Aktualitet

Do shpëtonte të fejuarën e motrën në det, përcillet si hero djali i vetëm i familjes. Të afërmit prekin me fjalët e tyre

Ervid Palajt i është dhënë lamtumira e fundit nga familjarë, miq dhe të afërm. Ai u përcoll dje si hero, pasi dha jetën tragjikisht teksa po përpiqej të shpëtonte motrën dhe të fejuarën, që po rrezikonin të mbyteshin nga deti i trazuar në plazhin e Velipojës.

Familja Palaj është prekur nga një dhimbje e madhe për humbjen e djalit të vetëm të tyre. I riu, me ndihmën edhe të disa pushuesve të tjerë, arriti që të shpëtonte nga mbytja të fejuarën e tij, Lori Bardeli, si dhe motrën, Ela Palaj.

Por, nga ana tjetër ai nuk arriti që të dilte vetë i gjallë në breg. Fatale duket se ka qenë ndërhyrja e pushuesve për t’u dhënë ndihmë vetëm dy vajzave, duke menduar se 29- vjeçari do të ishte në gjendje të përballonte vetë detin e trazuar.

Pavarësisht se pushuesit më pas kanë ndërhyrë kur kanë parë se i riu nuk po arrinte të notonte dhe përpjekjes së mjekëve në breg, gjithçka ka qenë e kotë. Të afërmit tregojnë se i riu kishte disa muaj që ishte fejuar dhe pas martesës së motrës, që ishte parashikuar të mbahej më 15 gusht, edhe ai do të kurorëzonte lidhjen me vajzën që donte.

Të prekur nga ndarja nga jeta në një moshë të re dhe rrethanat si ndodhi, të afërmit nuk gjejnë dot fjalët për të përshkruar këtë tragjedi që iu ndodhi.

“Ishte një djalë i mrekullueshëm. Ne ndjejmë një dhimbje të madhe për këtë ngjarje të rëndë që na ka ndodhur. Kohët e fundit kishte nisur të punonte në një prej bankave në Shkodër. Shumë djalë punëtor dhe një djalë i mrekullueshëm. Nuk e paskam ditur se ai paska pasur gjithë këtë rreth shoqëror që e donin dhe e respektonin”, shprehet daja i 29- vjeçarit, Ndue Pali.

Tri javë më pas, motra e tij kishte parashikuar ceremoninë e dasmës së saj. Ela Palaj më 15 gusht ka datën e celebrimit me të fejuarin e saj. Pas saj, Ervidi kishte menduar që edhe ai, pas pak kohësh, po ashtu të martohej me të fejuarën, Lori Bardeli. Tashmë i gjithë rrethi familjar dhe të afërmit janë në një dilemë të madhe nëse do të bëhet apo jo dasma e motrës së Ervidit, 29-vjeçarit i cili humbi jetën në plazhin e Velipojës.

Një prej të afërmve, Kolë Noshi, i cili e kishte nip Ervid Palajn, thotë se dasma, edhe nëse bëhet, do të jetë formale, ndërsa ende nuk është marrë një vendim i mirëfilltë pas kësaj fatkeqësie që ka ndodhur në familjen e tyre.

Ervid Palaj është viktima e dytë që humb jetën në plazhin e Velipojës, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë rrezikuar që të mbyten edhe si pasojë e mungesës së rojeve të sigurisë. Viktima kishte shkuar të kalonte disa orë në plazh me të motrën dhe të fejuarën, por papritmas moti është prishur dhe dy vajzat u rrezikuan nga dallgët. 29- vjeçari u fut t’i shpëtonte, por nuk doli dot vetë më në breg.

SHKODER/ SENAD NIKSHIQI/

Do shpëtonte të fejuarën e motrën në det, përcillet si hero djali i vetëm i familjes. Të afërmit prekin me fjalët e tyre Read More »

Krim mjekësor/ KLSH kërkoi asgjësimin e 378 mijë ilaçeve të skaduara, QSUT i rifuti në përdorim, me blerje false

Mbaheshin 3 vjet stok në depo e nuk u jepeshin spitaleve, vjedhja 1.6 miliardë lekë
Një skandal me përmasa krim mjekësor-njerëzor, me pasoja të rënda për shëndetin e pacientëve, rezulton të jetë zbuluar nga KLSH në fund të vitit 2017 dhe është konstatuar përsëri prej saj, para 1 muaji, pas lënies së detyrave për zbatim (nuk janë zbatuar).

Skandali i zbuluar, ka lidhje me 146 nijë e 863 medikamente të skaduara, me vlerë 382 milionë lekë, të mbajtura stok në depon farmaceutike të QSUT, qysh prej vitit 2014 kur janë blerë, duke mos u përdorur, të blera me tender jo për nevoja të QSUT, por për t’u bërë “nder” bizneseve private të ilaçeve, ndërkohë që ato kanë pasur kohë përdorimi deri në qershor 2015 dhe tetor 2016.

Ky skandal është mbajtur “sekret” nga QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë, duke bërë edhe “rifreskime letrash të blerje-magazinimit” të tyre, për të fshehur skandal-krimin dhe vjedhjen, që lidhet me shëndetin e pacientëve, por dhe me vlera të mëdha financiare, të zhvatura në formë “tendera-qokash”, me blerje ilaçesh me shumicë mbi planifikimin vjetor, tek firmat private klienteliste, biznese ose të lidhura me shefat e mjekësië shqiptare.

Skandali thellohet më tej, kur mëson se për 40% të sasisë dhe emërtesave të këtyre ilaçeve, kanë pasur nevojë emergjente pavionet, por nuk u janë dhënë nga drejtoria e QSUT, pa harruar faktin (sipas KLSH), që dyfish abuzim sasisor e 3 fish financiar është bërë me ilaçet donacione, të cilat nuk u janë dhënë spitaleve nën refrenin mashtrues “nuk ka” megjtihëse ishin gjendje, por janë mbajtur stok në depot e QSUT edhe pa inventor, sasi e cila është 234 mijë e 405 medikamente, në vlerën 1. 2 miliardë, 339 mijë e 026 lekë.

Sipas raportit të KLSH, blerja e barnave zë rreth 45% (rreth 4 miliardë lekë) të buxhetit vjetor të QSUT dhe nga ana tjetër, flitet për mungesë të theksuar ilaçesh në spitale, ndërkohë që niveli i barnave të skaduar vijon të shtohet nga viti në vit, mbasi drejtoria e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë nuk i hapin depot, duke bërë pazare të pista, që duhen hetuar me imtësi nga anti-krimi ekonomik-financiar, mbasi ka efekte të mëdha negative në administrimin e fondeve, për barna dhe materiale mjekësore.

Hetimet nisura lidhur me këtë skandal të ialçeve që nuk u jepen pacientëve, por mbahen qëllimisht stok, kanë si informacion paraprak, një tjetër skandal të bërë nga drejtuesit e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ata jo vetëm nuk i kanë asgjësuar këto 378 mijë ilaçeve të skaduara, siç është lënë detyrë urgjente nga KLSH, por gjersa ato nuk janë më në depot e QSUT dhe nuk ka protokoll të filmuar asgjësimi, siç e detyron ligji, ekziston dyshimi i plotë se këto ilaçe të skaduara janë shitur e janë rifitur në përdorim brenda spitalevee të QSUT dhe nëpër spitalet e farmacitë private, me “letra të reja” furnizimi, plan-shpërndarje nëpër spitale dhe shit-blerje nëpërmjet tenderëve, duke mos harruar që bëhet fjalë, për 1.6 miliardë lekë, të paguara dy herë nga taksat e shqiptarëve, për të “vrarë” shëndetin e shqiptarëve./Pamfleti

Krim mjekësor/ KLSH kërkoi asgjësimin e 378 mijë ilaçeve të skaduara, QSUT i rifuti në përdorim, me blerje false Read More »

Vittorio Sgarbi për Ramën: Ndër politikanët e pakët që transformoi Shqipërinë me shpirt artisti/Foto

Kryeministri Edi Rama mori pjesë si i ftuar nderi në eventin kulturor më të madh italian “Çmimi i kulturës Pio Alferano”, i cili u zhvillua gjatë kësaj fundjave në Salento.

Çmimi i kulturës “Pio Alferano” është një nga më të rëndësishmit që ndahet gjatë verës në Itali dhe në mesin e fituesve për këtë vit është edhe Kryeministri Edi Rama me ekspozitën e tij të titulluar, “Karakter i fortë, shpirt i butë.”

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit Italian Vittorio Sgarbi i cili ishte dhe kurator i ekspozitës së Kryeministrit Rama, përmes një statusi në “Facebook”, ka vlerësuar Ramën për ekspresionin e tij si artist i cili nuk e ndan artin nga aktiviteti i tij politik.

Ai thekson se Shqipëria sot është padyshim një vend më i mirë, falë lidershipit të kryeministrit dhe artistit Edi Rama.

“Në Cilento, në Castellabate, mbrëmë, kemi inauguruar tri ekspozita në kuadër të Çmimit “Pio Alferano”. Një nga këto i është kushtuar Edi Ramës, i cili përveç që është një artist i mirë, që nga viti 2013 është gjithashtu Kryeministri i Shqipërisë. E shikoj me admirim, sepse është ndër politikanët e paktë që kreativitetin dhe shpirtin artistik e ndërlidh me menaxhimin e përditshëm të pushtetit dhe në përgjithësi ndaj veprimeve të qeverisë. Nëse sot Shqipëria është një vend më i mirë, kjo është padyshim për shkak të tij”, – deklaroi Sgarbi.

Çmimi “Pio Alferano” organizohet nga Fondacioni me të njëjtin emër në kujtim të gjeneral të Policisë italiane Pio Alferano.

Gjatë viteve ’70 gjeneral Pio Alferano ka luajtur një rol të rëndësishëm në drejtimin e repartit të policisë për mbrojtjen e pasurisë kulturore./atsh

Vittorio Sgarbi për Ramën: Ndër politikanët e pakët që transformoi Shqipërinë me shpirt artisti/Foto Read More »

Kërcimet atraktive nga Ura e Fshejtë edhe këtë vit marrin vëmendjen e medieve ndërkombëtare

Edhe këtë vit janë organizuar kërcimet nga Ura e Fshejtë.

Garues të shumtë nga e gjithë Kosova, kanë qenë pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të kërcimeve atraktive nga Ura e Fshejtë.

Koha e mirë me diell, dhe numri i madh i shikuesve, u ka mundësuar garuesve që të dhurojnë momente të jashtëzakonshme me kërcimet e tyre, të cilat edhe këtë vit morën vëmendjen e medieve të huaja.

Media amerikane ‘Fox News’ ka publikuar një fotografi të kërcimeve nga Ura e Fshejtë, duke e përzgjedhur si fotografinë e ditës.

Kujtojmë se vendin e parë në kërcimin dallëndyshe e ka fituar Florid Gashi./Lajmi.net/

Kërcimet atraktive nga Ura e Fshejtë edhe këtë vit marrin vëmendjen e medieve ndërkombëtare Read More »

Kundërshtoi dhe ofendoi rëndë policët, reagon për herë të parë kreu i PD në Gramsh, Elmas Haruni

Kryetari i PD në Gramsh Elmas Haruni ka reaguar pas incidentit të ndodhur me policinë të premten ku u filmua duke sharë dhe fyer efektivët, të cilët e kishin ndaluar automjetin ku udhëtonte Haruni.

Për herë të parë nëpërmjet një statusi në Facebook, ai shkruan se sjella e efektivëve të policisë ishte “shumë provokative dhe me shumë stres përtej çdo ekstremi njerëzor”, gjë që e bëri, siç ai pohon, të dalë nga vetja.

Haruni ka kërkuar ndjesë publike për fjalorin e përdorur gjatë ndalimit nga policia të premten.

Postimi i plotë
Te dashur miq, shok dhe kolege. Me duhej nje kohe per te reaguar nga ngjarja e stisur diten e premte ku une po udhetoja me nje bashkepuntorin tim. Ishte nje ngjarje shume provokative dhe me shume stres pertej cdo ekstremi njerezor. Policia ndaloi makinen, sikur kishte marre sinjale per kanabis apo droge, ndaj dy arsimtareve pa asnje arsye, pervec faktit qe kishim mbyllur nje aktiv te PD. Ne akoma nuk na eshte mbyllur e drejta e aktiviteteve politike.

Sikur te mos te mos mjaftonte e gjithe kjo skene, per ta shtuar dozen e provokimit, na moren edhe celesat e makines dhe ne mes te nje vape shkaterruese, na mbyllen brenda makines me te vetmin synim qe na lodhnim fizikisht dhe psikologjikisht, sikurse edhe duket ne videon e shperndare ne te gjithe rrjetet sociale (jo nga policia), ku gjithsesi duhet te theksoje qe kishte kaluar mbi gjysem ore torture psikologjike.

Doja ti tregoja keto, per te treguar gjendjen emocionale dhe psikologjike, nen te cilen une dola nga vetja duke perdorur fjalor per te cilen nuk ndjehem mire dhe do te doja qe tju kerkoja ndjese te gjithe shokeve, miqeve, kolegeve dhe vecanerisht nxenesve te mi.

https://www.facebook.com/elmas.haruni/posts/1880716655283541

Kundërshtoi dhe ofendoi rëndë policët, reagon për herë të parë kreu i PD në Gramsh, Elmas Haruni Read More »

Stuhia e rrebeshi nuk pyet, në pak orë u bë nami në Shqipëri. Ju sjellim pamjet pikante

Nje situate sa te pazakonte, aq edhe te njohur per ne tashme ka krijuar shiu qe ra sot ne disa qytete te vendit, duke shkaktuar probleme e incidente.

 

Fotot me lart tregojnë bresher te fotografuar ne Shkalle – Xiber, Mat.

Qyteti i Beratit është përfshirë nga një stuhi e fuqishme shiu ku erërat e forta kanë sjellë pamje të frikshme, ku raportohet edhe për pemë të shkulura.

Në Durrës, ka patur reshje të dendura shiu e rrugët janë përmbytur dhe makinat janë detyruar që të “notojnë”.

Në bregdetin e Orikumit, siç shihet nga pamjet, çadrat e plazhit kanë dalë në rrugë, ndërkohë që shezlongët janë dëmtuar.

Stuhia e rrebeshi nuk pyet, në pak orë u bë nami në Shqipëri. Ju sjellim pamjet pikante Read More »

Zona e Orikumit per me shume se 7 ore pa energji elektrike

Per me shume se 7 ore zona e Orikumit dhe fshatrat Dukat,Tragjas dhe Radhime ne terr te plote.

Moti i keq me shtrengata,shi dhe erera te forta kane shkaktuar probleme me furnizimin e energjise elektrike ne kete zone.

Dhe pse eshte tentuar disa here qe te rilidhet energjia elektrike ka qene e pamundur per shkak te difektit te rende qe ka ndodhur.

Koha e keqe ka shkaktuar deme te shumta materiale per shume biznese pergjate bregdetit Vlore-Orikum ./orikuminews

Fotografia e Lirim K Nezha

Zona e Orikumit per me shume se 7 ore pa energji elektrike Read More »