Aktualitet
Rezultatet e Reformës në Drejtësi, tregojnë seriozitetin e Shqipërisë në procesin e negociatave me BE
Në emër të Bundestagut gjeman, deputeti Nikolas Label tha se Shqipëria e ka marrë seriozisht rrugën drejt Bashkimit Europian dhe për këtë të fundit, mjafton të shohësh rezultatet pozitive nga procesi i Vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi.
Ndërsa foli për sfidat që e presin vendin tonë gjatë këtij viti e deri në pranverën e 2019-ës, Label tha se për Gjermaninë dhe vendet e BE-së, prioritet mbeten Reforma e nisur në Drejtësi, Reforma Zgjedhore si dhe stabiliteti politik i vendit.
“Se sa seriozisht e ka marrë Shqipëria procesin e Bashkimit Europian, për këtë mjafton të shikosh vetëm rezultatet e Reformës në Drejtësi dhe në procesin e Vetingut. Shqipëria e ka marrë shumë seriozisht, edhe ne gjithashtu. Ne përfaqësohemi në këtë fushë me 80 ekspertë ndërkombëtarë që kanë të drejtë të jenë këtu, të mbikëqyrin procesin e reformës, por edhe të influencojnë në të, lidhur me kalimin e gjyqtarëve/gjyqtareve, të prokurorëve/ të prokuroreve. Reforma në Drejtësi dhe procesi i Vetingut është një gur i rëndësishëm themeli, në mënyrë që të dalin rezultatet e duhura dhe performanca e Shqipërisë të jetë e qëndrueshme”, – tha deputeti gjerman.
Sipas tij, viti 2019 përbën një vit të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.
“Viti 2019 është një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, vit për të cilin po punojmë së bashku për fillimin e negociatave në Bashkimin Europian, por është një vit i mbushur plot me sfida. Për përballimin e këtyre sfidave jemi duke punuar së bashku me Shqipërisë, me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, në mënyrë që zhvillimet pozitive të konstatohen në zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik, Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, por edhe në Reformën Zgjedhore, e cila për Gjermaninë, ka një rëndësi të madhe dhe përfshirjen në Reformën e Drejtësisë të kërkesave të Kopenhagenit dhe mendoj se deri tani Shqipëria është në një rrugë të mirë për ecurinë drejt perspektivës europiane”, – vlerësoi Label lidhur me procesin nëpër të cilin vendi ynë do të duhet të kalojë.
Për deputetin gjerman, Europa në vetvete është bindje, ndaj edhe Shqipërisë i duhet të punojë me ritme të shpejta.
“Europa është një bindje dhe për të krijuar këtë bindje nuk duhet bindur vetëm Gjermania, por të gjitha shtetet anëtare për dhënien e perspektivës europiane për Shqipërinë dhe për këtë është përcaktuar plan kohor, i cili përkon me pranverën e vitit 2019. Do të jetë Komision Europian që do të paraqesë një raport lidhur me Shqipërinë dhe në varësi të këtij progresraporti do të merret edhe vendimi në muajt e mëtejshëm të pranverës 2019”, -përfundoi ai.atsh
Skandal/ Veliaj i nxorri emrin te lista, shkrimtari: Jam në Sofje, nuk kam firmosur
Lista e Erion Veliaj me firmëtarët “artistë” që i kërkojnë Presidentit Meta për të firmosur ligjin që i jep firmës “Fusha SHPK” rezulton të jetë e falsifikuar. I indinjuar, dhe në një reagim që vjen nga Sofje e Bullgarisë ku ndodhet prej një muaji, shkrimtari Stefan Çapaliku zbulon skandalin e falsifikimit që për Erion Veliajn është bërë e përditshme.
“I lumtur sa s’ka, qe mbas nje muaj qëndrimi ne Sofie, ne rezidencën e shkrimtareve dhe përkthyesve “Next Page”, arrita te shkruaj vëllimin e trete te romanit tim “Secili çmendet simbas mënyrës se vet”, mësoj se si ne atdhe çmendet dikush tjetër, qe shkruan për mua se qenkam bere pro shembjes se teatrit” shprehet shkrimtari në një postim në profilin e tij në facebook.
Pak kohë më parë , Erion Veliajt iu zbulua falsifikimi me listën e mbështetësve të shembjes së Teatrit. Ishte aktorja Pavlina Mani që mohoi se bashkëshorti i saj Pirro Mani të kishte firmosur një listë ët Veliajt. Pavlina tha asokohe se Pirro ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i shtruar në spital për shkak të një sëmundje.
Gazeta55
Skandal/ Veliaj i nxorri emrin te lista, shkrimtari: Jam në Sofje, nuk kam firmosur Read More »
Bashkia Selenicë nis projektin e rehabilitimit të fushës së sportit !
Bashkia Selenicë në vazhdim të përmirësimit të saj në shërbim të qytetarëve ka nisur zbatimin e projektit për rehabilitimin e fushës së sportit në qytetin e Selenicës.
Ky projekt përfshin ndërtimin e një godine, rrethimin dhe rikonstruksionin total të fushës.Një premtim i mbajtur nga Kryetari i Bashkisë Z.Përparim Shametaj dhe financuar nga buxheti i Bashkisë.Ky investim do të rrisi ndjeshëm aktivitetet sportive të zonës sonë.
Bashkia Selenice






Bashkia Selenicë nis projektin e rehabilitimit të fushës së sportit ! Read More »
PD sulmon KPK-në: Vendime arbitrare në procesin e Vetingut
Partia Demokratike ka denoncuar procesin e Vetingut, që sipas saj, po shndërrohet në farsë. Kështu, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e cilësoi procesin “si një farsë të orkestruar nga Edi Rama, për të kapur sistemin e drejtësisë”, ndërsa solli rastin e një gjyqtari të papërshtatshëm, sipas Alibeajt, që kaloi Vettingun me urdhër të kryeministrit.
“Meqë qeveria hesht për vendimet arbitrare të komisionit të Vetingut, Partia Demokratike po sjell sot një denoncim, se si ky organ po minon procesin, për të vënë drejtësinë në duart e Edi Ramës. Ilir Toska, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë, kaloi Vetingun në muajin qershor, ndonëse DSIK kishte dorëzuar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit një raport, që e cilësonte si të papërshtatshëm këtë gjyqtar, për të vijuar karrierën në drejtësi. Sipas raportit të DSIK, Toska ka marrë para në prani të një zyrtari të Ministrisë së Brendshme, për të mos dhënë një masë disiplinore ndaj një gjyqtari. Gjithsesi, Ilir Toska e kaloi me sukses Vetingun, pasi është kandidat i Edi Ramës, për Këshillin e Lartë Gjyqësor”, deklaroi Alibeaj.
Gjatë seancës dëgjimore për Ilir Toskën, relatori i KPK-së evidentoi shkresën e DSIK, që e cilësonte gjyqtarin si të papërshtatshëm, por tha se raporti ishte i paprovuar, ndaj edhe nuk e mori parasysh gjatë procesit. /atsh
PD sulmon KPK-në: Vendime arbitrare në procesin e Vetingut Read More »
Debate për Teatrin në Këshillin Bashkiak, Veliaj: I vendosur që të ecim përpara
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka diskutuar sot çështjen e projektit të Teatrit të ri Kombëtarë, ndërsa këshilltarët e opozitës janë larguar.
Në fillim të mbledhjes, kreu i grupit të këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku, akuzoi socialistët se po uzurpojnë pronën. “Do mbaheni mend si njerëzit që i shembët teatrin qytetit”, shtoi ai.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për Tiranën, por që opozita vazhdon të humbë mundësinë për Teatrin.
“Kur PD kishte mundësinë që të punonte për Tiranën, zaptoi SHQUP-in me VKM”, tha Veliaj.
Ndërkohë që Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se opozita vjen në mbledhje vetëm për të marrë lekët, pagën si këshilltarë, ndërsa i sfidoi duke thënë se vitin tjetër për zgjedhjet lokale në garë për bashkinë le të dalë kush të dojë nga opozita, por nuk kanë se çfarë të thonë, pasi kur kishin drejtimin e qytetit nuk bënë asgjë.
“Po hyjmë në një fazë destruktive para zgjedhjeve. Më thoni çfarë pune bëni që të bëj. Vini vetëm për të marrë lekët. S’bëni asnjë punë. Mirë mo ndiqeni të gjithë Lulin, por e dini të gjithë se ku do përfundojë kjo histori. Të vijë kush të dojë, Dashi, Jorida, Pollo, Paloka, Luli, Shkelzeni. Pyetja është ca do thonë mo vlla se kur e kishin 4 vjet fjetën gjumë tani do jenë superaktive, edhe ai 10 % i Tiranes do thotë shume mirë që do dilni kundër lalit, por ca keni bërë këto 4 vjet, se fjetët gjumë edhe në opozitë, ca pune doni, ca ka një pemë që ju do mbillni? Asnjë pemë s’ka mbjellë një parti në opozitë. Në këtë seancë ndihem keq për ta. Mos u habisni po të fillojnë prape çadrat, gjërat se do jemi në prag zgjedhjesh mos u habisni po të jemi në një situatë destruktive”, u shpreh ai.
“Jam i vendosur që të ecim përpara me Teatrin. Sapo më kanë informuar që të gjithë artistët kanë firmosur një peticion. Luli një kalama i papjekur. Arkitekti që qyteti i New York i ka besuar të gjithë parqet, komisariatin e Policisë të New Yorkut. Si mund të jetë kaq kalama kryetari i PD-së, që thotë ‘non grata’ për arkitektin e Teatrit të Ri”, tha Veliaj. /atsh
Debate për Teatrin në Këshillin Bashkiak, Veliaj: I vendosur që të ecim përpara Read More »
Kryetari i Bashkisë së Vlorës propozon: Romana Vlahutin qytetare nderi!
Në Bashkinë e Vlorës një nga pikat e rendit të ditës ka qenë edhe miratimi për dhënien e titullit “Qytetar nderi i Vlores” për ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin. Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli ka kërkuar votimin në unanimitet për këtë vendim, lidhur me një nga figurat siç e ka cilësuar Leli, më të rëndësishme për Shqipërinë dhe Vlorën.
“Kam qenë unë propozuesi i ketij vendimi,”- ka thne Leli,- “Sepse e konsideroj personalitetin më të spikatur që ka lënë gjurmë në politikën shqiptare, por mbi të gjitha që ka lënë gjurmë në ato ç’ka janë investuar në Vlorë nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, veçanërisht për ndërtimin e shëtitores ‘Lungomare’.”
Këshilltarët Bashkiakë, e kanë votuar njëherazi këtë vendim, ndërsa tani pritet dhënia e titullit të akorduar./javanews
Kryetari i Bashkisë së Vlorës propozon: Romana Vlahutin qytetare nderi! Read More »
Manastirliu: Të sëmurët mendorë që kanë kryer vepër penale, trajtim në institucion të posaçëm
“Trajtimi i personave me nevoja të veçanta të shëndetit mendor që janë të privuar nga liria për shkak se kanë kryer një vepër penale do të trajtohen në një institucion të posaçëm që do të përshtatet në kushtet e një spitali, me personel të kualifikuar, me qëllim trajtimin dhe rehabilitimin e tyre”.
Deklarata u bë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në tryezën e organizuar në kuadër të masave të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor që vuajnë dënimin për vepra penale.
Duke theksuar masat e ndërmarrë nëpërmjet një plani tranzitor, në përmbushje të rekomandimeve Komitetit Evropian Kundër Torturës (CPT), Avokatit të Popullit dhe mbi të gjitha, për trajtimin me dinjitet dhe në kushte sa më optimale të këtyre personave, Manastirliu deklaroi se, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, është bërë një hap përpara në drejtim të respektimit të të drejtave të personave që vuajnë mungesën e lirisë dhe njëherësh trajtohen për sëmundje mendore.
“Transformimi i institucionit të vuajtjes së dënimit në Lezhë në një institucion me orientim jo më për vuajtjen e dënimit por më së shumti spitalor, do ti japë mundësinë 255 të dënuarve me probleme mendore të kenë një trajtim më të denjë, në respekt të të drejtave bazë të njeriut. Përmirësimi i kushteve infrastrukturore dhe përshtatja e godinës së vuajtjes së dënimit në Lezhë, do të shoqërohet me ofrimin e një kujdesi profesional nga një ekip multidisiplinar i specializuar për shëndetin mendor”, tha Manastirliu.
Sipas Ministres, për herë të parë do të aplikohet masa e bonusit për mjekët psikiatër që punojnë në këto institucione dhe personeli do të jetë pjesë e integruar e sistemit sistemit shëndetësor. “Do të sigurohet që këta persona të trajtohen si pacientë (jo të dënuar) të cilëve u ofrohet shërbim shëndetësor cilësor”, tha Manastirliu.
Sipas saj, zgjidhja afatgjatë është ngritja e një Institucioni mjekësor të posaçëm për këtë kategori.
“Qeveria shqiptare është maksimalisht e angazhuar për ngritjen e një Institucioni Mjekësor të Posaçëm sipas standardeve ndërkombëtare, duke reflektuar standardet ndërkombëtare në këtë fushë, me synim ofrimin e një kujdesi terapeutik dhe human për këta persona, në respekt të të drejtave të njeriut, nëpërmjet sigurimit të balancës mes kujdesit dhe sigurisë si dhe adresimin e nevojave të veçanta për grupe vulnerabël, si fëmijët, gratë, etj”, u shpreh Ministrja Manastirliu. /atsh



















