Aktualitet

Një dekoratë kushton sa 1 kg.gjizë (217) lekë, në depo ka 4210 copë gjendje,  prandaj ndoshta jepen me”thase”

Prodhohen në perferi të Tiranës, nga kanaçet e shkriraDekoratat dhe medaljet që akordohen, dekretohen dhe jepen me ceremoni e bujë zyrtare nga Presdenti i Republikës, kur shiten me shumicë qenkan malli më i lirë në treg, pasi kushtojnë aq lekë sa nuk do ta besoni, por kështu është në inventarin e depos së Presidencës.
Kushton vetëm 217 lekë të reja, ose sa 1 kg. gjizë, 1 copë metali me ngjyrë e qujtur dekorat e medalje, pas të cilëve shumë individë në Shqipëri, harbohen e tërbohen, inskenojnë, lodhen e paguajnë sekserë deri sa ta marrin e të dalin në televizor, ta shënojnë në “CV”, ta varin në gjoks nëpër takime zyrtare, ta vendosin kornizë në mur, ta publikojnë në faqen e “FB” dhe ta lënë amanet, për t’ua dhënë me vete në… varr!Këtë çmim prej 217 lekë të reja, 1 copë dekoratë e konfirmon kontrolli i KLSH, sipas të cilit Presidenca e drejtuar nga Bujar Nishani është gjendur në rregull me koston blerjes së tyre tek privati, por ka tejkaluar planin vjetor të dhënies, në masën 169%, tejkalim që po thellon edhe pasardhësi Ilir Meta, duke e çuar në masën 210%.Këto medalje e dekorata që akordon Presidenca, deri në vitin 2014 porositeshin në Turqi, ndërsa prej 4 vitesh ato janë prodhim “markë” shqiptare, të porositura tek një punishte-fonderi metalesh me ngjyrë e cila, pasi ka prodhuar stampat për çdo model dekorate e medaljeje që jepet në Shqipëri, i derdh ato me aluminin që del nga shkrirja e kanaçeve e më pas, i vesh me tesktilin e dekoruara për secilin model!Kujtojmë, që në Shqipëri janë 465 institucione dhe ente shtetërore, 2320 OJF, parti, shoqata qytetesh e fshatrash, biznese, sindikata, universitete e kolegje arsimore private, që shpërndajnë dekorata e medalje me shumicë, të cilat prodhohen në perferi të Tiranës, me aluminin që del nga kanaçet e shkrira!Sipas librit të inventarit, rezulton se në depon e Presidencës janë gjendje 4210 copë dekkrata e medalje, prandaj ndoshta jepen me “thasë”, duke kënaqur e çuar në delir madhështie, ata që i kërkojnë…/Pamfleti

Një dekoratë kushton sa 1 kg.gjizë (217) lekë, në depo ka 4210 copë gjendje,  prandaj ndoshta jepen me”thase” Read More »

Hetimet për Saimir Tahirin, ja vendimi i fundit që mori prokuroria

Prokuroria ka vendosur të zgjasë edhe tre muaj afatet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Teksa afati aktual përfundon më 17 korrik, prokuroria e ka shtyrë sërish atë me qëllim të ardhjes së letër-porosive nga Greqia dhe Italia.

Prokuroria ka dërguar tre letërporosi të reja drejt Italisë. Dy janë dërguar në qershor dhe një në korrik. Këtë javë prokurorët e dosjes do të shkojnë në Itali për të rimarrë në pyetje të pandehurit./korrieri

Hetimet për Saimir Tahirin, ja vendimi i fundit që mori prokuroria Read More »

Pas hatasë në Dhërmi, tani plazhin do ta bëni si kurrë më parë. Jepet njoftimi i rëndësishëm që bëni mirë ta dini

Mësohet se më shumë se 1000 efektivë policie nga Tirana por edhe qytete të tjera, janë transferuar përkohësisht në zonat bregdetare të vendit me qëllim forcimin e masave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

Komandimi i efektivëve, kryesisht i atyre te rendit dhe krimeve është një domosdoshmëri në kushtet kur stacionet policore në zonat bregdetare apo komisaritet kanë numër të limituar punonjësish dhe nuk e përballojnë dot menaxhimin e fluksit të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që frekuentojn këto zona. Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar që në fillim të korrikut në bregdetin e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e policisë.

“Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu janë pezulluar edhe lejet e pushimit për titullarët e policisë në drejtoritë e qarqeve deri në përfundim të sezonit turistik”, raporton gazetar i TCH, Eni Ferhati.

Sakaq forcimi i masave të policisë synon mbarvajtjen e sezonit turistik, sa i takon rendit dhe sigurisë publike pasi vitet e kaluara nuk kanë munguar incidentet kur turistë shqiptarë dhe të huaj janë grabitur ose përfshirë në ngjarje të tjera. Ngjarja e rëndë e dhërmiut fundjavën e shkuar, ku një person terrorizoi një lokal nate duke qëlluar me armë , tregoi edhe njëherë nevojën e forcimit të elementit policor në plazhe. Në Vlorë ishte këtë të shtunë edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj për të inspektuar masat e marra./korrieri

Pas hatasë në Dhërmi, tani plazhin do ta bëni si kurrë më parë. Jepet njoftimi i rëndësishëm që bëni mirë ta dini Read More »

Nëse gjeni fletushka te dera e shtëpisë lajmëroni menjëherë policinë, po bëhet nami në Tiranë dhe mund ta pësoni edhe ju

Ikja e qytetarëve me pushime dhe lënia bosh e shtëpive, ka bërë që Policia e Tiranës të marrë masa për personat që vjedhin banesave.

Por çfarë kujdesi duhet të tregojnë qytetarët? Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, tregon se shpesh vjedhësit e banesave informohen për vendodhjen e qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Ziu thekson se një metodë e re për vjedhjen e banesave është nëpërmjet vendosjes së fletushkës te dera.

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës tregon edhe banesat që janë më të rrezikuara për t’u vjedhur dhe mënyrat se si funksionojnë.

“Nxjerrja e informacionit nga vetë qytetarët duke treguar se është sezon plazhi, sezon pushimi. Një mekanizëm tjetër është kontrolli i derës me anë të fletëpalosjes. Trokasin dhe nëse nuk përgjigjet njëri e vendosin fletëpalosjen tek dera. Dhe pastaj e kontrollojnë nëse nuk ka lëvizur atëherë aty nuk jeton njeri. Objektet më të dëmtuara janë banesat e lënë të mbyllura për shumë kohë, ato të emigrantëve dhe ato në periferi”.

Ziu thotë se të rinjtë janë mosha që kryejnë këto grabitje dhe se Policia ka marrë masa përgjatë këtij sezoni për të shmangur vjedhjen e banesave. Shërbime Policie shtesë janë vendosur në zonat turistike, ndërkohë që në terren do të jenë edhe oficerë policie civil për të zbuluar çdo tentative për vjedhjen e apartamenteve dhe vilave.

Nëse gjeni fletushka te dera e shtëpisë lajmëroni menjëherë policinë, po bëhet nami në Tiranë dhe mund ta pësoni edhe ju Read More »

A do t’i shpëtojë sheiku nga Gramshi Vettingut? KPA e ndarë në qendrime për Adriatik Llallën, njeriun që ka llogari të hapura me drejtësinë

Vendimi i zbardhur i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ndalimin e procesit të vetingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla zbulon se ende nuk ka një mendim të unifikuar rreth mënyrës se si do të gjykohen rastet e ngjashme të anëtarëve të sistemit të drejtësisë që japin dorëheqjen kur procesi i vetingut ka filluar.

Shumica e trupës  gjykuese, përkatësisht relatori i çështjes Luan Daci dhe gjyqtarët Ina Rama e Ardian Hajdari u shprehën se vendimi i KPK-së për të ndërprerë vetingun ishte i drejtë dhe se KPA duhej vetëm ta korrigjonte atë, duke shtuar në vendim ndalimin 15-vjeçar të kthimit në sistem të Llallës.

Ndërkohë pakica e përfaqësuar nga  Albana Shtylla dhe Sokol Çomo kërkoi prishjen e vendimit, duke argumentuar se referimi në nenin 56 të ligjit 84/2016 (Për rivlerësimin kalimtarë të gjyqtarëve e prokurorëve), ishte i gabuar pasi efektet e këtij neni kishin mbaruar tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe për këtë dorëheqja e bazuar mbi këtë ligj nuk kishte bazë ligjore. Ata kërkuan që procesi i vetingut për ish-kryeprokurorin të rihapej.

Dorëheqja e Llallës

Çështja lindi menjëherë pasi Llallës i mbaroi mandati si kryeprokuror në dhjetor 2017 dhe u zëvendësua në detyrë nga Arta Marku. Vendimi i zbardhur i KPA-së tregon se fillimisht ish-kryeprokurori i ka kërkuar Komisionit të ndërpresë rivlerësimin për të për shkak se ai nuk ishte më Prokuror i Përgjithshëm.  Në vendim del se Llalla i shkroi KPK-së në Janar duke pretenduar se ai “nuk konsiderohet më subjekt rivlerësimi, aq më tepër subjekt prioritar për t’iu nënshtruar rivlerësimit sipas ligjit”.

Por KPK e njoftoi ish-kryeprokurorin, ndaj të cilit më vonë filloi edhe një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, se procesi i rivlerësimit nuk ndërpritej prej mbarimit “të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ai gëzonte statusin e magjistratit dhe të drejtën e emërimit në nivel apeli”.

Kryetarja e KPK-së i shkroi Llallës se procesi mund të ndërpritej vetëm nëse ai jepte dorëheqjen nga ky status dhe po ashtu të hiqte dorë nga e drejta e rikthimit në sistem. Pas kësaj, në shkurt Llalla dha dorëheqjen pranë institucionit të presidentit të Republikës duke u bazuar në nenin 56 të ligjit për rivlerësimin e gjykatësve e prokurorëve dhe nenit përkatës në Kushtetutë. Menjëherë pasi u njoftua për këtë KPK vendosi të ndërpresë rivlerësimin për Llallën.

Por kjo ndërprerje u apelua nga Komisioneri Publik, i cili arsyetoi se kishte mangësi në vendimin e KPK dhe se dorëheqja- siç ishte bërë linte hapësirë për “keqinterpretime”. Llalla i cili nuk u paraqit në seancat e zhvilluara në KPA, këmbënguli përmes avokatit të tij se dorëheqja ishte e vlefshme dhe se përmbushte kriteret ligjore.

Vendimi i shumicës

Tre nga pesë anëtarët e trupës gjykuese të KPA në fund të shqyrtimit të rastit i dhanë pjesërisht të drejtë Komisionerit Publik. Ata gjykuan se vendimi i KPK-së duhej korrigjuar dhe në të duhej të ishte bërë e qartë që Llalla nuk kishte të drejtë të rikthehej në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Kështu ata vendosën të shtonin në dispozitiv: “Ndalimin e emërimit të z.Adriatik Llalla gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë prej 15 vitesh.”

KPA po ashtu në arsyetim u shpreh se KPK duhej ta përdorte këtë në vendime të mëvonshme. “Duhet të përfshihet edhe parashikimi i paragrafit 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, i cili sanksionon ndalimin për emërim, i cili duhet të aplikohet në rastin kur subjektet e rivlerësimit dorëhiqen nga detyra dhe procesi i rivlerësimit ndaj tyre ndërpritet”, arsyetuan tre gjykatësit në mendimin e shumicës.

Ata thanë se “një vendimarrje e pajisur me këto elemente, heq çdo mundësi për keqinterpretime apo abuzime me të drejtën”. Arsyetimi lë të kuptohet se dorëheqja, të cilën Kushtetuta nuk e kufizon në kohë, është në përputhje me qëllimin e procesit të vetingut, pra largimin nga sistemi të personave që nuk mund ta kalojnë këtë proces.

Përcaktimi i këtij kufizimi në vendim sipas tre gjykatësve “garanton mbrojtjen e interesit të publikut të sanksionuar në Kushtetutë, për të mos lejuar kthimin e kësaj kategorie subjektesh në sistemin e drejtësisë për periudhën e përcaktuar në Aneksin e Kushtetutës”.

Nga ana tjetër, shumica rrëzoi kërkesën e Komisionerit për prishje të vendimit. Duke u bazuar kryesisht në faktin se KPA kishte të drejtë të ndryshonte vendimet e KPK-së dhe t’i korrigjonte ato, shumica u shpreh se vendimi nuk do të rikthehej për shqyrtim.

Ata po ashtu vlerësuan se në proces dhe gjatë shqyrtimit nga KPA akti i dorëheqjes ishte bërë i qartë përmes avokatit dhe se nuk kishte arsye për të dyshuar se ai ishte bërë me vullnet të lirë. Megjithatë ata kërkuan që në raste të ngjashme, KPK duhej të merrte parasysh këtë vendim duke kërkuar që Komisioni të hetojë nëse dorëheqa është bërë me vullnet të lirë dhe të përcaktojë në vendim efektet e kësaj doërheqje.

Qëndrimi i pakicës

Dy gjykatës të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit argumentuan se vendimi duhej të ishte prishur dhe procesi i vetingut për Llallën të rihapej. Ata shkruan në mendimin e pakicës se ai (vendimi i KPK) ishte marrë duke zbatuar gabim ligjin dhe në keqinterpretim të Kushtetutës.

Ata thanë se dorëheqja e Llallës te institucioni i Presidentit të Republikës ishte bazuar në një dispozitë, e cila kishte humbur fuqinë ligjore dhe si e tillë, nuk ka arritur të prodhojë efektet e pritshme juridike për të mundësuar ndërprejen e procesit të rivlerësimit”.

Po ashtu, pakica argumentoi se në rastin konkret KPK duhej të kishte kryer seancën dëgjimore dhe respektuar të drejtën e subjektit për “t’u dëgjuar”.

Pakica u shpreh se bazuar në këtë fakt vendimi duhej prishur. Ata arsyetuan se ndërsa Kushtetuta nuk ia lejonte KPA-së të kthente pas vendimet përfundimtare të KPK-së kur kjo kishte kryer rivlerësimin e subjektit, por në këtë rast vendimi ishte për ndërprerje të rivlerësimit dhe KPA kishte të drejtë ta prishteatë. Pakica arsyetoi se vendimi duhej prishur dhe KPK duhej të rifillonte procesin e vetingut për Adriatik Llallën./ BIRN

A do t’i shpëtojë sheiku nga Gramshi Vettingut? KPA e ndarë në qendrime për Adriatik Llallën, njeriun që ka llogari të hapura me drejtësinë Read More »

Sezoni turistik, Xhafaj: Forca të shtuara të policisë në qarkun e Vlorës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi sot nga Vlora se kemi sjellë forca dhe mjete shtesë të policisë në kuadër të sigurisë dhe qetësisë së qytetarëve dhe se do të ketë një shërbim më të mirë gjatë sesonit turistik, në krahasim me vitet e tjera.

Pas takimit me strukturat vendore të Policisë së Qarkut Vlorë, ministri Xhafaj tha për mediet se ka vend për një kujdes të shtuar dhe ka qenë një nga çështjet që janë diskutuar me strukturat e policisë.

Në vijim Xhafaj shtoi se “natyrisht këto kanë të bëjnë me sigurinë në qytetin e Vlorës dhe të gjithë vijën bregdetare dhe kanë të bëjnë me një shërbim më të mirë gjatë sezonit turistik. Kjo është arsyeja që kemi një numër të rritur të prezencës së policisë. Kemi sjellë forca policie edhe nga zonat e tjera, por dhe nga shërbimet e specializuara që kemi në Tiranë. Po ashtu, kemi sjellë dhe mjete shtesë për të ndihmuar dhe fuqizuar kapacitetet logjistike të shërbimeve policore në Qarkun e Vlorës dhe shpresojmë të ketë një shërbim shumë më të mirë nga vitet e tjera, nga pikëpamja e sigurisë, nga pikëpamja e rendit dhe qetësisë, në funksion të qytetarëve të Vlorës dhe pushuesve të shumtë”, – tha Xhafaj.

I pyetur në lidhje me çështjet e sigurisë në pikat kufitare, Xhafaj tha “se një nga çëshjet që kam diskutuar me Drejtorinë Policore të Kufirit ka të bëjë me trafikun. Pavarësisht treguesve pozitivë, ka vend për një kujdes të shtuar edhe nga pikëpamja logjistike, por dhe nga pikëpamja e efikasitetit për frenimin e trafikut, si atë të drogës, apo të qenieve njerëzore”.

Më tej Xhafaj theksoi se ky do jetë viti i kultivimit zero i kanabisit.

“Natyrisht rezultatet janë pozitive, por na duhet të mbetemi të vëmendshëm për të qenë edhe më efikasë”, – tha ai.

Më tej Xhafaj tha se ka një gjë pozitive nga pikëpamja e kultivimit të kanabisit, Vlora ka rezultate të pakrahasueshme me vitin e kaluar.

I pyetur për akuzat e opozitës në lidhje me trafikun e drogës, Xhafaj tha se “opozita nuk ka detyrë të përkëdhelë qeverinë, por duhet të jetë e përgjegjshme në atë që thotë. Por në të vërtetë sot opozita ka moton “shpif, shpif, se diçka mbetet”. Mendoj se është zgjidhja më e gabuar që kanë bërë dhe është një dëm që i bëhet imazhit të vendit.

“Natyrisht opozita do të bëjë të vetën dhe ne do të bëjmë tonën. Treguesit në tërësi në vend, por veçanërisht në Vlorë, janë në përmirësim”, – tha në fund ministri Xhafaj. /atsh

Sezoni turistik, Xhafaj: Forca të shtuara të policisë në qarkun e Vlorës Read More »

Klosi apel qytetarëve: Mos pranoni të shërbeheni me qese

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se nuk do të tolerohet asnjë shmangie nga VKM për ndalimin e përdorimit të qeseve, një nga ndotësit më të mëdhenj në vend.

Ndërsa vijon në të gjithë vendin kontrolli dhe fushata e ndërgjegjësimit për ndalimin e prodhimit, importit dhe përdorimit të qeseve plastike, ministri Klosi tha se ka vijuar takimet sqaruese dhe konsultuese edhe me prodhuesit dhe ricikluesit e plastikës në vend.

Në tryezën e mbajtur me përfaqësuesit të bisnesit të plastikës, ministri Klosi tha se ata do të jenë pjesë e hartimit të këtij udhëzimi, duke iu kërkuar bashkëpunim edhe për këtë proces. “Ajo që nuk negocionet, – deklaroi ministri KLosi, – është ndalimi njëherë e përgjithmonë i përdorimit të plastikës së pariciklueshme në vend. Një vend si Shqipëria, me përparësi turizmin, nuk mund të vijojë më të ndotet nga plastika”, – tha Klosi në takimin me ricikluesit duke përmendur edhe masat ndëshkuese në ligj, nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë të reja për këdo që vijon të hedhë në përdorim këtë produkt.

Më tej, Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrolleve nga ana e inspektoriateve në zona të caktuara, bashkëpunimin e pushtetit vendor, prodhuesve dhe qytetarëve.

“Vetëm duke u bërë bashkë në interesin e lartë të eleminimit të qeseve, do të arrijmë reduktimin e shpejtë të këtij ndotësi”, – deklaroi Klosi.

Ndërsa, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato vlerësoi procesin e diskutimit të vijueshëm me komunitetin e bisnesit, duke shtuar se detajimi i ligjit do t’i vijë në ndihmë bisnesit për të mos lënë shtigje interpretimi në terren nga inspektoriatet, tatimet dhe doganat. /atsh

Klosi apel qytetarëve: Mos pranoni të shërbeheni me qese Read More »

Pas Vlorës, aeroport turistik edhe në Sarandë

Qeveria shqiptare tashmë po bën realitet ëndrrën dhe ambicien e shprehur ndër vite për fuqizimin e infrastrukturës aeroportuale.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Tepelena, ku mori pjesë në ceremoninë e çeljes së punimeve për bypass-in e Tepelenës se paralelisht me infrastrukturën rrugore, mund të themi se ëndrra dhe ambicia e shprehur në fushata elektorale për të fuqizuar infrastrukturën aeroportuale të Shqipërisë është në rrugën e realizimit.

“Jemi në proces dhe së shpejti do të finalizojmë edhe kontratën për të çelur aeroportin e Kukësit. Po ashtu jemi në proces dhe së shpejti finalizohet kontratat për të ndërtuar aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës. Kemi nisur procesin për të bërë vlerësimet e nevojshme për të ndërtuar aeroportin turistik të Sarandës”, informoi kreu i qeverisë./atsh

Pas Vlorës, aeroport turistik edhe në Sarandë Read More »