Aktualitet

(Mos)legalizimet, 12 vjet tallje duke gënjyer, lodhur e zhvatur popullin me 155 ligje, VKM, Udhëzime e 189 formularë

Nga “Shaban-tapia” te “Lame-mavria”: Loja nisi më 2006, në depon e ALUIZNI ka 300 mijë copë “Tapi” gati për fushatën 2019
Loja elektorale me legalizimet, nisi me Ligjin Nr. 9482, datë 3 prill 2006 nga ish-pushteti i Sali Berishës, për të ligjëruar banditizmin e pushtimit të tokave, trojeve, anët, tarracat dhe oborret para pallateve, shkollave, spitaleve e universiteteve, lulishtet, këndet e lojërave të fëmijëve dhe terrenet sportive, duke lejuar e miratuar me një dyzinë ligje, VKM, urdhëra, udhëzime e formularë, xhunglën e ndërtimit të barakave, kasollave, vilave, stallave të bagëtive, pijetoreve, pallatave e çdo lloj objekti biznesi që u thoshte mendja, sipas modelit të jetës dhe mjediseve të zonave nga kishin ardhur, lojë me të cilën Berisha zhvati vota për 8 vite në pushtet me “Shaban-Tapi”.

Këtë lojë false edhe me premtimin fals-falas për legalizimet, po e vazhdon prej 5 vitesh dhe pushteti “Rama 1-2”, duke ndarë “Lame-Tapi” nëpër mitingje elektorale, nëpër “takime gju më gju me popullin” dhe sa here, që qeveria ndihet keq, nga denoncimet dhe reagimet e atyre, që prej 12 vitesh kërkojnë dhe presin “tapi kartonin” e paguar në pushtetin e PD-LSI dhe të ripaguar, në pushtetin e PS-LSI.

Të dy pushtetet e kanë quajtur “legalizim”, por realiteti tregon se është “Mos-legalizim”, mbasi ndërtuesit informal, kanë 12 vite që paguajnë, aplikojnë me dosje të reja të përsirtura nga 30 herë, u premtohen afate me ditë e javë, por qëllimisht nxirren ligje, VKM, Udhëzime e Formularë të rinj, që rrëzojnë të parët dhe qytetarët prej 12 vitesh e nisin nga e para procedurën, duke u sjell vërdallë, tallur, gënjyer, lodhur e zhvatur financiarisht me 155 ligje, VKM e Udhëzime dhe 189 formularë.

Dhe loja, do të vazhdoj sipas interesit të votave të pushtetit lokal që po afron, me skema të bëra nga “arkitekt” Lame-Tapia” i cili sipas informacionit, ka 300 mijë copë “kartonë-tapi” bosh në depon e “ALUIZNI-t, gati për t’i plotësuar kur t’i jepet urdhëri nga partia, ndërkohë që shtesën e tij të katit 230 m2, në pallatin e tij e ka legalizuar dhe hiptekuar e po kështu bizneset dhe vilat e shtetarëve, politikanëve dhe miqve majtas e djathtas, për të cilat do publikojmë fakte në vijim./Pamfleti

 

(Mos)legalizimet, 12 vjet tallje duke gënjyer, lodhur e zhvatur popullin me 155 ligje, VKM, Udhëzime e 189 formularë Read More »

Uli rrogën e saj dhe atë të ministrave, shiti avionin presidencial, 5 këshillat që duhet t’ju japë Kolinda politikanëve tanë

Presidentja kroate është e njohur për një personalitet të fortë mbresëlënës, që e ndihmoi atë të fitonte popullaritet të jashtëzakonshëm me qytetarët kroatë dhe jashtë vendit. Ajo mori përsipër frenat e qeverisë gjatë një periudhe të recesionit ekstrem dhe mori masa të suksesshme për të udhëhequr vendin.

shiti avionin presidencial.

2- shiti 35 Mercedes Benz që ishin caktuar për ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe i ktheu paratë në arkat e shtetit.

3- uli rrogën e saj dhe atë të ministrave për gjysmë.

4- ka ulur kostot dhe pagat e ambasadorëve dhe konsujve në 60 %.

5- rriti pagën minimale për sektorin privat e pensionet

Flet 7 gjuhë dhe nuk i beson më më askujt.

Uli rrogën e saj dhe atë të ministrave, shiti avionin presidencial, 5 këshillat që duhet t’ju japë Kolinda politikanëve tanë Read More »

Rama për liberalizimin e vizave për Kosovën: Hap pozitiv, i stërvonuar

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “hap pozitiv, por të stërvonuar”vendimin e Komisioni Evropian, që këtë të mërkurë dha rekomandim pozitiv për Kosovën sa i takon liberalizimit të vizave.

“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”, shprehet Rama në një postim në faqen zyrtare të Facebook.

Rama për liberalizimin e vizave për Kosovën: Hap pozitiv, i stërvonuar Read More »

Në Vaun e Dejës po mbeten pa fjalë nga ky ndërtim, vjen lajmi i rëndësishëm

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike (OST) është shprehur parimisht dakord me projektin e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për lidhjen me rrjetin e transmetimit të impiantit fotovoltaik lundrues në liqenin e Vaut të Dejës.

“Në vijim të punës për të bërë të mundur realizimin e projektit për ndertimin e një impianti fotovoltaik lundrues (floating) në liqenin e Vaut të Dejës, KESH sh.a informon se: Shoqëria OST sh.a (Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike) me shkresën Nr.5065/1, datë 16.07.2018, shprehet parimisht dakord në lidhje me kërkesën e Shoqërisë KESH sh.a për Iidhjes me rrjetin e transmetimit të Impiantit lundrues fotovoltaik, me fuqi totale te instaluar prej 12.9 MWp” njofton KESH.

Sipërfaqja e parashikuar për vendosjen e paneleve është 118 mijë metra katrorë. Sipas KESH, prodhuesit më të madh të energjisë elektrike me burime hidro në rajon, parku është projektuar të vendoset në sipërfaqen ujore të rezervuarit të HEC-it të Vaut të Dejës me qëllim shmangien e zënies së hapësirave tokësore.

Kjo pasi, ndërtimi i veprave të tilla shoqërohet me kërkesë të lartë të sipërfaqeve tokësore. Ndërkohë, nuk bëhet ende e ditur kostoja e projektit energjetik që do të shfrytëzojë energjinë diellore. /ShkodraNews

Në Vaun e Dejës po mbeten pa fjalë nga ky ndërtim, vjen lajmi i rëndësishëm Read More »

Jetojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por ende në kërkim të drejtësisë: Do ngujohemi tek ambasada amerikane

Kanë kaluar 14 vjet që prej kohës kur ajo u bë shtëpia më famshme në Shqipëri dhe të gjithë e njohin si Shtëpia e Verdhë. Ajo ndodhet në fshatin “Gurra e Matit” dhe historia e saj filloi me luftën në Kosovë e hetimet që nisën për këtë shtëpi për krime lufte në Hagë. Në këtë shtëpi sipas një raporti të ish-prokurores së Hagës Karla Del Ponte thuhet si ishin kryer transplante të organeve për luftëtarët serbë gjatë luftës së Kosovës për qëllime tregtie. Më pas ishte deputeti zviceran, Dick Marty, që në cilësinë e raportuesit në Këshillin e Evropës paraqiti raport për “Shtëpinë e Verdhë” dhe në vitin 2012, në këtë shtëpi u krye një kontroll në banesë nga hetues ndërkombëtarë, të ndihmuar nga pala shqiptare.

Sot familja Katuçi kërkon pastrimin e emrit dhe dëmshpërblim për dëmin që iu është shkaktuar. Edhe në përgjigjen e fundit të autoriteteve për këtë familje nuk ka asgjë konkrete. Hatixheja tregon tmerrin e asaj dite ku në banesë zbarkuan 12 ekspert të huaj e ku i nxorrën jashtë nga banesa me forcë. Por 84-vjeçarja thotë se drejtësinë e munguar do ta kërkojë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. “Këtë punë nuk ia bëj hallall. Të dalë nusja e djalit tim dhe të rrihet me policinë. E të rrihen me një grua. Ne do të shkojmë tek ambasada amerikane të kërkojmë të drejtën. Do rrimë pa bukë e pa ujë”, thotë Hatixhe Katuçi.

Ndërkohë edhe Abdullai, kryefamiljari i familjes Katuçi do të protestojë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Djali i familjes, Mërsimi thotë se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga shteti shqiptar për të kërkuar të drejtën e familjes së tij pas një akuze aq të rëndë. Ai thotë se këtë çështje do ta lërë amanet edhe në breza të tjerë që ta pastrojnë familjen nga kjo akuzë dhe të marrin dëmshpërblimin e merituar.

“Prej 15 vitesh unë nuk kam lënë institucion të shtetit shqiptar pa kërkuar të drejtën. Qoftë kryeministrit Berisha, Kryeministrit Edi Rama. Përgjigjet janë pa rezultat. Shteti shqiptar nuk më jep asnjë lloj avokati, asnjë lloj ndihme për ta kërkuar në institucionet ndërkombëtare të drejtën. Do ia lë amanet edhe fëmijëve, brez pas brezi”, tha Mërsim Katuçi.

Mërsimi ka një apel edhe për kryeministrin aktual të Kosovës, Ramush Haradinaj që ta mbështesë për të drejtën e familjes së tij, dhe të gjejë zgjidhje ashtu siç bëri ai për veten e tij vite më parë. Po ashtu, Mërsim Katuçi ka edhe një kërkesë për ambasadorin amerikan në vendin tonë, që ta mbështesë familjen e tij. “Ia kërkoj dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj të më ndihmojë për të drejtën. Jam tepër i indinjuar për këtë akuzë që më kanë bërë. I kërkoj edhe njëherë ambasadës amerikane të ndërhyjë për zbardhjen e kësaj të pavërtete që është bërë ndaj meje”, u shpreh ai.

Jetojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por ende në kërkim të drejtësisë: Do ngujohemi tek ambasada amerikane Read More »

Prokuroria kërkon 1 vit burg për Tom Doshin

Prokuroria është e vendosur të vijojë “luftën” me deputetin Tom Doshi. Mësohet se pasi Gjykata e Tiranës i dha pafajësi deputetit të Shkodrës për atentatin e supozuar ndaj tij, Prokuroria e Tiranës ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit.

Lajmi është zyrtar dhe është publikuar nga këshilltari për mediat i Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, Denion Ndrenika. Në përgjigje të disa pyetjeve për Report TV, Ndrenika thotë se “në rastin “Doshi”, kjo cështje për shkak të kompetencës është endur nga gjykata e lartë në gjykatën e krimeve të rënda dhe anasjelltas dhe në fund është dërguar për kompetencë gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Akuza është përfaqësuar nga prokurore Elsa Miha, prokurore pranë Prokurorisë Tiranë. Në përfundim të gjykimit prokurorja ka kërkuar deklarimin fajtor të Tom Doshit dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Gjykata, në përfundim të gjykimit, ka deklaruar të pafajshëm deputetin Doshi. Prokurorja Elsa Miha ka ushtruar ankim ndaj vendimit të gjykatës dhe çështja do shqyrtohet në Gjykatën e Apelit Tiranë.”, ka thënë Ndrenika./korrieri

Prokuroria kërkon 1 vit burg për Tom Doshin Read More »

Frikësohen pushuesit në jug, pickimi i peshkut harabel u rrezikon paralizë

Një fenomen i rrallë është shfaqur në plazhin e Darzezës ku pushuesit pasi dalin nga deti nisen për ndihmë mjekësore, sipas tyre i ka pickuar peshku harabel. Që prej fillimit të sezonit, 735 pushues kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetesore të Darzezës. Top Channel raporton se këto raste të paraqitura në asnjë prej tyre nuk ka simptoma helmimi, por më shumë nga pickimi i bletëve, grerëzave dhe i të ashtuquajturit peshkut harabel në det.

“Rastet qe na vijnë janë kriza hipertensive, kafshimi nga peshku harabel, pickim insketesh, etj. Ka pasur edhe dy raste serioze që kanë qenë në rrezik mbytjeje, që kanë arritur të nxirren në kohë nga deti dhe janë dërguar në Fier, pasi kanë marrë ndihmën e parë”, u shpreh mjekja Erjeta Rrapushi.  Mjekja thotë se në rastet e sulmit nga peshku harabel, plazhistët nuk duhet të neglizhojnë dhe të paraqiten ne qendër sapo të dalin nga deti, pasi rrezikojnë alergji dhe deri gjendej paralize. Qendra shëndetësore e plazhit Darzezë të Fierit, ku punojnë dy mjekë dhe dy infermerë, do të jetë e hapur për turistët deri në 31 Gusht.

Frikësohen pushuesit në jug, pickimi i peshkut harabel u rrezikon paralizë Read More »

Shqipëri-Kroaci, projekte madhore nga TAP-i, deri te bashkëpunimi detar

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të shtrihet në fushën e turizmit, energjetikës dhe infrastrukturës.

Në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, gjatë konferencës së sotme mes dy presidentëve, atij shqiptar dhe asaj kroate, u vu theksi tek shfrytëzimi i potencialeve të dy vendeve, si pjesë e zhvillimit rajonal. Kështu, nga projektet me rëndësi madhore u përmend ai i TAP, Korridorit Blu, por edhe bashkëpunimi detar ndërmjet porteve shqiptare dhe atyre kroate.

“Realizimi në mënyrë të veçantë i projekteve madhore rajonale të gazifikimit, TAP-i, gazsjellësi Jonian Adriatik Pipeline (IAP) si dhe ‘Korridori Blu’ do t’i bëjë të dy vendet tona edhe më të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Një bashkëpunim me interes është edhe ai detar, ndërmjet porteve shqiptare dhe kroate, si dy vende të Adriatikut dhe bashkëpunimi në këtë aspekt është shumë i dobishëm, bashkëpunim që shtrihet dhe në çështjet e mbrojtjes së ambientit dhe manaxhimit  të ndotjes”, – u deklarua gjatë konferencës nga Presidenti Meta. Këto bashkëpunime u konfirmuan edhe nga homologia kroate./atsh

Shqipëri-Kroaci, projekte madhore nga TAP-i, deri te bashkëpunimi detar Read More »