Aktualitet

Mjalt’fest në Dhërmi, pushuesit e huaj njihen me shijen shqiptare

Panairi i kulinarisë, Mjalt’fest, për disa mbrëmje me radhë u shijua nga pushues të shumtë të huaj, në pedonalen e re të bregut të Dhërmiut.

I organizuar në kuadrin e ciklit të festave të traditës që zhvillohen këtë sezon veror në të gjitha zonat turistike, panari i mjaltit bio të zonës së Himarës, ju shtoi pushuesve shijen shqiptare të ushqimit, dhe shërbeu si aktivitet alternativ i mbrëmjes për pushuesit rezident.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm në aktivitet deklaroi se festat lokale, do të vijojnë përgjatë gjithë bregut me produktin tipik: peshkun, vajin e ullirit, nënproduktet bujqësore, embëlsirat tradicionale, glikotë, verën, punimet tradicionale artizanale etj..

”Duhet të përmbushim pritshmërinë e pushuesve të huaj për Shqipërinë”, deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se, Himara ashtu si gjithë Shqipëria po vuan paradoksin e kërkesës së lartë për akomodim dhe mungesës së strukturave akomoduese, për të cilën janë hartuar me shpejtësi gjithë politikat lehtësuese për plotësimin e kërkesës.

Ministri Klosi shtoi se për të plotësuar shijen karakteristike shqiptare, janë ndërrmarrë një sërë projektesh për këtë sezon, nga SmileAlbania, projekti i 1000 të rinjve për mikpritjen turistike dhe ndërgjegjësimin mjedisor, tek organizimi i festave tê traditës, festave të muzikës, organizimeve të argëtimit.

Duhet të angazhohemi të gjithë për të përmbushur pritshmëritë e pushuesve në Shqipëri, deklaroi Klosi, duke përfunduar se ky sezon është sezoni do të vendosë ecurinë drejt turizmit të qëndrueshëm dhe turizmit që do të prodhojë më shumë të ardhura, mirëqenie dhe punësim për shqiptarët.

“Sa më shumë vlerë t’ i shtojmë, aq më shumë të ardhura do të sjellë kjo industri për gjithë shqiptarët”, deklaroi Klosi.

Në Mjalt’Fest u organizuan aktivitete të ndryshme, u bë ceremonia e provimit live të cilësisë së mjaltit të prodhuar në disa zona, për të cilën u ndanë edhe certifikatat respektive./atsh

Mjalt’fest në Dhërmi, pushuesit e huaj njihen me shijen shqiptare Read More »

Anija “Butrinti” shpëton gomonen me 41 emigrantë sirianë në Egje

Anija “Butrinti” e Forcës sonë Detare që shërben në operacionin e NATO-s në detin Egje, shpëtoi një gomone të tejmbushur me emigrantë.

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një njoftimi konfirmoi se operacioni humanitar që kanë ndërmarrë Forcat Detare shqiptare për shpëtimin e jetës së emigrantëve, ka qenë i suksesshëm duke shpëtuar dhjetra emigrantë, ndër to gra dhe fëmijë.

Forcat e Armatosura deklaruan se janë 41 emigrantë sirianë, nga të cilët 10 fëmijë, 7 gra, 2 prej tyre shtatzënë iu dorëzuan një anijeje të Frontex, ndërsa anija Butrinti vijon patrullimin në zonën e saj të përgjegjësisë.

Po ashtu, thuhet se stina e verës krijon kushte për lëvizje më të mëdha të emigrantëve, ndërsa anija “Butrinti” vazhdon patrullimin.

Me ngrohjen e motit shtohet edhe fluksi i emigrantëve që tentojnë të kalojnë nga brigjet turke në ato greke. Shpesh duke rrezikuar jetën, pasi lundrojnë në kushte të papërshtatshme./atsh

Anija “Butrinti” shpëton gomonen me 41 emigrantë sirianë në Egje Read More »

Llogaraja, rrugëkalimi i turizmit të jugut me startin më të lartë këtë verë/Foto

Llogaraja, e vizitueshme në çdo stinë të vitit, këtë stinë verore ka një start optimist përsa i përket vizitorëve turistik. Ky është informacioni që vjen nga AdZM e Vlorës që administron këtë park  dhe prurjet turistike rriten çdo ditë me një shifër që kap qindra vizitor tranzit drejt plazheve të jugut,por dhe pushues që stacionohen aty për disa ditë.

Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në një distancë prej 40 km.

Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2,018 metra mbi nivelin e detit.

Janë disa fshatra turistik që shtrihen në këtë territor si Palasa, Dhërmi,Vuno etj, që bëhen mjaftë të populluar gjatë stinës së verës.

Por, Llogaraja vizitohet në të katër stinët e vitit sepse është një rrugëkalim që lidh Vlorën me jugun e saj deri në Sarandë. Vetëm për vitin 2017, këtë park e kanë vizituar mbi 80 mijë  turistë vendas e të huaj, sipas statistikave të AdZM-së Vlorë, që menaxhon këtë park, duke menduar se këtë vit numri I vizitorëve mund të rritet me disa përqind më shumë shprehen administratorët e parkut.

Bregdeti  që shtrihet në këtë gjatësi është nga më të bukurit dhe piktoreskët në vendin tonë.

Veç të tjerash, Parku i Llogarasë është një pikë klimaterike ku ofrohet akomodim dhe shërbim restorantesh.

Veçantinë e këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare.

Ai është një pikë ideale edhe për ushtrimin e sporteve verore  e dimërore si ngjitje në lartësi, ecje në natyrë, njohje me historinë dhe me monumentet e natyrës dhe të kulturës, por së fundmi edhe për sporte ajrore ku në shpatin e malit që shikon nga deti është përshtatur një pistë fluturimi për amatorët dhe profesionistët e fluturimeve me mjete të ndryshme sportive.

Pas zbritjes së Qafës së Llogarasë, nga një rrugë me parametra bashkëkohorë, do të ndeshni plazhet e para të Rivierës Shqiptare, të cilat shquhen për cilësinë shumë të lartë të ujërave detare.

Ato fillojnë me Dhraleon e Palasës dhe më pas plazhet e Dhërmiut, Llamanit, Plazhi i Gjipesë që  shquhet për bukuri të rrallë pasi shtrihet rrëzë një kanioni afro 70 metra të lartë.

Pranë Dhërmiut ndodhet edhe shpella detare e “Piratëve”.

Ndërsa në fshat mund të vizitohet  kishat e Shën Mitrit dhe Shën Stefanit.

E gjithë vija bregdetare nga Llogaraja deri në Lukovë,ka plazhe mjaftë interesantë dhe një shërbim cilësor hotelerie dhe kulinarie. Një kujdes të veçantë i është kushtuar këtij parku edhe për biodiversitetin e tij.

Vitin që shkoi, në kuadër të projektit NaturAl, mbi identifikimin e zonave potenciale për të qenë pjesë e rrjetit të zonave të mbrojtura në Europë, një grup zoologësh, i përbërë nga Michela Pacifici, Enerit Sacdanaku dhe specialistë shqiptarë,  bënë  investigimin e gjallesave në këtë park.

U realizua montimi i kamerave kurth, të ngritura nga specialistët e natyrës, me qëllim inventarizimin dhe monitorimin e faunës.

Në Parkun Kombëtar të Llogarasë ka dhe  një godinë ku janë ekspozuar  historia dhe arritjet e këtij parku.

Ky park është kthyer në një atraksion turistik tepër të vizitueshëm nga turistët vendas dhe të huaj.

Jo vetëm nga natyra e bukur ku mund të shijosh edhe qëndrimin në mal, por edhe atë në det, një vend që i përfaqëson të dyja klimat, malore dhe detare, por tani së fundmi, në park mund të vëzhgosh dhe specie të ndryshme kafshësh e shpendësh  të egra.

Turizmi i vëzhgimit po kthehet në prioritar edhe në parkun e Llogarasë.

Gastronomia krahinore është një tjetër kënaqësi për ata që drekojnë apo rrinë më gjatë në ambientet turistike të Llogarasë. /atsh

Llogaraja, rrugëkalimi i turizmit të jugut me startin më të lartë këtë verë/Foto Read More »

“Kur i thashë se jam nga Shqipëria, ai më pa drejt në sy dhe më tha…”, modeli shqiptar rrëfen takimin me Donald Trump

Për vite me rradhë, modeli me origjinë nga Lezha, Ronald Lekaj, është duke shijuar një sukses të madh në tregun ndërkombëtar.

Ai mori vëmendjen e të gjithëve disa javë më parë kur shpenzoi 1.6 milionë për blerjen e një fustani, para të cilat shkuan për bamirësi. Së fundmi, Ronaldi ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus”, ku ka treguar mbi jetën e tij në Kinë, por edhe për takimin historik me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

“Ishim biznesmenë nga e gjithë bota, kemi qenë rreth 200 vetë të ftuar në shtëpinë e Trump-it, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si tip, kur e takon live, mund të them me bindje se unë e adhuroj atë person, pasi çfarë mendon, ta thotë troç dhe në mënyrë direkte. Me pak fjalë, tip shumë i mirë, shumë ndryshe e shumë i veçantë nga liderët e ndryshëm të botës, pasi unë kam pasur rastin të takoj edhe Merkelin, Presidentin e Anglisë, edhe të tjerë, por që Trump më ka lënë përshtypjet më të mira krahasuar me ta”. Në lidhje me komunikimin mes tyre, Roland tregon.

“Komunikuam rreth një minutë. Vij nga Shqipëria iu prezantova dhe ai ma ktheu: “Më vjen shumë mirë që në këtë moshë të re je këtu në këtë takim. Keep going young boy!”, është shprehur modeli.

Prej disa vitesh tashmë, Ronaldi jeton në Kinë, ku është kthyer në një biznesmen mjaft të famshëm në atë shtet, pasi është martuar me biznesmenen miliardere kineze, me të cilën ka një djalë.

“Kur i thashë se jam nga Shqipëria, ai më pa drejt në sy dhe më tha…”, modeli shqiptar rrëfen takimin me Donald Trump Read More »

Nuk ndalen tërmetet, ja ku ishte epiqendra e dy lëvizjeve sizmike gjatë natës

Vendi ynë vazhdon prej katër ditësh të jetë i prekur nga lëvizjet sizmike, të cila kanë vijuar dhe mbrëmë natë. Por lajmi i mirë është se intensiteti dhe forca e tyre ka ardhur duke rënë.

Gjatë natës së sotme janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti te Gjiri i Lalëzit. Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë me magnitude 2,3 ballë.

ëkundja e fundit në këtë zonë është ndjerë mëngjesin e së shtunës,  ndërsa tërmeti tjetër ka nisur në orën 5 pasdite dhe ka vijuar deri në orën 02:30 të mëngjesit të së dielës.

Nuk ndalen tërmetet, ja ku ishte epiqendra e dy lëvizjeve sizmike gjatë natës Read More »

Shkarkohet kreu i hipotekës në Vlorë, kush e zëvendëson. Zbardhet arsyeja/Foto

Është shkarkuar nga detyra që mbante kreu i ZVRPP Vlorë Sokol Bana. Bana i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste është shkarkuar vetëm pas disa muajsh të marrjes së detyrës.

Shkarkimi ka ardhur për shkak të performancës së dobët të institucionit. Ka qenë urdhëri i kryeministrit Rama për shkarkimin e tij. Në vend të Banës, në krye të hipotekës është emëruar Klodian Troci.

Duhet thënë se që prej marrjes së timonit të vetëm, institucioni i hipotekës ka njohur ndryshimet më të mëdha, sidomos në rrethe.

Nëse dikur Rama bënte përgjegjës aleatët e tij në koalicion, se përmes drejtuesve të tyre po kryenin akte korrupsioni, sot që ka drejtimin i vetëm, nuk dihet se kujt do tia lërë përgjegjësinë për dështimin./faxweb

Shkarkohet kreu i hipotekës në Vlorë, kush e zëvendëson. Zbardhet arsyeja/Foto Read More »

“Boom turistësh të huaj”, Rama: Ja çfarë do të ndodhë në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një status në profilin e tij në Facebook ku deklaron se në vendin tonë ka pasur një boom turistësh të huaj për këtë sezon dhe shprehet për aktivitetet të cilat do të organizohen përgjatë vijës bregdetare gjatë gjithë sezonit. Mbrëmjen e nesërme kryeministri bëri të ditur se në Lungomarë në Vlorë do të peformojë Trupa e Operas.

“Sezoni i sivjetëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin tonë, ka përveç të tjerash edhe risinë e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese përgjatë vijës bregdetare, që nga koncertet e të gjitha llojeve tek festat e kuzhinës, koncertet e të gjitha llojeve, organizimet në rrugët e trashëgimisë kulturore e aktivitetet sportive…
Nesër mbrëma, Trupa e Operas që është pjesë e këtij angazhimi të ri në funksion të sezonit turistik, zbret në Lungomaren e Vlorës me një performancë origjinale tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Fotografia e Aulon Naçi

“Boom turistësh të huaj”, Rama: Ja çfarë do të ndodhë në Vlorë Read More »

Kuci turistik , malor dhe bregdetar / Foto

Shumë flitet për turizmin malor…dhe më pas të gjithë e ndalojnë vrapin në bregdet…

Kuçi i Kurveleshit është në mes malesh dhe vendburimi i Lumit Shushicë (Lumi i Vlorës) dhe vetëm 16 km larg nga bregdeti i Jugut. Ka pyje shekullore, pllaja, livadhe, shpella, kullota dhe burime ujore pa fund; ka florën dhe faunën natyrore e të egër nga më të pasurat në vend; ka klimë të shëndetëshme, ushqimin bio e me gatime tradicionale, veçanërisht mishin, bulmetrat, mjaltin dhe rakinë e fortë si në gjithë Labërinë, ka traditat, zakonet e folklorin si pasuri të çmuar kulturore e shpirtërore; por ka, mbi të gjitha historinë e lavdishme ndër shekuj, mikpritjen tradicionale dhe mallin e pashuar për njerëz …

Çfarë duhet më shumë për ti dhënë hov turizmit gjithëvjetor e për zhvillimin bashkëkohor të zonës?…

Padyshim që duhet rruga, një rrugë për të qënë, e cila ka filluar, më në fund, është në proces dhe nuk ka kthim prapa.
Me rrugën e re Kuçi (640 metra mbi nivelin e detit) arrin në bregdet, në Qeparò, midis Borshit e Himarës për vetëm 12 km, dmth për vetëm 10 minuta…

Duhet vetëm nga ajo që e kemi me pakicë, durimin dhe besimin që ky projekt do të shkojë seri në fund duke ja ndrruar faqen vendit.

Shijojini këto foto bashkëngjitur, bukuri të fshehura për shkak të mungesës së një rruget, ë shkrepura nga një amator si unë por me shumë dashuri.

Fatmir Toci

Fotografia e Fatmir Toci

Fotografia e Fatmir Toci

Fotografia e Fatmir Toci

Fotografia e Fatmir Toci

Fotografia e Fatmir Toci

Fotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir Toci

Fotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir Toci

Fotografia e Fatmir Toci

Fotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir TociFotografia e Fatmir Toci

Kuci turistik , malor dhe bregdetar / Foto Read More »