Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit doli sot para gjykatës dhe ka bëri një kërkesë të fortë.
Ai ka kërkuar në gjykatë përballjen me ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, për t’ia thënë të gjitha të vërtetat në sy dhe për ta gjykuar më pas drejtësisë se kush ka të drejtë.
“Berisha beri nje marreveshje per te vrare disa njerez, disa i vrane mua jo. Dua të përballem në gjyq me Saliun”, ka qënë deklarata e fortë e ish truprojës së Sali Berishës.
Më herët ai e ka akuzuar më shumë krime, mes të cilave për vrasjen e djemve të Tropojës, urdhërimin për vendosjen e ekspozivit në ambasadën amerikane, eleminimin e ambasadores së SHBA Mariza Lino dhe një sërë akuzash të tjera.
Brikena Ukperaj (Lubonja) ka dalë sot para KPK-së për t’u përballur me provën e Vettingut. Teksa ajo qendronte brenda sallës, jashtë ambienteve ka ardhur një ankesë në drejtim të gjyqtares së Apelit të Vlorës. Familja Bodo e ka akuzuar gjyqtaren se prej vitesh nuk i ka dhënë tokën që atyre u takon dhe sa sipas tyre ajo ka dhënë një vendim të padrejtë në shkelje të ligjit.
“Babai im është i sëmurë. Çështja Karaburuni është çështja më sensitive. Me prova të falsifikuara janë marrë pasuri dhe i janë marrë njerëzve që e gëzojnë. Zonja Ukperaj mori një vendim që ishte haptas në kundërshtim me ligjin.
Ne po presim vendimin e gjykatës dhe do shkojmë më lart.
KLD më ka dhënë të drejtë, më ka thënë që po ka bërë një shkelje por nuk e përjashton nga procesi. Babai im është 75 vjeç edhe xhaxhai im po aq. Sa do presim për drejtësi ne njerëzit e ndershëm të këtij vendi. KPK e dha vendimin e saj. E konsideroj selektiv procesin dhe jo të rregullt”, tha Vjosa Bodo.
Gazetari dhe ish-politikani grek Kiriakos Belopoulos ka zbardhur dje marëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në emisionin e tij ‘Kontra kai Riksi’ ai shprehet se janë zonat ekonomike sipër Korfuzit, që po gllabërohen nga Shqipëria.
Sipas tij, nga marrëveshja, pritet ‘ti kalojnë Shqipërisë, e cila do të përfitojë 300 miliardë dollarë nga nafta.Belopoulos shprehet se Shqipëria po grabit tokat dhe naftën e grekeve pasi ka urdhëruar Gjermania dhe Xhorxh Soros.
Ai shton se qeveria shqiptare ka lidhur kontratë me kompaninë ‘Shell’ ku pas saj fshihet Xhorxh Soros.
Belopoulos paralajmëron se edhe çamët do të dëmshpërblehen për tokat e tyre.
Isuf Bodo, një i moshuar nga Vlora ka mbërritur sot në Tiranë për të ndjekur seancën dëgjimore në KPK me gjyqtaren Brikena Ukperaj (Lubonja).
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se as Vettingu nuk po bën Drejtësi, pasi për shkak të kësaj gjyqtareje por edhe të disa falsifikatorëve që i denoncoi me emra, familja e tij nuk po gjen qetësi.
“90% të jetës ne i kemi kaluar pa gjumë për pronësinë në Kaburun. përballë nesh janë falsifikatorët, Pëllumb Petriti ka gjetur një varrmihës në Vlorë dhe i thotë hajde se ke prona, e çon tek noterja që quhet Blerina Serja, JO merr firma nga qytetarët. Unë nga natyra nuk kam vrarë asnjë mizë, por as nga vettingu nuk mora drejtësi.
Në vitin 2012 me falsifikim Pëllumb Petriti më mori 220 hektarë tokë në Karaburun dhe u dënua vetëm me 4 vjet burg, prokuroria kërkoi 21 vjet, dhe ai akoma vazhdon si sekser. Edhe kjo gjyqtare nuk dha asnjë vendim të drejtë për ne”,- shtoi i moshuari me zërin që i dridhej.
Ndër të tjera ai theksoi faktin se një deputet dhe një ministër në qever të cilëve nuk ua përmnendi emrat janë nxitësit e gjithë këtij falsifikimi, ndonëse nuk ua përmendi emrat.
“ E gjeni fare mirë juve se kush janë. Mua më ka ndodhur një fatkeqësi dhe nuk do vazhdoj t’i sjell fatkeqësi familjes time”,- shtoi ai.
HISTORIA E FAMILJES BODO
Isuf Bodo dhe vëllezërit e tij janë një nga 12 familjet pronarë në Karaburun të cilëve iu është falsifikuar prona. Ata kërkojnë t’ju kthehen 220 hektarët e grabitura përmes falsifikimit. Prokuroria hetoi dhe gjykata i shpalli fajtorë falsifikuesit, ndërkohë që familja kërkon t’i kthehet prona. Kur çështja shkoi në Apel, gjyqtarja Ukperaj, figura e së cilës po vlerësohet sot nga KPK, vendosi ta rikthejë çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë.
Opozita ka pritur që ajo të deklarohej mbi drogën, por znj. Vllahutin ka zgjedhur të shprehet mbi pronën, një problem edhe në përmasa tragjedie, përgjatë gjysmëshekulli tranzicion shqiptar.
“Ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde. Korrupsioni dhe vonesat në gjykata kanë shkaktuar konflikte në shoqëri”, tha gruaja e Brukselit në Tiranë.
Znj. Vllahutin tha se Shqipëria e ka imperative zgjidhjen e çështjes së pronës.
“Çdo qytetar nuk mund të privohet nga e drejta për të gëzuar pronën e tij. Bashkim Europian nuk negocion me këtë të drejtë themelore të njeriut”, tha ambasadorja e BE-së në Tiranë.
Qëndrimet e saj u shprehën gjatë një konference për pronën në Shqipëri.
Institucioni i organit të akuzës ka degraduar. Faktet po e vërtetojnë çdo ditë e më shumë.
Së fundmi, opinioni publik është shokuar, pasi flitet për një grup të strukturuar kriminal brenda prokurorisë.
Kjo u zbulua nga Komisioni i Vettingut, gjatë seancës dëgjimore për Prokurorin e Apelit, Gentjan Trenova.
Ky i fundit, ka amnistuar hetimet për një prokuror, i cili ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Gjithçka ishte zbuluar nga një përgjim.
Prokuroria pretendohet se është institucioni që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, por kjo duket se është vetëm në deklarata. Pasi realisht është krijuar një aleancë mes prokurorëve të korruptuar dhe të inkriminuar që mbrojnë një tjetrin.
Ndryshe kjo aleancë me gjuhën e prokurorëve quhet grup i strukturuar kriminal. Vërtet në skenë ka dalë prokurori A.K, por edhe sa të tjerë janë në këtë zinixhir nuk dihet.
Zbulimi i frikshëm i KPK -së
Prokurori Gentjan Trenova ka pushuar hetimin pasuror për shtetasin me inicialet V.L., këtë kallëzim e kishte bërë policia e Gjirokastrës.
V.L. ishte ndaluar nga policia greke me kanabis dhe pistoletë. Sipas policisë së Gjirokastrës ai kishte pasuri nga veprimtaria kriminale e drogës.
Sipas policisë ai kishte shumë para në banka dhe prona. Policia e kallëzoi tek krimet e renda, Trenova pushoi hetimin.
Më 30.3.2015 Trenova vendosi mos fillim hetimi pasuror. Sipas KPK –s, Trenova nuk ka bërë asnjë veprim por ka shkelur ligjin. Nuk ka verifikuar as në bankë as në QKR as tek noteri asngjëkundi për shtetasin V.L. procedimi penal nr.287, viti 2014. Trenova ishte prokuror për të ndjekur këtë hetim.
Në këtë procedim kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K. Kjo çështje u ndoq fillimisht nga dy prokurë.
Por në janar 2016 i kaloi Trenovës. Por në mars 2016 Trenova mbylli hetimin më pasi gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim, hetimi i kryer nga Trenova për këtë procedim ka qënë të pa plota dhe nuk kanë zbardhur të vërtetën.
Kolegia e Trenovës e cila u zëvendësua kishte vendosur të pyeste prokurorin e dyshuar të sekuestronte telefonat, të kontrollonte makinën.
Por, këto veprime Trenova as i ndoqi. Prokurorja e cila kishte këtë procedim është prokurorja E.M. por e zevëndësuan. Nuk është verifikuar as telefoni i dyshuar A.L që fliste me prokurorin për aktin korruptiv./CNA.
Edhe pse përgjithësisht Rama i ka tregua medias anën e tij të vrazhdë, rrëfimet e tij kanë treguar se edhe kryeministri ka kaluar distfatat e tij në jetë që i ka kaluar me shumë dhimbje.
Vetë ai ka rrëfyer kohë më parë se qan se ka ndodhur disa herë të qajë, por tronditjen më të madhe e ka pësuar në humbjen e babait.
“Është shumë e vështirë të flas për këtë gjë, por nuk kam pse të mos ua tregoj! Pati një sëmundje shumë të rëndë dhe shumë të papritur. Ishte shumë e papritur për të, shumë e papritur për të gjithë ne, dhe dëshpërim shumë i madh, sepse sëmundja ishte shumë e avancuar dhe shpresat nuk ishin shumë të mëdha.
Megjithatë ishte një betejë që duhej bërë dhe, si në çdo sfidë të njeriut, edhe në një sëmundje shumë të rëndë.
I thanë që kishte këtë sëmundje, por luftoi shumë dhe e mposhti sëmundjen. Hërë pas here bënte analizat dhe dukej sikur po përmirësohej, pastaj pati një moment kur u duk se nuk kishte më përmirësim. Pastaj u kapërcye ai moment, dhe kur kemi marrë përgjigjen që analizat dolën shumë mirë, ka qenë momenti më i lumtur dhe gëzimin ma ka dhënë ai.
Dhe një mësim shumë i madh që mora prej tij. Nuk ka gjë më të bukur sesa kur je i madh dhe mëson nga një i vogël, është një mësim që të mbreson për gjithë jetën!” /albeu.com/
Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara i ftuar në studion e Report Tv pas vendimit të gjykatës për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’ ka paralajmëruar surpriza në vijim të procesit. I njohur si mik i Izet Haxhisë, ai u shpreh se ish-bodigardi i Berishës e fitoi betejën e parë, ndërsa tashmë vëmendja zhvendoset në apel. Në këtë shkallë të drejtësisë Kara thotë se në krye të Apelit të Tiranës ndodhet një person që ka konflikte të hapura interesi, pasi dy kushërinj të tij të parë janë të vrarë në këtë ngjarje, ndërsa Berisha shton ai tha mesazhin për të vepruar kundër Haxhisë.
Përsa i përket dosjes me mbi 700 faqe, Kara thekson se nga ajo që ka parë ai dhe avokati është lemeri dhe për të vendosur duart në kokë. Pas dy dekadash procesi i vrasjes së deputetit të PD-s Azem Hajdari njohur si vrasja e shekullit shkon drejt rihapjes. Gjykata e Tiranës i ka pranuar Izet Haxhisë të drejtën për të rivendosur në afat dënimin me 25 vite burg në mungesë ndaj tij si një ndër autorët e vrasjes së Hajdarit në bashkëpunim me shtetas të tjerë.
Vendimi i sotëm i gjykatës
Nga sot Izet Haxhia ka të drejtë për të dërguar kërkesën në Apel për të kontestuar dënimin me 25 vite në mungesë. Është një fitore e tij personale. Ai u vetëdorëzua duke rrezikuar 25 vite burg vetëm që të dëgjohet, të fitojë të drejtën e tij dhe duket një çudi e madhe që njerëzit mund të gjejnë drejtësi, kjo është një shkëndijë. Të sakrifikojë jetën për të gjetur drejtësi. Izeti nuk ka të bëjë vetëm me një person si Berisha, por me një sistem të ideuar nga ky arkitekt nga 1991, nga prokuroria, gjykata etj. Kemi të bëjmë me një luftë të madhe.
Vendimi i gjykatës së Apelit
Në krye të Apelit të Tiranës ndodhet një person që ka konflikte të hapura interesi, pasi dy kushërinj të tij të parë janë të vrarë në këtë ngjarje, mund të shikohet një gjykatë tjetër. Ne do të jemi të kujdesshëm dhe nuk do të lejojmë që të ndodhë mohimi i drejtësisë. Dalja dhe shfryrja e Berishës dje, është e njëjta sikur bëri me Metën, para se të merrte pafajësinë nga gjykata e Lartë. Hëngri një darkë dhe u dha mesazhin veglave të tij të drejtësisë. Dje në daljen në media hapi gojën ndaj Izetit. Berisha sa herë hap gojën ndyn të tjerët.
Provat e reja
Është gabim profesional të flas për prova tani. Ajo që pashë është për të vendosur duart në kokë. Dje është marrë kjo dosje, habitem që strukturat e shtetit nuk japin dokumentet. Dosja 700 faqe është parë nga avokati, dhe ka parë lemeri me sy. Po marrim rastin e bllokut të Perikli Tetës, janë 21 politikanë nga PD; Berisha, Pollo, Memia, Topalli, Gjana, etj, të cilët nuk janë paraqitur në proces, dosja është dëmtuar. Që në hetim është shkallmuar cdo gjë. Është i njëjti prokuror që e kam në gjyqet e mia me Berishën.
Bisedat me Izet Haxhinë
Frikrat suporhtoen në mënyrë të ndryshme, nuk ka vend për frikë, është i interesuar që të shkojë në një përballje jo vetëm me Berishën, por edhe më të tjerët. Ai ka frikë mos humbasë, edhe unë kërkoj që të përballem me Berishën, ai është një nga njerëzit më të korruptuar, që ka ndikuar në dëm të ekonomisë tonë. Është arkitekti i këtij sistemi, deri tani nuk është përballur me asnjë. Nëse nuk përballet në gjykatë do të përballet me protesta, nuk ka vend për tërheqje.
Vendimi i Strasburgut
Gjykata i hapi rrugë rishqyrtimit, ashtu sikur i dha qeveria Berisha në 2007. Nuk kemi drejtësi në Shqipëri, jemi një popull i marrë peng, ky proces do të jetë një tërmet, sikur edhe proceset e tjera.