Gjatë 10 muajve të fundit, platforma shqiperiaqeduam.al, ka zgjidhur 13 000 ankesa të qytetarëve ndaj dikastereve të ndryshme.
Në nivel qendror janë regjistruar në total 15 174 ankesa, të përfunduar 13 732.
Sa i i takon nivelit vendor, kemi 2 395 ankesa dhe 2 056 të zgjidhura. Po ashtu, mësohet se janë 235 ankimime të ndjekura nga vetë kryeministri, prej nga ku 227 janë të zgjidhura.
Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik, duke bllokuar 9 biznese.
Referuar të dhënave të kësaj strukture, inspektorët gjatë ushtrimit të kontrolleve kanë konstatuar subjekte që kanë qenë të paregjistruar në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon tatimor, për të cilët u morën edhe masat si më poshtë vijojnë:Për subjektin Stavri Ndreca, me vendndodhje në rrugën Sarandë – Bistricë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. Për subjektin Hasie Bani, me vendndodhje në rrugën Sarandë – Gjirokastër, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.Për subjektin Ridvan Malaj, me vendndodhje në Livadh, penalizim për mos lëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.Për subjektin Lonidha Manaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për mos lëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.Për subjektin Irineos Bello, me vendndodhje në Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.Për subjektin Dionis Likoka, me vendondodhje në Borsh, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.Për subjektin Vasilika Lapaj, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. Për subjektin Thimjo Gjinuci, me vendndodhje Himarë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. Për subjektin Artjon Nika, tregti me shumicë dhe artikuj të ndryshëm, me vendndodhje Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror. /atsh
Trashëgimia kulturore po kthehet në një nga pikat kyçe të ofertës turistike në vend.
Kjo vihet re në shumëfishimin e numrit të vizitorëve të huaj në kala, parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit.
Gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, numri i vizitorëve drejt këtyre vendeve është rritur me 73% ose 136 mijë turistë më shumë se sa në tre mujorin e dytë të vitit të kaluar.
Numri i turistëve që kanë frekuentuar muzetë është rritur me 48 mijë, i atyre që kanë vizituar kalatë apo monumentet e tjera të kulturës është rritur me më shumë se 39 mijë, ndërsa i turistëve që kanë vizituar parqet arkeologjike është shtuar me 47 mijë. /atsh
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.
Në fokus të takimit ishin masat e marra nga policia dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.
Gjithashtu, u diskutua edhe mbi masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.
Gjatë takimit, u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorës dhe ekipin e ri drejtues.
Më pas, Xhafaj inspektoi edhe Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore.
Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.
Ministri kërkoi nga autoritetet policore në Port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe mesazhe dërguar atij./atsh
Europa është në “zjarr” nga temperatura apokaliptike. Në Shqipëri janë regjistruar temperatura mjaft të larta, por sa i rrezikuar është vendi nga zjarret?
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet rrezik i ulët. Kurse në qarqet e tjera pritet nivel “i moderuar”.
Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.
E sipas IGJEUM Sot pasdite dhe nesër mundësitë për reshje janë shumë të vogla, disi më të larta në qarkun e Kukësit, ku priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.
Ditën e nesërme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 34 °C, në vendet e ulëta: 21 / 35 °C dhe në vendet malore: 14 / 28 °C.
Burime konfidenciale pranë Bashkisë së Tiranës, nxjerrin në pah një tjetër manipulim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili shquhet si mjeshtër i propagandës. Prej disa javësh, në kryeqytet janë vënë re disa korsi të reja, për përdorimin e biçikletave.
Vetë Veliaj, ka inaguruar disa prej tyre, duke thënë se përdorimi i biçikletave është një domosdoshmëri për pastrimin e mjedisit në Tiranë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe!
Por paralelisht, bashkë punimet për korsinë e biçikletave, një kompani koncesionare po hap kanale në akset rrugore të kryeqytetit, për të shtrirë linjat e fibrave optike. Kompania Albanian Telecommunication Union (ATU) po kryen disa punime në zonën e ish Bllokut, tek hyrja e Liqenit Artificial dhe përballë ETC.
Nga pamjet shihet qartë që asfalti është dëmtuar sëtepërmi, ndërsa detyrimi i kompanisë sipas kontratës koncesionare të vitit 2011, duhej që pas punimeve në nëntokë, të shtronte tërësisht rrugën me asfalt. Por këtë gjë deri tani nuk e ka bërë dhe sot rrugët janë të shkatëruara.
Kjo sepse Erion Veliaj ka menduar një zgjidhje tjetër, atë të shndërrimit të rrugës së dëmtuar në një korsi biçikletash. Me këtë veprim, Veliaj i kursen ca para koncesionarit dhe i ofron rrugë të dëmtuar çiklistëve.
Pra, gjithë këto kohë kryebashkiaku Veliaj na ka mashtruar, pasi korsitë e biçikletave nuk kanë patur qëllim parësor pastërtinë e Tiranës, por mbulimin e gropave të lëna nga koncesionari që ka marrë fibrat optike në rrugët kombëtare.
Ky koncesion me vlerë rreth 40 milion euro, është në formën e monopolit. Të gjitha kompanitë e tjera që ofrojnë internet, televizor apo telefoni celulare nëpërmjet fibrave optike, do të duhet të përdorin tubacionet e koncesionarit përkundrejt një qiraje mujore.
Kompania koncesionare Kompania Albanian Telecommunication Union (ATU) është denoncuar fort nga deputeti Taulant Balla, kur ai ishte në opozitë. Madje Balla asokohe pretendoi se kishte marrë kërcënime nga kjo kompani, por sot duket se gjerat kanë ndryshuar. Nga armiq, tashmë janë bërë miq!/TPZ.AL/