Aktualitet

Nis sot zbatimi i projektit që do gëzojë mijëra persona, ja rruga që pritej prej vitesh

Kryeministri Edi Rama ka dhene nje superlajm sot ne lidhje me nje projekt qe nis sot zbatimin, per ti dhene jete nje segmenti shume kryesor ne vend.

“dhe me këtë projekt që sot nis zbatimin nga 3D (meqë në këtë faqe ka disa që e kanë merak këtë punën e 3D) në realitetin në transformim të Tepelenës nga një kthesë e braktisur në një zonë turistike, e që njëkohësisht do të zgjidhë përfundimisht një nyje të mbetur rrugëve të aksit kombëtar Levan-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, ju uroj një fundjavë të qetë“, shkruan Rama.

Ja projekti ne VIDEO:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155955514886523/?t=0

Nis sot zbatimi i projektit që do gëzojë mijëra persona, ja rruga që pritej prej vitesh Read More »

Tërmet 4.4 ballë, njerëzit në panik u ngritën sonte nga gjumi. Qindra telefonata për ndihmë

Panik dhe frikë që në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4.50 në Trope dhe në fshatrat e bregdetit të Kalabrisë, të mbushur me turistë, ku ka pasur qindra thirrje telefonike tek zjarrfikësit dhe forcat policore.

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë është regjistruar sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në det nga bregu kalabrez, raporton ShkodraNews.

Tërmeti, i cili kishte një thellësi prej 57 km, u ndje qartësisht nga popullata që ne ate ore ishte ne gjume, por jane ngritur ne panik nga shtreterit duke ngritur telefonat e duke kerkuar ndihme.

Sipas kontrolleve të para nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, në këtë moment nuk regjistrohen dëmtime për persona apo prona. Tërmeti u ndje gjithashtu qartë në Messina, Reggio Calabria dhe në Ishujt Eolian./ShkodraNews

Tërmet 4.4 ballë, njerëzit në panik u ngritën sonte nga gjumi. Qindra telefonata për ndihmë Read More »

Lotët e “krokodilëve” gjykatës e prokurorë!

Nga Pandeli Bardhi

Janë më shumë se pesëdhjetë përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve me probleme. Këtë e vërtetojnë vetë statistikat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, apo KPK. Janë më shumë se pesëdhjetë përqind “krokodilë”, që sot nxjerrin lot të tipit “Thanza”!

Thanza është antar i Gjykatës së Lartë. Thanza është marrë edhe me krime, edhe me vjedhje, edhe me fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, etj. Ai thotë që i kanë bërë të tjerët dhe ai i ka marrë mbi vete. Të jetë vallë ky antar gjykatës i shkallës më të lartë të drejtësisë?

Të jenë gjykatës ata antarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë ngecur në “rrjetën” e Vetingut? Të kuptohemi, nuk janë antarë të gjykatave të shkallës së parë as të Apelit, por janë antarë të gjykatave më të larta që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Rendit Kushtetues, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Ligjit Themelor siç është Kushtetuta.

Kështu si është nisur, vendi në të ardhmen do të mbesi pa pushtet të tretë nga radha, por të parë nga rëndësia. Nuk janë më pak të rëndësishëm as ata gjykatës e prokurorë të shkallëve më të ulëta, sepse njësoj e kanë bërë betimin për të dhënë drejtësi në emër të ligjit e të Kushtetutës. Po e vërteta?

E vërteta është që këto njëzet e tetë vite shumica e gjykatësve dhe prokurorëve kanë qenë “krokodilë” që kanë gllabëruar, kanë zhvatur e janë pasuruar “në emër të popullit”, “në emër të ligjeve dhe të së drejtës që u jep Kushtetuta”! Por, a e kupton gjyqtari Laze dhe kolegët e tij “Llazo”?

“Kam dënuar kriminelë të ndryshëm, thotë ai, kam marrë shumë përgjegjësi mbi vete dhe për vendimet që kam marr, më kanë kërcënuar edhe me jetë! Duhet të jesh gjyqtar Apeli i tipit Lazaj, që të mos kuptosh as alfën e detyrës së gjyqtarit. Në emër të kujt e jep vendimin gjyqtari more gjyqtar që nuk je i tillë? Gjyqtari është në radhë të parë mbrojtësi i ligjit dhe të gjitha vendimet që ai jep, nuk i jep në emër të Artanit apo të “Lazes” por i jep në emër të Ligjit.

Nëqoftëse vendimet gjyqtari do t’i japi në emër të “Maliqit” të parasë e të mikut, patjetër që do të marri edhe kërcënime. Si nuk e gërryente sado pak ndërgjegjja Antarin e Gjykatës së Lartë, Thanza, të molepsur me vjedhje e krime, të dënuar nga gjykatat e huaja, që fsheh pasurinë e grabit pronat e tjetrit dhe sot del para KPK-së dhe përlotet?

A është ky një antar i Gjykatë së Lartë apo një mashtrues ordiner? Pse nuk është lotuar ndonjëherë ky gjyqtar që ka shkaktuar lot nënash për bijtë e tyre, me vendimet e shtrembra që ka dhënë ky farë gjyqtari? Po ata kolegë të tij si të mos e kenë njohur këtë gjyqtar?

A kemi të drejtë ta quajmë këtë antar të Kolegjit të Gjykatës së Lartë një “çerdhe infeksioni” që kanë shkaktuar “lumenj” lotësh me padrejtësitë dhe shtrembësitë, që ata kanë dhënë “në emër të popullit”?

Kriminelët i kanë futur në burgje nga penxherja dhe i kanë nxjerrë nga dera, në darkë i kanë dënuar dhe në mëngjes i kanë ndihmuar që të marrin arratinë! Nuk kanë bërë ligjin këta gjykatës “në emër të popullit” e “në emër të Republikës” por “në emër të parasë”, “në emër të korrupsionit”!

Presin nënat, gratë e fëmijët e viktimave të 21 Janarit e lotët e të cilave, kanë shtatë vjet që derdhen lumë e presin të japin drejtësi këta gjykatës e prokurorë që qeshin me lotët e tyre e dosjet i kanë mbyllur me kohë për një grusht me para!

Kanë dhjetë vite në pritje që drejtësia të thotë fjalën e saj nënat, vëllezërit e motrat e atyre që humbën jetën në Gërdec e që iu shkatërruan qindra shtëpi, dhe nuk e dinë që dosjet janë mbyllur me kohë për një grusht para! A janë lotuar ndonjëherë këta gjykatës e prokurorë për lotët e tyre që derdhen me vite?

Viktimat ikin, politikanët qeshin e gjyqtarët dhe prokurorët qëndrojnë të pashqetësur nga milionat që marrin. E shteti nga ana e tij ka shtatë vjet që “jargavitet” e “jargavitet” e premton se do të japi drejtësi! “Prit gomar të mbijë bar”! Vallë, nga këta gjykatës do të presësh që të kapin “peshqit e mëdhenj”? Si do të mund të dënojnë “peshqit e mëdhenj” këta gjykatës, kur këta “hanë bukë” në sajë të tyre?

Njëri prej këtyre “peshqve” i shkoi atje me zë e figurë dhe këta “zotërinj” as nuk e “panë” dhe as nuk e “dëgjuan”! Pse ky “peshk i madh” të mos bëjë sot një vesh shurdh e një sy qorr, e të qëndrojë në krye të KLD-së me “qetësi e dashuri” që qesh e qëndron gjakftohtë, e që e ka marrë drejtësinë “urtë e butë e plot tigani?

Nuk zbaton “plotfuqishmërinë” e tij as për çështjen e detit, as për çështjen e SHISH-it e shumë çështje të tjera të nxehta, por vazhdon të qëndrojë në kolltukun presidencial me qetësi e dashuri. Në ç’vend tjetër të botës ka ndodhur që nën hundën e funksionarit të lartë të Bankës së Shtetit të vidhen miliona dhe ai, jo vetëm që nuk ndëshkohet, por shpërblehet me miliona të tjera për “nëpërkëmbjen e dinjitetit të tij”, për atë “që natën sheh ëndrra dhe flet me vete” dhe për ta qetësuar, i japin edhe më shumë se gjysëm miliardi të tjera, që ai të qëndrojë i qetë!

Ky sistem, nga njëra anë derdh lumë paratë për hajdutët e kriminelët dhe nga ana tjetër rrit pensionet që nuk mund të blesh as një kg domate në verë, jo në dimër!

Por, a janë të gjithë gjykatësit e prokurorët “krokodilë”? Nuk janë të gjithë të tillë, ka edhe shumë “hardhuca”, në kuptimin që nuk e kanë “gojën e madhe” që të gllabërojnë, por ç’mund të bëjnë këto “hardhuca” përpara atyre që “bëjnë ligjin”? Ato nuk e ngrenë zërin, por do të bëjnë aq sa të munden për të mbijetuar dhe të mos “kollofiten” apo të hanë ndonjë grusht të tipit “Llalla”!

Por, a mbaron këtu e keqja? E keqja është më thellë akoma, ajo shkon në majë të “Piramidës” të këtij sistemi që u nis si sistem demokratik, por vazhdon në “Udhën e Çakejve”!

Këtë sistem, të tillë e nisi Saliu i “parë” apo “Monark”, të tillë ja dorëzoi Saliut të “dytë” në krye të Pushtetit Ekzekutiv, të tillë ja la edhe “litarin” jashtë dhe ja “dorëzoi” krerëve të organeve të drejtësisë, të SHISH-it, të medias etj., etj., që të gjitha pushtetet e këtij monarku që sot çirret për “drejtësi”, të zbatojnë amanetet e tij edhe mbasi është i larguar. Shikoni, dëgjoni dhe po të doni mos qeshni e mos qani! Dëgjojmë opozitarët në Komisionin e Ligjeve që “dërdëllisin” e “dërdëllisin”! Mirë bëjnë, po përse?

Thepthe Kdhyeminithtdhi, duhet të hetohet pët mathtthimin e vidioth me “Babadhen”! “Thepthe Athta Mathku” ëthtë dhgedhur në mënydhë antikushthtetuthse, jo me tetëdhjetë e katëth vota, por me gjathtëdhjetë e nëntë” etj., “gaxha” të kësaj natyre.

Por a qëndrojnë këto shqetësime që ata ngrenë për Kryeprokuroren? Patjetër që ajo dhe organi i akuzës, duhet të merren. Kjo është njëra anë. Po pse kjo opozitë nuk foli për këtë drejtësi, për këta prokurorë e gjykatës që i ka mbjellë vetë gjatë njëzet e tetë viteve qysh me “Plepat”? Pse nuk foli kush për deformimin e këtij sistemi pikërisht nga organet e drejtësisë?

Pse nuk foli kush për pronat dhe pasuritë e qytetarëve që janë gllabëruar nga politikanët dhe organet e drejtësisë? Pse nuk e hapi gojën askush për ish kreun e akuzës që qëndron në egzil pikërisht nga zullumet e shumta që ka bërë dhe nuk vjen të japi llogari? Pse nuk foli kush për dallaveret dhe manipulimet që ka bërë Saliu i “dytë” me gjyqtarin Thanza për ta emëruar atë e për të qenë “litar” mbas ikjes së Saliut e të “Salinjve” duke blerë edhe deputetë të tipit “Kastriot” e “Asllan”?

Mendja e këtyre opozitarë i thënçin, ka mbetur tek karrigia e pushtetit të tyre të humbur dhe nuk e kuptojnë që me këto veprime, pushteti i tyre është “varrosur” njëherë e përgjithmonë! Është paguar shumë, është investuar shumë nga opozita e sotme, pa përjashtuar edhe mazhorancën për emërimin në krye të drejtësisë të gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar! Të gjitha këto janë bërë me bekimin e këtij sistemi që po zë frymën këtij vendi. Të gjithë e dinë se si ky sistem e nxit, e stimulon krimin dhe korrupsionin.

Asnjë drejtues deri më sot nuk ka qëndruar shumë në detyrën funksionale dhe më pas shkarkohet. Shkarkohen mbasi kanë vjedhur e kanë bërë ç’kanë dashur. Vijnë të tjerët dhe këta ecin në gjurmët e të parëve të tyre. Vjen një forcë politike dhe akti i parë që bën, largon nga puna krerët kundërshtarë. Qytetarët u qajnë atyre hallin!

Ata që pushohen, i drejtohen gjykatave të tipit “Thanza” dhe fitojnë miliona, më shumë se sa të kishin qëndruar në punë për njëzet apo tridhjetë vjet. Po pse të mundohen përderisa i marrin këto para për një periudhë katër-pesë mujore?

Faji nuk është as i gjyqtarëve e as i prokurorëve. Faji është i këtij sistemi të korruptuar. Nuk është vetëm drejtësia e tillë.

E tillë është edhe shëndetësia, e tillë është edhe administrata e institucioneve, arsimi etj., ku vegjetojnë militantë dhe debilë që marrin sa të duan dhe nuk japin asgjë. Përderisa “peshku është qelbur nga koka” e mund të bëhet fjalë për “luspat” e lëkurës së tij, pushtetin lokal, për biznesmenë, për të gjitha “nyjet e këtij sistemi?

Lotët e “krokodilëve” gjykatës e prokurorë! Read More »

“Greqia vjen deri në Karaburun!” Mediat greke zbulojnë detaje për paktin detar

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka deklaruar ditën e sotme se negociatat me Shqipërinë për kufirin detar janë drejt fundit, edhe pse askush nga qeveria shqiptare nuk ka detaje mbi negociatat e arritura.

Megjithatë mediat greke kanë publikuar disa të detaje të paktit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë ,duke raportuar se kufijtë e Athinës do të zgjerohen ndjeshëm.

“Zougla.gr” raporton se Greqia ka marrë 12 milje det duke filluar nga ishulli më verior i ishujve të lidhur me Korfuzin.

Një një shkrim të publikuar pasditen e sotme, media greke shkruan se:
Burime diplomatike bëjnë me dije se përmes kësaj marrëveshjeje, Greqia siguron kontroll të plotë të 12 miljeve det në drejtim të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Shqipëria humb thuajse të gjithë kontrollit në detin Jon, ndërsa ujërat territoriale greke vijnë deri përballë gadishullit të Karaburunit. “
Nëse raportet e gazetës greke janë të vërteta, Shqipëria do të humbiste njëherë e mirë pjesën dërrmuese të detit Jon duke mundësuar kontroll vetëm pak milje larg bregut të Sarandës, Dhërmiut dhe Palasës apo vetë gadishullit të Karaburunit./njekomb

“Greqia vjen deri në Karaburun!” Mediat greke zbulojnë detaje për paktin detar Read More »

Kryeministri Rama ju uroj një fundjavë të qetë , me këtë projekt që sot nis zbatimin nga 3D

MIRËMËNGJES😃

dhe me këtë projekt që sot nis zbatimin nga 3D (meqë në këtë faqe ka disa që e kanë merak këtë punën e 3D😂) në realitetin në transformim të Tepelenës nga një kthesë e braktisur në një zonë turistike, e që njëkohësisht do të zgjidhë përfundimisht një nyje të mbetur rrugëve të aksit kombëtar Levan-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, ju uroj një fundjavë të qetë 🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155955514886523/?t=45

Kryeministri Rama ju uroj një fundjavë të qetë , me këtë projekt që sot nis zbatimin nga 3D Read More »

Vlorë / Aksioni i policisë bashkiake ,bllokohen tre biznese në plazh

Aksioni i policisë bashkiake ne Vlore,bllokohen tre biznese në plazh ,të cilat nuk plotesonin kushtet e suigurisë. Mungesa e vrojtuesve të plazheve dhe piketave në det,nga bizneset ,të cilat kanë marr nën administrim dhe shfrytëzojnë këto palzhe,kanë sjell bllokimin e tyre.
Aksioni i policisë bashkiake të Vlorës,është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës, për mbylljen e të gjitha hapsirave në palzhe,të cilat nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara të sigurisë. Aksioni pritet të vijoj edhe në ditët e ardhshme,si ka konfirmuar dhe nënkryetari i bashkisë, Shkëlqim Rama. Ndërsa tashmë të gjitha bizneset që kanë në shfrytëzim një ambjent palzhi duhet të kenë të plotësuara kushtet e sigurisë, roje bregdetare dhe piketat e lundrimit në det.
Ata të cilët nuk e kanë kryer diçka të tillë brenda afatit,nuk do të kenë më mundësi të shfrytëzojnë hapsirat në palzh,hapsira të cilat mund t’u jepen bizneseve të tjera që paraqesin një kërkese në bashkinë e Vlorës,por që duhet të kenë plotësuar kushtet e sigurisë.

Vlorë / Aksioni i policisë bashkiake ,bllokohen tre biznese në plazh Read More »

Masat për sezonin turistik në Vlorë,rritje të masave dhe sigurisë për evitimin e problemeve të ndryshme

Masat për sezonin turistik në Vlorë,rritje të masave dhe sigurisë për evitimin e problematikave gjatë periudhës së sezonit.

Të bllokuara dhe rreth 30 mjete taksi,të paliçensuara,për të cilat do të vijohet deri në sekuestrimin e mjeteve pas paralajmërimit të parë. Kreu i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Naun Doko ka konfirmuar se qëllimi kryesor mbetet evitimi dhe goditja e të gjitha rasteve problematike gjatë sezonit turistik.

Doko ka konfirmuar edhe bllokimin e rreth 30 mjeteve taksi pirate,pas protestës së taksive të liçensuara në Vlorë,ardhur pas dhunës së ushtruar ndaj një prej drejtuesve të taksive në Vlorë.

Problematikat gjatë sezonit janë evidente kryesisht në sigurinë në rrugë,ndërsa deri në fund të sezonit po punohet me shtim personeli dhe rritje masash, ndërsa në fokus është edhe lufta ndaj taksive pirate gjatë kësaj periudhe.

Masat për sezonin turistik në Vlorë,rritje të masave dhe sigurisë për evitimin e problemeve të ndryshme Read More »