Aktualitet

Rritja çmimit të ujit, protestë para bashkisë së Vlorës: Vendimi i beftë, s’na pyetën

Me një vendim të Këshillit Bashkiak të pak ditëve me parë, qytetarët e Vlorës do ta paguajnë me shtrenjtë çmimin e ujit të pijshëm. Nga 30 lekë që ishte, fatura e çdo muaji tani do të shkojë në 70 lekë për çdo m/3 ujë. Kjo rritje është rënduese për buxhetet e familjeve vlonjate, dhe për ta kundërshtuar atë, abonentët kanë zhvilluar një protestë para godinës së bashkisë.

Sipas tyre, instucioni nuk i ka pyetur ose informuar paraprakisht çka ka sjellë që vendimi të jetë tërësisht i papritur.

Vendimi i këshillit bashkiak do t’i kalohet Entit Rregullutar të Ujit në Vlorë, institucion ky që do të flasë fjalën e fundit në lidhje më këtë çështje. Problem tjetër për këta banorë është se ata nuk furnizohen 24 orë në ditë me ujë të pijshëm./kohajone

Rritja çmimit të ujit, protestë para bashkisë së Vlorës: Vendimi i beftë, s’na pyetën Read More »

Vlora, qyteti ku humori gërshetohet aq bukur me shëmtinë dhe horrorin ! Nga Arben Abazaj

Nga Arben Abazaj:

TE FALA NGA VLORA

Zor se mund te gjesh gjekundi ne bote nje qytet tjeter ku paradoksi dhe humori gershetohen kaq bukur me shemtine dhe horrorin!

Kjo eshte Vlora!

Qyteti qe ka per deputet kryeministrin, qyteti bastion i partise ne pushtet, qyteti qe bashkine e drejton i derguari i vete kryeministrit! Kjo ishte pjesa e humorit!

Qyteti ku mungon uji ne cezma, edhe me dite te tera, qyteti ku se fundi edhe pse uji ne cezma vjen i ndotur, cmimi tij do 2,4 fishohet, qyteti ku papunesia njeh vetem ngritje, qyteti ku rruget dhe lokalet jane skena te egzekutimit makaber te kalimtareve, qyteti ku balta ne dimer dhe pluhuri ne vere jane te paret qe te thone mireserdhe, qyteti nga ku njerezit po marrin arratine!

Kjo ishte pjesa e shemtise dhe horrorit!

Vlora, qyteti ku humori gërshetohet aq bukur me shëmtinë dhe horrorin ! Nga Arben Abazaj Read More »

Pushohet nga puna zyrtarja e lartë shqiptare që u kap duke vjedhur në Bruksel (Emri)

Igballe Cakaj, zyrtarja e lartë shqiptare e cila u kap duke vjedhur në Bruksel është pushuar nga puna. Ajo kishte shkuar për një vizitë zyrtare në selinë europiane dhe teksa hyri në një qendër tregtare për të lerë rroba, disa prej tyre i pagoi ndërsa disa të tjera i futi në çantë.

Cakaj në Bruksel shoqërohej edhe nga ministri Shyqyri Bytyqi. Gjatë momentit që po fuste rrobat në çantë ajo është filmuar nga kamerat e sigurisë, por rojet kanë pritur sa ajo të dilte nga dyqani. Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, ku më pas është liruar dhe  iu ribashkua delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Për këtë zyrtare ka raportuar KTV-ja, e cila ka shkruar se e njëjta është ndalur edhe nga policia belge.

Pushohet nga puna zyrtarja e lartë shqiptare që u kap duke vjedhur në Bruksel (Emri) Read More »

Prekën gjithë shqiptarët me historinë e tyre, çifti nga Korça bën gjestin romantik që I përlotën të gjithë

Historia e dy të moshuarve nga qyteti i Korçës, të cilët u braktisën nga djali dhe vajza dhe u lanë të flinin në mes të katër rrugëve, ka prekur mijëra shqiptarë.

Fadil dhe Lumturije Mane u ndihmuan nga shumë njerëz që e njohën rastinpërmes rrjeteve sociale. Ata u sistemuan dje nga Shërbimi Social në Korçë dhe u akomoduan brenda një azili në Kuçovë. Mirëpo mjekët që i kanë vizituar ditën e sotme u surprizuan kur panë një gjest shumë të bukur nga ana e dy të moshuarve.

Ditën e djeshme siç e tregojnë edhe fotot e mëposhtme, krevatet e tyre brenda dhomës ishin larg njëri-tjetrit, kështu që ata kanë vendosur t’i bashkojnë gjatë natës. Ata kanë dëshmuar edhe njëherë se janë bashkë para çdo fatkeqësie që mund t’ju ndodhë në jetë, duke dashur kështu të jenë sa më afër njëri-tjetrit.

Video e tyre u bë virale në rrjetet sociale dhe kanë qenë të shumtënjerëzit që janë solidarizuar me ta duke reaguar kundër veprimit të fëmijëve të çiftit.

Prekën gjithë shqiptarët me historinë e tyre, çifti nga Korça bën gjestin romantik që I përlotën të gjithë Read More »

Vrasja e shoferit të ministrit Xhafaj, reagon Rama: Ata nuk mundën të gjejnë qetësinë, të lotojnë brenda mureve

Ditën e sotme Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Korçë ku po zhvillon turin e llogaridhënies me qytetarët.  Gjatë fjalës së tij ai ka folur edhe për vrasjen e gardistit 31-vjeçar Shkëlzen Qordja mëngjesin e djeshëm.

Rama tha se këto akuza në një tragjedi të tillë, tregojnë nivelin e ulët të sulmeve politike.

“Ngushëllime të ndjera për gardistin që u nda nga jeta pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne.

Dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën e  keqardhjes për faktin se përtej tragjedisë dhe dhimbjes së një familjeje për djalin, ata nuk mundën të gjejnë qetësinë për të lotuar brenda mureve të shtëpisë, sepse u gjendën nën rrebeshin  e zi të sulmeve politike, për të njëjtat arsye të mosarsyes që po dërrmojnë politikën tonë.

Agresioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në një skenar fantazie makabër për të goditur ministrin e brendshëm nuk ka fjalë për të komentuar. Është e neveritshme, e turpshme. Sot kemi një opozitë, pa fe dhe pa atdhe.”, deklaroi Rama

Vrasja e shoferit të ministrit Xhafaj, reagon Rama: Ata nuk mundën të gjejnë qetësinë, të lotojnë brenda mureve Read More »

Profil/ Kush është Izet Haxhia, djali që studionte mjekësi në Tiranë dhe pritet të shkaktojë “furtunë” në politikë

Izet Haxhia ka qenë truproja i parë i Sali Berishës, njeriut që ka drejtuar më shumë Shqipërinë që nga viti 1992. I ardhur nga Tropoja për të studiuar mjekësi, Haxhia, pjesëtar i një familje të madhe, simpatizoi bashkëpatriotin e tij pedagog dhe mjek i njohur, Sali Berisha dhe ju “ngjit” duke pranuar ta mbronte 24 orë në ditë. Lë studimet në mes dhe i shërben si truprojë Sali Berishës pa u ndarë për mbi 8 vjet, që nga viti 1990 deri në vitin 1998.

Në vitet e qeverisjes së PD-së del në pah një konflikt i hapur ndërmjet tij dhe Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore dhe deputet i PD-së. Edhe ai nga Tropoja. Izet Haxhia nuk ishte thjesht një oficer i Gardës në ato vite, por një mekanizëm force politike që ka vepruar ndaj shumë personazheve që kanë kritikuar apo sulmuar Sali Berishën, përfshirë dhe Edi Ramën, kur ky i fundit ishte thjesht pedagog.

Në vitin 2014, Haxhia e rrëfen për herë të parë këtë histori të tij si mekanizëm i zgjidhjes politike me dajak.I shërben Berishës edhe në vitin e vështirë 1997, por papritur, një intervistë dhënë për Sokol Ballën në revistën “Klan” plasarit marrëdhëniet mes tij dhe bashkëpatriotit të tij viçidolas.

Në këtë intervistë, Haxhia flet për klane e grupe trafikantësh droge që kanë përfituar dhe qëndrojnë pranë PD-së ku hedhin në erë shtyllat e tensionit. Ishte koha, kur vëllezërit e Izetit po punonin me Haklajt në policinë e Tropojës dhe po bashkëpunonin me strukturat e UÇK-së që bazën kryesore e kishte në Malësinë e Gjakovës, nga ku furnizonte më pas strukturat e Zonës Operative të Dukagjinit që komandohej nga Ramush Haradinaj.

Rivali i tij i vjetër, Azem Hajdari punonte gjithashtu me strukturat e armatosura të Kosovës, jo të UÇK-së por me grupet e lidhura me Rugovën, Bukoshin dhe LDK-në.

Izeti u riafrua në PD ditën e nesërme pas vrasjes së Azem Hajdarit, më 13 dhe 14 shtator, ku drejtoi turmat kundër Kryeministrisë dhe Radio Televizionit Shqiptar. Sali Berisha, në deklaratën e parë publike akuzoi Jaho Salihin si pjesëmarrës në atentatin ndaj Azem Hajdarit.

Por nga ana tjetër, Berisha atë kohë si lider i opozitës, nuk pranoi që të jepte dëshminë e tij në Prokurori për çështjen.Me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan në Tiranë, të ndjerit Robert Frowick, kreu i PD-së pranoi që ta depozitonte dëshminë pranë një prokurorje norvegjeze që u soll për të hetuar vrasjen e Azem Hadarit. Berisha përmend në dëshminë e tij Izet Haxhinë si pjesëmarrës në vrasjen e deputetit të PD-së.

Ky i fundit pas asaj dëshmie arratiset nga Shqipëria dhe përfundon në Turqi. Të gjitha gjykatat e Shqipërisë e dënojnë me 25 vjet burg si pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit. Në vitin 2005, kur Berisha ishte kryeministër dhe  Sokol Olldashi-ministër i Brendshëm, u arritën të arrestoheshin me kërkesën e policisë emra të njohur të botës së krimit. Të gjithë jashtë vendit.

Në Maqedoni u arrestua Lul Berisha. Në Turqi Aldo Bare dhe Izet Haxhia. Dy të parët u ekstraduan në Shqipëri, por Izeti jo.Ka mbetur enigmë pse u mbajt në Turqi pa ju dhënë statusi i azilantit, ndërkohë që edhe në Shqipëri nuk u soll edhe pse u kërkua me forcë nga qeveria “Berisha”.

Me largimin e PD-së nga qeveria në vitin 2013, Izet Haxhia dha një intervistë bombë për gazetën “Dita” me tre numra, ku jo vetëm rrëfeu historinë e largimit, por foli edhe për çështjen “Hajdari”  dhe marrëdhëniet e tij me familjen “Berisha”. Ajo intervistë ishte e fuqishme dhe dha impakt të madh pasi përbënte risi. Dhe pas asaj interviste Izet Haxhia nuk i mungonte më shtypit shqiptar, kryesisht atij anti-Berisha.

Me daljen e rrjeteve sociale, Haxhia u bë shumë aktiv dhe ka një numër shumë të madh ndjekësish.Dy vjet më parë, ai ka dhënë një version të ndryshëm të vrasjes së Azem Hajdarit, ku thekson se nuk ka qenë fare në vendngjarje, duke kërkuar hapjen e çështjes.

Izeti akuzoi Fatos Klosin dhe Sali Berishën në manipulimin e ngjarjes. Tashmë i ekstraduar në Tiranë, Izeti paralajmëron “furtunë” në politikën shqiptare dhe ndëshkim për autorët që fshihen pas vrasjes së bujshme të Azem Hajdarit.

Profil/ Kush është Izet Haxhia, djali që studionte mjekësi në Tiranë dhe pritet të shkaktojë “furtunë” në politikë Read More »

Shqipëria drejt turizmit elitar, kompani prestigjioze europiane të interesuara për investime

Turizmi elitar në vendin tonë është duke u kthyer në një realitet. Para pak ditësh, në Shqipëri kanë ardhur përfaqësues të një kompanie gjermane mjaft prestigjioze në Europë, që ka shprehur interesin për të investuar. “Kjo është elita që sjell elitën”, – u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Ilda Kasa, administratore e “Happy Tours”, një nga operatorët turistikë në vendin tonë.

“Turizëm elitar do të thotë që emra shumë të njohur, apo persona shumë të pasur, të shkojnë në një vend që ka një emër dhe është një brand. Këto emra, që mund të vijnë nga Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, kudo që të jenë në Europë, duan të shkojnë në një vend tjetër për turizëm, ku zakonisht rrinë në rrethet e tyre, pra duan nivelin e tyre, pra hotele me 5 yje e lart, facilitete dhe kushte të nivelit që ata kërkojnë”, – thotë Ilda Kasa.

“Qeveria ka dhënë një mbështetje maksimale me të gjitha politikat fiskale, lehtësitë, dhe të gjitha reformat e ndërmarra në këtë sektor. Kjo është ndihma më e madhe që mund t’u japësh operatorëve. Prandaj, jo më larg se tre ditë më parë në Shqipëri erdhi një nga brandet me të njohura, më prestigjioze në Europë, që ka qendrën në Gjermani, “Rewe group der Touristik”, që shprehu interesin për investime në vendin tonë. Ky është një tregues i rëndësishëm dhe jam e bindur se kjo është rruga e duhur, duke krijuar një brand të mirë, duke krijuar një imazh, i cili tërheq dhe krijon pra brendin e ri”.

“Puna që po bëhet nga qeveria është shumë e mirë. PR në panaire, reklamat në mediat ndërkombëtare, hartat, i gjithë suporti që po marrim është maksimal. Dhe një PR edhe më i mirë me kompanitë e një brendi elitar do të sillte një emër dhe imazh më të mirë për vendin, pasi kjo është elita që do të sjell elitën”, – tha Kasa./atsh

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1336209506513351/?t=0

Shqipëria drejt turizmit elitar, kompani prestigjioze europiane të interesuara për investime Read More »