Aktualitet

Festa e Fërgesës, prezantohen recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme

eliaj: “Promovojmë kulturat lokale dhe produktet vendase; Kemi në dorë që ta kthejmë në një traditë”

Nga restorantet luksoze me panoramë e deri tek vendet më të vogla, që i dinë pak njerëz, në Tiranë dhe rrethinat e saj gjithkush mund të provojë varietete të shkëlqyera të kulinarisë tradicionale.

Recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme, u sollën këtë fundjavë me mjeshtëri nga shefat e mirënjohur të kuzhinës në “Festën e Fërgesës” në Surrel, ndërsa nuk munguan edhe këngë dhe valle tradicionale tiranase. Festë në të cilën mori pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi traditat e zonës dhe potencialet për zhvillimin e agroturizmit.

“Sot nis një risi, e cila mund të kthehet në traditë dhe në fakt, e kemi vetë në dorë: tradita bëhet kur ia tregojmë dikujt këtë histori dhe rikthehemi prapë këtu. Siç i bëjmë njëri-tjetrit tag në fotografi, do të ishte mirë t’i bëjmë tag Tiranës nga një festë e tillë, diku me gjelin, diku me vajin e ullirit, diku tjetër me fërgesën apo me domaten e zezë. Ne jemi vërtet të bekuar sepse sot Tirana urbane është rrethuar nga kjo kurorë e fshatrave. Shpresoj që ky fshat do të rrisë këtë që lindi sot, për t’u rikthyer vit pas viti për të treguar histori”, – u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku solli edhe disa shembuj pozitiv ku falë promovimit të produkteve të zonës, është rritur edhe ekonomia lokale, duke sjellë më shumë të ardhura për familjet. “Disa herë kemi pasur debate nëse promovimi i kulturave lokale, i konsumit të produkteve vendase ka duk apo është vetëm një gjë momentare. Një nga studimet që kemi bërë është historia e Baldushkut. Nisi si një minimarketing që po bënim për gjelat e Baldushkut. Kur llogaritëm që shitja e gjelave kishte shkuar në nivelin 4 milion euro, do të thotë që është mjaftueshëm për të gjitha ekonomitë që rrisnin tufa 100-200-250 gjela për të jetuar gjithë pjesën tjetër të vitit me dinjitet”, tha ai, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë më shumë produkte të zonës, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe ekonominë vendase.

“Kur ti blen një produkt vendas, nuk po blen vetëm drekën ose darkën e Vitit të ri, por po blen edhe rrobat e shkollës dhe librat dhe ushqimin për një familje gjatë një viti. Atëherë ndryshoi komplet mënyra se si u prezantua historia e Baldushkut”, – deklaroi Veliaj.

Në fund, u bë edhe shpërndarja e certifikatave për pranimin e shef Ismet Shehut dhe Ilir Hysajt në “Aleancën e Shefave Slow Food”./atsh

Festa e Fërgesës, prezantohen recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme Read More »

AKU bllokon në Tiranë 180 kg djathë me niseshte

Gjatë një kontrolli, në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, inspektorët e AKU-së kanë bllokuar 180 kg produkt djathi, i cili rezultoi që në përbërje të tij kishte niseshte. Nga inspektimet e mëtejshme u konstatua që subjekti me Nipt L52026101D ishte furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore Nr. 2 datë 15.7.2018, nga subjekti Alfred Hila në Shkodër me Nipt K46823021D. Nisur nga ky kontroll, DRAKU Shkodër nisi menjëherë inspektimin në subjektin e lartpërmendur, nga ku konstatoi që subjekti, me Nipt  K46823021D, kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zotëronte asnjë dokumentacion shpjegues për gjurmueshmërinë e produkteve. Sipas ligjit në fuqi, çdo subjekt ka detyrim ligjor për të patur të dhëna të plota e dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer. Menjëherë nga trupa e inspektorëve të AKU Shkodër u mor masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe u vendos masa e bllokimit të produktit djathë të falsifikuar, i cili sipas procedurës do të asgjesohet. AKU gjykon që është e dukshme kryerja e veprës penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, dhe këtë rast do e depozitojë me shkresë në Prokurori, në kuadër të bashkëpunimit operacional.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, garanton të gjithë konsumatorët që do të vazhdojë të jetë vigjilente, duke forcuar dhe vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat dhe instrumentet e duhura institucionale, me qëllim garantimin dhe fuqizimin e sistemit të gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore. /atsh

AKU bllokon në Tiranë 180 kg djathë me niseshte Read More »

Zhvillohet për herë të parë në Tushemisht festa e teto Ollgës

Personazhi i njohur dhe shumë i dashur i filmit shqiptar, xhiruar në Tushemisht të Pogradec, i dha jo vetëm famën fshatit turistik, por tashmë i dha edhe emrin e festës lokale.

Për herë të parë në Tushemisht u mbajt për tre netë rresht festa e teto Ollgës. Turistëve ju ofruan produkte karakteristike të zonës, punime artizanale dhe prodhime kulinarie tradicionale si petkat. Sheshi i Tushemishtit, ju dha një tjetër alternative pushuesve të shumtë për të shijuar bashkë me natyrën e bukur të zonës, edhe prodhimin e saj tipik.

Ministri Klosi i pranishëm në këtë festë, deklaroi se ky vit shënoi kthesën e madhe të turizmit shqiptar si dhe vlerën e shtuar të produktit karakteristik shqiptar. Pas festës së teto Ollgës, në Pogradec do të organizohet edhe festa e Koranit dhe Belushkës.

“Kemi thënë shpesh që vera këtë vit vjen e mbushur me aktivitete dhe kur e thamë këtë para pak muajsh shumë nuk na besuan. Organizimi i një aktiviteti të thjeshtë, por që synon të kthehet në një traditë. Në gjithë zonën turistike janë organizuar festa si kjo e teta Ollgës në Tushemisht. Shumë breza shqiptarësh jemi rritur me figurën e teto Ollgës dhe mitin e atij fshatit shumë të bukur, që ofron mikpritje, traditë, festë, dashuri, ofron pastërti. Duhet të gjejmë magjinë, jo vetëm të teto Ollgës dhe Tushemishtit, por të gjejmë ofertën e zejtarëve”, -tha Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit./atsh

Zhvillohet për herë të parë në Tushemisht festa e teto Ollgës Read More »

Kënaquni në diell deri pasdite, pastaj bëni mirë të mos dilni nga shtëpia. Ja si ndryshon moti

Sot vijon dominimi i kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë deri në orët e vona të pasdites kur një sistem vranësirash afrohet drejt brigjeve Perëndimore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat shtrihen në të gjithë vendin duke sjellë shira në zonat Veriperëndimore.

E sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke ngjitur maksimumin territorial mbi 37°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë gjatë mesditës, me shpejtësi 50 km/h nga Jugperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.

Sipas parashikimeve deri në mesjavë vendi do të përfshihet nga shirat./korrieri

Kënaquni në diell deri pasdite, pastaj bëni mirë të mos dilni nga shtëpia. Ja si ndryshon moti Read More »

764 të punësuar në 1 javë nga zyrat e punës

Punësimi në vendin tonë vijon me ritme të shpejta. Sipas shifrave të publikuara në pasqyrën e qeverisjes, në një javë vihet re se ka një rritje të ndjeshme të punësimit nga zyrat e punës, duke shkuar në 764 të punësuar brenda 1 jave.

Sipas kësaj pasqyre, gjatë javës 13-19 korrik janë punësuar 27 persona në Berat, 136 në Durrës, 105 në Fier, 103 në Korçë, 34 në Dibër, 39 në Elbasan, 33 në Gjirokastër dhe 23 në Kukës. 35 janë të punësuar në Kukës, 59 në Shkodër, 113 në Tiranë dhe 57 në Vlorë. Pra në total janë 764 të punësuar në 1 javë/atsh

764 të punësuar në 1 javë nga zyrat e punës Read More »

“Përse u përpoqën të zhdukin shqiponjat në portën e Kalasë, Himarë…”

Nga Jani Prifti

Smë hiqet nga mendja, se përse u përpoqën të zhdukin shqiponjat në portën e Kalasë Himarë.

Si guxuan diçka të bërë nga stërgjyshërit tanë. Të bërë nga Gjok Dhim Gjini,Dede Kola, Gjika Gjoni,Gjoka Dhamo,Balsh Dhima,Gjika Llazari,Gjika Mëhilli,Leka Dermali,Pali Panajoti,Gjon Meniko,Gjin Pali,Gjok Pali,Nika Gjin Zoto, Zot Gjoni,Lika Kondi,Martin Gjini, Kont Premti, Kond Papa,Nika Leka,Gjin Meksi,Nika Plaku,Andrea Gjomija,Gjon Leondari, Dhimo Mamija,Gjin Todori, Dhimo Gjon Vllasi, Gjika Dhima… etj etj.

Të cilët i bënë nder Gjergj e Gjon Kastriotit, Krokodil Kladhës.

Emrat e Stërgjyshëve tanë Himariotë i gjejmë tek regjistrimet turke të kohës, dhe nëse një pasardhës direkt i këtyre Arbërorëve ndihet ndryshe sot………… Të ketë turp që përpiqet të fshijë diçka që ska bojë që e fshin…

“Përse u përpoqën të zhdukin shqiponjat në portën e Kalasë, Himarë…” Read More »

Biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane afër blerjes së Feronikelit

Feronikeli i cili është në pronësi të kompanisë greke ‘Cunico Resources’, është duke iu shitur kompanisë nga Shqipëria, ‘Balfin Group’, me pronar biznesmenin më të pasur në Shqipëri, Samir Mane.

Kompania e Manes, e cila mësohet se është në fazën finale të blerjes së gjigandit Feronikel, aktivitet me biznesin e xehes, ushtron edhe në Shqipëri, më saktësisht në minierën e Bulqizës, ku pushtetin lokal e ka LSI e cila udhëhiqet nga bashkëshortja e presidentit Ilir Meta.

51 vjeçari është miliarderi i parë Shqiptar. Ai është president dhe pronar i grupit BALFIN, i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore.

Ndërkaq, Fabrika e Feronikelit është përballur me krizë ekonomike edhe në vitin 2017.

Prodhimi u ndal me 13 mars pasi rreth 820 punëtorë dhe 250 kontraktorë ndërprenë punën si shkak i mospagesës nga ana e Menaxhmentit të kësaj fabrike.

Për ndaljen e prodhimit, Menaxhmenti u deklarua se fabrika është duke u përballur me disa vështirësi teknologjike.

Telegrafi mëson se që nga muaji qershor punëtorët e kësaj fabrike nuk i kanë marrë pagat.

Ata thonë se ndjehen shumë të shqetësuar me të ardhmen e tyre, pasi siç thonë ata, shumë punëtorë tanimë kanë kredi nëpër banka në Kosovë dhe ndalja e punës në këtë fabrikë, po iu krijon probleme financiare.

Fabrika kishte paralajmëruar fillimin e punës në fillim të korrikut, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur./njekomb

Biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane afër blerjes së Feronikelit Read More »

Pazarxhinjtë Like-Mona “në lot” për pushimet e shqiptarëve, vetëm vila në Lalz u kushton sa 3 buxhete vjetore të bashkisë Skrapar

LSI ka shumë të drejtë që publikon shifrën reale të 65% të shqiptarëve, që nuk bëjnë dot pushime, por “harron” të deklaroj shkakun e këtij mjerimi, që është ky: 50% të pasurive të shqiptarëve dhe krejt floririn e 45 viteve akumulim të shtetit, i ka vjedhur Ilir Meta, si dhe faktin tjetër, se me milionat e taksave që paguajnë shqiptarët, bëjnë pushime luksoze shtetërore e private shtetarët, mes tyre dhe familja e hajdutëve Meta-Kryemadhi.

LSI ka nxjerr “tellallët” e saj milionerë me biznese në gurore, krom, ilaçe, shkolla private, puse nafte, restorante, parkinge, hotele, motele e të tjerë, kumarxhinj që lënë nga 10 mijë euro në natë, për të “qarë” hallin e shqiptarëve të varfër, të cilët nuk kanë mundësi financiare, për të bërë pushime verore.

Deputeti i LSI-së i Bulqizës Spahiu, i cili vetëm nga biznesi i kromit që ka në ortakëri ilegale me “kukullin” Samir Mane, nxjerr sa 20% e të ardhurave të krejt familjeve të Bulqizës, ka publikuar studimin social-ekonomik të KE, sipas të cilit 65% e shqiptarëve nuk kanë lekë për të bërë pushime verore.

Që shqiptarët janë tepër të varfër kjo dihet, dhe KE e ka të saktë shifrën me këtë realitet të rënduar, por këtë mjerim nuk e ka krijuar as populli, as BE, as KE dhe as SHBA, por politikanët dhe shtetarët hajdut të këtyre 26 viteve, të cilët kanë vjedhur çdo qindarkë fond investimesh dhe çdo “copë” pasuri kombëtare.

Tellallët e familje-LSI-së, patjetër që e dinë se në krye të kësaj “tufë” hajdutësh, kanë qenë dhe janë dy pronarët e LSI, pazarxhinjtë Like-Mona, të cilët me pushtetin e tyre pronë private që kanë pasur në dorë, kanë grabitur llogari e pasuri të shumta, aq sa vetëm vila e tyre me sipërfaqe 3 dynymë (3000 m2) ndërtesë e park botanik-zoologjik, me 12 banjo mbretërore, me 5 dhoma-vaska dhe me mobilim total 1.2 milionë USD mobilje e pajisje të sjella nga Greqia e Italia, kushton sa sa 3 buxhete vjetore të Bashkisë Skrapar.

LSI ka shumë të drejtë që publikon shifrën reale të 65% të shqiptarëve, që nuk bëjnë dot pushime, por “harron” të deklaroj shkakun e këtij mjerimi, që është ky:

50% të pasurive të shqiptarëve dhe krejt floririn e 45 viteve akumulim të shtetit, i ka vjedhur Ilir Meta, si dhe faktin tjetër, se me milionat e taksave që paguajnë shqiptarët, bëjnë pushime luksoze shtetërore e private shtetarët, mes tyre dhe familja e hajdutëve Meta-Kryemadhi./Pamfleti

Pazarxhinjtë Like-Mona “në lot” për pushimet e shqiptarëve, vetëm vila në Lalz u kushton sa 3 buxhete vjetore të bashkisë Skrapar Read More »