Aktualitet

Plazhi i vjeter pritet të jëtë këtë vere një nga me atraktivet

Plazhi i vjeter pritet të jëtë këtë vere një nga me atraktivet. Det i paster, vije të gjere bregdetare dhe rerë të bardhe, plazhi i vjeter është ideali për pushime familjare dhe jo vetem. Me nderhyrjet e kryera kryesisht nga operatori privat, në këtë plazh, është ideali për atë që kerkojnë të kalojnë pushime familjare dhe të qeta.

I vetmi në bregdetin e Vlorës, me rerë të paster dhe det jo shumë te thellë dhe të paster, por natyrishte dhe me një infrastrukture të permiresuar, plazhi i vjeter pritet të jëtë mjaft i frekuentuar dhe atraktiv. Jo vetem pushues nga Vlora, por edhe nga rrethe, dhe te moshave te ndryshme.

Plazhi i vjeter pritet të jëtë këtë vere një nga me atraktivet Read More »

Shënime udhëtimi/ Mos dil jashtë Shqipërisë po s’pate vizituar Sazanin

Nga Xhuliana Jakimi

Çdo herë që vizitoj perlat e natyrës shqiptare bindem akoma më shumë që nuk ia vlen të udhëtosh jashtë Shqipërisë pa prekur mrekullitë që na ka falur natyra.

Destinacioni i radhës ishte Vlora. Këtë herë bashkëudhëtare kisha dy miket dhe koleget e mia. Ishte ndryshe, udhëtim pune e qejfi, por pa përcaktuar agjendë. Isha veriorja e privilegjuar mes mikeve të jugut.

Me të arritur në qytetin bregdetar, theksi i vlonjatëve ngjalli kërshërinë time për t’i dëgjuar me vëmendje. “O derman, o vëlla, o cole…” fjalët që dëgjon më së shumti për të treguar përzemërsinë ndaj të tjerëve. Në dukje të ftohtë e të prerë, por nëse iu “zë derën” kupton që janë miq të çmuar. Ndërsa ironia e hollë i shoqëron edhe në shakatë e tyre.

Kafen e mëngjesit e shijuam përballë detit te porti i Vlorës, ndërsa nisja me anije për në Sazan e në brigjet e Karaburunit u bë rreth orës 9:30. Koha nuk qe shumë premtuese, herë dielli ngrohte mbi ne, e herë zhdukej mes reve. Megjithatë ishim të vendosura që me apo pa diell do e shijonim udhëtimin.

Valentina, guida, një zonjë e respektuar që mbi kokë mbante kapelen e marinarit, na tregonte rreth Sazanit e Karaburunit si dhe historive gjatë udhëtimeve.

“Pothuajse çdo ditë në shohim delfinë në det. Ka raste që dhe na shoqërojnë në udhëtime”, na tha Valentina. Ndërsa ne shihnim mes dallgëve mos do na nderonin si vizitorë për herë të parë të Karaburunit. Por jo. S’i pamë gjëkund.

“Një herë kemi parë dhe një fokë në det. Doli vetëm për disa sekonda. Në memorien time më kanë mbetur sytë e mëdhenj dhe të zinj”, tregoi më tej ajo. Gjithësesi, ne nuk qemë aq fatlumë që të shihnim foka e delfinë.

Pas rreth dy orësh udhëtim mes detit, pamë tokë. Ishte Sazani. Sa më shumë afroheshim, aq më shumë shtohej dëshira për ta prekur nga afër.

Një pamje aq piktoreske me larmishmëri ngjyrash. Jeshile, të verdhë, të kuqe, blu… thjesht mrekulli. Para nesh kish mbërritur një tjetër anije. Nuk ishte një port modern, por kishte gjurmë të një porti ushtarak të braktisur.

Hapat e Valentinës ishin busulla jonë e orientimit drejt eksplorimit të Sazanit, “qytetit të braktisur” siç e quante ajo. Bunkierë kudo, vagonë të prishur, shina, qendër spitalore e pabanuar, shkollë, ndërtesa.

Zhurma që krijohej nga flladi mes pemëve e cicërimat e zogjve ishin melodia që na shoqëroi në ngjitje, ndërsa ajo çka shihnim fliste për historinë e kësaj zone.

Imagjinata ime ndizej vetvetiu, e dëshira për të jetuar aty shtohej më shumë. Nga lart e gjithë vija bregdetare dukej nën monitorimin tim, e ndihesha perëndesha e asaj mrekullie.

Por thirrja e Anxhelës më nxorri nga bota që unë kisha krijuar për disa sekonda. “Na ka marrë uria. Do hamë ndonjë byrek?”. Mes natyrës, e një pamje që ç’të them, në fakt edhe oreksi të shtohet. Ia shtruam mes natyrës, e falenderonim mamin e Invës për duart e arta që ka e që na gostisi mirë e mirë.

Ndonëse nuk donim, ora kish kaluar shpejt e duhej të udhëtonim drejt brigjeve të Karaburunit. Hipëm në anije, e teksa po i largoheshim ishullit, isha e sigurtë që një ditë do kthehesha sërish, për ta shijuar dhe më gjatë.

Anija ankoroi në Shën Vasil. Ndryshe nga Sazani, aty kishte lokale e shezlong. Zumë një çadër, e si të babëzitura hodhëm çantat e u zhytëm në det për të mos dalë për rreth një orë. Dielli na ledhatonte fytyrat, ndërsa deti u tregua miqësor me ne, duke qetësuar dallgët.

Në mbrëmje për herë të parë do kishte dhe koncert. Djemtë e lokalit na ftuan të qëndronim, por na duhej të largoheshim. Pas një pasditeje të gjatë e të shkurtër njëkohësisht; pa internet, pa punë, mes të qeshurave, detit, diellit e gurëve, duhej të ktheheshim.

Teksa po visheshim, po shihnim njëra-tjetrën. Dielli e kripa kishin bërë harta në trupin tonë. Vende vende të skuqura, diku më bardhë e ca pjesë të nxira mirë.

Dielli na shoqëroi gjatë kthimit. Ai pasqyronte mbi det, ndërsa një erë e lehtë luante mbi fytyrat tona. Perëndim më të bukur s’kisha parë, por jam e sigurtë që udhëtime akoma më të bukura do të ketë./politiko.al

Shënime udhëtimi/ Mos dil jashtë Shqipërisë po s’pate vizituar Sazanin Read More »

Vlora, me impiant të ri të përpunimit të ujërave të zeza

Vlora ka tashmë një impiant të ri për përpunimin e ujërave të zeza duke i dhënë kështu zgjidhje një problemi të hershëm mjedisor për këtë qytet. Ndërsa brenda dy tre muajve do të vihet në punë impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Orikum.

Për qarkun e Vlorës do të nisin edhe punimet për segmentin Orikum-Llogara dhe Radhimë-Uji i Ftohtë. Një projekt tjetër madhor që pritet të konkretizohet së shpejti është ai i impiantit të grumbullimit të mbetjeve ku mbetjet do të trajtohen sipas standardeve të duhura higjenike dhe mjedisore, duke i dhënë fund pamjeve të pakëndshme që vijnë nga fusha aktuale e grumbullimit të mbetjeve në qytetin turistik. /atsh

Vlora, me impiant të ri të përpunimit të ujërave të zeza Read More »

Platforma “shqipëriaqeduam.al”, porta për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

Platforma “shqiperiaqeduam.al” po bëhet gjithnjë e më shumë porta ky qytetarët shqiptarë marrin një zgjidhje për problemet e tyre brenda 10 ditëve.

Numri total i ankesave që kanë mbërritur në portalin “shqiperiaqeduam.al” në nivel qendror llogaritet 13 122, ndërsa 11 759 janë trajtuar nga strukturat shtetërore.

Në nivel vendor janë regjistruar gjithsej 2 040 ankesa ndërsa janë trajtuar 1 583 janë zgjidhur.

Numri total i rasteve të regjistruara në fjala ime është 227 ndërsa në rubrikën nisma ime 276.

Gjatë kësaj jave janë 10 raste të spikatura suksese, 7 raste në ministrinë e Drejtësisë, 1 në të Financave dhe Ekonomisë dhe nga një rast në ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe atë të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Numri total i logimeve në platformën “shqiperiaqeduam.al” llogaritet 40 603 ndërsa i regjistrimeve të reja 8 396/.atsh

Platforma “shqipëriaqeduam.al”, porta për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve Read More »

Siguria e pushuesve, kulla vrojtimi nga Velipoja në Sarandë/Foto

Për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama bën të ditur se situata me kullat e vrojtimit ende nuk është perfekte dhe pa boshllëqe, por përmirësimi është i dukshëm, ndërsa evidenton edhe përgjegjësinë e pushtetit vendor në këtë drejtim.

“Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, me gjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive. Sidoqoftë asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurt po forcohet dita-ditës në terren”, shkruan kryeministri. /atsh

Siguria e pushuesve, kulla vrojtimi nga Velipoja në Sarandë/Foto Read More »

Tatimet vijojnë kontrollet në zonat turistike

Hetimi Tatimor po vijon me kontrollet dhe verifikimin e subjekteve, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit, në të gjithë vendin.

Më konkretisht, strukturat e specializuara të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, rajoni verior po i përqendrojnë veprimet e tyre në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit, etj..

Që nga data 22 qershor e në vazhdim, nga kjo drejtori, u verifikuan në total 397 subjekte, nga të cilat, për 186 subjekte u morën masa, me një vlerë prej rreth 6.9 milionë lekësh.

Më konkretisht,për mos lëshim kuponi janë konstatuar 34 shkelje, për punonjës të padeklaruar janë konstatuar 28 shkelje, për mbajtjen e mallit pa faturë tatimore (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 25 shkelje, për mos mbajtje të paisjes fiskale në gjendje pune janë penalizuar 14 subjekte, për shitje pa faturë janë penalizuar 12 subjekte, ndërsa 19 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Gjithashtu, edhe nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, rajoni jugor po ushtrohen kontrolle të vazhdueshme.

Referuar të dhënave, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në datë 13 korrik, u morën masa me bllokim aktiviteti për 7 subjekte që rezultuan të paregjistruar në organet tatimore.

Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, ka në fokus të punës së saj zbatimin e masave për të reduktuar evazionin fiskal, si dhe për të rritur të ardhurat.atsh

Tatimet vijojnë kontrollet në zonat turistike Read More »

Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale, mundësi për turizëm dhe argëtim/Foto

Pas Sheshit “Skënderbej” dhe Pazarit të Ri, Tirana do ketë një tjetër hapësirë pedonale, e cila pritet të shndërrohet në një nga vendet më të frekuentuara jo vetëm për kryeqytetasit, por edhe për turistët e huaj. Kalaja e vjetër e Tiranës do t’i kthehet qytetarëve të saj si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin e artizanisë, kulturës dhe artit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në brendësi të mureve të Kalasë dhe u shpreh i bindur se ky projekt do të jetë xhevahiri i radhës për Tiranën. “Në qetësi, pa zhurmë, pa bujë, pa histeri, e kemi kthyer “çarshinë” e Kalasë së vjetër të Tiranës, në një kantier i cili do transformohet në një tjetër hapësirë pedonale, të ngjashme, e ndoshta edhe më të mirë se sa Pazari i Ri”, tha Veliaj.

Ai theksoi se kalaja e rinovuar do jetë gati brenda pak javësh, ndërsa tha se ashtu si Pazari i Ri, edhe kjo hapësirë do krijojë shumë mundësi punësimi dhe të bërit biznes. “Dua t’u bëj thirrje të gjithë sipërmarrjeve, të ngjashme me sipërmarrjet në Pazarin e Ri, që kanë një “tis” të kulturës, të traditës sonë, qoftë në kulinari, qoftë në artizanat, qoftë në muzikë, qoftë në shërbimet e tjera publike, të fillojnë interesimin dhe besoj se shumë shpejt do të jetë një nga pjesët më të vizituara të Tiranës”, tha kryebashkiaku.

Veliaj shtoi se ky projekt është një shembull tjetër i suksesit që mund të ketë bashkëpunimi mes privatit dhe publikes. “Për të gjithë ata njerëz që kanë alergji nga fjala partneritet publik-privat, duhet të vijnë të shohin këtë pjesë të Kalasë së Tiranës, ku pronarët origjinalë, pra familja Toptani, me qeverinë lokale dhe qendrore, bashkëpunojnë në këtë partneritet publik-privat, që pronën e tyre private ta vënë në shërbim të publikes, si një mjedis për kulinari për gatimet shqiptare, për artizanët, për art dhe kulturë, si një mini-pallat pionerësh për kurse dhe muzikë, e për të ruajtur traditën tonë dhe një hapësirë fantastike midis Tiranës moderne të kullave, të shumëkatësheve ultramoderne, me Tiranën tradicionale. Pra, çfarë është për të ruajtur të ruhet dhe t’i kthehet publikut!”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se pavarësisht debateve që shoqërojnë çdo nismë të Bashkisë së Tiranës, ashtu si në rastin e sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri, edhe Teatri i ri Kombëtar do jetë një sukses më vete, që do sjellë një godinë moderne dhe me të gjitha kushtet për ata që luajnë në skenë dhe spektatorët. “Jam shumë i lumtur që pak metra nga Teatri i ri, ku pritet të lindë diçka ultramoderne, kemi një simbiozë, ku diçka e Tiranës së vjetër bashkëjeton me modernen”, u shpreh Veliaj.

Falë bashkëpunimit me familjen e vjetër Toptani, Kalaja e vjetër e Tiranës i është nënshtruar një rinovimi total, duke krijuar një hapësirë të re kulturore e tregtare, ku do të ketë dyqane souveniresh me fokus historinë e Tiranës, mozaikë, restorante tradicionale. Ajo do të shërbejë si një hapësirë tjetër pedonale. Për ta bërë atë më të aksesueshme do të ndërtohet edhe një rrugë e re në shërbim vetëm të këmbësorëve që do e lidhë atë me Unazën dhe rrugën e “Elbasanit”. /atsh

Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale, mundësi për turizëm dhe argëtim/Foto Read More »

Investime për transformimin e spitaleve të Fierit dhe Vlorës

Rreth 163 mijë pacientë janë përfitues të drejtpërdrejtë të investimit që ka transformuar spitalin rajonal të Fierit.

Për këtë spital janë parashikuar investime edhe për përmirësimin e urgjencës së kardiologjisë dhe njësisë së kimioterapisë.

Me një investim prej 600 mijë eurosh është transformuar edhe spitali rajonal i Vlorës. Spitalit i është shtuar edhe shërbimi i hemodializës dhe pajisje moderne të sterilizimit.

Investimi ka prekur edhe maternitetin si dhe spitalin e fëmijëve pediatrinë.

Ndërsa shumë shpejt do të nisë rehabilitimi i urgjencës, reanimacionit qendror si dhe rindërtimi i poliklinikës së Vlorës./atsh

Investime për transformimin e spitaleve të Fierit dhe Vlorës Read More »