Aktualitet

Katër nipërit rrahin xhaxhain 55-vjeçar dhe e bëjnë për spital !

ROSKOVEC- Katër nipër janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar xhaxhain e tyre 55-vjeçar, me inicialet Xh.M. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Roskovec të Fierit. Fillimisht ka nisur një sherr mes tyre, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e dhunës.

“Më datë 24.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit A.M., E.M., V.M., dhe L.M., vjeç 42, 26, 22 e 21, banues në fshatin Vlosh, Roskovec, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhune fizike ndaj xhaxhait të tyre, shtetasit Xh.M., vjeç 55. Neni 130/a/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihen motivet që kanë çuar në këtë sherr, që pasoi me dhunën e katër të rinjve ndaj xhaxhait të tyre.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Katër nipërit rrahin xhaxhain 55-vjeçar dhe e bëjnë për spital ! Read More »

Të gjithë e quajtën gay, por të dashurën e Zogut të Tiranës e endërron cdo mashkull !

Flitet herë pas here për orientimin e tij seksual, preferencat gjinore e madje ka pasur edhe nga ata që e kanë quajtur Zogun e Tironës “gay”.

Mirëpo, teksa të tjerët flasin, ai vijon të ushtrojë profesionin si gazetar e në të njëjtën kohë ka një jetë private tepër interesante.

Sëfundmi Hermesi na ka prezantuar me të dashurën e tij të fundit, një vajzë bukuroshe me të cilën ka kaluar disa ditë pushime.

Fotot e saj në rrjetet sociale e tregojnë mjaft sexy dhe jo nga ato vajza që ndoshta mund të lidhen me meshkuj gay, ndaj bukuroshja edhe një herë na ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet mbi orientimin seksual të Zogut.

Të gjithë e quajtën gay, por të dashurën e Zogut të Tiranës e endërron cdo mashkull ! Read More »

Frika nga sekuestrimi, Monika shet apartamentet dhe zhduk paratë me valixhe

Vendimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda për t’i sekuestruar pasurinë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ka tronditur kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare, të cilat e kanë përdoruar Llallën si mburojë të aferave të tyre korruptive, parave të pista dhe pasurive të paligjshme. Goditja e Adriatik Llallës nga dora e amerikanëve është një sinjal i qartë se fundi i dy padronëve të tij, Ilir Metës dhe Sali Berishës, është shumë afër.

Deri kur panë ushtarët e tyre të fluturonin nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e kishin marrë seriozisht reformën në drejtësi. Me prerjen e kokave kryesore të drejtësisë nga Vetingu dhe me sekuestrimin e pasurisë së korrupsionit të Adriatik Llallës, kështjellës së korrupsionit në Shqipëri po i tunden themelet. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Edi Rama dhe e gjithë ushtria e hajdutëve të kësaj katërsheje tashmë janë të vetëdijshëm për fundin e tyre dhe se ditët i kanë të numëruara.

Pas vendimit për sekuestrimin e pasurisë së Llallës, peshqit e mëdhenj të korrupsionit të politikës kanë nisur lëvizjet intensive për të shpëtuar pasuritë e tyre të paluajtshme. Ministra dhe ish-ministra, drejtorë dhe ish-drejtorë, deputetë, ambasadorë etj., po shesin vilat, apartamentet, hotelet, dyqanet, lokalet, restorante, pronat, ullishtat, lagunat, pyjet dhe çdo pasuri tjetër të krijuar me parë e korrupsionit. Paratë po i mbajnë jashtë sistemit bankar, duke i zhdukur me valixhe dhe thasë në drejtimet të ndryshme, jashtë edhe brenda Shqipërisë.

Peshqit e mëdhenj të korrupsionit të politikës, duke parë se nuk kanë më shpëtim, po shfrytëzojnë këtë periudhë, kur ende nuk janë ngritur me organet speciale kundër krimit dhe korrupsionit, për të shpëtuar pasuritë nga sekuestrimi dhe më pas konfiskimi. Nëse do të ishte ngritur Byroja Kombëtare e Hetimit këto lëvizje kriminale do të ishin edhe më të vështira.

Monika Kryemadhi i ka paraprirë kësaj situate. Monika ka nisur të shesë pasuritë dhe të zhdukë paratë me valixhe prej dy vitesh. Ajo Monika ka shitur 7 apartamente të deklaruara me vlerë rreth 700 mijë euro, ndërsa nuk dihet se sa janë pasuritë e paluajtshme të padeklaruara që mund të ketë shitur. Sipas burimeve, gjatë ditëve të fundit, Monika ka nisur të shesë apartamentet që ka në një pallat në Tiranë. Më parë, Monika ka shitur një vilë në Golem për 300 mijë USD, të cilën më parë e kishte deklaruar se e kishte blerë për 60 mijë USD. Me këtë skemë ka vijuar pasurimin e parave të korrupsionit. Deri kur të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mund t’i kenë shitur të gjitha pasuritë, duke përfshirë edhe vilën me 12 tualete në Gjirin e Lalzit./Pamfleti

Frika nga sekuestrimi, Monika shet apartamentet dhe zhduk paratë me valixhe Read More »

Partia Demokratike i përvishet Top Channel: Bojkotojeni, është i turpshëm si TV

Partia Demokratike mbrëmjen e sotme ka akuzuar Top Channel si një televizion imoral dhe të turpshëm.

Reagimi i selisë blu ka ardhur pasi TCH që drejtohet nga Ben Blushi ka censuruar të gjitha deklaratat e bëra ditën e sotme nga deputetët dhe përfaqësues të PD-së.

Deklarata e plotë e PD-së:

Televizioni Kombëtar Top Channel shënoi sot një rekord  sa imoral, aq edhe joligjor, duke censuruar plotësisht opozitën dhe duke mos transmetuar asnjë sekondë nga aktiviteti i Partisë Demokratike.

Kjo linjë editoriale bie në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut, si dhe me ligjet në fuqi për operatorët televizivë.

Ligji për median audiovizive e ndalon televizionin kombëtar Top Channel që, pronën publike, në këtë rast frekuencën kombëtare, ta trajtojë si një dyqan privat që përzgjedh mallin për shitje.

Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara.

Qëndrimi i opozitës për klimën armiqësore ndaj biznesit, për  zhbërjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe kthimin e  vettingut në proces politik që konfirmon gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, siç ishte sot rasti i Ardian Dvoranit, janë çështje me interes shumë të lartë publik, por të censuruar nga televizioni kombëtar Top Channel.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare ta shënojnë censurën e opozitës nga Top Channel si një rekord flagrant të një mediaje të kapur, që i shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë.

Partia Demokratike i bën thirrje mbështetësve të saj dhe qytetarëve, që duan të informohen me vërtetësi, të bojkotojnë Top Channel, si televizion që, në shkelje flagrante të licencës kombëtare, nuk i shërben interesit publik!

Bashkëngjitur foto e takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.?

Partia Demokratike i përvishet Top Channel: Bojkotojeni, është i turpshëm si TV Read More »

KPK përcakton seancat dëgjimore me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) publikoi gjatë pasdites të së mërkurës edhe dy seancat e tjera ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi e Artan Broci.

Procesi dëgjimor ndaj tyre do të mbahet të premten, ndërsa në datën 30 korrik do të jetë seanca e anëtarit tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bici. Shkëlzen Selimi do të ketë seancën e tij dëgjimore në orën 11:00. Trupa gjykuese e tij përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.

Seanca dëgjimore e Artan Brocit do të zhvillohet në orën 13:00, me të njëjtën trupë gjykuese. Nga Gjykata e Lartë janë konfirmuar në detyrë Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani dhe Edmond Islamaj. Ndërkohë që janë shkarkuar nga detyra Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca./atsh

KPK përcakton seancat dëgjimore me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Read More »

Reforma në Drejtësi, Rama: Pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim

Pas akuzave të ngritura nga opozita për Reformën në Drejtësi Kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në “Facebook”, duke theksuar se “pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim”.

Kryeministri kujtoi rrugën e vështirë të kalimit të kësaj reforme 2 vite më parë.

“Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende”, përfundon Kryeministri Rama./atsh

Reforma në Drejtësi, Rama: Pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim Read More »

Gjirokastër/ Zhvillohet takimi i Komitetit Rajonal të luftës kundër trafikimit të personave

Masat dhe angazhimi i institucioneve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në qarkun e Gjirokastrës ishte në fokus të takimit të Komitetit Rajonal të zhvilluar në këtë qark.

Takimi është zhvilluar në institucionin e Prefektit të Gjirokastrës, ku për herë të parë kanë marrë pjesë edhe drejtues të institucioneve joqeveritare pjesë e Unionit “Stop krimit”.

Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj theksoi se bashkëpunimi me organizatat joqeveritare dhe organeve kompetente i jep shtysë më të madhe luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, pasi këto të fundit janë të shtrira aty ku ka komunitete shqiptare.

“Për herë të parë mori pjesë edhe shoqata joqeveritare “Stop krimit”. Kjo shoqatë që është shtrirë jo vetëm në Shqipëri, por këta janë shtrirë edhe në Athinë, në Itali, Zvicër, ku ka komunitete shqiptare.

Kjo ishte një risi në luftën kundër trafikimit që arritëm të bashkojmë dhe të bashkëpunojmë në mënyrë direkte me institucionet ligjzbatuese siç është Policia dhe Shërbimet Informative.

Këto organizata joqeveritare kanë linjat e tyre dhe kanë kontribuar mjaft në këtë fushë, sidomos në gjetjen e personave të trafikuar”, –  theksoi prefekti Aliaj.

Në fjalën e tij Prefekti vlerësoi rezultatet e arritura në këtë drejtim si dhe vuri theksin në intensifikimin e punës së të gjitha institucioneve shtetërore. /atsh

Gjirokastër/ Zhvillohet takimi i Komitetit Rajonal të luftës kundër trafikimit të personave Read More »

Turistë gjermanë marrin pjesë në “Festën e Bjeshkëve” në Tropojë

Tropoja është një destinacion i ri turistik. Përveç Luginës së Valbonës, një mrekulli e natyrës, Tropoja ofron atraksione të reja për turizmin malor.

Në njësinë administrative Margegaj të bashkisë Tropojë u promovua “Festa e Bjeshkës” në “Trokuz” ku pati lojëra popullore, këngë e valle të trevës.

“’Festa e Bjeshkëve’ që është kthyer në traditë këto katër vitet e fundit, falë dhe punës së bërë nga Bashkia dhe institucionet lokale atje, ka tërhequr vëmendjen e mjaft turistëve. Mbi 200 persona, pavarësisht se kushtet meteorologjike nuk ishin të përshtatshme rendën në ‘Festën e Bjeshkëve’”, – tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Granit Kurmekaj, N/Prefekt i Qarkut të Kukësit, pjesë e të cilit është bashkia e Tropojës.

“Ishte pjesëmarrje mjaft e kënaqshme, duke parë dhe kushtet atmosferike jo të mira. Pati lojëra popullore të zonës, veshjet tradicionale të zonës së Tropojës, konkurs bukurie, ku zgjodhëm zonjushën më të bukur. Pati opinione mjaft të mira nga pjesëmarrësit, veçanërisht ata me moshën të lartë, të ftuarit mbetën të kënaqur, si deputeti i zonës etj. Nga Kosova pati shumë të ftuar. Patëm vizitorë dhe nga Gjermania. Shkëmbyem mendime dhe ata treguan se ishin mjaft të mahnitur nga Bjeshkët e Tropojës. Ishin tejet të kënaqur me mikpritjen, me ushqimin, shërbimin në tërësi të ofruara nga bujtinat. Atyre i pëlqente mjaft fakti që shtëpia ishin ende me stil tradicional, që zonat kishte ruajtur çdo gjë si shumë vite me parë”, – rrëfeu Granit Kurmekaj.

“Në fund të festës u shtrua një drekë me gatime tradicionale të Tropojës. Festa u organizua nga bashkia e Tropojës. Ka katër vite që organizohet, qëllimi është që të promovojmë Bjeshkët e Tropojës dhe është festë njëditore dhe ka synim për t’u zgjatur në kohë. Është një festë kryesisht që kërkon të demonstrojë se Tropoja meriton të promovohet për bukuritë që ofron, si nga kulinaria, si nga natyra, si nga vlerat kulturore, si një destinacion i ri për turizmin malor në vendin tonë”, – tha N/Prefekti Kurmekaj. /atsh

Turistë gjermanë marrin pjesë në “Festën e Bjeshkëve” në Tropojë Read More »