Aktualitet

Princeshë Elia Zaharia sqaron pse firmosi për prishjen e teatrit, vajza e Yllka Mujos i shtang të gjithë

Princesha shqiptare Elia Zaharia ka reaguar lidhur me debatin mes artistëve për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Përmes një postimi të gjatë në ‘Facebook’, Elia shkruan se askush nuk mund të mohojë degradimin ekstrem të godinës së teatrit dhe bërjen pothuajse të pamundur të ushtrimit të veprimtarisë artistike në kushtet aktuale.

Ja postimi:

Teatri i Keqkuptimeve! Ata që më njohin e njohin gjithashtu shumë mirë ndjeshmërinë time absolute ndaj ndërtesave historike, qofshin këto institucione apo shtëpi e vila private. Në kohën e dabatit të ashpër për prishjen e piramidës, une ndjeja keqardhje për të gjitha herët që si femijë rrëshkisja në faqet e saj të mermerta. I përkas një brezi që nuk e lidh godinën me motivacionet fillestare të ndërtimit. Edhe sot kur e shoh pyes veten përse të mos rikonceptohet kjo ndërtesë si një qendër Pompidou, ku artistët bashkëkohorë të shprehen në forma alternative, të organizohen ekspozita, performanca, të ketë një bibliotekë të integruar etj. Dëshiroj të theksoj këtu që bashkëshorti im, Princ Leka ka mendim kategorikisht të kundërt me mua për piramidën, por fatmirësisht në familjen tonë ka demokraci dhe secili mund të shprehë lirshëm mendimin e tij.

Ai apo ajo që mendon se nuk më dhemb akoma më shumë Teatri Kombëtar, me siguri nuk e di që une kam qënë në atë skenë përpara se të vij në jetë. Mamaja ime interpretonte Natën e Dymbëdhjetë të Shekspirit me mua shtatzënë. E gjithë fëmijëria ime lidhet me atë ndërtesë, me atë skenë. Kur shoqet e mia luanin në sheshet përpara pallateve, unë luaja në oborrin e atij teatri. Pikërisht magjia e asaj skene dhe e asaj atmosfere më ushqyen endrën e jetës sime për tu bërë aktore. Ajo godinë e cila nuk u ndërtua për ti mbijetuar viteve, prapseprapë i mbijetoi duke i dhënë vendit art dhe dritë në kohët e tij më të zymta. Në atë skenë vite më vonë kam marrë emocione të pazëvendësueshme si artiste. Sigurisht që teatri është magji, dhe ajo skenë që ka mbajtur kolosët e artit shqiptar e mbart këtë magji.

Cështja e Teatrit Kombëtar është sigurisht shumë e ndjeshme për çdo qytetar, por kryesisht për artistët që performojnë në të. Këtu nuk flas për ndërtesën si trashëgimi kulturore e cila padyshim i përket çdo shqiptari, por për kushtet e punës, funksionalitetin dhe kapacitetet që kjo godinë ka për të ofruar sot. Askush nuk mund të mohojë degradimin ekstrem të godinës dhe bërjen pothuajse të pamundur të ushtrimit të veprimtarisë artistike në kushtet aktuale. Në pothuajse tre dekada lënie në harresë, artistët dhe publiku artdashës nuk e kane braktisur kurrë, por i kanë dhënë shpirt një ndërtese të lënë në agoni.

Sot degjoj shumë zëra intelektualësh të respektuar që dalin në mbrojtje të godinës së teatrit, dhe sinqerisht kjo më prek shumë. Më në fund, pas kaq shumë vitesh, teatri ka vëmendjen që ka merituar gjithmonë! Të njëjtën vëmendje kanë merituar edhe artistët e mëdhenj që i kanë dhënë kësaj godine kuptim dhe histori. Edhe ata kanë merituar të punojnë e krijojnë në kushte njerëzore, të vlerësohen konkretisht për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm. Publiku i ka duartrokitur nga zemra, ndërkohë që shëndeti i tyre degradonte nga mungesa totale e kujdesit për ta! Disa prej tyre ndërruan jetë pasi nuk patën mundësi të përballojnë shpenzimet e kurimeve, pas një jete dedikim në Teatrin Kombëtar!

Sigurisht idealja do kish qënë që i gjithë ky debat të mos kishte nevojë për protesta, për akuza e kundërakuza, por për tavolina të rrumbullakëta, si ajo e Mbretit Artur, ku të gjitha palët të ishin të barabarta në të drejtën e tyre legjitime për të diskutuar mbi të ardhmen e ndertesës dhe institucionit. Unë personalisht kam qënë gjithmonë pro dialogut, kjo është natyra ime, pasi ende besoj se dialogu është e vetmja rrugë drejt zgjidhjes përfundimtare të problemeve të një shoqërie. Pas disa muajsh këto tryeza të përbashkëta filluan të organizohen dhe unë së bashku me shumë kolegë shprehëm entuziazmin tonë që më në fund palët u ulën dhe filluan të kërkonin bashkarisht zgjidhjen e problemit. Debati për të ardhmen e Teatrit Kombëtar, i cili zgjat prej disa muajsh tashmë, herë na ka bashkuar e herë na ka vendosur në kahe të kundërt, ose është interpretuar si i tillë për shkak të mosinformimit apo nxitimit.

Një moment entuziast për mua ishte takimi mes bashkisë dhe tre kolegëve të nderuar të cilët ishin deleguar për të filluar negociatat, bashkëbisedimet konstruktive në emër të komunitetit. Pasi u lajmërua një bazë e shëndetshme për fillimin e negociatave, ku artistëve iu premtua që asnjë centimetër nuk do të prekej nga sipërfaqja e teatrit dhe ai do të rindertohej në territorin aktual, ku gjithashtu u fol për dy përfaqësues nga komuniteti të cilët do të ndiqnin zhvillimet e mëtejshme, pasi bashkia u zotua të kërkonte modifikimet e duhura në interes të teatrit nga projekti i propozuar, ( ketu mund pse jo të diskutohej integrimi apo ruajtja e pjesëve identifikuese si fasada apo rindërtimi i skenës sipas modelit të saj aktual), atehëre u duk një rreze dielli në horizontin e trazuar të muajve të fundit.

Vetëm atëherë, kolegu ynë Artan Imami përpiloi një letër të hapur në të cilën shprehu mbështetjen për këtë marreveshje si edhe nevojën e një Teatri të Ri Kombëtar, duke vënë theksin mbi mosprekjen e territorit. Asnjë rresht në letrën e tij të hapur nuk përmend shembjen e teatrit, por nevojën imediate për një teatër të ri dinjitoz me parametra europianë, për nga kapacitetet dhe funksionaliteti. Kjo kërkesë mëse legjitime vjen nga një komunitet i cili për dekada me rradhë është braktisur dhe lënë të bëjë art në kushte të papranueshme. Unë padyshim si artiste dhe artdashëse e mbështes këtë nevojë, pa patur nevojë të firmos asnjë peticion, siç disa u nxituan të më akuzojnë, pasi mbështes jo vetëm të kaluarën e ndritur që e ka shkruar trashëgiminë artistike me gërma ari, por edhe të ardhmen e brishtë të artistëve shqiptarë.

Nuk mendoj se është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane në një teatër dinjitoz kombëtar. Do dëshiroja që komuniteti artistik të krijonte në teknologji moderne, të ecte paralel me vëndet e zhvilluara. Nëse është e mundur të ndërtohet ky teatër i ri modern, dhe krahas tij të restaurohet apo rikonstruktohet ai ekzistues, kjo do të ishte një zgjidhje ideale dhe ne të gjithë do të ishim shumë të lumtur! Por sa reale është në kushtet e sotme kjo dëshirë e jona? A i përmbush godina e sotme këto parametra? Këtë përgjigje ata që e njohin sadopak teatrin në brendi e dinë. Ata që e kanë parë vetëm nga fasada apo në televizor, i ftoj ta vizitojnë. Për një gjë i siguroj të gjithë ata që i kanë ndarë me dashje artistët në « me ne ose kundra nesh », nuk ka asnjë artist që nuk e do apo nuk i dhëmb Teatri Kombëtar, përkundrazi! Të gjithe jemi teatri!

Për ata që përmendën Mbretin Zog, po i siguroj për një gjë, nëse Shqipëria do të ishte Mbretëri, ai Teatër Kombëtar nuk do kishte degraduar kurrë në atë pikë. Dhe sigurisht do ishin ndërtuar shumë të rinj me parametrat e kohës, kështu regjisorët do kishin mundësi të zgjidhnin sallat në funksion të dramaturgjisë. Unë vetë kam patur rast të shoh në një botim të kohës, një projekt të Mbretërisë për Teatrin Kombëtar. Bëhej fjalë për një ndërtesë madhështore pranë Kishës Katolike në rrugën e Kavajës. Por fati vendosi një tjetër rrugë të mundimshme për këtë vend!

Pyetja që unë shtroj sot për të gjithë artistët e brezit të ri është, a do të mundemi ne ti japim shpresë dhe dritë vendit tonë? A do mundemi ne të bëjmë atë që bënë paraardhësit tanë? Të frymëzojme! Sigurisht jo duke luftuar njëri tjetrin! Miq artistë, politikat shkojnë e vijnë, ne kemi njëri tjetrin dhe do vazhdojmë të krijojmë e punojmë bashkë. Ndaj ju lutem mos pranoni përçarjen dhe armiqësinë, por të gjithë bashkë për ti dhënë vendit art dhe dashuri!

Princeshë Elia Zaharia sqaron pse firmosi për prishjen e teatrit, vajza e Yllka Mujos i shtang të gjithë Read More »

Berisha trondit vendit: E fejuara 2 ditë para donte të takonte Xhafajn. Ja kush e ndaloi

Ish kryeministri Berisha i është rikthyer edhe njëherë vdekjes së shoferit të ministrit Xhafaj, Shkëlzen Qordja.

Ish kryeministri ka publikuar një mesazh të një oficeri. Ky i fundit shprehet se e fejuara e 31 vjeçarit ka tentuar dy ditë më parë të takojë ministrin Xhafaj.

Ja mesazhi i Berishës:

Prova te tjera per vrasjen apo “vetevrasjen” me 7 plumba te shoferit te familjes mafioze Xhafa!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

“Pershendetje Dr jam oficer policie desha te ju informoje qe.shoferi i Xhafes qe e vrane ka pasur nje te fejuar qe bashkejetonte.Te para dy dites ajo. nga ora 10 e paradites e priti shume gjate donte te takonte Xhafen ministrin.nje shoqerues qe e quajne Llazar ose llazi

vet kapterri me armen e te cilit esht qelluar mbi shoferin bertiste e cirresh ne tel qe mos e lejeni ta takoj xhafen.ky eshte i njejtk shoqerues qe ka shkuar i pari te viktkma.dhe eshte shume i shqetesuar.me urdhef te ministrit thoshte mos e lejoni te afrohet. biseden ne tel e ka degjuar nje pedagoge e shkolles se policise se ky ishte ne zyren e saj per nje provim. eshte shoqeruesi i pare tani i xhafes. tabulatet tregojne cdo gje per kete person”

Berisha trondit vendit: E fejuara 2 ditë para donte të takonte Xhafajn. Ja kush e ndaloi Read More »

Pas ligjit për godinën e Teatrit, Rama mat forcat për një tjetër çështje delikate

Me 75 vota pro, mazhoranca miratoi të enjten e kaluar ligjin që i hap rrugën ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe shembjes së saj aktuale. I vetmi që guxoi të ngrinte zërin ishte Pandeli Majko, por edhe ai nuk guxoi të votonte kundër por u largua nga salla e Kuvendit në shenjë revolte.

Partia Socialiste do të matë forcat në 9 korrik, në sallën e Parlamentit, në përpjekje për të votuar një projektligj me 84 vota, i cili do të mundësojë zëvendësimin në një kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar për shkak të veprimit të ligjit të Vetting-ut, me qëllim për të evituar rrëshqitjen e drejtësisë drejt kolapsit të plotë.

Bëhet fjalë për projektligjin për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjor për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu. Gjatë seancës së fundit plenare u miratuar kalendari i punimeve të Kuvendit deri në fund të këtij sesioni parlamentar, ku ndër të tjera është planifikuar miratimi i këtyre ndryshimeve në seancën e datës 9 korrik.

Llogaria e votave

Votimi për ligjin e teatrit konfirmoi se maxhoranca ka siguruar 79 vota në parlament. Që ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të miratohen, shumicës parlamentare i duhen edhe pesë vota në radhët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia Demokratike e ka kushtëzuar votën e saj për këtë projektligj me shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe me aplikimin e votimit dhe të numërimit elektronik.

Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur në mënyrë të prerë kundër projektligjit, me pretendimin se kjo nismë thellon kapjen e drejtësisë nga shumica. Disa ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se kishin nisur bisedimet mes grupeve parlamentare në përpjekje për të arritur një konsensus për votimin e ndryshimeve. Por, përplasjet e forta politike për çështjen e teatrit, e bëjnë edhe më të pamundur konsensusin politik për këtë projektligj.

Në këto kushte, 9 korriku do të jetë një provë si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën. Mazhoranca do të tentojë të sigurojë votat e domosdoshme për miratimin e projektligjit, ndërsa PD dhe LSI do të shtrëngojnë radhët, për të mos pasur rrjedhje votash. Mazhorancës i duhet që të sigurojë të paktën pesë vota në radhët e opozitës, para se ta hedhë projektligjin në votim, pasi nëse nisma rrëzohet, nuk mund të rikthehet për votim për një periudhë të gjatë kohore.

Nismat e tjera

Në datën 19 korrik, mazhoranca ka planifikuar të shqyrtojë në seancë edhe një projektligj të propozuar nga deputeti Pjerin Ndreu për disa ndryshime në Kodin Rrugor. Opozita nuk ka bërë asnjë koment për këto ndryshime, por nisma kërkon 84 vota që të miratohet. Po në seancën e 19 korrikut është planifikuar edhe miratimi i një projektligji për disa ndryshime në Kodin Ajror. Në datën 23 korrik është planifikuar miratimi i projektvendimit për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.

Nisma e propozuar nga deputeti Taulant Balla përcakton disa rregulla, kushte dhe procedura të reja, për arrestimin e deputetëve, duke reflektuar në Rregulloren e Kuvendit një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale. Ndryshimet parashikojnë që Prokuroria duhet të paraqesë prova kur t’i kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit për një deputet, me qëllim për ta arrestuar. Ndryshimi parashikon që deputeti nuk mund të arrestohet duke u bazuar në dyshime të arsyeshme dhe indicie./korrieri

Pas ligjit për godinën e Teatrit, Rama mat forcat për një tjetër çështje delikate Read More »

Shqipëria “digjet” mbas datës 12 korrik

Ndryshimet e motit tashmë duken krejt të zakonta. Pas disa ditëve me diell përvëlues, fundjava ul temperaturat dhe sjell reshjet e shiut. Por kjo nuk do të zgjasë shumë, të paktën për zonat bregdetare.

“Në një njëjtat kushte mbetemi edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë. Mesdita e sotme sjell një rënie me dy-tre gradë, duke bërë që nga 36 gradë të zbresim në 32-33 gradë. Një rënie e lehtë vijon edhe gjatë ditës së diel, si në mëngjes dhe në mesditë”.

Moti do të përmirësohet dhe e enjtja do të sjellë temperatura përvëluese.

“Presim sërish fundjavën tjetër një rritje të ndjeshme të vlerave termike, rritje që do të vijojë nga periudha 12-13 Korrik deri shumë afër 20 Korrikut”, thotë meteorologia për “klan”.

Me një parashikim të përgjithshëm, sinoptikanët thonë se muaji Korrik do të jetë me mot të ndryshueshëm, herë me shi, e herë me diell, deri në fund të tij.

Shqipëria “digjet” mbas datës 12 korrik Read More »

Rritet fluksi turistik/Turizmi ka pasur rritje të madhe. Sezoni ka nisur shumë mirë

Turizmi ka pasur rritje të madhe. Sezoni ka nisur shumë mirë, madje kemi turistë që kthehen deri në dy herë në vit, ndërsa qëndrimi ka kapur dhe shifrën e 28 netëve

Lajmi bëhet me dije nga për Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga Ilda Kasa, Administratore e “Happy Tours”, një nga operatorët turistik në vendin tonë.

“Turizmi ka një rritje të ndjeshme. Turistët kanë shtuar netët e qëndrimit, duke mbërritur dhe në 28 net. Sezoni ka nisur që herët, që më 11 maj, kur dhe filluar të vijnë edhe çarterat e parë. Është operacion relativisht i gjatë, që ka çuar dhe në zgjatjen e sezonit, që të mendosh që ne nisëm me 63 netë , vijuam me 84 dhe sot që flasim jemi te 150 netë turizëm. Flasim një operacion që nis në 11 maji deri në mesin e tetori”, tha Kasa.

“Turistët nisin turet e tyre nga Saranda deri në Shëngjin. Polakët janë numër një, dhe janë pionerët e këtij lloj turizmi.  Pastaj janë nordikët, kemi treg të larmishëm nga Ukranina, Rusia, te Republika Çeke, Hungaria, por dhe nga Izraeli. Kemi rezervime dhe për turistë që kthehen, kemi turistë nordik që qëndrojnë deri në 28 ditë, minimum është 7 netë, ndërsa duhet thënë se ka dhe nga ata që vijnë në maj,  qëndrojnë disa ditë dhe ri-kthehen edhe në shtator. Këto turistë vijnë kryesisht për plazh, por ka dhe paketa mikse, që lidhen më pas dhe me të tjera forma turistike, kulturore, historike, aventurë…etj”, tha Kasa./atsh

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1343824939085141/?t=0

Rritet fluksi turistik/Turizmi ka pasur rritje të madhe. Sezoni ka nisur shumë mirë Read More »

Vlorë/Bashkia njoftim të rëndësishëm për pushuesit: Mos u futni për t’u larë, deti ka dallgë

Bashkia e Vlorës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook u bën thirrje të gjithë pushuesve që kanë zgjedhur këtë qytet për të pushuar që të mos futen në det për t’u larë, pasi deti ka shumë dallgë.

Të dashur qytetar dhe pushues në qytetin e Vlorës, duke i’u referuar kohës së sotme. Ju lutemi shmagni larjen në det për arsyen e dallgëve të larta. Të gjithë bizneset që zotërojnë plazhet në territorin e Vlorës të vendosin flamurin e kuq.

Ditën e sotme janë humbur jetën tre persona duke u larë në det, ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar fatmirësisht në Vlorë dhe Golem.

Vlorë/Bashkia njoftim të rëndësishëm për pushuesit: Mos u futni për t’u larë, deti ka dallgë Read More »

Katër vjet pas vjedhjes/ Fullani ka ikur nga banka, por jo nga xhepat e shqiptarëve

Në datën 24 korrik 2018, mbushet “1 mandat” nga vjedhja e 7.3 milionë dollarëve në Thesarin e Bankës së Shtetit, për të cilën janë mbyllur gjithë procedurat ligjore me ata që u deklaruan fajtorë, por nuk janë mbyllur akoma “letrat zyrtare”, me ata që dolën të pafajshëm.

Kanë kaluar 4 vite nga skandali i rëndë, qysh kur u shkarkua, u arrestua dhe u lirua ish-Guvernatori Fullani e prej po kaq vitesh, ai vërtet nuk është më në krye të bankës, por vazhdon të jetë akoma brenda Bankës së Shtetit, bankave private, kasafortave të institucioneve, transaksioneve qeveritare, bizneseve private dhe xhepave të qytetarëve.

Sa herë shikojmë kartmonedhat shqiptare, aq herë shikojmë të stamposur mbi to, emrin dhe firmën e Fullanit, akoma me detyrë “Guvernator i Bankës së Shtetit Shqiptar”, paçka se prej 4 vitesh ai nuk e përfaqëson më, këtë titull shtetëror të kartmonedhës zyrtare!

Disa e shpjegojnë këtë fakt, me afate prerjesh të kartmonedhave të reja, disa me neglizhencë të zëvendësit dhe ish-vartësit të Fullanit, disa me “fije të forta” të Fullanit atje ku “prodhohen” lekët, disa me një skemë të “kolegut” të Fullanit, hajdutit të Thes-arit Ilir Meta, për ta rikthyer përsëri në krye të Bankës nëse rrëzohet Edi Rama dhe nëse vetë Ilir Meta, shpëton “lëkurën” nga Vetting”-u, para së të rrëzohet Rama dhe ribashkohet në pushtet me Berishën.

Shumë hipoteza hidhen, interpretohen, hiperbolizohen, paraqiten si të vërteta dhe zhduken, por ajo që mbetet është firma e Fullanit mbi kartmonedhat zyrtare të Shtetit Shqiptar!/Pamfleti

Katër vjet pas vjedhjes/ Fullani ka ikur nga banka, por jo nga xhepat e shqiptarëve Read More »

Ja si dy kushërinjtë heronj shpëtojnë 14-vjeçarin që po mbytej në Golem

Dy persona kanë shpëtuar për mrekulli nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Golemit. Një 14-vjeçar ishte futur për t’u larë, por mbeti mes dallgëve dhe rrezikoi që të mbytej, ndërkohë që për ta shpëtuar shkoi kushëriri i tij 44-vjeç me kamerdare.

Dy persona kanë shpëtuar për mrekulli nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Golemit. Një 14-vjeçar ishte futur për t’u larë, por mbeti mes dallgëve dhe rrezikoi që të mbytej, ndërkohë që për ta shpëtuar shkoi kushëriri i tij 44-vjeç me kamerdare.

Por të dy rrezikuan mbytjen, pasi u bllokuan nga dallgët, ndërsa në ndihmë të tyre shkoi një person i tretë po kushëriri i tyre duke i shpëtuar. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të momentit kur dy kushërinjtë nga Berati ishin në rrezik për jetën, në luftë me dallgët dhe ndërhyrjen deçizive të të tretit për t’i shpëtuar.

Fillimisht nga deti doli 44-vjeçari, ndërsa më pas personi i tretë që hyri për t’i shpëtuar nxori 14-vjeçarin Anduel Gllava me shumë vështirësi deri në mol. Fatmirësisht 14-vjeçari nuk ishte shumë larg bregut duke u shpëtuar. 44-vjeçari shprehet se hyri për të shpëtuar djalin, por rrezikoi të mbytet edhe vetë. ‘Jemi nga Berati, u futa për ta ndihmuar se e mori uji atë çunin e vogël’ u shpreh 44-vjeçari pas daljes në breg.

Anduel Gllava, 14-vjeçari i cili rrezikoi të mbytej 

Report Tv mëson se dy personat janë dërguar në spitalin e Kavajës ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar në gjendje të mirë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme pranë një resorti. Të tre kushërinjtë janë nga Berati. Ndërkohë që në Golem mungojnë rojet e plazhit, por edhe flamujt e kuq dhe kufizuesit me litar për të respektuar thellësinë.

Dita e sotme ka qenë tragjike, pasi dy pushues janë mbytur duke u larë në det, ndërsa një i moshuar u gjet i pajetë në breg të detit. Paradite u gjet i pajetë një person në plazhin e Currilave, ndërsa njëri u mbyt duke u larë në plazhin e Porto Romanos në Durrës. Ndërsa në mesditë një turiste nga Polonia është mbytur në plazhin e Sarandës. Raportohet se turistja polake Noëorycka Peter Iëona 52-vjeçe është mbytur në zonën e quajtur “Kanali i Çukës”.

Ja si dy kushërinjtë heronj shpëtojnë 14-vjeçarin që po mbytej në Golem Read More »