Aktualitet

Historia e dashurisë e mësueses shqiptare me studentin turk

Valbona Çaça 28 vjeç dhe Halil Anil Yi?it 29 vjeç janë çifti me historinë më interesante të njohjes. Ky i fundit ka qenë student anglishteje, ndërsa shqiptarja mësuesja.

Historia ka filluar para dy viteve e gjysmë, kur Valbona ka shkuar të bëj stazh në Hatai, Turqi. Valbona ka shkuar në Turqi 3 vite më parë në korrik të vitit 2018 për të bërë një internship në mësimdhënie për anglisht dhe të vizitonte dhe vendet e bukura të Turqisë.

Vitin e parë ka punuar në një qendër kursesh qe quhej “American Culture’ dhe në një kopsht për fëmije në Hatay/Antakya. Me pas në shkurt të vitit 2019 njohu Anil. Kur dilte me kolegët edhe me studentet e kursit jashtë për të vizituar vendin dhe ata ndërkohë praktikonin anglishten, shoqëria me Anil u bë shumë e ngushtë.

Fillimisht kur Anil e propozoi te lidheshim bashkë Valbona nuk pranoi sepse nuk ishte në dëshirat apo planet e saj të fejohesha me një turk apo të jetonte përgjithmonë në Turqi. Më pas Valbona gjeti një punë të re si pedagoge në ‘Istanbul Aydin University’ dhe Anil si përkthyes për gjuhen angleze dhe arabe në një mobilieri në Stamboll.

Anil i ka propozuar për martesë Valbonës te ura e Bosforit dhe se shpejti presin bëjnë një dasmë tradicionale që përfshinë të dy kulturat.

Çifti ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se si ka nisur historia e tyre e bukur e dashurisë.

“Nxënësit e mi ishin shumica më të mëdhenj se unë, pasi ishin në kurse për të mësuar anglisht. Nuk është se e kam parë ndonjëherë me atë shikim. Nuk ishte në ëndrrat e mia të qëndroja në Turqi apo të martohesha me ndonjë turk. Por ishte një person shumë i mirë, shumë i dashur. E duke qenë se ata ishin të rritur, ne dilnim me ta për të vizituar vendin e ata për të praktikuar anglishten”, tha Valbona.

Ndërsa Anil tha se duke kaluar më shumë kohë me Valbonën, nisi që ta shikonte me një sy ndryshe.

“As unë nuk e mendoja se do të përfundonim kështu. Pasi nisa ta njihja atë dhe është e vështirë të mos impresionohesh nga ajo, pasi është kaq e bukur dhe e dashur. Për mua nuk ka qenë problem kombësia. Kur kalova shumë kohë me të, doja të martohesha me të. E nuk dija se si ta bëja për vete, se nuk më shikonte si një të dashur. Por dhashë më të mirën time që ta bëja për vete. Ajo erdhi te shtëpia ime në darkë, nënës sime i pëlqeu shumë. Por askush nuk e dinte”, tha ai.

Valbona tregoi se kur u ka thënë familjarëve se Anil i kishte propozuar për martesë, ata i kishin thënë “ti besoj se nuk ke pranuar”.

“Nuk donin që të qëndroja larg në Turqi. Por kur u thashë se ai po këmbëngul, është shumë serioz. E kur shkuam në Stamboll u bë serioze. Kishin mentalitetin që të martohesha me një shqiptar dhe të qëndroja pranë tyre”, tha ajo.

Historia e dashurisë e mësueses shqiptare me studentin turk Read More »

Dhërmi/ kamarieri mori 8 milionë lekë bakshish gjatë sezonit veror

Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa prej problematikave më kryesore që shoqërojnë turizimin, sidomos gjatë sezonit të verës.

Një prej tyre ishte mungesa e stafeve të kualifikuar.

Ekspertë turizmi dhe përfaqësues të disa biznese u shprehën të shqetësuar nga mungesa e interesit të shqiptarëve për të punuar gjatë sezonit veror, e sipas tyre, problem nuk është aspak pagesa.

“Një kamarier në një restorant të mirë në Dhërmi, vetëm bakshish mund të bëjë 6-8 milion lekë në fund të sezonit”, tha Ismail Hoxha.

Po ashtu, ai shtoi se pronarët e bizneseve kanë gjithnjë probleme me punësimin e sanitareve, pasi këto të fundit largohen nga puna nëse nuk bien dakord për pagesat e dëshiruara.

Dhërmi/ kamarieri mori 8 milionë lekë bakshish gjatë sezonit veror Read More »

Reagon nëna e Aldi Ramës në rrjetet sociale pas v dekjes së të birit

Valbona Kolgjini ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas ngjajes së rëndë, ku djali i saj 21-vjeçar Aldi Rama, v rau veten pasi v rau nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë.

Nëna e të riut ka postuar një foto të djalit të saj si foto kopertine, ndërsa në shenje zie për humbjen e të birit si foto profili ka vendosur një shirit të zi.

Ajo në polici dy ditë më parë u shpreh se kishte shumë pak kontakte me të birin, sepse pas ndarjes me babain e Aldit ajo jetonte në Durrës me motrën, ndërsa djali ishte rritur me gjyshërit.

Edhe pse gjatë gjithë ditës trupi i Aldi Ramës ishte në morgun e Tiranës, vetëm tezja ishta atje ndërsa sot nëna kishte shkuar ta merrte trupin e Aldit dhe se sot do të përcillet për në banesën e fundit në Durrës.

Reagon nëna e Aldi Ramës në rrjetet sociale pas v dekjes së të birit Read More »

Lind bebi i parë afgan në Shqipëri, prindërit i vendosin emër shqiptar

Ka lindur fëmija i parë afgan në Shqipëri, në spitalin e Lezhës.

Ai është sjellë në jetë nga një 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë, ndërkohë që gjendja e të dyve është e mirë.

Mësohet se prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar, dhe një nga më të preferuarit është Alban.

Doktori që priti foshnjën gjinekologu Nikoll Brozi shprehet se djali ka lindur në gjendje shumë të mirë, ndërsa vetëm 24 ore pas lindjes nëna së bashku me fëmijën janë përcjell për në hotel, në Shengjin, ku qëndrojnë tashme prej disa javësh.

“Pacientja ka ardhur në maternitetin e Lezhës në 27 Shtator gjatë natës dhe ka lindur në datën 27 në orën 14:05. Fëmija është me shëndet të plotë, lindja ka qenë normale, pesha e fëmijës ishte 3 kg e 300 gram dhe është i seksit mashkull. Gjatë kohës që ka qëndruar në spital pacientja ka qenë e qetë, ka marrë mjekime për kujdes të veçantë”, është shprehur doktori.

Prej disa javësh në vendin tonë, në Shëngjin, te Shkëmbi i Kavajës dhe në Tiranë janë akomoduar qindra afganë që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të marrjes së kontrollit nga talebanët.

/Fierisot

Lind bebi i parë afgan në Shqipëri, prindërit i vendosin emër shqiptar Read More »

SPAK mbyll hetimet për 9 anëtarët e b andës, T rafikuan 6 tonë d rogë, s ekuestrohen 5 milionë euro pasuri

Prokuroria e Posaçme Kundër K orrupsionit dhe K rimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për një grup të t rafikut të d rogës.

Në një njoftim, SPAK bën me dije se ka mbyllur hetime dhe ka kërkuar gjykim për nëntë persona, që a kuzohen për t rafikun e 6 tonë k anabisi.

Gjithashtu, SPAK njofton se janë se kuestruar me qëllim k onfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë rreth 5 (pesë) milion Euro.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër K orrupsionit dhe Kr imit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë, nr.36/1, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve I. D., A.K., K.(P.)B., O.D., J.B., R.M., R.M (tjetër shtetas ky), A.K., M.D, akuzuar se kanë kryer veprat penale “K ultivimi i bimëve n arkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar k riminal”; “T rafikimi i n arkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar k riminal, mbetur në tentativë; “T rafikimi i na rkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar k riminal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kr iminale”; “Grupi i strukturuar k riminal”; “Kryerja e veprave p enale nga organizata kr iminale dhe grupi i strukturuar k riminal”, të parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë hetimit janë dokumentuar disa episode trafikimi të lëndës n arkotike të sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në një sasi prej 6 (gjashtë) ton l ëndë na rkotike e llojit ca nnabis sa tiva, m arijuanë, ko kainë, duke i hequr organizatave k riminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion do zash nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë rreth 5 (pesë) milion Euro.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për 28 persona të tjerë të ar restuar, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet k riminal.

(BalkanWeb)

SPAK mbyll hetimet për 9 anëtarët e b andës, T rafikuan 6 tonë d rogë, s ekuestrohen 5 milionë euro pasuri Read More »

Flet e dashura dhe nusja e xhaxhait të Aldi Ramës:”Ka qenë nën efektin e…

Fax News ka publikuar një intervistë ekskluzive me nusen e xhaxhait dhe të dashurën e Aldi Ramës.

“Ai ka bo k rim. Për zotin është gjynah se ka v rarë një njëri. Është marrë me dr ogë, pikë. Ka qenë ar rest shtëpie. Shoqnia e keqe të fut në dhe. I kam thënë Ald të kanë kap mos u merr më më dr ogë. Nuk ka pas as a rmë asgjë. Nuk e di si është puna e a rmës, nuk e kuptoj. E provova ta telefonoj por e kishte fikur. Më kanë majtë deri në orën 9 të darkës në rajon. Jo. Jo. Nuk kishte inat me policinë. Nuk është makina e tij. Ai s’ka makinë fare. Me policinë nuk ka pasur inate. Nuk e di nëse ka qenë nën e fekt i na rkotikëve. Atë e ka pas. E pinte si me qenë duhan”, – tha nusja e xhxhait.

Një vajzë e re, u prezantua si e dashura e Aldi Ramës. Ajo deklaroi se në makinë ka qenë një person i katërt. Megjithatë sipas policisë, ka patur vetëm tre persona në automjet.

“Nuk mundet të vrase dot një mizë jo mo rob. Aldi është një njeri shumë i dashur. Nuk ka pasur inate me kurrkënd”, – u shpreh e dashura.
/Fierisot

Flet e dashura dhe nusja e xhaxhait të Aldi Ramës:”Ka qenë nën efektin e… Read More »

Sarandë/ A rrestohet 42-vjeçari,shpërndante k okainë dhe k anabis, ja emri dhe “nofka” që njihej…

Policia e Sarandës ka a rrestuar në f lagrancë 42-vjeçarin Klaudio allias Drini Kroj, me pre cedent të mëparshëm penal në fushën e n arkotikëve.

Policia thotë se 42-vjeçari shpërndante ko kainë dhe k anabis në zonë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndët na rkotike, 1 aparat celular dhe 1 motomjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve”.

Po kush është Klaudio allias Drini Kroj:

I arrestuari njihet me pseudonimin “Pipuli”. Ai është d ënuar edhe dy herë të tjera më herët. A rrestimi i parë ka ndodhur në vitin 2013, ku është d ënuar me 3 vite e 4 muaj b urg me kusht për posedimin e 151 grami ma rijuanë gati për shpërndarje. Po ashtu, ai është d ënuar dhe në vitin 2017, me 2 vite e 8 muaj burg për “t rafikim të mjeteve motorrike”.

Njoftimi i Policisë

Sarandë/G oditet një rast i shpërndarjes së d rogave të forta në d oza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 42-vjeçar me pre cedent të mëparshëm p enal në fushën e nark otikëve, i cili posedonte dhe shpërndante lëndë na rkotike k okainë dhe k anabis.
Sekuestrohen lëndë n arkotike ko kainë dhe ka nabis, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.

Specialistët për Hetimin e Krim eve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit k riminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve nark otike, ar rest uan në flagrancë shtetasin:
K. K. alias D. K., 42 vjeç, banues në ne Ksamil, Sarandë, i d ënuar më parë për v eprën p enale “Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve”. Ar restimi i tij u bë pasi është kapur në fl agrancë, nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë n arkotike k okainë dhe k anabis në zonën e Ksamilit.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sarandë/ A rrestohet 42-vjeçari,shpërndante k okainë dhe k anabis, ja emri dhe “nofka” që njihej… Read More »

Ja si e nderojnë koleget oficerin e ndjerë Saimir Haxha

Një buqetë me lule, një kornizë me foton e tij dhe një paketë cigaresh me ç akmak!

Kjo është pamja e tavolinës, ku oficeri i K rimeve të Rënda në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, ulej çdo ditë, prej vitesh, për të ushtruar punën e tij, derisa ra t ragjikisht në krye të detyrës.

Kolegët e tij, me të cilët Hoxha ndau zyrën dhe punën prej vitesh, i kanë dërguar lule dhe një foto të tijën, në tavolinën ku ai ka punuar, në shenjë nderimi ndaj oficerit të ndjerë.

(BalkanWeb)

Ja si e nderojnë koleget oficerin e ndjerë Saimir Haxha Read More »