Aktualitet

“Po kaloi projektligji, a jeni gati të digjni mandatet?”/ Qytetarëve vënë në vështirësi deputeten e PD, ja si përgjigjet ajo

Pas ndërprerjes së seancës plenare, dy deputetët demokratë Dashamir Shehi dhe Jorida Tabaku iu bashkuan protestuesve jashtë Kuvendit.

Pasi Shehi dhe Tabaku folën përpara qytetarëve, një grua mori fjalën dhe ju drejtua deputetëve të opozitës:

“Nëse kalon ky projektligj, a jeni gati të digjni mandatet?”

Deputetja Tabaku mesa duket nuk e kishte marrë parasysh këtë kërkesë të re të qytetarëve dhe dha një përgjigje që ishte ‘politikisht korrekte’.

“Ne jemi gati të ndërmarrim çdo nismë ligjore brenda dhe jashtë Kuvendit për të mbrojtur teatrin. Jemi gati ta dërgojmë edhe në Gjykatën e Strasburgut këtë çështje. Do të ndërmarrim çdo aksion që do ndërmerrni dhe ju”,u shpreh Tabaku.

“Po kaloi projektligji, a jeni gati të digjni mandatet?”/ Qytetarëve vënë në vështirësi deputeten e PD, ja si përgjigjet ajo Read More »

Apeli i Krimeve të Rënda kërkon ‘arrest me burg’ për ish- ministrin Tahiri

Prokuroria bën rekurs, kërkon “arrest me burg” për Tahirin

Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokurorët kërkojnë masën e arrestit me burg për ish-ministrin e kabinetit “Rama 1”, sikurse ka bërë edhe në shkallët e mëparshme, një kërkesë që e ka humbur me faktet e paraqitura përpara gjykatave.

Ish-ministri i Brendshëm Tahiri u la në “arrest shtëpiak” në Shkallën e Parë, e më pas u lirua nga kjo masë në Apel, masq e konsideruar nga organi i akuzës si tepër e lehtë.

Apeli i Krimeve të Rënda kërkon ‘arrest me burg’ për ish- ministrin Tahiri Read More »

Mesazhi i fortë i Donald Lu-së: Prokuroria nuk ka vullnet për arrestimin e Balilit, thirrje Ramës dhe Xhafaj për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’. Hetimet të vazhdojnë për Tahirin dhe Llallën

Ambasadori i Shteteve të Donald Lu nuk heq dorë nga ‘peshqit e mëdhenj’. Në aktivitetin e organizuar sot nga Ministria e Brendshme, Donald Lu tha se është bërë shumë në këto 8 muaj kundër krimit por se mbetet ende shumë.

Ai përmendi arrestimin e Met Kananit, kapjen e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekajt etj. Por Donald Lu e quajti dështim të qeverisë dhe policisë mos arrestimin e Klement Balilit.

“Shumë ka ndodhur në 8 muaj, e shumë ka mbetur për tu’ bërë. Shqipëria mbështeti arrestimin e trafikantit të madh Met Kanani në Turqi, më pas banda e tij u arrestua në Shqipëri. Policia mbështeti sekuestrimin e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekaj në Gjermani. Disa anëtarë të bandës së tij janë arrestuar dhe do arrestohen të tjerë.

Hetimi penal kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla vazhdon. Shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe por duam rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg. Ky do ishte sukses.

Dua të theksoj një dështim të qeverisë dhe policisë, arrestimin e Klement Balilit.
I bëjmë thirrje që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, deklaroi Lu

Mesazhi i fortë i Donald Lu-së: Prokuroria nuk ka vullnet për arrestimin e Balilit, thirrje Ramës dhe Xhafaj për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’. Hetimet të vazhdojnë për Tahirin dhe Llallën Read More »

Na e paskan mbajtur të fshehtë të gjithë, por ajo që vërtet ka ndodhur dje në Shqipëri është e frikshme

Vendi ynë ka qenë dje nën lëvizje të vazhdueshme sizmike. Përveç tërmetit të fortë me fuqi 5.2 magnitudë, në të gjithë terrorin e Shqipërisë ka pasur mbi 300 tërmete gjithsej deklaron një ekspert në Institutin e Gjeoshkencave.

Rrapo Ormeni: Ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmete të tilla me magnitudë mbi 5 janë tëmret që shoqërohen me pas goditje, kjo sepse në goditjen kryesore nuk çlirohet e gjithë energjia e akumuluar dhe do të kërkohet të çlirohet derisa të vendoset gjendja e ekuilibirt. Çlirimi i saj kryhet nëpërmjet tërmeteve të tjera më të vegjël.

Dhe kështu ka ndodhur me rastin konkret të këtij tërmeti që deri tani janë regjistruar 350 goditje nga të cilat dy prej tyre janë me magnitudë më të mëdha se 4, njëra 4.2 dhe tjetra 4.3. Sot në mëngjes është regjistruar edhe një goditje me magnitudë 3.9. Duke u nisur nga pas goditjet, magnituda themi se kjo ka qenë goditja kryesore dhe këto janë pas goditje që vijnë duke u zvogëluar.

Është e pamundur të parashikohet tërmeti, por nisur nga tipologjia e këtij tërmeti, ky është tërmeti kryesor dhe këto janë pasgoditje që duke gjykuar në këtë drejtim nuk ka tërmete të tjera.

Na e paskan mbajtur të fshehtë të gjithë, por ajo që vërtet ka ndodhur dje në Shqipëri është e frikshme Read More »

Infermierët shqiptarë në Gjermani të jetë përfitim për të dyja palët, ministri tregon si do bëhet rekrutimi i tyre

Gjermania do të marrë personel mjekësor nga Shqipëria dhe Kosova, por do të kujdeset që këto vende të mos kenë vetë mungesa të stafit mjekësor.

Me një program prej disa miliarda eurosh qeveria gjermane synon të kapërcejë mungesat në stafin e kujdesit për të moshuarit dhe në infermierë. I ashtuquajturi “Konzertierte Aktion Pflege” (aksion i koordinuar në sektorin e kujdesit shëndetësor) u prezantua të martën në Berlin dhe përfshin së paku tre Ministri, atë të Shëndetësisë, të Familjes e Ministrinë e Punës.

Brenda një viti tre ministritë do të hartojnë së bashku me 40 organizata partnere një program për furnizimin e tregut të punës me infermierë. Bëhet fjalë për afro 13 mijë vende të reja pune në sektorin e kujdesit për të moshuarit, ndërkohë që mbi 35 mijë vende pune në sektorin e infermierisë dhe kujdesit shëndetësor janë vakant që tani.

Rekrutime nga Shqipëria dhe Kosova

Për të papunët në vend ky profesion është jo atraktiv. “Vetëm 28 konkurrues ka për çdo 100 vende vakante”, tha ministrja e Familjes, Franziska Giffey. Prandaj edhe krahas përmirësimit të kushteve të punës e rritjes së pagës kjo mangësi do të plotësohet nëpërmjet rekrutimit masiv nga vende si Shqipëria dhe Kosova, popullsia mesatare e të cilave është 29, përkatësisht 26 vjeçare. “Këto vende kanë shkolla shumë më të mira se ç’mund të mendojë kush”, tha ministri i shëndetësisë Jens Spahn të martën para gazetarëve në Berlin. Ai shtoi se deri tani është bërë një përvojë e mirë me to, dhe se në të ardhmen rekrutimi do të bëhet ndoshta më i organizuar dhe më i strukturuar.

Se si do të bëhet rekrutimi konkretisht, se a do të nënshkruhen marrëveshje bilaterale mes shteteve apo me agjencitë ndërmjetësuese dhe punëdhënësve të mundshëm, siç është deri tani, kjo duhet shqyrtuar, tha Spahn më tej. “Për mua ka rëndësi që ky proces të shoqërohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, në mënyrë që të garantohet që të dyja palët të kenë përfitime”.

Viza për të kërkuar punë

Deri tani një problem që kanë patur disa infermierë që kanë ardhur në Gjermani ka qenë njohja e diplomave të huaja. “Nganjëherë procedurat zgjasin deri në dhjetë muaj, kur ky proces bëhet nga jashtë shtetit procedurat janë edhe më të gjata”, tha ministri i Punës Hubertus Heil (SPD). Prandaj edhe plani i prezantuar të martën në Berlin parashikon ndër të tjera që kandidatët të vijnë në Gjermani edhe si punëkërkues me një vizë gjashtëmujore, në mënyrë që njohjen e diplomës ta bëjnë në Gjermani. Për këtë Heil do të duhet të koordinohet edhe me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, i cili është përgjegjës për sektorin e vizave si edhe me ministrin e Ekonomisë, Peter Altmeier.

Një element tjetër i këtij plani është edhe rritja e pagës dhe përmirësimi i kushteve të punës, duke i lidhur pagat me tarifat e sindikatave. Puna e infermierit duhet të jetë sërish atraktive, tha ministrja e Familjes Franziska Giffey.

Mijëra infermierë që tani nga Shqipëria në Gjermani

Nga Shqipëria dërgohen prej tashmë dy vjetësh infermierë në Gjermani. Aktualisht vetëm në filialin e Tiranës janë afro 1000 infermierë që po përgatiten për t’u larguar nëpërmjet DEKRA Akademie, e cila u ofron infermierëve shqiptarë kurse gjuhe dhe përgatitore për njohjen e licencës. Deri tani ky institucion ka dërguar rreth 1200 infermierë në Gjermani, bën të ditur për Deutsche Welle drejtoresha e Akademisë Dekra, Jonida Gjuzi.

Megjithëse shkollat shqiptare nxjerrin shumë infermierë, afro 3000 në vit, ekspertët janë të shqetësuar për mungesën e profesionistëve nëpër spitale, pasi infermierët më me përvojë po largohen.(D.W)

Infermierët shqiptarë në Gjermani të jetë përfitim për të dyja palët, ministri tregon si do bëhet rekrutimi i tyre Read More »

Prokurori kumarxhi nuk kalon Vettingun, KPK i djeg ”skedinën e fundit”

Luan Kaloçi, i cili deklaroi se kishte fituar 5,2 milionë lekë në baste sportive nuk e ka kalur sitën e Vettingut. Prokurori i Apelit të Tiranës rezultonte me burime kontradiktore të pasurisë.

Në vitin 2003 ai tha se kishte blerë një dyqan pikërisht nga lekët e fituara në skedina, por vitin e kaluar po për të njëjtën pronë ai pati deklaruar të ardhura nga shitja e banesës në Elbasan.

Trupa gjykuese që mori vendimin për t’i ‘’prerë kokën’’ Luan Kaloçit përbëhej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Kaloçi ishte pjesë e listës prioritare të Vettingut si njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Prokurori kumarxhi nuk kalon Vettingun, KPK i djeg ”skedinën e fundit” Read More »

Ambasada amerikane jep lajmin e rëndësishëm, ja si mund të merrni viza

Ambasada amerikane në Tiranë është shprehur ka bësrë sot një sqarim për vizat studentore për në SHBA

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan: Çdo ditë takoj shumë studentë të mrekullueshëm, që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. A keni pyetje mbi aplikimet për vizë studentore? Më pyesni mua, Annën! Jam e lumtur t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat!” thuhet në njoftimin e publikuara nga konsullja.

Ambasada amerikane jep lajmin e rëndësishëm, ja si mund të merrni viza Read More »