Aktualitet

Fluks turistësh në Shqipëri: Të dytët në rajon për numrin e turistëve për banorë

Turizmi është një nga shtyllat nxitëse të ekonomisë së një vendi. Në 2016-n për çdo 10 shqiptarë llogariteshin 14 turistë të huaj. Rekordin në rajon e mban Mali i Zi, kur për 10 malazeze numëroheshin 27 turistë.

Gjatë 2016-s numri i turistëve në Shqipëri llogaritej 4.1 milionë, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore. Në vlerë absolute, të dytët pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, me 1.7 milionë turistë, pasuar nga Serbia me 1.3 milionë, Bosnja 800 mijë, dhe Maqedonia 500 mijë.

Deri më tani, Europa është destinacioni më popullor në turizmin ndërkombëtar: afërisht 590 milionë njerëz shpenzojnë një natë ose më shumë në vendet europiane në 2016 (me Rusinë dhe Turqinë që përllogarisin sa një e terë. Krahasuar me rreth 200 milionë vizitorë në Amerikë, 460 milionë i ka pjesa tjetër e botës të kombinuar se bashku (Afrika, Azia dhe Australia).

Harta më poshtë tregon numrin e turistëve (të cilët vijnë nga një shtet tjetër) të cilët kanë kaluar një natë në një shtet të dhënë, bazuar mbi të dhënat e Bankës Botërore ( të mbledhura më parë nga organizata botërore e turizmit)

Franca kryeson listën, me 82.6 milionë vizitorë në 2016-n, jo vetëm në Europë, por në mbarë botën (asnjë vend tjetër nuk ka arritur që të tërheqë më shumë vizitorë se Franca, as vende shumë më të mëdha se Amerika apo Kina).

Sigurisht, dikush mund të argumentojë që vendet e mëdha mund të tërheqin më shumë turistë, por ky nuk është rasti. Harta më poshtë tregon se numri i mbërritjeve të turistëve për frymë në 2016-n  (për shembull, numri 1.4 për Shqipërinë do të thotë se për çdo 10 shqiptarë, 14 individë kanë kaluar një natë në Shqipëri.

Me vetëm 77 mijë banorë, Andora është një ndër vendet që tërheq me miliona turistë. Vendet e tjera që  mund të quajnë vetëm magnet të turizmit janë Malta, Kroacia, Austria, Mali i Zi dhe Qipro, të ndjekur nga Estonia, Greqia dhe Irlanda.

Në përgjithësi, vendet europiane dominojnë listën e vendeve më të vizituara në botë.

#             Turistët  2016 (në milionë)

1              Franca                          82.6

2              Shtetet e Bashkuara  75.6

3              Spanje                          75.3

4              Kina                                59.3

5              Italia                              52.4

6              Mbretëri e Bashkuar 35.8

7              Gjermani                      35.6

8              Meksike                        35.1

9              Tajlande                       32.5

10           Turqi                            30.3 (monitor)

Fluks turistësh në Shqipëri: Të dytët në rajon për numrin e turistëve për banorë Read More »

Siguria ushqimore, AKU bllokon mish pa certifikatë veterinare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vazhdë të monitorimeve të njësive tregtare në të gjithë Shqipërinë, ka bllokuar sasi mishi dhe ka gjobitur disa subjekte. Kështu, në qarkun e Dibrës, në kuadër të kësaj fushate, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka shtuar shumë kontrollet dhe po mban në monitorim të rreptë të gjitha njësitë tregtare kryesisht të mishit.

Gjatë këtyre inspektimeve në qytetin e Burrelit, në lagjen Drita, AKU ka gjobitur 3 subjekte tregtare, ku bllokoi 20 kg mish viçi dhe 12 kg mish qingji pa vulë dhe certifikatë veterinare. Subjekti tregtar u gjobit me 200000 lekë. Në vijim të këtij aksioni u bë e mundur gjithashtu dhe bllokimi i një sasie prej 30 kg mish viçi, në një tjetër subjekt tregtar në të njëjtën lagje.  Dhe kjo sasi mishi ishte pa vulë dhe certifikatë veterinare ndërsa subjekti mori të njëjtën vlerë gjobe.

Subjektit të treti iu bllokua një sasi prej 39 kg mishi viçi. Dhe kjo sasi ishte jashtë standardeve ligjore, pa vulë dhe certifikatë veterinare. Dhe ky subjekt u gjobit me 200000 lekë për mungesën e gjurmueshmërisë.

Aksioni i AKU-së u shtri dhe në lagjen tjetër të qytetit të Burreli, “Pjeter Budi”, ku gjatë kontrollit u bllokua sasia prej 17 kg mish qingji pa vulë dhe certifikatë veterinare. Në total sasia e bllokuar nga ky aksion ishte 118 kg mish dhe vlera e gjobave të vëna arriti në shifrën 800000 lekë.

AKU u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare të tregtojnë produkte brenda standardeve ushqimore dhe të pajisura me vulë dhe certifikata veterinare, ndërsa nga ana tjetër u bën thirrje konsumatorëve të zgjedhin njësitë tregtare të licencuara dhe të kërkojnë gjithmonë dokumentin fiskal si një prej elementëve që garanton gjurmueshmërinë dhe për rrjedhojë sigurinë ushqimore. /atsh

Siguria ushqimore, AKU bllokon mish pa certifikatë veterinare Read More »

Haradinaj dhe Merkel bisedojnë për finalizimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi sot një takim në Londër me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, me të cilën bisedoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, përmbushjen e detyrimeve të Kosovës në raport me BE-në, si dhe për procesin e finalizimit të dialogut me Serbinë.

Gjatë takimit Haradinaj, vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë në proceset jetike të shtetndërtimit të Kosovës.

“Partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është i një rëndësie të veçantë, duke njohur rolin dhe kontributin e Gjermanisë edhe në procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila i ka hapur rrugë Kosovës që të trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet tjera të rajonit. Kosova është e përkushtuar që ta avancojë këtë partneritet. Parku Inovativ dhe Trajnues në Prizren është një dëshmi e radhës, që vendi ynë është i përkushtuar për prezencën ekonomike, krahas asaj politike”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen e fuqishme të saj dhe të shtetit gjerman, Haradinaj tha se “qeveria e Kosovës me përkushtim dhe vendosmëri të lartë është duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke e fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit, duke i dhënë prioritet zhvillimit ekonomik, axhendës së reformave europiane dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve me fqinjët”.

“Lidershipi juaj ka qenë vendimtar për shumë procese në të cilat po kalon Ballkani Perëndimor, prandaj kërkojmë mbështetjen tuaj që edhe në këtë fazë të rëndësishme të procesit të integrimeve europiane, liberalizimit të vizave, të jeni zë i fuqishëm për të ardhmen prosperuese të Kosovës”, nënvizoi Haradinaj.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, theksoi se “Gjermania përmes procesit të Berlinit do të luajë rolin e saj edhe më tutje që Kosova të jetë e barabartë dhe të jetë kontribuese në stabilitetin politik jo vetëm të saj, por edhe të rajonit”.

Në takimin e kryeministrit Haradinaj me kancelaren Merkel, i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli./atsh

Haradinaj dhe Merkel bisedojnë për finalizimin e dialogut me Serbinë Read More »

Sezoni turistik, tolerancë zero subjekteve që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor që në fillim të muajit qershor dhe deri tani ka kryer 1072 inspektime në të gjithë vendin për të mos toleruar asnjë biznes që nuk plotëson kushtet higjieno-sanitare.

Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një intervistë për ERTV, mbi aksionin e kontrolleve për kushtet higjieno-sanitare në të gjitha njësitë e ofrimit të shërbimeve si baret, restorantet, pishinat apo njësitë e prodhimit ushqimor.

“Aksioni i ndërmarrë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, nuk është aksion i ditëve të fundit. Ne kemi realizuar një plan së bashku me të gjitha ministritë e tjera, të cilat janë të angazhuara në planin e masave të sezonit turistik të sigurtë dhe për të garantuar shëndet të mirë për pushuesit, turistët dhe qytetarët duke ndërmarrë një seri inspektimesh në subjektet akomoduese, bare, restorante, pishina publike dhe private dhe duke inspektuar kushtet higjieno-sanitare dhe standardet e ofrimit të shërbimit”, thotë Manastirliu.

Ajo theksoi se para fillimit të sezonit turistik, janë kryer 2300 inspektime në këto subjekte.
Duke folur për sigurinë dhe kushtet higjieno-sanitare, Manastirliu theksoi se nga kontrollet dhe inspektimet e kryera nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor rezulton se sot ka më shumë siguri sesa ka pasur vite më përpara përsa i përket sigurimit të standardeve higjieno-sanitare”.

“Para se të fillonte ky sezon, janë kryer inspektime dhe i janë lënë rekomandime subjekteve të ndryshme akomoduese, bareve, restoranteve apo të tjera subjekteve që tregtojnë dhe prodhojnë produkte ushqimore, në mënyrë që të garantohej që gjatë sezonit turistik asnjë qytetar të rrezikohej për shkak të kushteve të higjieno-sanitare”, nënvizoi Manastirliu duke shtuar se ka pasur shumë reflektim dhe sot jemi në kushte më të mira seç ishim, përsa i përket standardeve që subjektet ofrojnë për pushuesit gjatë zonave bregdetare.

Ministrja bëri të ditur se “inspektimet do të vazhdojnë në kombinim edhe me inspektoriatet e ministrive të tjera si të Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Turizmit dhe Mjedisit, në mënyrë që t’i garantojmë pushuesve një sezon turistik të sigurtë e të shëndetshëm”.

E pyetur për masat ndaj atyre që shkelin ligjin, Manastriliu tha se tashmë nuk do të ketë më paralajmërim por vetëm masa si; mbyllja provizore e subjekteve, gjobë ose deri në mbyllje të biznesit.

Sipas saj, nuk do të ketë tolerancë për asnjë subjekt që nuk plotëson këto kushte.

Lidhur me procesin i dezinsektimit në zonat turistike, për të garantuar një sezon turistik të sigurtë për çdo pushues, ministrja u shpreh se “ky proces ka nisur në prill në ato zona që janë konsideruar si hot spote si në Shëngjin, Tale, Velipojë, Durrës, por edhe në zonat urbane, Divjakë. Ky proces po vijon të kryhet edhe në plazhet e Vlorës, Qeparoit, Borshit, Ksamilit, por edhe në Butrint”.

Ministrja sqaroi se “janë kryer 104 trajtime dhe do të vazhojnë të kryhen, kemi 40 trajtime në zona të cilat janë të identfikuara si hot spote. Në këtë mënyrë nuk do të kemi sëmundje infektive”.

Sa i përket ngritjes së qendrave të reja shëndetësore verore Manastirliu tha se “këto qendra janë 24 orë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve. Vetëm përgjatë kësaj periudhe nga 1 qershori deri tani 8600 qytetarë kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore. 112 mjekë dhe infermierë janë të atashuar me kohë të plotë dhe ofrojnë shërbim shëndetësor. Po ashtu edhe autoambulancat në 17 pika  të bregdetit ofrojnë kujdes shëndetësor dhe referojnë në kohë shumë të shpejtë pushuesit apo raste që janë emergjencë për jetën, në spitalet më të afërta apo në qendrat shëndetësore verore”. //atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155947582281523/?t=0

Sezoni turistik, tolerancë zero subjekteve që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare Read More »

PD shpall armik çdo ambasador të SHBA, 10 fakte historike në 27 vite luftë USA-PD

Që Partia Demokratike nuk ka pasur marrëdhënie të mira me ambasadorët amerikanë që vijnënë Tiranë kjo tashmë ësthë një fakti i njohur. Por kjo histori të zgjasë për 27 vite, askush nuk do ta mendonte. Kreshnik Spahiu analizon në një shkrim të gjatë marrëdhëniet me të gjitha ambasadorët amerikanë.

Nga Kreshnik Spahiu

Pse në 27 vite PD-ja akuzon si armiq të demokracisë dhe të korruptuar çdo ambasador amerikan që ka punuar në Shqipëri? Në respekt dhe korrektësi të historisë diplomatike shqiptare po rendis 10 faktet e mëposhtme:

1- 1991- 1994 Ëilliam Reyerson, i vetmi ambasador amerikan që ka mbështetur PD, por që do të shpallej si armik 23 vite më vonë, në vitin 2014. Reyerson u kinsiderua armik nga PD për shkak se kërkoj që Berisha të dal në pension dhe mos jetë as deputet në parlament sepse pengon PD.

2- Joseph Lake 1994 – 1996, u shpall si armik dhe përkrahës i PS për shkak se kontestoi projekt-kushtetutën e iniciuar nga PD në vitin 1994, kërkoi lirimin e 5 minoritarëve grek të Omonias të arrestuar si agjent të Athinës dhe mbështeti Kryetarin e Gjykatës Lartë Zef Brozi që kundershtoi ish-Presidentin asokohe. Në këtë periudhë kongresmenët Engel dhe Lantosh nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri. Ndihmës sekretari amerikan i shtetit që vizitoi Shqiperinë në Qershor të vitit 1996 nuk pritet në takim nga ish-presidenti i atëhershëm. Lake do të largohej më pas nga Shqipëria dhe vendin e tij do ta zinte Marisa Lino.

3- 1996 – 1999 Marisa Lino. PD akuzoi ambasadoren Marisa Lino si të implikuar në rebelimin e armatosur që rrëzoi qeverinë. Ndërkohë që populli ishte i armatosur dhe në gjëndjen jo vetëm të jashtëzakonshme por edhe në luftë civile, ambasadorja amerikane M. Lino do të dilte në një deklaratë në RTSh për të siguruar shqiptarët se ambasada do të qëndronte hapur dhe bashkë me të do të qëndronin dhe 12 punonjës të ambasadës amerikane por më vonë ajo dhe shtetas të tjerë amerikan do të evakuoheshin me “Sikorsky” nga marina amerikane.

4- 1999 – 2002 Joseph Limpreht. PD akuzon ambasadorin amerikan Joseph Limpreht për bashkpunim me Fatos Nanon dhe fill pas vrasjes së Azem Hajdarit fishkëllehet dhe pritet me sharje në selinë e PD. Më vonë Limpreht do të ndërronte jetë dhe vdekja e tij do të përgojohej nga mediat pro PD për histori banale rozë.

5- 2002 – 2004 James Jeffry. PD akuzon ambasadorin James Jeffrey si guvernator të Shqipërisë dhe ai largohet nga Shqipëria pa përfunduar mandatin drejt një misioni më të rëndësishëm në Irak dhe Afganistan.

6- 2004 – 2007 Marcie Ries. Zonja Ries njihet si një nga ambasadoret që mbështeti fillimin e karrierës së Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, ku ky i fundit fitoi 3 mandate rradhazi kundrejt PD (2000-2011). Megjithëse nuk është përfolur shumë Ries nuk gëzon “respektin apo mirënjohjen” nga PD e cila mbajti marrëdhënie të ngrira me të dërguarën e Ëashingtonit.

7- 2007 – 2010 John Ëithers, II. 7 Maj, PD do të akuzonte ambasadorin John Ëithers për flirte me ish-prokuroren e përgjithshme Ina Rama, se ata të dy manipuluan rezultatet e raporteve mbi korrrupsionin e qeverisë së PD. Ndaj Ëithers apo njohur ndryshe si “çokollata” nuk gëzon mirënjohjen e ish e të djathtëve, madje ish lideri demokrat në emisonin “Opinion” nuk do t’i përmendte as emrin por do të shprehej se “ky zotëri” (Ëithers) ka bërë politikë personale me të. Pas largimit të tij Ëithers në një nga raportet e tij me titull “Ringjallja e fantazmës së komunizmit”, do ta etiketonte ish liderin demokrat si një ish- komunist, sekretar partie, që përdor të njëjtat armë si dikur për të mbajtur pushtetin e tij.

8- 2010 – 2014 Alexander Arvizu. PD akuzon ambasadorin Alexander Arvizu si të blerë nga socialistët dhe mbështetës të paltformës për të sjellë PS dhe Edi Ramën në pushtet. Madje burime nga PD do të shpreheshin për largimin e tij si vijon: “Alexander Arvizu u largua nga Shqipëria si mik i Edi Ramës dhe jo si i popullit shqiptar”.

9- 2014 PD të vetmin ish-ambasador Ëilliam Edëin Reyerson (1991-1994) të cekur në fillim të këtij shkrimi do ta shndërronin çuditërisht nga mik në armik, vetëm se në një intervistë të vitit 2014 Ë. Reyerson kerkoi haptazi që ish lideri historik S.Berisha të dali në pension dhe të mos qëndrojë më si kryetar në hije e të mos bëj kinse sikur PD është nën duart e liderit të ri, L. Basha.

10- 2014 – 2018 Donald Lu. Në vitin 2018 PD akuzon ambasadorin Lu si të blerë nga Soros dhe të korruptuar nga Edi Rama për një reformë të një anshme në drejtësi. Në 17 Maj 2017, Mungesa e vullnetit për Veting shtyu PD ti afroj marrveshje Rames duke e lën në pushtet edhe 8 vjet me qëllim që së bashku të nxjerrin jasht loje projektin amerikan “Veting” në politik.

Ambasadori Lu u sulmua barrbarisht nga rrjetet sociale në një fushat denigrimi të papranueshme të ashtuquajtur “Peshku i Madh”. Bojkoti i darkës së lamtumirës së PD me ambasadorin Lu të SHBA dhe Vlautin të BE, shënojnë kulmin e njē histori konflikti të PD me Ëashgtonin dhe Brukselin.

PD që prej themelimit dhe gjatë periudhës që ka drejtuar vendin, Shqipëria dhe PD ka qënë mike e afërt me USA dhe çdo ambasador është quajtur dhe mik i PD dhe shqiptarëve, por kjo miqësi “prishej” shpejt per 3 arsye:

1- veçanërisht kur PD humbiste zgjedhjet dhe çdo ambasador ishte mik i kundërshtarit. 2- Kur kërkonin largimin nga politika të eksponentëve kryesorë të kësaj force politke. 3- Ku kërkonin hetim dhe arrestime të zyrtarëve të PD.

Historia vazhdon dhe nisur nga sa më sipër, koha do të tregoj se PD do të ndërtojë të njëjtin skenar mardhënie me ambasadoren e re të sapo dekretuar nga presindenti i ShBA-ve D.Trump.

P.S Ajo ka një eksperiencë unike në vënien para drejtësisë të zytarëve dhe ish-zyrtarve të korruptuar. A do e pranoj vallë PD barazinë në bankën e të akuzuarve apo do e shpalli armike edhe zonjën e re nga Ëashingtoni?

Për të gjitha sa përmenda nuk janë thjeshtë informacione apo lajme por përjetime personale dhe biseda në të cilat kam qenë faktor i drejtpërdrejtë për shkak të profesionit dhe të posteve të mbajtura ndër vite. Për efekt etike, diskrecioni por edhe profesionalizmi nuk mund të kapërcej në thellësinë e bisedave me ambasadorët për këtë armiqësi PD vs SHBA. Për këto arsye rendita vetëm faktet dhe deklarat publike të bëra nga PD.

PD shpall armik çdo ambasador të SHBA, 10 fakte historike në 27 vite luftë USA-PD Read More »

Furtunë në Vlorë pas vizitës së Edi Ramës, kush është drejtori i dytë që u shkarkua

Një tjetër shkarkim në nivel drejtuesish është shënuar në institucionet në Vlorë.

Së fundi mësohet se është shkarkuar edhe drejtori i Aku-së në Vlorës, pas vetëm pak muajsh në krye të institucionit.

Paralajmërimi i Ramës pak ditë më parë nga Vlora për shkarkim të drejtuesve që nuk kanë performancë të mirë ka marrë jetë tashmë.

Nertil Bellaj, nje tjetër militant i PS ka marrë kreun e AKU-së Vlorë. Pas zëvendësimit të kreut të hipotekës dy ditë më parë, tashmë edhe AKU me drejtues të ri, ndërsa janë paralajmëruar edhe të tjerë drejtues përfshirë këtu edhe atë të Aluiznit.

Këto drejtori kanë pësuar ndryshimet më të mëdha. Është e disata herë që drejtuesit ndryshohen brenda 1 viti.

Furtunë në Vlorë pas vizitës së Edi Ramës, kush është drejtori i dytë që u shkarkua Read More »

Bushati konfirmon takimin Rama-Tsipras në Londër, s’e di kur do të nënshkruhet marrëveshja me Greqinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati thotë se ende nuk ka një afat se kur do të nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë njëinterviste për RTSH, Bushati konfirmoi edhe takimin mes Edi Ramës dhe Alexis Tsipras sot gjatë samitit në Londër. Më poshtë pjesë nga intervista.

Pyetje: Një tjetër risi në këtë Samit janë edhe takimet dypalëshe që kanë qenë të shpeshta orët e fundit, raportet diplomatike dhe takimet zyrtare. Çfarë zhvillimesh priten së afërmi zoti ministër, dhe kur pritet të konkretizohet marrëveshja me Greqinë?

Ministri Bushati: Ne jemi në kontakte mjaft intensive në të gjitha nivelet me Greqinë, qoftë në nivel politik, diplomatik dhe teknik. Besoj se takimi i sotëm mes kryeministrave Rama dhe Tsipras do të jetë një mundësi e artë jo vetëm për të shqyrtuar progresin e bërë nga ministrat e Jashtëm dhe ekipeve respektive teknike, por dhe për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces. Ne kemi bërë hapa të qëndrueshëm përpara përsa i përket bisedimeve për një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare, një marrëveshje e re që do të udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare publike, në fushën e detit, por mbi të gjitha një marrëveshje e re e cila do të ishte e drejtë dhe e zbatueshme për dy vendet tona. Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë, ne, në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshje, ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë.

Pyetje: Z. Ministër, të themi, këto pikat gri, ose kjo rezistenca ka të bëjë me çështje teknike apo qëndrime politike, më së shumti?

Ministri Bushati: Më së shumti janë qëndrime politike që vijnë qoftë nga segmente të caktuara në Tiranë, ashtu dhe në Athinë, të cilat ose preferojnë status quo ose janë kundër një perspektive të përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Greqisë. Por ne besojmë se me vullnet dhe duke u mbështetur tek parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe fryma evropiane, do të kemi mundësi që të vijojmë të hedhim hapa solid përpara me Greqinë, qoftë përsa i përket paketës që ka lidhje me të drejtën, ashtu dhe përsa i përket elementëve të tjerë të paketës që janë të një rëndësie thelbësore për marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Pyetje: Parashikohet që kjo të konkretizohet në vjeshtën e këtij viti?

Ministri Bushati: Është folur shpesh për afate, u përcaktua pranvera, fillimi i verës, vera, vjeshta. Afatet janë shumë të rëndësishme sepse janë një mundësi për të mbajtur të motivuar ekipet respektive që punojnë dita ditës për të gjitha marrëveshjet që janë në tryezë, por është më e rëndësishme në këtë moment që flasim, cilësia e punës dhe cilësia e këtij procesi. Besojmë se ndajmë të njëjtin mendim dhe me palën greke, që nuk duhet humbur kohë në këtë proces, sepse problematika tashmë është mbi 70-vjeçare, e stërnjohur dhe të gjitha opsionet janë shqyrtuar në tryezë.

Bushati konfirmon takimin Rama-Tsipras në Londër, s’e di kur do të nënshkruhet marrëveshja me Greqinë Read More »