Aktualitet

Xhafaj në samitin e Londrës: Lufta kundër krimit të organizuar, prioritet

Lufta kundër krimit të organizuar është  prioritet thelbësor i Shqipërisë. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në Londër, ku mori pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor. Në këtë samit u mbajt një takim i parë i ministrave të Brendshëm, të vendeve pjesëmarrëse të ‘Procesit të Berlinit’ dhe Bullgarisë.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vlerësoi organizimin e Samitit, si një mundësi për të diskutuar dhe dakordësuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.

“Shqipëria, e konsideron luftën kundër krimit të organizuar si prioritet thelbësor dhe për këtë është duke ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndër-institucionale, e mishëruar në një Task Force Speciale, (e ngjashme me modelin ‘Table Mate’ në Mbretërinë e Bashkuar), e cila bën bashkë të gjitha agjencitë relevante brenda vendit, të ngarkuara me përgjegjësi ligjore në këtë drejtim”, – theksoi Xhafaj. E parë në kontekstin e mësipërm, ai nënvizoi se Shqipëria është duke thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, britanikë, gjermanë, italianë, austriakë dhe agjencitë ligjzbatuese të këtyre vendeve.

Ministri i Brendshëm evidentoi gjatë fjalës në Samit, rezultatet e Task Forcës Speciale për identifikimin dhe arrestimin e një sërë grupesh kriminale me rrezikshmëri të lartë, përfshi edhe hetimin e aseteve të tyre.

Një tjetër prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme është lufta kundër terrorizmit, e këtu sipas Xhafajt, Shqipëria është kontributore e palodhshme në përpjekjet globale për parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit.

Ministri i Brendshëm risolli në vëmendjen e ministrave të Brendshëm propozimin për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, bërë më herët në takimin e Triestes vitin e kaluar.

Ai shtoi se forcimi i sigurisë në Ballkan kërkon padyshim vijimin pa hezitim të procesit të integrimit Europian.

“Unë besoj se kjo është në interes të rajonit dhe i shërben më së miri interesave që lidhen me sigurinë e kontinentit evropian. Nuk mund të ketë Europë të fortë në përballimin e sfidave të sigurisë, krimit të organizuar dhe terrorizmit, pa Ballkanin e përfshirë në proceset integruese”, – tha ministri Xhafaj.

Në fund të punimeve të Samitit të Londrës, palët pjesëmarrëse miratuan një deklaratë, në krye të së cilës ishte angazhimi për përballjen e përbashkët me kërcënime të sigurisë, përfshirë krimin e organizuar, ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin dhe financimin e terrorizmit, korrupsionin, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin e migrantëve, trafikimin e armëve dhe drogave si dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike.

Ministrat e Brendshëm pranuan se këto kërcënime janë transnacionale dhe kërkohet thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe ngritjen e nivelit të reagimit kolektiv.

Në deklaratë pranohet progresi i bërë në forcimin e kësaj përgjigjeje të përbashkët dhe u sigurua përkrahje e iniciativave për sigurinë dhe migracionin. Palët dakordësuan bashkëpunimin midis institucioneve të zbatimit të ligjit në fushën e shkëmbimit të informacionit.

Ministri Xhafaj pati takime me homologë të vendeve të rajonit gjatë punimeve të Samitit, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Varshavë. /atsh

Xhafaj në samitin e Londrës: Lufta kundër krimit të organizuar, prioritet Read More »

Roja bregdetare në qytetin e Vlorës i shpëton jetën 25 vjeçares, vuante nga epilepsia

Një 25-vjeçare është shpëtuar nga roja bregdetare në qytetin e Vlorës.
E reja ishte duke u larë në det në momentin kur është vënë re nga roja bregdetare se ishte duke u mbytur. Vajzës iu dha ndihma e parë nga roja bregdetare, dhe më pas u shoqërua në spital. Report Tv ka mësuar se vajza vuan nga epilepsia.

Roja bregdetare ka thënë se një tjetër problem shqetësues është monitorimi i plazheve të Vlorës, që nuk është prezent as këtë sezon.

“E pamë në gjendje jo të mirë dhe iu afruam menjëherë që bëmë shpëtimin e saj. Nuk e dinim nëse ishte sëmurë, por pamë gjendjen jo të mirë. E nxorrëm në breg dhe i dhamë ndihmën e parë, deri në ardhjen e ambulancës. Plazhet e Vlorës nuk janë pajisur akoma me roje bregdetare.”-sqaron roja.

Mësohet se gjendja e 25-vjeçares është e stabilizuar, dhe e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën./lexo.al

Roja bregdetare në qytetin e Vlorës i shpëton jetën 25 vjeçares, vuante nga epilepsia Read More »

Monika, ti ke 20 vjet që i lutesh vajzës të bëjë jetë princeshe, mua ka 20 vjet që më lutet vajza për bukën e gojës

Datëlindja e “vajzës presidenciale” dhe reagimi i një nëne që jeton në varfëri

Pas urimit, që nënë Monika Kryemadhi i bëri publikisht vajzës së saj “Zonjë e Parë”, për 20 vjetorin e datëlindjes, ka reaguar me një mesazh drejtuar Monikës, nëna e një vajze 20-vjeçare, familja e të cilës jeton në varfëri ekstreme dhe me fëmijë, që detyrohen të mbledhin kanaçe e të rropaten në punë të rënda, për të jetuar.

Ja mesazhi dërguar në “Pamfleti”, drejtuar nënë Monikës, nga nëna e vajzës që në 20 vitet e jetës, nuk përjetoi asnjë ditë fëmijëri normale: Zonja Monika, vajza të ketë jetën e gjatë që i ka dhënë Zoti dhe ta shijoj pa fund, luksin e materilo-fiananciar, që ju si prindër i keni siguruar me punën tuaj.
Edhe unë jam nënë si ty, kam një vajzë 20-vjeçare, por nuk kam marë asnjëherë guximin t’i uroj datëlindjen, jo se nuk di, jo se nuk dua, por sepse nuk gjej dot një fjalë të vetme të pranueshme prej saj dhe prej vehtes, se për çfarë ta uroj, mbasi nuk kam mundur t’i siguroj dot as pagesën për studimet e larta në universitetin shtetëror dhe asnjë kusht tjetër, për fëmijëri e rini normale.
Megjithëse edhe ne si prindër, punojmë përditë prej 25 vitesh, po aq vite sa edhe ju burrë e grua, nuk arrijmë dot as të ushqehemi normalisht, vajzës nuk kemi mundur t’i blejmë asnjëherë një veshje fëminore e rinore “moderne”, nuk i kemi festuar asnjë datëlindje, nuk e kemi çuar asnjëherë për argëtim ose me pushime brenda vendit dhe së fundi, po e detyrojmë të shkoj në punë, për të ushqyer e veshur vehten.

Në urimin tënd, ti zonja Monikë i luteshe vajzës, që ashtu si në këto 20 vite, ajo të vazhdonte të shijonte maskimalisht jetën në çdo aspekt, ndërsa vajza ime ka 20 vjet që më lutet “për bukën e gojës” e për të shkuar në universitet, për të shkuar një ditë me shoqet në piknik, për një mbrëmje argëtimi e për të festuar një datëlindje jashtë familjes, por varfëria më pengon t’ia plotësoj këto “ëndrra” 20-vjeçares time…

Suksese vajzës tuaj, në studimet universitare në Londër! Me respekt, Vjollca T…., Elbasan

Monika, ti ke 20 vjet që i lutesh vajzës të bëjë jetë princeshe, mua ka 20 vjet që më lutet vajza për bukën e gojës

Monika, ti ke 20 vjet që i lutesh vajzës të bëjë jetë princeshe, mua ka 20 vjet që më lutet vajza për bukën e gojës Read More »

Projekti i Lungomares,mbetet një nga investimet më të rëndësishme në Vlorë,një projekt i financuar nga BE.

Projekti i Lungomares,mbetet një nga investimet më të rëndësishme në Vlorë,një projekt i financuar nga BE.

Porta drejt Europës,me simbolizimin se Shqipëria i përket Europes dhe integrimit në BE,është edhe projekti i inaguaruar në Lungomare gjatë mbrëmjes së të dielës,me praninë edhe të ambasadores së BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin.

Një projekt që simbolizon pulbardhat,por edhe rrugën dhe portën e shqiptarëve drejt Europës,dhe pikërisht  ky projekt është zhvilluar në Lungomare, një nga projektet e investuara dhe financuara nga BE.

Projekti i inaguruar është përzgjedhur mes shumë projekteve të prezantuara dhe pikërisht simbolizimi për sytë dhe portën drejt Europës është përzgjedhur si fitues.

Projekti i Lungomares,mbetet një nga investimet më të rëndësishme në Vlorë,një projekt i financuar nga BE. Read More »

Uaa, lajm i trishtë për familjen laçiane, xhaxhai mesazh Berishës: Prej 5 ditësh nipi i zhdukur, dyshojmë se…

“Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin!”. Ky eshte informacioni i fundit qe nxjerr ish kryeministri Sali Berisha, referuar nje mesazhi qe ka marre nga familjari i te zhdukurit. Dyshimet jane se mund ta kene vrare.

Lexoni mesazhin e familjarit dixhital. sb

“Zoti berisha jam nje qytetar nga laci me emrin asllan hysa kam nje problem te jashtzakonshem me dat 5 ora 9:30 kq humbur kontaktet cuni vllajt me emer keisi elion hysa ne zonen e nikles fushkruj dyshoj qe edhe mund te jet vrare policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte eshte bere denoncimi ne komisarjatin e lacit edhe nuk reagojne as laci as kruja ju lutem me ndimoni se spo gjem zgjidhie. Faleminderit”

Uaa, lajm i trishtë për familjen laçiane, xhaxhai mesazh Berishës: Prej 5 ditësh nipi i zhdukur, dyshojmë se… Read More »

Të rinj nga Belgjika, kampingje në Parkun e Qafë-Shtamës

Përsëri Qafë-Shtama në qendër të vëmendjes së turistëve të huaj që vizitojnë qytetin e Krujës dhe bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar.

Këtë radhë janë një grup të rinjsh nga Belgjika që kanë ngritur kampingun e tyre në Parkun e Qafë-Shtamës ku do të rrinë rreth një javë. Gjatë kësaj kohe do të angazhohen dhe specialistë të natyrës në AdZM Durrës, që së bashku me grupin e të rinjve belgë, të tjerë pushues që ndodhen në këtë park si dhe të rinj vendas, do të zhvillojnë pastrime, shenjime shtigjesh, dhe ngjitje në maja të ndryshme.

Para disa ditësh këtë park e vizitoi edhe një grup motoristësh nga Polonia që kaluan disa orë aventure në masivin pyjor të parkut.

Qyteti historik i Krujës, Kështjella e Skënderbeut, pazari mesjetar i qytetit si dhe natyra e Parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës, presin vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj./atsh

Të rinj nga Belgjika, kampingje në Parkun e Qafë-Shtamës Read More »

Sistemi i ruajtjes për herë të parë në gjithë bregdetin

Komitetet e turizmit dhe task-forcat janë në krye të monitorimit të sezonit. Kështu deklaroi në Kuvend, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ndërsa njoftoi masat e marra për sezonin turistik.

“Ne sot jemi në mes të sezonit turistik një sezon, i cili ka filluar si rrallë herë shumë kohë më përpara, një sezon i cili është mëse premtues, një sezon i cili është i mbushur me turistë të huaj nga e gjithë bota, por përsëri kemi probleme, përsëri kemi shqetësime, përsëri kemi probleme në të cilat ne duhet të reflektojmë të gjithë së bashku”, theksoi ministri Klosi.

Ministri vuri në dukje se janë të tre parimet bazë “me të cilat ne duam të zhvillojmë turizmin dhe sigurinë e një turizmi cilësor në vitin për të cilin flasim që ka të bëjë me sigurinë nëpër plazhe, ka të bëjë me pastërtinë në plazhe dhe ka të bëjë me realizimin e mikpritjes në plazhet tona”

“Përsa i përket sigurisë, kemi punuar shumë përgjatë gjithë vitit, jashtë sezonit. Kemi bërë takime dhe kemi ngritur për herë të parë pikat e sigurisë, të cilat kanë të bëjnë, me sigurinë në plazhe, me ruajtjen e ujit dhe po ashtu me sigurinë që ka të bëjë me ministrinë e Shëndetësisë, me ruajtjen e jetës, dhe në të treja drejtimet kemi avancime të jashtëzakonshme, krahasuar me një vit më parë, kemi të përcaktuar qartë me Bashkitë, ku do të jenë vendet e mjeteve lundruese dhe falë zotit kemi një sistem i cili po monitoron, nuk kemi asnjë incident në plazhet tona përsa i përket mjeteve lundruese, kemi një reduktim shumë të madh”, theksoi ministri. /atsh

Sistemi i ruajtjes për herë të parë në gjithë bregdetin Read More »

Siguria në plazhe, numër shumë i reduktuar incidentesh

“Kemi një numër shumë të reduktuar të humbjes së jetës krahasuar me vjet në plazhe por përsëri një jetë e humbur na rrëzon gjithë atë çfarë ne themi”, deklaroi ministri i Turizmit, Blendi Klosi ndërsa bëri thirrje që të gjithë aktorët që punojnë për rritjen e sigurisë në plazhe të jenë të bashkuar.

“Duhet të jemi të gjithë së bashku atje, së bashku me pushtetin qendror, së bashku me pushtetin lokal, së bashku me vet poseduesit, operatorët turistikë, të cilët duhet të kuptojnë se kjo është një përpjekje që duhet të vijë nga poshtë-lart”, theksoi Klosi.

Ai foli edhe për sistemin shëndetësor të ndërtuar në vite. “Por”, tha ministri, “këtë vit e kemi në perfeksion numrin e qendrave të ndihmës së parë”.

“Kemi 26 pika ambulatore në të gjithë sistemin e plazheve. E kemi ndërtuar dhe për herë të parë, kemi 18 qendra ambulance të cilat përgjigjen në të gjithë zonën bregdetare në harkun kohor të 7-8 maksimuni 10 minuta”, vuri në dukje ministri Klosi. Të gjitha këto përpjekje, theksoi ai, “na bëjnë të mendojmë se sezoni do të vazhdojë të jetë i sukseshmëm me numër të rritur turistësh, por sa më shumë rritet numri i turistëve aq më shumë shtohet përgjegjësia jonë, aq më shumë shtohet përgjegjësia jonë për të pasur mundësi që të kemi një sezon të diversifikuar”. /atsh

Siguria në plazhe, numër shumë i reduktuar incidentesh Read More »