Aktualitet

Reagon Adi Krasta për shembjen e Teatrit: 3 gjëra po na fyejnë rëndë

Në një kohë kur Teatri është drejt shembjes, pasi projektligji nga qeveria është drejt miratimit, reagimet kundër sa vijnë e shtohen.

Mes atyre që janë kundër shembjes së godinës së Teatrit, është bashkuar dhe gazetari i njohur Adi Krasta.

Ky i fundit më anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se janë tre gjëra fyese në këtë rast: mungesa e sinqeritet dhe harbutëria e pushtetit, paligjshmëria dhe propagande e neveritshme.

Postimi i plotë

Ne rrethanat kur duket se qeveria dhe vizionari i vetëm i saj dhe i Tiranës, bashkë me të zellshmit e DEAL – ve, e kane marre vendimin për prishjen e ndërtesave se Teatrit Kombëtar (Trashëgimi Kulturore), ajo çfarë të fyen më shumë është:

Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbutëri pushteti e këtij grupimi për të realizuar atë për të cilën tjetërkund e kohë më parë e kanë firmosur, në emër te haraçeve, babëzisë, delirit apo hakmarrjes e që pa asnjë dyshim nuk lidhet me përvuajtjen e mungesës së një teatri.

Teatri mund të ndërtohet i bukur e modern kudo tjetër ku nuk dëmtohet trashëgimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i një pakice.

Shumica që vendos me votë politike është vetëshpallur sot si asnjehëre edhe si njohëse e arkitekturës edhe si njohëse e urbanistikës edhe si njohëse e aktrimit (sidomos aktrimit ) dhe me arrogancën e padijes vulos dhe çfarë është vlerë e çfarë jo për këtë vend.

Paligjshmëria apo shembja e paturpshme e çdo ligji që lejon një tjetër SHEMBJE. Atë të Trashëgimisë. Nuk është hera e parë.

Këtë fat pati Stadiumi Qemal Stafa e këtë fat (nëse çmenden krejt) do ketë shume shpejt Muzeu Kombëtar e Galeria Kombëtare.

Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur te mbyt me makinerinë e “fake news” rilindas-gjoja-leftist edhe kur te shan nga nëna e nga “robtë”.

Një qeveri që ngriti bunkere betoni si muze në mes të Tiranes, mund të shndërrojë në muze një teatër kombëtar – trashëgimi kulturore, në emër të frymëve që e mbajtën gjallë.

Një qeverie të (pa)përgjegjshme dikush mund t’i kujtojë se Londra është e mbushur me ndërtesa teatrosh të vjetër që ndoshta nuk hynë as në listën e trashëgimisë së ligjëruar e që ju bien çatitë në mes të shfaqjeve e përsëri nuk shemben në emër të rrëmbimit të territorit.

Teatrot e rinj janë ndërtuar modestë me përkushtim të sinqertë politikash kulturore e me donacione dashamirësish. Jo poshtë kullave e jo brenda tyre.

Reagon Adi Krasta për shembjen e Teatrit: 3 gjëra po na fyejnë rëndë Read More »

Gratë shqiptare 270 minuta në ditë punë shtëpie, burrat vetëm 45

“Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë”! Poezia me titull “Fshati im” i Andon Zako Çajupit e shkruar mbi 100 vite më parë është aktuale edhe sot në Shqipëri.

Një raport i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO, thekson se femrat shqiptare kryejnë 314 minuta në ditë punë të papaguar, nga të cilat 270 minuta janë punë shtëpiake. Kjo bën që shqiptaret të jenë në vendin e 5-të në botë ndër sa i përket punës së papaguar.

270 minuta dedikuar vetëm për punët e shtëpisë përkthehen në plot 4 orë e gjysmë në ditë. Duke parë listën, rezulton se vendet e lindjes dhe sidomos vendet myslimane janë ato që zënë vendet e para të renditjes në këtë drejtim. Situata përmbyset tërësisht kur bëhet fjalë për burrat.

Këta të fundit shpenzojnë më pak se 1 orë në ditë për punën të papaguar dhe nga këto vetëm 45 minuta në ditë për punë shtëpiake, raporton scan. Siç duket qartë edhe nga ilustrimi grafik i Organizatës së Punës, kjo gjë e vendos Shqipërinë ndër vendet e fundit në listë sa i përket dembelizmit të burrave shqiptarë në drejtim të punëve të shtëpisë.

Me rajonin ndërkohë nuk ka krahasim, femrat janë ato që i dedikojnë më shumë kohë punëve të shtëpisë dhe meshkujt ata që i dedikojnë më pak kohë. Femrat shqiptare bëjnë pune shtëpie 6 herë më shumë se meshkujt në kohëzgjatje, dhe një diferencë të tillë nuk e ka asnjë vend i botës.

Puna e papaguar në Shqipëri sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës përkthehet në 8.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit të shprehur në fuqi blerëse, dhe nga këto, 7.2% i takojnë femrave. Gjithsesi, kjo është ndër përqindjet më të ulta në nivel global.

Gratë shqiptare 270 minuta në ditë punë shtëpie, burrat vetëm 45 Read More »

“Ata nuk lëviznin, më iku truri”, kalon nga Vlora dhe vë duart në kokë nga ajo që sheh!

Qershori nuk ka mbajtur mot të ngrohtë dhe me diell për plazh. Disa pushues nga Kosova vazhdojnë të qetë programin e tyre të pushimeve në buzë të detit në Orikum.

Ndodh që turistët shpesh nga vende me të ftohta se Shqipëria dhe veçanërisht rusët nuk lëvizin nga çadrat edhe kur bie shi.

Ama temperaturat e ulëta të qershorit nuk i pengojnë të zhyten në det.

Sakaq pronarët e hoteleve dhe apartamenteve për turistë në Orikum thonë se aktiviteti i tyre ka vazhduar pavarësish motit.

Këto ditë pushuesit gjejnë mënyra të tjera argëtimi duke bërë edhe turizëm kulturor në zonat historike të vlorës dhe aktivitete te ndryshme që të ofrojnë zonat e plazheve sidomos argëtime për fëmijët.

 

“Ata nuk lëviznin, më iku truri”, kalon nga Vlora dhe vë duart në kokë nga ajo që sheh! Read More »

Rama nën presionin e SHBA-BE për të futur në burg “peshqit e mëdhenj” Berisha e Meta, por heziton nga frika se do jetë vetë ai një “shok” qelie me ta

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian vendosën në Luksemburg që për hapjen e negociatave me Shqipërinë të rimblidhen në qershor të 2019-ës.

Deri atëherë vendi ynë duhet të ketë plotësuar disa kushte, ku në draftin e plotë të publikuar pas takimit, renditen një sërë detyrash për qeverinë e Edi Ramës.

“Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën e gjyqësorit në veçanti përmes Vetingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës, ruajtjen dhe thellimin e momentit aktual të reformës”, thuhet në konkluzionet e samitit të ministrave të jashtëm të BE.

Por cilat janë detyrat konkrete që duhet të përmbushë Shqipëria:

1.Avancimin e mëtejshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit të strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese;

  1. Finalizimin e themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës;

  2. Forcimi i procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe në nivel të lartë”, janë pikat kyçe të përcaktuara nga ministrat e jashtëm të BE.

BE i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e mësipërme të reformave nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të raportit vjetor të Komisionit. Konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së e cila shënon edhe çeljen e negociatave.

Po ti shohësh me vëmendje, qeverisë së Edi Ramës i është lënë një detyrë shumë e rëndësishme: Futja në burg e “peshqve të mëdhenj” të politikës shqiptare që kanë abuzuar, kryer krime e bërë trafiqe për gati 30 vite me radhë në Shqipëri.

Dhe sa herë që përmenden “peshqit e mëdhenj”, menjëherë të shkon mendja tek ish kryeministri Sali Berisha dhe ish kreu i LSI aktualisht Presidenti i Republikës Ilir Meta, bashkë me familjet e tyre biologjike dhe politike.

Pikërisht për këto familje politike dhe bashkëpunëtorët e tyre, nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë i bëhet presion Edi Ramës që t’i fusë në burg për zullumet që kanë kryer.

E kërkoi BE përmes deklaratës për hapjen e negociatave, dhe një gjë të tillë e kërkoi dhe SHBA përmes ambasadorit të saj në Tiranë Donald Lu.

Ambasadori i SHBA e tha qartë: duhet të përfundojnë para drejtësisë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë të përfshirë afera korruptive dhe kriminale.

Presioni i SHBA dhe BE është mbi Edi Ramën, dhe ka një afat afër një vit për të realizuar këtë goditje të madhe përmes organeve ligjzbatuese.

Duke shpresuar që në shtator të këtij viti Rama të bëjë dhe ndryshime në qeveri për të forcuar organet e luftës kundër krimit dhe abuzimit me paratë e shqiptarëve.

Ndërkohë që si gjithnjë Rama ka hezitim, kjo për shkak se nuk ka shumë ndryshim nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Madje tek Rama ekziston frika se menjëherë pas hapjes së dosjeve të mëdha ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës dhe përfundimi i tyre i mundshëm në burg, t’i vijë radha vetë Ramës.

Frika e kryeministrit Edi Rama ka të bëjë me faktin se mund të jetë ai vetë cikli përmbyllës i futjes së “peshqve të mëdhenj” në burg, për koncensionet, tjetërsimin e parave dhe shpërdorimet që kanë ndodhur gjatë tërë këtyre viteve në qeverisjes së tij pa inventar.

Ndaj pritet që Rama të hezitojë madje dhe të sabotojë realizimin e detyrave të vëna nga BE dhe të përsëritura nga SHBA.

Kjo duket që më “asfiksimin” e Prokurores së Përgjithshme të përkohëshme Arta Marku, e cila tashmë po “flë” mbi të gjitha dosjet e mëdha, një vepër kjo e presionit të Ramës mbi të.Pamfleti

Rama nën presionin e SHBA-BE për të futur në burg “peshqit e mëdhenj” Berisha e Meta, por heziton nga frika se do jetë vetë ai një “shok” qelie me ta Read More »

Izet Haxhia kërkon dëshminë e Sali Berishës, Ylli Rakipit, Zenel Nezajt dhe kasetën me regjistrimin e ish truprojës së Azem Hajdarit, për të zbardhur vrasjen

Tashmë është një fakt i kryer rihapja e dosjes së Azem Hajdarit, vrarë para selisë së Partisë Demokratike më 12 shtator 1998.

Vrasja e tij shkaktoi tronditje në politikën dhe shoqërisë shqiptare, ndërkohë që Tirana u përball me një grusht shteti të organizuar nga opozita e atëhershme e drejtuar nga Sali Berisha.

Turmat morën institucionet dhe opozita përmes ish kreut të PLL shpalli marrjen e institucioneve nga populli.

U desh ndërhyrja e partnerëve tanë ndërkombëtarë, më saktë u desh kërcënimi i SHBA dhe i BE që deklaruan se nuk njihnin asnjë qeveri të dalë nga një grusht shteti në mes të Europës, që forcat e armatosura dhe paramilitare të Berishës të tërhiqeshin bashkë me tanket në selinë e PD.

Ndërkohë që vetë Berisha, i cili u nis drejt kryeministrisë për të shpallur fitoren e grushtit të shtetit, sapo iu komunikua kërcënimi i SHBA dhe BE, u kthye te Ura e Lanës pikërisht afër vendit ku po ndërtohet xhamia e re, për të bërë që grushti i shtetit të dështonte.

Por Sali Berisha nuk qëndroi duarkryq pas vrasjes së Azem Hajdarit për të fshirë të gjitha gjurmët që të çonin tek ai si autor i vrasjes së Azem Hajdarit dhe autor i grushtit të dështuar të shtetit dy ditë më pas.

Pasi zhduku celularin e liderit të Dhjetorit të vrarë para selisë së PD, pasi ndaloi të gjithë ekspertët që shkuan për të marrë provat në vendngjarje duke e zhytur drejtësinë në mister për vrasjen e Azem Hajdarit dhe pasi orientoi të gjithë drejt kundërshtarëve të tij si vrasës të Liderit të Dhjetorit, Berisha realizoi dhe skenarin e largimit të dëshmitarit të vetëm të vrasjes së Hajdarit, ish badigardit të tij njëherësh ish oficerit të SHIK-ut Zenel Neza.

Izet Haxhiaj thotë se rihapja e dosjes do të përfshijë jo vetëm kërkesën për rrëzimin e gjykimit në mungesë, por edhe futjen në dosje të provave e dëshmive që sipas tij ekzistojnë, por nuk janë futur në hetim dhe nuk janë paraqitur e pranuar në gjykim.

Konkretisht, një nga këto prova është regjistrimi me kasetofon, i bisedës që Sali Berisha ka bërë atë natë në spital, me Zenel Nezajn, truproja i plagosur i Azem Hajdarit, i cili është ende gjallë dhe jeton jashtë Shqipërisë.

Pasi vetëm pak minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit më 12 shtator 1998, Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtuesi i gazetës “Albania” Ylli Rakipi dhe nga tre njerëz të besuar të tij në kupolën e PD, nxitoi e shkoi me urgjencë në spital, për të “kapur i pari” dëshminë e truprojës së plagosur Zenel Neza.

Madje edhe duke mos lejuar as mjekët që i kërkuan të mos pyeste të plagosurin. Nuk lejoi, por kërcënoi edhe policinë e cila në bazë të ligjit, i kërkoi të mos ndërhynte në punët e saj, duke pyetur privatisht të plagosurin, megjithëse Zenel Neza ishte marrë në mbrojtje prej policisë në spital.

Duke qënë se situata e krijuar dhe mendimi se mund të krijoheshin trazira të dhunshme, mbasi jashtë spitalit ishin grumbulluar qindra militantë të acaruar të PD, policia u tërhoq dhe Sali Berisha vazhdoi të merrte në pyetje Zenel Nezën, duke e regjistruar rrëfimin e tij, për ato çfarë kishte parë e dëgjuar atë natë në selinë e PD, nga Azemi, nga ata që qëlluan dhe nga vendi ku ndodhi vrasja!

Kjo kasetë e bisedës së regjistruar mes Sali Bershës dhe Zenel Nezës, nuk është në dosjen hetimore dhe kësaj kasete i referohet edhe Izet Haxhia, duke kërkuar që drejtësia ta detyrojë Berishën ta dorëzojë si provë konkrete.

Thuhet, se Berisha i ka kërkuar Zenel Nezës dhe e ka instruktuar, që përpara drejtësisë të deklarojë një deshmi tjetër ndryshe nga realiteti që ka ndodhur.

Janë informacione të nxjerra vit pas viti, në sajë të përplasjeve që Berisha ka krijuar me personat që kanë qënë në spital në momentin e pyetjes së Nezës.

Njëherësh pritet të merren nën hetim për t’u pyetur dhe dëshimtarët okularë, që janë Sali Berisha ish kryetar i PD në atë kohë dhe autori i marrjes në pyetje privatisht të ish truprojës së Azem Hajdarit, por dhe të Ylli Rakipi ish pronari i gazetës “Albania”, që mendohet se ka qënë ai që ka mbajtur regjistruesin-diktofon dhe që ka dijeni për ngjarjen.

Njëherësh do të kërkohet marrja në pyetje e të gjithë personave që kanë qënë aty, përfshirë dhe Genc Pollon, Jemin Gjanën dhe një person tjetër që mendohet ta zbardhë bisedën, Berisha dhe Ylli Rakipi.

Duke bërë që rrethi i hetimit për zbardhjen e plotë të vrasjes së Azem Hajdarit, pas rihapjes së dosjes së tij me kërkesë të ish truprojës së Berishës, Izet Haxhia të përshijë një rreth të madh njerëzish, të kryesuar nga Sali Berisha.

Por do gjendet për t’u pyetur dhe Zenel Neza, me statusin e dëshmitarit të vetëm të mbetur gjallë në momentin e vrasjes së Azem Hajdarit. I cili deri më tani pavarësisht se ka pasur shumë dënime përjetë për vrasjen e Hajdarit, s’është pyetur asnjëherë nga drejtësia dhe dëshmia e tij është gur themeli për zbardhjen e vrasjes./Pamfleti

Izet Haxhia kërkon dëshminë e Sali Berishës, Ylli Rakipit, Zenel Nezajt dhe kasetën me regjistrimin e ish truprojës së Azem Hajdarit, për të zbardhur vrasjen Read More »

Deputetja që ngriti në këmbë sallën e Kuvendit!

Deputetja e PS, Tatjana Nurçe Piro, ditën e djeshme ka ngritur në këmbë sallën e Kuvendit. PS-PD e LSI u bënë bashkë në seancën e djeshme plenare kur Nurçe u kërkoi të mbanin një minutë heshtje për viktimat e pafajshme të Çamërisë në përkujtim të datës 27 qershor, e cila njihet si Dita e Genocidit të madh të bërë nga fashistët grekë ndaj popullsisë çame.

“Sot jam këtu për të folur së pari si një grua që i përkas shqiptarëve të Çamërisë, si deputete që përfaqësoj PS dhe gjithë popullsinë çame. Po flas për të nderuar e kujtuar ditën e genocidit ndaj popullsisë së pafajshme të Çamërisë.

27 qershori është dita kur të gjithë ne kujtojmë të parët tanë, që u masakruan dhe u vranë: pleq, plaka, fëmijë, nga forcat fashiste të Napolon Zervës. Ata ishin njerëz të pafajshëm që jetonin në vatrat e tyre të stërgjyshëve si popullsia më e vjetër në Europë. Gjithmonë kanë luftuar për liri e dinjitet”, tha Nurçe duke u ndalur edhe te bisedimet me Greqinë, tani që ka përfunduar edhe raundi i tretë i tyre mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati e homologut të tij grek Nikos Kotzias.

“Ne çamët besojmë se Shqipëria do dijë të negociojë me dinjitet e pa çeduar me palën greke, me qëllim që të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për çështjen çame e bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh deputetja e PD ndërsa i ftoi të gjithë të mbanin një minutë heshtje.

“Është në nderin tonë, në këtë rast të mbajmë një minutë heshtje për të gjithë viktimat e pafajshme të Çamërisë.”

Tatjana Nurçe, deputetja e Lushnjes është vajzë e dy prindërve emigrantë çamë dhe është nënë e dy djemve çamë. Ky gjest i deputetes së PS u vlerësua së tepërmi nga publiku i cili ndoshta priste që këtë ta bënin deputetët e PDIU.

Deputetja që ngriti në këmbë sallën e Kuvendit! Read More »

Tashmë u zbulua gjithçka! Vendimi i marrë sot do prekë të gjithë shqiptarët që udhëtojnë nga Rinasi

Qeveria shqiptare ka kërkuar rishikimin e tarifave që koncesionari i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës u vendos kompanive të fluturimit.

Televizioni Klan ka mësuar se me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe asaj të Financave dhe Ekonomisë, Autoritetit të Aviacionit Civil i është deleguar kompetenca për të kontraktuar një ekspert financiar, i cili do të bëjë vlerësimin e pavarur ekonomik dhe më pas rishikimin e kontratës koncesionare.

Raportohet se konsulenti do të krahasojë fitimet e kompanisë që ka operimin e aeroportit me skenarin bazë të fitimeve që ka patur në kontratën e firmosur me qeverinë shqiptare, si dhe do të analizojë çmimet që u vendos palëve të treta firma koncesionare.

Analiza do përfshijë edhe krahasimin e tarifave të Aeroportit të Tiranës me aeroportet e rajonit, për të parë nëse reflekton një nivel të drejtë të tyre.

Në përgjegjësi të ekspertit të pavarur është dhe vlerësimi i mënyrës se si është zbatuar kontrata nga të dyja palët: shteti dhe koncesionari.

E në total konsulentit do t’i jepen 290 mijë dollarë për të bërë analizën brenda 4 muajsh, e në bazë të konkluzioneve të tij do të ndryshohet kontrata.

Kjo e drejtë i lind palës shtetërore në bazë të nenit 19.4 të kontratës me Tirana International Airport, i cili sanksionon se në bazë të rezultateve të ekspertit, palët do të amendojnë kontratën për të rikthyer ekuilibrin ekonomik të koncesionit në përputhje me praktikën më të mirë të kësaj industrie.

Fakti që kërkesa për rishikimin ekonomik të koncesionit po bëhet nga autoritetet shtetërore, dëshmon se vetë qeveria është e pakënaqur me mënyrën se si po e zbatohet kontrata nga kjo kompani.

Disa të dhëna zyrtare të publikuara pak ditë më parë nga Tv Klan tregojnë se aeroporti i vetëm i Shqipërisë ka tarifa 2 deri në 3 herë më të larta se rajoni, fakt i pranuar ky edhe nga Autoriteti i Konkurrencës.

Këto tarifa i bëjnë çmimet e biletave për shqiptarët më të shtrenjtat në rajon dhe sipas të dhënave, kompania koncesionare përfiton 25 % të çmimit të biletave.

Tashmë u zbulua gjithçka! Vendimi i marrë sot do prekë të gjithë shqiptarët që udhëtojnë nga Rinasi Read More »

Kritike Elvira Dones: Kullat e famshme, restorantet e luksit u bëjnë karshillëk plakave të gjora me tufa preshi në duar

Nuk e kam haberin nga urbanistika e as nga arkitektura. Por si çdo njeri qe heraheres vjen ne Shqiperi nga dispora (tanto disprezzata e a volte sfruttata solo a fini elettorali e per la maggior parte resa ridicola.
Shkruan Elvira Dones

Kur nuk u shkojme “pas midese” etiketohemi si “nave, partiake” e keshtu me radhe…). Ia lejoj vetes te them dy fjale, edhe se e di fare mire qe jo vetem do bien ne veshe te shurdhet, por do sulmohem me lehtesi me leksikun me te ulet, me ate lehtesi e keqdashje tipike te Ballkanit.

I dituri o “i padituri” e nxjerr koken si struci nga “rera”(ose fshihet pas postimeve publike te te tjereve) shpesh i shtrenguar nga hakmarrja qeveritare e atyre qe kane gurin dhe arren ne dore.

Kullat e famshme, restorantet e lluksit ndertuar per nje pakice te majmur, u bejne karshillek lypsareve qe i gjen ne çdo cep te Tiranes se Rilindjes, plakave te gjora me tufa preshi ne duar, shkollave pa ngrohje, pallateve te regjimit te dikurshem, dale brinjesh e mbi te cilat askush nuk ve dore. Ashtu siç askush nuk ve dore mbi mizerjen e Bibliotekes Kombetare, qe here digjet e here permbytet nga ujrat e librat katandisen te thahen ashtu si munden, varur telave e mbajtur me kapse si tesha te ricikluara.

E meqe tregun e Gabit e pata vizituar disa here, e kam te pamundur te mos e shoh ate biblioteke si nje shembelltyre te skenave te Gabit, ku e vetmja menyre qe me vjen ne mend, mes trishtimit qe na kap, tek e shohim ate vend te çoroditur, te lodhur, te zemeruar e shpesh te frikesuar nga hakmarrjet of the men in power – sepse njerezve pa perkrahje u fluturon vendi i punes, shantazhohen nga hakmarrja e pushtetit:

Ne njerezit e kote te diaspores shihemi thjesht si naive a budallenj te mirefillte te indroktinuar (nje zot e merr vesh nga kush) per mendjelehtesi, apo sepse jemi nel “libro paga” te forcave “antishqiptare”)…Kjo eshte “etiketa” qe na vene me “nonchalance” punetoret e “palodhur te Rilindjes te cilet po e varrosin vendin perfundimisht; kjo eshte perparesia absolute: mbyllja e sqepave tane nga njerezit e Rilindjes. Dhe nese ky eshte pogresi qe qeveria aktuale trumbeton me te madhe, atehere edhe nje i paditur nga arkitektura i ben disa pyetje vetes. Siç pyes veten, ne keto jave te nxehta te debatit mbi çeshtjen e teatrit.

Te tjera kulla kercenuan e kercenojne t’i vihen teatrit pas shpine, pa denjuar asnje dialog te hapur e konstkruktiv: ta bejne teatrin nje xhuxh qe gati-gati tolerohet, duke ua shitur komunitetit artistik e qytetar si nje arritje te shkelqyer te cilen ata njerez – aktore, regjisore e punonjesit e skenes – s’paskan “tager” ta kuptojne sepse: “te perçare, qe s’arrijne te shohin me larg hundes se tyre te “pasofistikuar”, te cilet nuk e kuptojne por sillen si femije (sipas Rilindjes se famshme), ne token qe me ligj atij teatri i perket.

Shpiken projekt-ligje qe anashkalojne e dhunojne fet e fet, me arrogacen e ketij establishmenti te frikshem çdo rregull te kushtetutes se vendt. Ndaj jam me aktoret, regjisoret, tekniket e skenes teatrale. Kane solidaritetin tim me te sinqerte si qytetare e ati vendi.

Mosvjedhja e ati trualli e rindertimi apo rikonstuktimi i godines ekzistuese i nje teatri dinjitoz ne te njejtin truall, me nje rindertim te godines aktuale, te modernizuar, ne respektim te hapesirave ekzistuese, amplifikimit te tyre ne te mire ne dobi te shfaqejeve artistike te punonjesve te teatrit e te nje tradite shume vjeçare, do te ishte zgjidhja, ne mbrojtje te e nje tradite prej shume dekadash. Kaq kisha, si nje njeri te cilit vendi jo vetem i dhemb, por e shoh te perhumbur.

Kritike Elvira Dones: Kullat e famshme, restorantet e luksit u bëjnë karshillëk plakave të gjora me tufa preshi në duar Read More »