Aktualitet

Shqiptarët e diasporës kontribut për ruajtjen e traditave në vendlindje

Shqiptarët e Diasporës japin kontributin e tyre për ruajtjen e traditave në vendlindje, por edhe mbështetje për të gjithë shqiptarët që të jetojnë dhe ta shohin të ardhmen e tyre në trojet e të parëve.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet së bashku me Bruno Selimaj dhe vëllanë e tij, Aleksin në Krojet e Ali Pashë Gucisë, Ujvara Gërla dhe Syri i Kaltër.

‘Së bashku me shqiptarin e jashtëzakonshëm, patriot e zemërgjerë, i cili kontribuon për të ruajtur traditat shqiptare të Plavës e Gucisë, z.Bruno Selimaj dhe vëllanë e tij, Aleksin, ju uroj mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë nga bukuritë natyrore të pakrahasueshme të kësaj treve, Krojet e Ali Pashë Gucisë, Ujvara Gërla dhe Syri i Kaltër. Mirënjohje Brunos dhe të gjithë shqiptarëve të Diasporës për kontributin që japin për ruajtjen e traditave në vendlindje por dhe për mbështetjen ndaj të gjithë shqiptarëve që të jetojnë dhe ta shohin të ardhmen e tyre në trojet e të parëve”, shkruan Meta në një postim në Facebook./atsh

Shqiptarët e diasporës kontribut për ruajtjen e traditave në vendlindje Read More »

Të moshuarit që u braktisën nga fëmijët, MSH siguron jo vetëm strehë por edhe vizita dhe syze falas

Të moshuarit e institucioneve rezidenciale publike në të gjithë vendin po përfitojnë për herë të parë shërbimin e plotë okulistik dhe syze falas.

Programi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale filloi në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku 50 të moshuar kryen vizitat e specializuara dhe u pajisën me syze falas, sipas nevojës.

Më pas, nisma vijoi në të gjithë institucionet rezidenciale për të moshuarit, në Kavajë, Fier, Gjirokastër, Shkodër, për t’u përmbyllur në Poliçan. 251 të moshuar që banojnë në këto institucione përfituan pa pagesë këtë shërbim kaq të nevojshëm për moshën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë ka sjellë në vëmendje historinë e trishtë të braktisjes së çiftit të të moshuarve nga Korça, të cilët jo vetëm që u strehuan në kohë rekord por edhe përfituan nga përkujdesja dhe programi për vizita dhe syze falas.

“Me shëndet syzet e reja nënë Lume dhe gjysh Fadili. Ju kujtohet historia e trishtë e braktisjes së çiftit të të moshuarve nga Korça? Jo vetëm u strehuan në kohë rekord nga MShMS dhe Shërbimi Social por përkujdesja e stafit tonë në qendrën polivalente Poliçan është maksimale”, deklaron ministrja Manastirliu. /atsh

Të moshuarit që u braktisën nga fëmijët, MSH siguron jo vetëm strehë por edhe vizita dhe syze falas Read More »

Së shpejti, flotës së autoambulancave i shtohen 32 autoambulanca moderne

Së shpejti, flotës së autoambulancave i shtohen 32 autoambulanca moderne, të pajisura me mjetet jetë-shpëtuese -defribilator, bombula oksigjeni, aspirator,  që do të sjellin një cilësi të re shërbimi për qytetarët.

Mbi 100 autoambulanca të Urgjencës Mjekësore janë pajisur me mjetet e reja jetë-shpëtuese, duke ngritur në një standard të ri shërbimin e urgjencës në territor. Nga ana tjetër, sipas ministrisë së Shëndetësisë,  riorganizimi i shërbimit të urgjencës ka bërë të mundur përgjigje më të shpejtë në kohë për qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, në 6 muajt e parë të vitit 2018 është rritur me 14% mbulimi i territorit me autoambulanca, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /atsh

Së shpejti, flotës së autoambulancave i shtohen 32 autoambulanca moderne Read More »

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë frenoi mbiçmimin e lekut

Pas mbiçmimit të shpejtë të Lekut, në muajt prill-maj të këtij vit, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë arriti të qetësojë funksionimin e tregut të brendshëm valutor dhe të frenojë mbiçmimin e kursit të këmbimit.

Por presionet për mbiçmimin e lekut ngelen të larta dhe Banka e Shqipërisë çmon se ndërhyrja në tregun valutor duhet të vazhdojë.

Sipas Bankës Qendrore, raporti i kërkesës dhe ofertës në tregun valutor mbetet i zhbalancuar, pjesërisht dhe si pasojë e prurjeve të larta sezonale, dhe se mbiçmimi i shpejtë dhe i mëtejshëm i kursit të këmbimit do të dëmtonte kthimin e inflacionit në objektiv në afatin e mesëm. Në këto kushte Banka e Shqipërisë po mbikqyr tregun valutor për të garantuar balancim të këtij tregu. /atsh

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë frenoi mbiçmimin e lekut Read More »

Kanioni i Holtës, bukuria e kristaltë e Shqipërisë (Foto)

Bukuritë natyrore në Shqipëri janë të shumta, dhe vetëm pak nga to janë para nga syri i njeriut. Të duhet shumë kohë për të parë nga afër të gjitha ato  vende që të lënë pa frymë.

Por disa nga vendet mahnitëse i sjell për të gjithë fotografi i njohur, Nëntor Oseku, i cili njihet si eksplorues dhe person që viziton vende mahnitëse, transmeton Indeksonline.

Ai sonte në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi të realizuara në Kanionin e Holtës, vend ky me pamje mahnitëse, jo larg Tiranës.

Ky është mbishkrimi i Osekut për këtë kanion:

Në kanioni Holtës, i cili ndodhet në zonën e Gramshit, këto ditë bëmë kamping 2 ditor. Gjatë këtij qëndrimi jemi mahnitur nga lindja e diellit dhe rrezatimi i tij në mes të kanionit, si dhe në mbrëmje, reflektimi i rrezeve të hënës mbi sipërfaqen e lumit.

Kanioni i Holtës, konsiderohet një nga bukuritë mbresëlënëse të Shqipërisë, e mori emrin nga lumi Holta.

Kanioni i Holtës, me gjatësi rreth 3 km. me shpatet e luginës që ngrihen deri në i 100 – 150 m, ndërkaq lumi arrin thellësinë deri në tri metra. Kanioni përpihet ndërmjet fshatrave Bardhaj dhe Kabash.

Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë.

Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.

Kanioni i Holtës paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut si dhe për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj.

Kanioni i lumit të Holtës është 1.30 min. larg Tiranës.

Vizitojeni SHQIPËRINË!

Kanioni i Holtës, bukuria e kristaltë e Shqipërisë (Foto) Read More »

FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare, “gjueti” ndaj prokurorëve e gjyqtarëve që kanë pasur dosjet e rënda. Hetim “goglave” që binin vetëm në pak emra

Faza e dytë e verifikimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve do të vijojë me hetimin e lidhjeve të tyre me njerëzit e krimit dhe politikanët e inkriminuar. Pastrimi i parave nga ish kryeprokurori Llalla tregoi skemën e funksionimit të përfitimeve që drejtësia merrte nga krimi e politika.
Faza e parë e Vettingut deri më tani ka përfshirë një pjesë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të kenë verifikim prioritar pasi janë dhe kandidatë për në komisionet e reformës në drejtësi dhe të Vettingut.

Por gjatë hetimit të dosjeve të njerëzve të drejtësisë që iu nënshtruan Vettingut, organet ligjzbatuese shqiptare por dhe organet ligjzbatuese të partnerëve tanë ndërkombëtarë, kryesisht FBI dhe ekspertët anglezë e gjermanë kanë vënë re një fakt të përsëritur.

Një grusht prokurorësh dhe gjyqtarësh kishin marrë në dorë për hetim dhe për gjykim të gjitha dosjet e rënda. Këtu nuk bëhej dallim, nëse kanë qënë dosje krimi të njerëzve të trafiqeve dhe të krimit apo dosje të politikës.

Rezultantja e këtij vëzhgimi nga ana e organeve ligjzbatuese partnere dhe ata shqiptare konkludonte në faktin se hetimi në prokurori i këtyre dosjeve i delegohej njerëzve më të besuar, duke përqëndruar në pak duar dosjet që sillnin lekë dhe mbështetje politike.

Ndërkohë që për gjykimin e këtyre dosjeve, gjithnjë shorti përmes “goglave” i binte një grushti gjyqtarësh, të cilët vendosnin për dënimin ose jo të këtyre shkelësve të ligjit. Bëhet fjalë por hetimin apo gjykimin e dosjeve të kriminelëve, trafikantëve dhe njerëzve të hurit dhe litarit, të cilët në një muaj lëviznin para aq sa ishte buxheti i shtetit për një vit.

Dhe hetimin e gjykimin e këtyre dosjeve e realizonin më të besuarit e kupolës së Prokurorisë dhe Gjykatës. Dënimi dihej për këta njerëz, maksimumi dënoheshin me kohën e paraburgimit. Ish kryeprokurori Adriatik Llalla e tregoi më së miri si veprohej me këta njerëz që kishin qënë para drejtësisë për krime të ndryshme dhe ishin liruar.

Llalla tashmë nën hetim penal për pastrim parash e tregoi më së miri si ka funksionuar skema, teksa vetë ai ka blerë lirë e shitur shtrenjtë toka e prona pikërisht përmes këtyre njerëzve të krimit.Po kështu dhe për dosjet e mëdha, si “Gërdeci”, “21 janari”, “Rruga e Kombit”, përgjimi i Ilir Metës apo afera CEZ-DIA, delegimi për hetim dhe shorti i “goglave” për këtë grusht prokurorësh dhe gjyqtarësh ka rënë.

Rezultati dihet, janë mbyllur dosjet e rënda ndërsa ata që i kanë mbyllur kanë përfituar benefice dhe mbështetje politike. FBI dhe organet ligjzbatuese këtë linjë po ndjekin për të evidentuar dhe nxjerrë faktin se prokurorë dhe gjyqtarë të caktuar kanë bashkëpunuar me njerëzit e inkriminuar për përfitime materiale por dhe politike.

Mbi bazën e këtyre gjetjeve, pritet të startojë dhe faza e dytë e verifikimit dhe pastrimit të të gjithë sistemnit të drejtësisë./Pamfleti

FBI dhe organet ligjzbatuese shqiptare, “gjueti” ndaj prokurorëve e gjyqtarëve që kanë pasur dosjet e rënda. Hetim “goglave” që binin vetëm në pak emra Read More »

Sali “lepuri”, frikë nga përballja me Izetin, kërkon pyetjet, për t’u përgjigjur me dëshmi “online” nga shtëpia

Berishët të struktur nga krimet e tyre, do japin llogari për 36 dosje të rënda
Ata që ruajnë “Berishët” e gjysmë-ngujuar, janë vënë në siklet prej njerëzve të shumtë, që si “palë e interesuar”, u kërkojnë detaje, lidhur me lëvizjet dhe planet që ka kjo familje mafioze, sidomos tani që po u afron “ora” drejtësisë, ndoshta edhe për t’ia mbathur nga Shqipëria, prej tmerrit për t’u përballur ligjërisht, me krimet që kanë bërë e në mungesë të tij, me “kodin zakonor”, sipas zonave nga janë viktimat!

Sipas një informacioni, të dhënë “konfidencialisht” prej rojeve të Sali Bershës, thuhet se ai ka kontaktuar me drejtues të gjykatës e prokurorisë, të cilëve u ka shprehur gatshmërinë, për t’u ballafaquar me Izet Haxhiajn, si dëshmitar apo qoftë si i akuzuar, për skenar të vrasjes së deputetit Azem Hajdari, por me një kusht, për të cilin drejtësia nuk i ka kthyer përgjigje akoma.

Me bindjen, se ka ikur koha e shpërfilljes së drejtësisë dhe nga frika e çuarjes “zvarrë” në sallën e gjyqit, “trimi” Sali Berisha që para 3 muajve deklaroi, se nuk do të ulej përballë një krimineli të dënuar për vrasje, më në fund ka “ulur hundën” dhe ka pranuar, të vihet përballë Izet Haxhiajt në gjyq, por vetëm duke dhënë dëshmi me pyetje-përgjigje “online”, me zë e më figurë nga “kulla” e tij (shtëpia).

Ai i ka kërkuar drejtësisë, që po trajton rihapjen e dosjes “Hajdari”, se nëse pranojnë kërkesën e tij paraprake për pyetje-përgjigje “online” nga shtëpia, nëpërmjet avokatit Neshat Fana, t’i dërgohen pyetjet që do t’i bëjë Izet Haxhia, pyetjet bazë të gykatës e prokurorisë, lidhur me pretendimet dhe akuzat e Izet Haxhiajt, opsionet e gjykatës e të prokurorisë dhe gjatë komunikimit “online”, të bëhen pyetje, që mund të lindin prej përgjigjeve.

Këtë kërkesë të “trimit” Sali Berisha, organet e drejtësisë ia kanë bërë të ditur palës “Haxhiaj”, por as Izeti dhe as avokati Bashkim Nikolla, thuhet se nuk e kanë pranuar këtë mënyrë ballafaqimi elektronike “në distancë” e prapa ekranesh, duke i qëndruar kërkesës, për përballje direkte bevtëm në sallën e gjyqit.

Nuk dihet, nëse drejtësia do ta pranoj kërkesën e Berishës për dëshmi “digjitale”, por dihet fakti, që “lepuri” Sali Berisha ka frikë nga përballja direkte në sallën e gjyqit me Izet Haxhijan, mbasi parashikon hapje plagësh të vjetar që nuk dihen, ndërkohë që “Berishët” janë struktur nga krimet e tyre, sepse e dinë që ka ardhur “ora”, të japin llogari për 36 dosje krimesh, me jetë të hbumura e trupa të zhdukur njerëzish…/Pamfleti

Sali “lepuri”, frikë nga përballja me Izetin, kërkon pyetjet, për t’u përgjigjur me dëshmi “online” nga shtëpia Read More »

Rama mesazh të ndierë pas lajmit për vdekjen e një personi të rëndësishëm

Artisti i madh Gaqo Çako është ndarë mbrëmjen e djeshme nga jeta. Mesazh ngushëllimi per te ka dhene ne FB edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili shkruan:

Gaqo Çako nuk jeton më dhe bashkë me të shuhet një tjetër jetë e përkushtuar ndaj artit, duke lënë pas një emër që i mbetet historisë së të kënduarit shqip #RESPEKT.

Kush ishte Gaqo Çako:

Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Ai mban titullin Artist i Popullit. Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Zëri i tij ishte kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohej e shfaqej, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.

Rama mesazh të ndierë pas lajmit për vdekjen e një personi të rëndësishëm Read More »