Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit, i ashpër Skënder Gjinushi: Sali Berisha e di para se të bëhet krimi, shumë shpejt do kemi rezultate

Dosja e bujshme e vrasjes së Azem Hajdarit ka marrë tjetër kthesë pas ekstradimit të ish badigardit të Sali Berishës, Izet Haxhisë i dënuar me 25 vite burg, si pjesëmarrës në atentatin ndaj demokratit. Por, një nga shumë emrat, të cilët ish-kryeministri Berisha i ka lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit, ka qenë edhe Skënder Gjinushi.

“E keqja është që gjyqin e bëjmë rrugëve, apo nëpër media. Gjyqet bëhen në gjykata, andaj është e rëndësishme t’i lëmë ato të flasin. Por, një nga rezultatet e para është rihapja e kësaj dosje. Dhe ka shpresë që do të ketë rezultat, sepse tashmë ka rënë ai presion politik, veçanërisht nga krahu ai atij që leh më shumë në këtë drejtim,” shprehet Gjinushi,

Pyetjes së Tirana Today, se përse ish-kryeministri Berisha nuk ka dëshmuar asnjëherë para Prokurorisë, Gjinushi përgjigjet:

“Akoma nuk jeni mësuar ju me Berishën, ka 27 vjet që nuk ka lënë njeri pa akuzuar, krim pa e ditur. Ai e di para se të bëhet krimi. Berisha nuk ka lënë njeri pa akuzuar, asnjë akuzë pa lëpirë, pra sipas rastit, ashtu e hedh edhe vallen. Është njeriu më delirant, më shpifës, më deformues i çdo të vërtete.” tha Gjinushi.

Sipas mediave, Skënder Gjinushi është një nga emrat i cili pritet të dëshmojë në sallën e gjyqit.

“Boll llomotitën apo shpifën kushdo qoftë e bëri këtë krim. Ja ku është drejtësia, të ringrihet, të vendoset në bazat që duhet dhe atje gjithkush të thotë fjalën e vetë. Pasi kjo është një ndër çështjet që duhet zbardhur përfundimisht. Po ashtu edhe disa nga skandalet më të mëdha që kanë ndodhur ndër vite”,përfundon Gjinushi.

Vrasja e Azem Hajdarit, i ashpër Skënder Gjinushi: Sali Berisha e di para se të bëhet krimi, shumë shpejt do kemi rezultate Read More »

Këto zona të Shqipërisë do “notojnë” në ujë sot, madje priten dhe stuhi!

Si do te jete moti sot? Sipas parashikimeve edhe ditën e premte datë 29 qershor  moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën perëndimore në orët e para të ditës dhe sërish  mesdita do të rikthejë  rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.

Kurse era do të jetë  me drejtim jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë i forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat minimale dhe maksimale: Zonat  malore 11/20°C; Zonat e  ulëta 16/26°C; Zonat bregdetare 17/26°C.

Këto zona të Shqipërisë do “notojnë” në ujë sot, madje priten dhe stuhi! Read More »

Gazeta belge: Kujt i përkasin 3.5 milionë euro të fshehura në Toyota

Policia shqiptare ka interceptuar një sasi rekord parash, me 3.5 milionë euro të fshehura në makina të përdorura që vinin nga Belgjika. Zbulimi u vë fundjavën e kaluar në portin e trageteve në Durrës, ku u ndalua një kamion që vinte nga Bari i Italisë me nëntë makina të përdorua në bord: një Alfa Romeo, një Opel dhe shtatë Toyota Yaris.

Në njërën prej këtyre të fundit u gjetën katër çanta plot me para, saktësisht 80 mijë franka zvicerane dhe 3 366 800 euro.
Dokumentet e makinave thonë se ishin blerë përmes një firme në Aachen të Gjermanisë. Por manaxheri i kompanisë nga Shqipëria deklaroi se ato vinin nga Belgjika dhe se ai ishte kujdesur vetëm për letrat.

Blerësi është një kompani makinash me qira në Tiranë, e cila drejtohet nga dy kushërinj shumë të dyshuar. Alfred Vladi (33 vjeç) është kapur më parë për mashtrim me makinat në Francë, ndërsa Elvis Vladi (38) është dënuar para dy vjetësh nga një gjykatë në Britani për trafik kokaine.

Dyshohet se paratë vijnë nga banda që u gjykua në atë kohë. Ajo drejtohej nga Gentian Cuka, me bazë në Londër, dhe mendohet të ketë qenë aktive në Belgjikë e Holandë.

Sipas ndërmjetësit gjerman, i cili thotë se nuk di asgjë për paratë, kjo ishte hera e katërt që ai kishte ofruar transport makinash për kushërinjtë Vladi, por nuk dihet nëse makinat vinin gjithmonë nga Belgjika. Zbulimi i parave ndërkohë ka çuar në katër arrestime, ndërsa kushërinjtë janë ende në kërkim.

*Shkrim i publikuar nga gazeta belge në faqen e saj online./Het Laatste Nieuws

Gazeta belge: Kujt i përkasin 3.5 milionë euro të fshehura në Toyota Read More »

Drejtësia në kolaps, 11 kryetarë gjykatash që duhen zëvendësuar

Megjithëse 11 kryetarëve të gjykatave u ka mbaruar mandati, ata kërkojnë të qendrojnë në detyrë, ku kanë depozituar me shkrim kërkesat e tyre në Këshillin e lartë të Drejtësisë (KLD).

Në shkresë thuhet se gjyqtarëve u ka mbaruar mandate, ndërsa për 11 kryetarë mandate përfundon pas 6 muajsh.

KLD-së i janë hequr kompetencat për të kryer zëvendësimet , për faktin se duhet të krijohet KLGJ-ja, gjë e cila ka future në ngërç gjykatat dhe pritet të çojë në kolaps edhe sistemin e drejtësisë.

Kryetarë të gjykatave që u ka mbaruar mandati:

Artan Çupi-Kryetar i Gjykatës së Matit (11.10.2013)

Kastriot Selita-Kryetar i Administratives Tiranë (28.10.2013)

Fuat Vjerdha-Kryetar i Apelit në Shkodër (17.01.2014)

Entela Prifti-Kryetare e Apelit në Korçë (17.01.2014)

Dritan Banueshi-Kryetar i Apelit në Gjirokastër (17.01.2014)

Alma Liçaj-Kryetare e Apelit në Vlorë (17.01.2014)

Petrit Çeno-Kryetar i Apelit në Durrës (11.04.2014)

Halil Vani-Kryetar i Gjykatës në Dibër (11.04.2014)

Altun Çela-Kryetar i Gjykatës në Sarandë (28.25.2014)

Sandër Simoni-Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda

6 mujorin e dytë të 2018 u mbaron mandati 11 kryetarëve të gjykatave;

Agron Vavla-Kryetar i Gjykatës në Berat (30.06.2014)

Erjol Rroshi-Kryetar i Administratives në Tiranës (07.07.2014)

Alma Kolgjoka-Kryetare e Gjykatës së Krujës (11.07.2014)

Esmeralda Çeka-Kryetare e Gjykatës në Lushnje (23.07.2014)

Admir Belishta-Kryetar i Gjykatës në Korçë (23.07.2014)

Entela Shedula-Kryetare e Gjykatës në Kavajë (11.07.2014)

Roland Japuaj-Kryetar i Gjykatës në Fier (23.07.2014)

Jona Qeleshi-Kryetare e Gjykatës në Durrës (17.10.2014)

Alfred Gjoni-Kryetar i Gjykatës së Kurbinit (17.10.2014)

Arben Zefi-Kryetar i Gjykatës në Shkodër (17.10.2014)

Skënder Haluci-Kryetar i Gjykatës në Vlorë (17.10.2014)

Drejtësia në kolaps, 11 kryetarë gjykatash që duhen zëvendësuar Read More »

Anija turistike “Marina” me 313 turistë të huaj në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Himarës.

Anija turistike “Marina” me 313 turistë të huaj në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Himarës.

Bregdeti i jugut është kthyer një atraksion turistik mjaft të preferuar për turistët e huaj dhe këtë e dëshmojnë edhe shifrat në rritje të numrit të turistëve.

Gjeografia e vendeve nga vijnë turistët është zgjeruar tashmë dhe jugun e vendit e vizitojnë turistë nga Italia, Belgjika, Finlanda, Danimarka, Hungaria, Polonia, Anglia, Izraeli etj.

Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë të bardhë e të imët. Spilleja, është plazhi qendror i Himarës, me shumë vizitorë në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea./atsh

Anija turistike “Marina” me 313 turistë të huaj në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Himarës. Read More »

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit për vazhdimin e shëtitores së Vlorës, e njohur ndryshe si ‘Lungomare’

Projekti do të përfshijë segmentin jugor nga Fusha e Sportit deri te Tuneli. Fondi limit i projektit kap vlerën e mbi 199 milionë lekë, i cili do të ndahet në dy pjesë.

Fondi i akorduar për vitin 2018 është 40.4 milionë lekë, ndërkohë pjesa e mbetur është parashikuar të investohet për vitin 2019. Operatorët ekonomikë do të kenë mundësi të dorëzojnë ofertat e tyre deri më datë 30 korrik 2018. Ndërsa, sa I takon kohëzgjatjes së kontratës, ajo parashikon një kohëzgjatje prej 180 ditësh që nga nënshkrimi i saj. Projekti i Lungomares ka krijuar një model të ri të zhvillimit të turizmit jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë vijën bregdetare. Ky është një ndër investimet më të mëdha në Shqipëri i mbështetur nga Bashkimi Europian./Scan

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit për vazhdimin e shëtitores së Vlorës, e njohur ndryshe si ‘Lungomare’ Read More »

Kryeministri Rama ndan me qytetarët pamjet e Ulzës pas ndërhyrjeve

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten sot duke ndare me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook, videon me pamje nga Uleza.

Nje destinacion sipas tij, fantastik, tashme edhe me pamje te re pas nderhyrjeve te bera.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje nga Ulëza e rilindur në një destinacion turistik fantastik, më pak se dy orë larg nga Tirana, ju uroj një ditë të bukur 😉”- shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155918421791523/?t=0

Kryeministri Rama ndan me qytetarët pamjet e Ulzës pas ndërhyrjeve Read More »

Rrëqethëse, të moshuarit flaken në rrugë nga fëmijët, rrëfimi mes lotësh: S’kemi ku shkojmë

Një rast shumë i dhimbshëm ka ndodhur në Korcë, ku si pa të keq, fëmijët kanë nxjerrë prindërit e tyre nga shtëpia, duke i lënë si njeri pa njeri në mes të katër rrugëve.
Të moshuarit janë braktisur pa pikë dhembshurie duke mbetur të pashpresë prej të paktën dy ditësh.

Të pyetur nga qytetari që ka filmuar videon se kush i nxori jashtë dhe ku po shkojnë, i moshuari shprehet:

Në fillim djali, pastaj çupa. Po ja të shohim për ndonjë pemë, rrimë poshtë saj, pse ku të vemi.”

Më tej zotëria i moshuar shprehet:

Kemi dy ditë që endemi rrugëve dhe as policia nuk na bën derman, i kam njoftuar por asgjë.”

Qytetari: Po me se ushqehesh?

I moshuari: Me lekët e pensionit.

Qytetari: Po pse nuk shkoni në shtëpi?

I moshuari: Po s’kemi shtëpi fare, na kanë nxjerrë edhe djali edhe çupa, të dy. Bashkia na tha se do na strehonte sot, por hiç asigjë.

Qytetari: Po dje ku fjetët?

I moshuari: Atje në hotel. Na dhanë nga 4-5 veta nga 1 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe bëmë 10 mijë lekë. Por sonte jemi në krizë fare shkruan JOQ.

Qytetari: Po sot?

I moshuari nis të qajë dhe nuk përmban dot lotët dhe e shoqja i thotë “Mjaft qave!”, si për ta ngushëlluar, por asgjë muk mund t’i ngushëllojë dy prindër që u është thyer zemra nga bijtë e tyre./express

Rrëqethëse, të moshuarit flaken në rrugë nga fëmijët, rrëfimi mes lotësh: S’kemi ku shkojmë Read More »