Aktualitet

Tërmetet në Shqipëri nuk kanë të ndalur, ja zonat ku ra sot

Vendi yne prej ditësh vijon të jetë një zonë sizmike aktive. Lëkundjet e fundit të termetit janë ndjerë mbremjen e së shtunës në zona të ndryshme të vendit.

IGJEUM ben me dije se tërmeti i parë është ndjerë në orën 03:29 me magnitudë 2,1 ballë në Tiranë. Tërmeti i dytë është ndjerë në orën 03:33 me magnitudë 3 ballë në Gjirin e Lalëzit, ndërsa tërmeti i fundit me magnitudë 2,4 ballë është shënuar në orën 06:07 në fshatin Zhepe, rreth 19 kilometra nga Çorovoda.

Gjatë së shtunës është ndjerë një tërmet me magnitudë 3,5 ballë gjatë mesditës në Fier, Lushnjë, Tiranë, dhe zonat përreth./lajmifundit

Tërmetet në Shqipëri nuk kanë të ndalur, ja zonat ku ra sot Read More »

Bashkëqeverisja me qytetarët, 400 raste suksesi dhe 12.457 raste të përfunduara

Në pasqyrën javore të punës së qeverisë, publikuar në faqen e Kryeministrit Edi Rama në Facebook, vihet re se në portalin e bashkëqeverisjes, “Shqiperiaqeduam.al”, janë regjistruar në javën që po mbyllim 14.012 ankesa prej të cilave, 12.458 janë përfunduar.

Në nivel vendor, vihet re se nga 2 204 ankesa të regjistruara, të përfunduara janë 1680 raste. 400 raste janë të spikatura si të suksesshme. Në këtë pasqyrim, vihet re se në 23 prej rasteve të spikatura, 11 lidhen me ministrinë e drejtësisë, 2 me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, 5 raste janë tek Ministria e Arsimit dhe Sportit, 2, te Ministria e Mbrojtjes dhe nga 1 rast te Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria E Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe 1 rast te Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Platforma “Shqiperiaqeduam.al” është kthyer tashmë në një mekanizëm për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ku në 10 ditë trajtohen rastet dhe kthehet një përgjigje./atsh

Bashkëqeverisja me qytetarët, 400 raste suksesi dhe 12.457 raste të përfunduara Read More »

Festa e Fërgesës, prezantohen recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme

eliaj: “Promovojmë kulturat lokale dhe produktet vendase; Kemi në dorë që ta kthejmë në një traditë”

Nga restorantet luksoze me panoramë e deri tek vendet më të vogla, që i dinë pak njerëz, në Tiranë dhe rrethinat e saj gjithkush mund të provojë varietete të shkëlqyera të kulinarisë tradicionale.

Recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme, u sollën këtë fundjavë me mjeshtëri nga shefat e mirënjohur të kuzhinës në “Festën e Fërgesës” në Surrel, ndërsa nuk munguan edhe këngë dhe valle tradicionale tiranase. Festë në të cilën mori pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi traditat e zonës dhe potencialet për zhvillimin e agroturizmit.

“Sot nis një risi, e cila mund të kthehet në traditë dhe në fakt, e kemi vetë në dorë: tradita bëhet kur ia tregojmë dikujt këtë histori dhe rikthehemi prapë këtu. Siç i bëjmë njëri-tjetrit tag në fotografi, do të ishte mirë t’i bëjmë tag Tiranës nga një festë e tillë, diku me gjelin, diku me vajin e ullirit, diku tjetër me fërgesën apo me domaten e zezë. Ne jemi vërtet të bekuar sepse sot Tirana urbane është rrethuar nga kjo kurorë e fshatrave. Shpresoj që ky fshat do të rrisë këtë që lindi sot, për t’u rikthyer vit pas viti për të treguar histori”, – u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku solli edhe disa shembuj pozitiv ku falë promovimit të produkteve të zonës, është rritur edhe ekonomia lokale, duke sjellë më shumë të ardhura për familjet. “Disa herë kemi pasur debate nëse promovimi i kulturave lokale, i konsumit të produkteve vendase ka duk apo është vetëm një gjë momentare. Një nga studimet që kemi bërë është historia e Baldushkut. Nisi si një minimarketing që po bënim për gjelat e Baldushkut. Kur llogaritëm që shitja e gjelave kishte shkuar në nivelin 4 milion euro, do të thotë që është mjaftueshëm për të gjitha ekonomitë që rrisnin tufa 100-200-250 gjela për të jetuar gjithë pjesën tjetër të vitit me dinjitet”, tha ai, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë më shumë produkte të zonës, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe ekonominë vendase.

“Kur ti blen një produkt vendas, nuk po blen vetëm drekën ose darkën e Vitit të ri, por po blen edhe rrobat e shkollës dhe librat dhe ushqimin për një familje gjatë një viti. Atëherë ndryshoi komplet mënyra se si u prezantua historia e Baldushkut”, – deklaroi Veliaj.

Në fund, u bë edhe shpërndarja e certifikatave për pranimin e shef Ismet Shehut dhe Ilir Hysajt në “Aleancën e Shefave Slow Food”./atsh

Festa e Fërgesës, prezantohen recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme Read More »

AKU bllokon në Tiranë 180 kg djathë me niseshte

Gjatë një kontrolli, në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, inspektorët e AKU-së kanë bllokuar 180 kg produkt djathi, i cili rezultoi që në përbërje të tij kishte niseshte. Nga inspektimet e mëtejshme u konstatua që subjekti me Nipt L52026101D ishte furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore Nr. 2 datë 15.7.2018, nga subjekti Alfred Hila në Shkodër me Nipt K46823021D. Nisur nga ky kontroll, DRAKU Shkodër nisi menjëherë inspektimin në subjektin e lartpërmendur, nga ku konstatoi që subjekti, me Nipt  K46823021D, kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zotëronte asnjë dokumentacion shpjegues për gjurmueshmërinë e produkteve. Sipas ligjit në fuqi, çdo subjekt ka detyrim ligjor për të patur të dhëna të plota e dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer. Menjëherë nga trupa e inspektorëve të AKU Shkodër u mor masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe u vendos masa e bllokimit të produktit djathë të falsifikuar, i cili sipas procedurës do të asgjesohet. AKU gjykon që është e dukshme kryerja e veprës penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, dhe këtë rast do e depozitojë me shkresë në Prokurori, në kuadër të bashkëpunimit operacional.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, garanton të gjithë konsumatorët që do të vazhdojë të jetë vigjilente, duke forcuar dhe vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat dhe instrumentet e duhura institucionale, me qëllim garantimin dhe fuqizimin e sistemit të gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore. /atsh

AKU bllokon në Tiranë 180 kg djathë me niseshte Read More »

Zhvillohet për herë të parë në Tushemisht festa e teto Ollgës

Personazhi i njohur dhe shumë i dashur i filmit shqiptar, xhiruar në Tushemisht të Pogradec, i dha jo vetëm famën fshatit turistik, por tashmë i dha edhe emrin e festës lokale.

Për herë të parë në Tushemisht u mbajt për tre netë rresht festa e teto Ollgës. Turistëve ju ofruan produkte karakteristike të zonës, punime artizanale dhe prodhime kulinarie tradicionale si petkat. Sheshi i Tushemishtit, ju dha një tjetër alternative pushuesve të shumtë për të shijuar bashkë me natyrën e bukur të zonës, edhe prodhimin e saj tipik.

Ministri Klosi i pranishëm në këtë festë, deklaroi se ky vit shënoi kthesën e madhe të turizmit shqiptar si dhe vlerën e shtuar të produktit karakteristik shqiptar. Pas festës së teto Ollgës, në Pogradec do të organizohet edhe festa e Koranit dhe Belushkës.

“Kemi thënë shpesh që vera këtë vit vjen e mbushur me aktivitete dhe kur e thamë këtë para pak muajsh shumë nuk na besuan. Organizimi i një aktiviteti të thjeshtë, por që synon të kthehet në një traditë. Në gjithë zonën turistike janë organizuar festa si kjo e teta Ollgës në Tushemisht. Shumë breza shqiptarësh jemi rritur me figurën e teto Ollgës dhe mitin e atij fshatit shumë të bukur, që ofron mikpritje, traditë, festë, dashuri, ofron pastërti. Duhet të gjejmë magjinë, jo vetëm të teto Ollgës dhe Tushemishtit, por të gjejmë ofertën e zejtarëve”, -tha Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit./atsh

Zhvillohet për herë të parë në Tushemisht festa e teto Ollgës Read More »

Kënaquni në diell deri pasdite, pastaj bëni mirë të mos dilni nga shtëpia. Ja si ndryshon moti

Sot vijon dominimi i kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë deri në orët e vona të pasdites kur një sistem vranësirash afrohet drejt brigjeve Perëndimore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat shtrihen në të gjithë vendin duke sjellë shira në zonat Veriperëndimore.

E sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke ngjitur maksimumin territorial mbi 37°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë gjatë mesditës, me shpejtësi 50 km/h nga Jugperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.

Sipas parashikimeve deri në mesjavë vendi do të përfshihet nga shirat./korrieri

Kënaquni në diell deri pasdite, pastaj bëni mirë të mos dilni nga shtëpia. Ja si ndryshon moti Read More »

764 të punësuar në 1 javë nga zyrat e punës

Punësimi në vendin tonë vijon me ritme të shpejta. Sipas shifrave të publikuara në pasqyrën e qeverisjes, në një javë vihet re se ka një rritje të ndjeshme të punësimit nga zyrat e punës, duke shkuar në 764 të punësuar brenda 1 jave.

Sipas kësaj pasqyre, gjatë javës 13-19 korrik janë punësuar 27 persona në Berat, 136 në Durrës, 105 në Fier, 103 në Korçë, 34 në Dibër, 39 në Elbasan, 33 në Gjirokastër dhe 23 në Kukës. 35 janë të punësuar në Kukës, 59 në Shkodër, 113 në Tiranë dhe 57 në Vlorë. Pra në total janë 764 të punësuar në 1 javë/atsh

764 të punësuar në 1 javë nga zyrat e punës Read More »

“Përse u përpoqën të zhdukin shqiponjat në portën e Kalasë, Himarë…”

Nga Jani Prifti

Smë hiqet nga mendja, se përse u përpoqën të zhdukin shqiponjat në portën e Kalasë Himarë.

Si guxuan diçka të bërë nga stërgjyshërit tanë. Të bërë nga Gjok Dhim Gjini,Dede Kola, Gjika Gjoni,Gjoka Dhamo,Balsh Dhima,Gjika Llazari,Gjika Mëhilli,Leka Dermali,Pali Panajoti,Gjon Meniko,Gjin Pali,Gjok Pali,Nika Gjin Zoto, Zot Gjoni,Lika Kondi,Martin Gjini, Kont Premti, Kond Papa,Nika Leka,Gjin Meksi,Nika Plaku,Andrea Gjomija,Gjon Leondari, Dhimo Mamija,Gjin Todori, Dhimo Gjon Vllasi, Gjika Dhima… etj etj.

Të cilët i bënë nder Gjergj e Gjon Kastriotit, Krokodil Kladhës.

Emrat e Stërgjyshëve tanë Himariotë i gjejmë tek regjistrimet turke të kohës, dhe nëse një pasardhës direkt i këtyre Arbërorëve ndihet ndryshe sot………… Të ketë turp që përpiqet të fshijë diçka që ska bojë që e fshin…

“Përse u përpoqën të zhdukin shqiponjat në portën e Kalasë, Himarë…” Read More »