Aktualitet

Dalin bilancet e para të tërmetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm

Tërmeti i fortë që ra mëngjesin e sotëm në Shqipëri nuk u ndje vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Nga informacionet e Qendrës Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura deri në orën 12:30 janë konstatuar:

  1. Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
  2. Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
  3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.
  4. Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
  5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
  6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
  7. Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Në qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.

Dalin bilancet e para të tërmetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm Read More »

Drejtësia në duart e bixhozxhinjëve, gjyqtari dhe prokurori që u pasuruan nga skedinat

Procesi i Vettingut edhe pse diku-diku gjysmak apo dhe njëanshëm, nuk ka mundur të fsheh të vërtetën e hidhur që ka “pushtuar” sistemin e drejtësisë.

Prokurorë dhe gjyqtarë bixhozxhinj, që bëjnë horrin dhe garipin nëpër koridoret e institucioneve të drejtësisë, por edhe jashtë saj, janë llumi që duhen spastruar njëherë dhe përgjithmonë.

Gjykata, prokuroria, në tërësi janë shëndërruar në pjesë të kastokracisë së kriminalizuar dhe të korruptuar, së bashku me politikën, e cila i zgjedh dhe i mbron ata.

Nuk janë të paktë prokurorët dhe gjyqtarët që janë bërë pjesë e politikës dhe i ushtrojnë detyrat jo se i meritojnë, por se kanë përkrahje politike dhe ua kthejnë nderin, duke u shërbyer interesave të politikanëve.

Pasi kanë hedhur veten në tregun politik dhe përdoren si ping-pong nga politika, duke humbur dinjitetin integritetin dhe jo vetëm, prokurorë dhe gjyqtarë, sorollaten kazinove, vënë baste dhe skedina vetëm e vetëm për të justifikuar pasurinë e përfituar prej korrupsionit.

Janë të shumtë emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve bixhozxhinj në të gjitha aspektet.
Por, kur mendon se kush ka ngritur akuza dhe se kush ka gjykuar, vëren se çfarë sistemi të kalbur drejtësie ka pasur Shqipëria ndër vite.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm dhe në këtë udhëkryq atë e ka vendosur korrupsioni dhe krimi i organizuar, mbrojtës i të cilëve janë gjyqtarë dhe prokurorë aktualë.
Raste ka plot, por për korrektësi, CNA.al do t’i sjellë të shoqëruara me fakte ditët në vijim.
Për momentin do të sjellim emra të cilët deri më tani janë lakuar edhe nga Komisioni i Pavarur i

Kualifikimit, por edhe nga mediat ndër vite.
Bëhet fjalë për gjyqtarë dhe që tentojnë të justifikojnë pasurinë me skedina dhe lloto.
Disa nga njerëzit e organit të akuzës dhe gjyqësorit deklarojnë kryesisht vetëm pagat dhe kursimet që burojnë nga rroga, ndërsa të tjerë, nuk i dallon dot nga biznesmenët dhe pse kur e kanë marrë detyrën kanë qenë copë-copë.

Pasuri me lloto dhe baste?!
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu i akuzuar për korrupsion e ka justifikuar pasurinë me shumat e përfituara sipas tij në lloto.

Në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton, se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë.
Mediat kanë raportuar më herët se ai ka deklaruar, se ka fituar në total 2 791 676 lekë dhe 4246 dollarë prej llotove sportive në vitet 2012-2014.

Edhe prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi, ka rezultuar me deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar këtë të martë përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është lexuar raporti i ILDKPKI-së, sipas së cilës prokurori Kaloçi ka deklarim të rremë të pasurive dhe fshehje të pasurisë. KPK-ja kreu hetim të thelluar mbi komponentin e pasurisë, sipas së cilës janë verifikuar mospërputhjet.

Ndër të tjera, prokurori deklaron gjithashtu se në vitin 2003 djali i tij ka fituar 5.2 mln lekë në skedina, ndërsa në 2017-ën nuk bën të njëjtin deklarim, por thotë se paratë i ka siguruar nga shitja e një dyqani në Elbasan.

Në vitin 2003 deklarohet si burim, fitimet në baste dhe dy hua. Ndërsa në 2017-ën deklarohet si burim, shitja e banesës në Elbasan. Në vitin 2003, prokurori thotë se i ka fituar paratë në një kompani bastesh, “Xhoi Lloto”.

Ndërsa në deklaratën e dorëzuar për efekt të Vettingut nuk e përmend këtë. Shuma e fituar në baste është 5.2 mln lekë.

Sigurisht që nuk janë vetëm ky prokuror dhe gjyqtarë që e shohin shpëtimin tek bastet dhe llotot, ka edhe të tjerë, të cilët pritet të “shpërthejnë” ditët në vijim.

Drejtësia në duart e bixhozxhinjëve, gjyqtari dhe prokurori që u pasuruan nga skedinat Read More »

Tërmeti në Tiranë, punonjësit e administratës braktisin zyrat. Erion Veliaj: Evitoni ndërtesat!

Tërmeti që tronditi Tiranën ka berë që shumë punonjës të administrates të braktisin zyrat dhe të dalin  në rrugë.

Nga fotot e mëposhtme shikohen punonjësit duke varpuar të frikësuar. E tillë është situata me punonjësit e Kryeministrisë .

Reagimi i parë ka ardhur nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili në një popstim në Twitter u ka bërë thirrje qytetarëve të braktisin ndërtesat deri në qetësimin e situatës.

ka reaguar per kete ne nje postim ne Twitter ku i ben thirrje qytetareve te evitojne ndertesat “sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet!”

Postimi i Erion Veliajt në Twitter

RT‼

Tirana sapo kaloi disa vale termeti! Pa panik, evitoni ndertesat gjer sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet! 🏬

Nese jeni prekur nga termeti, ju lutem telefononi emergjencat ☎ 112 🚑🚒

Kontaktoni te afermit, sidomos te moshuarit per t’i ndihmuar! #BASHKE

 

Tërmeti në Tiranë, punonjësit e administratës braktisin zyrat. Erion Veliaj: Evitoni ndërtesat! Read More »

Makthi s’ka mbaruar, flet specialisti: Pasgoditjet vijojnë disa ditë

Padyshim që tërmeti që goditi vendin tonë u ndje në disa qytete të vendit, ku lëkundjet ishin më të mëdha në Tiranë dhe Durrës. Por nëse mendoni se ishte me kaq, duhet të përgatiteni për të tjera lëkundje, të cilat do të jenë më të vogla.
Sizmilogu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se si pasojë e prishjes së ekuilibrave, do të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.
“Tërmeti ishte rreth 30 km në veriperëndim të Tiranës, 18 km në verilindje të Durrësit, 6 ballë me magnitudë 5.1 e shkallës rihter. Tërmeti është shoqëruar edhe me një seri lëkundjesh, me 22 të tilla. Këto janë tërmet të nivelit mesatar. Ato shoqërohen me pasgoditje dhe lëkundje të tjera më të vogla, pasi është prishur ekuilibri. Ky çlirim energjie, pritet të sjell lëkundje të vogla”, tha Ormeni.
(ed.me/Balka

Makthi s’ka mbaruar, flet specialisti: Pasgoditjet vijojnë disa ditë Read More »

Çahen muret te Kryesia e Kuvendit, ndërpritet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë/Foto

Tërmeti me magnitudë 5,2 ballë që tronditi Tiranën pak minuta më parë përveç  se ka shkatuar  panik te qyteatrët ka sjellë edhe dëme materiale.

E tillë paraqitet situata te Kryesia e Kuvendit ku duket se në muret e sallave ku zhvillohen mbledhjet  janë krijuar të çara.

Nga lëkundjet është ndërprerë edhe puna  në Komisionin e Ekonomisë.

Çahen muret te Kryesia e Kuvendit, ndërpritet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë/Foto Read More »

”Duhet vënë dorë te sigurimet shoqërore”, çfarë ndodhi me gruan që iu ankua live Ramës

Gjatë turit të llogaridhënies me qytetarët Edi Rama është përballur me ankesa të shumta nga ana e qytetarëve. Njëra ndër to ka qenë edhe Leze Gjeka e cila pas ankesës së bërë në portalin e bashkëqeverisjes gjeti zgjidhej për çështjen e pensionit.

“Te Sigurimet shoqërore duhet vënë dorë. Ne brezi i tretë kemi shumë nevojë’- i tha ajo Ramës.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë dëshmi nga shumë të tilla gjatë fushatës së Llogaridhënies Publike, duke përshëndetur të gjithë ata që e kanë aq kollaj të shajnë, tallen, shpotisin e përqeshin përpjekjen aspak të lehtë, por këmbëngulëse për t’i dhënë qeverisjes përmasën e halleve e shpresave të njerëzve të zakonshëm, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë 🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155930987846523/?t=0

”Duhet vënë dorë te sigurimet shoqërore”, çfarë ndodhi me gruan që iu ankua live Ramës Read More »

Tërmeti në Tiranë, ndërpriten mbledhjet e Komisoneve Parlamentare. Panik te deputetët

Një tërmet është regjistruar ditën e sotme në vendit tonë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet. Deri më tani nuk dihet se sa ballë është. Termeti eshte ndjere edhe ne Kosove.

Tërmeti shkaktoi panik te qytetarët, por  ky panik ka kauluar edhe te deputetët.

Teksa në Kryesinë e Kuvendit po zhvilloheshin mbledhjet e disa komisioneve, deputetët kanë ndërprerë seancat dhe kanë dalë jashtë.

Një tërmet i fuqishëm 5.6 ballë ka rënë në Tiranë në ora 11:00. Tronditja është ndier dhe ka zgjatur.

Të dhënat

Magnitude : 5.6

Local Time (conversion only below land) : 2018-07-04 11:01:09

GMT/UTC Time : 2018-07-04 09:01:09

Depth (Hypocenter) : 10 km

Tërmeti në Tiranë, ndërpriten mbledhjet e Komisoneve Parlamentare. Panik te deputetët Read More »

Shkundet Tirana nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në qytetet e tjera

Vetëm pak minuta më parë, Tirana është shkundur nga një tërmet i fuqishëm.

Për momentin nuk ka të dhëna për madhësinë e tij.

Por ai ka qenë shumë i fuqishëm dhe ka alarmuar njerëzit.

Shumë prej tyre kanë dalë nga shtëpitë dhe zyrat ku punonin, për shkak të frikës, pasi lëkundja nga tërmeti ka qenë shumë e fortë.

Shkundet Tirana nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në qytetet e tjera Read More »