Aktualitet

Ariu kërcënon fshatrat në Kukës, banorët kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetët e tyre

Banorët e fshatit Topojan dhe Brekije të Kukësit ndihen të kërcënuar nga ariu. Kafsha e egër prej disa javesh tashmë po shkatërron të gjithë fshatin, ndërsa së fundmi ka sulmuar një 36 vjeçar i cili po shkonte në punë.

Banorët kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e njerëzve.Edhe pse i kanë provuar të gjitha mënyrat për ta larguar ariun, duke ndezur zjarre dhe duke krijuar zhurma të forta duket se asnjë mënyrë nuk po funksionon.

Kafsha e egër është strehuar në një pyll dhe bonorët thonë që e kanë parë me kelyshet e saj në një distancë të largët shumë pranë fshatit, ndërsa gjatë natës sulmon bagëtitë.

Kafsha e mbrojtur me ligj, nuk mund të vritet, por në këtë situatë banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave kompetente për të shpëtuar fshatin.

Ariu kërcënon fshatrat në Kukës, banorët kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetët e tyre Read More »

Në Vlorë bëhet “deti kos” me dekorata, kryebashkiaku Leli akordon “Tituj nderi” që ia ndalon ligji

Mjekun e kapin “ethet” e mandatit të dytë
Nuk është shkak vapa, mbasi ajo shuhet në det, por me sa kuptohet janë ethet e mandatit të dytë për bashkinë e Vlorës, që këto ditë i kanë “marrë mendjen” kryebashkiakut, mjekut specialist nuklear e imazherik Dritan Leli, i cili ka nisur të përmërsojë imazhin e tij, për të votat e qershorit 2019.
Përveç punëve publike dhe takimeve “me popullin”, kryebashkiaku Leli ka nisur dhe akordimin e titujve të nderit, për figura të çdo lloj fushe, të ditëve të somte e të traditës, që njihen e promovohen në këtë bashki.

Edhe pse këtë “lëvizje populiste” të kryebashkiakut Leli, opozita dhe kundërsharët e tij brenda PS-Vlorë, po e quajnë “fushatë për votat e mandatit të dytë” në bashki, Dritan Leli “nuk po dëgjon nga ai vesh” dhe po vijon me qëmtimin, zbulimin dhe nderimin e figurave publike, që kanë mbështetës dhe ndikim tek banorët e zonës, siç ishte rasti i nderimit me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, të boksierit të ri vlonjat, Kenar Zenelaj.

Mirëpo rezulton se këta tituj nderi, kryebashkiaku Leli po i jep nga “xhepi”, mbasi Ligji Nr. 112/2013 “Për dekoratat, medaljet dhe titujt e nderit që jep pushteti vendor” (Ndryshuar me ligjin nr. 10/2015, datë 19. 02. 2015), ka përcaktuar titujt që duhet të jap Bashkia dhe as kryetari e as kkëshilli bashkiak, nuk mund të sajojnë e japin tituj të tjerë në emër të bashkisë, siç ndodhi me titullin akroduar boksioerit Zeneleja që është talent!

Sipas Nenit 16 të lijgit, bashkia ka të drejtë të jap vetëm titullin: “Qytetar Nderi” dhe asnjë titull tjetër, përveç karton-dëshmive për pjesëmarrje në gara lokale, festival, konkurse e aktivitete të tjera që organzion bashkia, mirëpo Leli po jep edhe tituj të tjerë, megjithëse e njeh ligjin, sepse e ka publikuar më gërma të mëdha, në Faqen Zyrtare të Bashkisë Vlorë, por e… shkel.

Neni 16/Llojet e titujve vendorë të nderit, që ka të drejtë të jap pushteti lokal

  1. Titulli “Qytetar Nderi”, i jepet nga Këshilli Komunal apo Bashkiak, çdo personaliteti shqiptar ose të huaj, për veprimtari të shquar në dobi të komunës apo bashkisë përkatëse, ose për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të saj.

  2. Titulli “Nderi i Qarkut” i jepet nga Këshilli i Qarkut, çdo personaliteti shqiptar ose të huaj, për veprimtari të shquar në dobi të qarkut përkatës, apo për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tij./Pamfleti

Në Vlorë bëhet “deti kos” me dekorata, kryebashkiaku Leli akordon “Tituj nderi” që ia ndalon ligji Read More »

Profil i një bektashiu, batakçi/Ilir Meta ka mbetur vetëm me Bashën dhe me Sashën

Fundi i vetmisë së vonuar
Për Ilir Metën, godina e Presidencës është “streha” e fundit zyrtare e tij, drejt vetmisë së plotë e të pashmangshme, që i ka ofruar vehtes në karrierën politike, si politikan i urryer nga gjithë shqiptarët dhe si koleg, i nveritur dhe i papranueshëm nga politikanët.

Prej 1 viti, i vetë-mbyllur brenda asaj kulle (kërkoi me ngulm presidencën), Ilir Meta po jeton me delirin e të shkuarës dhe me përpëlitjet nga ankthet e të sotmes, që ka nisur t’i numërojë ditët e përballjes me drejtësinë, të cilës i është shmangur e i ka shpëtuar disa here, duke e lejuar të përdor pushtetin.

Për të zbutur brengën e vetmisë së madhe, ai del shpesh në zona jo si qytetar i lirë, por si President Republike, del jo për të qarë hallet me popullin, por për të testuar braktisjen, të cilën e ka konstatuar kudo.

Pas 27 vitesh pazare, vjedhje, shkatërrim e plaçiktje të ekonomisë, luks makinash shtetërore e private, vila me shërbëtorë, jetë me ahengje, pasuri përrallore, kapadaillëk fshataresk, sundim, paprekshmëri nga drejtësia, akrobaci nga një kolltuk pushteti, në tjetrin, shëtitje në gjithë botën me taksat e shqiptarëve dhe pas 27 vitesh luksi familjar mbretëror, erdhi “ora” të gjendet vetëm, aq i vetmuar sa po e braktisin përditë edhe anëarë-fakirët, që në fushata i gënjente me ndonjë bluzë e orë dore me kokën e tij, aq sa po ikin deputetë e ish-drejtorë, këshilltarë komunash e bashkëfshatarë që i vinin rrotull për ndonjë vend pune dhe licencë!

Ish-bosi që punësonte (me lekë) mijëra njerëz me listë emërore, që dërgonte bandat dhe shkulte fabrikat për skrap, që bënte VKM për troje e toka në male, që shkatëronte lumenjtë për zhavore e HEC-e, që nuk jepte leje pallatesh e kullash pa marrë 2 kate, që nuk firmoste tendera e koncesione pa 30% në dorë, që zaptonte fusha, kodra, zona bregdetare, pyje, që mblidhte 10 mijë të rinj në kampingje verore dhe që kur ecte rrugës “hapej bythësh, sikur ishte “ZEUSI” i këtij vendi, tani është katandisur vetëm, vetëm fare, fillikat e në trishtim mjerani, i mbyllur brenda mureve të Presidencës, duke bërë “qokat” e fundit prej batakçiu, me ndonjë punësim e ndarje dekoratash.

Është kantandisur, tamam si i braktisuri dhe i vetmuari, miku i tij Sali Berisha pas rënies nga pushteti, i cili përveç vetmisë, po përjeton edhe “hijen” e “hak-dhënnies” zakonore, për krimet që ka bërë në pushtet në “katund”, aq sa siç thonë rojet e tij, ka vendosur audio-kamera edhe në oxhakun e pallatit e të WC.

Vetmia e pritshme dhe e vonuar e Ilir Metës, kompensohet prej tij, me shpresën ëndërrimtare të luftës së Monikës krahë Lulit, për t’u rikthyer në pushtet, por edhe duke kaluar disa çaste “qetësie” psikologjike me Bashën dhe me Sashën (macen e tij)./Pamfleti

Profil i një bektashiu, batakçi/Ilir Meta ka mbetur vetëm me Bashën dhe me Sashën Read More »

“Thanza”, Ngjela: Rast minor përballë bëmave korruptive të kësaj bande

Vërtet mendoni se ka një shtet në botë që të ketë si gjytqtar të Gjykatës së Lartë një individ që ka qenë dënuar më parë për vjedhje? Ky vend është vetëm Shqipëria, dhe një gjyqtar të tillë mund ta emërojë vetëm Berisha dhe tabori i tij i korruptuar.
Shkruan Spartak Ngjela

l. Shoqëria shqiptare është në gjendjen e një krize të rëndë morale brenda Shqipërisë, por ndërkohë është në një sukses të madh historik të jetës së saj ndërkombëtare. Kriza morale shoqërohet gjithmonë me mungesën e drejtësisë. Një shoqëri që sundohet, dhe ku nuk ka drejtësi, ka një krizë morale të përhershme.

Shqipëria është vepër e njerëzve të saj të mëdhemj, Rilindasve të Mëdhenj, por shqiptarët kanë mbijetuar me një sakrificë sublime nga lufta shfarosëse që i kanë bërë: osmanët, Rusia, fqinjët, sllavët e ardhur nga stepat, dhe grekët e ardhur nga Anadolli në territoret shqiptare. E gjithë historia e Shqipërisë territoriale është falsifikuar, por falsitetin historik po e rëzon gjuha shqipe.

Kudo sot në rrethet shkencore të universiteteve të mëdhenj në Europë dhe në Amerikë, po flitet për gjuhën shqipe dhe historinë e Arbërisë dhe shqiptarëve në një sens kombëtar. Kjo vërehet dhe në të gjithë Gadishullin Ilirik. Por janë në krizën shqiptare të korrupsionit të lartë shtetëror shqiptarët e Shqipërisë, një krizë e thellë morale kjo që imponohet nga defekti i madh historik i qeverisjeve të korruptuara – sigurisht. Shenja më e fundit është gjyqtari i lartë, Thanza, i dënuar për vjedhje në Itali.

Kurrë nuk duhet menduar se ky rast është më tipiku i krizës morale që po kalon Shqipëria. Bëmat korruptive të Berishës dhe Metës, e bëjnë rastin e gjyqtarit Thanza të quhet minor. Kjo është një bandë që ka uzurpuar Shqipërinë.

ll. Dy kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve: fqinjët aneksues territoresh shqiptare, të përkrahur nga Stambolli dhe Moska, dhe korrupsioni i liderëve shqiptarë që kanë qeverisur Shqipërinë nga viti 1925 e deri më sot. Këta kanë qenë hajdutë dhe renegatë – shpejt do të shihen me fakte të gjitha bëmat e tyre.

Historia korruptive e Shqipërisë ka kaluar nga një mbret që vrau kundërshtarët e tij me anë të vrasësve të paguar nga Beogradi, te një gjeneral terrorist që, për llogari të Beogradit, vrau në vitin 1945-1946 gjithë intelektin e lartë patriot të shqiptarizmës, dhe eliminoi fizikisht të gjithë krerët e klerit katolik shqiptar, njerëz të mëdhenj që provonin autoktoninë shqiptare në çdo orë të ditës.

Por historia ka ecur pastaj, nga general Enver Hoxha, vasal i Beogradit që vrau intelektin e lartë shqiptar dhe krerët e kishës katolike, te mjeku i Beogradit, Sali Berishs, që shkatërroi arsimin shqiptar, ekonominë e Shqipërisë dhe goditi të gjithë intelektualizmin shqiptar.
Kurse sot, gjendja ka ardhur, nga mjeku i Beogradit, te mësuesi i vizatimit Rama, që vërtitet e nuk lodhet në mbrojtje të korrupsionit shtetëror, por që shkon e kullot në Stamboll kur vetë Erdogani kërkon ndihmën e Serbisë për shfuqizimin e Shqipërisë.

Të gjithë janë të trembur nga partnershipi shqiptaro-amerikan, dhe janë hedhur në sulm për ta frenuar Emerikën nga brenda Shqipërisë. Kjo sigurusht që është një ndërmarrje e çmendur por që në fakt është mendimi i vobegtë i Edi Ramës, që kujton se mund ta mposhtë politikën amerikane në Shqipëri me anë të Erdoganit dhe presidentit serb.

ll.
Si rrjedhojë historike, kjo krizë morale që konstatohet, nuk ka filluar sot, por sot është në kulmin e vet.Pasi ka qenë pronë e tiranëve për 65 vjet (1925-1990), në 25 vjetët e fundit, Shqipëria ka qënë pronë e qeverive abuzive, e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të cilët, të gjithë bashkë, kanë përbuzur dhe kanë varfëruar shqiptarët pasi i kanë vjedhë ata. Të gjithë kanë urryer drejtësinë shoqërore. I tillë është dhe korrupsioni i sotëm kryeministror.

Po si jànë lidhur këta , dhe, a kanë më të ardhme? Çfarë përfaqësojnë dhe çfarë do të bëhet me ta?
Si do të zhvillohet më tej historia e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare në Ballkan?
Në çfarë niveli është sot aleanca shqiptaro-amerikane kundrejt historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve?
Cila janë kartat që po luan sot korrupsioni kryeministror Berisha-Meta-Rama kundër interesit shqiptar në Ballkan?

A do ta çojë deri në fund politika Amerikanë likuidimin Berisha-Rama-Meta si qëndrat kryesore të korrupsionit shqiptar dhe të shitjes së interesit kombëtar te fqinjët pushtues territoresh shqiptare?

Korrupsion i aktual shqiptar nuk ka më të ardhme, të gjitha këto që bien si këmbanat nga politika amerikane, në ndihmë të shqiptarëve dhe të çështjes shqiptare, janë pjesë e marshit funebër që po përcjell korrupsionin kryeministror shqiptar.

Politika amerikane nuk ka shkelur asnjë marrëveshje dhe asnjë zotim; dhe ajo është zotuar botërisht për ndihmën anti – korrupsion që do t’u japë shqiptarëve. Por kjo ndihmë antikorrupsion që po iu jep shqiptarëve, është me rëndësi për shqiptarët, sepse vetë kjo është në fakt pjesë e politikës amerikane globale që ka të bëjë më Ballkanin Perëndimor. Prandaj, kjo është arsyeja që lufta antikorrupsion në Shqipëri ka të bëjë më suksesin e politikës amerikane në Europën e ardhshme.

Dhe kjo është shumë për historinë e ardhme të Shqipërisë. Pikërisht këtu vjen dhe e merr forcën e vet morale angazhimi amerikan; por këtu e gjen garantimin e aktit amerikan anti-korrupsion edhe shoqëria shqiptare që po e pret këtë akt, i cili në fakt ka filluar.

Gjykimi kryesor në këtë angazhim amerikan, është ky: klasën e korruptuar të politikës aktuale shqiptare nuk e pranojnë as shqiptarët dhe as Uashingtoni. Po shqiptarët a janë të ndërgjegjësuar kundër korrupsionit kryeministror? Janë të ndërgjegjësuar, po nuk kanë forcë.

lll.

Shoqëria shqiptare nuk është e strukturuar demokatikisht prandaj nuk mund të ketë forcë kundërshtuese. Mbrojtja e të drejrave bëhet vetëm institucionalisht, si mund të mbrohen të drejtat kur edhe institucionet, edhe gjykatën e drejton korrupsioni? Prandaj këtu del në pah angazhimi amerikan dhe marrëveshja shqiptaro-amerikane për politikën e ardhëshme në Ballkanin Perëndimor. Por, ndërkohë kjo marrëveshje ka vetëm një armik: korrupsionin kryeministror shqiptar?

Cila janë kartat që po luan sot korrupsioni kryeministror Berisha-Meta-Rama kundër interesit shqiptar në Ballkan?

E para është bashkimi i tyre pavarësisht nga ngjyrat. Por janë të gjithë si të çakërdisur: Basha shkon në Amerikë se kërkon të ndalojë ambasadoren e re në Senat. Është mendim fëminor, por në fakt kjo duhet të jetë mendja e Saliut.

Rama mbeti në Ankara te Erdogani, se është një mendje e vobegtë politike, dhe e kujton Shqipërinë një kafshatë që mund ta hanë fqinjët, sikurse e kanë ngrënë para një sjekulli. Jo, sot është e kundërta: shqiptarët do t’i marrin të gjitha aneksimit e fqinjëve. Por kjo në fakt ka bashkuar presidentin truk me presidentin serb; kurse Ramë ziu e mban shpresën këtu, të këta të dy. Ndersa i trembur Rama, në samitin e NATO-s dje, vërtitej që ta shihte presidenti amerikan për t’i treguar se tani është i tij. Injorant që e kujton presidentin amerikan si Ilir Metën kur e gënjeu për ta kandiduar në Tiranë si kryebashkiak.

Prandaj këtu del kjo pyetje:

A do ta çojë deri në fund politika Amerikane likuidimin Berisha-Rama-Meta si qëndrat kryesore të korrupsionit shqiptar dhe të shitjes së interesit kombëtar te fqinjët, të cilët historikisht janë pushtues territoresh shqiptare?

Sigurisht që po. Politika amerikane tani ka marrë kushtetutën shqiptare. Prandaj e ka gjithçka në dorën e vet. Ndërkohë pritet që të krijohet SPAK-u dhe të fillojnë goditjet penale., sepse me këtë gjykatën e sotme është e pamundur që të luftohet korrupsioni kryeministror shqiptar.

Angazhimi amerikan patjetër që do të shkojë deri në fund. Të tre kryeministrat Meta, Berisha dhe Rama do të jenë subjektet e parë të goditjes penale, sepse, nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kish një zotim amerikan anti-korrupsion në Shqipëri.

Por shqiptarët janë skeptikë… dhe kanë të drejtë, sepse janë zhgënjyer në 150 vjet rresht në një luftë për jetë a vdekje. Por tani kanë fituar përfundimisht.

“Thanza”, Ngjela: Rast minor përballë bëmave korruptive të kësaj bande Read More »

Kontributi i Shqipërisë në NATO, më i madh sesa madhësia gjeografike

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka mori pjesë në  takimin special SHBA-Karta e Adriatikut A-5. Në Takimin A-5, Xhaçka u takua me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mattis

“Në Samitin e NATO-s u vlerësua kontributi i Shqipërisë në Aleancë. Kontributi ynë në Afganistan, i dyti në raport me madhësinë e Forcave të Armatosura. Shqipëria në vend të 13 të në raport me vendet e tjera anëtare për kontributet tona në të gjitha misionet e operacionet e aleancës”, tha Xhaçka.

Sipas Mattis, kontributi i Shqipërisë, është më i madh sesa madhësia e saj gjeografike

Ministrja Xhaçka u shpreh se është koha për zgjerimin e kartës së Adriatikut.

“Përpara se t’i kërkojmë NATO-s të hapë dyert e saj, të hapim dyert për njëri–tjetrin në shtëpinë tonë. Shumë shpejt, A-5 do të bëhet A-6, pas ftesës që do i bëjmë Kosovës për t’u bërë anëtare”, vijoi Xhaçka. /atsh

Kontributi i Shqipërisë në NATO, më i madh sesa madhësia gjeografike Read More »

Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis

“Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar kjo nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar”, deklaroi sot Ministria e Brendshme.

Ministria e Brendshme reagoi sot në lidhje me deklaratat, spekulimet apo keqinterpretimet e gjetjeve të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Antidrogë të Italisë.

“Kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim kur jemi në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencën e BE-së”, theksohet në deklaratën e policisë.

Sipas MB-së, siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit.

“Por, gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF. Kjo solli një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të gatshme për treg, në vitin pasardhës”, bëhet e ditur në deklaratë.

Në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabis 2017-2020, me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe asistencë ndërkombëtare.

“Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëve. Duke u ndalur tek Raporti i Antidrogës italiane (DCSA), (faqja 35), shifra prej rreth 90 ton kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian, dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria dhe për më tepër, sipas vetë Raportit, një rol domethënës luan edhe kultivimi i brendshëm në Itali, sidomos në rajonet e jugut (faqja 16)”, sqaron MB-ja.

Sipas Raportit (faqja 36), sasia e kanabisit e kapur në tentativë për trafikim nga Shqipëria është rreth 15 ton: “Në lidhje me vendet e paramenduara të prejardhjes së marijuanës së përcjellë nëpërmjet detit, sasitë më të mëdha vinin nga Shqipëria, i cili konfirmohet të jetë vendi i origjinës për pjesën më të madhe të sasive të kapura, prej 15.805,42 kg”.

MB thekson se “këto sasi të kapura, janë fryt edhe i shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, ku përgjatë vitit 2017 u realizuan 14 operacione të tilla”.

“Në raport theksohet qartë se sasitë më të mëdha të kanabisit u tentuan të trafikoheshin nga Shqipëria, por edhe nga Greqia (faqja 23). Gjithashtu, evidentohet se kanabis në 2016 është kultivuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe disa vende të tjera të Ballkanit (faqja 197). Përsa i përket përpjekjes së opozitës për t’i renditur në krye të listës shqiptarët e arrestuar në Itali për trafik kanabisi, në fakt Raporti i rendit ata të pestët, ku në krye janë shtetasit italianë, marokenë etj. Gjithashtu, me shqetësim kujtojmë Raportin global të Kombeve të Bashkuara për Drogën në 2010, (faqja 58, figura 14) ku citohet se “shqiptarë të arrestuar në Itali për trafik heroine renditen të parët, me 32% të të gjithë të ndaluarve””, thuhet në njoftim.

Ministria e Brendshme shprehet se “në përgjigje të akuzave që vijnë nga subjekte partiake, është e qartë se këto kanë sfond dhe synim përfitimin politik të ditës”.

Në gusht të vitit 2013, përkrah Drejtorit të atëhershëm të Përgjithshëm të Policisë, komandanti i repartit të aviacionit të Guardia di Finanza-s, Stefano Bastoni, deklaronte: “Është identifikuar në mënyrë tejet të detajuar ajo që nga qielli duket si një sipërfaqe e vetme prodhimi, zona e Lazaratit, e cila e vetme ka 319 hektarë terren të kultivuar me kanabis, e barabartë me po kaq fusha futbolli, që prodhojnë afër 900 ton produkt të përfunduar, të cilët të hedhur në tregun europian, me një çmim prej 5 eurosh grami do të vlente 4.5 miliard euro”.

Duke iu referuar po statistikave të Policisë italiane, si të trafikuara nga Shqipëria në vitin 2008 u kapën 62 kg heroinë, në vitin 2009 u kapën 59 kg heroinë. Ndërsa në vitin 2017 u kapën 9.9 kg heroinë.

“Nuk është e qartë cila do të ishte sot përgjigja, duke përdorur të njëjtën logjikë, prej atyre që artikuluan akuza nga selitë partiake dhe ishin në pushtet në vitet 2008-2009”, përfundon njoftimi i MB-së./atsh

Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis Read More »

Bujar Asqeriu: Boll me protesta politike, dua një teatër të ri

Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu sqaroi pozicionin e tij në lidhje me çështjen e teatrit.

Ai nuk është më pjesë e aleancës për të cilën fliste sot regjisori Altin Basha për gazetën “Panorama”, ku disa aktorë po përdoren për qëllime politike nga PD.

Asqeriu ka një qëndrim të ekuilibruar për teatrin. Në një rrëfim për Mira Kazhanin dominon argumenti kryesor se për godinën e teatrit duhet të vendosin arkitektët dhe siç thotë ai është një godinë që i ka marrë jetën shokëve të tij dhe ai vetë i duket sikur po sëmuret nga dita në ditë. “Nuk më përdor as PS dhe as PD”. Ndiqeni të plotë rrëfimin si më poshtë:

“E prita me shumë emocion ditën e enjte kur parlamenti votoi për ligjin për Teatrin. Sigurisht thellë në vetëdijen time, e mendova që ai ligj do të aprovohej dhe më ra si bombë e m’u mbushën sytë me lot kur ai ligj kaloi në parlament, dhe nuk dua të mendoj e nuk dua që deputetët e maxhorancës të jenë pa integritet dhe të ngrenë kartonin me urdhër partie. Jo vetëm Majko, por unë prisja edhe disa deputete tjerë të ishin kundër këtij vendimi. Kjo nuk ndodhi dhe jemi para një fakti kur maxhoranca ka votuar për ligjin dhe mendova në moment që shefi opozitës, sipas mendimit tim gjithmonë, nuk kishte nevojë të bënte debat. Nëse ligji do të quhej antikushtetues shefi i opozitës mund të thoshte vetëm dy fjalë: “Ju mund ta aprovoni këtë ligj që është antikushtetues, por nesër kur ne të vijmë në pushtet do të nxjerrim një ligj për ta ç’bërë ligjin tuaj, i cili është antikushtetues sipas nesh dhe çfarëdo që të ndërtohet sipas këtij ligji në territorin e Teatrit apo dhe në sipërfaqet përreth do të sekuestrohet sipas ligjit.” Dhe mbaronte historia.

Së dyti, unë jam për unitetin dhe paqen sociale, nuk e mbështes protestën që bëhet tani. S’ka më sens! Logjika më e thjeshtë është që artistët të mendojnë ndryshe. Një pjesë thanë të shembet, një pjesë të qëndrojë dhe më ka ardhur keq jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga kolegët e mi që po mundohen të zhbirojnë në jetët tona elemente biografikë. Kjo tregon një shkallë të ulët të civilizimit dhe cenimit të lirisë. Zotëri ti s’më pengon mua që të kem një mendim sot dhe nesër të mos kem një tjetër. Zotëri ti s’më pengon mua që të mbaj mendimet të ngrira. Konkurrenca e argumenteve duhet të jetë prioritet dhe në këtë rast fiton mendimi pozitiv dhe më i përparuar.

Jam dakord dhe gjithmonë nëse qeveria do ma garantojë që brenda territorit të Teatrit nuk do ndërtohet asnjë kullë.

Në rast se fiton me argumente gjithmonë mos shembja e Teatrit ai duhet të rikonstruktohet që nga themelet sepse nuk ka asnjë parametër që t’i qëndrojë e mund të zhvillohet aktivitet artistik. Këtë le ta thonë specialistët. Kam shpresë vetëm tek arkitektët.

Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem më sepse është sëmundje. E kam thënë gjithmonë dhe nuk pranoj.

Dua të ngre dhe një herë zërin me forcë duke i kujtuar edhe një herë qeverisë shqiptare të kthejë vëmendjen në mënyrë serioze ndaj artistëve, që nga ligji për Teatrin e nga statusi për ta, për godinat mendojnë arkitektët. Ne duhet të merremi me të drejtat tona.

Nga ajo Godinë që vdiqën shokët e mi më duket se jam sëmurë edhe unë. Jam për paqe sociale dhe mua s’më përdor dot as PD e as PS. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua”, sqaron Asqeriu. /atsh

Bujar Asqeriu: Boll me protesta politike, dua një teatër të ri Read More »

Berisha “mallkon” kullat, nga maja e kullave ku ka shtëpinë dhe zyrën e falur nga oligarku “blu-rozë”

PD-PS-LSI, demagogji dhe pasurim për 30 breza

Qysh prej qershorit 2015, kur PS mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe gjithë bashkive të vijës bregdetare veri-jug, duke e lënë pushtetin lokal të PD “pa dalje në det”, ish-kryeministri Sali Berisha po sulmon çdo themel ndërtimi, që hapet vetëm në bashkitë ku drejton PS.

Intensiteti i sulmeve të Berishës është përqëndruar në dy muajt e fundit, ndaj kullave që dy pazarxhinjt Rama-Fusha, do të ndërtojnë mbi truallin e Teatrit, mbi truallin e ish-selisë së PD, gjysmën e të cilit në vitin 1993, Saliu ia dhuroi kompanisë “Infosoft” për kullë dhe mbi truallin e Sarajeve, ku është bashkëpronare bashkëshortja e Nishanit.

Është krejt normale, që Sali Berisha edhe në këtë moshë të thyer, po denoncon e lufton me shumë energji, për të ndalur ndërtimin e kullave, që po bëjnë “kurban” Teatrin Kombëtar.

Por duket demagogji e plotë dhe e pastër fakti, që këtë “luftë” kundër kullave, Sali Berisha po e zhvillon nga maja e dy kullave, ku ka apartamentin luksoz dhe zyrën zyrën me sipërfaqe nga 150-200 metër katrore e me mobilim vilash Sheik-ësh, të dhuruara nga një oligark nga Tropoja me “ngjyrë “blu-rozë”, i cili merr tendera për shërbime e ndërtimore infrastrukturore strategjike, në të gjithë pushtetet PD-PS-LSI.
Berisha sulmon kullat, nga maja e kullave ku e ka strehuar falas, ndërtuesi ngjyrë “blu e rozë”, që është 1 nga 4 oligarkët, i cili në pazar të hapur me PS dhe në Pazar skutash me PD-LSI, kanë korruptuar shefat majtas e djathtas, për të rrafshuar Teatrin e për të ndërtuar kullat, që po “mallkon” Berisha me… “citate anti-korrupsion”./Pamfleti

Berisha “mallkon” kullat, nga maja e kullave ku ka shtëpinë dhe zyrën e falur nga oligarku “blu-rozë” Read More »