Aktualitet

Zbulohet emri i zyrtares së lartë të Ministrisë së Arsimit që u “kap” duke vjedhur në Bruksel

Ministria e Arsimit ka pezulluar nga puna një zyrtare të lartë, pasi e njëjta dyshohet se është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel, gjatë një vizite zyrtare në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, delegacion në të cilin merrte pjesë edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.

Televizioni 7 nga burimet merr vesh se fjala është për Igballe Cakaj, e cila është udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në Ministrinë e Arsimit.

Për rastin ka folur edhe vetë ministri Bytyqi, i cili ua ka konfirmuar mediave atë, dhe ka thënë se me të marrë informatën ka pezulluar zyrtaren në fjalë.

Merret vesh se Igballe Cakaj në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.

Gjatë asaj kohe, Cakaj ishte ndjekur vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Sigurimi mësohet se kishte pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i ishte ribashkuar delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Së pari për këtë zyrtare ka raportuar KTV’ja, e cila ka shkruar se e njëjta zyrtare ishte ndalur edhe nga policia belge.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje tronditëse që ndodhi në Bruksel, ndiqni lajmet qendrore në Televizionin 7, në orën 19:30.

Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka udhëhequr një delegacion të MASHT’it që ka marrë pjesë në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion

Zbulohet emri i zyrtares së lartë të Ministrisë së Arsimit që u “kap” duke vjedhur në Bruksel Read More »

E keqja po na afron! Shikoni çfarë vendi zë Shqipëria për çmimin e kësaj lënde, po na merr lumi

Mund të jemi ndër 3 vendet e fundit të Europës sa i përket zhvillimit ekonomik, por Shqipëria ka një tregues me të cilën konkurron ekonomitë më të pasura të botës: çmimi i naftës.

Referuar Global Petroleum Prices aktualisht Shqipëria është vendi i 13-të me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Qytetarët shqiptarët paguajnë mesatarisht 178 lekë ose 1.65 dollarë për një litër naftë, kur në Gjermani, Austri apo Holandë, çmimi është dukshëm më i ulët, arsyeja e këtij absurdi është qeveria.

Luigj Aliaj nga Shoqata e Hidrokarbureve shprehet:
“Sepse sistemi i taksave që ne përdorim në karburante është më i larti dhe kemi disa taksa të veçanta që nuk aplikohen në vende të tjera. Çmimi lartë vjen nga taksat që përfshihen në kosto.”
Në çdo litër naftë, që paguhet rreth 180 lekë, mbi 100 lekë shkojnë për qeverinë, ndërsa pjesa tjetër është kosto për naftën. Kjo bën që çmimi të mos ulet asnjëherë edhe sikur nafta në bursa të shitet falas.

Aliaj vazhdon:
“Nafta me çmimin që del sot nga bursat ndërkombëtare përfshirë transportin, shpenzimet e shpërndarjes dhe fitimin e kompanive ka një çmim mes 70-75 lekësh, gjithë pjesa tjetër është taksa.”
Por, me gjithë këtë barrë të rëndë, qeveria vazhdon të shtojë taksa mbi karburantet, tani edhe përmes koncesioneve. Më e reja pritet të vijë shumë shpejt.

Luaigj Aliaj shton:
“Së fundmi po përgatitet edhe një taksë që do i kalojë privatit, për kontrollin e pompave të karburantit, e cila do të jetë një kosto shtesë për çmimin e lartë.”
Shumë ekspertë thonë se çmimi i lartë i karburanteve ka dëmtuar jo pak ekonominë duke i bërë bizneset shqiptare më pak konkurruese krahasuar me ato të vendeve të ngjashme fqinje, ku nafta kushton shumë më pak si në Maqedoni ku çmimi i naftës është mesatarisht 130 lekë.

E keqja po na afron! Shikoni çfarë vendi zë Shqipëria për çmimin e kësaj lënde, po na merr lumi Read More »

Çmendet moti, temperaturat do na “luajnë” mendsh, ja sa do shkojnë këto 2 ditë!

Sot vranët, nesër ngrohtë Sot është dita e fundit e muajit qershor e gjykuar sipas ecurive sinoptike edhe kjo ditë nuk do të dallohet shumë nga ditët tjera të kësaj jave, pra, pritet të kemi një ditë me vranësira të cilat herë pas here mund të kalojnë në rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima.

Temperaturat do të sillen në mes 11 e 24 gradë Celsius. E, nesër pritet që vranësirat të tërhiqen duke iu lëshuar vendin orëve me diell. Temperaturat do të sillen në mes 12 e 24 gradë Celsius.

Masat e ftohta ajrore, me origjinë nga veriu, tashmë po tërhiqen nga rajoni ynë, kështu në pjesën e parë të javës së ardhshme, pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, ato në mëngjes do të lëvizin në mes 12 e 14 gradë Celsius, kurse ato ditore do të sillën në mes 22 e 28 gradë Celsius.

Çmendet moti, temperaturat do na “luajnë” mendsh, ja sa do shkojnë këto 2 ditë! Read More »

Qytetaret e Vlores protese paqesore kunder rritjes se cmimit te ujit !

Qytetarët e Vlorës janë ndjerë të befasuar pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, i cili ka rritur ndjeshëm çmimin e ujit të pijshëm. Për këtë arsye ata kanë protestuar paqësisht kundër tarifave te reja.

Në mbledhjen e fundit Këshilli rriti çmimin e ujit të pijshëm nga 30 në 70 lekë për metër kub, rritje e cila arrin në 143 %. Për qytetarët ku vendim vjen në një moment kur qyteti nuk furnizohet rregullisht me ujë.

Sipas banorëve vendimi për rritje është marrë pa u konsultuar apo edhe pa u njoftuar më parë.

Vendimi i këshillit bashkiak do ti kalojë Entit Rregullator të Ujit i cili ka tagrin për të miratuar ose jo tarifat e propozuara nga bashkia.

Qytetaret e Vlores protese paqesore kunder rritjes se cmimit te ujit ! Read More »

Ardi Veliu takim me Fatmir Xhafajn pas vrasjes misterioze të shoferit të ministrit

Shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj është gjendur i vrarë brenda një makine në garazhin e Gardës së Republikës në orët e para të mëngjesit. Edhe pse lajmi për krimin e rëndë është konfirmuar rreth orës 09:30, nuk ka asnjë reagim zyrtar. Ndërkohë kanë filluar edhe lëvizjet e para të zyrtarëve të lartë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka shkuar menjëherë në ministrinë e Brendshme, ku  ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me ministrin Xhafaj.

Shkëlzen Qordja 31-vjeçi me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, është gjetur i pajetë nga punonjës të Gardës, ndërsa nga dyshimet e para mendohet të ketë qëlluar mbi veten. Arsyet nuk dihen ende, ndërsa burime thanë se në makinë është gjetur edhe një pistoletë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që po punon për të qartësuar rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, nga policia sqarohet se viktima nuk ka qenë i pezulluar nga detyra.

Ardi Veliu takim me Fatmir Xhafajn pas vrasjes misterioze të shoferit të ministrit Read More »

Deputeti i PS pëson parainfarkt, niset me urgjencë drejt Tiranës (Emri)

Deputeti socialist Spartak Braho është shtruar ditën e sotme në spital, pasi ka kaluar një parainfarkt. Ai ka qenë i shtruar në spitalin e Durrësit, por është nisur më pas drejt Tiranës për t’iu nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë në një spital privat.

Ai ka patur dhembje gjoksi, shtrëngim dhe problem me frymëmarrjen, por në spitalin e Durrësit mjekët kanë thënë se ishte fat që gjendja e tij shëndetësore u kap në kohë.

Në momentin që ka patur shqetësime familjarët i kanë thënë Spartak Brahos që të nisej menjëherë në spital, por ai nuk ua ka vënë veshin dhe e ka neglizhuar një gjë të tillë.  Ka qenë ky insistim i të afërmëve që parainfarkti u kap në kohë.

Deputeti i PS pëson parainfarkt, niset me urgjencë drejt Tiranës (Emri) Read More »

Berisha nuk ktheu tek “kulla e babës” në Viçidol, u njoftua se “një vëlla” tropojan “po e priste… për kafe”

“Trimi ekraneve”, frikë kanunore nga krimet që ka bërë
Për 3 ditë, Sali Berisha la Tiranën dhe shkoi për relaks maleve nëpër bjeshkët e Dukagjinit, duke shëtitur çdo fshat të asaj zone, ku siç u shpreh me nostalgji, u çmall me trojet e të parëve të tij, shoqëruar nga bashkëshortja, vajza, mbesat, nipërit dhe dhëndri.

Vajza, mbesat dhe nipërit i kërkuan gjysh Saliut, t’u tregonte fshatin dhe shtëpinë ku kishte lindur e ishte rritur deri në moshën 14 vjeç, kur partia e çoi me studime në Tiranë, mbasi kishin dëgjuar prej tij, se kulla e tij në Viçidol, gjatë gjenocidit serb të Milosheviçit në Kosovë, ishte kthyer në “strehë dhe zyrë pune” e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK dhe për këtë shkak, ajo ishte bombarduar 13 herë nga tanket, topat dhe avionët serbë, pandaj dhe Zeni e rikonstruktoi pasi mori “bonusin” nga CEZ-DIA..

Saliu, i vënë në siklet nga kjo kërkesë fëminore, iu shmag duke u justifikuar, se nuk mund t’i çonte dot në Viçidol për të parë “kullën e babës”, sepse do tronditej psikologjikisht e kardio-logjikisht, nga “malli i pashuar që e ka marrë”, pasi ka prej 50 vitesh, qysh prej vitit 1968, kur u fut kollovar në Tiranë, në familjen e Liri Rexhep-Milica Ramoviçit, ish-kolonelë të Regjimentit Special të Ndjekjes në Ushtrinë Serbe!

Qysh atëherë në moshën 24 vjeçare, Saliu ka “hedhur gurin prapa”, për të mos ia parë më as pragun “kullës së babës” dhe Viçidolit, ku u lind e u rrit dhe deri sot që është 74-vjeçar!

Në ditët e qëndrimit në bjeshkë, Saliu shkeli shumë zona e fshatra, por as në vajtje e as në kthim nuk kaloi nga “Kulla e Babës”, paçka se kishte vendosur të shkonte “tinëz”, por për shkak të informacionit të publikuar vetë, ishte njoftuar se “disa vëllezër” tropojanë , kishin planifikuar ta “prisnin për kafe ” dhe kjo e detyroi, që të ndryshonte jo vetëm planin e vizitës turistiko-nostalgjike, por dhe rrugët e lëvizjes.

Kjo ishte arsyeja, që “trimi” i ekraneve televizive Sali Berisha, nuk guxoi të shkelte as në shtëpinë ku është lindur, i detyruar nga frika kanunore e përballjes, me pasojat e krimeve që ka bërë me përçarjet, hasmëritë, nxitjet, kurthet e pabesitë nw prita dhe skenarët e vrasjeve të shumta në Tropojë, me bilanc afro 200 viktima në atë zonë!/Pamfleti

Berisha nuk ktheu tek “kulla e babës” në Viçidol, u njoftua se “një vëlla” tropojan “po e priste… për kafe” Read More »

Projekti “Lungomare”, modeli i ri për zhvillimin e turizmit

Hapet procedura e tenderimit me vlerë mbi 199 milionë lekë, për vijimin e segmentit jugor nga Fusha e Sportit deri te Tuneli

TIRANË, 29 qershor /ATSH/-Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit për vazhdimin e shëtitores së Vlorës, e njohur ndryshe edhe si ‘Lungomare’.

Projekti i Lungomares ka krijuar një model të ri të zhvillimit të turizmit jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë vijën bregdetare. Ky është një ndër investimet më të mëdha në Shqipëri i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Procedura e tenderimit për vijimin e këtij projekti do të përfshijë segmentin jugor nga Fusha e Sportit deri te Tuneli.

Fondi limit i projektit kap vlerën e mbi 199 milionë lekë, i cili do të ndahet në dy pjesë. Fondi i akorduar për vitin 2018 është 40.4 milionë lekë, ndërkohë pjesa e mbetur është parashikuar të investohet për vitin 2019.

Operatorët ekonomikë do të kenë mundësi të dorëzojnë ofertat e tyre deri më datë 30 korrik 2018. Ndërsa, sa i takon kohëzgjatjes së kontratës, ajo parashikon një kohëzgjatje prej 180 ditësh që nga nënshkrimi i saj, njofton FZHSH.

Projekti “Lungomare”, modeli i ri për zhvillimin e turizmit Read More »