Aktualitet

Edi Rama mori sot lajmin e radhës, ja kush e çoi për hetime

Do te vendose prokuroria nese do te hetohet ose jo, por kryeministri i Shqiperise Edi Rama eshte kallezuar penalisht kete te merkure.

Ishin kreret e grupeve parlamentarë të PD e LSI qe para pak minutash dorezuan padine në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ata e paditen Ramen në lidhje me deklaratën e tij për audiopërgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.

“Ne kërkojmë hetim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, për fshehje të së vërtetës. Kryeministri manipuloi opinionin publik, duke thënë se disponon përgjigjen e laboratorit ëpr audiopërgjigjen, por deri më sot rezulton se nuk ka një dokument të tillë”, deklaroi Edmond Spaho në dalje nga Prokuroria.

Kallëzimi lidhet me deklaratën e kryeministrit Rama, se kishte analizuar audiopërgjimin në një laborator prestigjoz dhe se kishte rezultuar montazh.

Por e vërteta është se deri më sot Rama nuk ka dorëzuar asnjë dokument që të provojë përgjigjen nga laboratori që mund të ketë analizuar audiopërgjimin që implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Edi Rama mori sot lajmin e radhës, ja kush e çoi për hetime Read More »

Është një projekt shumë ambicioz, ambasadori turk nga Vlora jep lajmin e mirë

Është një nga projektet e reklamuara me se shumti te qeverise shqiptare. Aeroporti i Vlores.

Ambasadori turk Ahmet Joruk, i cili ishte sot në Vlorë, u ndal te projekti i aeroportit të qytetit jugor.

“Vetëm në fazën e parë të punimeve për aeroportin, do të punësohen rreth 1000 persona, ndërsa negociatat kanë mbetur thjesht në diskutimet në nivel teknik”, deklaroi diplomati turk.

Sipas ambasadorit Joruk, konsorciumi që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, aktualisht është në ndërtimin e aeroportit të tretë në Turqi, i cili pritet të operojë me 200 milionë udhëtarë në vit.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, ambasadori Joruk konfirmoi nisjen e fazës së parë të aeroportit të Vlorës, brenda vitit 2018, ndërsa premtoi hartimin e projekteve të tjera për Shqipërinë.

Është një projekt shumë ambicioz, ambasadori turk nga Vlora jep lajmin e mirë Read More »

Mediat amerikane masakrojnë Lulzim Bashën, transaksionet e dyshimta me Nick Muzin…

Ndërkohë që Lulzim Basha ndodhet në një vizitë në SHBA, dy media amerikane kanë raportuar për lidhjet e dyshimta të kompanisë së kontaktuar nga PD për lobim. Bëhet fjalë për “Muzin Capitol Partners”, e cila nënshkroi kontrata lobimi vitin e kaluar, duke marrë deri në 125.000 mijë dollarë në muaj, për të lobuar në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Lidhjet e partnerëve të Muzin Capitol me Bashën nxitën gazetën amerikane “Mother Johnes” për të gjurmuar paratë që qarkullojnë midis firmës dhe liderit shqiptar Lulzim Basha. Partia e Bashës filloi sulmet kundër revistës me pohime e akuza të rreme, duke thënë se reporterët kishin marrë para nga partia socialiste e Shqipërisë e duke fajësuar miliarderin George Soros…”

Kështu ka shkruar media prestigjoze amerikane “NBC NEËS” në një artikull ku zbulon lidhjet e ish këshilltarit të Presidentit Trump, Michael Flynn, sot nën hetim, me firmën e lobimit “Muzin Capitol”, e cila sipas medias, njihet për shërbimin e saj ndaj Lulzim Bashës.

Të njëjtat lidhje janë zbuluar edhe nga gazeta “The Hill”. Michael Flyn po pret vendimin e gjykatës për akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi gënjeu agjentët e FBI-së që po hetonin ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s. Pak pasi la këtë detyrë, Flyyn nisi detyrën si drejtor i strategjisë globale për një firmë të re lobimi në Ëashington, me emrin “Stonington GLOBAL”.

Edhe pse ky pozicion i ri i Flynn ishte bërë publik në faqen zyrtare të firmës lobuese, Flynn e mohoi duke thënë se ky ishte një keqkuptim. Media amerikane ka zbuluar se në fakt, firma e re është thjesht emri i ri i një firme të vjetër, “Muzin Capitol”, në pronësi të Nick Muzin. Tashmë në këtë firmë “të re” është shtuar një partner i ri, Joseph Allaham, edhe ky me lidhje me Partinë Demokratike.

Lexo.al sjell në kujtesë se partneri i ri “Stonington Global”, biznesmeni me origjinë siriane Joseph Allaham, është njeriu që sipas deklarimeve të bëra në departamentin amerikan të shtetit (shih dokumentin bashkëngjitur) shërbente si konsulent e lobues për Lulzim Bashën, në emër të kompanisë Muzin, në SHBA.

Kujtojmë gjithashtu se në vitin 2016, MIchael Flynn ka pasur një kontratë lobimi me mikun e ngushtë të Lulzim Bashës, Kemal Alptekin me vlerë 15 milionë dollarë, i cili në emër të qeverisë turke lobonte për ekstradimin nga SHBA të Fetullah Gylen. Pikërisht Kemal Alptekin u cilësua nga investigimet e medias si personi që kishte ndërmjetësuar pagesat e Bashës me Muzin.

Kështu, ndërsa media amerikane hedh dritë mbi lidhjet Flynn-Muzin- Basha, ajo ngre akoma më tej dyshime për transaksionet e parave dhe njerëzve që PD ka përdorur, për t’i nxirrë faqen Shqipërisë./lexo.al/

Mediat amerikane masakrojnë Lulzim Bashën, transaksionet e dyshimta me Nick Muzin… Read More »

Pse duhet të shkosh në Valbonë këtë verë/Foto

Shqipëria është një vend plot surpriza duke mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit është një vend ku mund të befasohesh nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.

Peizazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete, kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë.

Bukuritë e rralla natyrore vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të trashëguara brez pas brezi.  Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse e shqiptarëve, një vlerë kjo e njohur  tashmë edhe nga bujtësit e huaj.

Për  turistët e huaj, por edhe për ata vendas, janë disa zona turistike në Shqipëri, që nuk duhen lënë pa u vizituar.

E tillë është edhe Gryka e Valbonës, që gjendet në veri të vendit, në Tropojë.

Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peisazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.

Lundrimi me tragetin Koman-Fierzë paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën në të katër stinët.

Pastaj të pret një luginë e bukur që shtrihet mes bjeshkeve të namuna (të bekuara) duke i ndarë malet shkëmborë për të krijuar këtë panoramë kaq të bukur të natyrës shqiptare.

Edhe emri i saj, Valbonë e thot këtë – Luginë e Bukur… Këtu mund të përjetosh veç bukurive natyrore edhe jehonën e Kreshnikëve, Mujit  dhe Halilit… Sipas eposit, Bjeshkët e Namuna kanë qenë një ndër vendbanimet e tyre, mrizet e zanave.. e plot legjenda të tjera që i dëgjon mes banorëve vendas.

Por, udhetimi për në Valbonë, në liqenin e Komanit është një ndër udhëtimet më të bukura që mund të bëhet, malet e larta përgjatë bregut, plot gjelbërim e shkrepa të thepisur, mes grykash, një udhëtim si në përralla. Më pas mund të akomodohesh në hanet zonës, shtëpitë e banorëve të vëna në shërbim të turistëve, duke ruajtur traditën dhe duke u shërbyer atyre në mënyrë tradicionale.

Zgjohesh dhe nën rrezet e diellit të mëngjesit të shfaqet përball maja e hekurave, grykët e hapura, Maja e Rodit, Mali i Thatë, të gjithë duken sikur prekin qiellin…

Edhe kthimi është një guidë turistike më vete duke kaluar përmes Gjakovës e Prizrenit, duke vizituar qytetet historike të lidhjes së Prizrenit, pazarin, kalanë etj…dhe në mbrëmje je në Tiranë… Këtë verë kushtoja ca ditë Valbonës së bukur…/atsh

Pse duhet të shkosh në Valbonë këtë verë/Foto Read More »

11 korrik Dita Botërore e Popullsisë

Më 11 korrik të çdo viti, organizohet Dita Botërore e Popullsisë.

Qëllimi i kësaj dite është që të fokusohet vëmendja e gjithë botës në rëndësinë e çështjeve të popullsisë. Ideja për këtë ditë lindi kur popullsia e botës arriti në 5 miliardë.
Fokusi i Ditës Botërore të Popullsisë për vitin 2018 është: “Planifikimi familjar është një e drejtë njerëzore”

Planifikimi Familjar

Viti 2018 shënon 50-vjetorin e një konference që u përqendrua në planifikimin familjar. Në vitin 1968 u mbajt Konferenca Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Për herë të parë, planifikimi familjar u konfirmua si një e drejtë njerëzore. Deklarata e Teheranit, e miratuar gjatë konferencës thotë se, është një e drejtë themelore e prindërve që të vendosin për numrin e fëmijëve dhe intervalin kohor midis tyre.

Miliona gra, në nivel global, ende nuk përfitojnë qasje në metoda të sigurta dhe efektive të planifikimit familjar. Kjo është arsyeja pse është zgjedhur kjo temë si fokus për vitin 2018.

Sigurimi i një planifikimi të sigurt dhe efektiv i familjes, është një e drejtë themelore e njeriut dhe duhet të jetë një zgjedhje vullnetare, ku në themel duhet të ketë barazinë gjinore.

Sfondi
Vlerësimet aktuale tregojnë se, afërsisht 83 milionë njerëz janë shtesa vjetore në popullsinë e botës. Edhe duke supozuar se nivelet e lindjeve do të vazhdojnë të bien, popullsia globale pritet të arrijë në 8.6 miliardë në vitin 2030, në 9.8 miliardë në vitin 2050 dhe 11.2 miliardë në vitin 2100 sipas projeksionit të mesëm.

UNFPA punon për të mbështetur planifikimin familjar duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të kontraceptivëve cilësorë; forcuar sistemet shëndetësore kombëtare; promovuar politika që mbështesin planifikimin familjar; dhe duke mbledhur të dhëna për të mbështetur këtë iniciativë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me UNFPA-në siguron lidership global në rritjen e qasjes në planifikimin familjar, duke mbledhur partnerë dhe duke përfshirë qeveritë për të zhvilluar dëshmi dhe politika, si dhe duke ofruar ndihmë programore, teknike dhe financiare për politikat kombëtare në të gjithë vendin./atsh

11 korrik Dita Botërore e Popullsisë Read More »

Aferat dhe shpërdorimet e llahtarshme në OSHEE

Aferat e peshkut të madh të OSHEE nga vjedhjet me tendera deri tek ndarja e parave të shqiptarëve si shpërblim për hajdutët e OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me në krye Ardian Çelën është shndërruar në një prej degëve më të korruptuara, shpërdoruese dhe arbitrare të qeverisjes së vendit. Fillimisht, lukunia e hajdutëve të OSHEE vjedh qytetarët me anë të mbifaturimeve. Më pas, drejtuesit e OSHEE bëjnë rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve të mbledhura në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme. Një pjesë e aferave të OSHEE nën drejtimin e Ardian Çelës janë dokumentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me anë të një raporti voluminoz.

Prokuroria dhe gjykatat aktuale janë të pafuqishme për ta marrë në dorë një dosje të tillë, për shkak se pas OSHEE fshihen peshq edhe më të mëdhenj se Ardian Çela. Përgjegjësit për shkeljet e panumërta që kanë sjellë si pasojë një dëm të madh në buxhetin e shtetit, mund t’i ndëshkojnë vetëm organet e SPAK-ut, konkretisht Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, të cilat do të ngrihen në muajt në vijim.

Duke nisur nga sot, Pamfleti do të nisë të botojë dosjen e plotë të aferave të OSHEE, afera të cilat janë konsumuar nën hundën e Edi Ramës dhe disa ministrave, të cilët në fund, kur t’u ngushtohet laku i drejtësisë, do të tentojnë të bëjnë kurban Ardian Çelën, i cili në fakt është përgjegjësit kryesor për shpërdorimet e llahtarshme në OSHEE.

Shkeljet nisin me dhënien e shpërblimit në fund të vitit punonjësve, në shkelje të ligjit, në shumat 168,990,000 dhe 43,437,460 lekë, para daljes së rezultatit financiar vjetor. Nga ana tjetër, nga largimet e padrejta nga puna, për të futur në punë njerëzit e partisë, dëmi në buxhet është 188,060,525 lekë.

Sigurisht një pjesë të shpërdorimeve e zënë tenderat, ku vetëm me një dorë janë vjedhur mbi 500 mijë euro. Sipas dosjes, blerjet me vlera të vogla janë kryer pa u bërë, specifikimi i saktë i mallrave dhe i materialeve që janë prokuruar, si dhe nuk janë dhënë detaje teknike të plota. Gjithashtu, blerjet me vlera të vogla, janë kryer pa u argumentuar nevoja për blerjen e mallrave, materialeve dhe shërbimeve. Pra, OSHEE ka sajuar blerje vetëm për të shpërdoruar paratë.

Për 13 tendera, në përllogaritjen e vlerës të kontratës, nuk janë harmonizuar metodat e vendosura në aktet ligjore e nënligjore të prokurimeve, si dhe çmimet e botuara nga INSTAT-i, apo çmime të tjera zyrtare, të njohura nga institucionet përkatëse, duke sjellë dëme në buxhet.

Për 10 tendera, në hartimin e dokumenteve të tenderit, nuk janë dhënë argumentime mbi vendosjen e çdo kriteri të veçantë për kualifikim. Kriteret arbitrare janë vënë për t’i dhënë tenderin dikujt me paracaktim. Nga ana tjetër, për 8 tendera, specifikimet teknike nuk janë hartuar plotësisht në përputhje me nenin 23 të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”. Pra, për disa tendera vendos specifike arbitrare, për disa të tjerë heq edhe ato specifike që duhen sipas ligjit.

Për 7 tendera, kualifikimi dhe shpallja fitues e operatorëve ekonomik nga KVO, si dhe

lidhja e kontratave, është kryer në mënyrë të paligjshme. Nga ana tjetër, anulimi i procedurave të prokurimit nga autoriteti kontraktor, është kryer pa analizuar dhe nxjerrë përgjegjësitë për shkaqet subjektive që vërehen në procedurat e anuluara, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”. Këto abuzime janë një pikë në oqeanin e abuzimeve të OSHEE./Pamfleti

Aferat dhe shpërdorimet e llahtarshme në OSHEE Read More »

Fundi i Metës, Berishës dhe Bashës i pashmangshëm

Deputetët e Partisë Socialiste çdo ditë e më shumë po parashikojnë një fund të hidhur për treshen Berisha-Meta-Basha. Prej kohësh situata mes mazhorancës dhe opozitës është e nderë, ndërsa tensionin së fundmi e ka shtuar akoma më shumë projektligji “Për magjistratët”.

Opozita PD-LSI ka paralajmëruar se nuk do të votojë ndryshim që kërkon mazhoranca të bëjë tek ky ligj, por një gjë e tillë nuk është kapërdirë nga ligjvënësit socialistë. Duke komentuar qëndrimin e opozitës, ata shpërthyen dje në akuza, duke theksuar se kjo e vjen si rrjedhojë e frikës nga reforma.

Më i ashpër është treguar deputeti i Fierit, Bujar Çela, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “Sot” ka deklaruar opozita me në krye binomin “Berisha-Meta” kërcënojnë me veto, pasi kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe organet e reja të drejtësisë, sepse sipas tij, do t’ju dalin në dritë gjithë mëkatet që i kanë shkaktuar popullit shqiptar. Madje, deputeti Çela shkoi më tej, kur tha se fundi i Metës, Berishës dhe Bashës është i pashmangshëm, dhe se do përgjigjen për bllokimin e reformës në drejtës.

“Opozita, këtë reformë në drejtësi kur të kompletohet në gjithë kuadrin e ligjeve, e kanë frikë siç është ai “temjani”, frika nga temjani, dmth e kanë tmerr. Sepse këtë janë të mbuluar me të zeza që lidhen me dy kohëra. Dhe këta nuk do të kenë shans që t’i shpëtojnë drejtësisë së re që po troket, që nuk është më siç trajtojnë opozitarët: “Këta e ka bërë keq ky, apo ai”, dhe gjithmonë ia veshin një emër të keqes. “PD-LSI në çdo gjë që ndërtohet për mirë, shohin vetëm shkrirjen dhe vuajtjen e tyre pas kësaj. Kjo është opozita e thagmave dhe që unë shpresoj që këta nuk kanë askënd që t’i shoqërojë. Kjo opozita shtyn ditë e saj si ai ushtari që shtyn shërbimin. Thënë më drejtë, ata e kanë fundin të pashmangshëm. Dhe kjo do të ndodhë herët apo vonë. Por me një ndryshim do të jetë që ideatori i nxënësit Meta-Basha, do ta vuajë këtë gjë sipas mendimit tim, pas vdekjes kurse këta të dy në ngjallje”, deklaroi ai.

Çela “thumbon” opozitën

Duke u ndalur tek refuzimi që Partia Demokratike i bën reformës në drejtësi dhe më konkretisht miratimit të disa ligjeve, deputeti Çela thumboi opozitën duke theksuar se nuk jep dakordësinë pasi ka frikë nga kjo reformë. Sipas tij, opozita e sotme në Shqipëri është si ujku që nderon qimen, por nuk harron zakonin. “Opozita jonë i ngjan në mënyrë të përkryer shprehjes së popullit: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”. Kjo opozita jonë është opozita e hajdutit, kur është në pushtet. Dhe është opozita që qan edhe pa e “rrahur” kur është në opozitë. Pra Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë merak në lidhje me drejtësinë, ligjet dhe reformën në drejtësi, por kanë vetëm merakun e vetes. Domethënë opozita ka frikë me gërma të mëdha nga drejtësia e re dhe reforma në drejtësi. Kështu që ato që shkruhen në media dhe aludohen në lidhje me vilat dhe tërmetet në Gjirin e Lalzit, etj, etj nuk janë filozofi të gazetarëve por një realitet në sytë dhe veprimet e tyre”, nënvizoi deputeti i PS qarku Fier, Bujar Çela.

Abazi: Ja pse opozita po bllokon reformën

Në të njëjtën linjë me kolegun e tij socialist, dje u rreshtua edhe deputeti tjetër i Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Gjatë një prononcimi  Abazi u shpreh i bindur se arsyeja se përse opozita heziton të votojë ligjet e reformës, është frika që ajo ka, sipas tij. Po ashtu, deputeti i PS vuri në dukje se opozita nuk e ka dashur asnjëherë reformën, madje që në gjenezë.

“Opozita po synon bllokimin e ligjeve të reformës në drejtësi, pasi ka frikë. Pra opozita është vendosur në pozicionin që ka qenë, atë të mosmiratimit të reformës në drejtësi. Domethënë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë kundër reformës në drejtësi qysh në nisje dhe vijon të mbajë të njëjtin qëndrim dhe të jetë në të njëjtin pozicion. Kështu që nuk ka asnjë ndryshim nga rruga që kishte që në fillim”, deklaroi deputeti i PS, Sadri Abazi.

Fundi i Metës, Berishës dhe Bashës i pashmangshëm Read More »

Gruaja e moshuar bën deklaratën bombë para gazetares, thotë se droga…

Banorët e fshatit Bartanesh në Krujë çdo fushatë zgjedhjesh shesin votën e tyre kundrejt 50 mijë lekëve, si rrjedhojë e varfërisë. Ata pohojnë për Fiks Fare se edhe bletët u kanë ngordhur nga hashashi që është mbjell në fshat.

Grupi i xhirimit të Fiks Fare udhëtoi drejt Bartaneshit i cili ndodhet vetëm 6 kilometra larg Krujës , por rruga e keqe pothuajse ka izoluar fshatin dhe banorët e tij. Problemet nuk kanë të sosur në fshat dhe për këtë arsye gjendja ekonomike e banorëve është e keqe. Madje ata shprehen për Fiks Fare se koha më e lumtur për ta ka qenë koha e komunizmit.

Gruaja e moshuar (e gjeni ne minuten 05:20 ne videon me lart)

Nuk ka bletë aty në koshere?
Jo
Po pse cfarë ka ndodhur?
Për zotin tashi mo, unë ja kam lënë drogës.

Gruaja e moshuar bën deklaratën bombë para gazetares, thotë se droga… Read More »