Aktualitet

Për herë të parë sot, në qytetin e Vlorës, Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime realizoi një dëgjesë publike me standarde në formë, qytetarët u njoftuan për pjesëmarrje dhe nuk munguan

Drejtoria e ndërmarrjes raportoi përpara qytetarëve për rritjen e re të çmimit të ujit dhe dëgjuan mendimet e tyre, si edhe mendimet e shoqatave mjedisore të Vlorës.

Në thelb, kjo dëgjesë publike ishte e vonuar ose “mbas pilafit” siç u shprehën qytetarët sepse vendimi ishte marrë nga Këshilli Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit.

Ndërmarrjes së Ujësjellësit iu adresuan shumë pyetje nga qytetarët.

Ndërmarrja nuk ka prezantuar për komunitetin një studim të plotë për të justifikuar nevojat e rritjes së çmimit, por u mjaftua duke thënë se Vlora ka çmimin më të ulët se të tjerët.

Shqetësim tjetër i qytetarëve ishte se kjo ndërmarrje vjel vetëm 58% të faturimeve të ujit, nga paaftësia ose abuzimi i saj. Kjo do të thotë se paguajnë vetëm gjysma e qytetarëve edhe për gjysmën tjetër.

Mjedisorët ngritën shqetësimin e mungesës së informimit të qytetarëve për cilësinë e ujit të pijshëm, i cili vetëm emrin ka të tillë, sepse vlonjatët e blejnë me bidona atë. Uji ka problem, herë të higjienës, herë të klorit me dozë të shtuar, që në nisje të rrjetit dhe përkeqësohet më tepër në pikat fundore të qytetit, ku veç të tjerash shtohet edhe ndryshku i tubove të vjetra, pasi uji aty kalon vetëm pak orë në ditë.

Shoqatat mjedisore ngritën me forcë shqetësimin për mosrealizimin e dëgjesave publike me qytetarët në kohën e duhur, përpara vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak dhe për këtë rekomanduan të zhbëhet ky vendim. Ato kërkuan nga ERU të mos e marrë në konsideratë këtë vendimmarrje të pakonsultuar me qytetarët, të cilëve do t’u cënohen drejtpërdrejtë xhepat e tyre, sidomos në kushtet e mungesës së plotë të transparencës nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime.

Përse nuk mblidhen të gjitha faturimet?

Përse nuk bëhen publike analizat e ujit të pijshëm për qytetarët?

Përse kjo ndërmarrje e ka fondin e pagave 28% të buxhetit të saj?

Ku shkojnë lekët e qytetarëve?

Për herë të parë sot, në qytetin e Vlorës, Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime realizoi një dëgjesë publike me standarde në formë, qytetarët u njoftuan për pjesëmarrje dhe nuk munguan Read More »

Bashkia Vlorë miraton taksë për turistët, ja sa do të paguani nëse vizitoni Karaburunin dhe Sazanin

Këshilli Bashkiak në Vlorë ka miratuar një tjetër taksë për qytetarët dhe turistët. Çdo individ që do të udhëtojë drejt gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit do të jetë i detyruar të paguaj 200 lekë çdo herë që viziton këto zona.

Në fillim të sezonit u miratua taksa për ishullin e Sazanit, ndërsa sot është miratuar edhe për Karaburunin. Ky projekt-vendim u kundershtua nga këshilltaret e djathtë, ndërsa u miratua me shumicë votash nga këshilltarët e majtë./Faxweb

Bashkia Vlorë miraton taksë për turistët, ja sa do të paguani nëse vizitoni Karaburunin dhe Sazanin Read More »

Kryemadhi: Reforma në drejtësi u shndërrua në betejë personale me emra të përveçëm

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaron se “e gjithë propaganda qeveritare për suksesin imagjinar të Reformës në Drejtësi nuk është gjë tjetër veçse këmbana e alarmit për kufomën e drejtësisë shqiptare, që Edi Rama dhe një grusht ndërkombëtarësh na bënë peshqesh në vend të një reforme që do të përmirësonte sistemin”.

Në një deklaratë për shtyp, Kryemadhi thekson se  “ajo që duhej të ishte një betejë parimore për sistemin e drejtësisë u shndërrua në betejë personale me emra të përveçëm, që as më pak e as më shumë kishin prishur pazaret e qeveritarëve dhe jo vetëm”.

“Shqipëria është vend sovran dhe si e tillë fatet e vendit i kanë në dorë vetë shqiptarët. Në rastin më të mirë të huajt i mirëpresim të na ndihmojnë, por jo te bëhen patericë e qeverisë së krimit e drogës. Që është pjesë e çdo raporti ndërkombëtar për zullumet e veta, por që çuditërisht vetëm disa të huaj që janë këtu nuk i lexojnë këto raporte”, shprehet ajo.

Kryemadhi shton më tej se “asnjë reformë e blerë dhe e shitur me paratë e drogës, asnjë kullë e re apo e vjetër e ndërtuar me këto para nuk do mund të blejë kurrë besimin e shqiptarëve, se ky vend meriton më shumë se një reformë që gatuhet me helmin e krimit dhe që na shitet si betejë parimore e atyre që moralin e vetëm e kanë tek lidhjet e ngushta me kryeministrin dhe banditët e tij”./atsh

Kryemadhi: Reforma në drejtësi u shndërrua në betejë personale me emra të përveçëm Read More »

Peticioni/ 51 artistë i kërkojnë Presidentit t’i thotë “Po” ndërtimit të Teatrit të ri

Një grup artistësh, kryesuar nga të mëdhenjtë e skenës shqiptare, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi, por edhe djali i të madhit Kadri Roshi, Kliti Roshi, regjisori Spiro Duni, aktorët Artan Imami, Sotiraq Bratko, Zamira Kita e shumë të tjerë, i janë drejtuar sot me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku shprehin vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern.

Peticionit i janë bashkuar edhe aktorët e dashur për publikun, Gazmend Paja, Erion Isai, Gent Hazizi, Violeta Trebicka, Genti Kame, Ledio Lako, Roland Saro, Erblin Bajko, Olsi Bylyku, Irgen Çela, e shumë të tjerë, të cilët shprehen se teatri i ri modern do t’i shërbejë të gjithë komunitetit artistik teatror e publikut artdashës, si dhe kërkojnë që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes.

“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës.

Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion, ku janë listuar më pas emrat dhe firmat e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve më të njohur të artit skenik shqiptar.

Peticioni i drejtohet edhe Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Prezencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Robert Ndrenika

Luftar Paja

Alfred Trebicka

Spiro Duni

Leka Bungo

Albert Minga

Arben Derhemi

Sotiraq Bratko

Kliti Roshi

Zamira Kita

Artan Imami

Genti Kame

Genti Deçka

Arjola Basha

Gent Hazizi

Gerti Ferraj

Hervin Cculi

Suela Konjari

Laxarela Deti

Mateus Frroku

Paola Kodra

Blerta Belliu

Shkelqim Jaupi

Guri Kocco

Klaudia Hila

Nelson Mulla

Erion Isai

Violeta Trebicka

Gazmend Paja

Roland Saro

Jorke Broka

Erblin Bajko

Olsi Bylyku

Edmond Lako

Ilir Muhametaj

Ledio Lako

Irgen Çela

Klesta Shero

Roerd Toçe

Ami Hansellia

Andon Koço

Jonida Beqo

Laid Ymeri

Danier Shkurti

Edvin Mustafa

Valdano Bajrami

Besart Cani

Armela Demaj

Engjell Hoxha

Ajliçe Petrela

Madi Selimi

Fatjon Sulstarova

Ermonela Alikaj

Serkida Rrapollari            /atsh

Peticioni/ 51 artistë i kërkojnë Presidentit t’i thotë “Po” ndërtimit të Teatrit të ri Read More »

Ambasada greke: Mirënjohje Shqipërisë për solidaritetin

Ambasada e Greqisë në Tiranë ka falenderuar për mbështetjen që kanë marrë nga Shqipëria si nga subjektet zyrtare ashtu dhe nga qytetarët, për zjarret katastrofike që goditën Attikën.

Në një deklaratë për shtyp, ambasada e Greqisë thekson se “ky solidaritet vërteton edhe një herë miqësinë mes dy kombeve”.

“Ambasada e Greqisë në Tiranë, gjithë anëtarët e personelit të saj shprehin falenderimet e tyre të ngrohta për qindra mesazhe solidariteti dhe mbështetjeje, që kemi marrë nga çdo skaj i Shqipërisë, si nga subjektet zyrtare ashtu dhe nga qytetarët, për zjarret katastrofike që goditën Attikën. Në këto momente të vështira për Greqinë, teksa zjarrëfikësit dhe vullnetarët vazhdojnë betejën më flakët, mesazhet tuaj prekëse na japin forcë dhe vërtetojnë ndjenjat e solidaritetit dhe të miqësisë që na bashkojnë”, thuhet në deklaratë. /atsh

Ambasada greke: Mirënjohje Shqipërisë për solidaritetin Read More »

Spitali i ri i Sarandës me aparatura bio-mjekësore të teknologjisë së lartë, u shërben 5 bashkive

Në qytetin e Sarandës është drejt përfundimit puna për ndërtimin e një spitali modern me aparatura dhe teknologji të fjalës së fundit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se është drejt përfundimit spitali modern i Sarandës materniteti dhe pajisja me aparatura biomjekësore të teknologjisë së lartë. Për herë të parë edhe pistë helikopteri”.

Ndërkaq, Tajar Lako, Drejtor i Spitalit të Sarandës tha gjatë një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se ky spital do të hapet për publikun në shtator dhe do t’i shërbejë një popullate gati prej 150 mijë banorësh, numër që 3-4 fishohet në sezonin e verës për shkak dhe të rritjes së fluksit të qytetarëve.

“Spitali i Sarandës është krejtësisht i ri. Aty ndodhet materniteti  i Sarandës, ku të gjitha pajisjet janë të reja, dhe sallat e kirurgjisë për maternitetin janë të reja. Të gjitha dhomat dhe çdo pjesë që lidhet me maternitetin janë të reja (godina me ngjyra në foto).  “Pjesa tjetër është pjesë e spitalit të vjetër, por dy kate janë shtuar dhe janë bërë “kirurgji dhe patologji”.  Këto janë të reja. Janë 15 shtretër dhe të gjitha dhomat janë dyshe dhe të pajisura me monitor, banjë dhe pajisjet e fundit që i duhen një spitali”, tha Lako për ATSH.

“Shtesa te kirurgjia është i gjithë blloku operator, të gjitha pajisjet do të jenë të reja. Në Shtator do të fusim dhe procesin sterilizimit”, tha drejtori i spitalit të Sarandës.

“E veçanta tjetër është se është i vetmi spital që ka pistën e helikopterit, që ndodhet në pjesën e tarracës.  Ky spital, pjesa e maternitetit ka qenë e veçuar, e bërë që në kohën e Italisë, e ri-konstruktuar para 20 vitesh, por ishte në gjendje shumë të keqe. Ndërsa pjesa e spitalit që është ekzistuesja ka pësuar një ndryshim në strukturë, duke i shtuar dy kate, ku janë kirurgjia dhe patologjia. Ky spital u shërben të paktën 5 bashkive, Sarandës, Konispolit, Finqit, Delvinës (që ka spital, por për trajtim më të specializuar është ky i Sarandës, pasi ska as kirurgji as maternitet), po ashtu dhe Bashkisë së Himarës. Mbulon pra një popullatë me 130-140 mijë banor, në sezonin e verës kemi tre apo katër- fishim të popullatës për shkak të sezonit turistik”, tha për ATSH, Tajar Lako, Drejtor i Spitalit të Sarandës./atsh

Spitali i ri i Sarandës me aparatura bio-mjekësore të teknologjisë së lartë, u shërben 5 bashkive Read More »

Qeveria solidaritet me popullin grek, Xhaçka: Të gatshëm për të dhënë ndihmën tonë

Në bazën detare të Kepit të Palit (Durrës) Ministria e Mbrojtjes dhe FA organizuan ekspozimin e kapaciteteve për Emergjencat Civile.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e saj shprehu solidaritetin me popullin grek. “Po e nis këtë fjalë me një solidarizim me popullin grek, për fatkeqësinë e shkaktuar nga zjarret masive.  Bashkohemi me dhembjen e familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur dhe lutemi për ta”, tha ajo.

“Të gjithë kemi përjetuar me keqardhje dhe jemi tronditur me atë çfarë është duke ndodhur në shtetin tonë fqinj, me skenat apokaliptike të zjarreve, të cilët, vetëm në pak minuta kanë marrë jetë njerëzish dhe kanë kthyer disa fshatra në shkretëtirë”, theksoi Xhaçka.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë i gjendet afër qeverisë dhe popullit grek në këto momente të vështira dhe ne ndajnë me ta dhimbjen për humbjet njerëzore. Qeveria jonë ka marrë vendimin për të akorduar një ndihmë financiare për qeverinë e Greqisë”, tha ministrja.

Me këtë rast, Xhaçka tha se “do të doja të siguroja kolegun tim, Ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të gatshme t’ju ofrojnë ndihmën e tyre kolegëve fqinj, nëse kjo gjykohet e nevojshme. Urojmë që situata të vendoset sa më shpejt nën kontroll”

“Kjo është një nga ato ngjarje që na bën të reflektojmë për rëndësinë që kanë ndërtimi i kapaciteteve  dhe gatishmëria për tu përballur me fatkeqësi të kësaj natyre. Është një moment që secili prej nesh duhet të nxjerrë mësime dhe të marrë përsipër përgjegjësitë institucionale dhe qytetare”, deklaroi ministrja/.atsh

Qeveria solidaritet me popullin grek, Xhaçka: Të gatshëm për të dhënë ndihmën tonë Read More »

Marin Mema /Zoti Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë – Ju kërkoj të vlerësoni e respektoni historinë e gjuhës shqipe !

Zoti Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë ju lutem urimet publike për festat e familjarëve tuaj në Instagram (Happy Birthday Champ) bëjini në gjuhën shqipe në mos nuk e ndjeni shpirtërisht, të paktën kuptoni se e keni detyrim për shkak të pozicionit zyrtar që mbani !

Gjuha shqipe është një ndër më të lashtat në botë dhe askush nuk duhet të ketë turp që të shprehet përmes saj !!

Nuk di nëse ju zoti Ministër e ndjeni peshën e kësaj gjuhe për të cilën është sakrifikuar kaq shumë , por ju kërkoj të vlerësoni e respektoni historinë e saj !!

Marin Mema /Zoti Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë – Ju kërkoj të vlerësoni e respektoni historinë e gjuhës shqipe ! Read More »