Aktualitet

Ja kërkesa e FBI dhe DEA për Arta Markun

Ambasadori amerikan Dondal Lu në daljen e tij të fundit publike në Shqipëri e tha qartë dhe prerë se është pajustifikueshme zvarritja e arrestimit të Klemend Balilit apo hetimi i 613 kg kokainë kolumbiane që i ndalua dhe konfiskua në Durrës.

Madje tha se kanë qënë organet ligjzbatuese amerikane ata që evidentuan faktin se Klemend Balili ishte një trafikant droge por dhe dërguan provat dhe faktet për ta shpallur atë në kërkim ndërkombëtar për trafik të drogërave të forta.

Njëherësh Donald Lu tha se ishin po organet ligjzbatuese amerikane ata që përgatiten arrestimin e pronarit të kontenierëve të 613 kg kokainë, Arbër Çekaj(Kuliçi) në Gjermani.

Ambasadori amerikan Donald Lu u shfaq i brengosur, i pakënaqur dhe sulmoi publikisht qeverinë, prokurorinë dhe policinë shqiptare që nuk kanë goditur këta trafikantë, për t’i arrestuar, hetuar dhe dërguar në burg.

Por më të pakënaqur kanë qënë me prokurorinë shqiptare dhe Kryeprokuroren e përkohëshme Arta Marku.

Shkak për këtë zhgënjim të madh ka qënë ngecja e hetimeve për drogën kokainë që vinte nga Kolumbia, të ndaluar dhe sekuestruar në portin e Durrësit muaj më parë.

Më se njëherë ambasadori amerikan ka kërkuar përfundimin e hetimit të kësaj dosjeje kokaine, e cila ka sjellë shqetësim dhe në zyrën qëndrore të DEA për rajonin tonë në Athinë por dhe atë të FBI për rajonin, në Sofje.

Mësohet se FBI dhe DEA i kanë kërkuar Arta Markut që të përparojë me hetimet e kësaj droge të fortë për të mësuar se kush qëndron prapa Kuliçit të vogël, pronar i kontenierëve në të cilët u gjet mbi 613 kg drogë kokainë.

Dhe duke parë që hetimet kanë ngecur, madje as përmendet më përgatitja e dosjes për ekstradimin e Arbër Kuliçajt nga Gjermania në Shqipëri, FBI dhe DEA amerikane e antidrogës kanë marrë vetë në “dorë” hetimin e këtij trafiku.

Mësohet se organet ligjzbatuese amerikane kanë kaluar në “skaner” tërë procesin e bërjes biznesmen bananesh të Kuliçit të vogël. Por dhe lidhjes së tij me pushtetin dhe konkretisht përfitimin e mbështetjes për biznesin në moshën 20 vjeçare nga ish badigardi i Berishës-ish zv.drejtor i Policisë së Shtetit, njëherësh kushuriri i tij Agron Kuliçi.

Ekspertët e FBI e DEA-s kanë kaluar në “sitë” dhe financimet e marra nga buxheti i shtetit nga ana e firmës “Arbri Garden” të Arbër Kuliçit, e konkretisht nga Ministria e Bujqësisë e drejtuar në atë kohë nga Edmond Panariti.

Mësohet se organet ligjzbatuese amerikane tashmë të “ngulura” në Shqipëri për të zbardhur trafikun e 613 kg heroinë kolumbiane të kapur në Durrës, por mundohen të lidhin të gjitha ngjarjet bashkë dhe të hetojnë kush ka qënë i interesuar t’i dekonspirojë.

Pasi si rasti i mbi gjysmë toni kokainë që u kap në Durrës pa u gjetur kupola e trafikut, si 3.4 milionë eurot e ardhura me makinat “Toyota Yaris” nga Gjermania pa u gjetur pritësi i parave, kanë të njejtën dorë që ka dekonspiruar aksionin. Duke bërë që pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas këtyre trafiqeve, të shpëtojnë për momentin nga prangat.

Madje dekonspirimi shkond deri atje sa dhe Arbër Kuliçi lajmërohet dhe largohet nga Shqipëria pa u kapur, siç ndodhi me Vladin e 3.4 milionë eurove që erdhën në mënyrë klandestine në Shqipëri dhe që u dekonspiruan nga kreu i PD Lulzim Basha.

Mësohet se FBI dhe DEA amerikane kanë arritur t’i lokalizojnë dekonspiruesit e aksioneve kundër trafikut të drogës dhe të lëvizjeve të parave të krimit.

Pikërisht nëpër këto pista po hetojnë dhe organet ligjzbatuese amerikane, të zhgënjyera nga Prokuroria shqiptare, por të vendosura për t’i shkuar deri në fund vetë këtyre hetimeve./Pamfleti

Ja kërkesa e FBI dhe DEA për Arta Markun Read More »

PS u dha nga 50 mijë lekë për votën, ky burrë do ju shokojë me atë që ka bërë

Banorët e fshatit Bartanesh në Krujë çdo fushatë zgjedhjesh shesin votën e tyre kundrejt 50 mijë lekëve, si rrjedhojë e varfërisë. Ata pohojnë për Fiks Fare se edhe bletët u kanë ngordhur nga hashashi që është mbjell në fshat.

36861982_652388648469177_7149697324527124480_n

Grupi i xhirimit të Fiks Fare udhëtoi drejt Bartaneshit i cili ndodhet vetëm 6 kilometra larg Krujës , por rruga e keqe pothuajse ka izoluar fshatin dhe banorët e tij. Problemet nuk kanë të sosur në fshat dhe për këtë arsye gjendja ekonomike e banorëve është e keqe. Madje ata shprehen për Fiks Fare se koha më e lumtur për ta ka qenë koha e komunizmit.

Njëri banor (e gjeni në minutën 03:50 ne videon me poshte)

Nuk i ka ra kujt ndërmend a jena gjallë a jena vdek.
Vijnë për votat?
Po na kanë dhënë nga 50 mijë lekë për person me i dhënë votat PS-së. Unë kam dy vota, më kanë dhënë 100 mijë lekë për ti dhënë votën PS.
Pse e shite votën?
Unë nuk ja kam dhënë votën jo, por lekët ja kam mor.

36940743_652388661802509_2707584049534205952_n36858352_652388635135845_5807557131569725440_n

PS u dha nga 50 mijë lekë për votën, ky burrë do ju shokojë me atë që ka bërë Read More »

Rama nga Londra bën deklaratën e fortë për Greqinë

Nga Londra Edi Rama ka dhene detaje lidhur me marreveshjen e Shqiperise dhe Greqise per te cilen shume po flitet e akuzohet.

Greqia dhe Shqipëria do të përfundojnë marrëveshjen e tyre “me një dokument të ri të partneritetit strategjik”, i tha Kryeministri shqiptar Edi Rama Agjencisë së lajmeve ANA të martën në Londër.

“Siç e dini, ne po përballemi me një proces të vështirë, por absolutisht të nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve mes nesh, Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Rama për ANA.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne i përdorim këto probleme jo vetëm për t’i zgjidhur ato, por edhe për ta transformuar zgjidhjen në një nivel të ri të partneritetit dhe bashkëpunimit”.

Të dy vendet kanë pasur marrëdhënie për shtatëdhjetë vjet, vuri në dukje ai, “të cilat janë karakterizuar nga lidhje gjithnjë e më të natyrshme midis njerëzve”.

Kryeministri shqiptar shtoi: “Është shumë e natyrshme dhe në një farë mënyre përmes zgjidhjes do të arrijmë në nivelin e njerëzve normalë, të qytetarëve mesatarë që tashmë e kanë kapërcyer të kaluarën dhe janë përqafuar njëri tjetrin”./korrieri

Rama nga Londra bën deklaratën e fortë për Greqinë Read More »

Gjyqtarit që përloti vetingun por edhe na shokoi i zbulohet lidhja me Berishën e Topallin

Nje dite me pare, anetari i Gjykates se Larte Admir Thanza perloti publikun me rrefimin e tij kur fliste per denimin ne Itali, po aq sa edhe shokoi me kritikat qe mori nga KPK per figuren dhe pasurine e tij.

Sot, shqiptarja.com shkruan se ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bujar Nishani dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kanë një rol vendimtar në emërimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës së Lartë, sot në prag të shkarkimit për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali, fshehjes, deklarimit të rremë dhe mosjustifikimit të pasurisë.

Në pranverën e vitit 2013, pak para se të largohej nga pushteti, Sali Berisha nxitoi për të blinduar Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese me njerëzit e tij, me qëllim që t’i shërbenin pas daljes në opozitë. Admir Thanza ishte një nga këto emërime. Thanza u propozua nga presidenti i atëhershëm, Bujar Nishani, si kandidat për anëtar në Gjykatën e Lartë.

“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoj Z. Admir Thanza, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 8115, Tiranë, më 19.04. 2013. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani”, thuhet në dekretin e presidentit. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha u kujdes që të gjitha votat e grupit parlamentar demokrat të shkonin për Thanzën.

Meqenëse Lëvizja Socialiste për Integrim kishte braktisur koalicionin qeverisës, Berisha kishte vetëm 69 vota, të pamjaftueshme për të votuar dekretin e Nishanit, nëse edhe deputetët e partive kundërshtare do të ishin në seancë. Në këto kushte, ish-kryeministri Berisha siguroi votat e tre deputetëve të majtë. Duke iu referuar procesverbalit të votimit të zbardhur nga Shqiptarja.com, pro dekretit të Nishanit kanë votuar edhe ish-deputetët e PS, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.

Gjithashtu pro dekretit votuan të gjithë deputetët e atëhershëm të Partisë Demokratike. “Zonja Kryetare, në votimin për z. Admir Thanza kanë marrë pjesë 72 deputetë, 72 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kuvendi jep pëlqimin për këtë kandidaturë”, tha Viktor Gumi nga sekretariati i votimit, i cili megjithatë u përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë.

Roli i Topallit

Pavarësisht se kishte siguruar 72 vota, ish-kryeministri Berisha nuk ishte i sigurt nëse të gjithë deputetët e tij do të votonin pro linjës, ndonëse votimi ishte i hapur. Berisha i trembej pranisë së të gjithë deputetëve në seancë. Në këtë kuadër, disa ditë para votimit, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mblodhi Byronë e Kuvendit dhe përjashtoi nga punimet e Kuvendit katër deputetë të Partisë Socialiste, me argumentin se kishin demostruar sjellje të dhunshme.

Me këtë lëvizje, edhe nëse opozita e atëhershme do të merrte pjesë në seancë, PD do ta votonte Admir Thanzën me shumicë votash. “Pas vlerësimit të këtyre rrethanave, në unanimitet, Byroja e Kuvendit mbështetur në nenin 65 pika 2 të Rregullores vendosi ndalimin për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në Komisione të deputetëve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, dhe Arben Çuko për 21 ditë, dhe për deputetin Saimir Tahiri për 14 ditë,” thuhet në njoftimin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e atëhershëm të Byrosë së Kuvendit. Për shkak të këtij vendimi të dyshimtë, deputetë e PS dhe LSI nuk morën pjesë në seancën, vendim ky që ia bëri më të lehtë PD votimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Gjyqtarit që përloti vetingun por edhe na shokoi i zbulohet lidhja me Berishën e Topallin Read More »

Kosovari vjen me biçikletë nga Londra në Prishtinë, këtë rrugëtim ia ka dedikuar 10 vjetorit të pavarësisë

Shumë kush përton të realizojë një udhëtim me mjete më të shpejta dhe më kilometra larg, por ka edhe të rinj që për një qëllim të caktuar rrugëtojnë më mijëra kilometra, duke kaluar, shtete, qytete apo edhe tunele nënujore për të arritur në cakun e qëllimit fillestar.

Labinot Sherifi, një i ri nga Kosova me vendbanim në Londër, këtë verë ka vendosur që me biçikletë të ecë nga Londra në Prishtinë dhe të kalojë me mijëra kilometra rrugëtim dhe të krijojë idenë se nuk është mjet transporti vetëm, aeroplan, autobus, vetura etj, por edhe mjeti që sot kalon shpejtësinë e rreth 50 km. Ai këtë rrugëtim ia ka dedikuar Kosovës.

“Këtë rrugëtim i kam dedikuar Kosovës, për 10 vjetorin e pavarësisë së saj. Kjo është një gjë shumë e vogël që mund të bëj, por sa do e vogël të jetë është dhe modeste, është një mundësi që po jap për Kosovën dhe sakrificën e saj sublime që ka bërë populli i Kosovës”, tha ai për televizionin publik.

Labinoti këtë rrugëtim me biçikletë ka vendosur të e realizojë për një qëllim. “Gjithherë kam udhëtuar me familje me mjete të tjera qoftë më vetura, apo edhe me aeroplanë. Si ir i kam pasur njaq ëndërr që të udhëtojmë biçikletë nëpër Evropë. Këtë verë vendosa të përmbushi këtë ëndërr dhe të nisem nga Londra për në Prishtinë. Ky udhëtim është një përjetim tjetër dhe ofron shumë mundësi të shijohet udhëtimi, që do të kaloj nëpër disa shtete”, tha ai.

Sherifi bëri me dije do të përshkojë këto shtete duke filluar nga Mbretëria e Bashkuar, Holandë, belgjikë, Francë, Gjermani, Zvicër, Lichtenstein, Austri, Itali, Slloveni, Kroacia, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali të ZI, Shqipëri e Kosovë.

Ndryshe edhe më parë ka pasur qytetarë nga Kosova që kanë ecur me biçikletë me rrugë të gjata, por rasti i Labinot Sherifi është një risi nga rrugëtimin e tij me rreth 3 mijë kilometra./njekomb

Kosovari vjen me biçikletë nga Londra në Prishtinë, këtë rrugëtim ia ka dedikuar 10 vjetorit të pavarësisë Read More »

Shifra tronditëse, 43% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Gati gjysma e popullsisë shqiptare dëshiron që të largohet nga vendi, sipas një sondazhi që është kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në kuadër të Barometrit të Opinionit Publik në vendet e Ballkanit.
Të anketuarve nga i gjithë Ballkani u është bërë pyetja: A do të merrnit në konsideratë që të largoheshit dhe punonit jashtë vendit?. 43% e shqiptarëve janë përgjigjur po, 52% kanë thene jo dhe pjesa tjetër kanë refuzuar të përgjigjen. Dhe pjesa më e madhe e atyre që duan të ikin janë të kualifikuar.

Në fakt, banorët e shteteve të Ballkanit janë të prirur të marrin në konsideratë të largohen nga vendi i tyre. Të parët janë shtetasit e Kosovës, me 48% që janë përgjigjur se do të merrnin në konsideratë që të largoheshin apo punonin jashtë vendit. Më pas, vjen Bosnjë Hercegovina, me një përqindje të përafërt me Shqipërinë (44%). Më pak të prirur të largohen janë maqedonasit dhe serbët, përkatësisht me 39% dhe 32% të të anketuarve.

Migrimi i jashtëm mbetet një propozim shumë atraktiv, sidomos për segmentet e popullsisë së rajonit, që kanë më shumë mundësi të lëvizin, thekson Barometri. “Një numër i madh i të anketuarve raportojnë një prirje për të lëvizur jashtë ekonomisë së tyre dhe jashtë rajonit – kjo është ndoshta më shumë një tregues i pakënaqësisë sesa një deklaratë e qëllimit për të ikur, por ka shqetësime gjithnjë e më të mëdha për rrjedhjen e trurit”.

“Tregjet e huaja të punës vazhdojnë të konkurrojnë fuqishëm me ato vendase, veçanërisht në disa ekonomi, si Kosova dhe Shqipëria, si dhe për individët më të rinj dhe më të kualifikuar. Punëtorët me më pak aftësi kanë më shumë gjasa të kenë një nxitje më të fortë për të lëvizur, duke pasur parasysh mundësitë e tyre të punësimit të kufizuar në shtëpi, por ata nuk kanë gjasa të sigurojnë punësim jashtë vendit, të paktën jo pa fituar aftësi të reja. Kjo reflektohet në numrin relativisht të ulët të punëtorëve të pakualifikuar që thonë se marrin në konsideratë lëvizjen jashtë vendit”, përfundon raporti.

Por, ndërsa pyetja për Ballkanin mbetet në nivelin e dëshirës, shqiptarët kryesojnë në rajon, madje dhe në botë për bërjen realitet të saj. Sipas Raportit vjetor të situatës së azilantëve, të publikuar nga Bashkimi Europian pak javë më parë, Shqipëria renditet e shtata në botë për numrin e azilkërkuesve në Bashkimin Europian në vitin 2017, pas shteteve që i ikin luftës, si Siria, Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Eritrea, me 26 mijë aplikime. Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n.

Sipas përllogaritjeve të Monitor për numrin e azilkërkuesve për 1000 banorë për secilin nga 20 shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute, Shqipëria renditet e para në botë, duke tejkaluar edhe azilkërkuesit që po ikin nga lufta dhe konfliktet, për shkak të popullsisë relativisht të vogël që ajo ka, prej 2.87 milionë banorësh.

Për çdo 1000 banorë në Shqipëri, numri i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian ishte 9, duke kryesuar top-listën. Të dytët renditen shtetasit nga Gambia, me 6.5 kërkesa për azil në çdo 1000 banorë, duke u ndjekur nga sirianët, të cilët po i ikin njërit nga konfliktet më të përgjakshëm që ka njohur bota, me 5.9 kërkesa për 1000 banorë, të renditur të tretët./monitor

Shifra tronditëse, 43% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi Read More »

Rama nxjerr imazhet e para nga takimi me Tsipras: Arrijmë marrëveshjen së shpejti

Kryeministri Edi Rama nxjerr imazhet e para nga takimi me homologun grek Aleksis Tsipras në Londër.
Në fotot e publikuara në Twitter thuhet se

“ryeministrat e Shqiperise dhe Greqise zhvilluan një takim, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër.Ata diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme. Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti” –thuhet në njoftim.

Rama nxjerr imazhet e para nga takimi me Tsipras: Arrijmë marrëveshjen së shpejti Read More »

Presidenti Meta, fjalë solemne në Parlamentin e San Marinos

Presidenti Ilir Meta në kuadër të vizitës shtetërore në San Marino, mbajti një fjalë solemne në Parlamentin e San Marinos, Këshillin e Madh dhe të Përgjithshëm.

Në fjalën e tij Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e tradicionalisht miqësore mes shqiptarëve e sanmarinezëve, si dhe evidentoi vlerat e përbashkëta historike që dy popujt ndajnë prej shekujsh me njëri-tjetrin.

Duke iu referuar historisë së San Marinos, për liri, pavarësi dhe sovranitet, Presidenti Meta nënvizoi se, këto vlera dhe të tjera në shekuj na bashkojnë për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë në dobi të vendeve dhe popujve tanë.

Këto vlera që bashkëndajmë prej shekujsh dhe në mënyrë të e bëjnë miqësinë midis dy popujve shumë të fortë e të qëndrueshme – nënvizoi Presidenti Meta.

Kjo miqësi, tha presidenti, vjen që në kohët e lavdishme të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe qëndresës së tij heroike gjatë së cilës disa kalorës sanmarinezë luftuan përkrah tij.

Presidenti Meta në fjalën e tij shprehu gjithashtu kënaqësinë për interesin, vullnetin dhe gatishmërinë që dy vendet kanë demonstruar, veçanërisht në vitet e fundit, për të intensifikuar marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit.

Presidenti Meta përshëndeti vendimin më të fundit të Qeverisë së San Marinos për çeljen e Ambasadës së saj në Tiranë dhe nënvizoi se kjo është një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy vendeve, që do t’i japë një shtytje të fuqishme bashkëpunimit midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, nënvizoi se Shqipëria dhe San Marino janë dy vende me vokacion të qartë evropian dhe që aspirojnë të jenë pjesë e tregut të përbashkët evropian. “Kjo i bashkon dhe e forcon më shumë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar e kulturor midis dy vendeve”, theksoi Presidenti Meta.

Ndërsa Kapitenët Regjentë të San Marinos, në fjalën e tyre theksuan se, vizita e Presidentit Meta realizohet në shenjën e miqësisë dhe të vullnetit të përbashkët për, të punuar së bashku për qetësinë e të dy vendeve dhe për ecjen e pandalshme drejt një bote në paqe dhe harmoni të vërtetë. /atsh

Presidenti Meta, fjalë solemne në Parlamentin e San Marinos Read More »