Aktualitet

“E shkreta unë ç’më gjeti!”, gruaja e shoferit të “Toyota” ia plas në vaj në sallën e gjyqit

Dëshpëruese ka qenë pamja sot në gjykatën e Durrësit ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arrestuarit për 3.4 milionë eurot të zbuluara në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit.

Gruaja e Agim Çekës, shoferit të kamionit me të cilin po transportoheshin paratë ka shpërthyer në lot, ndërsa ka deklaruar se burri i saj nuk ka asnjë lidhje me lekët.

E panishme në gjykatë sëbashku me të bijën, sapo ka parë bashkëshortin ka filluar të qajë me dënesë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “Balkanweb” se gruaja që kishte ardhur në Gjykatën e Durrësit bashkë me vajzën, është lejuar të hynte në seancë por më pas sapo ka parë të shoqin 61-vjeçar pas kafazit të xhamit është shkrehur në vaj dhe është nxjerrë jashtë.

Në videon e publikuar nga Balkan Web, dëgjohen thirrjet dëshpëruese të saj: “Burri im ka qenë i papunë. Kishte një muaj që kishte filluar. E shkreta unë ç’më gjeti! Ku do gjej para ta nxjerr nga burgu?! Burri im nuk ka lidhje me lekët. I thotë pronari ik atje, hajde këtu atë bën. Ku do vemi ne? Hajdeni shikoni shtëpinë, ne jemi copë-copë, s’kemi ça të hamë. Le të kapin ata që e kanë bërë këtë punë. Kush do ta nxjerrë tani nga burgu burrin plak. Ne s’kemi lekë të hamë bukë jo ta nxjerrim nga burgu”, tha bashkëshortja e Agim Çekës i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për “pastrim parash”

https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1751896294859320/?t=0

“E shkreta unë ç’më gjeti!”, gruaja e shoferit të “Toyota” ia plas në vaj në sallën e gjyqit Read More »

“BE ia ka venë lakun në fyt. Pse Rama do e ketë të pamundur”

Edi Rama dhe qeveria e tij ngeli ne provimin e matures. Keshilli Europian i tha: Bravo, ulu, kater! Hajde perseri vitin qe vjen!
Shkruan Oerd Bylykbashi

Dhe Edi Rama perseri do te perpiqet te mashtroje si ai nxenesi mbetes qe fajin ia kane gjithmone te tjeret, mesuesi, ushtrimet me te veshtira se c’kishin bere gjate vitit, shoket e klases, por asnjehere vete.

BE ia mbylli deren Shqiperise edhe per nje vit. Madje i tha qe t’i bjere gjate nga nje rruge tjeter, me me shume kushte e pengesa. Dhe keto pengesa nuk jane aspak shaka. Te luftohet dhe shkaterrohen rrjetet e krimit te organizuar, te luftohet kultivimi i kanabisit dhe trafikimi i kanabisit, kokaines dhe heroines, te luftohet korrupsioni galopant, te reformohet drejtesia dhe te behet e pavarur, kjo drejtesi e pavarur te shenoje nje liste te besueshme rastesh denimi te korrupsionit ne nivel ministrash e zyrtaresh te larte dhe te boseve te rrjeteve te krimit te organizuar, te behet reforma zgjedhore qe nuk keni bere ne 6 vitet e fundit dhe kujdes se do shohim me kujdes si do t’ zhvilloni zgjedhjet.

Edi Rama do te thote se asnje nga keto kushte nuk eshte i ri. Pikerisht, kjo eshte e vertete. Por ky eshte rasti tipik i atij qe mbetet ne klase. Nuk ka asgje te re dhe asgje ndryshe nga ato qe i kane dhene detyre, dhe tani qe ka mbetur ne klase duhet ti perserise.

Megjithate, Keshilli Europian po kerkon gjera qe nuk i kerkonte me pare. Sot po kerkon te luftohen RRJETET E KRIMIT TE ORGANIZUAR. Pra jo thjesht krimi, as thjesht bandat, as thjesht organizatat e krimit. Sot ne shqiperi ka RRJETE te organizatave kriminale, qe nuk u mjafton Shqiperia por kontrollojne trafikun e droges ne Hollande, Angli, Spanje, Gjermani, France. Kontrollojne trafikun e klandestineve ne Europe. Pra nuk jane me axhaminjte e viteve 90 kur ofroheshin si ushtare per organizatat kriminale Europiane. Tashme jane organizata me rrjete te shtrira, jane ato simbol i krimit te organizuar.

Por 5 vite me pare kur PD u largua nga pushteti nuk ia la kete trashegim shqiptareve. Ne vitet 2005-2007, i goditi dhe i shkaterroi bandat e krimit me qendrimin “zero tolerance”.

Ndersa ju kujtoni se bandat shkaterrohen duke i numeruar qytet me qytet. Pese ne Durres, tre ne Elbasan, kater ne Vlore e 40 ne Shqiperi. Nuk luftohen RRJETET E KRIMIT TE ORGANIZUAR as me memo, as me faqe excel e as me deklarata, luftohen me vullnet politik per zero tolerance

Ne pese vitet e fundit qe ju qeverisni u liruan dhe po lirohen kreret e bandave te denuar me burgim te perjetshem, po riaktivizojne bandat, i kane kthyer ne organizata, kane krijuar rrjete, madje kane edhe marreveshje me njera tjetren qe te mos perplasen. Po te kerkoni pak, Mafia nuk ka asgje me pak.
Nese Edi Rames, e ndokujt qe i ben fresk, kjo i duket progres, problemi eshte jo vetem i tij por edhe i shqiptareve. Sepse kjo eshte kusht qe BE na e thote qarte ne paragrafin 47: “rezultate te prekshme … ne cmontimin e rrjeteve te krimit te organizuar.”

BE i kerkon Rames nje gje te pamundur: rezultate te prekshme ne luften kunder korrupsionit ne nivele te larta. Korrupsionin qe eshte nje marreveshje e fshehte kriminale mes dy personash, Edi Rama e ka kthyer ne vendime qeverie apo ligje per dhenie koncensionesh. Sot termi korrupsion barazohet me termin koncension. Pra, Edi Rama e ka ngritur ne nje stad me te larte, se ai nuk eshte piktor, eshte skulptor ne keto pune. Ndaj eshte kerkese e pamundur jo vetem deri ne qershor 2019 por sa te jete Rama ne pushtet.

Me tragjike eshte kerkesa qe Rama te ngreje institucionet kushtetuese te Drejtesise. Asnje vend qe aspiron per ne BE nuk eshte pa Gjykate Kushtetuese, de facto pa Gjykate te Larte, pa Prokuror te Pergjithshem me mandat kushtetues, pa Keshill te Larte Drejtesie. Qe keto institucione jane mbyllur, kjo eshte produkt i Kolapsit ne Drejtesi qe Rama shet per reforme. Ju kujtohet kur thoshte termet ne drejtesi? Ja ku e keni rezultatin dhe BE e ka kthyer ne kusht ngritjen dhe jo reformimin e institucioneve sic thoshte para disa vitesh.

Por ka me keq. Qe te kete rezultate ne denimin e rrjeteve te krimit dhe korrupsionit qeveritar duhet ngritur SPAK. Pikerisht, ai organ i ri i Drejtesise qe Rama e mban peng pa afat. Sikur te filloje sot ngritja e SPAK, qershori 2019 nuk mjafton as per ti rekrutuar e trajnuar, e jo me qe SPAK te fuse ne burg ministra e kryetare bashkish socialiste apo kapobanda rrjetesh te krimit te organizuar qe blejne vota e dhunojne zgjedhesit qe Rama te rrije ne pushtet e me pas ru jape koncensione, tendera e prona publike. Madje kete kerkon qe te ndodhe para zgjedhjeve te 2019. Ja pse eshte nje kusht i pamundur sa kohe Rama eshte ne pushtet.

Ne fund i kane rikthyer Shqiperise kushtin qe PD ia hoqi ne 2013: reformen zgjedhore. Pas 6 vjet deshtimi te qellimshem, BE ia ka vene lakun ne fyt. Rregullo standartet e zgjedhjeve, mos bli vota, mos abuzo dhe mos dhuno administraten publike, mos dhuno lirine dhe sekretin e votes se zgjedhesve, ver rregulla qe te mos i besh me keto! Sepse sic e thote ne paragrafin 5, BE i jep rendesi te vecante zgjedhjeve te lira e te ndershme ne perputhje me standartet e OSBE. T’ia kerkosh kete Rames eshte t’i kerkosh nje tjeter kushte te pamundur.

Ja pse vendimi i qershorit 2018 eshte nje mbyllje e deres per Ramen, e per fat te keq per shqiptaret. Me keto kushte te pamundura per Ramen dhe me Ramen ne pushtet, ne qershor 2019 Rama do te shenoje 10 vjet qe kur bllokoi integrimin europian me parrullen “hap kutite ose largohu” edhe pse ODIHR ia tha troc: nuk pati manipulim ne numerim dhe zgjedhjet arriten shumicen derrmuese te standarteve te OSBE. Ate qe BE ia kerkon Rames per 2019.

“BE ia ka venë lakun në fyt. Pse Rama do e ketë të pamundur” Read More »

Kjo foto po përhapet si zjarri në rrjet! 3 gratë më të fuqishme në botë bashkë në një fotografi

Kjo foto po përhapet si zjarri në rrjet.

Kjo fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale por edhe në media të ndryshme online, tregon shoqërinë e përbashkët të tri prej grave më të fuqishme aktualisht në botë.

Në fotografi janë kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May dhe presidentja e CIA’s, Gina Haspel.

S’dihet nëse një foto e tillë është e vërtetë dhe askush ende nuk ka dhënë informacione mbi të vërtetën e kësaj fotoje.

Kjo foto po përhapet si zjarri në rrjet! 3 gratë më të fuqishme në botë bashkë në një fotografi Read More »

Skandaloze/Bashkia e Vlorës rrit me 143% çmimin e ujit, gjithçka ndodh në fshehtësi

Një vendim skandaloz është marrë në heshtje të plotë dhe larg syrit të mediave në qytetin e Vlorës.

Konkretisht këshilli bashkiak i qytetit bregdetar ka miratuar me vota të majta, rritjen abuzive të çmimit të ujit të pijshëm.

Gazetarja Afrovita Hysaj mëson se Sh.A Ujësjellës kërkoi rritjen e çmimit nga 30 lek/m3 në 70 lek/m3, çka do të thotë një rritje me 143% për Vlorën, 244% për Novoselën, 188 % për Njësinë Qendër dhe 313% për Orikumin.

Argumentet e bashkisë së Vlorës ishin rritja e çmimit me 60% të energjisë elektrike dhe ulja e të ardhura pas aplikimit të ujëmatësit, mosmbledhja e të ardhurave të vitit të kaluar etj.

Kryebashkiaku Dritan Leli ka thënë se për këtë rritje tarife ka mbështetjen e mbikqyrësve të entit rregullator të ujit.

Nga ana tjetër, i akuzuar nga nënkryetarja e këshillit bashkiak, se ujësjellësi nuk ka zhvilluar asnjë takim informues me qytetarët, drejtori i Ujësjellësit, Dorian Xhelili, ka thënë se qytetarët janë informuar.

Ndërkaq, tarifa e miratuar nga Këshilli bashkiak do ti kalojë për shqyrtim Entit Rregullator të Ujit.

Pra, siç mund ta kuptoni, rritja e frikshme me 143% e çmimit të ujit, është tashmë një fakt i kryer për qytetarët e Vlorës.

Duket absurde kjo rritje galopante e çmimit, duke marrë parasysh se Vlora është një prej qyteteve me burime të shumta ujore, por që sërish, një pjesë e madhe banorëve nuk furnizohen me ujë, uji që ju shkon në çezma është me orar dhe për më tepër, një pjesë e madhe e banorëve nuk e konsumojnë ujin për të cilin paguajnë.

Tepër i dyshimtë është fakti nëse me të vërtetë qytetarët janë njohur me këtë rritje të frikshme të çmimit të ujit, apo gjithçka do t’ju vijë surprizë në këtë verë të lagësht?/JOQ

 

 

Skandaloze/Bashkia e Vlorës rrit me 143% çmimin e ujit, gjithçka ndodh në fshehtësi Read More »

Akuza e Ballës: Vëllai i atyre që prisnin 3.4 mln euro, foto në zyrë të Bashës

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i është përgjigjur sulmit me sulm. I akuzuar një javë më parë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha se është i përfshirë në kontrabandimin e 3.4 mln eurove në makinat Toyota Yaris, Balla tha sot se personat e shpallur në kërkim kanë lidhje me vetë kreun e opozitës.

Balla ka publikuar në parlament një foto ku sipas tij është vëllai i njërit prej kushërinjve të shpallur në kërkim si pritës të eurove ka bërë në zyrën e Bashës.

“Ja ku e keni, vëllai i A.V. njërit prej kushërinjve që kishin porositur paratë në zyrë të Lulzim Bashës. Por Basha është një budalla i papërgjegjshëm që rrezikoi operacionin. Tani unë të them se ndoshta ishte Basha që priste paratë, madje mund tu ketë ngatërruar itinerarin e tyre” – tha Balla.

Akuza e Ballës: Vëllai i atyre që prisnin 3.4 mln euro, foto në zyrë të Bashës Read More »

Kodi i mafies, Rama-Basha pakt heshtje për 613 kg kokainë, morën mesazh nga kolumbianët

Të gjitha palët dalin të përfshirë në trafikun e kokainës, Rama dhe Basha mbyllin gojën pas kërcënimeve të ndërsjella se do të nxirrnin fakte kundër njëri-tjetrit
Kapja e sasisë rekord prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit u bë pjesë e lojës dhe teatrit të përditshëm politik mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, për të mpirë mendjet e shqiptarëve dhe për të vijuar bashkëpunimin e nëndheshëm për dominimin e politikës dhe zhvillimin e interesave të përbashkëta.

Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama ishte garancia e vetme për trafikimin e kokainës, e cila u kap pasi në gjurmët e saj ranë partnerët ndërkombëtar. Sipas Bashës, ngarkesa kaq të mëdha kokaine nuk vijnë pa një garanci të fortë.

“Ne e dimë që nuk mundet vetëm Ministri i Brendshëm të bëjë këtë lëvizje dhe padyshim që është i lidhur drejtpërdrejtë Kryeministri. Nuk është e vërtetë. Nuk ndodh kurrë që një ngarkesë të kalojë pa u testuar më parë me ngarkesa të vogla për të parë rrugën dhe për më tepër pa garanci të nivelit më të lartë”.

Loja me kokainën erdhi duke u bërë serioze, pasi Basha duket se po kalonte kufijtë e lejuar nga paktet e heshtura. Kështu erdhi një kërcënim nga ana e Edi Ramës, i cili paralajmëroi zbulimin e fakteve nga hetimet, që lidhnin zyrtarë të lartë ë PD me kokainën e kapur në Durrës, me një vlerë rrethe 180 milionë euro.

Edi Rama tha: “Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim. Ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD. Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova”.

Kur Edi Rama dhe Lulzim Basha po hynin këshu në një terren të rrezikshëm, një dorë nga jashtë ka ndërhyrë. Mes Ramës dhe Bashës befas ka pllakosur një heshtje për kokainën e Durrësit. Prej disa javësh ata nuk thonë më asnjë fjalë për këtë çështje. Urdhër kanë marrë edhe ushtarët e tyre që mos të flasin më për këtë çështje. Në kuadër të këtij pakti, Rama dhe Basha kanë pezulluar edhe komisionin hetimor për hetimin e kultivimit dhe trafikut të drogës.

Heshtja konfirmon se të dy palët janë të përfshira nga trafiku u kokainës dhe që ndajnë bashkë paratë. Kur njëra palë sulmon tjetrën, tregon se nuk është e kënaqur me fitimin dhe sapo i plotësohet kërkesa, rinis heshtja. Në rastin konkret dyshohet se mund të kenë ndërhyrë kolumbianët apo segmente të trafikut nga Ekuadori, të cilët janë shqetësuar se zhurma e Lulzim Bashës mund të dëmtonte linjën./Pamfleti

Kodi i mafies, Rama-Basha pakt heshtje për 613 kg kokainë, morën mesazh nga kolumbianët Read More »

Të gjitha çudirat më të mëdha ndodhin në vendin tonë! Këtë herë dënohet 1 person i lindur në 2019-tën

Një fotografi e një dënimi të shqiptuar nga Policia e Kosovës që ka ardhur në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, tregon shqiptimin e një tikete për një person i cili nuk ka lindur ende.

Në fotografinë e dërguar, shihet se si Policia e Kosovës, ka bërë gabim në datën e lindjes.

Viti i lindjes së personit i cili është dënuar, në dënim figuron të jetë i vitit 2019, ndërsa dënimi është shqiptuar më 21 qershor të këtij viti.

Të gjitha çudirat më të mëdha ndodhin në vendin tonë! Këtë herë dënohet 1 person i lindur në 2019-tën Read More »

Vjen lajmi më i bukur i ditës nga Rinasi! Nuk do të ngelë njeri pa shkuar

Ka mbërritur në Tiranë këngëtarja me famë botërore Ayo. Këngëtarja ka zbritur ne aeroportin e Rinasit.

E teksa ka zbritur në aeroport ylli i muzikës botërore ka dhënë një mesazh për të gjithë fansat në Shqipëri. “Unë jam këtu, jam në Tiranë. Jam shumë e lumtur. Shpresoj t’ja kalojmë bukur sonte”, thotë ndër të tjera këngëtarja.

Këngëtarja pritet të elektrizojë sonte Tiranën. Ayo, këngëtarja e super hiteve si “WHO”, “Down on My Knees”, Slow Slow do të interpretojë nesër te Amfiteatri i ri për të gjithë kryeqytetasit por edhe të ardhurit nga rrethet enkas për të.

A do ta ndiqni?

Vjen lajmi më i bukur i ditës nga Rinasi! Nuk do të ngelë njeri pa shkuar Read More »