Aktualitet

Vajzat e LSI, Kërpaçi, Gjosha e Mehmetaj, tamam si Nexhmija, Vitoja e Fiqiretja në luftë, ndërsa Mona… si Zonja Çurre

Tit Vasili si Vasil Shanto, Likja si Ali Kelmendi

Megjithëse kanë kaluar 80 vite, qysh nga krijimi i grupeve rinore komuniste në vitet 1936-‘38, çuditërisht ka ngjashmëri pothuajse të plotë për nga sjelljet, mendësitë dhe qëllimi, mes personazheve që po krahasojmë sot.

Në ato vite, në skenën politike shqiptare, krahas figurave që drejtonin lëvizjen komuniste në legalitet e ilegalitet si në vitet 1990-1991 Saliu e Sabriu, u shfaqën edhe disa vajza të reja studente, tëpër aktive, të ofruara prej udhëheqësve, mes tyre Nexhmije Hoxha, Vito Kapo e Fiqirete Shehu, të cilat në “zjarrin e luftës” u lidhën me udhëheqësit Enver, Mehmet e Hysni, siç ndodhi edhe me Liken e Monën, në “zjarrin” luftës për demokraci!

Të rejat komuniste të luftës për çlirim Nexhmija, Fiqireti e Vitoja, bënin aksione të shumta si shpërndarje traktesh, prishje të orëve të mësimit në shkolla, mbledhje fondesh për luftën, denigrim profesorësh, përgjime “spiunësh”, ndihmonin njësitet guerile në atentate, prerje telash e bllokim rrugësh, digjnin goma e zyra, antarësonin të rinj në lëvizjen komuniste.

Të rejat LSI-iste të luftës për integrim Kërpaçi, Mehmetaj e Gjosha pothuajse po bëjnë të njëjtat gjëra, si të rejat komuniste të 80 viteve më parë, po shpërndajnë fletushka me thrrje për të votuar LSI, për bojkot të mësimit e parlamentit, gjuajnë me miell e vezë në parlament, bllokojnë rrugë e djegin goma.

“Luftëtaret e lirisë” Nexhmija, Fiqireti e Vitoja deklaronin se luftonin për të çliruar Shqipërinë nga pushtuesit, për të shporrur nga pushteti, për të sekuestruar e çuar para “gjyqit të popullit” bejlerët, agallarët, çilfligarët dhe tradhëtarët e pasi të merrnin pushtetin, do të sillnin lumturi e barazi për të gjithë..

Edhe “luftëtaret” e LSI të këtyre viteve Kërpaçi, Mehmetaj e Gjosha, deklarojnë se po luftojnë për të çliruar dhe shpëtuar Shqipërinë nga pengmarrësit e krimit, të cilët do sekuestrohen e çohen para drejtësisë, me qëllim që partia (LSI) ta ketë rrugën të hapur për të integruar vendin në BE, për të zhdukur varfërinë, për barazi e drejtësi për popullin!

Në ato vite, Nexhmija, Fiqireti e Vitoja, për çdo veprim kundër armikut, i merrnin direktivat dhe instruktuoheshin nga Enveri, Mehmeti e Hysniu, sipas udhëzimeve që jepte Ali Kelmendi nga selia e “Kominternit” dhe pas çdo aksioni, ato raportonin tek këta, merrnin detyra e udhëzime të reja, por shpesh konsulotheshin edhe me Vasil Shanton.

Në këto vite, Kërpaçi, Mehmetaj e Gjosha, për çdo veprim kundër mazhorancës, i marrin direktivat dhe instruktuohen nga udhëheqja e LSI, ku Tit Vasili luan rolin e Vasil Shantos, Likja luan rolin e Ali Kelmendit me udhëzime nga selia e Presidencës, ndërsa Mona është në rolin e “komandantes”, si… Zonja Çurre” në vitin 1942…/Pamfleti

Vajzat e LSI, Kërpaçi, Gjosha e Mehmetaj, tamam si Nexhmija, Vitoja e Fiqiretja në luftë, ndërsa Mona… si Zonja Çurre Read More »

80-vjeçari braktiset prej 10 vitesh nga fëmijët, askujt nuk i bie në mend për të

Fiqiri Qyrfyçi është 80-vjeç dhe prej gati 10 vitesh është braktisur nga familjarët e tij, bashkëshortja, djali dhe dy vajzat.

Ai jeton në lagjen numër 6 në qytetin e Durrësit, tërësisht i vetëm pa asnjë të ardhur dhe pa asnjë njeri që t’i trokasë në derë për ta parë si është dhe në është a s’është më gjallë.

Janë banorët e lagjes ata që e ndihmojnë të mbajë frymën gjallë, ndërsa nuk dihen shkaqet e braktisjes së të moshuarit fëmijët e tij.

Ai tregon për emisionin “Boom” se dy vajzat janë me shkollë të lartë, ndërsa i biri nuk jeton në qytetin e Durrësit.

Veç apelit për ndihmë për të moshuarin, fqinjët ankohen se Fiqiriu prej vitesh as nuk lahet, as nuk pastrohet, në banesën e tij nuk ka as ujë e as drita.

Siç mund të vihet re nga pamjet, gratë e kanë të vështirë të flasin normalisht dhe qetësisht, për shkak të erës së keqe që vjen nga banesa e 80 vjeçarit.

Ato thotë “U qelbëm, na mbyti pislliku” dhe kërkojnë zgjidhje për këtë problem.

Edhe pse kanë shkuar vetë e janë ankuar në bashki e në institucione të tjera për fqinjin e tyre të lënë në mëshirë të fatit e mes mbeturinave në banesën e madhe, përgjigja që u është dhënë, është se ka fëmijë dhe duhet të kujdesen ata për të moshuarin, e jo shteti.

80-vjeçari braktiset prej 10 vitesh nga fëmijët, askujt nuk i bie në mend për të Read More »

A do lahet në pishinën e sekuestruar të mafiozëve Meta-Balili në Sarandë ministri ynë i Brendshëm fatmir Xhafaj?!

Fqinji ynë Italia po i tregon “dhëmbët” mafias, sëpaku përmes deklaratave të forta të ministrave të kabinetit të ri qeveritar.

Numri dy i qeverisë italiane dhe ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i shpallur luftë malavitas në këtë vend.

Pavarësisht se ka tmerruar vendet aleate të BE me deklaratat e tij radikale kundër emigracionit, këtë herë ka vendosur t’i fusë “tmerrin” mafias në Itali.

Kështu, ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është shfaqur sot në një pozicion si kurrë më parë dhe ka folur me tone të ashpra siç nuk ishte dëgjuar asnjëherë.

Ai i ka përcjellë një mesazh të fortë mafias, teksa e ka kërcënuar se i ka orët e numëruara, duke shtuar se do t’a shkatërrojë atë nga themeli.

Për të bërë sa më konkret dhe të besuar mesazhin e tij, ministri Salvini u shfaq i veshur me një kostum banjoje, duke u larë në pishinën e një shoqërie bujqësore në komunën Monteroni d’Arbia në provincën e Sienës, ish-pronë e një mafiozi dhe e sekuestruar nga shteti italian.

“Ju mafiozë e skafistë jeni i njëjti m*t. E ju skafistë e mafiozë i keni orët e numëruara, pasi ne po mbrojmë kufijtë tanë e ju nuk do keni më biznes”, ka thënë Salvini për mediat.

Simbolika e tij ishte për t’u admiruar, pavarësisht se sa seriozisht e kishte ministri i Brendshëm italian Salvini kërcënimin e tij kundër mafias.

Kërcënim, i cili më shumë ishte për skafistët shqiptarë, se sa për mafian italiane.

Dhe teksa njihesh me qëndrimin e numrit dy të qeverisë italiane, njëherësh dhe ministër i Brendshëm Salvini, mendja të shkon tek Shqipëria.

Në Shqipëri mes pasurive të sekuestruara të trafikantëve të drogës dhe njerëzve të krimit është dhe resorti turistik i Klemend Balilit në Sarandë, “Santa Quaranta”.

Klemend Balili, i mbiquajturi “Eskobari i Ballkanit” është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të drogërave të forta.

Ndërkohë Balili ka qënë zyrtar dhe partiak i LSI dhe miku i ngushtë i Ilir Metës, i cili veç të tjerave ka bërë dhe sponsorizime për LSI në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

Dhe në këtë kontekst, tek sheh simbolikën e ministrit të Brendshëm italian Salvini në mesazhin kundër mafias, mendja të shkon të homologu i tij në Shqipëri.

E mendon ndonjë shqiptar ministrin tonë të Brendshëm Fatmir Xhafaj me rroba banjo duke u larë në pishinën e resortit turistik të sekuestruar të Klemend Balilit dhe duke i dërguar mesazh kërcënues mafias se do t’ia bëjë jetën “malore”?!

Ndoshta është guxim i tepërt për ta menduar një gjë të tillë, pasi kërcënimi ndaj mafias së drogës Meta-Balili pikërisht nga resorti turistik “Santa Quaranta” në Sarandë, i sekuestruar në bazë të ligjit anti mafia, do të shkaktonte vërtet tërmet politik.

Dhe i pari që do të reagonte dhe “kryqëzonte” Xhafajn do të ishte Ylli Manjani, ish ministri i Drejtësisë dhe “zari” personal i Ilir Metës, i cili ka përfituar banesë falas në Sarandë nga Balili.

Dhe Ministri ynë i Brendshëm me gjithë ato halle që ka mbi shpinë, as që e mendon imitimin e homologut të tij italian Salvini. Madje askush në Shqipëri nuk e mendon një gjë të tillë. Po “fjala mort nuk bën” thotë i moçmi…/Pamfleti

Fotot: ministri i Brendshëm italian Salvini, duke u larë në pishinën e sekuestruar të mafias ..

A do lahet në pishinën e sekuestruar të mafiozëve Meta-Balili në Sarandë ministri ynë i Brendshëm fatmir Xhafaj?! Read More »

Dosja e një krimi/ Ilir Meta shiti BKT me 1 USD, kishte 27 miliardë lekë gjendje, ndërtesën sa Presidenca dhe 19 objekte në rrethe

Dosja e një krimi të rëndë financiar
Ilir Meta shiti BKT me 1 USD, kishte 27 miliardë lekë gjendje, ndërtesën sa Presidenca dhe 19 objekte në rrethe

Nëse hap “pusetën” e pazareve të kohës kryeministrore “Meta”, do të zbulosh pazare e krime gjigande me pasuritë kombëtare, të cilat ia ka hequr shtetit e ua ka dhënë ofertuesve më të “majmë”.

Një nga këto dosje pazaresh krimi ekonomik-financar me stampën “META shpk” që duhet rihapur e çuar para drejtësisë është shitja e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) 100% pronë e shtetit, pazar i nisur me VKM Nr. 834, datë 30.12.1998 (1 ditë ditë para natës së Vitit të Ri), u realizua me shumë shpejtësi, taman si në “gjëndje emergjence”.

Pazarin e shitjes së BKT e “menaxhuan” Ilir Meta dhe Cac Angjeli, duke shamangur gjithë institucionet e tjera te shtetit, me qëllim që të mos kishin asnjë pengesë në realizimin e ktij krimi të rëndë ekonomik-financiar.

Procedura nisi me VKM “Extra”, datë 31.05.2000 të Ilir Metës kryeministër, me propozim të Anastas Angjeli minisëtr i Financave, ndërsa si projekt-ligj u prezantua dhe u mbrojt në datën 8 qershor 2000, nga ish-ministri Angjeli.

Me propozim dhe këmbëngulje të kryeministrit Ilir Meta si “shitje me rendësi strategjike”, u miratua po me urgjencë në parlament me Ligjin nr. 8364 , datë 6 korrik 2000.

Siç thuhet, Presidenti Rexhep Meidani (adashi babait të Likes) “e kuptoi rëndësinë e kësaj shitjeve strategjike” dhe pas 5 ditësh e dekretoi po me urgjencë, me Dekretin Nr. 2692, datë 12.07. 2000.
Kontratën e shitjes së BKT e firmosi nga Caci, atëherë me detyrë Ministër i Financave, ndërsa për blerësit u firmos nga Peter L. WOICKE, Charles Frank dhe Mustafa Suzer, përfaqësues i kompanisë “Çalik Group” që e ka BKT në pronësi!

Mund të qeshni e të mos besoni, por kontrata zyrtare tregon se Banka Kombëtare Tregtare e Shqipërisë me kapital 100% pronë e shtetit, u shit me… 1 dollarë (USD), ose sipas çmimeve të vitit 2000, vlera e shitjes ishte e baranartë me me fotokopjen e 10 fije letër A-4!

Përveç 2.7 miliardë lekëve gjendje, brenda çmimit të shitjes 1 (një) dollarë u përfshinë edhe pasuritë e palujtëshme pronë shtetërore. që BKT kishte në momentin e shitjes (faljes), kontretisht 19 ndërtesa në rrethe dhe godinën qendrore sa Selia e Presidencës e cila është ngjitur me SHQUP e Lulit, të cilët e kanë LSI aleate në “luftën kundër korrupsionit të “Republikës së vjetër”!

Nëse doni të kuptoni, se me çfarë pazari të ndyrë e shitën BKT-n Likja dhe Caci, mjafton të lexoni faqen nr. 21 të kontratës, ku manifestohet akti qesharak e tallës me pasuritë kombëtare, ku thuhet: – “Seksioni 3. 02. Çmimi i shitjes së BKT është 1 (një) USD ( një dollarë), pagesa do të bëhet në dorë, në të kundërt… vonesa e shlyerjes 1 dollarë do të penalizohej me gjobë!

Dosja e një krimi/ Ilir Meta shiti BKT me 1 USD, kishte 27 miliardë lekë gjendje, ndërtesën sa Presidenca dhe 19 objekte në rrethe Read More »

Arta Marku “harron” Llallën, dosja e abuzimit dhe pastrimit të parave “arkivohet”. Sfidë SHBA që solli provat. Meta, Berisha, Rama e Basha duan mbylljen

Sekretari amerikan i Shtetit Tillerson firmosi shpalljen e ish kryeprokurorit dhe familjes së tij si të padëshiruar në SHBA, për shkak të korrupsionit të theksuar
Nëse ka ndonjë zyrtar të lartë të shtetit që e ka dosjen hapur fare, të kopsitur dhe ku janë materializuar të gjitha abuzimet, ai është Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm.

Provat dhe faktet janë të dokumentuara dhe të nxjerra në dritë të diellit nga ana e organeve ligjzbatuese amerikane.

Këto prova dhe fakte shërbyen për shtetin amerikan, me institucione të konsoliduara për qindra vite, për të shpallur ‘non grata’ në SHBA Adriatik Llallën, familjen e tij dhe më të afërmen në Prokurori, Rovena Gashin.

Aq e kopsitur ishte kjo dosje në ngarkim të Adriatik Llallës nga organet ligjzbatuese amerikane, sa ka mbërritur deri në zyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe është firmosur pa hezitim.

Madje nuk është ngurruar nga ana e DASH që pas firmosjes së aktit, të jepet dhe relacioni shpjegues se përse Adriatik Llalla dhe familja e tij e madhe shpallet e padëshiruar në SHBA.

Vendimi i bërë publik, thekson se, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të DASH, thuhet se “ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në SHBA.

Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane”.

Por, me gjithë këto fakte, prova dhe dokumente që provojnë qartë se dosja e Adriatik Llallës është e kopsitur, Prokuroria shqiptare nuk e dërgon dosjen në gjykatë për gjykim.

Kanë kaluar pesë muaj që kur është ngritur akuza dhe nga koha kur ka filluar hetimi në prokurorinë e Durrësit, konkretisht më 15 mars 2018.

Ndërkohë që tani hetimi po vijohet zyrtarisht të paktën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Adriatik Llalla, ish numri një i akuzës në Shqipëri, njeriu që kishte në dorë goditjen e kriminelëve dhe abuzuesve në të gjitha nivelet, hetohet për 4 akuza konkrete nga Prokuroria.

Dosja mban numrin 447 dhe veprat penale që rëndojnë mbi ish kryeprokurorin janë: Refuzim për deklarimin e pasurisë, mosdeklarimin e të ardhurave, fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurisë, mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi, pastrimi i produkteve të veprës penale(pastrim parash), si dhe shpërdorim detyre.

Ndër 4 akuzat, bie në sy ajo e kalimit në kufi të shumave monetare më shumë se sa e lejon ligji.

Aktualisht çdo shtetas duhet të deklarojë nëse ka me vete mbi 10 mijë euro, e në rastin në fjalë duket se Llalla ka patur më shumë se kaq.

Por nuk dihet ende zbulimi i kësaj shkeljeje, është bërë në Shqipëri apo në pikat kufitare të ndonjë shteti të huaj.

Llalla po ashtu është akuzuar edhe publikisht për pasuritë e shumta të krijuara në një kohë të shkurtër si dhe për transaksionet që ka kryer duke rritur vlerën e tyre, një mekanizëm ky i njohur në skemat e pastrimit të parave.

Objekt i hetimit do të jetë edhe shitja e një sipërfaqeje toke ullishtë prej 3 mijë metrash katrorë në Mjull të Bathores në Tiranë.

Sipas deklarimeve në ILDKPKI të Adriatik Llallës, ai e ka shitur këtë pronë duke përfituar 250 mijë euro.

Më 16 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për Llallën, ku pas një ‘kalvari’ ankesash, sërish Llalla mbeti jashtë Vettingut.

Llalla pati përplasje të shumta me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, të cilin ish kryeprokurori e akuzoi deri si të korruptuar dhe “sorosian”.

Po atë vit Departamenti Amerikan i Shtetit doli në një deklaratë publike, ku lajmëroi se SHBA-të ia kishin ndaluar hyrjen ish-Kryeprokurorit pasi dyshohej për afera korruptive.

Ndërkohë që duke parë rëndësinë e akuzave dhe në zbatimit të ligjit, dosja në ngarkim të Adriatik Llallës u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Pak para transferimit të dosjes së Adriatik Llallës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ndryshoi dhe drejtuesin kryesorë dhe tërë kupolën e saj.

U largua Besim Hajdarmataj nga drejtimi i kësaj prokurorie, për t’u zëvendësuar nga ish kreu i Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela.

Çështja penale kundër Adriatik Llallës u transferua tek Krimet e Rënda, pasi akuza e Durrësit gjatë verifikimeve të kryera konstatoi shkelje ligjore, për sa i përket makinacioneve që Llalla ka kryer për rritjen e pasurisë së tij.

Në skenë kanë dalë emrat e shtetasve Gazmend Brahimaj dhe Edison Dushku.

Gazmend Brahimaj është instruktor kuajsh në një hipodrom privat në fshatin Qeha Shytaj dhe figuron si i punësuar në një spital privat me pagë 30 mijë lekë në muaj por që në fakt ka kryer transaksione prej dhjetra miliona lekësh me ish kryeprokurorin për shitblerje tokash.

Ndërsa Edison Dushku është një i burgosur, i cili figuron që të ketë kryer transaksione shitblerje ullishtash në periferi të Tiranës me ish Kryeprokurorin.

Adriatik Llalla në një rast ia ka blerë atij 3 000 metra katrorë për 1.5 milionë lekë për ta shitur më pas, pas pak kohësh, për një vlerë prej 250 mijë eurosh.

Të gjitha këto prova dhe fakte, shtuar dhe ato që kanë sjellë organet ligjzbatuese amerikane përbëjnë dhe bazën themelore për kopsitjen e dosjes së Llallës dhe dërgimin e saj në gjykatë.

Por kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga fillimi i këtyre hetimeve më Durrës dhe tashmë në Krimet e Rënda në Tiranë, dosja në ngarkim të Llallës më shumë duket e “arkivuar”.

Nuk ka asnjë përpjekje për ta çuar atë në gjykatë, apo për të kërkuar dhe formalisht një urdhër arresti për Adriatik Llallën.

Akuza nuk është e vogël, mosjustifikim pasurie, transaksione bankare të pajustifikuara, kalim parash nga kufiri tokësor dhe mbi të gjitha pastrim parash.

Akuza të rënda dhe për një qytetar të thjeshtë e jo më për një njeri që ka qënë në krye të Prokurorisë shqiptare për pesë vite me radhë.

Ndërkohë që tashmë jo vetën që nuk po hetohet por as nuk dëgjohet të flitet më për abuzimet, pastrimin e parave dhe hetimin e Adriatik Llallës.

Ma sa duket të interesuar për mbylljen e kësaj dosjeje janë pikërish kupola politike në Shqipëri e përbërë nga Berisha, Meta, Rama dhe Basha.

Ndoshta nga frika që kanë ndaj Adriatik Llallës se mos ka ndonjë dosje të tyre nën “mëngë”./>Pamfleti

Arta Marku “harron” Llallën, dosja e abuzimit dhe pastrimit të parave “arkivohet”. Sfidë SHBA që solli provat. Meta, Berisha, Rama e Basha duan mbylljen Read More »

Media austriake artikull për Shqipërinë: Vend eksplorimi, bregdet i gjerë, det i kaltër dhe shtëpi me gurë të bardhë

Si destinacion i preferuar për familjarët është Bullgaria, ndërsa për eksplorim kërkohet të vizitohet Shqipëria dhe Rumania.

Kështu e cilëson media austriake Noen.at, tradicionalisht e dedikuar turizmit dhe sporteve.

Në një artikull të publikuar disa ditë më parë, austriakët shkruajnë se Kroacia po tejkalon Italinë për kërkesat për të pushuar në plazhet e bukura; Turqia është kthyer si destinacion pushimi, pas viteve të fundit që ishte hequr nga lista për shkak të sulmeve të mundshme terroriste; Spanja preferohet sepse konsiderohet si një hit i festave etj.

“Për ata që duan të zbulojnë vende interesante në Evropë, këtë vit do të shkojnë në Shqipëri ose Rumani, siç raporton Claudia Panhauser për Pfleger Reisen. “Një destinacion i nxehtë është edhe Islanda”, sugjerojnë profesionistët e udhëtimit të Kneissl.

Bregdet i gjerë, det të kaltër, shtëpi me gurë të bardhë dhe ishull përrallor – kështu kërkesa kanë shumica e turistëve të St. Pöltner në Austri. Dhe automatikisht nga përshkrimet mendja ju shkon për ishujt grekë Rhodos. Greqia është kthyer në destinacionin kryesor të vendeve perëndimore pas Pranverës Arabe.

“Turistët austriakë shmangin akoma Egjiptin dhe në shumë raste edhe Turqinë, ndonëse këtë vit janë kthyer sërish në hartën e destinacioneve të kërkuara”.

Kërkesa interesante ka edhe nga Spanja. “Spanja është e mirë për familjet dhe çiftet,” shkruan portali austriak noen.at. Si destinacion i preferuar për familjarët është edhe Bullgaria. Kroacia ka arritur t’i marrë tregun Italisë pasi ofron çmime më të lira dhe cilësi më të mira, sipas portalit.

Sa u takon udhëtimeve të largëta shumica e turistëve të qytetit austriak preferojnë Indonezinë dhe Amerikën Perëndimore.

Media austriake artikull për Shqipërinë: Vend eksplorimi, bregdet i gjerë, det i kaltër dhe shtëpi me gurë të bardhë Read More »

Lajm i fundit/ Një grua merr “frenat” e ambasadës amerikane në Tiranë

Sapo është bërë publik emri që do të pasojë diplomatin Donald Lu në ambasadën e Tiranës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar Kathleen Ann Kavalec, e cila do të jetë do të jetë Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu do të largohet nga Shqipëria këtë muaj nga Shqipëria.

Njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit, thuhet aty.

Ambasadori që pati ndoshta ndikimin më të madh në politikën shqiptare ka meritën e nxitjes së reformës në drejtësi e falë përpjekjeve të tij, dy zyrtarë të lartë shqiptarë kanë marrë “ndalim publik” nga DASH-i, diçka që ndodhte për herë të parë. Lu do të mbahet mend gjatë edhe për qëndrimin e tij për kapjen e ”peshqëve të mëdhenj”.

Lajm i fundit/ Një grua merr “frenat” e ambasadës amerikane në Tiranë Read More »

“I zoti e nxjerr vetë gomarin nga balta”! Ajo që kanë bërë banoret e Librazhdit nuk i ka shkuar asnjëherë në mendje askujt në Shqipëri

Banorët e Librazhdit iu është dashur të bëjnë vetë detektivin privat dhe rolin e policisë. Ankesa e tyre e vazhdueshme për vjedhjen e banesave duket se është neglizhuar nga policia. Lidhur me ketë rast banorët kanë vendosur kamera në një prej banesave duke filmuar të gjitha lëvizjet e personit që dyshohet të jetë hajduti.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në lagjen Semëz të këtij qyteti. Në pamjet filmike të siguruara nga vetë banorët shihet se si hajduti lëviz në mesnatë duke kontrolluar shtëpitë dhe del prej andej pa u shqetësuar.

Banorët e lagjes shprehen se kanë njoftuar disa herë policinë, por përgjigja që ka marrë ka qenë shokuese. Ndërsa një banor tjetër shprehet se fëmijët janë të terrorizuar. Ai tregon se si i kanë vjedhur dyqanin para 3 viteve dhe pse denoncoi askush nuk bëri gjë. Ndërsa tani ka instaluar kamerat dhe ka filmuar të gjithë lëvizjet e hajdutit nëpër lagje.

Banorët i kanë vënë në dispozicion policisë pamjet filmike, e cila vetëm tani duket se po e vlerëson seriozisht ngjarjen, pasi banorët kanë vendosur ta bëjnë publik rastin.

“I zoti e nxjerr vetë gomarin nga balta”! Ajo që kanë bërë banoret e Librazhdit nuk i ka shkuar asnjëherë në mendje askujt në Shqipëri Read More »