Aktualitet

Kalaja e Gjirokastrës mbetet atraksioni i preferuar i turistëve, rreth 50 mijë vizitorë në 7 muaj

Sezoni turistik i këtij viti ka qenë i suksesshëm në Gjirokastër. Të paktën nëse i referohemi vetëm numrit të vizitorëve në kala.

Shifrat e bëra publike nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, tregojnë për rritje me mbi 60% të numrit të vizitorëve për 7 muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë vitit 2017 për periudhën janar-korrik, numri i vizitorëve është 31,085 ndërsa po për të njëjtën periudhë të vitit 2018 numri i vizitorëve është rritu në mënyrë të ndjeshme me 50,481 turistë vendas dhe të huaj të cilët vendet që mbartin histori i kanë kthyer tashmë në destinacionet më të preferuara gjatë viteve të fundit.

Kalaja është një histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Duke filluar nga viti 1968-t skena e gurtë e Kalasë së Gjirokastrës do te priste me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut ne kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës.

Njëkohësisht gjatë këtyre viteve mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella e gurtë e Gjirokastrës, vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për tu vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. /atsh

Kalaja e Gjirokastrës mbetet atraksioni i preferuar i turistëve, rreth 50 mijë vizitorë në 7 muaj Read More »

Gjirokastër, planifikohen masat për përballimin e Emergjencave

Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, mblodhi në një takim të jashtëzakonshëm Komisionin e Planifikimit, Përballimit të Emergjencave dhe Krizave për qarkun e Gjirokastrës.

Duke marrë shkas nga situata e rëndë e ndodhur si pasojë e zjarreve të mëdha në shtetin fqinj, Greqi, në hapje të këtij takimi prefekti i qarkut propozoi mbajtjen e 1 minute heshtje në nderim të viktimave të kësaj tragjedie.

Në vazhdim të takimit, Prefekti i qarkut Astrit Aliaj ka vënë në dukje disa problematika të krijuara në qarkun e Gjirokastrës si pasojë e zjarreve.
Në zbatim të planit të masave, Prefekti i qarkut kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore për marrjen e masave të nevojshme për menaxhimin e situatave të mundshme që mund të krijohen nga zjarret në pyje dhe kullota. Është konsideruar si domosdoshmëri përshpejtimi i masave tekniko-organizative të strukturave monitoruese dhe vepruese për parandalimin, shmangien dhe minimizimin e dëmeve nga situatat e mundshme emergjente. /atsh

Gjirokastër, planifikohen masat për përballimin e Emergjencave Read More »

Sonte me sytë nga qielli ,eklipsi hënor një spektakël i hënës së përgjakur

Vëzhguesve të qiellit do t’i ofrohet sot eklipsi më i gjatë i hënës së përgjakur në gjithë këtë shekull.

Ndërsa ngrihet, gjatë eklipsit total, sateliti natyror i tokës do të mbulohet nga një hije e kuqe apo e murrme. Periudha e eklipsit total, kur drita e hënës do të zbehet plotësisht, do të zgjasë për një orë e 43 minuta.

Eklipsi është i dukshëm nga Europa, Lindja e Mesme, Afrika, Australia, pjesa më e madhe e Azisë dhe Amerika e Jugut. Në rajonin tonë, ai do të mund të shihet rreth orës 22.00. Po sonte dhe gjatë ditëve në vijim, marsi do të jetë në pikën më të afërt me tokën që nga 2003, dhe do të jetë i dukshëm në formën e një ylli të shndritshëm të kuq, kur qiejt të jenë të pastër.

Sipas shkencëtarëve, shfaqja e marsit në të njëjtën kohë me eklipsin hënor, nuk është e vetmja koincidencë. Bëhet fjalë sipas tyre për një procesion planetësh, një renditje e fqinjëve tanë qiellorë që do ti ofrojë vëzhguesve të qiellit një shikim veçanërisht të rrallë të Afërditës, Jupiterit, Saturnit dhe marsit./atsh

Sonte me sytë nga qielli ,eklipsi hënor një spektakël i hënës së përgjakur Read More »

Qeveria prioritet investimet publike dhe mbështetje familjeve në nevojë

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit Aktin Normativ të Buxhetit të vitit 2018, që parashikon nxitjen e mëtejshme të realizimit të investimeve publike, rritjen e eficencës së përdorimit të burimeve përmes rialokimeve dhe shtesave në favor të projekteve me ecuri më të mirë dhe akomodimin e paketës së solidaritetit për pensionistët dhe familjet në nevojë që avancohet në fundvit.

Në një njoftim për shtyp ministria e Financave dhe Ekonomisë, bën të ditur se, treguesit makroekonomikë dhe performanca e ekonomisë gjatë 6-mujorit është plotësisht në linjë me parashikimet fillestare dhe objektivat e buxhetit 2018, tejet e rëndësishme kjo për konsolidimin e qëndrueshmërisë së financave publike dhe stabilitetit makroekonomik të vendit.

Konkretisht: Niveli i deficitit të përgjithshëm fiskal mbetet i pandryshuar në nivelin prej 2% të PBB, sikurse ishte programuar në ligjin fillestar të buxhetit; Balanca primare pozitive mbahet e pandryshuar (pra me suficit), ekzaktësisht sa niveli i programuar në ligjin fillestar të buxhetit; Garantohet pozicioni pozitiv dhe i lartë i balancës korente fiskale ose sic njihet ndryshe ”rregulli i artë” në nivelin e prej 3.3% të PBB, madje me një përmirësim të lehtë edhe nga buxheti fillestar, si rrjedhojë e investimeve më të larta dhe mbajtjes konstant të deficitit.

Ndryshimet e realizuara me Aktin Normativ janë:

-Akomodimi i një bonusi vjetor shtesë për pensionistët me një vlerë totale në buxhet prej 3 miliard Lekë (rreth 30 milion dollarë).

-Realizon ri-alokime në investimet publike e cila do të rrisë eficencën e ekzekutimit të tyre.

-Përveç ri-alokimive midis zërave të ndryshëm të investimeve publike, në total mundësohet edhe një rritje e tyre krahasuar me buxhetin fillestar prej rreth 300 milion Lekë (ose rreth 3 milion dollarë). Investimet publike totale të qeverisë qendrore në këtë akt, arrijnë tashmë në nivelin e 86.7 miliard Lekë (rreth 860 milion dollarë) duke arritur nivelin e 5.3% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) nga 5.2% që ishte programuar në ligjin fillestar të buxhetit.

-Sistemi i energjisë elektrike merr një pjesë kryesore të shtesës së investimeve publike me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të sistemit. Por njëkohësisht, situata financiare e koorporatava energjetike e përmirësuar ndjeshëm së fundmi, do të mundësojë në këtë vit kthimin e një pjesë të huasë së marrë vitet e mëparshme nga buxheti i shtetit, e reflektuar në vlerën prej 1 miliard Lekë (rreth 10 milion dollarë) në akt.

Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, Akti Normativ, bazuar nenin 101 të Kushtetutës do të dërgohet në Parlament për fillimin e procedurave parlamentare që e kthejnë atë në ligj brenda afatit kohor të përcaktuar prej 45 ditësh, citon njoftimi i ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ./atsh

Qeveria prioritet investimet publike dhe mbështetje familjeve në nevojë Read More »

Emigranti shqiptar vjen nga Kalifornia dhe bën veprimin e pabesueshëm, shtangen të gjithë nga ai

“Unë kam plan që të kthehem në Shqipëri në të ardhmen”.

E kush mund te jete ky qe le emigrimin dhe kthehet ne vendlindje, e per cfare e ben kete? Rasti me fjale eshte i Marios.

Doktor Mario ka kthyer sytë nga atdheu i tij. I specializuar në Kaliforni, Mario ofron shërbim mjekësor dhe ilaçe falas gjatë sezonit veror në vendlindje, që përkojnë me ditët e tij të pushimit.

Së bashku me Marion, kontribut japin edhe shqiptarët që studiojnë infermieri në Amerikë apo mjekë e infermierë vullnetarë amerikanë. Janë rreth 30 bluza të bardha, që vullnetarisht kanë hapur një klinikë falas të stacionuar sot në qytetin e Durrësit.

Jakob vjen për herë të parë në Shqipëri, së bashku me të fejuarën e tij Florencën. Të dy janë infermierë dhe ndihen shumë të lumtur për mirënjohjen që shfaqin shqiptarët teksa i vizitojnë.

Ndërsa Irina ka 4 vjet që është larguar nga Shqipëria për të studiuar Infermieri në Teksas. Sot, ndjesia që merr teksa viziton bashkëkombasit e saj është e vështirë për t’u shpjeguar.

Pacientët e vlerësojnë nismën, duke shprehur falenderime gjatë gjithë kohës./korrieri

Emigranti shqiptar vjen nga Kalifornia dhe bën veprimin e pabesueshëm, shtangen të gjithë nga ai Read More »

Del përgjimi që zbulon lidhjet e gjyqtarit Selimi me bandat kriminale, si e ndihmoi të arrestuarin të lirohej nga burgu

Shkëlzen Selimi, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, del nesër në Vetting. Me emrin e tij janë lidhur dosje të mëdha, të cilat si një shërbim për politikën janë mbyllur, përmendim këtu Gërdecin.

Pas vendimit, Shkëlzen Selimi udhëtonte me makinën e të dënuarit për tragjedinë e Gërdecit. Lidhjet e tij me botën e krimit dhe bandat e trafikut të drogës janë të vjetra dhe të faktuara edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Top Channel disponon materialin ekskluziv që fakton lidhjet e gjykatësit Shkëlzen Selimi me bandat kriminale të qytetit të Fierit, të cilat janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të narkotikëve.

Nga dokumenti që disponon Top Channel kuptohet që gjyqtari Shkëlzen Selimi ka ndihmuar dhe bashkëpunuar për lirimin nga burgu të një të arrestuari, që ishte kapur në flagrancë me armë pa leje.

Ngjarja për të cilën SHISH ka përgjuar ka ndodhur në dimrin e vitit 2011 në qytetin e Vlorë, aty ku ka punuar si gjykatës edhe Shkëlzen Selimi.

Oficerët e Shërbimit Sekret ishin në ndjekje të Fero Dervishajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata raportojnë se në përgjime kanë kapur komunikime edhe me gjykatësin Shkëlzen Selimi. Ja çfarë thuhet në dosje:

“Gjatë ndjekjes së procesit informativ në ngarkim të këtij shtetasi nga një ngjarje e rastësishme që lidhet me arrestimin e tij më datë 27 nëntor të vitit 2011 për armëmbajtje pa leje, u vërtetuan disa lidhje korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë dhe policisë , të cilat brenda 3 ditëve mundësuan nxjerrjen e tij në gjendje të lirë, në datën 30 nëntor 2011. Lidhjet korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë referuar ngjarjes konkrete janë: Zoti Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në dosje.

Në raport thuhet: “Ora 17:19 minuta: Fero kontakton me Shkëlzenin dhe e falenderon. Më pas Fero e vë në dijeni se të nesërmen, më 1 dhjetor, mund të shkojë të takohen. Shkëlzeni e konfirmon për të ardhur në atë ditë.

Në orën 19:11, shtetasi me inicialet E.A. i dërgon “sms” Shkëlzenit me këtë tekst: Rrofsh, por besoj se nuk duhet të të bezdisja se e dije ti përfundimin. Përshëndetje, Mondi.

Ora 19:14: E.A. merr këtë “sms” nga Shkëlzeni me tekst: Në jetë ka edhe aksidente. E rëndësishme ishte fundi i gëzuar. Bëra çdo gjë që edhe shoku im do ta kishte bërë për mua. Unë besoj te shoqëria. Do ta festojmë.

E.A.: Patjetër do ta festojmë. Për këtë nuk të telefonova më sepse unë besova te ty”.

Oficerët e Shërbimit Informativ kanë përgjuar edhe një bisedë mes dy anëtarëve të një grupi kriminal, të cilët tregojnë se si janë arrestuar nga policia.

“E.A: Ishin të Tiranës. Ishin në shërbim, në punë… Ishim në BMW ngjyrë gri. Pas meje ishte ai shoku që është në Tiranë. Po gabuam.

G.Gj: Pse e bënë atë punë…?

E.A.: Ishte faji jonë se unë mund t’i thosha… prit se është ky që po vjen pas meje. Është çanta e tij, e kupton?!”.

Në raport, oficerët e Shërbimit Informativ shkruajnë se pas mjetit ku ndodheshin dy personat me armë pa leje, ndodhej një tjetër mjet në të cilin ndodhej gjykatësi Shkëlzen Selimi. Policia në Vlorë, më 27 nëntor 2011, gjatë një kontrolli rutinë, në një automjet BMW ngjyrë gri, gjeti një armë pistoletë tip “Berreta” me 15 fishekë, pa leje. Pas verifikimit, makina me targa italiane, rezultoi e vjedhur në Itali në vitin 2007.

Tre ditë më pas, i ndaluari del në gjykatë dhe lihet i lirë. Nga ky moment, Shërbimi Informativ përgjoi mesazhet telefonike që kanë shkëmbyer dy të ndaluarit nga policia me gjykatësin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi./tch

Del përgjimi që zbulon lidhjet e gjyqtarit Selimi me bandat kriminale, si e ndihmoi të arrestuarin të lirohej nga burgu Read More »

Shqiptarja poston këtë foto në profilin e saj, pas pak orësh i ndodh e papritura që e shokoi

Nje vajze shqiptare, e quajtur Elda Ajvazi, ka shpërndarë ne rrjetin social Twitter një fotografi të Lyrical Son me beben e tij në shtrat.

Në mbishkrimin e fotografisë, Elda ka shkruar: “Open for a surprise”. E fotografia që ajo shpërndau, arriti që për pak orë të shkojë viral në rrjetin social Twitter.

69,936 njerëz e kanë shpërndarë postimin e saj dhe 106,520 të tjerë e kanë pëlqyer atë – një rekord ky në Twitter.

Shqiptarja poston këtë foto në profilin e saj, pas pak orësh i ndodh e papritura që e shokoi Read More »

Top Channel i përgjigjet PD-së: Nuk ju kemi asnjë borxh, mediokriteti nuk është lajm

Një ditë pasi Partia Demokratike bëri një deklaratë të fortë ku e akuzonte televizionin Kombëtar Top Channel se kishte censuruar aktivitetet e saj. Në këtë deklaratë selia blu i kërkonte publikut ta bojkotonte këtë ekran. Pas këtyre akuzave ka ardhur reagimi i TCH sipas të cilit hapësira informative i është kushtuar aktualitetit dhe shqetësimit të qytetarëve dhe jo deklaratave mediokre të politikës. Më poshtë reagimi i plotë i TCH.

Reagimi i Top Channel

Hapësira informative në Top Channel po u dedikohet në mënyrë të vazhdueshme problemeve sociale dhe ekonomike të shqiptarëve dhe gjithnjë e më pak politikës. E mërkura ishte dita kur në edicionin e lajmeve nuk pati kronika për politikën e ditës nga Partia Demokratike sikundër as nga qeveria, me përjashtim të ndihmës së saj për tragjedinë në Greqi.

Por Partia Demokratike e konsideroi këtë censurë të plotë të opozitës dhe akuzoi televizionin kombëtar Top Channel për “linjë editoriale në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut”.

PD thotë se frekuenca kombëtare është pronë publike dhe “Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara. Çështje me interes publik Partia Demokratike konsideron qëndrimin e saj për klimën armiqësore ndaj biznesit, akuzat e saj ndaj kryeministrit Rama për zhbërje të reformës në drejtësi apo për kthimin e Vettingut në proces politik që konfirmon, siç akuzon PD, gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, duke e konsideruar të tillë Ardian Dvoranin.

PD u kërkoi ndërkombëtarëve të shënojnë si rast censure ndaj opozitës dhe duke akuzuar Top Channel se u shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë, u bëri thirrje qytetarëve ta bojkotojnë këtë televizion.

Qëndrimet e Partisë Demokratike kundër një televizioni si Top Channel janë një histori e vjetër. Dikur është synuar edhe mbyllja e kësaj media, që qysh nga dita e parë ka denoncuar abuzimin me pushtetin, korrupsionin dhe paligjshmërinë.

Ne sot vendosëm të lexojmë në publik deklaratën e çuditshme të Partisë Demokratike, jo sepse kemi ndonjë detyrim ndaj saj, por për t’i treguar publikut se deri ku shkon marrëzia. Në tre muajt e fundit, PD-ja ka bërë më shumë deklarata kundër Top Channel sesa kundër helmeve në bujqësi, ushqimeve të skaduara, insekticideve vrasëse apo mungesës së ilaçeve, çështje me të cilat ne merremi çdo ditë, duke shfrytëzuar në favor të publikut kohën televizive që na kërkon PD-ja.

Por, Partia Demoratike na kërkon që të kthejmë në lajm ato që ne nuk i konsiderojmë lajm dhe kjo është njëlloj sikur Top Channel t’i kërkonte PD-së se kush duhet të jetë deputet i saj. Top Channel nuk ka asnjë detyrim moral, ligjor dhe natyrisht asnjë borxh ndaj PD-së dhe nuk do të pranojë kurrë që mediokritetin t’ia shesë publikut si lajm.

Në të gjitha betejat, denoncimet e panumërta kundër të gjitha qeverive dhe partive në të gjitha kohërat, Top Channel nuk ka kërkuar kurrë ndihmën e ndonjë partie, kështu që

Partia Demokratike duhet të respektojë këtë parim reciprociteti që do të ishte i shëndetshëm edhe për atë vetë.

Me këtë rast duam t’i bëjmë të gjithëve të ditur se ekrani i Top Channel do të jetë i mbyllur për të gjitha aktivitetet e mërzitshme dhe përsëritëse të cilat asnjë ligj nuk na detyron që t’i transmetojmë, duke i prishur shijen publikut. Ne mund ta ndihmojmë PD-në për të prodhuar një lajm, por mungesën e lajmit nuk do ta kthejmë më në lajm. /TCH

Top Channel i përgjigjet PD-së: Nuk ju kemi asnjë borxh, mediokriteti nuk është lajm Read More »