Aktualitet

Dyshohet për 3 shqiptarë të vdekur dhe 13 të plagosur, shqiptarët njihnin zonën dhe ikën të parët në det…

Tre shqiptar të vdekur dhe 13 të tjerë plagosur dyshohet se është bilanci paraprak përsa i përket emigrantëve tanë që jetojnë në vendin fqinj.

Zjarri shkatërrimtar që ka pushtuar zonën e Athinës duket se ka lënë pasoja të rënda edhe për shqiptarët.

Nga njoftime të tjera jo zyrtare mësohet se 3 shtëpi shqiptarësh janë shkrumbuar nga zjarri.

Ende nuk dihet zyrtarisht nëse trupi i gjetur në një makinë të shkrumbuar është i një shqiptari nga Tepelena ndërkohë që nga dëshmitë e shumta që vijnë nga Greqia ekziston frika se mund të ketë viktima të tjera pasi numri i të zhdukurve është akoma i lartë. Ndërkohë që ka dyshime edhe për 2 fëmijë shqiptarë të vdekur.

Ka njoftime se në restorantin ku vdiqën nga zjarri 26 persona ka patur shqiptarë të punësuar.

Nga dëshmitë e raportuara shqiptarët kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, pasi kanë qenë njohës të mirë të zonës, duke qënë se jetojnë aty edhe në dimër, dhe kjo i ka ndihmuar që të largohen përmes rrugicave dhe të dalin më shpejt në det.

“Në fakt në zonën e zjarreve ka pasur shumë shqiptarë të cilët punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Kemi informacion se 13 shqiptarë janë lënduar nga flakët. Kam folur me shumë prej tyre. Flitet edhe për një djalë nga Tepelena që dyshohet se është djegur në makinën e tij, por nuk e dimë 100% të saktë” u shpreh për mediat emigranti Mondi Sinaj.

“Zjarret kanë rënë kudo në Athinë në të gjitha anët. Kam parë gra dhe fëmijë që vuajnë dhe digjen, është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam parë masakër me sy. Ato që hoqëm nuk mund të përshkruhen dot. Njerëzit u hodhën në det për të shpëtuar. Është diçka e tmerrshme. Unë isha në shtëpi dhe u interesova për njerëzit që njihja. Zjarri ishte me shpejtësi për shkak të erës”, është shprehur ai.

Dyshohet për 3 shqiptarë të vdekur dhe 13 të plagosur, shqiptarët njihnin zonën dhe ikën të parët në det… Read More »

A rrezikohet edhe Shqipëria nga zjarret si Greqia, flasin ekspertët e IGJEUM

Për shkak të zjarreve në zonën e Athinës numri i personave që humbën jetën ka shkuar në 54, ndërsa akoma më i lartë është ai i të plagosurve dhe i të humburve.

Por a rrezikohet edhe Shqipëria nga zjarret njësoj si fqinji jonë jugor?!

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit sot pasdite pritet rrezik “i ulët” në qarqet Fier dhe Vlorë, ndërsa qarqet e tjera “s’ka rrezik” për zjarre.

Nesër (e mërkurë, dt.25) pritet një rritje e lehtë e rrezikut për zjarre kryesisht në pjesën Perëndimore të vendit.

Sot pasdite (e martë, dt.24) dhe nesër (e mërkurë, dt.25), priten reshje pothuajse në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të qarqeve ato do të jenë të dobëta, deri lokalisht mesatare.

Reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark), më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 30 °C, në vendet e ulëta: 19 / 28 °C dhe në vendet malore: 13 / 23 °C./njekomb

A rrezikohet edhe Shqipëria nga zjarret si Greqia, flasin ekspertët e IGJEUM Read More »

Në Prishtinë u çel sot Panairi Tradicional 2018

U hap sot në Prishtinë Panairi tashmë Tradicional, me punime dore, veshje kombëtare e ushqime tradicionale, Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Të pranishëm ishin zv/Kryeministri, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, dhe zv/Kryeministri tjetër i Qeverisë së Kosovë, Fatmir Limaj.

Ministri Gashi theksoi se ky panair është një ndër aktivitetet e shumta që Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar për bashkatdhetarët. Ai u shpreh se MDIS-i çdoherë do t’i mbështesë aktivitete të tilla si ky panair, përmes të cilit ruhet identiteti kombëtar dhe tradita shqiptare.

Në këtë panair, po marrin pjesë me punimet e tyre më shumë se 70 prodhues e shoqata nga vendi e trevat e tjera shqiptare. Përmes këtij panairi, përmes punës së këtyre grave,  bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 27 korrik.

Në kuadër të këtij aktiviteti, më 25 korrik do të mbahet sofra tradicionale me rapsodë të folklorit. /atsh

Në Prishtinë u çel sot Panairi Tradicional 2018 Read More »

Bushati: Jemi pranë Greqisë në këto momente të vështira

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në shtetin fqinj grek, ku zjarret kanë shkaktuar me dhjetëra viktima, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Në këtë moment të vështirë ne jemi pranë fqinjit tonë, Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave. I urojmë shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi”,  ka thënë Bushati në reagimin e tij.

Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi për të raportuar çdo problematikë. Deri në këto momente, ministri ka konfirmuar se raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Albania in Greece – Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe qytetarët shqiptarë të zonave të prekura. Deri në këto momente raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Për çdo nevojë qytetarët t’i drejtohen Ambasadës në Athinë në nr. +30 6941658183”, thuhet zyrtarisht nga ministri./atsh

Bushati: Jemi pranë Greqisë në këto momente të vështira Read More »

Gjiganti mediatik “Sky”, jehonë projektit për Teatrin e ri

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar nga kanali “Sky Arte”, i cili i kushtohet kryesisht artit dhe kulturës, i bëhet një pasqyrim zhvillimeve në Tiranë, ku po synohet që të ndërtohet një teatër modern.

Gjiganti mediatik “Sky” i ka bërë jehonë faktit që Tirana i ka besuar projektimin e Teatri të ri Kombëtar një prej arkitektëve më me emër dhe reputacion në botë, Bjarke Ingels.

Artikulli thekson se disa muaj pas përfundimit të “LEGO House” në Billund, Grupi BIG-Bjarke Ingels është gati të matë veten në kryeqytetin shqiptar, për të krijuar në qendrën e tij Teatrin e ri Kombëtar të Shqipërisë.

“Klima e ‘gjallërisë arkitekturore’ e pranishme tashmë prej disa vitesh në kryeqytetin shqiptar, duket se po vazhdon, këtë herë me një ndërhyrje në aspektin funksional”,  thuhet në përshkrimin “Sky Arte”, i cili shton më tej se: “Teatri i ardhshëm Kombëtar i Shqipërisë do të jetë në gjendje të presë një gamë të gjerë të shfaqjeve të drejtpërdrejta, me hapësira të dedikuara për shfaqje brenda dhe jashtë”.

Më tej “Sky Arte” është ndalur në çështje teknike të projektit të Bjarke Ingels, duke raportuar se me rreth 9 mijë metra katrorë në dispozicion, kompleksi mund të krenohet edhe me një teatër të hapur në çati dhe një hapësirë publike të mbuluar, të vendosur poshtë ndërtesës. Për të gjeneruar ndërtesën, vëllimi i saj pëson një shtypje në qendër, për t’u ngritur pjesërisht nga toka. Në këtë mënyrë, krijohet një hendek mes dy pjesëve të sheshit publik, për të formuar një lidhje. Hapësira të mëdha me xhamë do të shtrohen në të dyja fasadat kryesore, duke zvogëluar distancat midis teatrit, i cili do të jetë gjithashtu një vend i prodhimit kulturor, i pajisur me shërbime restorantesh, dhe pjesës tjetër të qytetit./atsh

Gjiganti mediatik “Sky”, jehonë projektit për Teatrin e ri Read More »

Çmimet katastrofike në bregedetin e jugut dhe pa kupon tatimor, 1 makjato 180 lekë

Një denoncim nga mbërritur nga një qytetar pranë redaksisë sonë ditë e sotme në lidhje me cmimet e larta që janë në zonat bregdetare, kryesisht në jug të Shqipërisë.
Nga fatura jo fiskale e cila është e printuar nga një printer i zakonshëm, të dhëna të cilat nuk i shkojnë Drejtorisë së Tatimeve, vëmë re që një makjato kap vlerën prej 180 lekeësh të reja, gjë e cila është tepër e lartë. Qytetari i cili ngre shqetësimin i referohet dhe rastit të cadrave cmimi për të cilat shkon nga 700-1500 lekë të reja .
Nuk është hera e parë që raste të tilla absurde denoncohen nga pushuesit këtë sezon turistik./gazetaora

Çmimet katastrofike në bregedetin e jugut dhe pa kupon tatimor, 1 makjato 180 lekë Read More »

Foto/ Punohet për rikualifikimin urban të qendrës historike të Vlorës

Vijojnë punimet e projektit “Rikualifikimi i zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës”, i cili financohet nga AADF (Albanian-American Development Foundation) dhe mbikqyret nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore-Vlorë dhe ata të Institutit të Monumenteve të Kulturës. 

Një nga objektet më të spikatura që përfshin ky projekt është “Banesa e vitit 1925”, Monument Kulture i kategorisë së parë, e cila është drejt përfundimit të punimeve restauruese.

Ndërkohë që pas restaurimit të godinës ngjitur me pallatin 6-katësh, bizneset në qytetin e Vlorës, kanë rifilluar aktivitetin e tyre tregtar në ambjente bashkëkohore.

Rikualifikimi i zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës, është një vlerë e shtuar për qytetin turistik të Vlorës,

Ky projekt zbaton restaurimin në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të . Punimet po realizojnë restaurimin e rrugës “Justin Godar”, ish-pazari, “lagjja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj.

Qendra historike e Vlorës ndërthur diversitetin dhe bashkëjetesën e kulturave, feve dhe është pjesë e së përditshmes dhe e historisë.

Qeveria shqiptare synon të zbatojë një nga politikat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, ku diversiteti i vlerave, kulturave dhe feve, bën pjesë në trashëgiminë që duam të ruajmë dhe promovojmë.

Programi i qeverisë shqiptare që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zonës ka filluar të japë frytet e veta.

Ky projekt i rëndësishëm për restaurimin dhe rikualifikimin urban të ansamblit ndёrtimor “Qendra Historike Vlorë” vjen pas një sërë konsultimesh të gjera me ekspertët dhe komunitetin.

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”. Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare.

Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qënë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit./atsh

Foto/ Punohet për rikualifikimin urban të qendrës historike të Vlorës Read More »

Vetingu, Rama: Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë pas Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, duke theksuar se vendi nuk po mbetet pa gjykata të sipërme, por po operohen organizmat e kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.

Kryeministri shton se rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

Ndërsa dje kryeministri Rama në një tjetër reagim në Facebook u shpreh se, “Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë!Loja mbaroi.Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”./atsh

Vetingu, Rama: Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan drejtësinë Read More »