Aktualitet

Ekspertët e Gjeoshkencave: Pse moti është kaq i çuditshëm dhe çfarë do ndodhë 2 javët e para të gushtit

Ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit kanë bërë një parashikim duke marrë shkas nga situata e krijuar në Evropë ditët e fundit nga zjarret në pyje.

Siç dihet, në disa rajone të Evropës si në Britaninë e Madhe, Suedi zjarret në pyje janë bërë mjaft shqetësues, duke u bërë alarmante dhe kërcënuese për jetën, duke arritur kulmin në Greqi.

Ekspertët e Gjeoshkencave thonë se në Shqipëri situata ka qenë relativisht e qetë, sepse kjo verë është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme, jo shumë të nxehta, të cilat kanë gjeneruar edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit, të cilat në disa raste kanë qenë deri në lokalisht shumë intensive. Era gjithashtu në shumicën e kohës ka fryrë e lehtë deri mesatare.

Në vijim situata pritet të vazhdojë të jetë e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të gushtit. Territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të gushtit në vite dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite.

Ekspertët kanë publikuar edhe pamjet mbi anomalitë e reshjeve që priten deri më 19 gusht duke iu referuar ECMWF. Aty shihet qartë që deri në këtë datë vlerat e reshjeve që pritet të bien, janë më të larta se normalja. ©LAPSI.al

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Ekspertët e Gjeoshkencave: Pse moti është kaq i çuditshëm dhe çfarë do ndodhë 2 javët e para të gushtit Read More »

Meta: Sot humbëm atdhetarin e flaktë, Adem Demaçi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit.

Në një mesazh ngushëllimi, kreu i shteti shprehet se kombi ka humbur sot atdhetarin e flaktë dhe simbolin e qëndresës shqiptare.

“Jam thellësisht i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të emblemës së qëndresës shqiptare, Adem Demaçi. Kosova dhe mbarë shqiptarët përjetojnë sot me dhimbje të thellë humbjen e simbolit të rezistencës kombëtare, të luftës për liri dhe të një prej personaliteteve më të vlerësuara në arenën botërore”, – është shprehur Presidenti.

Më tej, në mesazhin e tij thuhet se “Patrioti Adem Demaçi mbetet frymëzim për të gjitha brezat e shqiptarëve, një shembull dhe një model kombëtar i skalitur në historinë e shqiptarëve dhe të luftës kombëtare për pavarësinë e Kosovës”.atsh

Meta: Sot humbëm atdhetarin e flaktë, Adem Demaçi Read More »

Qeveria zgjeron sipërfaqen e parkut kombëtar të “Malit të Tomorit”

Parku kombëtar i “Malit të Tomorit” do të ketë një sipërfaqe edhe më të madhe pasi Këshilli i Ministrave vendosi që të zgjerojë sipërfaqen e këtij parku me një sipërfaqe prej 1383.0758 (një mijë e treqind e tetëdhjetë e tre pikë zero shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) ha.

Pas ndryshimeve sipërfaqja totale e parkut kombëtar të “Malit të Tomorit” do të ketë në total një sipërfaqe prej 26106.1758 (njëzet e gjashtë mijë e njëqind e gjashtë pikë një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) ha.

 VENDIMI I PLOTË

V E N D I M

PËR

ZGJERIMIN E SIPËRFAQES SË PARKUT KOMBËTAR “MALI I TOMORIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 36, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Zgjerimin e sipërfaqes së parkut kombëtar “Mali i Tomorit”, me një sipërfaqe prej 1383.0758 (një mijë e treqind e tetëdhjetë e tre pikë zero shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës dhe kufijve të paraqitur në tabelën e koordinatave, përkatësisht në shtojcat 1 e 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
  2. Nga ky zgjerim, kufiri i parkut kombëtar “Mali i Tomorit” do të ketë një sipërfaqe prej 26106.1758 (njëzet e gjashtë mijë e njëqind e gjashtë pikë një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) ha.
  3. Zona e zgjerimit të parkut përfshin zona bujqësore dhe pyjore, shkurre dhe kullota. Mbulesa e tokës brenda shtesës së sipërfaqes së parkut kombëtar “Mali i Tomorit” jepet në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  4. Sipas zonimit, zona shtesë bën pjesë në zonën e përdorimit tradicional (ZPT), ku zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes.
  5. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës dhe me njësitë e qeverisjes vendore, me institucionet kërkimore-shkencore, me përfaqësuesit e biznesit e të pronarëve privatë, organizata të shoqërisë civile, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, hartojnë planin shtesë të menaxhimit të sipërfaqes së zgjeruar, si pjesë e planit të menaxhimit të parkut kombëtar, i cili miratohet nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore.
  6. Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Berat kryen funksionet e administratës së parkut kombëtar “Mali i Tomorit”.
  7. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /atsh

Qeveria zgjeron sipërfaqen e parkut kombëtar të “Malit të Tomorit” Read More »

Veliaj: Shqiptaria humbi sot një njeri të rrallë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit.

Veliaj e ka konsideruar ndarjen nga jeta të tij, si një humbje të madhe për të gjithë shqiptarinë. Më herët, bashkia e Tiranës i kishte akorduar titullin “Qytetar Nderi”, Adem Demaçit.

“Prehu në paqe Baca Adem! Shqiptaria humbi sot një njeri të rrallë, një mendje të bukur e një zemër të hapur! Adem Demaçi nuk ishte për bashkinë e Tiranës vetëm i fundit Qytetar Nderi, por një nder i paçmuar për këdo në Kosovë, Shqipëri e kudo dëgjohej me ëndje fjala e tij”, – ka shkruar kryetari i bashkisë së Tiranës./atsh

Veliaj: Shqiptaria humbi sot një njeri të rrallë Read More »

Rama shpreh vlerësimet për figurën e Demaçit: Shqiptar i llojit më të mirë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimet për figurën e Adem Demaçit, duke e cilësuar vdekjen e tij si mbylljen e një historie të jashtëzakonshme të një rebeli të llojit më të rrallë.

Kreu i qeverisë ka shprehur konsideratat e tij ndaj figurës së Adem Demaçit në rrjetin social “Facebook” duke shkruar:

“Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë. Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT”, përfundon Kryeminsitri Rama. /atsh

Rama shpreh vlerësimet për figurën e Demaçit: Shqiptar i llojit më të mirë Read More »

Qeveria ndryshime në strukturën dhe pagat e punonjësve të administratës

Këshilli i Ministrave miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme.

Një nga vendimet e publikuara sot në faqen zyrtare lidhet me disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 187, datë 8.3.2017, mbi miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zv/ministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratës së Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucione në varësi të Kryeministrit dhe institucione në varësi të ministrive të linjës dhe administratës së prefektit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat dhe ndryshimet.

– shtohet emërtesa “Instituti i Statistikave”.
– shtohet emërtesa “Sekretariati teknik i Këshillit Ekonomik Kombëtar”

– shfuqizohet emërtesa “Instituti i Statistikave”.
– emërtesa “Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve” zëvendësohet me emërtesën “Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve”.

– emërtesa “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave” zëvendësohet me emërtesën “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit”.

– emërtesa “Koordinator në Institutin e Statistikave (INSTAT)” shfuqizohet.

– Lidhja nr. 5/1, që përmendet në pikën 8/1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

– Pas pikës 8/8 shtohet pika 8/9, me këtë përmbajtje:

– Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Drejtor ekzekutiv”, në sekretariatin teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar”, janë sipas lidhjes nr.5/9, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”.

– Në lidhjen nr.6/3, që përmendet në pikën 9/3, në kolonën “Pozicioni”, pas emërtesës “Drejtor drejtorie” shtohet emërtesa “Koordinator – kategoria III-a”.

– Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” (punonjësit civilë) në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Komandën dhe Shtabin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe Qendrën Kombëtare të Kërkim Shpëtimit, janë sipas lidhjes 6/6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”.

– Titulli i lidhjes 6/6, që përmendet në pikën 9/6, ndryshohet. Kështu, kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” (punonjësit civilë) në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Komandën dhe Shtabin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe Qendrën Kombëtare të Kërkim Shpëtimit”.

Pika 10/4 ndryshohet. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” (punonjës civilë) në Komandën dhe Shtabin e Forcës Tokësore, Komandën dhe Shtabin Forcës Detare, Komandën dhe Shtabin e Forcës Ajrore, Komandën dhe Shtabin e Komandës Mbështetëse, Institutin e Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, Arkivin Qendror të Forcave të Armatosura, Qendrën e Personel Rekrutimit, Agjencinë e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit, Qendrën e Doktrinës dhe Kërkimit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, Qendrën e Stërvitjes Individuale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, Qendrën e Riparimit dhe Mirëmbajtjes së Teknikës së Forcave të Armatosura në Komandën Mbështetëse, si dhe për punonjësit civilë jomësimorë në Akademinë e Forcave të Armatosura, Akademinë e Nënoficerëve dhe Shkollën e Trupës, janë sipas lidhjes nr.7/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

– Përjashtimit për vitin 2018, nëpunësit aktualë të njësive të teknologjisë së informacionit të institucioneve të administratës shtetërore, që do të transferohen në përbërje të strukturës dhe të organikës së AKSHI-t gjatë këtij viti, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtën pagë mujore me atë që përfitonin përpara transferimit pranë AKSHI-t.

– Për vitin 2019 e në vazhdim, nëpunësit aktualë të njësive të teknologjisë së informacionit të institucioneve të administratës shtetërore, të cilët deri në momentin e transferimit në përbërje të strukturës dhe të organikës së AKSHI-t përfitonin një pagë më të lartë se paga sipas lidhjes 5/1 (përfshirë edhe nëpunësit e transferuar gjatë periudhës qershor-dhjetor 2018), do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtën pagë mujore me atë që përfitonin përpara transferimit pranë AKSHI-t, deri në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies juridiko-financiare me këtë institucion.

Në vendim thuhet se efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për vitin 2018, për INSTAT-in, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit dhe Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturën e Mbetjeve, të fillojnë nga momenti i transferimit të nëpunësve në pozicionet e reja pas miratimit të strukturave dhe organikave përkatëse. Ndërsa për sekretariatin teknik e Këshillit Ekonomik Kombëtar si dhe për përcaktimet në shkronjat “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g” dhe “h”, të pikës 1, të këtij vendimi, të fillojnë pas hyrjes në fuqi të vendimit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave ngarkon institucionet e administratës shtetërore ku janë të punësuar nëpunësve që do të transferohen gjatë vitit 2018 tek AKSHI-i, ta njoftojnë këtë të fundit për kategorinë e pagës dhe pagesën aktuale të këtyre nëpunësve. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./atsh

Qeveria ndryshime në strukturën dhe pagat e punonjësve të administratës Read More »

Rezultatet e Reformës në Drejtësi, tregojnë seriozitetin e Shqipërisë në procesin e negociatave me BE

Në emër të Bundestagut gjeman, deputeti Nikolas Label tha se Shqipëria e ka marrë seriozisht rrugën drejt Bashkimit Europian dhe për këtë të fundit, mjafton të shohësh rezultatet pozitive nga procesi i Vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi.

Ndërsa foli për sfidat që e presin vendin tonë gjatë këtij viti e deri në pranverën e 2019-ës, Label tha se për Gjermaninë dhe vendet e BE-së, prioritet mbeten Reforma e nisur në Drejtësi, Reforma Zgjedhore si dhe stabiliteti politik i vendit.

“Se sa seriozisht e ka marrë Shqipëria procesin e Bashkimit Europian, për këtë mjafton të shikosh vetëm rezultatet e Reformës në Drejtësi dhe në procesin e Vetingut. Shqipëria e ka marrë shumë seriozisht, edhe ne gjithashtu. Ne përfaqësohemi në këtë fushë me 80 ekspertë ndërkombëtarë që kanë të drejtë të jenë këtu, të mbikëqyrin procesin e reformës, por edhe të influencojnë në të, lidhur me kalimin e gjyqtarëve/gjyqtareve, të prokurorëve/ të prokuroreve. Reforma në Drejtësi dhe procesi i Vetingut është një gur i rëndësishëm themeli, në mënyrë që të dalin rezultatet e duhura dhe performanca e Shqipërisë të jetë e qëndrueshme”, – tha deputeti gjerman.

Sipas tij, viti 2019 përbën një vit të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

“Viti 2019 është një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, vit për të cilin po punojmë së bashku për fillimin e negociatave në Bashkimin Europian, por është një vit i mbushur plot me sfida. Për përballimin e këtyre sfidave jemi duke punuar së bashku me Shqipërisë, me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, në mënyrë që zhvillimet pozitive të konstatohen në zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik, Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, por edhe në Reformën Zgjedhore, e cila për Gjermaninë, ka një rëndësi të madhe dhe përfshirjen në Reformën e Drejtësisë të kërkesave të Kopenhagenit dhe mendoj se deri tani Shqipëria është në një rrugë të mirë për ecurinë drejt perspektivës europiane”, – vlerësoi Label lidhur me procesin nëpër të cilin vendi ynë do të duhet të kalojë.

Për deputetin gjerman, Europa në vetvete është bindje, ndaj edhe Shqipërisë i duhet të punojë me ritme të shpejta.

“Europa është një bindje dhe për të krijuar këtë bindje nuk duhet bindur vetëm Gjermania,  por të gjitha shtetet anëtare për dhënien e perspektivës europiane për Shqipërinë dhe për  këtë është përcaktuar plan kohor, i cili përkon me pranverën e vitit 2019. Do të jetë Komision Europian që do të paraqesë një raport lidhur me Shqipërinë dhe në varësi të këtij progresraporti do të merret edhe vendimi në muajt e mëtejshëm të pranverës 2019”, -përfundoi ai.atsh

Rezultatet e Reformës në Drejtësi, tregojnë seriozitetin e Shqipërisë në procesin e negociatave me BE Read More »

Skandal/ Veliaj i nxorri emrin te lista, shkrimtari: Jam në Sofje, nuk kam firmosur

Lista e Erion Veliaj me firmëtarët “artistë” që i kërkojnë Presidentit Meta për të firmosur ligjin që i jep firmës “Fusha SHPK” rezulton të jetë e falsifikuar. I indinjuar, dhe në një reagim që vjen nga Sofje e Bullgarisë ku ndodhet prej një muaji, shkrimtari Stefan Çapaliku zbulon skandalin e falsifikimit që për Erion Veliajn është bërë e përditshme.
“I lumtur sa s’ka, qe mbas nje muaj qëndrimi ne Sofie, ne rezidencën e shkrimtareve dhe përkthyesve “Next Page”, arrita te shkruaj vëllimin e trete te romanit tim “Secili çmendet simbas mënyrës se vet”, mësoj se si ne atdhe çmendet dikush tjetër, qe shkruan për mua se qenkam bere pro shembjes se teatrit” shprehet shkrimtari në një postim në profilin e tij në facebook.

Pak kohë më parë , Erion Veliajt iu zbulua falsifikimi me listën e mbështetësve të shembjes së Teatrit. Ishte aktorja Pavlina Mani që mohoi se bashkëshorti i saj Pirro Mani të kishte firmosur një listë ët Veliajt. Pavlina tha asokohe se Pirro ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i shtruar në spital për shkak të një sëmundje.

Gazeta55

Skandal/ Veliaj i nxorri emrin te lista, shkrimtari: Jam në Sofje, nuk kam firmosur Read More »