Aktualitet

Zbardhen vendimet e Asamblesë, Rama shkarkon të gjithë Sekretariatin e PS, do të zgjidhen në shtator

Asambleja e Partisë Socialiste ka marrë sot disa vendime të rëndësishëm.

Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretarinë e Partisë Socialiste. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se është ‘shkrirë’ sekretaria e PS-së.

Po ashtu mësohet se kjo strukturë drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj. Vetëm Damian Gjikuni është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i Përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.

Sekretarët e shkarkuar:
1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

Zbardhen vendimet e Asamblesë, Rama shkarkon të gjithë Sekretariatin e PS, do të zgjidhen në shtator Read More »

Nis ‘furtuna’, Rama shkarkon Delina Ibrahimajn

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga detyra e saj gjatë një mbledhjeje urgjente të qeverisë.
Kështu bëjnë me dije burimet, teksa një arsye mbi këtë shkarkim ende nuk ka publikisht.
E gjitha ndodh vetëm pak orë përpara fillimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet pasditen e 26 korrikut, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm të kreut të selisë rozë dhe ku pritet po ashtu të ketë ndryshime strukturore.

Nis ‘furtuna’, Rama shkarkon Delina Ibrahimajn Read More »

Vlora dhe Fieri në luftë me flakët, ndërhyrje nga ajri për të shuar zjarrin

Ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh ka publikuar pamjet nga aksioni për shuarjen e zjarreve në Fier e Vlorë.
42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë.
Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Vlora dhe Fieri në luftë me flakët, ndërhyrje nga ajri për të shuar zjarrin Read More »

Kuvendi miraton me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë

Kuvendi i Shqipërisë pas më shumë se 14 orë debate dhe diskutime miratoi projektligjin për studentët e Mjekësisë ku i detyron ata të punojnë në vendin e tyre për 5 vite.

Ky projektligj i detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të nënshkruar një kontratë për të punuar në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi.

Kuvendi miraton me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë Read More »

‘5 vite punë në Shqipëri, pastaj diploma’/ Studentët e Mjekësisë protestë para Kuvendit: Nuk pranojmë të na internoni!

Studentët e mjekësisë, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë nisur protestën para Kuvendit, ndërsa sot pritet të votohet gjatë seancës plenare ligji që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend dhe më pas do të diplomohen.

Me megafon, studentët kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve kundër qeverisë.

“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim

Koston e mban veç prindi im

Mos u dehni nga marria,

lini të vendosë drejtësia!

Nuk kam borxhe për të larë,

s’jam i ulët e as tradhtar

Nuk do të ngrihem për të ikur,

por për shpresën që na keni fikur!”, thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.

‘5 vite punë në Shqipëri, pastaj diploma’/ Studentët e Mjekësisë protestë para Kuvendit: Nuk pranojmë të na internoni! Read More »

Betohet Taulant Balla si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram Begaj

Taulant Balla është betuar ditën e sotme si ministër i Brendshëm para presidentit të republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit nisi në orën 11:00. Balla u emërua Ministër i Brendshëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

Ndryshimet në kupolën drejtuese të këtij dikasteri erdhën pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme në Krujë, konkretisht masakrës në Larushkë dhe dhunës së pjesëtarëve të fisit Rraja në Krujë.

Taulant Balla konsiderohet si një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend.

Karrierën politike, ai e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Balla është deputet i Qarkut te Elbasanit dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Betohet Taulant Balla si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram Begaj Read More »

Dhuna e debatet në dy parlamentet/ Tritan Kalo: Për faqen më të zezë të shqiptarisë politikanët në Prishtinë e në Tiranë…

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” për përplasjen fizike në Parlamentin e Kosovës, por dhe seancën e tensionuar në parlamentin shqiptar.

Kalo deklaron se ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd për faqen më të zezë të shqiptarisë politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak pusht-shtet.

Ai kujton shprehjen e famshme të Gjergj Fishtës se “shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”

“TURP dhe vetëm TURP… Në ndërkohë që shovenët serb po bëjnë të pamundurën të gllabërojnë Veriun e Kosovës, të ndihmuar jo pak nga sllavofilët e Brukselit e Moskës…Në ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd nga genocidistët millosheviçianë serb, të drejtuar tash nga ish-ministri i tij i propagandës Aleksandër Vuçiç, për faqen më të zezë të SHQIPTARISË politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak PUSHT-SHTET…Tash kuptohet qartazi thënia e At Gjergj Fishtës se: “Shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”…Quo vadis Shqipëria ime e andej e këndej Drinit!!!”, shkruan Kalo.

Kalo

Dhuna e debatet në dy parlamentet/ Tritan Kalo: Për faqen më të zezë të shqiptarisë politikanët në Prishtinë e në Tiranë… Read More »

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ambasadori i SHBA dënon dhunën: Është për të ardhur keq!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar përleshjet fizike midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me anëtarët e Qeverisë gjatë seancës plenare më 13 korrik.

Sipas tij, në çdo demokraci ka dallime të forta, por “dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit” e jo dhunës.

“Është për të ardhur keq ajo çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Do të dëshiroja të mos e thosha këtë: dhuna kurrë nuk është mjet i pranueshëm për të shprehur pakënaqësi. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por, dallimet duhen të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i legjislaturës së çdo demokracie”, shkroi Hovenier në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte duke mbajtur fjalim para deputetëve kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, u afrua dhe hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.

Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti.

Lushtaku tha se aksioni i tij ishte politik, teksa paralajmëroi padi ndaj Bislimit, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Ditëve të fundit, sikurse edhe në seancën e 13 korrikut, opozita ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Ai kërkohet nga Kosova nën dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.

Radoiçiq përmendet në një aktakuzë edhe si “udhëheqës i grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim./ REL

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ambasadori i SHBA dënon dhunën: Është për të ardhur keq! Read More »