Aktualitet

Anglia jep lajmin e mire për të gjithë shqiptarët, ja cfarë ka vendosur

Britania tha se gati do të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor, për t’iu ndihmuar vendeve të këtij rajoni që të trajtojnë kërcënimet e përparimit të tyre, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me drogë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, i bëri këto komente në Londër, ku sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim marrin pjesë udhëheqës të gjashtë vendeve të këtij rajoni, ashtu si edhe figura evropiane jashtë tij, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Ballkani Perëndimor përbëhet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Tubimi është samiti i pestë në kuadër të Procesit të Berlinit, i krijuar në vitin 2014, me qëllim thellimin e lidhjeve midis Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së.

Anglia jep lajmin e mire për të gjithë shqiptarët, ja cfarë ka vendosur Read More »

Zbulohet arsyeja e fshehtë pse Basha dhe Salianji sulmojnë firmën “Fusha Sh.p.k”

PD ka nisur një sulm frontal ndaj firmës “Fusha Sh.p.k”, si përpjekje të fundit për ndalimin e ndërtimit të kullave në territorin e Treatrit Kombëtar pas kalimit të ligjit në Parlament. Por, në fakt pas fshihet një prishje marrëdhënieje mes Basha-Salianji dhe firmës Fusha.

Shkruan Ilirjan Blloshmi

Fundja Lulzim Basha tani ka inate personale me Fusha shpk/sha. Sepse Lulzim Basha si kryetar bashkie, gjithë tendrat e pastrimit, ndriçimit, gjelbërimit dhe rikonstruksionit të rrugëve të Tiranës, ja dha kësaj kompanie. Madje për një skeme-ndërtimi kallash ku ishte i perfshirë dhe Bujar Nishani u transferua edhe selia e PD.

Ervin Salianji belbëzon se Erion Veliaj nuk ka bythe të hapi ato letrat e bashkise kur Vini punonte në bashki dhe te shohe. Lulzim Basha dhe Vini kanë vetëm një merite që të djegin çdo kauzë të ngritur nga populli kundër kësaj qeverie.

Dogjën kauzën e protestës së kuksjaneve. I lanë në burg dhe iken. Më pas Vini si nipi i një ish sigurimsi, nxori atë vlonjatin e gjore, gjoja fliste me vëllain e misistrit. Iku dhe kjo, ai mavria iku në Kosovë, Vinen e kemi akoma këtu. Tani kërkon t’ju djege dhe kauzen aktorëve. Përseri eshte komiku dhe tigri i PD-së, qe po e bën këtë gjë.

Zbulohet arsyeja e fshehtë pse Basha dhe Salianji sulmojnë firmën “Fusha Sh.p.k” Read More »

Krerët e politikës shqiptare në rrezik, mesazhi i kolumbianëve me vrasjen e dy gardistëve

Krerët Pazaret e drogës, krerët e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare kanë hyrë në një lojë të rrezikshme, kolumbianët mesazh të koduar me eliminimin e dy gardistëve pas kapjes së ngarkesave me kokainë dhe euro, politikanët mes dy zjarreve, po u dridhet toka nën këmbë, ja çfarë fshihet pas deklaratës së fortë të ambasadorit Lu.

Kokave të krimit dhe politikës shqiptare po u dridhet toka nën këmbë. Nuk bëhet më fjalë për frikë nga drejtësia e re dhe burgu për afera korruptive, por për forca të jashtme, me të cilat nuk bëhet shaka, pasi të fshijnë nga faqja e dheut. Kokat e krimit dhe politikës shqiptare kanë hyrë në një lojë të rrezikshme, duke luajtur mes karteleve të drogës dhe partnerëve strategjikë, të cilët janë në luftë me kapot e drogës. Politikanët e nivelit të lartë shqiptarë, nga njëra anë bashkëpunojnë me kartelet duke u garantuar kalimin e ngarkesave me drogë, por nga ana tjetër bëjnë sikur bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtar në luftën kundër trafikut të drogës, për të ruajtur pozitat e pushtetit, qoftë kur janë në qeveri, qoftë kur janë në opozitë.

Kjo lojë e dyfishtë duket se nuk mund të zgjasë shumë. Kapot e drogës ndihen mosbesues dhe të tradhtuar. Për rrjedhojë, ata u kanë dhënë kohët e fundit disa mesazhe politikanëve shqiptarë, përmes disa vrasjeve që në dukje duken si aksidentale dhe vetëvrasje. Javët e fundit kanë vdekur në mënyrë misterioze dy gardistë, përgjegjës për sigurinë e jetës së funksionarëve të lartë, nga kryeministri deri tek kryetari i opozitës. Gardisti i parë humbi jetën pasi e shtypi një makinë, ndërsa i dyti, shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, humbi jetën po në mënyrë të dyshimtë brenda Ministrisë së Brendshme.

Gjatë viteve të fundit, sa herë që në Shqipëri është kapur një sasi kokaine me burim nisje nga Kolumbia apo Ekuatori, janë vrarë persona të rëndësishëm me lidhje të forta me politikanët e nivelit të lartë. Vdekja e dy gardistëve ka ardhur pikërisht pas kapjes së një sasie rekord kokaine në Durrës, prej 613 kg si dhe pas bllokimit të 3.6 milionë eurove. Gardistët mund të mos kenë asnjë lidhje me këtë çështje, por ata mund të jenë viktima të një prag lufte mes krerëve të politikës shqiptare dhe karteleve të drogës.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania po rrisin presionin ndaj politikës shqiptare për të luftuar kapot e drogës në Shqipëri dhe jashtë saj. Jo më larg se dje, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, për herë të parë akuzoi qeverinë e Edi Ramës, policinë dhe prokurorinë se janë të paafta ose nuk kanë vullnet për të kapur një prej kapove të drogës, Kelmend Balilin, me lidhje të forta politike me partinë e Ilir Metës dhe të Monika Kryemadhit. Këta dy të fundit e bënë Balilin drejtor transportesh në Sarandë.

Ambasadori amerikan ua bëri dje të qartë shqiptarëve se qeveria, policia dhe prokuroria nuk duan që ta kapin Balilin, duke deklaruar se Balili ka lidhje të forta politike. Nuk ka më qartë dhe troç se sa kaq: Balili është një nga kapot që kontrollon politikën shqiptare. Ambasadori dha edhe një mesazh tjetër, kur tha se kapot e krimit tani duhet të kenë frikë, pasi do të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit. Ky ishte një mesazh edhe për krerë e politikës shqiptare, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse janë me kapot e drogës apo me amerikanët dhe gjermanët./Pamfleti>

Krerët e politikës shqiptare në rrezik, mesazhi i kolumbianëve me vrasjen e dy gardistëve Read More »

Bashkia Vlorë, të gjitha bizneset në zonën e plazhit duhet të kenë një kontratë me vrojtuesi

Quhet Ariel Lamaj,vrojtuesi i plazhit ,ndërhyrja e të cilit i ka shpëtuar jetën një vajze 20 vjeçare,e cila ndodhej duke pushuar në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë. Gjatë momentit që ndodhej në det,20 vjeçarja ka ndjerë shqetësime,ndërsa ka rrezikuar mbytjen.

Është dashur ndërhyrja emergjente e vrojtuesit të plazhit,i cili ka ndërhyrë në kohë ,duke arritur ta nxjerr në breg dhe i ka shpëtuar jetën.

Ky është rasti i parë i rrezikshëm i rregjistruar në palzhet e Vlorës. Përparim Kamberaj i Federatës së vrojtuesve të palzheve në Vlorë,ka theksuar domosdoshmërinë e vrojtuesve të tjerë në plazhe,referuar aktualisht edhe ngjarjes së kësaj të hëne.

Aktualisht mes të punësuarve dhe atyre që kanë në proçes çertifikimi,numëron 60 vrojtues plazhesh,ndërsa në Vlorë ka ende nevojë,çka ka sjell dhe kontrollet e rrepta të pushtetit vendor dhe policisë bashkiake për bizneset të cilat kanë në administratim territoret e plazheve.

Kryetari i bashkisë së Vlorës ,Dritan Leli, ka theksuar se të gjitha bizneset duhet të kenë një kontratë me vrojtuesit. Kontrat e cila është respektuar në pjesën më të madhe të palzheve. Në ato biznese ku nuk ka patur vrojtues,bashkia ka ndërhyre,si në rastin e bllokimit të një prej tyre,dhe më pas është lejuar të zhvillojë aktivitetin, pas vendosjes së rojës së plazhit. Leli ka kërkuar dhe ndërgjegjësimin qytetar,ndërsa kontrollet kanë vijuar  çdo ditë

Rasti i parë i rrezikshëm është rregjistruar gjatë kësaj të hëne në Vlorë,ndërsa vrojtuesit janë  një nevoje urgjente në plazhe.

Bashkia Vlorë, të gjitha bizneset në zonën e plazhit duhet të kenë një kontratë me vrojtuesi Read More »

Djukic: Shqipëria, Serbia në rrugën e duhur për kapërcimin e paragjykimeve

Ne jemi në rrugën e duhur, nëse jemi të ndershëm, tregojmë respekt të ndërsjellë dhe flasim për marrëdhëniet mes dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të tejkalojmë interesat kontradiktore and keqkuptimin, deklaroi Drejtoresha e agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, Branka Djukic, në fjalimin hapës të  konferencës ndërkombëtare që po zhvillohet në Beograd me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”.

Konferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ka në fokus të diskutimeve marrëdhëniet mes dy kombeve, rrethanat historike, politike dhe ndërkombëtare që gjenerojnë këto marrëdhënie sot, si rrugëtimi i dy vendeve drejt BE-së./atsh

Djukic: Shqipëria, Serbia në rrugën e duhur për kapërcimin e paragjykimeve Read More »

“Rrënjët shqiptare-dheu danez”, filmi dokumentar për shqiptarët në Danimarkë

“Rrënjët shqiptare-dheu danez”, filmi dokumentar për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë, do të shfaqet në 22 korrik në Prizren.

Regjizori Ixhet Lutfiu, me bashkëpunëtorët e tij, ka zgjedhur qytetin e Prizrenit që më 22 korrik 2018 ( ora 20.30) të promovoj filmin e tij më të ri dokumentar “Rrënjët shqiptare – dheu danez”, kushtuar shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në Danimarkë.

Ixhet Lutfiu duke qenë pjesë e ekipit të radio televizionit “Zëri i Kosovës” që nga viti 1991 ka arritur të grumbullojë materialin e nevojshëm dhe të shfrytëzoj në mënyrë profesionale arkivin e këtij mediumi të rëndësishëm kombëtar.

Dokumentari përshkruan kronologjikisht (që nga viti 1965) veprimtarinë historike dhe kulturore të shqiptarëve të Danimarkës dhe është i ndarë në dy pjesë: pjesa e parë, që po promovohet tani, përfshin vitet 1965-1999 dhe trajton mbi 20 tema, kurse pjesa e dytë që përfshin vitet 2000-2018 trajton rreth 40 tema të fushave të ndryshme si psh arsimi, kultura, sporti e muzika.

Shqiptarët e Danimarkës që nën flamurin danez prekën majat e suksesit edhe në arenën ndërkombëtare llogariten si të mirëintegruar në Mbretërinë Daneze.

Po ashtu, në këtë dokumentar çmohet lart roli i shtetit danez në përkrahjen e çështjes shqiptare etj etj.

Ky film dokumentar ka për qëllim nxitjen edhe të shqiptarëve në vendet e tjera perëndimore për të bërë edhe dokumentar të tjerë që të mos harrohet vepra e lavdishme e mërgatës tonë për lidhjen me shpirt e me zemer me vendlindjen si dhe kontributi i tyre i çmueshëm në vendet ku jetojnë. Dokumentime të tilla i duhen opinionit dhe instancave përgjegjëse që merren me çështjen e emigracionit shqiptar./atsh

“Rrënjët shqiptare-dheu danez”, filmi dokumentar për shqiptarët në Danimarkë Read More »

Bregdeti i jugut perla e turizmit detar, Gjipea më befasuesja

Plazhi i Gjipesë apo siç njihet ndryshe Kanioni i Gjipesë është një ndër plazhet më të bukura të rivierës shqiptare.

Kanioni nis që nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jal dhe përfundon në bregdet, duke krijuar një oaz përrallor në bregun e jugut.

Disa thonë që e ka marrë emrin “Gjipe” nga përcaktimi si  “Gjiri i Perëndive”, por gojëdhënat gjithmonë kanë vend për diskutim.

Vërtet është një vend përrallor që të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë, për të ecur në kanionin e saj ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezullues.

Duke qenë se është një vend i veçuar, ku nuk ka zona të ndriçuara pranë gjirit dhe falë ajrit të pastër, mund të dallosh të gjitha kostelacionet yjore që mund të shikohen nga pozicioni i vendit tonë.

Nëse kërkoni që fundjava juaj të jetë një aventurë e bukur dhe plot gjallëri me emocione të bukura, me histori e gojëdhëna, ky është destinacioni dhe vendi i duhur.

Çdo fundjavë grupe të ndryshme vizitorësh, nga Tirana apo qytete të tjera të Shqipërisë, turistë të huaj nisen drejt këtij vendi befasues kundrejt çmimeve konkuruese dhe një udhëtimi komod. Gjipea është njëri prej perlave detare të jugut./atsh

Bregdeti i jugut perla e turizmit detar, Gjipea më befasuesja Read More »

Anija e parë e udhëtimeve turistike në gjirin e Vlorës

Gjiri i Vlorës përbën një ndër atraksionet më të mëdha turistike të jugut vendit, ndërsa së fundi në dispozicion të turistëve është vënë edhe një një anije  udhëtimesh për të eksploruar destinacionet që ofron ky bregdet.

Përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama postoi një video me pamje nga kjo anije, që tashmë do të përshkojë itinerarin e gjirit të Vlorës.

“Mirëmëngjes dhe me anijen e parë të udhëtimeve turistike në gjirin e Vlorës, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Kryeministri Rama./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155946419201523/?t=0

Anija e parë e udhëtimeve turistike në gjirin e Vlorës Read More »