Aktualitet

Sapo erdhi lajmi bombë nga Gjermania, preken mijëra shqiptarë

Mbi 50 leje të ndryshme që të lejojnë të jetosh në Gjermani njeh legjislacioni gjerman. Këtu bëjnë pjesë viza për artistët, leja e kufizuar e qendrimit, leja e pakufizuar e rezidencës, Karta Blu e Bashkimit Evropian për punonjës shumë të kualifikuar e kështu me radhë. Veç kësaj ekzistojnë edhe shumë rregulla e dekrete, të shpërndarë në të gjithë legjislacionin gjerman. Një ligj i posaçëm për imigrimin deri tani mungon në Gjermani.

Qeveria gjermane do të paraqesë brenda këtij viti një ligj imigrimi. Për këtë ranë dakord partitë në koalicionin qeveritar. Por përmbajtja e një ligji të tillë është ende e paqartë.

Kërkesë bazë e SPD

Ka vite që kërkesa për një ligj imigrimi është pjesë e programit të SPD, prej vitesh dështon SPD në rezistencën e partnerëve konservatorë të koalicionit CDU dhe CSU. “Gjermania nuk është vend imigrimi”, dëgjoje gjithmonë nga këto parti. Më vonë një ligj imigrimi është penguar me tezën se ka rregullime ligjore të shumëllojshme për këtë, prandaj nuk nevojitet një ligj imigrimi.

Por socialdemokratët e shohin këtë krejt ndryshe: “Rregullat aktualë të imigrimit janë një monstër burokratike”, ankohet për shembull politikani përgjegjës për politikën e brendshme në SPD, Burkhard Lischka në bisedë me DW. Edhe sikur të mbash parasysh vetëm nevojën që Gjermania të arrijë të dalë e suksesshme në garën ndërkombëtare për punonjësit më të mirë të kualifikuar, duhet të kërkosh “një ligj të thjeshtë, të qartë dhe të kuptueshëm migrimi”, thotë Lischka.

Imigrim në punë, jo në sistemet e mbrojtjes sociale

Ndërkohë, edhe partitë unioniste janë të gatshme që të flasin për një ligj imigrimi – vetëm se ai nuk duhet të quhet kështu: “Orientimin bazë e ofron marrëveshja e koalicionit qeveritar – dhe atje ne flasim për një ligj migrimi të punonjësve të kualifikuar”, thekson Philipp Amthor në bisedë me DW. Deputeti i CDU-së në Bundestag është anëtar i Komisionit të Punëve të Brendshme, migrim për të, si për të gjitha partitë unioniste do të thotë: imigrim në punë.”Nuk kemi dhe kaq pak migrim”, shprehet Amthor.

Konflikti i ardhshëm është i paraprogramuar

Sido që të quhet në fund: që në tetor, ministri i Brendshëm Seehofer do të paraqesë diçka, që mund të kishte pamjen e një ligji imigrimi. Se cila do të jetë saktësisht përmbajtja e tij është e paqartë. SPD-ja pati prezantuar para zgjedhjeve parlamentare një koncept, i cili orientohet mjaft në modelin e Kanadasë: çdo vit të lejohet të imigrojë në Gjermani një numër i caktuar imigrantësh. Ata do të përzgjidhen në bazë të një sistemi, në të cilin do të jepeshin pikë për arsimin, përvojën profesionale, njohuritë e gjermanishtes dhe të afërmit në Gjermani. Njëri nga hartuesit e konceptit është deputeti i SPD-së Karamba Diaby. DW-së Diaby i shpjegon:

“Me ligjin e imigrimit ne duam të kujdesemi për transparencë dhe të tregojmë se mbi bazën e cilave kritere mund të punosh dhe të jetosh në Gjermani.” Sipas këtij modeli, teorikisht do të ishte e mundur që të imigrosh në Gjermani pa pasur një ofertë për një punë të caktuar.

Ky është edhe njëri nga shkaqet pse e refuzojnë politikanët unionistë një model me pikë. “Te tema i imigrimit duhet të jetë e qartë një gjë”, thotë Armin Schuster, zëdhënës i CDU-së në Komisionin e Brendshëm. “Imigrimi në Gjermani kryhet përmes aksesit në tregun e punës”. Me fjalë të tjera: pa ofertë konkrete për punë nuk bëhet asgjë.

Nga informaticieni indian te kuzhinieri ukrainas

Por edhe në vetë partitë unioniste ndërkohë është e qartë se rregullat e tanishme janë shumë të ndërlikuara.”Deri tani kemi pengesa shumë të larta”, thotë Philipp Amthor. Prandaj me më shumë gjasa është një ligj i cili t’i përmbledhë rregullat ekzistues dhe t’i bëjë ato më pak të ngatërruara – këtë e mbështet edhe këshilli i ekspertëve për migrimin. Nuk është fjala vetëm për njerëz me kualifikime të larta. Më i thjeshtë duhet të bëhet migrimi për njerëz me profesione të thjeshta, por të kërkuara. “Nuk është fjala vetëm për superinformaticienin indian, por – dhe këtë mund ta them duke u nisur nga zona ime elektorale – edhe për kuzhinierin ukrainas.”/Burimi: DW/

Sapo erdhi lajmi bombë nga Gjermania, preken mijëra shqiptarë Read More »

Vlahutin në Vlorë: Qyteti është transformuar, janë rritur turistët, por kujdes tre gjëra

Nga qyteti bregdetar gjatë inaugurimit të Impiantit të Përpunimit të Ujërave, ambasadorja Romana Vlahutin u shpreh se Bashkimi Europian do të vijojë që të investojë.

Ajo u shpreh se Vlora është transformuar në pak vite, ndërsa Shqipëria duhet të arrijë standardet për të vijuar rritjen e numrit të turistëve.

Diplomatja e BE tha se numri i turistëve në Vlorë është rritur, por duhet të rriten standardet përsa i përket; ushqimit, që duhet të jetë i sigurt, plazheve të pastra dhe infrastrukturës.

“Jam shumë e lumtur t’u them që disa nga investimet strategjike, si ky impiant apo shëtitorja kanë ndryshuar fytyrën e Vlorës. Ky është një investim i madh për qytetarët e Vlorës. Jam shumë e lumtur që Shqipëria po përjeton një rritje të numrit të turistëve. Duhen standarde mjedisore, ushqim i sigurt, plazhe të pastra dhe infrastrukturë. Më shumë se 90 mln euro janë dedikuar nga BE për trajtimin e ujërave në disa qytete në Shqipëri. Ne planifikojmë të investojmë mbi 50 mln euro në Vlorë, vetëm 15 janë investuar në këtë impiant. Ata që ndotin duhet që të paguajnë koston, kujdesuni për lumenjtë tuaj. Vlora është transformuar në një qytet mjaft të bukur në pak vite,” tha Romana Vlhahutin./kohajone

Vlahutin në Vlorë: Qyteti është transformuar, janë rritur turistët, por kujdes tre gjëra Read More »

Rama në Vlorë me Zahon dhe Lindën, ja mesazhet që i cojnë qytetarët!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, sëbashku me djalin e tij Zahon si dhe me bashkëshorten e tij Lindën.

Para pak orësh kryeministri Rama ka postuar në Facebook një foto bashkë me djalin e tij, me pamjet nga deti. Janë të shumtë qytetarët që kanë reaguar në statusin e Ramës, dikush shpreh një shqetësim, dikush me ironi bën humor.

Por ne zgjodhëm dy mesazhet me pikante.

Njeri i thotë: “Po kur kalon tek Kastrati në transballkanike sa futesh, kur ta bëj me dorë unë pse nuk përshendet”. Ndërsa një tjetër thotë: Bëj jet o Edi bëj se ne të tjerët po vdesim nga vapa”.

Shikoni për më shumë fotot e mëposhtme:

 

Rama në Vlorë me Zahon dhe Lindën, ja mesazhet që i cojnë qytetarët! Read More »

Transformim mjedisor i gjithë zonës turistike

Transformimi mjedisor përmes investimeve që lidhen me ujërat e zeza dhe përpunimin e mbetjeve do ta shndërrojë gjithë zonën kryesore turistike në një pasqyrë të pastërtisë dhe bukurisë së vendit.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama , gjatë përurimit të impiantit të përpunimit të ujërave në Vlorë.

Kryeministri informoi se “zgjatimi i gjithë procesit të transformimit infrastrukturor nëntokësor do të vijojë në Orikum, ku në 2-3 muajt e ardhshëm do të vihet përfundimisht në punë impianti i përpunimit të ujërave të zeza”.

“Bashkë me investimet që do të bëjmë në ujësjellësa e kanalizime për gjithë zonën e bregdetit nga Shëngjini deri në Ksamil dhe me investimet e mëtejshme në energji për gjithë zonën e bregdetit do t’i përgjigjemi në mënyrë adekuate nevojës në rritje për shërbim më cilësor turistik dhe rritjes në mënyrë progresive të turistëve në Shqipëri”, tha Rama.

Kjo sipas tij, “është një vëmendje e vazhdueshme qysh prej fillimit edhe në vazhdim të mandatit tonë të dytë qeverisës”./atsh

Transformim mjedisor i gjithë zonës turistike Read More »

Aeroporti i Vlorës, me impakt të madh ekonomik e social

“E gjithë infrastruktura e transformuar nuk i thotë të gjitha dhe është e paplotë në impaktin e madh ekonomik dhe social mbi Vlorën nëse nuk llogarisim edhe aeroportin e Vlorës”.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot ndërtimin e aeroportit “një investim masiv në funksion të zhvillimit të ekonomisë përmes turizmit dhe jo vetëm”.

“Studimet dhe shifrat e lëvizjeve të njerëzve e tregojnë këtë impakt, dhe këtu kam parasysh shqiptarët që udhëtojnë për në Greqi dhe Itali”, tha Rama.

Ai do të jetë aeroporti i jugut të vendit, tha Kryeministri. Sipas Ramës, ai do të garantojë një fluks të madh qytetarësh dhe lëvizje nga Vlora me çmime të arsyeshme dhe në kohë më të shpejtë.

“Aeroporti do të jetë vlerë e shtuar nga pikëpamja sociale por edhe e fluksit të turistëve që do të sjellë. Po ashtu do të sjellë një fluks të ri investimesh sa i përket hoteleve, biznesit dhe gjithë zhvillimeve që hap perspektiva e një aeroporti të ri”, shtoi Rama./atsh

Aeroporti i Vlorës, me impakt të madh ekonomik e social Read More »

Fusha e mbetjeve në Vlorë sipas standardeve mjedisore

Vlora do të shpëtojë edhe nga një tjetër plagë shumë e rëndë e së shkuarës, fusha e mbetjeve.

Kështu deklaroi sot nga Vlora, Kryeministri Edi Rama gjatë përurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve.

“Ja ku jemi sot këtu dhe shumë pak metra nga këtu kemi një tjetër dëshmi rrënqethëse, fushën e plehrave, që falë përpjekjes sonë dhe nënshkrimit të një marrëveshje shumë të rëndësishme financimi do të zhbëhet njëherë e mirë dhe plehrat do të trajtohen sipas standardeve të duhura higjenike dhe mjedisore”, tha Rama.

Ka shumë akoma për të bërë për Vlorën e gjithë Shqipërinë, tha Kryeministri, “por duhet të kthejmë kokën pas dhe të shikojmë sa shumë është bërë gjatë këtyre viteve”./atsh

Fusha e mbetjeve në Vlorë sipas standardeve mjedisore Read More »

Vlora me impiant modern të përpunimit të ujërave

Impianti i përpunimit të ujërave në Vlorë është një vepër infrastrukturore shumë e rëndësishme për mjedisin dhe turizmin, e cila do të pasohet nga një sërë investimesh të tjera.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, gjatë përurimit të impiantit të përpunimit të ujërave në Vlorë.

Ai theksoi se do të vijojnë një sërë investimesh të tjera për ujin, kanalizimet dhe energjinë në zonën e bregdetit.

“Është e rëndësishme që sot ne dëshmojmë këtu fillimin e vënies tërësisht dhe përfundimisht në punë të këtij impianti të përpunimit të ujërave të zeza, të njërit prej qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe qytetit me potencialin më të madh të zhvillimit turistik”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “për shumë e shumë vite i gjithë ky potencial kishte mbetur në mëshirë të fatit”.

Impianti i përpunimit të ujërave, sipas Ramës është një investim i madh dhe shumë i rëndësishëm, por nuk është i fundit edhe sa i përket përpunimit të ujërave të zeza dhe sistemimit të kanalizimeve”.

“Ne e dimë shumë mirë se ajo që e pengon gjithë vijën bregdetare të qytetit, Lungomaren, që të kthehet në frekuentim ashtu si duhet është fakti se prej dekadash ujërat e zeza të Vlorës derdhen aty drejtpërdrejt në det”, tha Rama.

Pas kryerjes së investimit që tanimë po jep frytet e veta në gjithë vijën urbane të Lungomares, Kryeministri theksoi se është koha për të nisur në muajt në vijim investimin për sistemimin përfundimtar të ujërave të zeza.

Vitin e ardhshëm, tha ai, vija e Lungomares do të jetë në kushte optimale mjedisore dhe uji i detit nuk do të jetë më i ndotur./atsh

Vlora me impiant modern të përpunimit të ujërave Read More »

Gazeta austriake: Udhëtim përmes Shqipërisë

Një peizazh i mrekullueshëm, vlera të çmuara kulturore dhe gatime të shijshme të përziera me kuzhinën italiane, greke dhe turke, shkruan gazeta e njohur austriake ”Kurier”.

Kryeministri Edi Rama uroi një ditë të mbarë, duke shpërndarë këtë përshkrim fantastik të Shqipërisë në mediat austriake.

Vetëm disa dekada më parë, për Shqipërinë dihej shumë pak, citon gazeta austriake. Vizitorët e huaj vinin në mënyrë sporadike dhe vetëm për raste speciale, siç ishin ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në futboll, në dhjetor të vitit 1980.

Në atë kohë vetëm pak gazetarë kishin mbërritur, të cilët u dërguan nga aeroporti drejt qendrës së Tiranës. Autobusi ecte në një rrugë virtuale pa trafik, ku kishte vetëm njerëz me biçikleta. Në hollin e hotelit kishte një pemë Krishtlindjesh. Një gjë e rrallë, pasi Shqipëria komuniste në atë kohë ishte e izoluar dhe ateiste.

Por, që nga viti 1990, Shqipëria ka patur zhvillime të jashtëzakonshme. Rreth 12 vite më parë, aeroporti u shndërrua në një kompleks modern dhe mori emrin ”Nënë Tereza”, emri i shenjtores së famshme shqiptare. Trafiku tashmë është i rënduar si në çdo qytet tjetër të Evropës. Rrugët janë të mbushura me reklama të mëdha të kompanive ndërkombëtare, të kompanive të njohura të prodhimit të makinave dhe të universiteteve private.

Trashëgimia e romakëve

Thesari kulturor i Shqipërisë ndodhet jashtë kryeqytetit, ku të presin peizazhe madhështore dhe vlera të çmuara kulturore. Në rrugën drejt bregdetit ju kaloni në Apolloni, një pllajë e gërmuar nga arkeologët, që ju fton të ecni përmes pjesëve të rikonstruktuara të tempujve romakë dhe te teatri. Larg në horizont, dielli që po perëndon reflekton në detin Adriatik. Në Antikitet, ky qytet ishte i aksesueshëm nga anijet dhe shumë i rëndësishëm ekonomikisht, por pas një tërmeti në shekullin III, porti u shkatërrua.

Në qytetin port të Vlorës, ju prekni detin Adriatik. Vetëm pak kohë më parë është përfunduar një shëtitore me palma, e quajtur “Lungomare”. Ende, shezlongët e hoteleve të rinj janë të paprekur dhe në pritje të turistëve. Në vitin 1912 pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Otomane u shpall në Vlorë. Relike, foto dhe dokumente ju mund t’i shihni dhe admironi në Muzeun e Pavarësisë.

Riviera shqiptare

Sapo kalon Vlorën, peizazhi bëhet më tërheqës, ndërsa rruga e bregdetit më e gjarpëruar. Edhe këtë herë, përpara shfaqet pamja e gjireve të vegjël, që të joshin me plazhet me guralecë me ujëra të kaltra dhe të kristalta.

Këtu gjendet kufiri mes Adriatikut dhe Jonit. Pas udhëtimit nëpër rrugën e ngushtë gjarpëruese mbërrin në Qafën e Llogarasë. Pamja nga kjo lartësi mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit është mahnitëse. Përgjatë gjithë gjatësisë së Rivierës Shqiptare shtrihen ullishta dhe plantacione agrumesh, që formojnë një peizazh mbresëlënës mbi plazhet e mrekullueshëm me zall.

Një parashutist bëhet gati të fluturojë nga kjo pikë vrojtimi. Nisja është e shpejtë dhe erërat e ngrohta e shtyjnë parashutën në fluturim mbi plazhet e gjera përgjatë bregdetit. Atje poshtë ndanë plazheve dallohet një kantier ndërtimi. Së shpejti turistët do të mund të akomodohen në këtë resort të ri.

Përgjatë rrugës panoramike të jugut, rrallë ndodh të shohësh ndonjë makinë, por dhjetëra njerëz mbi biçikleta. Sidoqoftë ata s’ishin vendas, por turistë amerikanë, të cilët sodisnin peizazhin mahnitës në atë ditë të bukur vjeshte me mot të ngrohtë. Nga larg dallohet ishulli i Korfuzit.

Përballë, në skajin më të largët jugor të Shqipërisë, gjendet Parku Kombëtar i Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ndoshta më i rëndësishmi në vend. Një rrugë me ekualipte formon hyrjen e parkut, që të çon drejt një amfiteatri të mirëruajtur antik grek.

Për orë të tëra mund të shëtisësh dhe eksplorosh parkun nën hijen e pemëve. Veçanërisht interesante janë rrënojat e një tempulli, të një bazilike bizantine e shekullit VI dhe një mozaik i bukur.

Rruga e kthimit kalon nëpër një qafë mali dhe kalon ndanë Gjirokastrës, “qytetit të gurtë”, që gjithashtu është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Rrugët e kalldrëmta të qytetit të çojnë në kala, pasi kalon ndanë dyqaneve të vegjël që ofrojnë qëndisma, punime artistike të skalitura në gur dhe suvenire.

Në kala gjendet Muzeu Kombëtar i Armëve, që përfshin një koleksion mahnitës me objekte të periudhës mes vitit 1912 dhe Luftës II Botërore. Pamja e qytetit të vjetër është mbresëlënëse. Çatitë janë të mbuluara me rrasa, që gjenden me bollëk në mjedisin malor përreth.

Rruga për në Veri është shumë e mirë dhe kalon një prej zonave më piktoreske të Shqipërisë. Luginat e lumenjve, të gjera dhe të zhdërvjellta me ura të gërryera dhe me një mal gjigant në sfond të sjell në mendje kujtimet e Karl May në novelën ”Përmes mbretërisë së shqiptarëve”.

Shumë shpejtë mbërrin në Berat, një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. Lagjja ”Kala”, sipër një kodre përbëhet nga shumë shtëpi, shumica të pabanuara, por si zonë e konsideruar Trashëgimi Botërore nga UNESCO, ato janë nën një mbrojtje speciale.

Një ish-katedrale përdoret si muze. Ndërsa ikonat e çmuara nëpër mure me skena nga jeta e Krishtit dhe 12 dishepujve dhe shenjtorëve janë të jashtëzakonshme. Poshtë kalasë ndodhet lagjja ”Mangalem”, në qytetin që quhet ndryshe ”qyteti i një mbi një dritareve”, me xhami dhe shtëpi të mrekullueshme antike.

Gazeta austriake: Udhëtim përmes Shqipërisë Read More »