Aktualitet

E dogjën me acid në fytyrë në Vlorë, Vilma ka një mesazh për të gjithë

Vilma Dule është 31 vjeçarja nga Vlora e cila 5 vjet më parë u sulmua me acid, poshtë pallatit ndërsa po shkonte për në punë.

Me shumë durim e forcë ajo ia ka dalë të vazhdojë jetën dhe i është nënshtruar operacioneve të vazhdueshme me qëllim rikuperimin.

Jo vetëm kaq, Vilma që pas asaj që i ndodhi është kujdesur të tejçojë mesazhe të rëndësishme që lidhen me vazhdimësinë e jetës dhe mosdorëzimin deri në fund.

“Kur një njeri ka një kauzë, ai jeton. Gjeni tuajën “, shkruan Dule.

Fotografia e Vilma Dule

Fotografia e Vilma Dule

E dogjën me acid në fytyrë në Vlorë, Vilma ka një mesazh për të gjithë Read More »

Rama: Himara, potencial për zhvillimin e ekonomisë kombëtare

Himara ka një potencial të madh zhvillimi jo vetëm të ekonomive familjare, por edhe ekonomisë kombëtare, ndaj qeveria është e përqendruar me projekte e investime konkrete.

Në vijim të turit të llogaridhënies publike, Kryeministri Edi Rama, u ndal sot në Himarë, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës.

Bashkëqeverisja me qytetarët, sipas Ramës, është një sfidë e madhe për ta kthyer në çdo hap, në një koalicion real të qeverisës së Partisë Socialiste me njerëzit e zakonshëm për Shqipërinë që duam.

“Më vjen shumë mirë që kemi mundësinë të komunikojmë drejtpërdrejtë në një fushatë llogaridhënie, e para si eksperiencë e një partie qeverisëse që takohet me njerëzit në këtë format, jo për arsye zgjedhjesh apo votash, por për të ndarë çfarë kemi bërë dhe duhet të bëjmë”, – tha Rama.

Rama theksoi se “nuk ka njeri që nuk e sheh ndryshimin e madh në të gjithë bregun e Jonit dhe çfarë ndryshimi ka filluar të materializohet në gjithë bashkinë e Himarës”.

“Himara nuk i takon vetëm himarjotëve, por të gjithë vendit, për shkak të një potenciali të madh zhvillimi dhe kontributi të madh jo vetëm për ekonomitë familjare, por edhe në ekonominë kombëtare”, – tha Rama.

Investimet, sipas tij, shkojnë në drejtim të nxitjes ekonomike. “Këtu kemi investime private duke filluar nga investimet e vogla të atyre që mund t’i transformojnë shtëpitë në bujtina mikpritje, deri në investimet e mëdha për infrastrukturë e standarde”, – tha Rama./lexo.al

Rama: Himara, potencial për zhvillimin e ekonomisë kombëtare Read More »

Pasojat e tërbimit të motit në Tiranë (Fotot)

Edhe pse paraditja ishte me diell, qielli i Tiranës është nxirë papritur, duke shkatur rrebesh të madh. Për disa minuta kryeqyteti është përfshirë nga stuhia. Edhe pse ishte parashikuar mot me rreshje, situata ka dalë jashtë parashikimeve, duke shkaktuar përmbytje.

Shihni më poshtë si paraqitet situata përmes fotove-dëshmive.

1

2

3

567

Pasojat e tërbimit të motit në Tiranë (Fotot) Read More »

‘Ministri dhe deputeti na grabitën pronat në Karaburun’/I moshuari përlotet para KPK: S’morëm drejtësi

Një i moshuar nga Vlora denoncoi sot përpara KPK-së, gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj, e cila sipas tij nuk bëri drejtësi për dosjen e pronave të Karaburunit. Isuf Bodo, 76-vjeç, pretendon se pronat i janë marrë padrejtësisht, ndërsa akuzon se të përfshirë në këtë aferë janë një ministër dhe një deputet. I moshuari nuk i mbajti dot emocionet teksa komisioni i Vettingut mbylli seancën dëgjimore me gjyqtaren, fati i të cilës do vendoset në 25 qershor.

90% të jetës ne i kemi kaluar pa gjumë për pronësinë në Kaburun. Përballë nesh janë falsifikatorët, Pëllumb Petriti ka gjetur një varrmihës në Vlorë dhe i thotë hajde se ke prona, e çon tek noterja që quhet Blerina Serja. Jo merr firma nga qytetarët. Unë nga natyra nuk kam vrarë asnjë mizë, por as nga Vettingu nuk mora drejtësi. Në vitin 2012 me falsifikim Pëllumb Petriti më mori 220 hektarë tokë në Karaburun dhe u dënua vetëm me 4 vjet burg, prokuroria kërkoi 21 vjet, dhe ai akoma vazhdon si sekser.

Edhe kjo gjyqtare nuk dha drejtësi. Ata që kanë falsifikuar janë deputetë, janë me emra, janë ministra. Njëri është deputet dhe njëri është edhe ministër. I jemi drejtuar edhe Kryeministrit për problemin e pronave. E gjeni fare mirë juve se kush janë. Mua më ka ndodhur një fatkeqësi dhe nuk do vazhdoj t’i sjell fatkeqësi familjes time. Ne kërkojmë pronësinë tonë. Beteja jonë është përballë falsifikatorëve. Nga Komisioni i Vettingut ne presim drejtësi, vetëm kaq.

Isuf Bodo, denoncues i skandalit të pronave në Karaburun
Familja Bode i bëri thirrje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të shkarkojnë gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj.

‘Ministri dhe deputeti na grabitën pronat në Karaburun’/I moshuari përlotet para KPK: S’morëm drejtësi Read More »

Qeveria Rama ‘zbarkon’ në Vlorë, axhenda dyditore e ministrave

Qeveria Edi Rama do të zbarkojë sot në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies.

Rama së bashku me ministrat pritet që të kenë një axhendë mjaft të ngjeshur, ku pritet që të ketë takime dhe me kryetarët e bashkive të Sarandës, Dhërmiut, Himarës e në fund Vlorës për të diskutuar problematikat.

Sakaq është zbardhur edhe axhenda e vizitës dy ditore:

22 Qershor

Të pranishëm: Kryetarët e bashkive, Prefekti, deputetët

12.30 Nisja për në Sarandë

13:00 Inspektim i punimeve për hyrjen e re të qytetit të Sarandës (Rruga e re dhe Rotonda) (KM, Gjiknuri, Prefekti Kryetarja e Bashkisë, deputetët e Sarandës)

13:30 Vizitë tek Infopoint “Smile Albania” -Sarandë

14:00 Drekë me të rinj profesionistë në fushën e shërbimeve turistike (kuzhinierë, menaxherë, kamarierë, ciceronë) – ne Ksamil restorant Bianco Lounge

Të pranishëm: 20 të rinj, KM, Gjiknuri, Kryetarja Bashkisë Sarandë, Prefekti, deputetët e Sarandës

15:30 Nisja për në Himarë

17:00 Lllogaridhënie në pedonalen e Himarës

Të pranishëm: Kryetarët e bashkive, Prefekti, deputetet

18:30 Nisje për në Dhërmi

19.00 Takim me Turistët Anglezë (1000 anglezë)

19:30 Nisja për në Llogara

20:00 Festa lokale e produkteve të zonës (Hapësira mes Sofos dhe Alpin)-Të ftuar të gjithë

21:30 Nisje për në Vlorë

23 Qershor

9:00 Regjistrimi me UNDP

10:00 Vizitë në Panairin e Punës në Skelë

11:00 Prezantimi i projekteve të reja për zhvillimin e qarkut (Pallati i Sportit)

13:00 Takim me drejtuesit e qeverisjes qendrore në rang qarku në prefekturë.

Qeveria Rama ‘zbarkon’ në Vlorë, axhenda dyditore e ministrave Read More »

Vettingu, gjyqtarja e Apelit Vlorë po hetohet për një apartament e një makinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një seancë dëgjimore me gjyqtaren e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja), vendimi i cili do të merret në 25 qershor.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja do të shqyrtojnë dosjen e gjyqtares bazuar në tre kritere, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësimin profesional.

Brikena Ukperaj (Lubonja) është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Relatorja Etleda Çiftja tha se ILDKPKI ka paraqitur raport pozitiv dhe se gjyqtarja nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka deklarim të rremë.

“Hetimi u përqendrua në një apartament në Tiranë të blerë në vitin 2012 në Selitë dhe një makinë”, tha realtorja.

Po ashtu është hetuar edhe bashkëshorti për pjesën që i takon prej 50%.

Relatorja Etleda Çiftja tha se “Ka pasur 12 denoncime nga qytetarët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”. Por sipas relatores, komisioni ka arritur në konkluzionin se denoncimet mund të zgjidhen në rrugë gjyqësore.

Nga ana e saj gjyqtarja Ukperaj tha se është njohur me materialet dhe se i qendron te gjitha atyre qe ka shpjeguar.

“Mendoj se bej pjesen e shendoshe te sistemit”, ka thënë Ukperaj përpara KPK.

Vendimi do te jepet me 25 qershor.

Ukperaj e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës. Ajo ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjes dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Ukperaj zotëronte rreth 247 mijë lekë pasuri përpara fillimit të detyrës në vitin 2006. Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e saj kap vlerën e 7.7 milionë lekëve ku pjesën kryesore të rritjes e përbën blerja e një apartamenti.

Në vitin 2012, gjyqtarja ka blerë një apartament në Selitë të Tiranës me vlerë 44 877 euro. Burimi i kësaj pasurie është një kredi bankare prej 5 milionë lekësh si dhe 9 mijë euro hua të marrë nga prindërit, shumë e cila rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2016.

Paralelisht me apartamentin, gjyqtarja e Apelit zotëron likujditete në bankë në vlerën e rreth 400 mijë lekëve si dhe pasuri të luajtshme në rreth 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) për periudhën deklaruese kapin vlerën e 13.7 milionë lekëve, ku pjesa dërrmuese përbëhet nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 11 deklarata pasurie, të cilat rezultuan të gjitha pa probleme./gjurma

Vettingu, gjyqtarja e Apelit Vlorë po hetohet për një apartament e një makinë Read More »

Plasin midhjet mbi eskortën e Kryeministrit

Gjatë vizitës së tij në Sarandë Edi Rama është pritur me protesta nga të rinjtë e PD dhe LSI.

Para se Rama të zhvendosej në Karahaxh për turin e llogaridhënies protestuesit ishin vendosur në rrugë.

Të rinjtë e dy forcave politike opzitare kanë qëlluar me midhje eskortën e Kryeministrit, ku në dorë mbanin pankarta ‘’Rama ik ose largohu’’.

Edhe më herët, të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar para takimeve të Ramës. Kështu ka ndodhur së fundmi në Fier, Vlorë, dhe vende të tjera ku Rama ka zhvilluar takime me komunitetin.Plasin midhjet mbi eskortën e Kryeministrit (Video)

Plasin midhjet mbi eskortën e Kryeministrit Read More »

“Diçka ka luajtur”, Spartak Ngjela flet për lojën me refugjatët: A do t’ia pranojë Uashingtoni?

Rama: nga pranimi i armëve kimike të Sirisë, te kërkesa për refugjatët e Sirisë. Është krejt e njëjta gjë, se dhe armët i kërkoi vetë Rama.
Shkruan Spartak Ngjela

l. Janë shumë ata që më pyesin: vërtet do të pranojë refugjatë sirianë ky kaqoli që kemi sot kryeministër?Pse më pyesni mua – iu them unë- mgrihuni dhe rrëzoheni. Shenjat janë se këta refugjatë i ka kërkuar ky. Njëlloj sikurse kërkoi armët kimike të Sirisë.

Po, a do t’ia pranojë Uashingtoni? E rëndësishme për shqiptarët është që politika amerikane t’ia denoncojë kërkesën e tij. Se pastaj ia gjejnë vendin shqiptarët. Por lajmi ka ngërç logjik, se numuri prej 600 mijë refugjatësh krijon një shtet të ri në Ballkan. Pse, këta që flasin qesim për 600 mijë refugjatë, sa banorë e dinë Malin e Zi ? Mali i Zi sot është 650 mijë banorë.

Po nuk ka nevojë se Rama është i ikur. Po pyetja është kjo: pse nuk ikën vetë ky pafille, vërtet mendon se mund të fitojë mbijetesën me paratë e korrupsionit edhe pse është krejt i paaftë? Jo, ai po kërkon destabilizimin e Shqipërisë me çdo kusht. Që të ikë nga Shqipëria në Stamboll si i përndjekur.
Por, a do ta realizojë. Destabilizimin e Shqipërisë? Kjo është pamundësi absolute

ll.Gjithë shpresa e Ramës dhe Saliut ka qenë mos-hapja e negociatave. Për këtë i kanë luajtur të gjithë gurët. Po ndërkohë e shohim se kanë dështuar. Hapja e negociatave është një akt politik i Komisionit Europian, dhe nuk është votim në parlamentet përkatëse të vendeve të BE. Votimi parlamentar vjen në çastin e pranimit të anëtarësisë.

Menjëherë vendi negociator nënshkruan një marrëveshje me Komisionin për të pranuar 35 kapitujt që përbëjnë negociatat, dhe për këta kapituj negociohet vazhdmisht. Të 35 kapitujt, janë në fakt ato që po presin shqiptarët sot: drejtësia, tregu dhe administrata shtetërore. Domethënë, për faktin që ligjet e reformës në drejtësi kanë përfunduar, kapitujt e negociatave skartojnë korrupsionin shqiptar duke vendosur drejtësinë.

Kjo është arsyeja që Sot të korruptuarit e mëdhenj po duan me çdo kusht destabilizimin e Shqipërisë. Dhe, në këtë kontekst, sigurisht që janë edhe refugjatët sirianë.Por nuk shoh asnjë mundësi për këta refugjatë, se koncepti e rrëzon numri 600 mijë.Është për të qeshur: 600 refugjatë nuk i akomodon dot as Amerika.

Po pse ka dalë shifra? Diçka ka luajtur… por jam i bindur se këtu ka ndërhyrë edhe mëndjengushtësia ë kryeministrit shqiptar. Gjithsesi këta të korruptuar të dy krahëve të politikës në çdo çast mendja iu punon për të krijuar destabilizim në Shqipëri. Por e kanë nga e keqja, prandaj le të notojnë dhe ca pak kohë në ujrat e tyre…

Negociatat do të hapen domosdoshmërisht.

“Diçka ka luajtur”, Spartak Ngjela flet për lojën me refugjatët: A do t’ia pranojë Uashingtoni? Read More »