocerat e mëdha.

Xhelo: Nuk kemi një port në Vlorë. Nuk kemi një port funksional për të ardhur kroçerat, nuk ka kapacitet për ti mbajtur, plus dhe lehtësirat që dueht të bëhen në port në lidhje me anijet e huaja që vijnë apo këto velierat. Kur vinë në gjirin e Vlorës duhet të paraqiten një herë në kapiteneri, të marrin lejen, pastaj të ikin prapë në destinacionin ku duan. Kjo është një procedurë që ata i pengon, shton burokracinë dhe ata nuk e duan./oranews

Tonight Ilva Tare në Vlorë, investimet e kanë shndërruar një qytet turistik europian Read More »

Pas dosjes “Hajdari”, një tjetër “litar” ka nisur “t’i mblidhet” Sali Berishës

Rihapet dosja, prokuroria kërkon të shfuqizohet “Amnistia e 9 marsit 1997”

Pas “litarit” të dosjes “Hajdari”, misterit të “vdekjes” së papritur të sekretares personale (besnike) Linda Ihsani, pas pendimit të Arben Sefgjinit për dosjen “Remzi Hoxha”, një tjetër “litar” krimesh ka nisur “t’i mblidhet” Sali Berishës, i klasifikuar si krimi më i rëndë që ky shtetar barbar, i ka bërë në 27 vitet e fundit popullit, shtetit, vendit dhe ekonomisë kombëtare!

Bëhet fjalë përhapjen e dosjes së krimeve të Sali Berishës me Hajdin Sejdinë, personazh që rinorët e PD, PS e LSI nuk e njohin dhe nuk e dinë se çfarë zullumesh ka bërë në vitet 1992-1996, por Klevisi i Fahriut mund të pyes babin, që takohej shpesh me Hajdin Sejdin kur ishte Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Maqedoni, por edhe Luli e di më mirë se ka qenë 18 vjeçar në atë kohë, kur vjehrra e tij kalonte çeqet e firmës “VEFA” në llogaritë e Hajdinit në Zvicër, Gjermani, Shtetet Arabe, Kosovë, Austri, Holandë, Rusi, Serbi, Afganisatm. Irak, Siri, Libi e Indi.

Sipas dosjes që po rihapet, viktima e parë e skenarit Berisha-Sejdia, ishte asgjësimi politik i Fatos Nanos dhe kjo u realizua nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe dhe ndërmjetësiën e Ramiz Alisë, duke atashuar Hajdin Sejdin, si Krye-këshilltar ekonomik-financiar të Fatos Nanos, në atë kohë kryemininistër dhe ky skenar doli me sukes, pas letrave korruptive që i përgatiti Hajdin Sejdia, të cilat e çuan në burg pas marrjes së pushtetit nga Sali Berisha.

Pasi ia futën Fatos Nanos, Sali Berisha e emëroi Hajdin Sejdin si Krye-këshilltarin e tij ekonomik-financiar në qevri e presidencë, me të cilin sajuan dhe miratuan qindra VKM, ligje e urdhëresa shtetërore, për të justifikuaur palçkitje sheshesh ndërtimi, lulishte, toka, pyje, bregdetin, lumenjtë, ndërrmarjet shtetërore dhe drejtësinë me “Kursin e Plepave”.

Pasi e dekoroi Hajdin Sejdin me “Medalje Ari për ide të shquara dhe kontribute të mëdha në zhvillim e kapitalizmit në Shqipëri”, Sali Berisha që ia futi Fatos Nanos, vendosi t’ua fuste dhe shqiptarëve, duke aktivizuar Hajdin Sejdin, që përveç firmës së tij piramidë hajdute “Iliria Holding”, të niste krijimin e sistemit të firmave piramidale financiare në Tiranë, Kukës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vlorë, Tepelenë, Sarandë, Gjirakastër, Berat, Korçë, Fier e Përmet, për të zhvatur financat dhe pasuritë e shqiptarëve.
Tani pas 25 vitesh, dosja e super-krimit “Berisha-Sejdia” është rihapur prej Prokurorisë së Përgjithshme e cila ka kërkuaar shfuqizimin e amnistinë false e të dekretuar “Berisha-Nano”, nënshkruar nga partië politike shqiptare, në pazarin e 9 marsit 1997.

Rihapja e kësaj dosjeje, synon të zbardh të vërtetën e skemës kriminale “Berisha-Sjedia” me firmat piramidale financiare, që çoi në shkatërrimin e vendit, shkrumbimin e zyrave të shtetit dhe 3000 jetë të humbura nga lufta e armatosur e pushtetit “Berisha” ndaj popullit dhe mes vetë shqiptarëve të armatosur pas hapjes të depove të ushtrisë!/Pamfleti

Pas dosjes “Hajdari”, një tjetër “litar” ka nisur “t’i mblidhet” Sali Berishës Read More »