Aktualitet

Adriatik Llalla, nga buka e misrit me dhallë te pasuritë miliona euro

Nga Bledi Mane

Më ka nxirë jetën, me ka masakruar sistematikisht keta 24 muajt e fundit aq sa nese do ishte nje gazetar tjeter do kerkonte azil politik diku gjetkë ose do vetëvritej.

Gjithesesi une qendrova stoik dhe me qetesi perjetova gjithe poshtersite qe nje zyrtar i larte i shtetit shqiptar thurri kunder nje gazetari.

Adriatik Llalla tentoi te me shkaterronte jeten por sot jeta e tij u ngjyros me ngjyre gri te errët. Disa nga pronat e sekuestruara tregojne me se miri sesi nje sherbetor i taksapaguesve shqiptarë paska bere kerdine me lekët e dhuruara nga kriminelet.

Une sot nuk ndjehem i lumtur si triumfator, ndjehem i poshteruar pse organin e akuzes e paska drejtuar nje latifondist qe blinte siperfaqe toke pa fund per t’ua dhene më vonë ndertuesve oligarkë.

Nje ish Kryeprokuror qe zbriti ne Tirane nga nje fshat i humbur i Gramshit ku deri dje neper dasma ngrinin dolli me dhallë dhe sot nuk egziston as ne google map. Nje rrob i paushyer me bukë por i ngopur me leksione hakmarrjeje.

Doni ta dini pse reagova sot?
Me shqetesojne zengjinet e rinj te Tiranës, halabaket qe kurre nuk do te behen aristokrate. Keta mysybeter si puna e ketij Adriatik Llalles qe u pompuan nga politika por që po shfryhen çdo ditë nga trysnia e mëkateve.
Tani po e kuptoj pse Tirana paska kaq shumë spitale private. Leku i tyre atje do përfundojë!!!
Te fala Tik Llalles qe ka ikur me pushime ne Greqi se Rovena Gashit ia bëj vetë të falat!

Adriatik Llalla, nga buka e misrit me dhallë te pasuritë miliona euro Read More »

Arratisje e madhe e parave me furgona nga Shqipëria

“Arratisje e madhe e parave me furgona nga Shqiperia!”. Ky eshte denoncimi qe ka bere sot ne rrjetet sociale ish kryeministri Sali Berisha i cili e ka faktuar sipas tij edhe me video.

“Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Doktorr Berisha so ne mesdit 7 fugona me lek per ne rinas po vetem 4 fugona arrita te filmoj drejt rinasit. Ku po qojn leket e shtetit shqiptar kto.”/korrieri

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1065084330319140/?t=0

 

Arratisje e madhe e parave me furgona nga Shqipëria Read More »

Shqipëria në kaos nga moti i keq, uji merr përpara dhe makina

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ditën e sotme, ka sjellë një situatë të rënduar në zonën jugore të tij.

Vlora, është përfshirë nga erërat e forta, duke e lënë qytetin në errësirë.

Po ashtu edhe nga Fieri raportohet një situatë kaotike, ku erërat e forta dhe shirat e dendur kanë lënë pa energji elektrike banorët e qytetit.

https://dailymotion.com/video/x6pwtve

Në lagjen ’15 tetori’, xhamat e dyqaneve janë thyer dhe pemët janë rrëzuar në rrugë.

Demet e shkaktuara deri më tani në zonat e jugut raportohet se janë në bujqësi. Në Fier, Mallakastër dhe Lushnje fermerët raportojnë dëme në të  mbjella, frutikulturë dhe në sera.

Kanë mjaftuar 30 minuta shi për të shkatërruar gjithçka në fshatin Goskovë, të njësisë administrative Voskop, në Korçë. Shtëpi të shembura, pemë të rrëzuara, makina që kanë përfunduar në kanal, rrugë të mbuluara nga balta, e gjithçka kanë marrë me vete përrenjtë.

Image

Në autostradën Tiranë-Durrës është krijuar një radhë e gjatë makinash.

Bllokimi i autostradës ka sjellë dhe vështirësi në qarkullim.

https://dailymotion.com/video/x6pw8w8

Po ashtu në veri të vendit mëngjesin e sotëm u raportua se Shkodra është paraqitur me probleme të mëdha.

Reshjet e dendura të shiut  kanë përmbytur spitalin Rajonal të Shkodrës. Konkretisht është përmbytur reparti i imazherisë, dhe sipas raportimeve gjithë shiu futet brenda.

https://dailymotion.com/video/x6pwg0m

Shqipëria në kaos nga moti i keq, uji merr përpara dhe makina Read More »

Moti i keq, në Orikum çadrat fluturojnë në rrugë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në bregdetin e Orikumit.

Siç shihet nga pamjet, çadrat e plazhit kanë dalë në rrugë, ndërkohë që shezlongët janë dëmtuar.

Prishja e motit ishte lajmëruar nga sinoptikanët dhe pritet që reshjet të vazhdojnë edhe të martën pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

https://dailymotion.com/video/x6pwtve

Moti i keq, në Orikum çadrat fluturojnë në rrugë Read More »

Vlorë, një ciklon i fuqishëm goditi qytetin

Një ciklon i fuqishëm goditi rajonin e Vlorës vetëm disa minuta më parë ku era kapi shpejtësinë rreth 180 km në orë, duke sjellë shtërngata shiu dhe duke thyer dhe shkulur pemë, shpartalluar cadra dhe shezlonge në plazhe.

Një pemë rrreth 20 m e lartë u thye dhe u shemb mbi murin rrethues jugor të Stadiumit “Flamurtari”, por fatmirësisht pa dëme rreth e rrotull.

Vrulli i ciklonit u shua shpejtë, por shiu vazhdon dhe mund të krijoi edhe probleme.

Ndërkohë, në qytetin e Shkodrës, sipas burimeve të pavarura, ka pasur përmbytje dhe breshër.

Vlorë, një ciklon i fuqishëm goditi qytetin Read More »

Rama: Arkitekti i Teatrit po realizon projektin e shekullit në New York

New York-u ka zgjedhur arkitektin danez Bjarke Ingels për projektin më të madh të shekullit 21, atë të transformimit të të gjitha parqeve urbane në formë digash, për të parandaluar përmbytjet.

Pikërisht, arkitekti danez ka projektuar godinën e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë.

Lidhur me këtë ka reaguar Kryeministri Edi Rama në një postim në “Instagram” duke iu përgjigjur edhe akuzave të pak ditëve më parë të kreut të PD, Lulzim Basha i cili është shprehur se “arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor i vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë”.

“Arkitekti i Teatrit të Ri Kombëtar, Bjarke Ingels, po realizon projektin e shekullit në New York, transformimin e vijës ujore të kryeqytetit të botës në një digë të gjelbër për mbrojtjen nga dallgët e larta… ndërsa në Shqipëri Lulzim Basha betohet ta shpallë persona Non Grata”, deklaron Rama./atsh

Rama: Arkitekti i Teatrit po realizon projektin e shekullit në New York Read More »

Stuhia në qytetin e Vlorës shkakton probleme në rrjetin elektrik, institucionet në gatishmëri

Reshjet e dendura lokale të shiut, të cilat kanë shkaktuar një sërë dëmesh në qarkun e Vlorës, kanë vendosur në gatishmëri institucionet.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) thekson se reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë, kanë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik të zonës, duke përcaktuar si prioritet rikthimin e energjisë në hidrovorin e Vlorës.

“Për momentin jemi angazhuar në 2 drejtime, në risjelljen e energjisë elektrike në hidrovorin e qytetit të Vlorës dhe zonës së Radhimës, për shkak të erërave të forta që kanë rrëzuar pemë mbi telat e tensionit të lartë dhe gjendjes së katamaranëve që kanë dalë në zonën e Karaburunit që po menaxhohet nga kapitaneria e portit të Vlorës”, – theksoi prefekti Mamaj.

Duke u ndalur tek angazhimi i forcave për përballimin e kësaj situate, prefekti theksoi se për momentin ndërhyrja e Forcave të Armatosura nuk është e nevojshme, por institucioni i Prefekturës së bashku me bashkinë e Vlorës, OSHEE-në dhe kapitenerinë e këtij qyteti, janë në ndjekje të situatës.

“Jemi të angazhuar me bashkinë e Vlorës kryesisht, me OSHEE-në dhe me kapitenerinë e portit, në këto tre drejtime dhe jemi në kontakte të vazhdueshme. Deri tani nuk kemi patur probleme serioze, por po kërkojmë që të risjellim energjinë në hidrovorin e qytetit dhe në spitalin rajonal, të cilët për shkak të erërave të forta janë pa drita dhe për riparimin e këtij defekti janë angazhuar grupe nga OSHEE e Fierit dhe e Vlorës”, – përfundoi ai.

Nga stuhia e fortë që përfshiu Vlorën janë shkaktuar një sërë dëmesh në strukturat e lehta metalike. /atsh

Stuhia në qytetin e Vlorës shkakton probleme në rrjetin elektrik, institucionet në gatishmëri Read More »

Hysi: Mekanizmat për raportimin e dhunës në familje, jo funksionalë në disa bashki

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi theksoi gjatë seancës plenare se ndryshimet e propozuara në ligjin e dhunës përfshijnë rekomandimet nga BE-ja dhe Kombet e Bashkuara.

“Më konkretisht, nisma që ka sjellë Këshilli i Ministrave synon të garantojë që në momentin e denoncimit, periudhë kjo që ka qenë vakuum ligjor”, tha Hysi. Gjatë fjalës së saj, deputetja tha se mekanizmat e raportimit të dhunës janë ngritur në disa bashki, por ka probleme në zbatimin e tyre.

“Në disa bashki janë ngritur mekanizmat për raportimin e dhunës, në disa të tjera nuk ka mekanizma të tilla,  por edhe në disa bashki ku janë ngritur këto të fundit nuk funksionojnë. Ne do të kemi detyrë që të sigurojmë ngritjen e këtyre sistemeve dhe funksionimin e tyre”, tha deputetja e PS-së.

Hysi i bëri thirrje kryetarëve të bashkive për të treguar përgjegjshmëri lidhur me punonjësit që do të jenë pjesë e sistemit të referimit të dhunës. “Do të doja të bëja apel të 61 kryetarëve të bashkive, të mendojmë më mirë për ngritjen e këtyre mekanizmave mbrojtjes, të punësimit të punonjësve të përgatitur”.

Ndërkaq, ajo ka thënë se komentet dhe rekomandimet e marra janë përfshirë në ndryshimet ligjore e ligjit kundër dhunës. “Komentet dhe rekomandimet janë analizuar një për një me ekspertë dhe janë marrë në konsiderate në pjesën më të madhe të tyre. Ka pasur edhe konsultim dhe me organizatat e shoqërisë civile”.

“Risia e këtij ligji është përmbushja e pjesës më të madhe të rekomandimeve, ku me një projektligj kemi  bashkërendimin e shumicës së rekomandimeve nga Këshilli i Europës dhe Kombeve të Bashkuara”.

Po kështu, ajo i kërkoi ministrit të Financave lidhur me arsimin profesional, për gratë dhe vajzat e dhunuara apo që kanë probleme ekonomike, për t’i ardhur në ndihmë.

“Një apel tjetër, për të planifikuar buxhete të nevojshme për zbatimin e ligjit të strehimit social dhe si zbatim edhe i ligjit të dhunës në familje”, përfundoi ajo./atsh

Hysi: Mekanizmat për raportimin e dhunës në familje, jo funksionalë në disa bashki Read More »