Aktualitet

Anëtari i KQZ fjalë prekëse për shoferin e Xhafajt: Na copëtove zemrat!

Pas vdekjes së 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja janë publikuar mesazhe të shumta ngushëlluese. Shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj, u gjet sot i pajetë në garazhin e Gardës së Republikës.

Fjalë pikëlluese për punonjësin e Gardës, ka shprehur edhe anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shkruan se Qordja iku sot nga kjo botë duke copëtuar zemrat e të gjithëve, e duke ju lënë një brengë të madhe të gjithë atyre që e njohën.

Postimi

Dy fjale per ty Zen! Ti ike sot nga kjo bote dhe zemrat e te gjitheve ke copetuar!Na le te gjitheve ne qe te njohem nje brenge te madhe!Ke lene prinderit dhe Erin me koken varur, miqte dhe shoket!
Dhe ne kete vend qe zoti e ka bekuar, por njerezit e kane mallkuar edhe me mortin duan te bejne politike! Ti ike nga ne te gjithe, por miresine dhe buzeqeshjen tende kurre nuk kemi per ta harruar!

Anëtari i KQZ fjalë prekëse për shoferin e Xhafajt: Na copëtove zemrat! Read More »

Ndodh mrekullia! 5-vjeçarja që u përplas nga makina shfaq shenja jete në spital

Lajmi i përditësuar: Mund të konsiderohet pa frikë një mrekulli, ajo që ndodhi këtë të shtunë në Fier. Një vajzë e vogël, e cila u deklarua e vdekur ka shfaqur shenja jete pas mbërritjes në spital. 5-vjeçarja u përplas nga një makinë paraditen e sotme, në fshatin Kurjan të Fierit.

Fillimisht, në njoftimin e saj paraprak policia tha se e mitura kishte ndërruar jetë rrugës për në spital.

Por pak kohë më vonë, në një reagim të dytë, policia e Fierit thotë se e mitura ka pësuar vdekje klinike dhe pasi mbërriti në spital falë ndërhyrjes së mjekëve ka shfaqur shenja jete.

” Fillimisht vajza është paraqitur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Fier dhe dyshohet se ka pësuar vdekje klinike. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve të spitalit Fier, vajza ka shfaqur shenja jete. Aktualisht është duke iu nënshtruar të gjitha ekzaminimeve duke mbajtur në mbikëqyrje të vazhdueshme gjendjen e saj shëndetësore.”

Më herët, në raportimin paraprak për ngjarjen policia njoftonte:“Rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”  ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”./tvklan.al

Ndodh mrekullia! 5-vjeçarja që u përplas nga makina shfaq shenja jete në spital Read More »

Lungomare në Vlorë nuk ka mbaruar, duhen edhe gati 200 mln lekë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit për vazhdimin e shëtitores së Vlorës. Projekti që vijon në jug të shëtitores së ndërtuar tashmë, nis nga Fusha e Sportit deri tek Tuneli.

Për këtë pjesë, është parashikuar një fond limit prej 199 milionë lekë, nga e cila vetëm 40 milionë lekë janë parashikuar të investohen këtë vit.

Sipas thirrjes së Fondit, kompanitë mund të dorëzojnë ofertat e deri më datë 30 korrik 2018.

Lungomare, është një projekt i mbështetu edhe nga fondet e Bashkimit Europian. Projekti ka nisur mbi 5 vite më parë, mes diksutimesh, punimesh e shtyerjesh, ndërsa ka marrë formë vitet e fundit./businessmag

Lungomare në Vlorë nuk ka mbaruar, duhen edhe gati 200 mln lekë Read More »

Fantazi e shfrenuar! Shihni si fshihen telefonat dhe hashashi për t’i futur në burg

Çdo ditë në burgjet shqiptare hyjnë 600 persona, të cilët takojnë të afërmit e tyre, qofshin ata të dënuar apo të paraburgosur. Në këto takime ata sjellin veshje ose ushqime, por ka nga ata që tentojnë të fusin sende të ndaluara dhe më të preferuarat janë aparatet telefonike dhe droga.

Përpara se Edije Çifliku të takojë të birin, gjithçka që ajo ka me vete i nënshtrohet kontrollit, përfshi edhe ushqimet që i ka gatuar të birit. Pas kësaj i biri e pret në dhomën e takimeve në burgun 302.

Por ndërsa të dënuarit fantazia i nxjerr jashtë qelisë, të afërmit e tyre kthehen në shpikës për t’u plotësuar atyre kërkesat, siç janë një telefon apo një cigare hashash aq shumë të kërkuara në burg, por kategorikisht të ndaluara.

Mbi 100 telefona sekuestrohen çdo muaj, në përpjekje për të përfunduar në dorën e një të burgosuri. A ju ka shkuar në mend se telefoni mund të fshihet edhe poshtë shollës së këpucëve, në fundin e dyfishtë të një tenxhereje, apo brenda një patateje, apo pincat të ngjiten brenda në atlete.

Gjithashtu, Arben Çuko tregon se ka raste kur edhe një kungull mund të mbushet me hashash, po ashtu edhe specat. Pas kssaj, perimet ngjiten sërish sikur sapo të jenë këputur nga kopshti.

Edhe mollët kane vlerë tjetër në burg, pasi një i burgosur i fermenton dhe i bën raki qelie dhe kjo është tenxherja gati për pijen.

Në fund për ëndrrën më të madhe të çdo të dënuari, si të arratisesh? Ideja më e varfër është krijimi i një gërsheti me çarçafë, ose një skemë me stilolaps e strukturës së burgut, shkruan TCH.

Fantazi e shfrenuar! Shihni si fshihen telefonat dhe hashashi për t’i futur në burg Read More »

Vetëvrasje me 3 plumba?! Reagon PD: Vrasje mafioze me silenciator, Xhafaj të lërë lotët e krokodilit, të dorëhiqet

Partia Demokratike me anë të një deklaratë zyrtare ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm.

Në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD, shkruhet se në këtë ngjarje implikohet drejtpërdrejtë Ministri i Brendshëm, dhe sipas tyre duhet që të japë dorëheqjen.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Sot Garda e Republikës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme fshehën ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda Gardes së Republikës. Për dijeni të publikut, vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës iu bë e njohur medias dhe publikut nga Partia Demokratike menjëherë sapo ne morëm informacionin.

Që prej fillimit, pati përpjekje për të manipuluar këtë ngjarje, nga më të rëndat që implikon drejtpërsëdrejti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Policia private e Fatmir Xhafës po bën çdo përpjekje që ajo të duket si një vetëvrasje me 3 plumba.

Por ne jemi të bindur se ngjarja është një vrasje mafioze, ndoshta edhe më e rrezikshme sesa vrasja e shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku në mes te bulevardit në vitin 2003. Në njoftimin e vet, Policia e Fatmir Xhafës nuk jepte shpjegime sesi ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna armë me breshëri automatiku, siç thuhet në njoftim! Kjo dhe rrethana të tjera që po i verifikojmë, tregon se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës është e tipit mafioz, e kryer me silenciator.

Me një Polici që e kontrollon vetë, me një Prokurori plotësisht nën urdhrat e tij, Fatmir Xhafaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen! Të mos fshihet pas lotëve të krokodilit, por të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një hetimi të pavarur. Me Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm, e vërteta e vrasjes mafioze nuk do të dalë në dritë!

Vetëvrasje me 3 plumba?! Reagon PD: Vrasje mafioze me silenciator, Xhafaj të lërë lotët e krokodilit, të dorëhiqet Read More »

Më mirë një shtëpi për aktorët sesa një shtëpi për dashnoret!

Kisha pushimet, hoqa të gjitha portalet politike, nuk lexova asnjë lajm politik, kam ndjekur botrorin pothujase cdo ndeshje. Rilexova poezite e Salaman Ruzhdies, pata dhe nja dy libra të tjerë me vete por nje mut i lexova se nuk te linte birra dhe oqeani. Kisha dëgjuar nëpërmjet statuseve të miqëve për teatrin, për aktorët e shitur, për ata që po i lepinë bythën pushtetit, për ata padinjitet etj etj.
Shkruan Ilirjan Blloshmi

Për sa kohë kam qënë në Shqipëri unë kam qënë një vizitor i regullt i Teatrit. Nuk linja pothujase asnjë shfaqie pa parë, teatri më dhimbset, aktorët i dua, pavarisht se kush janë ata, me cfarë merrem ata, nuk më interson nëse janë të Lulit, të Edit, të Erionit apo të dreqit a shejtanit.

Sot jetojmë në një epokë jashtëzakonisht të materializuar, ku nëvoja shpirtërore është në limitet e saj. Përreth nesh ka shumë zhurma, aq shumë sa nuk na lejon, të dëgjojmë as të vërtetën dhe nevojat tona më të thella. Në gjithë këtë xhahamallahi lexon cdo gjë të mundshme, nga një grup që nuk ja kanë habarin fare teatrit, që nuk kanë lexuar asnjë libër në jetën e tyre. Janë këta që kur ishin në shkollë, të vetim instrumet që kishin të preferuar ishte zilja e shkollës. Sot për teatrin proteson Besjan Pesha, ish drejor dhe hajdut i LSI-së. Protestojnë rrogëtarët e Ervin Salijanit, i cili ka dy breza që pasurohet në kurrizin tonë, vjedh pasuritë tona. Sot kanë dalë disa “filozofë” që Mul Noka paguan të sulmojnë aktorët që janë me Veliajn.

Lexova një” filozof” që thoshte se Arben Derhemit, Velija i ka premtuar një hyrje, një dyqan tek kulla, që do ndërtohet tek Teatri. Nëse kjo është e vërtetë hallall ta ketë Arbeni. Unë e kam parë Arben Derhemin të ushqet tek mencat e qytet studenti. Nuk e kam parë as me ML, as me BMW, por e kam parë të udhetojë më urban madje dhe me abone. Sepse në këtë vend kurvë sundojnë kopilat, që janë produkt i kurvezimit të politikës. Hidhni një sy deklaratave që bëjnë politkanët për pasurnë e tyre. Një hyrje për dashnoren që kan kur janë në pushtet, një hyrje për dashnoren kur janë ne opozite dhe një hyrje ku kanë gratë dhe fëmijët. Nëse vërtë Veliaj ju ka premtuar hyrje aktorëve aty, hallall e ti gëzoni. Vërjani kazmën asaj godine. Fundja më mirë një shtëpi për Arben Derhemin që na jep kënaqesi kur ngjitet në skenë. Sesa një shtëpi për Greta Kocin. Më mirë një shtëpi për Altin Bashën që është një nga regjizorët më të mirë që këmi aktualisht. Sesa një shtëpi për Gugunë. Më mirë një shtepi për Alfred Trebickën sesa një shtëpi për cdo dashnore ministri apo kryetari bashkie.

Më mirë një shtëpi për aktorët sesa një shtëpi për dashnoret! Read More »

Zbulohet emri i zyrtares së lartë të Ministrisë së Arsimit që u “kap” duke vjedhur në Bruksel

Ministria e Arsimit ka pezulluar nga puna një zyrtare të lartë, pasi e njëjta dyshohet se është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel, gjatë një vizite zyrtare në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, delegacion në të cilin merrte pjesë edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.

Televizioni 7 nga burimet merr vesh se fjala është për Igballe Cakaj, e cila është udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në Ministrinë e Arsimit.

Për rastin ka folur edhe vetë ministri Bytyqi, i cili ua ka konfirmuar mediave atë, dhe ka thënë se me të marrë informatën ka pezulluar zyrtaren në fjalë.

Merret vesh se Igballe Cakaj në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.

Gjatë asaj kohe, Cakaj ishte ndjekur vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Sigurimi mësohet se kishte pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i ishte ribashkuar delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Së pari për këtë zyrtare ka raportuar KTV’ja, e cila ka shkruar se e njëjta zyrtare ishte ndalur edhe nga policia belge.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje tronditëse që ndodhi në Bruksel, ndiqni lajmet qendrore në Televizionin 7, në orën 19:30.

Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka udhëhequr një delegacion të MASHT’it që ka marrë pjesë në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion

Zbulohet emri i zyrtares së lartë të Ministrisë së Arsimit që u “kap” duke vjedhur në Bruksel Read More »

E keqja po na afron! Shikoni çfarë vendi zë Shqipëria për çmimin e kësaj lënde, po na merr lumi

Mund të jemi ndër 3 vendet e fundit të Europës sa i përket zhvillimit ekonomik, por Shqipëria ka një tregues me të cilën konkurron ekonomitë më të pasura të botës: çmimi i naftës.

Referuar Global Petroleum Prices aktualisht Shqipëria është vendi i 13-të me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Qytetarët shqiptarët paguajnë mesatarisht 178 lekë ose 1.65 dollarë për një litër naftë, kur në Gjermani, Austri apo Holandë, çmimi është dukshëm më i ulët, arsyeja e këtij absurdi është qeveria.

Luigj Aliaj nga Shoqata e Hidrokarbureve shprehet:
“Sepse sistemi i taksave që ne përdorim në karburante është më i larti dhe kemi disa taksa të veçanta që nuk aplikohen në vende të tjera. Çmimi lartë vjen nga taksat që përfshihen në kosto.”
Në çdo litër naftë, që paguhet rreth 180 lekë, mbi 100 lekë shkojnë për qeverinë, ndërsa pjesa tjetër është kosto për naftën. Kjo bën që çmimi të mos ulet asnjëherë edhe sikur nafta në bursa të shitet falas.

Aliaj vazhdon:
“Nafta me çmimin që del sot nga bursat ndërkombëtare përfshirë transportin, shpenzimet e shpërndarjes dhe fitimin e kompanive ka një çmim mes 70-75 lekësh, gjithë pjesa tjetër është taksa.”
Por, me gjithë këtë barrë të rëndë, qeveria vazhdon të shtojë taksa mbi karburantet, tani edhe përmes koncesioneve. Më e reja pritet të vijë shumë shpejt.

Luaigj Aliaj shton:
“Së fundmi po përgatitet edhe një taksë që do i kalojë privatit, për kontrollin e pompave të karburantit, e cila do të jetë një kosto shtesë për çmimin e lartë.”
Shumë ekspertë thonë se çmimi i lartë i karburanteve ka dëmtuar jo pak ekonominë duke i bërë bizneset shqiptare më pak konkurruese krahasuar me ato të vendeve të ngjashme fqinje, ku nafta kushton shumë më pak si në Maqedoni ku çmimi i naftës është mesatarisht 130 lekë.

E keqja po na afron! Shikoni çfarë vendi zë Shqipëria për çmimin e kësaj lënde, po na merr lumi Read More »