Aktualitet

Shpëton Shqipëria? Pas takimit Merkel-Macron del në dritë një vend i ri ku do të çohen refugjatët sirianë

Prej disa ditësh në vendin tonë është përhapur lajmi se Shqipëria mund të bëhet vend pritës për rreth 600 mijë refugjatë sirianë.

Po duket se takimi që ka pasur dje Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuele Macron kanë nxjerrë në skenë një tjetër mundësi se ku do të akomodohen refugjatët. Do të jetë Afrika e Veriut.

Ka qenë ‘’The Times” ajo që ka dhënë detaje lidhur me takimin mes liderve europianë.

Gjithë tensionet në lidhje me emigrantët kanë vënë në rrezik koalicionin qeverisës në Gjermani, teksa aleati qeverisës i ka dhënë vetëm dy javë kohë Merkelit që të zgjidhë problemet.

Macron ka shprehur mbështetjen e plotë për zgjidhjen e kësaj situate, duke menduar një zgjidhje që t’iu përgjigjet sa më mirë interesave të të gjitha vendeve.

“Ne do të bëjmë përparim për të arritur rezultate konkrete në politikat e migracionit evropian. Ne do të punojmë së bashku në një zgjidhje në nivel të qeverive dhe shteteve të ndryshme që preken”, tha Macron duke premtuar një zgjidhje shumëkombëshe, për këtë problem me të cilën përballet Europa.

Nga vetë qeveria shqiptare nuk ka psur në asnjë moment konfirmim se vendi ynë mund të priste 600 mijë emigrantët siranë.

Shpëton Shqipëria? Pas takimit Merkel-Macron del në dritë një vend i ri ku do të çohen refugjatët sirianë Read More »

Të varfër, por shqiptarët paguajnë me çmimet më të larta ushqimet e pijet

Shqipëria nuk është aspak vendi më i lirë në Europë sa i përket çmimeve për mallrat e konsumit apo shërbimet.

Eurostat thotë se, Shqipëria është më e shtrenjtë se Serbia dhe Mali i Zi në Europë, sa i përket çmimeve të shprehura në paritetin e fuqisë blerëse.

Në vendin tonë, çmimet në total janë sa 52% e mesatares europiane, ndërkohë që në Serbi janë në 51% dhe në Maqedoni në 47%. Të gjitha vendet e tjera të Europës përfshirë rajonin janë më të shtrenjta se ne, shkruan Scan.

Nga të dhënat e Eurostat vihet re gjithashtu se, Shqipëria është më e lira në Europë në kategorinë e restoranteve edhe hoteleve, me çmimet sa 40.3% e mesatares europiane.

Tjetër kategori që e vendos Shqipërinë në pozitën e më të lirës në Europë është ajo e pajisjeve të transportit personal, me çmimet në 79.3% të mesatares europiane.

Kjo kategori ndërkohë, është e vetmja ku çmimet në raport me Europën janë ulur në krahasim me vitin 2016.

Kategoria që ka pësuar rritjen më të madhe në krahasim me vitin paraardhës ndërkohë, është ajo e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike, ku çmimet kanë kapërcyer nga 71.9% e mesatares së BE, në 74.9%.

Ky është niveli më i lartë që prej 2007, kur ka filluar edhe mbledhja e këtyre të dhënave. Kjo tregon se Shqipëria po i afrohet Europës në një indikator ku askush nuk do të dëshironte, atë të çmimeve.

Sa i përket veshjeve, shqiptarët i paguajnë thuajse sa europianët, me një normë në 97%, nga 95.5% të vitit paraardhës.

Në drejtim të shpenzimeve të përgjithshme familjare Shqipëria lë pas edhe vende të tjera të rajonit e më gjerë, si Bullgaria apo Turqia, me një normë në 52.3% të mesatares europiane dhe lehtë mbi mesataren e vendeve kandidate, që fiksohet në 51.2%.

Në këtë kategori, çmimet kanë prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2009. Në barometrin e komisionit europian për 2018, thuhej qartë se, shqiptarët vlerësojnë si problemin e tyre kryesor rritjen e çmimeve.

Me të dhënat më të fundit të Eurostat, ky shqetësim duket i justifikuar. /albeu

Të varfër, por shqiptarët paguajnë me çmimet më të larta ushqimet e pijet Read More »

Strategjia kombëtare e transportit 2018-2021 –Keri: Prioritet, Aeroporti i Vlorës

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës dhe vënia në funksion e Aeroportit të Kukësit janë edhe dy ndër prioritetet strategjike kryesore për aviacionin shqiptar. Prioritetet dhe objektivat në aviacion u prezantuan ditën e djeshme nga Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Transportit 2018-2021.

Keri tha se ndërtimi i Aeroportit të Vlorës do të kërkojë rreth 24 muaj kohë të përfundojë duke nisur nga data e fillimit të punimeve të këtij projekti. Ndërsa shtoi më tej se ky investim do t’i sjellë jo vetëm qytetit bregdetar të Vlorës një zhvillim të jashtëzakonshëm turistik, por edhe turizmit në vend.

Ndërkohë, me impakt të madh për vendin e ka cilësuar edhe vënien në funksionim të aeroportit të Kukësit, projeksionet e të cilit parashikojnë që ky aeroport do të jetë i kategorisë ultra low cost. Aeroporti me një kapacitet deri në 1 milionë pasagjerë po ashtu pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë, sipas kreut të AAC-së.

Ndërsa, lidhur me Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, në plan afatshkurtër parashikohet një rritje e fluturimeve, si e linjave të reja dhe shtim të fluturimeve charter. Ndërkohë, projeksionin për sezonin e pikut janë deri në 35 deri në 36 fluturime në ditë./SCAN

Strategjia kombëtare e transportit 2018-2021 –Keri: Prioritet, Aeroporti i Vlorës Read More »

Vlorë : Shemben gjashtë objekte nga inspektoriati ndertimor

Gjashtë objekte janë shembur nga inspektoriati ndertimor në Vlorë, në kuader të projektit për rikonstruksionin e rrugës së plazhit të vjeter. Gjashtë objekte të cilat ishin bërë pengese për vijimin e projektit, për shkak të mungesës së shpronesimëve.

Një problematike lidheje dhe e faktin së disa banesa ndodheshin në afersi të rrugës, duke sjellë pengesa serioze, por edhe një burim rreziku për automjetet dhe kembesoret.

Gjashtë objektet ishin të fundit që prekeshin nga projekti i këtij segmenti rrugor, ndersa vonesa në shembjen e tyre ka sjellë vonesa edhe në perfundimin e projektit

Rruga e plazhit të vjeter në Vlorë, është e vetmja që të drejton edhe drejt Zvernecit, ndersa është rikonstruktuar për herë të parë, pas me shumë se 10 vitesh.

Gjendja e saj ishte totalisht e amortizuar, ndersa tashme janë hedhur pertojke dhe gjashstë objektet e fundit, pengese për perfundimin e proejtktit.

Vlorë : Shemben gjashtë objekte nga inspektoriati ndertimor Read More »

Ftese / Ju ftojmë në panairin e promovimit të vlerave dhe produkteve të zonës së Llogarasë

Llogara On Fest

Ju ftojmë në panairin e promovimit të vlerave dhe produkteve të zonës së Llogarasë

Nën shoqërinë e Trupës së Operës dhe Baletit,muzikës dhe aktiviteteve të ndryshme

Ditën e Premte,22 Qeshor ora 19 : 00

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Ftese / Ju ftojmë në panairin e promovimit të vlerave dhe produkteve të zonës së Llogarasë Read More »

Si do të bien temperaturat papritur dhe do na prishin të gjitha planet që kemi! Në këtë orë gjithçka merr kthesë

Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore por më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër ku priten shira afatshkurtër.

Pasditja vijon me shira afatshkurtër në Juglindje por shira të izoluar në Veri dhe Qendër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten konstante vlerat termike të mesditës duke ruajtur maksimumin mbi 32°C.

Era do të fryjë kryesisht lehtë, me shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Si do të bien temperaturat papritur dhe do na prishin të gjitha planet që kemi! Në këtë orë gjithçka merr kthesë Read More »

Lajmi bombastik: Sot, në orën 12 e 7 minuta ndryshon gjithcka dhe për të gjithë botën!

Stina e verës fillon sot në hemisferën veriore të Tokës. Ajo nis në orën 12 e 7 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës nis stina e dimrit.

Dita e fillimit të verës është më e gjata në vit, kurse nata është më e shkurta e vitit.

Vera do të zgjasë deri më 22 shtator, kur fillon stina e vjeshtës.
Nesër dielli në Prishtinë lind në orën 4 e 58 minuta, ndërsa perëndon në orën 20 e 17 minuta, kështu që dita do të jetë e gjatë 15 orë e 25 minuta, ndërsa nata 8 orë e 35 minuta.

Me gjithë bindjet e njerëzve se në këtë ditë Toka është më së afërmi me Diellin, në këtë moment ajo është më së largu.

Për banorët e hemisferës veriore të Tokës vera fillon në atë moment kur drejtimi i boshtit të pjesës veriore të Tokës është më së afërmi me Diellin. Atë ditë lartësia e Diellit në mesditë është më e madhja gjatë vitit.

Në atë moment për banorët në pjesën hemisferën jugore të Tokës fillon stina e dimrit.
Por as atje nuk është kryesisht ftohtë për shkak të largësisë së madhe nga Dielli, por për shkak se në atë moment poli jugor qiellor është më së largu nga Dielli.

Për këtë arsye Dielli në mesditën e asaj dite arrin lartësinë e mundshme më të vogël gjatë vitit. Është e kuptueshme se për të qenë ftohët kontribuon dita më e shkurtër, ndërsa në vendin e tretë për nga ndikimi dhe distanca e përmendur më e madhe e Tokës nga Dielli, sqarojnë astronomët.

Lajmi bombastik: Sot, në orën 12 e 7 minuta ndryshon gjithcka dhe për të gjithë botën! Read More »

Ambasada Amerikane jep 1 njoftim të rëndësishëm për çiftet e martuara dhe ata pa celebrim. Mos e humbni sepse është në interesin tuaj!

TIRANE-Për të gjithë ju çiftet e martuara apo dhe ata që ende nuk janë celebruar, që jeni të interesuar për t’u pajisur me viza për SHBA, Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm. Përmes një statusi në ‘Facebook’ ambasada ka dhënë disa këshilla të vlefshme, ndërsa sqaron edhe kohëzgjatjen e procedurave.

Në sqarimin e ambasadës thuhet se viza e fejesës është më e shpejtë, por ka disa procedura pasi hyn në SHBA. Po ashtu, mësohet se koha e përafërt e udhëtimit për çiftet e fejuara është 9 muaj dhe për të martuarit është 18 muaj.

Mali i Dajtit është i mrekullueshëm. Kenny dhe unë u ngjitëm fundjavën e kaluar. Takuam njerëz interesantë përgjatë rrugës dhe disa çifte të dashuruarish na pyetën për procesin e vizave. Ja këshilla ime: Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara. Cila është e duhura për ju?

Ambasada Amerikane jep 1 njoftim të rëndësishëm për çiftet e martuara dhe ata pa celebrim. Mos e humbni sepse është në interesin tuaj! Read More »