Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm për atë çfarë ju duhet që të merrni vizë!

Ambasada amerikane në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm në lidhje me procesin e marrjes së një vize turistike.

Në ndryshim nga disa vite më parë tashmë nuk duhen një mori dokumentesh për të aplikuar për vizë, mjafton të shpjegoni planet tuaja të qëndrimit të SHBA.

Me rëndësi është edhe lidhja juaj me vendin e origjinës.

“Vera është një periudhë e mrekullueshme për të udhëtuar! A e dinit se vendimet për vizë në Ambasadën e SHBA-së bazohen në intervistën tuaj dhe jo në dokumentet që keni?

Ejani të përgatitur për të biseduar me ne rreth planeve tuaja të udhëtimit dhe lërini dokumentet në shtëpi!”, bën me dije ambasada.

Ambasada amerikane në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm për atë çfarë ju duhet që të merrni vizë! Read More »

Nga “Tigri” i tërbuar, tek Rama i rraskapitur, çfarë nuk u pa sot në Kuvend (Fotot)

Më në fund ministrat e Ramës janë rikthyer në sallën e Kuvendit. Pas muajsh udhëtimesh jashtë për të bindur për negociatat, ata janë shtruar në karriget e Kuvendit. Në sallë fatmirësisht kësaj here nuk ka munguar as opozita, ku të dyja palët janë përplasur në debate të ashpra.

Temë kryesore e debatit ishte padyshim shtyrja me një vit e negociatave të Shqipërisë në BE. Çfarë nuk u transmetua përmes fjalëve e thonë foto-dëshmitë e mëposhtme:

1

2

3

4

5

6

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

1920

21

22

23

24

25

Nga “Tigri” i tërbuar, tek Rama i rraskapitur, çfarë nuk u pa sot në Kuvend (Fotot) Read More »

Komisioni i Vettingut ka marrë vendimin për Arta Markun

Kryeprokurorja Arta Marku do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 3 korrik 2018, ku do të japë llogari për pasurinë e saj, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Seanca dëgjimore në KPK do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa trupa gjykuese do të përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Megjithatë, burime për Pamfleti bëjnë me dije se Artës i është konfirmuar paraprakisht rezultati pozitiv dhe data 3 do të jetë një akt formal juridik publik.

Në pyetësorin për Arta Markun ka pasur dhjetëra pyetje nga komisioni dhe ndërkombëtarët deri në detaje për të gjithë aktivitetin e saj profesional e pasuror dhe konkluzioni ka qenë: Vertëtësi e sakteëi matematike.

Ndaj Arta Marku pritet të konfirmohet në unanimitet.

Komisioni i Vettingut ka marrë vendimin për Arta Markun Read More »

Panik në ish-Bllok, pema bie mbi taksi (Fotot)

Një pemë dhjetëra vjeçare është rrëzuar në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, duke krijuar panik te qytetarët që ndaheshin aty pranë, si dhe bllokimin e rrugës. Nga fotot duket se degët e pemës kanë rënë mbi një taksi, drejtuesi i së cilës mësohet se nuk ka pësuar lëndime. Në vendin ku ndodhi ngjarja mbërritën menjëherë ambulancat, por drejtuesi i mjetit nuk ka pasur lëndime.

Panik në ish-Bllok, pema bie mbi taksi (Fotot) Read More »

Faturimet aforfe të ujit, ankohen familjarët: Paguajmë më shumë sesa harxhojmë

Në raportin e performancës për vitin e kaluar publikuar këtë qershor Enti Rregullator i Ujit (ERRU) vlerëson se ky nivel matjeje mbetet relativisht i ulët.

“Duke pasur parasysh riorganizimin e shoqërive me ndarjen e re administrative, aktualisht asnjë shoqëri UK nuk i ka të pajisur 100% të konsumatorëve me matës, madje në disa shoqëri ky tregues është në nivelin nën 10%” thuhet në raport.

Në lidhje me faturimin aforfe, ERRU thekson se shumica e konsumatorëve paguajnë më shumë sesa konsumojnë dhe se rastet e shtëpive private me konsum më të lartë sesa faturohen përmes aforfesë janë më të pakta.

“Konsumatorët duhet të paguajnë për sasinë reale të ujit të konsumuar prej tyre. Pjesa e konsumatorëve që paguajnë për sasi uji pa matje (aforfe 150 litra/ditë/banor) nuk është korrekte dhe mbart në vetvete padrejtësi dhe abuzim. Kjo për faktin se shumica e konsumatorëve familjarë konsumojnë nën këtë normë të presupozuar, ndërkohë që një pjesë e tyre konsumojnë shumë më tepër për ujitje (shtëpia private dhe zona rurale)” vijon raporti.

Po ashtu ky Ent shprehet më tej se aforfeja u leverdis financiarisht ujësjellësve pra marrin më shumë para sesa uji që është konsumuar edhe pse në disa raste nga ana tjetër stimulohet konsumi më të lartë.

“Në disa raste shoqërive u vjen përshtat financiarisht faturimi aforfe, por kjo shpeshherë stimulon mbikonsum të ujit në zona të caktuara duke cenuar cilësinë e shërbimit (orët e furnizimit dhe presionet) në zonat shpërndarëse mbas tyre sidomos gjatë stinës së nxehtë. Pajisja 100% me ujëmatës në të gjithë komponentët kyç të sistemeve të furnizimit me ujë duhet të jetë prioritet bazë i shoqërive UK dhe i mundësisë të financimit të tyre nga qeveria qendrore.

Sipas ”Monitor” shoqëritë UK për vitin 2017 kanë raportuar instalimin e 63 820 ujëmatëseve më shumë krahasuar me vitin 2016, por akoma sektori është larg objektivit për të pajisur 100% të konsumatorëve me matësa” vlerëson Enti Rregullator i Ujit.

Faturimet aforfe të ujit, ankohen familjarët: Paguajmë më shumë sesa harxhojmë Read More »

Reagon kancelarja Merkel pas skualifikimit të Gjermanisë nga Botërori

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar menjëherë pas eliminimit të Gjermanisë nga kampionati botëror 2018.

Në një status të shkurtër në Facebook, Merkel shkruan se të gjithë tifozët gjermanë janë të mërzitur.

“Shumë keq. Të gjithë jemi të mërzitur”-shkruan Merkel.

Gjermania u skualifikua pasditen e sotme në përballjen me Korenë e Jugut.

Reagon kancelarja Merkel pas skualifikimit të Gjermanisë nga Botërori Read More »

7 arsye se pse Berisha mund të eliminojë Lulzim Bashën, shërbimet në alarm

Berisha ndolli vrasjen e Bashës një vit më parë, akuzoi kundërshtarët politikë siç bëri me rastin e Azem Hajdarit, merren masa ekstreme për ruajtjen e kreut të PD nga Berisha në protestën e 26 Majit
Një vit pasi Sali Berisha përhapi disa teori konspirative, sipas të cilave, shërbimet e huaja armiqësore janë investuar për të vrasjen e Lulzim Bashës, shërbimet informative vendase dhe ato partnere janë vënë sërish në lëvizje, për zbatimin e një plani, për të shtuar masat e sigurisë për mbrojtjen e jetës së kryetarit të opozitës.

Lëvizja e nëndheshme vjen para protestës së opozitës së 26 Majit, pikërisht në 22 vjetorin e një prej krimeve zgjedhore më të rënda në historinë e Evropës, me protagonist Sali Berishën.

Në 26 Maji ’96 Sali Berisha gjakosi opozitën e atëhershme dhe mbushi kutitë e votimit me dhunë. Ky akt i paprecedentë solli destabilizimin e vendit dhe detyroi amerikanët të përmbysnin Berishën nga pushteti me forcë. 22 vjet më vonë, PD do të zhvillojë një protestë.

Alarmi i shërbimeve vendase dhe atyre partnere vjen pas edhe një analize dhe verifikimi të gjatë të informacioneve dhe të alarmit që dha Sali Berisha një vit më parë eliminimin e Bashës.

Shërbimet kanë arritur në përfundimin se jeta e Lulzim Bashës nuk rrezikohej nga asnjë faktor i jashtëm. Kjo bindje u përforcuar pas zbulimit të provave, sipas të cilave PD dhe Lulzim Basha kishin lidhje të errëta dhe financoheshin nga oligarkë rusë.

Në këtë kuadër, të gjitha dyshimet janë përqendruar mbi Sali Berishën, i cili krijoi një alibi duke akuzuar Edi Ramën, për t’i hapur rrugë një tentative të mundshme për të hequr qafe Lulzim Bashën.

Një vit më parë Berisha tha: “Në qoftë se dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen non grata, ata i ka futur qeveria, ata janë vrasës të paguar të qeverisë, diktuar nga qeveria. Në qoftë se është e vërtetë se shërbimet amerikane i kanë bllokuar, është Edi Rama para tyre, ka dashur të vrasë liderin e opozitës, dhe në këtë rast është zbuluar dhe nuk i nxirrte dot në gjyq. Si mund të përzihen dy njerëz që tentuan të vrasin ligjin e opozitës. Sapo e dëgjova këtë, thashë me mendjen time, në qoftë se është e vërtetë, ata janë vrasës me pagesë të qeverisë. Si ka mundësi që kryeministri të shpallë non grata dy kriminelë që vijnë për të vrarë liderin e opozitës, kundërshtarin politik”.

Një skemë të tillë Sali Berisha e përdori edhe në rastin e Azem Hajdarit. Ky i fundit ishte një nga pretendentët më seriozë për të marrë drejtimin e Parisë Demokratike. Ishte makthi më i tmerrshëm për Sali Berishën.

Me eliminimin e Azemit, Berisha me një gurë vrau dy zogj. Së pari hoqi qafe një rrezik të madh që mund t’i merrte partinë dhe së dyti, vrasjen e Azemit e përdori për të marrë pushtetin më dhunë, me anë të grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Fillimisht Berisha akuzoi Fatos Nanon për vrasjen e Azemit. Këtë akuzë e përdori si alibi për të pushtuar institucionet.

Më vonë, Berisha akuzoi Izet Hazhinë, të cilin e kishte urdhëruar për të organizuar grushtin e shtetit pas vrasjes së Azemit.

Tashmë, Izet Hazhia akuzon Sali Berishën si orkestruesin e vrasjes së Azemit. Izeti është ekstraduar në Shqipëri dhe kërkon hapjen e kësaj dosje. 20 vjet pas kësaj ngjarje, të gjitha dyshimet bien mbi Sali Berishën.

Po pse Sali Berishës i intereson eliminimi i Lulzim Bashës?

Së pari, Sali Berisha po kërkon prej tre vitesh një shkak për destabilizimin e vendit, me shpresën se do të mund të shpëtojë veten dhe familjen e tij nga drejtësia e re. Ka bërë thirrje për armatosjen e popullit, për mosbindje civile, për rebelim popullor etj., por askush nuk ia ka vënë veshin.

Në këto kushte, Berishës i duhet një ngjarje tronditëse për të manipuluar popullin, siç bëri me rastin e Azem Hajdarit, për destabilizim e vendit dhe për të krijuar një mundësi për të ardhur në pushtet.

Së dyti, Lulzim Basha dështoi në realizimin e detyrës jetike, për sabotimin e reformës në drejtësi. Lulzim Basha, bashkë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, humbi betejën me amerikanët për sabotimin e reformës në drejtësi, sidomos të ligjit të Vetingut dhe të ligjit për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Sot të gjithë ushtarët e Sali Berishës në gjykata dhe prokuroi po fluturojnë njëri pas tjetrit.

Së treti, Lulzim Basha nuk shërben më si një mburojë për Sali Berishën dhe familjen e tij. Lulzim Basha me partinë e tij të katandisur nuk mund ta ndalojë Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorinë e Posaçme që t’u vënë prangat Berishës dhe Shkëlzenit dhe që t’u konfiskojnë pasurinë.

Së katërti, që kur Sali Berisha e la Patinë Demokratike në dorën e Lulzim Bashës, PD ka humbur gjysmën e elektoratit. Nën drejtimit e Bashës, PD ka lundruar nga humbja në humbje. Me këtë ritëm, në zgjedhjet e 2021, Partia Demokratike mund të përfundojë parti e katërt.

Së pesti, Lulzim Basha po tenton që të ndahet nga Berisha, dhëndri, Shkëlzeni dhe ushtria e tyre. Në zgjedhjet e 2017, Basha hoqi njerëzit e Berishës nga lista e kandidatëve për deputetë si dhe vendosi besnikët e vet. Tashmë ka ndryshuar edhe statutin e partisë për të blinduar pozitat e veta.

Së gjashti, që pas vizitës së George Soros në dhjetor të vitit 2014, Lulzim Basha është në një aleancë solide me Edi Ramën. Marrëveshja e 18 Majit 2017, ishte vetëm një shenjë e kësaj aleance. Basha tashmë shërben si një garanci për pushtetin e Edi Ramës.

Së shtati, nëse Berisha thjeshtë e shkarkon Bashën si kryetar PD, Basha mund të kthehet në një rrezik të madh për familjen Berisha. Që nga viti 2005, Basha ishte një ndër ushtarët më të besuar të familjes Berisha. Basha i di shumë sekrete të tmerrshme Berishës. Shumë sekrete Berishës i dinte edhe Sokol Olldashi, por sapo Olldashi u rebelua dhe nisi të flasë, gjeti vdekjen në mënyrë misterioze./Pamfleti

7 arsye se pse Berisha mund të eliminojë Lulzim Bashën, shërbimet në alarm Read More »

Vendimi për negociatat, reagon ambasadori Donald Lu

Ambasada Amerikane ka reguar pas vendimit për negociatat. Në një postim në faqen e saj në rrjetet sociale ambasada amerikane e sheh si pozitiv shtyrjen e aftit si një mundësi për përmbylljen me sukses të reformave.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit europian u shprehën në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim më Shqipërinë por duke e shtyrë vendimin për qershorin e ardhshëm, në pritje të përparimeve të mëtejshme të vendit veçanërisht, lidhur me reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndonëse ky nuk ishte vendimi më i mirë i mundshëm, duket se autoritetet në Tiranë morën frymë disi të lehtësuar, nëse merret parasysh klima që i parapriu. Nga njëra anë tensioni brenda vetë BE-së, me krizën e migracionit, dhe në anën tjetër trysnia anti-zgjerim nën të cilën ndodhen disa prej vendeve anëtare. Dhe në fakt qershori i ardhshëm, përkon me periudhën pas zgjedhjeve për parlamentin europian.

Vetë vendimi ishte fryt i një kompromisi që kërkoi orë të tëra për të sjellë në një emërues të përbashkët shumicën e vendeve që ishin haptazi në mbështetje të hapjes së bisedimeve, atyre si Gjermania, që ishin për një proces të kushtëzuar, apo Francës, Hollandës dhe Danimarkës që fillimisht mbështetën idenë e një shtyrje pa afat të përcaktuar. Për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati vendi “tanimë ka hyrë në rrugën e pakthyeshme drejt procesit të anëtarësimit në BE”, ndërsa opozita i mëshon idesë se bisedimet nuk do të nisin as në 2019.

Vendimi për negociatat, reagon ambasadori Donald Lu Read More »