Aktualitet

Anija me 56 sirianë dhe irakienë “pushton” brigjet e vendit fqinj, mediat italiane: U nis nga Shqipëria!

Një anije me 56 emigrantë ka zbarkuar ditën e djeshme në brigjet e Italisë. Siç raportojnë mediat vendase, autoritetet italiane dyshojnë se anija kishte origjinë Shqipërinë.

Grupi i emigrantëve zbarkoi në plazhin e Isola Capo Rizzuto, me një anije të gjatë 16 metra, pa u shënjuar nga autoritetet italiane. Më pas, ata u ndihmuan dhe u shpëtuan nga rojet bregdetare dhe pushuesit.

Ndërmjet emigrantëve ishin 39 burra, 6 gra dhe 11 fëmijë. Aksionit më vonë iu bashkua Kryqi i Kuq Italian dhe Policia e Shtetit.

Midis emigrantëve ishte edhe një i porsalindur, ndërsa shumë prej tyre kanë arritur të lodhur dhe të dehidratuar. Mediat italiane e përshkruajnë zbarkimin e emigrantëve në brigjet e Kalabrisë si një garë të vërtetë solidariteti. Dje, njerëzimi i popullit mbizotëronte mbi gjithçka.

Anija me 56 sirianë dhe irakienë “pushton” brigjet e vendit fqinj, mediat italiane: U nis nga Shqipëria! Read More »

SHISH zbulon si hyri spiuni rus në strofullën e kryetarit të një partie të madhe në Shqipëri dhe takimet në Rogner

Pjesa më e madhe e dosjes së spiunazhit rus hartuar nga SHISH i dedikohet marrëdhënies së ndërtuar dhe konsoliduar mes gazetarit të kamufluar rus S.R dhe atij shqiptar E.L për një periudhë tre vjeçare.
SHISH ra në gjurmët e kontakteve të shpeshta të S.R me E.L pasi një ekip i dedikuar i shërbimit sekret shqiptar ndërmori një operacion vëzhgimi për gjatë 24 orëve. S.R ardhur nga Rusia në Shqipëri tërhoqi vëmendjen e SHISH pasi veprimtaria e tij kishte të bënte me spiunazh. Gazetari shqiptarë E.L kohën kur u kontaktua nga rusi S.R drejtonte një të përditëshme. Në SHISH kishte mbërritur një informacion më datë 27.09.2000 nga ku mësohej se S.R ishte mjaft i interesuar për të bërë një intervistë me personin, që do të udhëheqë zyrën e Shqipërisë në Kosovë, gjë që ja merr përsipër gazetari shqiptar E.L me të cilin e lënë të takohen në hotel “Rogner” të nesërmen në orën 12.00. Ky është momenti kur për herë të parë në vendje të SHISH vjen gazetari shqiptarë i cili edhe ai përgjohet dhe survejohet hap pas hapi.

Në dosjen e SHISH të gjitha takimet mes rusit S.R dhe shqiptarit E.L vijnë të detajuara. Agjenti rus i kamufluar si gazetar e ka përdorur E.L si një burim të dorës së parë për të marrë informacione të ndryshme që në pamje të parë duken thjesht si çështje gazetarie, por në të vërtetë tregojnë se për çfarë çështjesh dhe zhvillimesh të brendshme në Shqipëri dhe rajon interesoheshin punëdhënësit e S.R në Moskë.

Marrëdhënia e konsoliduar mes rusit S.R dhe gazetarit shqiptar është e dokumentuar deri në vitin 2003. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më mbrapa mes tyre pasi rusi S.R është larguar nga Shqipëria.

Ndërkohë E.L disa kohë më pas do të hiqte dorë nga gazetaria aktive për t’ju përkushtuar një detyre të re. Atë të këshilltarit të medias pranë kryetarit të një partie politike të spektrit të djathtë post të cilin e mbajti deri në mesin e vitit 2018.

Informacioni

Në faqet 4 dhe 5 të dokumentit të SHISH tregohet se si dy bashkëpuntor të shërbimit inteligjet takuan gazetarin rus dhe mbërritën në përfundimin se ai përpiqet që të krijojë dhe lidhje të reja me shtetas shqiptarë…

“Nga informacionet e datës 29.09.2000 dhe datë 30.09.2000 del se R bashkëpunon dhe kordinon punën me gazetarin rus në Sofje, E. V. i cili është korenspondent i agjencisë “Novostin” (Radio Ruse) për Ballkanin Jugor. Ky bashkëpunim reflektohet kryesisht për fushatën zgjedhore, për pushtetin vendor tek ne.

Nga informacioni i datës 28.09.2000 dhe i datës 16.10.2000 ardhur nga Drejtoria e Dytë në Qendër, rezulton se gazetari rus A. , është transferuar në qytetin e Fierit me grupin e monitoruesve të OSBE-së, si anëtar i këtij grupi.

Në shkresën e Drejtorisë së Dytë të SHIK-ut me nr…., datë 20.10.2000, mbështetur në disa materiale të Elbasanit, thuhet se … më datë 24.08.2000 ka informuar se : “…Në një rast po udhëtoja me avionin “Hemus” të një shoqërie ajrore bullgare, që bën udhëtime në linjën Shqipëri-Rusi dhe anasjelltas…Në avion u njoha dhe hyra në bisedë me S R gazetar i gazetës “Ruskaja Gazeta” në Tiranë…….Kam vënë re se S frekuenton rregullisht Ambasadën Ruse në Tiranë dhe ka marrdhënie të mira me personelin…”.

Kurse në shkresën e Drejtorisë së Dytë të SHIK-ut me nr…., datë 30.10.2000 mbi një të dhënë të …. thuhet se informatori, i cili mbahet në lidhje nga Drejtoria e SHIK-ut Elbasan për llogari të drejtimit rus, më datë 19.10.2000 midis të tjerash informon se : “…Ne fund të muajit shtator 2000, shkova në Ambasadën Ruse në Tiranë, ku kërkova të takoja gazetarin e “Ruskaja Gazeta”, S. R. Nga personeli i pritjes m’u tha, se S është i zënë me punë dhe nuk del tani. Gjatë pritjes për të kontaktuar me të, shkova në shtëpinë e tij, ku pasi trokita më doli bashkëshortja e tij., të cilës pasi ju prezantova i thashë se kërkoja S. Dukej se ajo kishte dëgjuar për personin tim dhe dhuratat që ju kisha bërë më parë (një fjalor rusisht-shqip dhe shqip-rusisht)…Mbas dy-tri orë pritje, pasi doli nga Ambasada, e takova S. R. Ai më tha se po merrej me masat për të pritur një grup vizitorësh Rus, që do të vizitojnë Bashkinë e Tiranës. S. i kërkova, që të më ndihmonte për të plotësuar formularët në përputhje me rregullat e Ambasadës ruse, me qëllim që të mos më sillnin pengesa për vizitë e tregëti në Rusi, gjë për të cilën S u tregua i gatshëm dhe më ndihmoi…S. R., i cili është korenspondent i gazetës “Ruskaja Gazeta”, megjithëse është i ri, njeh mirë dhe bën përpjekje për të përsosur gjuhën shqipe. Ai është bashkëpunëtor i ngushtë i Ambasadorit Rus dhe është i pranishëm në të gjitha aktivitetet e Ambasadës. Nga ana tjetër, ai përpiqet që të krijojë dhe lidhje të reja me shtetas shqiptarë…”.

Takimet në Rogner me gazetarin shqiptar

S. ka disa biseda me gazetarin e “…”, E L. Më datë 25.10.2000 pasi lënë takim të dy tek “Rogner”, për të nesërmen ora 11.00, S. i thotë : “…Gjysëm ore dua të bisedoj me ju…Do të sqaroj nesër. Unë kam takuar në Ambasadë z. Bushati (Zef Bushati). Dua që me ndihmën tuaj të bisedoj me të për situatën, sepse kam urdhër nga redaksia, për të bërë një material, për problemet këtu në Shqipëri”.

Në dy biseda telefonike zhvilluar më datë 17.01.20021 ndërmjet S. R. dhe një gazetari rus në Itali me emrin O, flitet për vizitën e Avdjejevit (Zv. Ministër i Jashtëm Rus) në Tiranë. Pasi R. e njeh atë, me takimet që ai ka bërë këtu, i thotë se : “…P. XH. është mik i vjetër i Avdjejevit. Ata kanë miqësi ndërmjet tyre…Prandaj kryesisht bisedimet ai i bëri me të…Avdjejevi nga Shqipëria do të shkojë në Mal të zi dhe Beograd…Kështu arrihet një turne i madh Ballkanik…Problemi kryesor është Ballkani i ardhshëm bashkë me Rusinë dhe rregullimi i situatës në Kosovë…Avdjejevi tha, se Moska do të ndiqte vijën e fillimit sa më shpejt të dialogut ndërmjet strukturave të pushtetit në Kosovë dhe Qendrës Federale në Beograd…Kjo është vija kryesore që do të arrijë tani, Moska këtu…Ai foli dicka për projektet ekonomike, për gazin dhe situatën në Kosovë…Avdjejevi duke shprehur mendimin e Rusisë, mbështeti oportunitetin e zhvillimit të përgjithshëm në Kosovë…”. Më datë 04.05.2001 S. R lë takim me gazetarin E.L. tek cepi i hotel “Rogner”. Më datë 15.05.2001 pasi lënë takim për të nesërmen E i thotë S se : “…Unë me atë Thomain (Gëllci) nuk shkoj shumë mirë, kam patur një konflikt dhe jam zënë dy herë. Do marr një Këshilltar tjetër të Kryeministrit, se ai më ka thënë se mund të rregullojë ndonjë gjë. Ai më tha, se ja ka dhënë dosjen tënde, por pret tani nga ai, se ai është shefi…Më merr prapë deri më 11 të natës”.

Po në këtë datë në bisedën e zhvilluar në orën 21.20 E. i thotë S : “…Nesër në orën 11.00 do të takohemi tek porta e “Rogner”-it. Është një miku im, gazetar shumë i vjetër, që ka bërë shkollën në Leningrad”.

Në bisedën e datës 30.04.2001, sipas kontekstit të saj, mendojmë se, përsëri vihet në dyshim qënia gazetar i S. R., pasi duket se ai nuk njeh mirë rregullat për median. Në këtë bisedë ai i thotë A. se : “…Unë po bëj disa materiale për incidentin në Maqedoni dhe për vizitën në Bruksel të kosovarëve. Unë kam lexuar tek “Koha Jonë” intervistën me Robertsonin, është shumë interesante, dua ta botoj atë në gazetën time, por nuk di çfarë rregulli ka për median. A duhet të marrë leje për këtë?”.

Në bisedën e zhvilluar më datë 05.05.2001 me A, shtetas rus, pjesëtar i grupit monitorues të OSBE-së, ky i fundit i thotë se : “…Tani jam në Fier. Jam kthyer javën e kaluar. Të martën ose të mërkurën do të nisem për në Tiranë. Do vendosim se çfarë do të bëjmë. Kështu janë punët”.

Në bisedën e datës 16.06.2001 me gazetarin E. L., pasi bien dakort të takohen të hënën që vjen, S.R. thotë : “…Unë akoma nuk kam plotësuar kërkesën për Kryeministrin. Më duhet të bisedoj, sepse tani po përgatis një material para zgjedhor. Dua të bisedoj për t’i bërë këto shkrime”. Në bisedën e datës 26.06.2001 S.R. i thotë E. : “…Kemi shumë punë tani me Maqedoninë. Tani po bëj materialin e dytë. Kam një porosi që nesër të takohemi”. Dhe e lënë të takohen të nesërmne në orën 11.30 tek “Rogner”. Më datë 09.07.2001 S i kërkon takim E dhe ky i thotë se : “…Unë jam tek “Rogner”, hajde këtu në orën 12.00”. Sergej vazhdon duke i thënë se : “…Unë kam një informacion shumë të mirë për ju”. Më datë 11.07.2001 S kërkon përsëri të takohet me E : “…Kur të jetë gati materiali, sepse rezultate tani nuk ka”. Dhe bien dakort që nesër në orën 10.00 të telefonojnë dhe pastaj të takohen.

Më datë 25.07.2001 S ka telefonuar E dhe i ka thënë : “…Unë pasnesër do të shkoj në Malin e Zi, nëpërmjet Lezhës, ku do të bëj një reportazh për naftën, për zbulimet e naftës në Malin e Zi…Kam biseduar në telefon dhe do të marrë një intervistë nga Kryetari i Partisë Ndihmëse të Gjukanovicit…Kam marrë një mesazh nga gazeta. Kam dicka edhe për ringjalljen e luftës në Maqedoni”. E i miraton mendimet e Sergejit, duke i thënë shumë mirë.

Në bisedën telefonike të datës 31.07.2001 S e pyet E, nëse ka fotografi nga Durrësi, për kapjen e një sasi armësh, si dhe për fotografi të reja nga Maqedonia. E i përgjigjet se do të pyesë dhe e lenë për të biseduar të nesërmen. Më datë 01.08.2001 S dhe E lënë të takohen, reth orës 10.30 tek kafeneja ngjitur me Toshibën.

Gjate nje bisede te zhvilluar me dt.22.09.2001, E.L . i thote Sergejit: “Do dalim gjekundi pasdite?” – Sergej i pergjigjet: “Do shkojme te pime birre te zeze, ketu prane rruges se Elbasanit.Eshte nje lokal shume i mire.” Dhe lene te takohen ne oren 5.30 [mbasdite] tek cepi i Rognerit.

Me 27.09.2001, S.R e njofton E.L. se do ta shtyjne udhetimin per ne Korçë pasi ka vajzen me temperature, kurse E. e ve ne dijeni ate se: “Une bisedova me P. dhe ai eshte gati”. Me tej S. thote se ka ndermend “ te bej nje material per keto naftesjellesit, per projektin AMBO. Si mund ti realizojme keto projekte ne kushtet e reja te luftes kunder terrorizmit. A do te kete shtyrje afati e te tjera. A mund te bisedoj me dike qe i di keto gjera”? – E i pergjigjet duke i thene se eshte nje qe i di, por nuk eshte kopetent per kushtet e reja. –S.R vazhdon: “Une tani i kam filluar materialet per AMBO dhe kushtet. Ka shume materiale se Shqiperia mund te humbi 50 milion dollare ne vit nese do te ndryshohet linja , jo nepermjet Tiranes, nepermjet Vlores por nepermjet portit te Greqise, Igumenices ndoshta”. E nderhyn duke i thene: “Do mundohem te gjej une nje person dhe me merr ne telefon pas dy-tre ditesh.”

Me 27.10.2001 E. e pyet S. nese ai do te iki diten e hene ne Mal te Zi. Sergeji i pergjigjet: “ Ne kemi planifikuar se ne servisin qe ndodhet prane kufirit duhet te jemi ne oren nente.” Dhe kane rene dakord qe meqenese do te iki edhe E, te henen te takohen te dy ne oren gjashte pa dhjete te mengjezit prane Hotel “Dipllomati” per tu nisur per ne Mal te Zi pasi duan te kthehen po ate dite ne ora kater.

Me 09.11.2001 S. i propozon E. qe te bejne nje bilardo te djelen dhe e lene te takohen tek bilardua prane stadiumit “Dinamo”.

Me 08.12.2001 S.R e ve ne dijeni E. L. se “ po ndjek ngjarjet ne Greqi. Atje eshte Putini. Do shkruaj nje material” dhe lene te takohen te nesermen ne oren 11.oo te bilardua.

Me 13.12.2001, duke folur me zedhenesin e M.P.Jashteme, zotin S.Gjoka, e njofton ate se “tani ne Tirane ka ardhur nje grup gazetaresh i televizionit rus. Ata do te jene ketu deri ne daten 18. Me 18 jane ne Pogradec dhe pastaj ne Maqedoni” dhe me sa nenkuptohet dy bashkebiseduesit lene te takohen ne oren 09.oo.

E. L. me 14.12.2001 i thote ne telefon S.R.: “Neser ne oren 08.30 ne Ministrine e Rendit do marrim dy pergjigje: Do marrim interviste apo jo me Ministrin e Rendit dhe e dyta si do behet per te shkuar tek ajo e Vlores per leje [eshte fjala per qendren nderkombetare te luftes kunder trafiqeve te paligjshme]. Nga konteksti merret vesh se fjala eshte per grupin e gazetareve Rus qe kane ardhur ne Shqiperi per te cilet S thote se do nisen ne mengjez heret, nga ora 7-8 dhe se do kthehen brenda dites. Ata lene te flasin perseri ne telefon ne ora nente pa nje çerek.

Sipas informacionit te dates 15.01.2002 rezulton se E L, bisedon në telefon me gazetarin A. M, nga TV “…”. E flet nga shtëpia e gazetarit S. R. A e lidh me TV “…”, ku jepet një intervistë e Zef Precit, të marrë në pyetje nga E.L, Zef Preçi flet për krizën energjitike dhe për Kryeministrin, që duhet të japë dorëheqjen për papërgjegjshmërinë e tij dhe për abuzimin, që po bën me votën e popullit.

Gazetari shqiptar i kërkon rusit 500 dollarë borxh
Sipas informacionit te dt.09.02.2002, S bisedon me E.L. te cilit i kerkon takim. E i pergjigjet se: “Une ne oren 11.30 do shkoj nga Partia Demokratike se do takoj Berishen”. – S ne dukje si i habitur pyet: “Ti me Berishen !”. – Une me nje mikun tim, konfirmon E.L. S.R i thote se do ta marre ne telefon ne oren 12.30 per te lene se kur do te takohen.

Nga informacioni i dt.13.02.2002 del se E.L. i ka thene ne telefon S.R.: “Dua te me besh nje nder, po te kesh mundesi. Ti e ke pare qe une kam blere ato mobiljet. Neser duhet te paguaj patjeter. Neqoftese ke mundesi ti…më duhen shume, 500 dollare…do te ti kthej ne fund te marsit.”- S. tregohet shume i gatshem duke i thene se s’ka asnje problem dhe lene te takohen te nesermen.

Me 17.03.2002, ora 14.48 S.R ka biseduar ne telefon me E.L dhe kane lene te takohen te Marten, ne oren 10.30.

Diten e marte, me date 19.03.2002, ora 10.32 ata kane folur perseri ne telefon dhe e kane lene qe ne oren dymbedhjete, te shkoje R tek puna e L per ta marre ate.

Rusi “rekruton” edhe shqiptarin nga Maqedonia

S. R ka folur ne telefon me date 28.03.2002, ora 14.46 me E. L ku e pyet: “ A e takove K.”?- Jam me K. ne kafe, pergjigjet E.- S vazhdon – Une isha atje. Kishte shume gazetare Maqedonas. Pyete A. K. a do te beje interviste per gazetaret Trajkovski?- Nuk e di ky, pergjigjet E, A do te shkoje nga ora gjashte aty dhe sot niset per ne Shkup.- S.R vazhdon, Si mund te takohem une me Ar. se nuk e njoh si fytyre. – Eshte me xhup te zi, thote E. Me poshte S thote se mua tani me duhet te bej urgjentisht nje material. Une jam me xhinse blu.

Ky, A., thote E, shkon shume mire me gazetaret Maqedonas dhe kane shetitur bashke sot. A eshte i gazetes “Fakti”. Takohuni ne oren gjashte. A bere perpjekje per Trajkovskin?

S. pergjigjet: “Bëra, por ai do te jape nje interviste te perbashket per gazetaret. Bisedova me drejtorin e shtypit ne ambasaden Maqedonase.

E.L. e fton duke i thene: “Hajde tek une dhe takohemi me Ar. tek lokali “London”.

Nderet

Në bisedën që R zhvillon me një burrë shqiptar më datë 19.10.2000 i thotë atij : “…Unë kam marrë një mesazh nga G. Ai propozon që unë t’ju ndihmoj me një dokument nga Rusia. Sot bisedova me konsullin dhe ai ka biseduar në Moskë, në Ministrinë e Brendshme. Të hënën ai do të marrë një fax nga M.P. Brendshme. Përfundon të gjithë punën me të ; me vulë, me nënshkrim dhe cfarë duhet. Të hënën ose të martën ju mund të vini për të marrë këtë lajmërim nga M.P. Brendshme, këtë fax. Ishte planifikuar që konsulli të priste një zarf nga Moska. Ai tani ka biseduar me një përfaqësues në Moskë dhe ata u morën vesh, që të dërgojnë një fax nga M.P. të Brendshme. Me këtë fax, konsulli do t’ju përgatisë një dokument me vulë dhe nënshkrim si ju duhet juve”.

Më datë 23.10.2000 S njofton në telefon burrin se : “…E kam parë letrën nga Moska. Të gjitha janë gati. Këtë letër duhet ta shikojë dhe Ambasadori. Pasnesër mund të vini ta merrni atë”. Pasi bien dakort që ky të shkojë të pasnesërmen në Ambasadë, S e pyet burrin nëse ka telefonuar G dhe i thotë se : “…Sot ose nesër do të përgatis një mesazh për G”.

Helikopterët

Gjatë një bisede që S.R. zhvillon me një burrë në Rusi, i thotë atij se: “…Ka një propozim nga miqtë e mi këtu. Është problem i nivelit të lartë. Këtu na duhen helikopterët tanë. Gjithsej 5. Mund t’i gjejmë nëpërmjet Ministrisë së Transportit. Propozojnë kontratë 3 vjeçare. Duhen helikopterët tanë dhe ekuipazhet tona. Duhen për të çuar postën, dhe pastaj njëri shkon në udhëheqje…Mund ta bëjmë nëpërmjet një firme vendase. Shteti nuk merret me këto. Duhet bërë propozimi”. Duke vazhduar të njëjtën bisedë më datë 05.11.2000, ata flasin për tipat e helikopterëve dhe mënyrën e marrjes së tyre (me qera, ose blerje). Megjithatë S. thotë se: “…Nesër unë do të takohem me atë personin dhe do ta përgatis shpejt për dy ditë se cfarë i duhet. Ky shqiptari do t’i bëjë të gjitha”. Gjatë muajit nëntor janë zhvilluar disa biseda ndërmjet S. dhe A., ku trajtohen problemet e situatës aktuale, si dhe flitet për lëvizjet që bën A. në disa rrethe të Shqipërisë, si dhe jashtë saj në Bullgari, Rusi etj./njekomb

SHISH zbulon si hyri spiuni rus në strofullën e kryetarit të një partie të madhe në Shqipëri dhe takimet në Rogner Read More »

Vala e të nxehtit ekstrem, e shpjegojnë shkencëtarët

Përse Europa po kalon përmes një vale të nxehti si kjo? Shkencëtarët thonë se ky mot ekstrem në hemisferën veriore, shumë shpejt mund të bëhet i zakonshëm.

Përse është kaq nxehtë? Pjesërisht pasi ajo që njihet si “jet stream”, erërat që përshkojnë kontinentin nga perëndimi në lindje dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e motit në Europë, janë zhvendosur më në veri se zakonisht.

Një sistem i presionit të lartë ka bërë që Europa kontinentale të përvëlohet ndërsa në kontrast, Islanda, ka qenë thuajse gjatë gjithë kohës nga re dhe stuhi, që normalisht duhet të ishin më në jug. Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit në hemisferën veriore, është padyshim e lidhur me ngrohjen globale.

Universiteti i Oksfodrit ka përgatitur një analizë që detajon se sa ka ndikuar dora e njeriut tek klima. Sipas tij, valë të ngjashme të nxehti janë regjistruar edhe në të shkuarën, kur planeti ishte më i ftohtë. Bota ishte dy të tretat e një grade celsius më e ftohtë në 1976 por ndryshimet klimaterike, kanë bërë që këto valë të nxehti të përsëriten gjithnjë e më shpesh.

Edhe përhapja e gjerë gjeografike e valës së të nxehtit, në katër kontinente, e bën ngrohjen globale fajtore. Të moshuarit janë më vulnerabël ndaj të nxehtit ekstrem, me rreth 20 mijë vetë që besohet se kanë humbur jetën në Europë në 2003 si pasojë e valës së të nxehtit.

Pasojat janë të dukshme edhe në infrastrukturë dhe transport, por veçanërisht edhe në bujqësi. Shkencëtarët paralajmërojnë se ky është një paralajmërim për atë me çka do të përballemi në vijim. Ajo që ne sot e quajmë valë të nxehti ekstreme, sipas tyre, mund të quhet në të ardhmen thjeshtë verë, dhe kjo është vetëm çështje dekadash nëse nuk ndërhyhet për të reduktuar emetimin e karbonit./tch

Vala e të nxehtit ekstrem, e shpjegojnë shkencëtarët Read More »

Katër nipërit rrahin xhaxhain 55-vjeçar dhe e bëjnë për spital !

ROSKOVEC- Katër nipër janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar xhaxhain e tyre 55-vjeçar, me inicialet Xh.M. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Roskovec të Fierit. Fillimisht ka nisur një sherr mes tyre, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e dhunës.

“Më datë 24.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit A.M., E.M., V.M., dhe L.M., vjeç 42, 26, 22 e 21, banues në fshatin Vlosh, Roskovec, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhune fizike ndaj xhaxhait të tyre, shtetasit Xh.M., vjeç 55. Neni 130/a/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihen motivet që kanë çuar në këtë sherr, që pasoi me dhunën e katër të rinjve ndaj xhaxhait të tyre.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Katër nipërit rrahin xhaxhain 55-vjeçar dhe e bëjnë për spital ! Read More »

Të gjithë e quajtën gay, por të dashurën e Zogut të Tiranës e endërron cdo mashkull !

Flitet herë pas here për orientimin e tij seksual, preferencat gjinore e madje ka pasur edhe nga ata që e kanë quajtur Zogun e Tironës “gay”.

Mirëpo, teksa të tjerët flasin, ai vijon të ushtrojë profesionin si gazetar e në të njëjtën kohë ka një jetë private tepër interesante.

Sëfundmi Hermesi na ka prezantuar me të dashurën e tij të fundit, një vajzë bukuroshe me të cilën ka kaluar disa ditë pushime.

Fotot e saj në rrjetet sociale e tregojnë mjaft sexy dhe jo nga ato vajza që ndoshta mund të lidhen me meshkuj gay, ndaj bukuroshja edhe një herë na ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet mbi orientimin seksual të Zogut.

Të gjithë e quajtën gay, por të dashurën e Zogut të Tiranës e endërron cdo mashkull ! Read More »

Frika nga sekuestrimi, Monika shet apartamentet dhe zhduk paratë me valixhe

Vendimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda për t’i sekuestruar pasurinë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ka tronditur kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare, të cilat e kanë përdoruar Llallën si mburojë të aferave të tyre korruptive, parave të pista dhe pasurive të paligjshme. Goditja e Adriatik Llallës nga dora e amerikanëve është një sinjal i qartë se fundi i dy padronëve të tij, Ilir Metës dhe Sali Berishës, është shumë afër.

Deri kur panë ushtarët e tyre të fluturonin nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e kishin marrë seriozisht reformën në drejtësi. Me prerjen e kokave kryesore të drejtësisë nga Vetingu dhe me sekuestrimin e pasurisë së korrupsionit të Adriatik Llallës, kështjellës së korrupsionit në Shqipëri po i tunden themelet. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Edi Rama dhe e gjithë ushtria e hajdutëve të kësaj katërsheje tashmë janë të vetëdijshëm për fundin e tyre dhe se ditët i kanë të numëruara.

Pas vendimit për sekuestrimin e pasurisë së Llallës, peshqit e mëdhenj të korrupsionit të politikës kanë nisur lëvizjet intensive për të shpëtuar pasuritë e tyre të paluajtshme. Ministra dhe ish-ministra, drejtorë dhe ish-drejtorë, deputetë, ambasadorë etj., po shesin vilat, apartamentet, hotelet, dyqanet, lokalet, restorante, pronat, ullishtat, lagunat, pyjet dhe çdo pasuri tjetër të krijuar me parë e korrupsionit. Paratë po i mbajnë jashtë sistemit bankar, duke i zhdukur me valixhe dhe thasë në drejtimet të ndryshme, jashtë edhe brenda Shqipërisë.

Peshqit e mëdhenj të korrupsionit të politikës, duke parë se nuk kanë më shpëtim, po shfrytëzojnë këtë periudhë, kur ende nuk janë ngritur me organet speciale kundër krimit dhe korrupsionit, për të shpëtuar pasuritë nga sekuestrimi dhe më pas konfiskimi. Nëse do të ishte ngritur Byroja Kombëtare e Hetimit këto lëvizje kriminale do të ishin edhe më të vështira.

Monika Kryemadhi i ka paraprirë kësaj situate. Monika ka nisur të shesë pasuritë dhe të zhdukë paratë me valixhe prej dy vitesh. Ajo Monika ka shitur 7 apartamente të deklaruara me vlerë rreth 700 mijë euro, ndërsa nuk dihet se sa janë pasuritë e paluajtshme të padeklaruara që mund të ketë shitur. Sipas burimeve, gjatë ditëve të fundit, Monika ka nisur të shesë apartamentet që ka në një pallat në Tiranë. Më parë, Monika ka shitur një vilë në Golem për 300 mijë USD, të cilën më parë e kishte deklaruar se e kishte blerë për 60 mijë USD. Me këtë skemë ka vijuar pasurimin e parave të korrupsionit. Deri kur të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mund t’i kenë shitur të gjitha pasuritë, duke përfshirë edhe vilën me 12 tualete në Gjirin e Lalzit./Pamfleti

Frika nga sekuestrimi, Monika shet apartamentet dhe zhduk paratë me valixhe Read More »

Partia Demokratike i përvishet Top Channel: Bojkotojeni, është i turpshëm si TV

Partia Demokratike mbrëmjen e sotme ka akuzuar Top Channel si një televizion imoral dhe të turpshëm.

Reagimi i selisë blu ka ardhur pasi TCH që drejtohet nga Ben Blushi ka censuruar të gjitha deklaratat e bëra ditën e sotme nga deputetët dhe përfaqësues të PD-së.

Deklarata e plotë e PD-së:

Televizioni Kombëtar Top Channel shënoi sot një rekord  sa imoral, aq edhe joligjor, duke censuruar plotësisht opozitën dhe duke mos transmetuar asnjë sekondë nga aktiviteti i Partisë Demokratike.

Kjo linjë editoriale bie në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut, si dhe me ligjet në fuqi për operatorët televizivë.

Ligji për median audiovizive e ndalon televizionin kombëtar Top Channel që, pronën publike, në këtë rast frekuencën kombëtare, ta trajtojë si një dyqan privat që përzgjedh mallin për shitje.

Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara.

Qëndrimi i opozitës për klimën armiqësore ndaj biznesit, për  zhbërjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe kthimin e  vettingut në proces politik që konfirmon gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, siç ishte sot rasti i Ardian Dvoranit, janë çështje me interes shumë të lartë publik, por të censuruar nga televizioni kombëtar Top Channel.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare ta shënojnë censurën e opozitës nga Top Channel si një rekord flagrant të një mediaje të kapur, që i shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë.

Partia Demokratike i bën thirrje mbështetësve të saj dhe qytetarëve, që duan të informohen me vërtetësi, të bojkotojnë Top Channel, si televizion që, në shkelje flagrante të licencës kombëtare, nuk i shërben interesit publik!

Bashkëngjitur foto e takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.?

Partia Demokratike i përvishet Top Channel: Bojkotojeni, është i turpshëm si TV Read More »

KPK përcakton seancat dëgjimore me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) publikoi gjatë pasdites të së mërkurës edhe dy seancat e tjera ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi e Artan Broci.

Procesi dëgjimor ndaj tyre do të mbahet të premten, ndërsa në datën 30 korrik do të jetë seanca e anëtarit tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bici. Shkëlzen Selimi do të ketë seancën e tij dëgjimore në orën 11:00. Trupa gjykuese e tij përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.

Seanca dëgjimore e Artan Brocit do të zhvillohet në orën 13:00, me të njëjtën trupë gjykuese. Nga Gjykata e Lartë janë konfirmuar në detyrë Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani dhe Edmond Islamaj. Ndërkohë që janë shkarkuar nga detyra Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca./atsh

KPK përcakton seancat dëgjimore me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Read More »